VOAL

VOAL

SYTË E AMERIKËS – Cikël me poezi nga NAMIK SELMANI

May 25, 2015

Komentet

Poezi nga AVIGDOR HAMEIRI  (1890 -1970)- I përktheu MIMOZA EREBERA

 

Hameiri lindi si Avigdor Menachem Feuerstein në 1890, në fshatin Odavidhaza (afër Munkatsch), Ruthenia Karpate në Austri Hungari. Rritja me gjyshin e tij i nguliti dashurinë për gjuhën hebraike. Edhe pse pjesa më e madhe e hebrenjve hungarezë ishte ende anti-sionist, ai kishte zhvilluar tashmë një admirim për sionizmin kur u transferua në Budapest.Ai shërbeu në ushtrinë austro-hungareze përgjatë frontit lindor të Luftës së Parë Botërore. I zënë rob nga rusët gjatë ofensivës Brusilov në 1916, ai iu bashkua një grupi shkrimtarësh hebrenj në Odessa pas lirimit të tij. Me mbështetjen e tyre, ai emigroi në Palestinë në vitin 1921 dhe luftoi në Luftën e Pavarësisë së vitit 1948.Ai regjistroi ngjarjet e shërbimit të tij të luftës në kujtimet e tij, Çmenduria e Madhe (1929), Ferri në tokë (1932). Libri i tij i parë me poezi u botua rreth vitit 1912, kur ai jetonte ende në Budapest. Ai botoi gazetën e parë të pavarur të shtetit izraelit dhe ndihmoi në organizimin e bankës së punëtorëve. Hameiri ishte poeti i parë të cilit iu dha titulli Laureat i Poetit të Izraelit. Librat e tij janë botuar në 12 gjuhë. Ai vdiq në Izrael më 3 prill 1970.

 

AVIGDOR HAMEIRI  (1890 -1970)

Nëna dhe djali

Poezia është shkruar në kohën e luftës së madhe për krijimin e      shtetit të Izraelit, kur hebrenjtë, kudo në Diasporë u thirrën nëTokën e Premtuar.Ata që u vendosën të parët u quajtën –pionierë. Dhe Lëvizja, Ideologjia,- sioniste.

Një nënë shkruan me lotin e syrit

Për djalin e saj të mirë në Jerusalem:

“Babai ka vdekur, dhe unë jam e sëmurë

Eja në shtëpi, në diasporë…

Eja në shtëpi në pranverë,

Eja në shtëpi biri i dashur.

Eja!”

Pionieri shkruan me lotin e syrit

Është viti 1924 në Jerusalem.

“Më fal, Nëna ime e sëmurë,

Nuk do të kthehem më në diasporë.

Nëse më do vërtet,

eja ti këtu dhe më përqafo.

Nuk do të jem më një endacak,

Unë nuk do të lëviz nga këtu, përgjithmonë.

Unë nuk do të lëviz, nuk do të lëviz.

Jo!”

 

Pashkët në Jeruzalem

Engjëjt kënduan sot në Jerusalem,

Mijëra emocione ngjeshur me mua ecën

Drejt varrit të tij, ku skeleti merr frymë diellin

“Mirë se erdhët, të gjithë ju, lajmëtarë të Zotit –

Unë jam duke pritur sot, po pres për një

Mesia,

shpenguar e josh këdo që të vijë.

Nëse vetëm ai vjen:

Sot është Pashkë, festë dhe besimi ka kufi”

Një mijë puthje të lashta kumbojnë sot në Jerusalem,

Bota qan në bollëkun mbytës të lulëzimit të perëndishëm

Dhe nga varret e të parëve të mi,

buron kënga e gjakut:

“Jerusalem, Jerusalem, qyteti i lutjes dhe tokë e thatë

A do të më shtrish sot një shtrat të ngrohtë martesor

Për puthjen e burrit të rinisë sate, dhëndrit të gjakut,

Për vajtuesin e gjakut,

Për të nxjerrë nga zemra jote, lindjen e mbretit Mesia?”

Bicikleta dhe… (më tepër se një tregim) Nga Përparim Hysi

 

Kam arsye që të flas për bicikletën se jo vetëm ajo ka qenë”makina”ime -dhe jo vetëm imja- por,me bicikletën kam shumë e shumë kujtime.Këto biçikletat kanë qenë “makinat” tona të punës jo
vetëm në Myzeqe ku kam jetuar unë,po kudo nëpër Shqipëri ku ky mjet mund të përdorej..Gjatë dyzet e ca vjetëve punë unë kam përodur,pothuaj,të gjithë llojet e markave të bicikletave që janë
shitur në Shqipëri.E kam filluar me një “Robusta”,kam vazhduar me një”Mifa”,me “Diamant”(të zi)(Këto qenë më të fortat nga të gjithë bicikletat dhe pastakj kam vazhduar me një “Minsk”,me një “Zil”(ruse këto marka) dhe,për të përfunduar në vitet e fundit me një bicikletë kimeze grarishte që,këtë të fundit,e përdornim herë unë dhe herë imeshoqe.Kjo qe edhe e fundit që përdorëm, se,pastaj,lindën”kollajllëke” të tjera:pra,hynë makinat që i nxorrën si jashktëkohe bicikletat.

* * *

Së pari,kam patur një”Robust” grarishte dhe kjo ka ndodhur në Janar 1962.E mora grarishte ,se po në janar 1962 u martova dhe ime shoqe e kish punën larg..Gruan jo vetëm e mora kaure (kjo atë kohë,sidomos në fshat) ,qe si një thagmë,qoftë për njerëzit e mi,po ashtu dhe për ata të gruas,po ku dëgjoja unë me atë vesh,se…Jo vetëm kaure,por e mora për ditë hëne(se,siç kuptohet,e “rrëmbeva”) ,dhe,në paragjykimin popullor,për ditë të hëne,u martokan vetëm gratë e veja,ndaj dhe ,rreth e qark,shihja gratë e lagjes që shkulnin faqet.Më quanin të krisur.Po “krisja” ime nuk kish as anë dhe as fund.E solla time shoqe në shtëpi të hënën e 21 janarit 1962 (atë ditë mbusha plot 19 -vjeç,pra,kisha ditëlindjen!!!) ,dhe jo më vonë se të nesërmen ,mbasdite,mora bicikletën dhe bashkë timeshoqe,dola në xhade-si punë e asj këngë që thotë:”Të dielë u martove,të hënën në punë!!!),- (xhadenë’e kam as 20 çapa nga shtëpia) , për t’i mësuar bicikletën!!! T’i mësoja bicikletën se duhet të shkonte në punë si infermiere që qe.Kur panë që “kokëkrisjet” e mia vazhdonin,atëherë grave të lagjes u ranë faqet copë:në vënd të uronin,të trashëgohet,dhanë britmën:-Zengjine
(emri i sime ëme që ka vjete që më ka lënë) ,ç’të ka gjetur!!! Por unë as që nuk pyeta,sado që e shihja mospëlqimin nga prindërit e mi.Por e bëja nga e keqja.Jo vetëm ia mësova bicikletën simeshoqeje,por mos iu duket çudi,po t’ju them se ime shoqe ka qenë femra e parë që ka ngarë bicikletë në qytetin e Fierit.Ndoshta ka patur qytetare që e ngisnin bicikletën,por kjo qe e para se do vinte në punë.Pra,e para që dukej çdo ditë mbi bicikletë.

