VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Studiuesit amerikanë gjejnë mënyrë për të lexuar letra historike të vulosura

By | March 3, 2021
blank

Komentet

blank

Del raporti i inteligjencës amerikane për UFO-t

VOAL – Inteligjenca amerikane nuk ka gjetur asnjë provë se fenomenet e çuditshme ajrore të vëzhguara nga pilotët e marinës amerikane në vitet e fundit mund të gjurmohen në anije kozmike aliene, por nuk është në gjendje të shpjegojë lëvizjet e pazakonta që kanë çorientuar shkencëtarët dhe ushtrinë. “Këto nuk janë UFO, por natyra e tyre është e paqartë.” Këto do të ishin përfundimet e një raporti të pritur të inteligjencës amerikane, dorëzimi i të cilit duhet të bëhet në ditët e ardhshme.

Shkruan New York Times, duke cituar drejtues të lartë të administratës të informuar mbi gjetjet e një raporti të deklasifikuar të destinuar për Kongresin. E vetmja siguri është përjashtimi që shumica e 120 incidenteve në 20 vitet e fundit i atribuohen teknologjive sekrete amerikane.

Sipas gazetës, të paktën disa nga fenomenet e çuditshme ajrore të shikuara nga personeli ushtarak amerikan në vitet e fundit, ato që shumë i referohen si UFO, mund të kenë origjinën nga teknologjia eksperimentale nga fuqitë rivale, me shumë gjasa Rusia ose Kina. Një nga burimet tha se ekziston shqetësimi midis inteligjencës dhe udhëheqësve ushtarakë se Rusia ose Kina mund të përfshihen në testimin e teknologjisë hipersonike. Por edhe kjo nuk duket se ekziston provë konkrete.

ATS/ANSA-eb

blank

Ekuacioni i shkruar me dorë E=mc² nga Albert Einstein u shit për 1,2 milion dollarë

Një letër e shkruar me dorë nga Albert Einstein që përmbante ekuacionin e tij të famshëm E=mc² u shit në ankand për më shumë se 1,2 milion dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e ankandeve PR me seli në Boston tha se letra është shitur për rreth tri herë më shumë nga sa ishte vlerësuar.

Letra në gjermanishte drejtuar fizikanit polako-amerikan Ludwik Silberstein mban datën 26 tetor 1946.

Ekuacioni E=mc², fillimisht i publikuar në një revistë shkencore në vitin 1905, shpjegon ekuivalencën e masës dhe energjisë në fizikë, dhe është pranuar si koncepti themelor i fizikës moderne.

Albert Einstein, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në historinë botërore, mori Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921 “për meritat në fizikën teorike, dhe veçanërisht për zbulimin e ligjeve të efektit fotoelektrik”.

blank

Zbulohet koka 2000-vjeçare e Perandorit të parë të Romës

Koka 2000-vjeçare e një statuje prej mermeri e Perandorit të parë të Romës, Augustus, u zbulua në Isernia, një qytet në krahinën e Molizes në Itali.

Arkeologu Francesco Giancola ishte personi i cili bëri zbulimin e jashtëzakonshëm, teksa po punonte aty për të restauruar muret mesjetare të qytetit, të shkatërruara nga një rrebesh shiu i vitit 2013.

“E kuptova menjëherë që ishte koka e statujës së Perandorit Augustus, për shkak të modelit të flokëve dhe formës”, tha ai për CNN.

Sipas arkeologëve, statuja duhet të ketë qenë rreth 2 metra e lartë dhe është bërë me të njëjtin lloj mermeri që është përdorur në epokën e Rilindjes. Koka 35 centimetra e lartë mendohet të jetë krijuar diku në periudhën e vitit 20 para erës sonë dhe vitit 10 pas erës sonë, sipas Maria Diletta Colombo, arkeologe italiane. “Është një statuyjë e rëndësishme, por nuk e dimë si ka përfunduar aty”, tha ajo për CNN. “Mund të ketë qenë vendosur në ndonjë tempull kushtuar kultit të familjes perandorake, ose në ndonjë forum”.

Kush ishte Augustus?

Sundoi si Perandor i Romës nga viti 27 para erës sonë deri në vitin 14 pas erës sonë.

blank

I lindur Gaius Octavius Thurinus në vitin 63 para erës sonë, ai vinte nga një familje e pasur romake ndërsa Jul Çezari ishte xhaxhai i nënës së tij.

Pas vrasjes së Çezarit ai ndau sundimin e vendit me Mark Antonin dhe të tjerë, por më pas i mundi në betejë të gjithë duke u shpallur “de facto” autokrat. Edhe pse nuk e pëdori kurrë titullin “Perandor”, ai konsiderohet gjerësisht si Perandori i parë i Romës.

Augustus zgjeroi territoret e Perandorisë, duke aneksuar Egjiptin, Dalmacinë dhe krahina të tjera.

blank

blank

Kepler: Më 27 prill 4977 para erës sonë përfundoi krijimi i Gjithësisë

Më 27 prill 4977 para erës sonë krijohet Gjithësia, sipas Johannes Kepler, 28 vjeçar. Kepler (1571 – 1630), ishte astronom, astrolog – figurë kryesore në revolucionin shkencor të shekullit të 17-të, – Kepler krijoi ligjet e levizjes planetare, që u bënë bazë për teorinë e gravitacionit të Isak Njutonit. Kepler jetoi në një epokë kur mes astronomisë dhe astrologjisë nuk kishte asnjë dallim, por ekzistonte ndarje e fortë midis astronomisë si degë e matematikës, dhe fizikës si degë e filozofisë natyrore. Gjithashtu, Kepler përdori në punën e tij argumente dhe arsyetim fetar, motivuar nga besimi se Perëndia kishte krijuar botën sipas një plani të kuptueshëm përmes ndriçimit të natyrshëm të arsyes. Lidhur me krijimin e Gjithësisë ka disa teori; modeli kozmologjik më mbizoterues është Teoria Big Bang (Shpërthimi i Madh) që është llogaritur të ketë ndodhur 13.798 miliardë vjet më parë. Gjithashtu, ka shumë teori rivale në lidhje krijimin Gjithësisë. Disa shkencëtarë nuk e dine me siguri se si u shkaktua Big Bang; shumë refuzojnë të spekulojnë, pasi mendojnë se nuk do të kuptohen. Ka hipoteza të ndryshme për multi-verse, (shumë-gjithësi), dhe fizikantët kanë sugjeruar se Gjithësia, mund të jetë një ndër shumë ose madje mes një numri të pafund Universesh që gjithashtu ekzistojnë. Ja si shkruante Johannes Kepler ndërsa bëhej gati të shpallte përllogaritjet e veta në librin “Harmonies Of The World”: “Nëse më falni unë do të gëzohem; nëse zemëroheni, do të duroj; Librin po e shkruaj për t’u lexuar nga bashkëkohësit e mi ose brezat e ardhshëm, kjo nuk ka rëndësi cili; libri i pret lexuesit e tij për qindra vjet; Vetë Zoti priti 6 mijë vjet që puna e tij të shihej.”

blank

Helikopteri i NASA-s kryen fluturimin e tretë në Mars (Video)

Pamje të helikopterit në Mars.

Helikopteri eksperimental i NASA-s ka fluturuar për herë të tretë në Mars, ka thënë Agjencia amerikane e Hapësirës më 25 prill.

Helikopteri, i quajtur Ingenuity, është ngjitur në pesë metra lartësi, dhe më pas ka kryer 50 metra fluturim, duke lëvizur anash.

Ekipeve të NASA-s në Tokë, ai u ka dërguar fotografi bardhë e zi mbi sipërfaqen e Marsit.

Ingenuity më pas është kthyer në vendin ku është nisur, pas 80 sekondash të fluturimit.

NASA ka thënë se materiali i incizuar gjatë fluturimit do të dërgohet në Tokë në ditët në vijim.

Kjo agjenci është duke planifikuar edhe fluturime tjera me këtë helikopter në të ardhmen, për të parë terrenin e planetit si dhe për të dhënë udhëzime për anije kozmike apo astronautët.

Ky helikopter ka arritur në Mars në mesin e muajit shkurt me një anije kozmike të quajtur Perseverance.

