Pallati i Udhëheqësit Suprem Iranian, Ajatollah Ali Khamenei, është shkatërruar plotësisht.
Raporton Channel 12, duke cituar burime anonime izraelite, të cilat thonë se nuk është e qartë nëse Khamenei ishte i pranishëm.
Vendndodhja e Khameneit, është aktualisht e panjohur.
Ai nuk është shfaqur në publik ditët e fundit dhe nuk është parë menjëherë pas sulmit.
Besohet se gjatë Luftës 12-Ditore në qershor, ai u dërgua në një shtëpi të sigurt, larg kompleksit të tij në Teheran.
Të gjithë udhëheqësit më të lartë të Iranit u vunë në shënjestër në sulmet e sotme.