* * *

Natyrisht,të gjitha nuk i mbaj mënd,por bicikletën “Zil” e mbaj mënd.Kisha vajtur dhe e bleva të re-akull në Tiranë.Ato kishin dhe kilometrazh.Nga kilometrazhi dhe më kujtohet.Me mikun tim,Zenel Sallata,sapo i kishim blerë dhe një ditë,në Fier (ka qenë ditë e dielë),”Apolonia” do luante në Peqin.Sado që qemë në kategorinë e dytë,ne nuk i ndaheshim skuadrës sonë.Brënda apo dhe jashtë,po të luante.Vendosëm që me bicikletë të niseshim për Peqin.Një rrugë e dy punë:Çuam kilomterazhet zero se donim të matnim distancën.Se sa orë e bëmë,nuk ka rëndësi,se e bëmë ec e qëndro,po e gjetëm:Peqini nga Fieri qe plot 54 kilometra.Dhe ndeshjen e Peqinit e paguam për një thelë-një pelë..Jo vetëm që u mundëm 2 me 4 nga Peqini,po,kur u kthyemë,në Lushnje na sosën fuqitë.Nuk po e shtynim dot më dhe ndaluam një makinë.Ky,shoferi,një i njohur imi,pasi na urdhëroi që të hidhnim bicikletat lart,na mori përpara dhe,kur zbritëm,në Mbrostar-Urën time,më tha:-Nga 100 lek për person.Si!!!-shfaqja habinë unë,nga Lushnja dhe as deri në Fier nga 100 lekë? Po shoferi qe më i zgjuar nga unë:-Papi,Papi,qejfi paguhet.Qetë për futboll,hajd tundni lekët,se faj pata unë që nuk u lashë atje,në Lushnje.Kështu që “tundëm” lekët.Por se mos ishim të vetmit që ndiqnim ndeshjet me bicikelta.Po ka këtu vënd për të shënuar për një të “sëmurë” pas “Apolonisë” që e ndiqte skuadrën e Fierit kudo:ky ka qenë elktricisti fierak,Jani Tole.Do të çuditeni,po ky,Jani Tole,kish ardhur me biciklete deri në Lezhë për ta parë skuadrën e tij të zëmrës.Unë aso kohe isha ushtar në Shëngjin dhe kur shkova për të parë ndeshjen me Fierin,takoj fierakë të njohur dhe,mes tyre,Jani Tole,me bicikletë.Patjetër ky është “ginesi” i pashpallur.Kushedi se ku e ka vërtirur kjo era e emigracionit,por kurrë nuk e harroj pasionin e ti,pothuaj,të sëmurë,pas “Apolonisë”.

* * *

Dhe me të vëretë,ato,bicikleta,qenë “makinat” tona.Qenë dhe këmbët tona.Pa ato,nuk do vinim dot në punë dhe na kanë bërë shërbime të mëdha.Po të ndodhte që të prisheshin apo ca më shumë të na i vidhninn (se duhet thënë që vidheshin),ndjenim sikur kishim humbur diçka të shtrenjtë;ndjenin dhe dhimbje se e dinim se të nesërmen e kësaj humbjeje krejt “aksidenatle”,do na lindnin vështirësi,pothuaj jetike. Dhe kujt nuk i ka ndodhur një “avari” e tillë.Për “prishjet”,kish dhe ilaç:qenë punishtet e artizanatit ku kish mjeshtra të vërtetë,që,ne,pasi i njihnim,mundoheshim t’i zinim miq,se na duheshin për ditë të keqe.Për t’i zënë miq,u jepnim pak përmbi hakën:herë drejt për drejt dhe herë,me fshehuri syve të të tjerëve që punonin atje.Më mjeshtërin në Fier,e kisha zënë mik.Sa herë që çoja bicikletën,e kisha mësuar që i jepja diçka:qoft dhe një dhjetëshe të vjetër,de!Një ditë,i them një shoku:-Çoje pak këtë biciketën time për t’i bërë një pulle.I dhashë dhe lekët,po pa atë “bishtin” prapa.Ma solli shoku dhe thashë:-Hera e parë që nuk pagova ryshfet.Po,kur bëra të ikja nga Fieri,ballë për ballë me ustanë (atë,pra,mjeshtërin).Më thotë ai:-Sot e kishe dërguar me atë shokun bicikletën.Dhe ta rregullova.Merreni me mend:me qindra e qindra bicikleta nëpër duart e tij,megjithatë,ai e mbante mënd bicikletën time,se gjithmonëe dorovitja.. Kambanat binin fort. -Ah,i thashë,më fal usta,se qeshë zënë me punë dhe tak nxora nga xhepi një peëshjetëshe të vjetër (vetëm atë kisha),kështu që dola rruar qethur.Por a mund të mbarojnë historitë me bicikletën dhe me bicikletat?Kur e titullova shkrimin tim”Më shumë se një tregim),kam aryse se,më poshtë unë do rreshtoj disa”histori” që,gjithsesi,kanë në qendër bicikletat.

* * *

Sa e pashë një kolegun tim,më të vjetër nga unë në moshë , e ftova për kafe.Koli,- i thirra,- hajde të pimë një kafe.Tek u afrua,pashë që po shfrynnte:-Po njëherë,njëherë nuk më fali.Nuk po kuptoja dhe kërkova që të shpjegohej. Ja, për këtë,që mos e pifsha dhe m’u bëftë farmak,e pagova (më tregoi cigaren që po e thithte,sikur do t’i nxirte tërë vrerin,) për këtë,sa u zgjata tek baraka për të blerë një paketë,dikush më vodhi bicikletën.Dhe kafenë e piu zeher,pa sheqer. Pa sheqer,shfaqa habinë unë.Po mua dhe nepërka,po më kafshoi,e mbys,-më tha helm e vrerë.Dhe kish hak.E me se do shkonte në punë të nesërmen.Por gjithmonë ka keq dhe më keq.Sado që e keqja jote të duket më e keqja,por,tek gjerbnim kafen,mbrriti një i njohur tjetër.Ky qe nga një fshat ngjitur me qytetin.E pamë që qe bërë tym dhe Koli,para meje,i thotë:-Ore,burazer,mos të ka ngrënë gomari bukën që nxinë e sterron kështu.Të bëj unë që më vodhën biçikletën hajde de,por ti…Ky,tjetri,sa zu vënd,ripërsëriti:-Çfarë the,o Koli,të kanë vjedhur bicikletën?.Po mua ca më keq:shkova në degë të brëndëshme dhe,sa u futa brënda,për të takuar të plotfuqishmin,kur dola jashtë bicikleta kish “avulluar”.Kthehem brënda që të ankohem.Kot.Ku ta gjejmë ne?-thanë ata të policisë.Tym dhe sos në shtëpi.Më panë ata që nuk qeshë mirë dhe kur u rrëfeva ç’më kish gjetur,im vëlla,më i vogël
nga unë,po është shpuzë dhe nuk mbahet.-Bicikletën!-bërtiti.Ku?Në Degë të Brëndshme/?Vete dhe e gjej unë.I hipi bicikletës së tij dhe u bë erë.Pas një ore u kthye.E pashë kur hyri në shtëpi,që i kishin rënë pëndët.Po prisnim që të na rrëfente “trimërinë” e tij,por…foli si nëpër gojë:-E vodhën edhe timen!!!Koli,humbësi,sdado i mërzitur,ia dha të qeshurit:-Paska dhe më, keq…Po,ku mbarohen ato të shkreta histori me bicikleta.Kur plakesh,kështu siç jam plakur unë,të vjen parasysh e kaluara dhe zë e çmallesh apo më shumë përmallohesh.Siç m’u kujtu dhe mua bicikleta dhe disa histori që,gjithsesi,kanë dhe pak komicitet brënda.Duke e sjellë për lexuesit,them që secili mund të ketë të tilla dhe nuk ka për t’u mërzitur.

Tiranë, 26 prill 2024

ROGANA, ATDHEU IM I VOGEL- Poezi nga ATDHE GECI

Një qershi mali më tha  në Roganë

një pemë lajthie  e kam këtu pranë

ka dru shkoze dhe xhufka krekëze,

e rreth e rrotull ansamble  me zogj.

.

Edhe lisi më tha i kam fqinjët e mi

ku ajri  dhe  era  më  japin shëndet

bimët e pyllit janë bimë  me  vlerë

pylli pa lisa është i thatë e i mjerë!

.

Qielli mbi pyll sot është i kthjellët

ai i jep shkëlqim  gjelbërimit këtej

prania e bariut  është nderë i pyllit

gjuhën e pyllit  bariu e njeh bukur.

.

Tëra stinët në  Roganë janë klimë

nëpër stinë hapet gjithësia natyrës

në rrudha lisi koha  vë veten e vet

në Roganë shpirti im fluturon lart.

.

Rogana  është  atdheu  im  i vogël

Kodra e Brijës  i  mbështet  erërat

e bukura Roganës i vret vetëtimat

në Roganë, atdheu e ka një atdhe!

.

Atdhe Geci

Më 23 prill 1850 u nda nga jeta poeti i shquar anglez William Wordsworth

VOAL- William Wordsworth lindi më 7 prill 1770 në Cookermouth në rajonin Cumberland të Anglisë. Fëmijëria e tij, ndryshe nga ajo e shumë poetëve romantikë, ishte e qetë dhe e lumtur falë dashurisë së nënës së tij dhe disponueshmërisë ekonomike të lejuar nga babai i tij, i cili punonte si avokat dhe taksambledhës.

Lumturia që i riu Uilliam gëzon i zhytur në natyrë, të cilën mëson ta dojë në këto vite, ndërpritet fillimisht nga vdekja e nënës së tij dhe më pas nga vdekja e babait, pesë vjet larg njëri-tjetrit. Kur babai i tij vdiq ai ishte vetëm trembëdhjetë vjeç dhe me ndihmën e xhaxhallarëve të tij ai hyri në një shkollë lokale dhe më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Kembrixhit.