Më 19 prill, ky helikopter ka kryer fluturimin e parë të kontrolluar nga një planet tjetër.

blank

BE propozon rregulla për përdorim të inteligjencës artificiale me rrezik të lartë

Londër

Zyrtarët e Bashkimit Evropian paraqitën propozimet për përdorimin e inteligjencës artificiale me rrezik të lartë siç është skanimi i drejtpërdrejt i fytyrës që mund të kërcënojë sigurinë ose të drejtat e njerëzve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projekt-rregulloret e komisionit ekzekutiv të BE-së përfshijnë rregulla rreth përdorimit të teknologjisë që zgjerohet me shpejtësi në aktivitete të tilla si zgjedhja e aplikantëve për shkollë, punë ose kredi. Ata gjithashtu do të ndalojnë inteligjencën artificiale plotësisht në disa situata, të tilla si “vlerësimi social” dhe sistemet që përdoren për manipulimin e sjelljeve njerëzore.

Propozimet janë hapi i fundit i bllokut 27-anëtarësh për të ruajtur rolin e saj si bartës të standardeve në botë për normat e teknologjisë. Zyrtarët e BE-së thonë se po marrin një “qasje të bazuar në rrezik” ndërsa përpiqen të balancojnë nevojën për të mbrojtur të drejta të tilla si privatësia e të dhënave kundër nevojës për të inkurajuar inovacionin.

“Me këto rregulla historike, BE i paraprin zhvillimit të normave të reja globale për t’u siguruar se mund t’i besohet inteligjencës artificiale”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian për epokën dixhitale, në një deklaratë. “Duke vendosur standardet, ne mund t’i hapim rrugën teknologjisë etike në të gjithë botën dhe të sigurojmë që BE-ja të mbetet konkurruese në këtë rrugë”, tha ajo.

Propozimet përfshijnë gjithashtu ndalimin në parim për “identifikimin biometrik në distancë”, të tilla si përdorimi i njohjes së drejtpërdrejt të fytyrës në turmat e njerëzve në vende publike, me përjashtime vetëm për qëllime të përcaktuara ngushtë të zbatimit të ligjit të tilla si kërkimi për fëmijë të zhdukur ose për persona në kërkim.

Drafti i rregulloreve thotë që “chatbot” dhe “deepfake” duhet të etiketohen në mënyrë që njerëzit të dinë se po ndërveprojnë me një makinë.

blank

Historia e Qytetërimit Botëror nga Prof.Dr.Zana Lito-Frashëri

Lexuesi shqiptar ka në dorë librin e Prof.Dr. Zana Lito-Frashëri, vëllimi i parë.

Vjollaca Lubonja rreth këtij libri shkruan si më poshtë:

“Histori e Qyteterimi Boteror” e Prof. Dr. Zana Lito-Frasheri është hartuar mbi bazen e nje bibligrafie te pasur dhe nje pervoje disa vjeçare ne mesimdhenie universitare dhe ne studime te thelluara historike ne Shqiperi, Greqi dhe SHBA.

Libri (vëllimi i parë) ka nje shtrirje kohore nga parahistoria deri ne shek. XV. I pasur me shume dokumete, foto, etj. pajisur me nje aparat metodik shume efikas.

Ai është i vlefshem per te gjitha nxenesit nga kl.VII – XII, cikli i larte i shkolles 9-vjeçare dhe per shkollen e mesme….si dhe per te gjithe dashamiresit e historise….

Nje liber qe ju duhet per t’u paraqitur denjesisht ne provimin e matures apo ne provimin prezantues ne Fakultetin e Historise dhe me gjere.

Perparesia e tij qendron ne gjuhen e paster, konceptet e qarta dhe saktesine shkencore. Jua rekomandoj ta beni pjese te bibliotekes suaj dhe te dijeve tuaja.”

Ndërsa Prof. Dr.Zana Lito-Frashëri thotë për voal.ch se “libri është shumë informativ dhe se është i pari i këtij  lloji përgatitur nga një autor shqiptar,

sepse deri më tani ka patur vetëm përkthime të autoreve te huaj”, ndërkohë që Prof.Dr. Zana Lito-Frashëri bën me dije se  “vëllimi i dytë është ne përgatitje e siper”. “Përveç kësaj”, shton Prof.Dr.Lito-Frashëri “ne fund te çdo kapitulli jepet nje synopsis për ngjarjet ne Shqipëri gjate asaj periudhe historike, për te vertetuar idene se Shqiperia ka ecur hap pas hapi me qyteterimin boteror”.

 

blank

 

 

blank

Veshjet popullore si mjet idintifikimi Nga Prof.Dr. Afërdita Onuzi, Etnologe

 

Deri në kohën kur veshjet popullore bënin jetë aktive, banorët e fshatrave dhe krahinave të ndrysh

me shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë, e dallonin njëri-tjetrin prej veshjes që mbanin. Madje në një ditë pazari, në tubime festash të ndryshme, apo në raste të tjera grumbullimesh masive mjaftonte edhe një element i veçantë i saj për të identifikuar se nga cila krahinë apo njësi e saj ishte njëri apo tjetri. Veç kësaj nëpërmjet veshjes dallohej edhe statusi shoqëror, ai familjar (nëse ishe i ve, i martuar apo beqar) përkatësia fetare etj.

Për të qenë i identifikuar edhe në “botën tjetër” në shumicën e krahinave shqiptare të vdekurin e vishnin me kostumin tradicional të krahinës përkatëse, veçanërisht (banorët e besimit katolik e ortodoks).

Për këto arsye studiuesit e shkencave etno-folklorike, në përcaktimin krahinave etnografike kanë në konsideratë si element mjaft të rëndësishëm, veshjet popullore, në mënyrë të veçantë ato të grave, mbasi veshjet e burrave për arsye nga më të ndryshmet u unifikuan më shpejt. Sapo shohim një grua të veshur me xhubletë, mendja na shkon menjëherë në krahinën e Malësisë së Madhe, e cila ndodhet në Alpet e Shqipërisë Veriore. Por kur ajo është e veshur me xhubletë të shkurtër themi se ajo është prej Dukagjini, një tjetër krahinë etnografike, ku xhubleta është mbajtur masivisht. Ndërsa kur shihej në rrugëtim një grua e veshur me xhupe e xhehengë, me çorape të gjerë, me formë vezake, të zbukuruara me shumë ngjyra (ku mbizotëron e kuqja), nënkuptohej se ajo ishte Mirditore. Ndërsa gratë e fshatrave të Fushës së Zadrimës më shumë se çdo gjë tjetër, i identifikon frizura unikale, e cila krijohet jo vetëm nga mënyra e të krehurit të flokëve, por edhe nga lidhja e mbulojës së kokës në mënyrë të atillë që ndryshe nga gratë në krahinat e tjera, e lë të duket qafën plotësisht. Në funksion të këtij qëllimi është modeluar dhe jaka e këmishës, e cila është mjaft e hapur dhe është e zbukuruar me dantellë dhe e qëndisur me një teknikë të veçantë si dhe përmbajnë kompozime ngjyrash, të cilat krijojnë origjinalitetin Zadrimor. Po kaq origjinale në pamjen e tyre duken edhe gratë e Hasit të Prizrenit, (ndonëse ngjajnë në frizurë me gratë e Zadrimës). Mbajnë cullufe të zeza, të mbuluara me një rizë të gjatë prej pambuku, përdorin një këmishë shumë të zbukuruar, të mbyllur deri në grykë. Ndërsa shenjë identifikuese, mbetet brezi i gjerë i mbushur me kashtë (tek gratë myslimane), ose i shoqëruar me një dërrasë të vendosur në bel në pjesën e pasme tek gratë katolike). Ky element mjaft identifikues, shpreh edhe shijen e banorëve vendas, për t’u dukur gruaja sa “më e bashme”

Gratë e krahinave në Jug të Shqipërisë dhe ato të krahinës së Hasit në Verilindje të saj, edhe pse e lidhin rizën e kokës sipas të njëjtës mënyrë, dallojnë në mënyrën e stilimit të pjesëve të tjera të veshjes, e kështu menjëherë dallohet gruaja hasjane nga ajo dropullite apo nga gratë e disa fshatrave të Sarandës. Po ashtu veshja e tyre dallon edhe nga ajo e grave të Rrafshit të Dukagjinit, të cilat e lidhin mahramën në të njëjtën mënyrë.

Gratë dardhave (Korçë), përmetaret dhe ato të fshatrave të Kolonjës edhe pse kanë përdorur të njëjtin tip veshjeje e të njëjtën prerje për modelin e fustanit, dallojnë dukshëm nga njëra-tjetra jo vetëm nga ngjyra e materialeve të përdorura për pjesët përbërëse të veshjes, por edhe nga skemat kompozicionale të peferuara për zbukurim, të cilat diku janë më të pasura e diku më të kursyera.

