Voal.ch – Shtëpia e re e Roger Federer në ndërtim e sipër, me vlerë midis 40 dhe 50 milion franga, zbuloi një problem me tokën. Gjatë punimeve të ndërtimit, të cilat filluan në nëntor, dolën në dritë mbeturinat e ndërtimit (tulla dhe qelq), deri në 90 centimetra të thellë. Ishte Blick që raportoi për këtë, duke nënvizuar se kampioni zviceran ka ndërmend të pastrojë 18’000 metra katrorë të pronës luksoze të tij me pamje nga Liqeni i Zyrihut, në Rapperswil-Jona.
Federer zgjodhi të jetonte afër Liqenit të Zyrihut. Për fat të mirë nuk ka asnjë rrezik për mjedisin, shpjegon gazeta, pasi materialet nuk janë të rrezikshme. Sidoqoftë, është e nevojshme ndërhyrja për të hequr qelqet dhe copat metalike të pranishëm në tokë. Gjashtë ndërtesa do të ndërtohen si pjesë e pronës, me një dhe dy kate. Rezidenca e re e Federer do të përfundojë në 2021./EB
Komentet