Debutimi i William Wordsworth si poet ndodhi në 1787, kur ai botoi sonetin “The European Magazine”. Në të njëjtin vit ai u regjistrua në universitet, duke u diplomuar më 1791.

Në vitin 1790 ai bëri një udhëtim në Zvicër dhe Francë, të cilat i kaloi rreptësisht në këmbë. Megjithatë, është gjatë udhëtimit të tij të dytë në Francë që jeta e Wordsworth pëson një pengesë. Revolucioni po tërbohet në Francë dhe ai nuk qëndron indiferent, i ndikuar nga kapiteni Michel Beaupuy, me të cilin është bërë mik, përfundon duke marrë anën e Girondinëve deri në atë pikë sa thuajse përfshihet fizikisht në betejën në Orleans.

Ai në fillim nuk tronditet negativisht nga masakrat e Terrorit, i bindur se është i nevojshëm një rigjenerim total politik. Megjithatë, në momentin që zbulon qëllimet imperialiste franceze, ai tronditet thellësisht. Kriza personale që ai përjeton në këtë periudhë bëhet protagonist i dramës “Kufijtë” (1795). Për të përkeqësuar konfuzionin e tij është edhe lidhja me të renë Annette Vallon, me të cilën ka një vajzë, Caroline, të cilën e njeh edhe pse nuk martohet me të dashurën e tij.

Ndërkohë, paratë e pakta me të cilat ai jeton i mbarojnë, kështu që detyrohet të kthehet në Angli, por dhimbja e ndarjes dhe ndjenja e fajit për braktisjen e vajzës do të mbeten gjithmonë të gjalla në shpirtin e tij, duke shkaktuar shumë poezi në tema e gruas së braktisur. Kështu ai del në pension për të jetuar në fshat së bashku me motrën e tij të pandarë Dorothy.

Më 1797 William Wordsworth takoi Samuel Taylor Coleridge dhe lindi një miqësi e thellë mes të dyve, e cila gjithashtu i shtyu ata të punonin së bashku. Fryti i punës së tyre poetike u botua në vitin 1798 me titullin “Balada lirike”. Synimi me të cilin Wordsworth shkruan poezitë e tij është të pikturojë jetën e zakonshme të njerëzve duke përdorur gjuhën e tyre, domethënë gjuhën e jetës së përditshme. Poetikën e tij e sqaron në parathënien e rëndësishme të botimit të dytë të “Baladave lirike” (1800).

Vitet në vijim karakterizohen nga një angazhim poetik gjithnjë e më total, i shoqëruar vetëm nga një sërë udhëtimesh në Itali, Belgjikë, Zvicër dhe Gjermani. Wordsworth jeton në rajonin e liqenit, në Grasmere, duke pasur një ekzistencë në pension dhe varfëri, por suksesi pas botimit të Baladave Lyrical i lejon atij t’i dërgojë para Annette dhe vajzës së saj.

Në 1802 ai u martua me Mary Hutchinson. Gruaja e re shënon ndarjen përfundimtare nga Franca dhe Anet. Viti 1810 pa edhe ndarjen nga Samuel Taylor Coleridge, e cila u bë e nevojshme nga dallimet poetike dhe personale, duke përfshirë varësinë shqetësuese të shokut të tij ndaj alkoolit.

Në periudhën e tij të fundit ai u bë gjithnjë e më konservator në pikëpamjet e tij, duke iu afruar gjithashtu ortodoksisë së krishterë, siç dëshmohet nga “Sonetet kishtare” (1822). Ndryshimi i tij lindi nga zhgënjimi i hidhur me synimet ekspansioniste franceze. Ai ishte i bindur se Franca mund të ishte feneri i ndryshimeve demokratike në Evropë, por luftërat e Napoleonit, të cilat shkaktuan edhe vdekjen tragjike të vëllait të tij Xhonit, i cili u mbyt, e shtynë atë të rishikonte monarkinë angleze, duke përqafuar synimet e saj.

Ndërkohë, Wordsworth kompozoi poezinë e tij më të famshme së bashku me “Tintern Abbey” në këtë periudhë, duke e nënshtruar atë në rishikime të pafundme: “Preludi”, botuar pas vdekjes nga gruaja e tij. Më në fund botoi “Poezi në dy vëllime” më 1807.

Vitet më të lumtura nga pikëpamja poetike për poetin anglez ishin ato midis viteve 1830 dhe 1843, vit i fundit në të cilin ai mori titullin Poeti Laureat. Në mënyrë paradoksale, këto ishin edhe vitet më të këqija nga pikëpamja personale: ai dëshmoi i pafuqishëm vdekjen e dy prej pesë fëmijëve të tij dhe paralizën e motrës së tij të dashur Dorothy, më 1829.

William Wordsworth vdiq në moshën 80-vjeçare më 23 prill 1850 në Rydal Mount, ku jetoi për tridhjetë e tetë vjet./Elida Buçpapaj

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita ndërkombëtar e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë. I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë.

Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Suksesi i librit dhe i të drejtës autoriale varet kryesisht në mbështetjen që duhet marrë nga të gjitha palët e interesuara ku hyjnë autorët e librit, botuesit, mësuesit, bibliotekistët, institucionet publike dhe private, OJQ-të dhe mediat, të cilat mobilizohen në çdo vend. Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, jo vetëm libri që ka ndikim shpirtërore, arsimore dhe kulturore, por ai përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

Kjo ditë është një mundësi për të nisur një fushatë të gjerë dhe të qëndrueshme për ngritjen e vetëdijes, duke synuar të mbështesë veprimin e aktorëve lokalë dhe institucioneve në favor të librit dhe të leximit. Ajo bazohet në një qasje pjesëmarrëse dhe në partneritet me profesionistë, aktorët politikë dhe përfituesit që nënkuptohet në nivel kombëtar dhe rajonal.bw

ANTOLOGJIA E POEZISË SHQIPE NË RUMANISHT FITON ÇMIMIN E PANAIRIT TË LIBRIT “LIBREX 2024” NË JASH TË RUMANISË

 

Antologji e hartuar nga Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Topçiu-Melonashi

Vlerësimi i kësaj vepre të rëndësishme është dhe një nder dhe vlerësim jo vetëm për hartuesit dhe përkthyesit e saj, por për kulturën shqiptare dhe poezinë shqipe në të gjitha kohërat dhe në të gjitha trevat

Panairi i Librit LIBREX 2024 u zhvillua në kryeqendrën e Moldavisë, në qytetin e Jashit, nga datat 10-14 prill 204. Këtë vit ishte edicioni i 29 i këtij panairi me pjesëmarrjen e 76 Shtëpive Botuese nga gjithë Rumania. Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit u krye ceremonia e ndarjes së Çmimeve nga Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, filiali Jash, zoti Cassian Marian Spiridon dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit të Jashit, Mihai Chirica.
Juria akordoi 15 çmime të rëndësishme sipas gjinive letrare.
Këtë vit Shtëpia Botuese e ALAR-it mori çmimin Laurențiu Ulici për antologji letrare për botimin e Antologjisë së poezisë shqipe nga zanafilla deri në ditët e sotme me koordinuar Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Topçiu – Melonashi. Antologjia e poezisë shqipe (700 faqe) dhe me 63 autorë shqiptarë që nga zanafilla dhe deri më sot është botuar nga Shtëpia Botuese e ALAR, Asdreni, me një studim hyrës nga kritiku dhe shkrimtari Marius Chelaru, kryeredaktor i revistës “Poezia”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.
Në këtë mënyrë, juria LIBREX shpërbleu vlerën e botimit të antologjisë së poezisë shqipe në rumanisht. Vlerësimi i kësaj vepre të rëndësishme është dhe një nder dhe vlerësim jo vetëm për hartuesit dhe përkthyesit e saj, por për kulturën shqiptare dhe poezinë shqipe në të gjitha kohërat dhe në të gjitha trevat. Anëtarë të jurisë ishin Eugen Munteanu, Prof. Dr. në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit “Alexandru Ioan Cuza” Jash, Ioan Holban, shkrimtar, drejtor i Teatrit “Luceafărul” Jash, Petru Nicu Gavrilută, profesor PhD në Fakultetin e Filozofisë dhe Shkencave Politike të Universitetit “Alexandru Ioan Cuza” në Jash, Cassian Maria Spiridon, shkrimtar, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, filiali Jash, Florin Cîntic, historian dhe shkrimtar, Valeriu Stancu, shkrimtar dhe Dragoş Pătrașcu, artist figurativ dhe profesor universitetit në UNAGE Jash.