Kështu dallohen nga njëra-tjetra edhe gratë e krahinave që kanë përdorur veshjen me dimi. Ndryshonte jo vetëm emërtimi (dimi, banevrekë, çitjane, tumane etj.), por edhe mënyra e prerjes dhe e veshjes së tyre. Diku shoqëroheshin me përparje e diku tjetër jo. Kjo është arsyeja që menjëherë dallohen gratë e veshura dimi në se janë nga fshatrat e Radomirës, nga Fushë Kosova, nga fshatrat e qytetet e Shqipërisë së Mesme, nga Labëria apo nga Çamëria.

Edhe gratë e ngulimeve arbëreshe identifikohen prej nga janë sipas veshjeve që mbajnë. Një grua e veshur me fund të kuq, i zbukuruar me shirita të gjelbër, me jelek të zi, i zbukuruar me gajtanë të verdhë, kuptohet se vjen nga Ungra. Po kështu dallohet menjëherë kostumi i quajtur “malësor” (malësorçe), i cili mbahet nga banorët e San Paolo Albaneze, nisur nga “keza” (mbuloja e kokës), jeleku shumëngjyrësh dhe fundi ngjyrë vishnje me pala të vogla.

Ashtu siç dallohet veshja e grave të San Benedeto Ubanos, e cila përbëhet nga një fund i gjerë me ngjyrë blu (të hapur ose të mbyllur), jeleku me ngjyrë të gjelbër dhe këmisha e bardhë, e zbukuruar tek jaka me pak dantellë.

Ndërsa gratë nga Shën Konstandini Albaneze, që gjithashtu mbajnë “kezë” në kokë, dallohen nga fundi me vija horizontale mënyra e lidhjes së brezit (i kryqëzuar në pjesën e barkut) si dhe nga fakti se mbajnë përparje e cila mungon në veshjet e tjera të ngulimeve arbëreshe.

Gratë e Civitës elementin më identifikues kanë bluzën e bardhë, të zbukuruar me shumë dantella si në pjesën e gjoksit ashtu edhe tek dorezat, pa harruar edhe fundin me ngjyrë çiklami (të hapur ose të mbyllur). Janë këto veshje thonë arbëreshët, që në shekuj kanë shërbyer për t’u dalluar nga të “ltirët” (latinët).

Madje, edhe në ditët e sotme gratë e moshuara arbëreshe, kur shkojnë të dielave në kishë apo marrin pjesë në ceremoni dasmash, vazhdojnë të vishen me kostumet e tyre tradicionale me qëllim për t’u dalluar nga gratë italiane, me të cilat bashkëjetojë në harmoni.

Shpesh herë veshjet e grave kanë shërbyer edhe në identifikimin e njësive më të vogla etnografike apo në përcaktimin e përkatësinë fetare të bartësve.

Kështu p.sh, në zonën e Përmetit për t’i dalluar banorët e fshatrave në kufi me Skraparin, u thonin “çorapekuqe”, ashtu si ato të Dibrës së Epërme (në Peshkopi), për të paraqitur ndryshimet në fshatrat e Dibrës së Poshtme, përdornin termin “çorapgjana” ( për shkak të gjerësisë së madhe të çorapeve). “Mshtjellkgjana” quheshin gratë e fshatrave midis Pukës e rrethit të Kukësit.

Nga një element i veçantë (pavarësisht nga tipi i veshjes) që kishte të bënte me ngjyrën apo mënyrën e stilimit të pjesës kryesore të veshjes, përcaktohej edhe përkatësia fetare.

Siç dihet në fshatrat e Lurës ku bashkëjetojë popullsi të dy besimeve (katolike e myslimane) përkatësia e tyre dallohet nga mënyra e lidhjes së brezit, mbi xhupe ose nën të. Gratë katolike të cilat e lidhin nën xhupe quhen “xhupe lshue” ndërsa myslimanet “xhupe ngjeshë”. Ashtu dallohen edhe gratë katolike në rrethin e Matit. “Veshëbardha” quhen gratë katolike, “me veshë të zezë” gratë myslimane të krahinës së Topalltisë. Edhe në qytetin Shkodrës gratë e dy besimeve visheshin me “brendavekë”, veçse ato të besimit katolik i kishin me ngjyrë të zezë dhe me material prekaline, njëkohësisht vishnin edhe japanxhe të kuqe. Ndërsa gratë myslimane brenavekët i mbanin gjithmonë me ngjyrë të bardhë me pak lule nëpër të dhe në vend të japanxhes, vishnin xhybe të gjatë, të qëndisur me fije ari.

Edhe veshjet e burrave ndonëse për arsye që dihen nuk paraqiten kaq të pasura në variante, si ato të grave, kishin veçoritë e tyre identifikuese.

Siç dihet veshja “me fustanellë” dhe ajo me “tirq”, kanë patur “gjeografi” të gjerë përhapjeje që nga Kosova e deri në Çamëri. Mirëpo nisur nga gjatësia e fustanellës dhe modeli i prerjes dhe mënyra e zbukurimit të tirqeve, mund të përcaktohej përkatësia krahinore e banorëve që i mbanin këto veshje. Deri në prag të Luftës së Parë Botërore, fustanella është mbajtur pothuajse në të gjitha krahinat e banuara nga shqiptarët, që nga Kosova e deri në Çamëri.

Më pas vendin e saj në jetën e përditshme e zuri veshja me tirq në Shqipërinë Veriore, ndërsa në krahinat jugore si veshje e përditshme u bënë të modës poturet dhe qillotat. Ndërsa veshja me fustanellë mbeti si veshje ceremoniale, madje dhe sot banorët e trevave jugore dalin në skenat e festivaleve etno-folklorike kryesisht me veshjen me fustanellë.

Në Kosovë, në Shqipërinë Veriore dhe në krahinat shqiptare të Maqedonisë Perëndimore, është mbajtur fustanella e gjatë deri në pulpën e këmbës. Në Shqipërinë e Mesme, në Strugë e rrethinat e saj, gjatësia e fustanellës arrinte deri në gjunjë, ndërsa në krahinat e Shqipërisë Jugore e deri në Çamëri, ishte edhe më e shkurtër, zakonisht deri në kupën e gjurit. Kështu mjaftonte ky fakt që në kuvende ngjarjesh të mëdha historike, ku mblidheshin përfaqësues të krahinave të ndryshme, pjesëmarrësit të dallonin se prej nga vinte njwri apo tjetri.

Po kështu edhe kur ishin të veshur me tirq, identifikoheshin menjëherë banorët e zonave alpine (përfshirë dhe krahinat shqiptare të Malit të Zi)prej modelit të prerjes së tirqve me shtat të gjatë, këmbëve të ngushta dhe zbukurimeve të shumta të vendosura në pjesën e xhepave (shkekave) dhe tek këmbëzat. Shenjë tjetër dalluese e tyre ishte edhe qeleshja (kapuçi) e bardhë gjysmë sferike e me majë të ngushtë. Të njëjtën formë kësule kanë edhe burrat e Rrafshit të Dukagjinit, porse tirqit e tyre ndryshojnë si në gjatësinë e shtatit dhe në mënyrën e zbukurimit (të cilin e kanë më të kufizuar).

Shumë më të gjerë në pjesën pulpave të këmbëve dhe më të shkurtër në shtat paraqiten tirqit e banorëve të fshatrave të Lumës, Opojës e të Mirditës. Veç kësaj ato dalloheshin edhe nga qeleshja e shkurtër, me formë dhe me fund të gjerë. Shpesh herë rreth saj lidhej dhe një shami shumëngjyrëshe.

Ndonëse fqinjë me Lumën dhe me Mirditën, tirqit e mbajtur në fshatrat e Dibrës, ndryshojnë mbasi janë shumë më të ngushtë në pjesën pulpës së këmbëve.

Të njëjtën formë kanë ehd tirqit e mbajtur në fshatrat e Matit dhe të Librazhdit duke pasur gjithashtu të përbashkët edhe formën e qeleshes e cila ka pamje gjysmë konike.

Banorët e fshatrave të Sharrit (në Maqedoni, ato të Karadakut ndonëse mbajnë tirq si ato të Lumës, dallohen prej tyre nga forma gjysmë sferike e qeleshes.

Në fshatrat arbëreshe edhe pse veshja burrave paraqitet e unifikuar, banorët e zonave më të ulta, dalloheshin prej malësorëve se mbathnin çorape më të shkurtër dhe veç kësaj në qafë vinin një shami të kuqe.

