Futbollisti Xherdan Shaqiri i dhuroi Zvicrës supergolin në minutën e 26-të në duelin ndaj Skocisë mbrëmjen e së mërkurës.

32-vjeçarin është lojtari i vetëm Europian që ka shënuar në secilin nga 6 turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtarë.
Dhe ylli i kombëtares zvicerane ka publikuar foto nga gjashtë momentet që e futën në histori.
Ai postoi një imazh ku shaqet duke festuar secilin nga golat e realizuar në Kupën e Botës 2014, EURO 2016, Kupën e Botës 2018, EURO 2020, Kupën e Botës 2022 dhe së fundmi EURO 2024.
“Krenar”, shkroi Xherdan Shaqiri, krahas fotos.