Newsletter ALAR
Bukuresht, prill 2024

Më 22 prill 1904 lindi fizikani i madh Robert Oppenheimer, autor kryesor i bombës së parë automike

VOAL- Robert Oppenheimer ishte një fizikant i rëndësishëm amerikan me origjinë gjermane dhe hebreje. Kontributet e tij në fushën shkencore gjenden mbi të gjitha në kontekstin e mekanikës kuantike: ai ishte i pari që kuptoi efektin e tunelit kuantik, që iu afrua zbulimit të pozitronit, formuloi teoritë mbi shirat e rrezeve kozmike dhe verifikoi kolapsin e yjeve të mëdhenj të shkaktuar nga forca gravitacionale.

Megjithatë, historia e kujton atë mbi të gjitha për pjesëmarrjen në ndërtimin e bombës së parë atomike si pjesë e projektit Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore; Oppenheimer më vonë pati një krizë ndërgjegjeje që e bëri atë të refuzonte të punonte në bombën me hidrogjen.

Fëmijëria dhe studimet

Julius Robert Oppenheimer lindi më 22 prill 1904 në Nju Jork, i biri i Ella-s, një piktore, dhe Julius, një importues tekstili i pasur hebre, i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Gjermania më 1888. Në vitin 1912, familja Oppenheimer u zhvendos në një apartament në Riverside Drive, në Manhattan, një zonë luksoze: dhe me të vërtetë pasuria ekonomike e prindërve të Robertit konfirmohet nga koleksioni i tyre i artit, i cili përfshin vepra të Picasso dhe Van Gogh.

Roberti i vogël, pasi ndoqi Shkollën Përgatitore Alcuin, u regjistrua në Shkollën e Shoqërisë së Kulturës Etike të themeluar nga Felix Adler, i frymëzuar nga lëvizja e Kulturës Etike.

I pasionuar pas letërsisë dhe mineralogjisë franceze, Roberti përfundoi vitin e tretë dhe të katërt në një vit të vetëm.

Më vonë, pasi hyri në Kolegjin e Harvardit në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, ai duhej të përballej me një sëmundje mjaft të rëndë: për t’u shëruar, ai u dërgua në New Mexico. Pasi shërimit, ai kompenson kohën e humbur duke studiuar dhe pranohet në Phi Beta Kappa; brenda tre vjetësh, ai u diplomua me lavde.

Në vitin 1924 mësoi se ishte pranuar në Kolegjin Christ’s, Kembrixh; prandaj, ai i shkroi Ernest Rutherford për të kërkuar leje për të punuar në Laboratorin Cavendish. Marrëdhënia me Radhërfordin shpejt përfundon, por në fund Robert Oppenheimer arrin të kontaktojë me J. J. Thomson. Pavarësisht konfliktit me mësuesin e tij, Patrick Blackett, Oppenheimer ia arrin qëllimit.

Në vitin 1926 ai vazhdoi studimet në Institutin Georg-August në Göttingen dhe pak më pas dërgoi një artikull me titull “Teoria kuantike e spektrave të vazhdueshme” në një revistë shumë autoritare gjermane, “Zeitschrift fuer Physik”.

Në vitin 1927 ai mori doktoraturën, duke krijuar marrëdhënie të ngushta me disa fizikantë evropianë. Për më tepër, në këtë periudhë ai u shqua për kërkimet e tij, të cilat synonin të lehtësonin hetimin e spektrave molekularë; dhe një pikë referimi për të gjithë studiuesit e angazhuar në sektorin molekular bëhet përafrimi Born – Oppenheimer, një traktat që ai e shkroi me bashkëpunimin e Max Born.

Zbulimet e para të rëndësishme shkencore

Në vitin 1928, fizikani i Nju Jorkut zbuloi efektin e tunelit (i cili më vonë do të ishte baza për funksionimin e transistorëve me një elektron dhe mikroskopët skanues të tunelit): ai ia bëri të njohur botës shkencore në mars falë një artikulli të botuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” “Proceedings”, i cili shpjegon se elektronet mund të çlirohen nga bërthama origjinale edhe me një fushë elektrike të dobët.

Në muajt e parë të vitit 1929, ndërsa vlerësonte disa oferta nga Shtetet e Bashkuara, Robert Oppenheimer vendosi të ndalet në Zyrih së bashku me Wolfgand Pauli: në këtë periudhë komuniteti shkencor po debatonte teorinë kuantike të elektronit të Paul Dirac.

Pikërisht në këtë kontekst Oppenheimer i afrohet shumë zbulimit të pozitroneve, grimcave me masë të barabartë me masën e elektroneve.

Më vonë u kthye në Amerikë, ku e ndau kohën e tij midis Institutit të Teknologjisë në Kaliforni dhe Universitetit të Berklit, i angazhuar si mësues i fizikës teorike dhe si studiues; i kushtohet studimit të përshpejtuesit të grimcave dhe pasojave të mundshme që rrjedhin nga përdorimi i deuteroneve në bombardimin e bërthamave të rënda.

Në fund të viteve 1930 ai botoi “Tkurrje gravitacionale”, në bazë të së cilës ai hodhi bazat teorike në fazat përfundimtare të proceseve yjore dhe avancoi hipotezën e ekzistencës së vrimave të zeza dhe yjeve neutron.

Projekti Manhattan dhe bomba atomike

Në vitin 1942 ai u thirr nga qeveria amerikane për të drejtuar Projektin Manhattan, dhe për ta bërë këtë ai vendosi të thërrasë fizikanët bërthamorë më të rëndësishëm në botë.

Projekti Manhattan çoi në zhvillimin dhe prodhimin e bombave të para atomike që u lëshuan gjatë Luftës së Dytë Botërore: Oppenheimer ishte përgjegjës për drejtimin shkencor, ndërsa gjeneralit Leslie Groves iu caktua koordinimi administrativ dhe menaxhues.

Oppenheimer-it, në veçanti, i kërkohet të studiojë nëse një armë atomike është e realizueshme: prandaj ai fillon të punojë në çështjen e difuzionit të neutroneve në një reaksion zinxhir (me bashkëpunimin e Robert Serber, nga Universiteti i Illinois) gjithashtu duke vënë në pikëpyetje hidrodinamikën dhe efektet që mund të shkaktojë shpërthimi që rezulton nga reaksioni zinxhir.

Në qershor të vitit 1942, Oppenheimer mblodhi teoricienë si Edward Teller, Hans Bethe, Richard Tolman dhe Felix Bloch në Universitetin e Kalifornisë, të cilët vendosën fizibilitetin e një bombe me ndarje: ishte hapi i parë drejt ndërtimit të bombave atomike.

Pas hedhjes së bombave në Japoni, Hiroshima dhe Nagasaki, Roberti është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij: pas përfundimit të luftës, në fakt, pasi u emërua kryetar i komitetit këshillues të komisionit të energjisë atomike, ai do të kundërshtojë ndërtimin e bombës me hidrogjen.

“Fizikanët e kanë njohur mëkatin” – ishte komenti i tij pas shpërthimit të bombës në Hiroshima. Vetëm njëzet ditë më parë, gjatë testit të Trinitetit, ai kishte shqiptuar një frazë tjetër të tmerrshme, të marrë nga Bhagavadgita (teksti i shenjtë i hinduizmit): “Unë jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”.

Në vitin 1963 iu dha çmimi Enrico Fermi, si simbol i një lloj rehabilitimi historik.

Robert Oppenheimer vdiq në moshën 61-vjeçare më 18 shkurt 1967, në Princeton.