Të gjithë kemi parasysh mënyrën e lidhjes së kokës e të gushës me një shall të bardhë nga burrat e fshatrave të krahinës së Rugovës e të Ragamit (në Malësinë e Madhe) dhe mendja na shkon menjëherë tek “vallja e shpatave”

Ka thënie të ndryshme për këtë mënyrë lidhjeje koke, personalisht mendoj se ka vetëm qëllime praktike, për të mbuluar veshët dhe qafën, në kushtet e ngricave të tejskajshme në këto male ku bora zë borën.

Ndonëse në ditët tona veshjet popullore po shihen gjithnjë e më rrallë në qarkullim (veç skenave të aktiviteteve kulturore), në disa krahina gjithsesi vazhdojnë të ruhen disa mamera dhe simbole identifikuese. Edhe pse të veshura me veshjet e kohës, gratë moshuara madje dhe ato të moshave mesatare, në fshatrat e Malësisë së Madhe, në ato të Tropojës, të Zadrimës, të Kukësit, të Mirditës, të Librazhdit etj, vazhdojnë të ruajnë të njëjtën frizurë si në krehjen e flokëve dhe në mënyrën e lidhjes së shamisë.

Në Kosovë dhe në fshatrat shqiptare të Maqedonisë kjo dukuri është vënë re deri vonë dhe tek burrat. Arsyet mendoj se diku ruhen për forcë tradite e diku tjetër për të ruajtur identitetin në kushtet e gjenocidit të ushtruar ndaj tyre. Gjithsesi, edhe sot, në fillimet e shek. XXI, shohim ende ruhen simbole të tilla identifikuese.

blank blank blank blank blank blank blank

blank blank

Prof. Dr. Afërdita Onuzi
Etnologe

 

 

blank

VESHJET POPULLORE SHQIPTARE NË KOSOVË Prof.dr. Afërdita ONUZI

Kosova të mahnitë me bukuritë e saj natyrore.Në këtë vend pyjet, bjeshkët lëndinat dhe ujrat e bollshëm e të pastër si kristali qëndrojnë në harmoni të përkryer me njëri tjetrin.Eshtë më se e vërtetë se në Kosovë ëmbëlsia e mjaltit dhe aroma e frutave është e veçantë, ashtu siç janë të veçanta për nga shija edhe llojet e bulmetrave apo perimet e kopshtijeve, që nuk mungojnë në ushqimin e përditshëm të çdo familjeje. Po aq të famshme për shijen dhe aromën e tyre janë edhe llojet e bukëve dhe të simiteve,apo samunave si u thonë në Kosovë, të gatuar qoftë nga mjeshtrat bukëpjekës nëpër dyqane apo nga amvisat në çdo shtëpi.

Por edhe më shumë Kosova të tërtheq me historinë e kultures dhe përgjithësisht të qytetërimit të saj, gjë që e dëshmojnë materialet e shumta e të pasura arkeologjike, kultura e begatë materiale e shpirtërore, monumentet e ndryshëm arkitektonikë të ruajtur dhe të trashëguar deri në ditët tona.

Si tërësi gjeografike, Kosova kufizohet me Shqipërinë në pjesën Perendimore, në Veri – Perendim me Malin e Zi, në anën Veriore me Serbinë dhe në Lindje me Maqedoninë.

Në vështrim të përgjithshëm etnografik ajo ndahet në dy krahina të mëdha, njera njihet me emërtimin Rrafshi i Dukagjinit, ndërsa tjetra quhet Rrafshi i Kosovës ose Fushë Kosovë.Krahas tyre, janë mjaft të përmendura për veçoritë e tyre etnografike edhe dy krahina të tjera më të vogla si ajo e Drenicës, e vendosur midis dy Rrafsheve dhe ajo e Moravës që ndodhet midis Kosovës dhe krahinës shqiptare të Preshevës në Serbinë Jugore.

Të gjitha këto krahina përbëhen nga njësi të tjera, më të vogla, të cilat dallojnë nga njera tjetra përsa i përket elementëve etnografikë dhe atyre gjuhësorë.Ndër elementët etnografikë, veshjet konsiderohen më të rëndësishmet. Në mënyrë të veçantë veshjet e grave përmbajnë më shumë elementë dallues, të cilët ndikojnë në përcaktimin e kufijve të krahinave etnografike apo dhe të njësive më të vogla si p. sh.Gora apo Opoja. Vec të tjerash element mjaft i përfillshëm në përcaktimin e kufijve midis tyre është edhe ngjyra e mbështjellsës së grave ( e quajtur fustanellë), e cila në fshatrat e Opojës është me ngjyrë të bardhë, ndërsa në ato të Gorës me ngjyrë të kuqe.

Krahasuar me veshjet e grave, ato të burrave për arsye që dihen, paraqiten më të unifikuara. Ekzistojnë dallime të vogla në formën e kapuçit apo në modelin e prerjes së tirqëve si dhe në formën e opingave etj Kësisoj mjaftojnë këto ndryshime për të kuptuar se të ardhurit në një mjedis festiv apo në një ceremoni tjetër jetësore, janë banorë nga fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit apo nga ato të Fushë Kosovës.

*************

Përgjithësisht në Kosovë deri në vitet ’30- ’40 të shekullit 20, veshjet popullore ishin ende në përdorim në pjesën më të madhe të popullsisë fshatare e pjesërisht edhe të asaj qytetare.Ndërsa pas viteve ’50-60 të këtij shekulli, brezi i ri filloi të shfaq prirjen për t’i zëvëndësuar ato me veshje të tjera, të përshtatura, kurse në qytete vendin e tyre prej kohësh e kishin zënë veshjet e modës europiane.

Megjithatë, për arsye dhe rrethana të ndryshme, deri në vitet ’80,jo rrallë në ditë pazari, por edhe në ditë të zakonshme, në rrugët e qyteteve të Kosovës mund të shikoje njerëz të veshur me kostumin tradicional të fshatit të tyre, sidomos persona të moshuar, të cilët në të shumtën e herës i mbanin për forcë tradite.Ndërkohë një kategori e caktuar burrash edhe pse të veshur me veshjet e kohës, me tendencë për t’u identifikuar si shqiptarë, vazhduan të mbajnë në kokë plisin e bardhë edhe kur udhëtonin drejt Europës apo Australisë së largët. Ndërsa në ditët e sotme ai e ka tejkaluar rolin identifikues dhe është kthyer në simbol memorizues.

E vërteta është se në Kosovë qoftë për t’u përdorur në festa familjare dhe në jetën artistike e kulturore apo dhe të ruajtura në fondet muzeale,vazhdon të ekzistoj një pasuri e konsiderueshme kostumesh popullore.

Bukuria dhe shumëllojshmëria e tyre përveç ndjesive estetike, na jep informacion të gjithanshëm midis të cilëve edhe mesazhe qytetërimesh të hershëm e të mëvonshëm.Janë pikërisht pjesët përbërëse të veshjeve të ndryshme që na japin mundësi të informohemi për zhvillimin ekonomik, historik, shoqëror e kulturor të krahinave fshatare dhe të qyteteve të Kosovës në periudha të ndryshme të zhvillimit historik të saj.

Njëkohësisht vlerat artisike që ato përmbajnë na japin mundësi të njihemi edhe me sqimën e shqiptarëve, për t’u paraqitur sa më bukur e me dinjitet para të tjerëve, pavarësisht se cilit grup shoqëror i përkasin..E vërtetojnë edhe më mirë këtë gjë edhe llojet e stolive që shoqëronin kostumet e njërës apo tjetrës krahinë.Të gjitha së bashku janë dëshmi e pa kontestueshme e nivelit të qytetërimit dhe e kulturës së jetesës në qytetet dhe në fshatrat e krahinave të ndryshme shqiptare në Kosovë.

Ndërkohë nëpërmjet disa pjesëve të veshjeve qytetare dhe atyre fshatare, informohemi jo vetëm për nivelin e zhvillimin e ekonomisë vendase,por edhe për orientimin e saj tregtar si dhe për komunikimet e lidhjet e ndryshme kulturore me vendet e tjerë lindorë e perendimorë.Gjithashtu nëpërmjet veshjeve njihemi edhe me preferencat artistike të banorëve të krahinave të ndryshme si dhe me aftësitë krijuese të atyre që i kanë ideuar, modeluar dhe realizuar stolisjen e tyre.

