Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë ukrainas në një zonë industriale në qytetin rus të Volgogradit. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori rajonal, Andrei Botcharov.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një rafineri nafte të përfshirë nga flakët pas sulmit. Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar 1,198 dronë ukrainas gjatë natës.
Sulmi vjen një ditë pas vizitës në Moskë të të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zhvilluan bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Më pas, ata u takuan në Dublin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. BW