Në vitin 2023 u publikua biografia për historinë e tij: “Oppenheimer” me skenar dhe regji nga Christopher Nolan, me Cillian Murphy në rolin e protagonistit./Elida Buçpapaj

ME XHA DEMIRIN NË AKSION NË HEKURUDHËN FIER-BALLSH- Nga Bashkim Saliasi

(1 SHKURT-10 MARS 1975)

Viti 1975
Ishte muaji shkurt i vitit 1975. Atë muaj fillova punën prodhuese. Për të gjitha kategoritë e shkollave Ministria e Arsimit vendosi si kriter që të gjithë nxënësit që mbaronin vitin e katërt të kalonin një vit stazh në prodhim dhe më pas ata që plotësonin kriteret do të vazhdonin arsimin e lartë. Ky kriter u vendos edhe për studentët që mbaronin arsimin e lartë. Në një bisedë të lirë me sekretarin e rinisë të rrethit, shokun Kujtim Lame, mësova se gjatë muajit shkurt do të nisej një brigadë vullnetare për në hekurudhën Fier- Ballsh.
Pyes Kujtimin nëse quhej aksioni punë prodhuese. Përgjigjja ishte pozitive. Ditën e dytë regjistrova emrin në listë. Aty mësova se në këtë brigadë ishin dhe dy shokët e mi të shkollës pedagogjike Fier, Pëllumb Bajraktari dhe Qani Ymerali. Në datën 1 shkurt të vitit 1975 u rreshtuam në sheshin para Komitetit të Partisë së rrethit Skrapar të asaj kohe dhe pas përshëndetjes nga sekretari i parë i rinisë së rrethit, Kujtim Lame, u lexua lista e personave pjesëmarrës. Lista e emrave kryesohej nga komandanti që kryente stazhin e Partisë në prodhim dhe komisarit që do të drejtonin brigadën e aksionistëve në hekurudhë. I treti në listë u lexua emri i këngëtarit Demir Zyko. Emri i xha Demirit nuk ishte i panjohur për ne aksionistët që po niseshim për të kryer detyrën e ngarkuar nga partia e rrethit Skrapar, por prania e xha Demirit la mbresa në memorjen tonë. Pasi mbaroi ceremonia e rastit dhe morëm porosi që në fund të aksionit të ktheheshim me flamur (propagandë që zinte vendin e parë në ato vite), për të nderuar rrethin dhe familjet tona, ne aksionistët zumë vend në autobus.
Në mesditën e datës 01.02.1995 brigada e aksionistëve të Skraparit mori rrugën për në Fier në sektorin e Drenovës. Në vendin e parë u ul xha Demiri. Nuk më kujtohet emri i komandantit të brigadës, por mbaj mend që ishte nga fshati Osojë apo Vëseshtë, nuk jam i sigurt dhe kryente stazhin e partisë në prodhim. Ky me sa mësuam gjatë kohës që qëndruam në sektorin e Drenovës i mbante këngën xha Demirit. Për xha Demirin kisha dëgjuar shumë në ato vite. Kënga e tij “Mbeçë, more shokë, mbeçë”, ishte vlerësuar jo vetëm nga komisioni i festivalit folklorik që ishte realizuar në Kalanë e Gjirokastrës, por ishte vlerësuar dhe nga vetë Enver Hoxha. Xha Demiri me zërin e tij brilant në vitin 1975, nga Presidiumi i asaj kohe ishte vlerësuar me titullin “Naim Frashëri i Artë”.
Xha Demiri, një burrë fisnik e me mustaqe, ishte i rregullt, i pastër si drita dhe tepër modest. Në tiparet e tij burrërore dallonte jo vetëm nga mosha, por edhe nga paraqitja estetike. Në mëngjes çohej i pari dhe pasi kryente shërbimet personale afrohej pranë tribunës dhe ishte ndër të parët që futej në rresht, kur dëgjonte borijen e rreshtimit për në mensë dhe më pas nisja drejt frontit të punës. Fronti i punës së brigadës së Skraparit ishte afër qytetit të Ballshit dhe xha Demiri çapitej në fund të rreshtit si një mal hijerëndë me shkopin e tij karakteristik që s’e lëshonte asnjëherë nga dora. Në mbrëmje dhe shpesh në mëngjes xha Demiri hipte në tribunë dhe ia merrte këngës. Të gjithë aksionistët e ndiqnin me shumë vëmendje dhe me një qetësi absolute, kur kënga me zërin e tij në mikrofon mbushte gjithë hapësirën e fshatit Drenovë.
Në mbrëmje priste me ankth se cila brigadë kishte dalë më mirë në realizimin e normës dhe nderohej me flamur. Gëzonte për flamurin dhe nuk përtonte që t’ia merrte këngës. Ne qëndruam një muaj e gjysmë në sektorin e Drenovës për arsye se nuk u arrit të mbaronte faza përfundimtare e punimeve në fund të muajit shkurt për të arritur treni në qytetin e Ballshit. Kështu, pas inagurimit, që u bë më 10 mars të vitit 1975, brigada jonë u nderua me flamur për realizimin dhe tejkalimin e objektivave të ndërmarra nga sektori Drenovë, në Ballsh të Fierit.
Gjatë rrugës së kthimit xha Demiri nuk reshti së kënduari dhe gëzuari bashkë me ne…

Bashkim Saliasi
Tiranë, 14.04.2024

U botua libri THE NATION-FREE RECIPE (Receta Pa Komb) nga Saimir Lolja

Është mirë se njoftoheni për botimin e librit THE NATION-FREE RECIPE (Receta Pa Komb), i cili zbulon çka nuk dallohet, pasuron çfar dihet dhe mpreh çfar kuptohet.

 

Saimir A. Lolja, The Nation-Free Recipe – How the Triple Entente served Comintern, 2nd ed., Austin Macauley Publishers, New York, 2024.  ISBN 978-1-6497973-4-6

 

www.austinmacauley.com/us/book/nation-free-recipe

www.amazon.ca/Nation-Free-Recipe-Triple-Entente-Comintern/dp/1649797346/ref=sr_1_1?

 

Të vërtetë absolute nuk ka, as nuk arrihet, as nuk përmblidhet. Çështja është me mbetur larg, mbrapa, anash dhee pa busull apo me qenë afër e më afër të vërtetës dhe me busull të vajosur. Libri e jep përgjigjen.

 

Renes Descartes shkrojti në vitin 1637: “Cogito, ergo sum” (Jam kur mendoj). Prandaj ata që e lexojnë ndjehen më mirë.

Më verboi bukuria – Cikël me poezi lirike nga Përparim Hysi

 

1. Sytë e tu

Sytë e tu rrezatojnë një dritë
Një dritë që është e ngrohtë
Ndiej një ngrohtësi në shpirt
Dhe duket si tjetër kjo botë.

Buzët të trasha e tërë lëng
Syri i gjatë e me bisht
Koka sa nuk më bën “tëng”
Se diçka jetoj shpirtërisht.

Për mua ti ke shumë”resurse”
Çdo gjë e shoh me syrin tim
Je tunuduese,moj mike,shumë tunduese!
Je si ilaç për shpirtin tim.

2.Më verboi bukuria

Më verboi bukuria
Ke shumë nur e sharm
Doil mendja nga”burgjia”
Edhe jam si në”alarm”.

Ke një vështrim të kadifenjtë
Gjëkundi të tillë nuk kam parë
Dhe,edhe po të isha shenjt,
Për ty do kthehesha:djall!!!

Djall u ktheva dhe pusullën humba
Humba veç prej atij shikimi
Ja “firma” dhe bashkë me të dhe “vula”
Në”alarm” është Përparimi!!!

3. Je si një gur i limuar

Je si një gur i limuar dhe plot shkëlqim
Sa të pashë dhe shtrëngova dhëmbët
Sikur nga lart poshtë të gjithë i shikon me”përçmim”,
Ndaj dhe vendosa:-Do të t’i rrëzojë “pëndët”.

More një pozë si pak tunduese
Ndërsa sytë i pulite djallëzisht
I njoh prej kohësh ato “resurse”
Se di të lexoj”horoskopin e dashurisë”.

Të pashë tek qëndroje, e veçuar
“Mospërfilëse” tek vëzhgon në “pritje”
Edhe unë tinëzisht të jam afruar
Mandej ,t’i rrëzova”pëndët” që kishe.

4.Sot do të pimë

Le të pimë dhe godat t’i kthejmë plot
Me raki a verë(si ta pëlqeni?!)
Se unë jam bërë ujem sot
Dhe nuk mbahem nga shendi.

E kam shtruar tryezën plot e përplot
Dhe ju lutem:- Hiç mos më kurseni!
Ah, sikur ta dini se ç’gëzim kam sot!
Kund më të gëzuar nuk mund të gjeni.

E di që do pyesni:-Përse ky gëzim?
(Epo kushdo është kureshtar)
Asgjë nuk u fsheh miku PËRPARIM:
-Takova,pas kaq vjetësh,dashurinë e parë!

U takuam të dy dhe të dy jemi thinjur
U puthëm me mall si vjete e vjete më parë
Këto puthje reciproke treguan se nuk ishim nginjur
Sa mall që kishim! Eh,se sa mall!…

5.Një fjalë që vjen larg

Një fjalë që vjen nga larg,
Ka një forcë,vërtet,magjike
Si balsam që shëron plagë
Se vjen nga ti,moj mike!

E pres këtë fjalë me mall
Nuk ka kam se si ta fsheh gëzimin
A e di,moj dashuri e parë!
Se ma ke dyfishuar gëzimin.

I hipi barkës së kujtimeve
Dhe vozit në detin e kohës
Ligështohem prej mbresave e përmallimeve
Dhe regëtij prej”ohës”.