Teksa sheh pëlhurat e pambukta, ato të leshta, apo ato prej mëndafshi,llojet e teknikave të punimeve me grep e me gjilpërë, të realizuara nga gratë e krahinave të ndryshme fshatare,mahnitesh e befasohesh nga intuita e tyre artistike.

Ndërsa në qytete veshjet nuk punoheshin vetëm brenda kuadrit të ekonomisë familjare( ashtu siç punoheshin nëpër fshatra), por edhe nga zejtarët e specializuar në qendrat më të njohura të Perandorisë, të cilët punonin me porosi dhe me materiale industriale të ardhur nga tregjet e vendeve lindore e perendimore.

Veçanërisht tejet luksoze ishin materialet e përdorura për veshjet e shtresave të pasura, sidomos ato të qytetit të Prizrenit, të Pejës, Gjakovës, të Mitrovicës, Prishtinës etj. Historikisht këto qytete patën njohur zhvillim të vrullshëm shoqëror,ekonomik, zejtar, tregtar, urbanistik e kulturor, madje u bënë të njohur për prodhimet e tyre edhe në vendet e tjera ballkanike e më gjërë.

Në këto qytete,sidomos në Prizren, prej kohësh ishte krijuar një kategori e atillë shoqërore, e cila përpiqej të imitonte në çdo aspekt mënyrën e jetesës së metropolit të perandorisë.

Për këtë arsye veshjet e tyre ngjajnë gati mbretërore për nga eleganca e stilimit dhe skemat e pasura kompozicionale të përdorura për zbukurimin e tyre. Sigurisht këtyre kërkesave mund t’u përgjigjeshin vetëm mjeshtra rrobaqepës, qëndistarë dhe argjendarë shumë të specializuar, fama e të cilëve i kishte kaluar kufijtë e Kosovës. Aftësitë e tyre krijuese arritën kulmin sidomos në llojet e xhybeve dhe jelekëve të përdorur në raste ceremonish e festash të ndryshme familjare,të cilat edhe sot vazhdojnë të konsiderohen si kryevepra të artit popullor shqiptar në Kosovë. Të gjitha ishin të zbukuruara me fije ari dhe tejet të pasura me skema kompozicionale nga më të ndryshmet. Të pa përsëritshme në elegancën e tyre ishin dhe xhybet treçerekëshe të grave, të bëra me cohë ngjyrë vishnje e të zbukuruara me fije gajtanësh prej pambuku, me ngjyrë të zezë ose blu. Po aq luksoze ishin dhe llojet e stolive prej argjendi të punuara në përshtatje me shijet e popullsisë qytetare dhe asaj fshatare.

Pikërisht për këto vlera kulturore e artistike dhe me qëllim që ato t’i bëhen të njohura një publiku sa më të gjërë si dhe në shenjë nderimi e mirënjohje ndaj trashëgimisë kulturore të popullit kosovarë, muarëm përsipër përgatitjen e këtij vëllimi ilustrativ shkencor, titulluar “Veshjet popullore shqiptare në Kosovë”.Vlen të theksojmë se ky botim është pjesë e një projekti strategjik në përmasat e një korpusi me pesë vëllime, i quajtur “Veshje popullore shqiptare”.Katër vëllimet e përgatitura tashmë, përmbajnë veshje të krahinave të ndryshme brenda kufijve shtetërorë të Shqipërisë.Ndërsa ky vëllim është i pesti në radhë.

Vlen të theksojmë faktin se gjurmimi, fotografimi dhe përgatitjet për botim, janë mbështetur financiarisht nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë (të cilën e falenderojmë), në kuadrin e një marëveshje për bashkëpunim midis asaj dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në vitet 2001-2002 dhe 2003- 2004.

**********

Studime të suksesshme për veshjet popullore në Kosovë janë bërë edhe më parë nga studiuesit e mirënjohur Akademik Mark Krasniqi, nga Prof. Drita Statovci etj.Por një botim i këtij lloji bëhet për herë të parë.Në këtë vëllim, i cili përmban jo vetëm veshjet shqiptare brenda kufijve shtetëror të Kosovës,por edhe ato të luginës së Preshevës së Medvegjës(në Serbinë Jugore), janë bashkuar kërkimet në terren dhe përvoja e studiuesve etnologë Prof. Dr. Afërdita Onuzi(Tiranë) dhe Dr. Ukë Xhema (Prishtinë),kontributi i fotografit të specializuar e të mirënjohur z.Nikolin Baba si dhe puna ndihmës shkencore e z. Gjergj Martini dhe e shoferit z. Hysen Salihaj, të gjithë punonjës pranë ish Institutit të Kulturës Popullore, në A SH të Shqipërisë.

Paraprakisht është bërë një punë gjurmuese dhe e hollësishme në terren dhe më pas është kryer fotografimi. Veshjet e përcaktuara sipas përhapjes së tyre, në rastet kur mungonin,veçanërisht ato të periudhave më të hershme, janë plotësuar me materiale që ruhen në fondet muzeale të ish I.K.P. në Shqipëri dhe të Muzeut të Kosovës.Eshtë patur në vëmendje që kostumet të jenë të grup moshave dhe profesioneve të ndryshëm dhe që fotografimi të bëhet në mjediset përkatëse të çdo krahine duke kryer proçese të ndryshme pune.

Por, le të njihemi më konkretisht me tipet dhe variantet e veshjeve të përdorura në krahinat apo njësitë e ndryshme etnografike të Kosovës.

Në pamje të parë të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një shumëllojshmëri veshjesh, sidomos të atyre për gra.Në fakt ato janë vetëm variante, por të shumtë në numur dhe që klasifikohen në tre tipe kryesore veshjesh për gra dhe një tip për burra.

Përsa i përket veshjes së burrave, të gjithë variantet i përkasin tipit të quajtur “me tirq”.

Sipas burimeve të shkruara dhe atyre gojore ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë deri në fillim të shek. 20 krahas kësaj veshje( ndonëse në raste të rralla), ende shihej nëpër qytetet,në tubime të rëndësishëm, ndonjë burrë i shtresave të pasura, i veshur me fustanellë të gjatë, e ngjashme me atë që përdorej në qytetet e Shqipërisë Veriore.Pas kësaj periudhe ajo doli plotësisht nga përdorimi duke mbetur vetëm në kujtesën e ndokuj apo si një kujtim i fiksuar në ndonjë fotografi.Që nga kjo kohë veshje mbizotëruese në të gjithë fshatrat e Kosovës mbeti ajo me tirq, të cilën vendasit e quajnë”veshë e moçme”.

Në të shumtën e rasteve përdoreshin tirqit e bërë me shajak të bardhë, të zbukuruar me gajtanë me ngjyrë të zezë sasia e të cilëve varionte nga 6 deri në 12 ose18 fije, varësisht nga statusi social i bartësit. Për veshje pune apo për veshjen e kaçakëve është përdorur edhe shajak i bërë me leshin e deles së zezë,(është fjala për tirqit e quajtur“të galëm”).

Përgjithësisht si model pëlqehej ai me prerje të ngushtë e me xhepa , ndërsa në fshatrat e krahinës së Opojës dhe të Gorës, më shumë modelin me prerje të gjërë dhe pa “shkeka”(xhepa).

Pjesët e tjera që plotësonin veshjen e burrave ishin këmisha prej pëlhure, e bërë në avlemend shtëpiak, xhamadani pa mëngë dhe mitani me mëngë të gjata,gjithashtu prej shajaku të bardhë e të zbukuruar me gajtanë me ngjyrë të zezë.

Në veshjet ceremoniale përdoreshin xhamadanë dhe mintanë prej cohe, të qëndisur me gajtanë prej ari ose prej mëndafshi, shoqëruar me sumbulla dekorative, të bëra me fije gajtanësh.Në stinët e ftohta vishnin edhe një si xhaketë (herkë) prej shajaku, me mëngë të shkurta dhe jakë marinari, që shërbente edhe si kapuç për t’u mbrojtur nga era.

Për udhëtime më të largëta në dimër,sidomos në fshatrat e Rugovës barinjtë përdornin një lloj pelerine (e quajtur japanxhë), e bërë me shajak të bardhë, zbukuruar me gajtana të zi prej leshi.

Ndërsa blektorët në Opojë dhe në Gorë gjatë stinës së dimrit vishnin edhe një gëzof (gozhuf) të bërë me lëkurë delesh. Në cdo rast burrat në bel ngjishnin brezin(shokën), e cila endej në avlemend me katër lisa, me fije leshi, pambuku ose prej mëndafshi.