Tiranë,21 prill 2024

NAUM PRIFTI NË KUJTIMET E MIA Nga Skifter Këlliçi

 

Punimi shumë profesional i pr. dr. Kastriot Gjikës, botuar kohët e fundit në gazeën ‘Nacional’, kushtuar krijimtarisë për fëmijë të shkrimtarit tonë të njohur, Num Prifti, që u nda kohët e fundit nga jeta në moshën 90-vjeçare, më ngjalli shumë kujtime për të ,të cilat fillojnë nga viti 1957 . Aëherë unë isha student i vitit të dytë të fakultetit histori-filologji në Institutin e Lartë Pedagogjik, dhe së bashku me mua edhe Dhimitër Xhuvani, i cili, ashtu si Naumi që sokohe, ndonëse të dy ende të rinj, me tregimet e tyre kishin filluar të njiheshin si shkrimtarë.

Dhe ndodhi që pikërisht në muajin shkurt të atij viti në faqet e ‘Zërit të Rinisë’ unë të botoja një tregim të gjatë ne tre numra. Ishte tregimi i parë që botoja, kur sapo kisha mbushur 19-vjetët, ndaj dhe shokët e mi të kursit më uruan . Ndër ta edhe Dhimitri me të cilin më pas, më lidhi një miqësi edhe më e ngushtë, sidomos kur ime shoqe, Natasha, u bë redaktore e disa romaneve të tij.

Dhe ja një një ditë, kur së bashku me të po kalonim nëpër sheshin ’Skëndërbej’, takuam Naum Priftin,për të cilin kisha dëgjuar se ishte shkrimtar dhe kisha lexuar edhe disa tregime të tij. Të dy kishin mbaruar Tenikumin Mjekësor, kishin punuar nëpër fshatra ndihmësmjekë, por pastaj i kishte bashkuar përfundmisht letërsia.

Kur gjatë saj bisede të shkurtër , dëgjoi emrin tim, edhe ai më përgëzoi për tregimin që kisha botuar dhe më uroi që të vazhdoja të shkruaja tregime.

Miëpo kjo nuk ndodhi. I dhënë pas mësimeve, sidomos pas lëndëve të gjuhës shqipe dhe pas sportit, për të cilin që në vitin 1954 kisha nisur të botoja në gazetën ’Sporti Popullor’ shkrimet e para, unë reshta së shkruari tregime. Edhe për një arsye tjetër. Përveç Dhimitër Xhuvanit, Halil Qendros, Jorgo Bllacit, studentë si unë të kursit tonë, që kishn nisur të botonin letërsi, ishin dhe studentë të kurseve më të larta, Bekim Harxhi, Bekim Gaçe dhe veçanërisht Ismail Kadarea, që shkruanin poezi dhe tregime ku e ku më të goditura se tregimi im, që, të them të drejtën, ishte shumë skematik.

Nuk mjaftoi kjo, por pas mbarimit të studimeve të larta në vi tin 1959, fillova të punoja folës, gazetar dhe po atë vit radiokronist sportiv në Radio Tirana, krahas Ismet Bellovës dhe ca më pas Anton Mazrekut, që u rikthye në mikrofonin sportiv pas disa viteve heshtjeje.

Atëherë ndiqja kryesisht të rejat kulturore dhe veçanërisht sportive në shtypin sovjetik, që vinte dy herë në javë me avion nga Moska, dhe po jo shpesh lexoja vepra artistike, dhe kryesisht të autorëve të huaj. Shkrimtarë shqiptarë personalisht njihja shumë pak dhe në rastet kur i ftoja në intervista për emisione të redaksisë së kulturës në Radio, ku vazhdoja të punoja, ose në klubin e Shkrimtareve dhe Artistëve, që ishte në një ndërtesë pranë Teatrit Popullor. Dhe aty, nga viti 1963, fillova të takohesha edhe me Naun Priftin. Ato kohë ai ishtë bërë ndër shkrimtart më të njohur shqiptarë. Veç tregimeve dhe përrallave për fëmijë në organet letrare, kishte botuar vëllimin me tregime ‘#ezma e floririt’ që pati ngjallur ngalli interes qarqet letrare. Në shkrimet kritike të kohës Naumi, aëherë 31 vjeçar vlerësohej për gjuhën e pasur, dialogun dhe frymën popullore të tregimeve, që i pati pëmbledhur në këtë vëllim. Për gjuhën e ndihmonte në këtë drej shumë edhe prejardhja e tij: kishte lindur në Rehovë të Kolonjës dhe ruante gjallerisht gjuhën popullore.

Në një nga takimet tona në klubin e mësipërm, Naumi më pyeti:

– Dikur ke botuar një tregim. Por nuk kam parë të botosh të tjera, veç reportazhevë në Radio ose shkrimeve sportive në ‘Zërin e Rinisë’.

I shpjegova se ngarkesa e madhe që kisha për emisionet letrare radiofonike dhe sportive , nuk më linin kohë të merresha me letërsi.

-Sidoqoftë, me pak sakrifica e gjen atëkohë, – më shpjegoi. – Ja, unë punoj në revistën ’Hosteni’, por botoj edhe tregime.

Thoshte një të vërtetë, por atëherë unë nuk kisha besim se do të bëhesha shkrimtar i mirë, ashtu siç e ndjeja se po bëhesha gazetar i tillë.

Në mos gaboj në vitin 1963 ai botoi nëfaqet e revistës ‘Nëntori’ dramën ‘Rrethimi bardhë’, të cilën me interpretimin e aktorëve të Teatrit Popullor në emisionin ‘Teatri në mikrofon’, e tramsmetoi Radio Tirana . Jo vetëm kaq, por një vit më vonë ajo u vu në skenë nga Teatri ‘Çajupi ‘ i Korçës. Të them të drejtën, unë as e kisha lexuar dhe as që nuk arrita ta shoh, sepse kjo dramë nuk u shfaq, jo më në Tiranë , por as edhe në Korçë.

Ç’kishte ngjarë? Ato ditë kur po shfaqej ‘Rrethimi i I bardhë’, në Korçë erdhi …Enver Hoxha. Dhe drejtuesit partiakë të këtij rrethi, e ftuan diktatorin të shihte pikërisht këtë dramë , të bindur se ai do ta pëlqente atë dhe do t’i përgëzonte. Mirëpo, siç më thonte më pas një shok që kishte qenë në atë shfaqje, Enver Hoxha, duartrokiti sa për sy e faqe, për më tepër, takoi partiakët e lartë të Korçës dhe për të meta të theksuara ideologjike, urdhëroi që ajo të shfaqej më.

Me sa mbaj mend, sipas tij realiteti shqiptar paraqitej me ngjyra të errëta, mveshur me përsonazhe egoistë, që në situata të vështira, të izoluar nga dëbora, nuk tregojnë solidaritet dhe dhëmshuri për njeri-tjetrin, por shikojnë vetëm interesat e tyre;një dramë që nxin reatetin socialist, kur në fakt në kushte të vështira jetësore në dramë shfaqeshin , natyrshëm njerëz me tipare pozitive, të dashur të afërt me të tjerët , të sakrificës, por dhe njerëz me tipare të kundërta, të cilët nuk mungonin në të. ( Pak a shumë, ndodhi ajo që do të ndodhte nëvin 1969 me dramën ‘Njollat e murrme’, ndonëse këtë dramë, që sapo kishte fituar edhe çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Profesioniste, dhe e kishte ngritur në qiell kryeministri Mehmet Shehu, me ta parë, Enver Hoxha, dha urdhër të mos shfaqej, po për të meta të theksuara ideore.

Nuk kisha pasur deri atëherë njohje kaq të afërt me Naumin, por kur ato ditë e pashë në Klubin e Shkrimtarëve, e mora me mend tronditjen e madhe të tij shpirtërore, sepse pas kësaj ngjarjeje kaq të papritur, emri tij do të vihej me siguri vihej në një rreth të kuq nga Sigurimi famëkeq i shtetit , aq më tepër se ai kishte një vëlla, Petrin, që kishte emigruar në Amerikë, fatmiërsisht në vitin1940, pra jo gjatë Luftës së Dytë Botërore, se më pas kishte qenë sekretari i FederatësPanshqiptare ‘Vatra në Boston dhe merrej me studime, pa ndërhyrë në probleme që lidheshin me Shqiqërinë komuniste.

Me Naumin u njohta më afër, kur, pas ‘Thirrjes ‘demagogjike të Partisë në shkurt të vitit 1966, që të punojmë ku ka nevoje atdheu, si shkrimtarë të tjerë edhe shkoi të punonte mësues në Divjakë, për ‘t’u njohur më afër me realitetine ri socialist, kurse unë gjithashtu mësues në Berat. Ato vite ai kishte botuar novelën e njohur për fëmijë “Cikua dhe Beni’ dhe vëllimin tjetër me tregime “Një pushkë më shumë”.