Brezi i mëndafshtë njihej ndryshe dhe “shall lahore”. Banorët vendas e përshkruajnë aq të hollë, sa mund të përshkohej në unazë .Në këmbë mbathnin çorape leshi dhe opinga “me dredha”,të bëra me lëkurë bualli ose kau,ndërsa dredhat që krijonin rrjetën në pjesën e sipërme, bëheshin me rripa prej lëkurë deleje.Krahas këtyre (që njihen edhe si modeli vendas),janë përdorur dhe të një lloji tjetër, të quajtura “ apanga gogisht”.

Por pjesa më interesante në veshjen e burrave dhe që konsiderohet si simboli më identifikues, është qeleshja, e njohur gjithandej me termin “plis”.

Në të shumtën e krahinave është mbajtur plis me formë gjysëm sferike dhe majë të rrumbullaktë, përvec fshatrave të Opojës dhe të Gorës, të cilët tradicionalisht e kanë mbajtur me formë rrashatake e njëjtë me atë të burrave të krahinës së Lumës.Në Rugovë në stinët e ngrohta përreth plisit lidhej një shall i bardhë, i cili duke kaluar rreth kokës në drejtim vertikal mbulonte edhe pjesën e veshëve, duke krijuar atë portret origjinal të banorëve të Rugovës

Edhe në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit plisi rrethohej me shall, veçse ai ishte më i ngushtë dhe më i shkurtë dhe i zbukuruar me breza disa ngjyrësh.Në fshatrat e Gorës dhe të Opojës rolin e këtij shalli e luante një shami e zbukuruar me lule dhe ngjyra të shumta.

Materiali me të cilin bëheshin pjesët e kostumit ndryshonte varësisht nga rasti kur përdorej. Përgjithësisht për veshjen e përditshme përdorej material i përgatitur brenda ekonomisë familjare,(i endur nga gratë e shtëpisë) dhe qepur nga mjeshtrat ambulantë(burra).Ndërsa llojet e jelekëve dhe të mintanëve si dhe stolitë e ndryshme,punoheshin nga rrobaqepësit profesionistë nëpër qytete.Eshtë rasti të përmendim se edhe veshjet e burrave shoqëroheshin me stolitë përkatëse.Veçanërisht burrat e fsharave të Rugovës dhe ato të Rrafshit të Dukagjinit(kryesisht rrethinat e Pejës,Gjakovës e Prizrenit) kanë përdorur lloje qostekësh me kokrra,orë xhepi me zinxhir si dhe lloje unazash stolisur me gurë shumëngjyrësh.

Përsa i përket veshjes së grave, ato paraqiten shumë më të larmishme e më të pasura në lloje e variante, të cilët grupohen në këto tre tipe kryesorë:a- veshja me këmishë të gjatë dhe dy futa, (të quajtura nga vendasit mbshtjellakë).Kjo veshje ka qenë e përhapur më shumë në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit në Rugovë, në Has, në Drenicë si dhe në luginën e Preshevës, b- veshja me mbështjellsë(fustanellë), e përhapur në fshatrat e Opojës( me ngjyrë të bardhë) dhe në ato të Gorës (në variantin me ngjyrë të kuqe),c- veshja me dimi,që ndonse është shfaqur vonë në arealin etnokulturor shqiptar, gjeti përdorim të gjërë për shkak të disa rrethanave social-kulturore, por edhe për prakticitetin e saj, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, në krahinën e Karadakut, të Gollakut si dhe në Shalën e Bajgorës.Në qytete ky tip veshje është njohur më herët, ndërsa në fshatra ajo filloi të bëhet veshje e modës pas luftës së parë botërore.

Nga këto tipe më i pasur në variante dhe në vlera artistike paraqitet ai “me këmishë dhe dy futa”, i cili në njësi të ndryshme etnografike të Rrafshit të Dukagjinit, paraqitet mjaft i larmishëm.

Një variant më vehte paraqet ai që njihet “veshja e Rekës”, e përhapur më shumë në fshatrat e Rugovës. Kjo veshje përbëhet nga një këmishë dy pjesëshe, fundi shumë i gjërë dhe i gjatë deri nën gjunj, bluza me mëngë të gjëra një brez i ngushtë, dy futa me formë trapezi(e përparmja më e madhe e pasmja më e vogël), të quajtura “kanaca”,corapet e gjatë deri në gjunj,opingat me rrjetë(me përkresa) dhe në kokë një shami me lule shumëngjyrëshe.

Por pjesa më interesante e kësaj veshje është një lloj jeleku (i njohur nga vendasit me termin krahca),forma e të cilit krijohet nga bashkimi i dy rripave (të thurur me grep), të cilët krijojnë formën e numurit tetë.Ndërsa pjesët më të zbukuruara të kësaj veshje janë dy kanacat,brezi dhe corapet në të cilët vërehen skema kompozicionale mjaft interesante, qoftë përsa i përket simbolikës së motiveve ashtu edhe sistemit të ngyrave.Yjet, dielli, insektet, gjarpëri etj. janë motivet më të pëlqyeshëm për të gjitha gratë e fshatrave të Rugovës.Ndërsa ngjyrat më të bukura për shijet e tyre janë: e verdha, ngjyra blu, e gjelbër, vjollcë etj.me të cilat krijohen lloj lloj kombinacionesh.

Nuk është për t’u habitur fakti se futat kanë të njëjtën formë me ato që janë pjesë përbërëse të veshjes me xhubletë të shkurtë,apo se pëlqehen të njëjtat ngjyra e motive me të cilat zbukurohen ato. Sipas të dhënave gojore rezulton se deri në fund të shek. 19 në fshatrat e kësaj njësie etnografike është përdorur gjërësisht veshja me xhubletë.Në mbështetje të këtij fakti dëshmon edhe prania e dy futave, që sic dihet janë pjesë shoqëruese të veshjes me xhubletë të shkurtë (si ajo e krahinës së Dukagjinit në Shqipërinë Veriore).Më pas, më shumë për prakticitet, vendin e kësaj veshje e zuri këmisha e gjërë me shumë kinda, e cila gjithsesi ruan edhe këto elementë të veshjes së mëparshme.

Një tjetër variant përbën veshja e quajtur “me lidhcë e mahramë”, e përhapur më shumë në fshatrat e zonave të ulta të Rrafshit të Dukagjinit.

Në fakt kjo veshje( futat e së cilës quhen “mshtjellakë”), identifikohet më shumë me frizurën e krijuar nga mënyra e lidhjes së kokës me dy shalla,pikërisht ato të quajtur”lidhcë e mahramë”, të endur në avlëmend, të cilët kalojnëputhitur pas kokës në drejtim horizontal dhe vertikal, duke i mbështjellur flokët plotësisht.Mjaft e spikatur në këtë veshje është edhe këmisha, e cila bëhej prej pëlhure pambuku të endur në avlemend, e zbukuruar (gjatë procesit të endjes) me vija ngjyrë bezhë(me t’kuq) ose kafe(me t’zi t’arrës), varësisht nga mosha e bartësit.

Por atë e bëjnë edhe më të vecantë zbukurimet e realizuara në të dy anët e grykës,të cilat sipas shijeve tradicionale kompozohen në linjë asimetrike, ashtu sic veprohet dhe me motivet që zbukurojnë mbështjellakët dhe corapet e gjatë.

Në të gjitha rastet harmonizohen mjaft bukur zbukurimet e bëra gjatë procesit të endjes me punimet e realizura me grep si dhe kompozimet e ngjyrave, të cilat qëndrojnë aq guximshëm pranë njera tjetrës. Dhe si zakonisht ngjyrat më të preferuara janë: vishnje e errët, e zezë, e verdhë dhe ajo e gjelbër.

Variantin më të pasur në elementë dhe në kolorit e përbën veshja e quajtur “me kullan”ose ”me rreth”, e përhapur kryesisht në fshatrat e Hasit të Prizrenit.Pa mëdyshje mund të themi se kjo veshje përmban vlerat më të spikatura të artit popullor fshatar në Kosovë.Janë të jashtëzakonshme për nga kombinimet skemat kompozicionale të motiveve dhe ngjyrave të shumta,të përdorura për zbukurimin e pjesëvë të saj ashtu sic janë dhe realizimet teknike të pëlhurave si dhe të qëndisjeve, pëefshirë dhe ato me rruaza.

Por elementi që tërheq vemendjen më shumë dhe që i ka dhënë emrin kësaj veshje, është një lloj brezi voluminoz, i modeluar si një këllëf i mbushur.Në një variant tjetër ai zëvendësohej me një rrip dërrase rreth katër gisht i gjërë, i cili vendosej në pjesën e pasme të belit.Gjatësia e tij duhej të ishte sa gjërësia e shpatullave.

Sic dihet fshatrat e Hasit janë populluar nga banorë të dy besimeve, katolikë dhe myslimanë.Megjithatë të dy palët kanë mbajtur të njëjtën veshje,vec faktit se gratë e besimit mysliman mbanin brez dërrase ndërsa katoliket e mbanin në formë rrethi. Shumë i vecantë është edhe një lloj fundi i quajtur”fistan”, i bërë me pëlhurë pambuku, të endur në avlëmend dhe që në variantin më të thjeshtë qepej me 40 kinda.Në cdo rast ky fund shoqërohej me një bluzë të shkurtë me mëngë të gjëra, e cila zbukurohej në pjesën e gjoksit dhe tek mëngët, me qendisje të bëra me rruaza.Kulmi i dekoracionit arrinte në dy futat e gjëra dhe të gjata, të cilat e mbulonin fustanin pothuajse plotësisht. Me të njëjtin intensitet ngjyrash e motivesh paraqiten të zbukuruara edhe mahramat (mbulojet) e kokës, vecse të realizuara teknikisht ndryshe. Por edhe më interesante paraqitet frizura e këtyre grave, qoftë mënyra e krehjes së flokëve, me cullufe të prera tek veshët, ashtu edhe lidhja e mbulojës së kokës.Një model i këtillë gati na kujton personazhet e pikturave murale të periudhës mesjetare,vecanërisht shalli i lidhur mbi ballë në formën e një diademe, i cili ditën e dasmës shoqërohej me një si kapele në formë trekëndëshi, e zbukuruar me rruaza dhe monedha që vareshin deri mbi ballë..

Pjesë e pa ndarë e veshjeve që përmendëm më lart ishin edhe llojet e stolive,sidomos ato që përdoreshin në raste ceremonish gazmore. Më tipiket ishin vargjet e zinxhirëve të shoqëruar me monedha argjendi(paret e goksit), që vareshin në qafë, llojet e unazave me gurë xhami si dhe një varg zbukurimesh të tjera që bëheshin me rruaza, të cilët në të shumtën e rasteve përdoreshin për të zbukuruar gërshetat e flokëve.

Një variant tjetër, më vehte, ishte veshja e Drenicës.Ajo përbëhej nga këmisha e gjatë dhe e gjërë,e bërë me pëlhurë “vendi”(e endur në avlëmend), e cila gjatë procesit të endjes zbukurohej “me gurra”( me breza) ngjyrë bezhë dhe kafe.Këmisha e kësaj veshje është e pakrahasueshm për zbukurimet e realizuara në pjesën e gjoksit. Motivet stilizohen në mënyrë të atillë, që më shumë ngjajnë me stolitë e qafës. Mbi këmishë visheshin dy” pshtjellakët”(futat),i përparmi më i madh ndërsa i pasmi jo vetëm që është më i vogël por edhe i përbërë nga një numur i shumtë palëzash dhe vec kësaj në zbukurimin e tij bie në sy ngjyra e kuqe.Përdorin të njëjtin jelek si ai që mbajnë gratë e Rugovës,ndërsa corapet e grave të Drenicës janë tepër të njohur për modelet e tyre origjinal, të cilët krijohen nga kompozimet me shumë motive dhe ngjyra lloj-llojesh, të cilët mbulojnë gjithë sipërfaqen.Si në të gjitha krahinat e tjera edhe këtu tradicionalisht janë mbajtur opinga me përkresa,të thurura me fije dy-tre ngjyrëshe.

Tipi i veshjes “me mbështjellsë”, që në popull njihet “veshë me fustanellë”, është përdorur vetëm në fshatrat e Opojës dhe të Gorës.E merrte këtë emër nisur nga një lloj fundi me rudha, i hapur në njërën anë, i cili bëhej me pëlhurë leshi me ngjyrë të kuqe(në Gorë) ose prej pambuku me ngjyrë të bardhë(në Opojë).Ndërsa pjesët e tjera përbërëse, në përgjithësi ishin të ngjashme në mënyrën e stilimit, por të ndryshme në ngjyra dhe në llojet e motiveve të përzgjedhura.

Elementë të tjerë përbërës të kësaj veshje ishin tlinat me këmbëza, mëngët e punuara me grep, jeleku “me sumlla”i qendisur nga mjeshtrat e qytetit të Prizrenit,xhybja e zezë pa mëngë, e gjatë deri në kërdhokla si dhe shamia e kokës, e cila në Opojë pëlqehet me ngjyrë të verdhë dhe në Gorë e kuqe.

Mbas viteve ’70 të shek. 20 në fshatrat e Opojës krahas kësaj veshje filloi të gjejë terren gjithnjë e më shumë edhe ajo me dimi të gjëra prej mëndafshi artificial(për raste ceremoniale)ose prej pambuku, shoqëruar në cdo rast me përparje të leshtë ose prej pambuku, endur në avlëmend dhe e zbukuruar sipas modeleve që përdornin gratë e qytetit të PrizrenitNdërsa në ditët e sotme ajo është bërë pothuajse veshje mbizotëruese pothuajse në të gjithë fshatrat e kësaj krahine. Përhapje më masive gjeti veshja me dimi në fshatrat dhe qendrat e tjera të banuara të Rrafshit të Kosovës, madje duke e zëvëndësuar plotësisht veshjen e mëparshme tradicionale, e cila sipas dëshmive gojore, përbënte një variant të veshjes me këmishë të gjatë dhe dy futa (si ajo e Drenicës) Sipas të dhënave gojore procesi i zëvendësimit është kryer në dy etapa: e para ka ndodhur në vitet 20-30 të shekullit 20 dhe e dyta diku mbas luftës së dytë botërore.Veçanërisht etapa e dytë ka qenë më vendimtare në këtë proces, mbasi në këtë zonë ndodhën shumë ndryshime sociale, ekonomike dhe kulturore që e favorizuan këtë dukuri. Pikërisht në këtë zonë ishin përqëndruar qendrat industriale dhe minerare ku u angazhuan puntorë të shumtë, të ardhur nga fshatra të ndryshëm. Shkëputja nga mjedisi tradicional krahas zhvillimeve të tjera, solli ndryshime edhe në veshje duke e bërë atë më praktike në krasim me veshjen e mëparshme.

Në formën më tipike veshja me dimi arriti të ruhet në qytetet Prizren, Pejë Gjakovë, Mitrovicë, Prishtinë etj.. Edhe pse prej kohësh ajo nuk përdorej si veshje e përditshme, në raste ceremonishë apo festash të ndryshme familjare nuset e cdo shtëpie për forcë tradite, vazhdonin të visheshin me dimi(dimija) mëndafshi natyral ose artificial, të qepura me 12-14m. pëlhurë, me këmishë mëndafshi të zbukuruar me oje, jelek dhe mëngore të qendisura me fije ari, brez argjendi “fishekli”,pandofla të qendisura me fije mëndafshi. Ndërsa nuset e reja në kokë vinin fesin e zbukuruar me monedha të vogla ari.Në të shumtën e herës veshja e kësaj kategorie, trashëgohej nga brezi në brez ,vecanërisht në familjet që donin të ruanin imazhin e derës së mirë.

Me një pamje krejt tjetër na shfaqet veshja me dimi në fshatrat shqiptarë të luginës së Preshevës, vecanërisht veshja e nuseve të reja. E vecanta e saj së pari vërehet në modelin e prerjes së dimive, të cilat ndryshe nga modeli i zakonshëm, në pjesën e pasme të trupit stiloheshin me 133 pala të vogla (të quajtura gurra) së dyti se ato bëheshin prej pëlhure të endur në avlëmend, me fije leshi të ngjyrosura me ngjyrë të zezë .Në kontrast me këto përsa i përket intensitetit të zbukurimeve, paraqiten pjesët e tjera të këtij kostumi. Në të gjitha aspektet nuk mund të gjindet në Kosovë një veshje tjetër që të përmbaj kaq shumë zbukurime , qoftë përsa i përket ngjyrave, por edhe sasisë së motiveve të përdorur në pjesë të vecanta. Po aq të larmishëm janë dhe llojet e materialeve dhe të teknikave të aplikuara, duke përdorur njëkohësisht qëndisje të bëra me fije pambuku dhe qëndisje me rruaza (të cilat janë mbizotëruese) si dhe punime me grep e me gjilpërë,etj. etj.Të gjitha së bashku paraqiten të kombinuara në skema nga më të ndryshmet, i shohim të jenë zbatuar kryesisht në pjesët e sipërme të veshjes si:brezi me rruaza(kushaku me peshq), tre peshqirët e brezit, jeleku, këmisha me mëngë të ngushta( për krahësh), mitani me mëngë të gjata, shamia e kokës(e qëndisur me rruaza), kapuci i zbukuruar gjithashtu me rruza, i modeluar në formë kurore, rruazat e gjoksit (disa vargje). Me të njëjtin mënyrë zbukurohej edhe përparja e veshjes së nuseve (ndërsa vajzat dhe gratë e moshuara e mbanin krejtësisht të zezë).