I duhej që njëherë të shtunave në çdo dy javë si dhe mua, të nisej nga Divjaka në Lushnjë dhe aty me autobuzin që vinte nga Përmeti, ( nëse kishte vend), të kthehej për të dielën në Tiranë, për t’u shmallur mme gruan dhe fëmijët, duke pasur një rrogë më të ulët se ç’kishte pasur dhe kushte jetese për të mos u zënë me gojë, siç ndodhi dhe me shkrimtarët dhe artistqt e tjerë që përmenda më lart.

Në disa nga këto udhëtime kam pasur rast të takohem me Naumin. Dhe natyrisht gjuha i shkonte aty ku ‘dhëmb dhembi’, pra te letërsia. Megjithatë, në një nga këto takime Naumi, si dikur, më pyeti nëse po shkruaja ndonjë tregim. I shpjegova se as që më kishte shkuar ndërmend edhe sepse deri atëherë nuk kisha gjetur ndonjë ngjarje që të më shtynte të shkruaja ndonjë skicë, pale më tregim.

-Përse nuk shkruan atëhrrë ndonjë gjë letrare për sportin? – më pyeti. -Ke kaq vite që je gazetar edhe komentator sportiv në Radio dhe je njohur me botën sportit.

Mblodha vetëm supat. Por nuk harrova…Për disa javë mendja më rrihte si çekan te fjalët që më kishte thënë ai. Dhe kështu, që nga dhjetori i vitit 1966 dhe deri në korrik të vitit it 1967 shkrova 13 tregime me temë krejt sportive.

Në një nga udhëtimet me autobusin e Përmetit që na shpinte në Tiranë, i dhashë Naumit dorëshkrimet e disave prej këtyre tregimeve. Dy javë më pas, kur u takuam në Lidhjen e Shkrimtareve, më përqafoi dhe më tha se tregimet në përgjithësi i kishin pëlqyer dhe më nxiti të shkruaja dhe të tjera. Ta pret mendja, se më bëri dhe vëretje për ndërtimin e ngjarjeve në disa tregime që iu dukën të stisura, dialogun jo të natyrshëm, për disa personazhe të zbehta, që më dëshpëruan, aq sa i thashë se ato nuk mund t’i ndreqja. Por Naumi më shpjegoi se pak a shumë edhe atij kështu i kishte ndodhur, kur kishte shkruar vëllimin e parë me tregime, ‘Çezmja e floririt’. Këshu më ndodhi dhe mua. Pata durim dhe këmbëngulje për të ripunuar disa tregime dhe 12 nga 15 prej tyre u botuan nga Shtëpia Botuese “Naim Frëshëri’, në janar te vitit 1988, me titullin ‘Një ndodhi në stadium’, kur unë kisha mbushur plot 30 vjeç.

‘Na solle për herë të parë parë në biblotekat tona një buqetë me lule të freskëta nga fusha e sportit’- më tha një ditë shkrimtari i njohur Shefqet Musaraj,që aso kohe ishte sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve’. I nxitur edhe nga lexues, sidomos sprtdashës, botova deri në vitin1970 edhe dy libra, po me temë sportive, por të them të drejtën nuk patën jehonën e librit të parë ‘Një ndodhi në stadium”. Ndër të parët që më përgëzoi ishte edhe Naum Prifti, i cili ishte edhe i pari që më kishte nxitur të shkruaja tregime me këtë temë.

Në vitin 1970 pas tre vjetësh qarkullimin absurd, si dhe shkrimtarë të tjerë, u kthyem në Tiranë, unë në Televizioni Shqiptar, dhe Naumi, inspektor për teatrin në Ministrinë e Kulturës. Po atë vit ai botoi vëllimin me tregime ’Litari i zjarrtë’, që dëshmuan për një nivel të ri më të dukshëm artistik. Por nuk ndodhi kështu me mua, sepse, vërtet botova dy vëllime me tregime për të rinj, kushtuar figurave të shquara në fushën e muzikës, “Zërat e jetës’ dhe ‘Mbi mjegullat e kohërave’, në fushat e tjera të shkencës dhe artit, por ato nuk shënuan ndonjë ngritje cilësore. Siç më tha më pas Naumi, nuk duhej të nxitohesha në përshkrimin e ngjarjeve disa herë me gjuhë disi të thatë. Por nuk ndodhi kështu me dy romane për fëmijë. ‘Kujtimet e mëhallës së vjetër’ dhe ‘Pas gjurmëve’, (1970,1972). Këtë të fundit e lexoi edhe Naumi në cilësinë e kryetarit të jurisë së konkursit të organizuar nga Shtëpia Botuese ‘Naim Frashëri’. Dhe më përgëzoi, si më pati më pati përgëzuar dhe miku tjetër imi si ai, shkrimtari i njohur për fëmijë, Odhise Grillo, siç kam shkruar edhe në kujtimet e botuara për të muaj më parë po në këtë gazetë, i cili edhe ai, më ka ndihmuar shumë që të bëhem shkrimtar i pëlqyeshëm për fëmijë.

Takimet e mia me Naum Priftin më vonë qenë më të pakta. Vitet rrokulliseshin dhe ne shkruanim, por ai përsëri me sukses të dukshëm. Këtë e dëshmoi ndër të tjera edhe vëllimi me tregime ‘100 vjet, (1983). Duke vlerësuar krijmtarinë e tij kritiku Bashkim Kuçuku nënvizon:

”Dialogu në prozën e e Naum Priftit është i kufizuar, për t’i lënë hapësirë më të madhe monologut, që zbulon ndryshimin e brendshëm të personazhit. (FESH, faqe 2088).

Duke parë se në dy vëllimet e mësiprme me tregime ‘Zërat e jetës’ dhe ‘Mbi mjegullat e kohërave’ mbase te lexuesit ishte krijur bindja se ato ishin …përkthime, vendosa të shkruaja tregime për figura të shquara shqiptare në shekuj. Dhe kur këtë ide ia shpreha Naumit , që, ndër të tjera, më më shpjegoi se një ndër këto tregime, duhej t’ia kushtoja edhe atdhetarit ë madh Avni Rustemi, atentatorit legjendar kundër Esat pashë Toptanit.. Nuk më kishte shkuar ndërmend.! Dhe kur miku im Aziz Gergji, autori i dokumentarëve të njohur historikë në TVSH më tregoi me saktësi të dhënat e materialeve të duhura për këtë ngjarje në Arkivën e Shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare, lindi romani ‘Atentat në Paris ‘(1978). ‘Me këtë roman roman tashmë je edhe më i afirmuar ,- më tha Naumi duke më përgëzuar krahas shokëve të tjerë.

Në vitin 1992 ai së bashku me familjen ai u vendos përfundimisht në Nju Jork. Me përjashtim të një takimi në vitin 1994 në Tiranë, nuk patëm më rast të takoheshim. Por ja që rasti e solli që në vitin 1999 edhe unë së bashku me familjen të vendosesha në Amerikë. Kështu rinisi edhe komunikimi midis nesh jo vetëm me telefona, por edhe me vajtjet e mia nga Bostoni ku jetoj, në Nju Jork, për t’u takuar me të.

Në vitin 2002 dhe më pas ai botoi librat ‘Nëna e Diellit’,dramën ‘Plumbat e shkronjave ‘ dhe komedinë “Dasmë pa nuse’. Nuk mbeta pas edhe unë, ndonëse që në bisedën e parë telefonike me të në pranverë të vitit 1999,i pata thënë se në moshën 61-vjeçare sa isha atëherë, ç’kisha për të shkruar më.

‘Uroj që realiteti amerikan dhe mjediset shqiptare në të ,-‘ të të frymëzojnë,- më pati thënë’. Në vetvete nuk besova. Por kur një ditë vjeshte të vitit 2008 po i shpjegoja se si atë mëngjes të 11 shtatorit të vitit 2001, tek po punoja ‘security guard’ në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Logan’ të Bostonin, pa e ditur se kush ishin, kisha parë të kalonin në një pikë të kontrollit të këtij aeroporti të rinj arabë, të cilët pas atentatit dolën se ishin tërroristë që rrëmbyn avionët dhe me ta goditën Kullat Binjake të Nju Jorkut, atëherë ai menjëherë ma tha: ’Ja zanafilla e një romani”, sepse midis rreth 3000 njerëzve që humbën jetën në këtë tragjedi të tmerrshme, në katin fundit kishin qenë edhe tre shqiptarë që ato çaste po pastronin nga jashtë dritarët e këtyre kullave’. Nuk më kishte shkuar ndërmed të bëja këtë lidhje. Kështu, falë tij, lindi romani ‘Shtatori I gjëmë së madhe’’, që e botova në vitin 2011 në Tiraë. Më përgëzoi dhe shtoi:

‘Tani që ke kaq vjet në Amerikë, mendo për ndonjë roman tjetër, por përsëri me temë amerikano-shqiptare.. I shtytur përsëri prej tij, shkrova romanin ‘Një grua midis dy burrave’ me temë të tillë, si i pari, ashtu dhe i dyti, të botuar në Amerikë përkatësisht me titujt’ Disatrous September’dhe ‘A woman Between Two Men’.

U trondita kur mësova lajmin e hidhur se para disa javësh në moshën 92-vjeçare Naum Prifti ishte shuar. Ashtu si Çehovi ai nuk shkroi kurrë një roman, por mbeti i paharruar në letërsinë shqiptare si Çehovi shqiptar; veç kësaj si njeri fisnik dashamirës, sidomos me shkrimtarët më të rinj, siç u mundova të tregoj dhe unë në këto kujtime për të.

LAZËR RADI- Nji verë me Migjenin

Me miqtë e Migjenit. Marrun prej Veprës 4 “Nji verë me Migjenin” e Dr. Lazër Radit
LAZËR RADI

Nji verë me Migjenin

Durrës, 2019
Nji verë me Migjenin
Kujtime dhe shënime
Nga Lazër Radi
Libri u përgatit për botim nga Jozef Radi dhe Luçiano Radi
Redaktor Jozef Radi
Në ballinë – Lazër Radi, Migjeni dhe Hajdar Delvina Puk, korrik 1936
Botimet, Jozef 2019
Botimi i dytë
ISBN 978-9928-280-53-4
Botimi i parë, 1998-Shtëpia botuese Liria Tiranë
Durrës, Shtator 2018
© Shtëpia botuese Jozef dhe Jozef Radi

Me miqtë e Migjenit

Nji ditë, në shkollën e Pukës, erdhi mësuesi i katundit të Dardhës, Filip Ndocaj.

Si kryemësues, gjithë shkollat e asaj nënprefekture vareshin prej Milloshit. Filip Ndocaj ishte thjesht nji mësues i atyne shkollave. Fillimisht u zhvillue nji bisedë zyrtare, mbi problemet shkollës, frekuentimin, vështirësitë e bazës arsimore. Kryemësuesi mbasi u vu në dijeni për krejt aktivitetin e shkollës, organizimin e bamë, mungesat e shumta, sidomos në libra, fletore e mjete të ndryshme mësimore, i dha edhe porositë e nevojshme…

Mbas asaj bisede pune u hap diskutimi mbi letërsinë dhe shtypin e kohës. Filipi e kishte krye shkollën e mesme ndër prifta, në Shkodër, (s’më kujtohet ndër jezuitë a françeskanë) kështu që kishte njohuni të plota mbi letërsinë klasike. Gjithashtu, ai ishte njoftës i mirë letërsisë italiane e deri diku edhe asaj frënge, mbasi i njifte mirë ato dy gjuhë. Në bisedë e sipër, vuna re se Milloshi e nxiste me shkrue, duket pse e shifte të talentuem:

-Filip, n’at zonë ku të kanë caktue mësues, ke kohë e mundsi me shkrue e me krijue gjana të bukura. Je krejt vetëm, mësimi t’i merr katër-pesë orë, po janë edhe njizet orë të tjera! Të kshilloj jo veç me lexue po në veçanti me shkrue, e po të lutem mos me e bjerrë kohën kot! Shpesh shkollat e malsisë, na krijojnë kët fat ne të letrave. Ndër qytete koha bjerret kafehaneve e muhabeteve kodra mbas bregut…

Si ta kishte prekë n’tel, Filipi qet prej xhepit të xhaketës nji fletore katrore dhe nis me na lexue nji novelëz të vetën, përmbajtja e së cilës ishte mjaft intriguese dhe na detyroi me e ndjekë me vëmendje deri në fund.

Bahesh fjalë për nji ngjarje të vërtetë, ku shfaqesh jeta, zakonet dhe traditat e katundit Dardhë. Nji dramë e dhimbshme e lidhun me malësorët me besën dhe fjalën e dhanë. Ajo ngjarje qe përjetue dikur n’at fshat e sot e kësaj dite përmendesh e kujtohesh me hollsi. Filipi, krejt rrëfimet e malsorëve të katundit i kishte mbledhë e kishte thurë nji novelëz të bukur e interesante, e ku ma së shumti i pat mëshue anës përshkrimore të zakoneve dhe traditave të asaj zone.

-Shumë bukur, – i tha Milloshi – asht punë e vyeshme, e s’duhet me u ndalë! Pa u marrë me vlerat artistike, po të tham se ke shkrue nji novelë prekëse e dramatike. “Ato shtatë krisma, ata shtatë të vdekun, ato shtatë varre…” asht nji tragjedi që ndodh shpesh ndër malsi tona. Unë deshta me e ditë mendimin tand, a bani mirë Sokoli që e vrau Diellën a jo?

-E vërteta asht që e ka vra! Asht fakt, e thonë të tanë në katund!

-Pavarësisht në asht a s’asht e vërtetë, unë due me dijtë prej teje, bani a s’bani mirë Sokoli që e vrau Diellën?

-Gojdhanat s’e komentojnë kët gjà!

-Dakord, që gojdhanat s’e komentojnë, po ti si shkrimtar i emancipimit, ti që len nji vepër për gjeneratat që vijnë, a e komenton kët veprim? Gjithsesi, ty të duhet me marrë nji pozicion te ngjarja, sepse edhe ti je mbrenda saj, a jo?

-As më kishte shkue ndërmend nji gjà e tillë! – i tha Filipi i ndodhun n’nji pozitë disi të vështirë.

-Ndigjo, Filip këtu s’asht fjala me t’bà vërejtje për punën që ke bà, jena tue folë miqsisht, po me dishmue pozicione ma të qarta na si shkrimtarë të parët, e mbas nesh sigurisht vijnë lexuesit, që mundet të jetë nxanës, malësorë, qytetarë, intelektualë, pse kështu puna që bajmë ne krijon gjithnji e ma tepër hapsina komunikimi. Ti je djalë i talentuem, mundesh me shkrue gjana shumë ma të bukura, veç mos harro asnjiherë se je edhe mësues: e njashtu si mësuesi asht edukator i nxansave të vet, ashtu edhe shkrimtari asht edukator i lexuesve të vet, edhe pse shpesh s’ka komunikim të drejtpërdrejt mes tyne, ai u shërben me shkrimet e veta njerzve dhe kohnave. Asht e domosdoshme për ne me synue me paraqitë të vërtetën, të përditshmen, at çka shofim me sy, çka ndigjojmë me veshë e çka ndijmë me shpirt, pse sot edhe letërsia moderne kët gjà po synon, e kët ne duhet me e mbajtë gjithmonë parasysh. S’mundem me thanë: “Na shkrimtarët”, sepse në t’vërtetë as unë e as ti s’jena shkrimtarë të mirfilltë; na jena veç filluesa që duhet me u përpjekë me ba diçka për kët vend. Kishe me dashtë që talentin tand ta vejshe në funksion të kësaj ideje, sepse novela jote asht e bukur, dramatike, emocionuese… po deri njaty. Ajo veç e paraqet tragjedinë e shtatë të vramve, të shtatë vorreve e shtatë plagëve të mbetuna hapë n’shpirtin e atyne malsorve, po s’jepet asnji alternativë, asnji zgjidhje, ajo i len të hapuna plagët. Si ngjarje ajo tashma ka kalue, asht shkue nga përjetimi në legjendë. Përballë kësaj tragjedie, ti si shkrimtar, e ke për detyrë me mbajtë nji qëndrim. Malsitë e Pukës, e përgjithsisht krejt malsitë tona janë përplot me ngjarje, me histori, me kangë e legjenda, me epos kreshnikësh ku ndërthuren heroikja, tragjikja, dhimbja, ndjenjat, pasionet njerzore, hakmarrja, kanuni e ku di unë… Shpesh ndër ne, për gjana krejt absurde, gjoja me mbrojtë nderin, kur në të vërtetë s’ta ka cënue kërkush, veç në dukje, ngjarjet koklaviten aq keq, sa për zgjidhjen e këtyne problemeve sa etike aq edhe juridike, fjala i jepet me lehtsinë ma të madhe grykës së pushkës…


Send this to a friend