Kjo ishte njëra nga veshjet e nuseve të reja dhe pikërisht ajo që vishej të nesërmen e ceremonisë së dasmës..Ndërsa ditën që dilte nga shtëpia e vajzërisë, vishej me këmishë të bardhë (të bërë me pëlhurë avlëmendi) dhe dy futa, të quajtura njera “përpac”(e përparmja) dhe tjetra “pshellak”(e pasmja).Pjesët e tjera ishin të njëjta me ato të veshjes me dimi. Zëvëndësimi i këmishës së bardhë, të nesërmen e ditës së dasmës, me dimitë e zeza, në mendësinë e banorëve vendas, simbolizon ritualin e kalimit të vajzës nga një status në tjetrin.

Si i pari botim i këtij lloji, ku ilustrimi është në funksion të njohjes shkencore, ai përbën një ngjarje në jetën kulturore të popullit shqiptarë në Kosovë. Vec kësaj ky botim hap rrugën e krijimit të një reference për shkencat albanologjike si dhe përbën një shenjë shprese për rikthimin e vemendjes së duhur në këtë fond të pasur e të lashtë të trashëgimisë kulturore të popullit kosovar në këtë periudhë zhvillimi dhe integrimi .

 

blank

Etnografia e shquar shqiptare Prof.Dr.Afërdita Onuzi

 

blank

Dronët që mbrojnë të korrat nga insektet

VOA

Insektet fluturuese shkatërrojnë miliarda dollarë të korra në botë çdo vit. Megjithatë shpesh herë fermerët zgjedhin të mos përdorin pesticide për të mbrojtur bimët e tyre. Por një kompani e re në Holandë thotë se ka gjetur një zgjidhje.

Në mes të natës në Holandë, një dron gjahtar vë në shënjestër një qenie të paftuar.

Bëhet fjalë për fluturat e natës që kërcënojnë të korrat në serrat si ajo në Koppert Cress.

“Nuk mund të përdor kimikate. Jam furnizues restorantesh. Kam produkte unike të cilat nuk çertifikohen për t’u spërkatur me kimikate prandaj nuk e dua“, thotë Rob Baan, pronar i kompanisë Koppert Cress.

Një kompani e re holandeze, Pats Drones, projektoi një dron të modeluar nga studentët që donin një mënyrë për të vrarë mushkonjat. Krijuesi i kësaj teknologjie Kevin van Hecke, shpjegon se sistemi përdor dy kamera për të përcaktuar pozicionin e fluturës së natës dhe dronit.

“E sheh duke fluturuar. Sistemi e di se ku ndodhet droni i cili niset drejt insektit. Duhet ta bëjë atë në mënyrë shumë të shpejtë“, thotë ai.

Në serrën Koppert Cress, zoti Baan thotë se droni gjahtar e di se cilat insekte të sulmojë e cilat të mos i ngacmojë lë rehat.

“E dallon nga fluturat e tjera, e di cilat të vrasë e cilat jo, sepse disa prej tyre nuk janë të dëmshmë, si për shembull mollëkuqja sepse ajo mbron nga disa insekte të tjera. Pra dronët duhet të vrasin inspektet e këqia. Ato të mirat janë shumë të shtrenjta. Unë paguaj të paktën 50 cent për një grerëz, prandaj nuk dua që dronët të vrasin grerëzat”, thotë Rob Baan, pronar në Koppert Cress.

Zoti Baan thotë se një flutur nate e vetme mund t’i shkaktojë dëme prej dhjetra mijëra eurosh, prandaj mirëpret sigurinë e dronëve flutures.

Sipas Kombeve të Bashkuara mes 20 dhe 40 për qind të prodhimit botëror të kulturave bujqësore çdo vit shkatërrohet nga qeniet keqdashëse. Vetëm insektet dëmtojnë rreth 70 miliardë dollarë.

blank

Më 14 mars 2017 Stephen Hawking, astrofizikan gjenial

Stephen William Hawking, CH, CBE, FRS, FRSA (i lindur më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe) është një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil dhe Kaius, Kemb. Stivën Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.

Jeta

Hawking lindi me 8 Janar te vitit 1942. Babai i tij ishte Frank Hawking dhe e ëma e tij Isobel Hawking. Këta të fundit studimet i mbaruan te dy ne Universitetin e Oksfordit. Frank H. studioi ne fushen e mjekësisë ndersa Isobel H. studioi per Filozofi, politike dhe ekonomi. Në 1950 kur Stephen ishte vetëm 8 vjeç, familja Hawking u shperngul ne St. Albans Hertfordshire. Hawking filloi shkollimin e tij ne “Byron House School”. Ai mori pjese ne “Radlett School” per 1 vit dhe me pas prej shtatorit te vitit 1952 vazhdoi shkollimin ne “St Albans School”. Familja e tij nuk mund ti perballonte tarifat shkollore pa burime financiare, keshtu që shpresa e tyre e vetme ishte qe Stephen të arrinte të fitonte nje burse shkollimi. Babai i tij dëshironte qe ai te shkollohej më tej ne “Westminster School”, por 13 vjeçari u semur në diten e provimit per burse. Ne vitin 1958 dhe me ndihmën e mësuesit te matematikes Dikran Tahta, ndërtuan një kompjuter me pjese pjesë orash, një komutatori të vjetër telefonik dhe të tjera komponente. Edhe pse në shkollë ishte i njohur si “Einstein”, Hawking nuk ishte i suksesshëm qe ne fillim. Me kohë, ai filloi të tregojë aftësi të konsiderueshme për lëndët shkencore, dhe i frymëzuar nga Tahta, kishte vendosur të studionte për matematikë. Babai i tij e këshilloi të studionte per mjekësi, i shqetësuar se në lëndën e matematikes nuk kishte vende të mjaftueshme per pune. Per shkak te kesaj por edhe per arsye te tjera Hawking vendosi te studiojë lenden e fizikes dhe kimisë. Pavaresisht keshillave te drejtorit qe ai te priste deri ne vitin tjeter, ne Mars te vitit 1959, atij i ishte ofruar nje bursë pas marrjes se rezultateve te provimeve. Hawking ne Tetor te vitit 1959, perkatesisht ne moshen 17 vjeçare, vazhdoi studimet ne Kolegjin e Universitetit te Oksfordit. Ne 18 muajt e pare ai ishte i vetmuar dhe i merzitur pasi ishte shume më i ri se sa studentet e tjere. Gjate vitit te dyte dhe te tretë ne universitet, sipas Berman, Hawking beri ndryshime te medha, duke u perpjekur te ishte nje nder studentet me te dalluar. Ndryshe nga studentet e tjere, ai ishte shume i perkushtuar edhe ndaj muzikes klasike. Eshte konstatuar se Hawking ka studiuar rreth 1000 ore gjate 3 viteve te studimeve te tij. Ne Tetor te vitit 1962 ai filloi punen e tij pasuniversitare ne Trinity Hall – Cambridge. Si student doktorature, viti i parë per Hawking ishte mjaft i veshtire. Pasi u diagnostikua me semundjen motor-neurone, Hawking ra ne depresion. Mjeket supozonin se kishte edhe 2 vjet jetë, por semundja e tij nuk u zhvillua aq shpejt, megjithate problemet ne te ecur, ne frymerrje dhe ne levizjen e gjymtyrve filluan. Prape se prape i frymezuar nga Roger Penrose, ai vazhdoi hulumtimet e tij rreth te ashtuquajturave “Vrimat e zeza” qe pershkojne universin. Si nje kozmolog i persosur, Hawking shkroi tezën e tij mbi kete teme. Hawking ka marrë një bursë kërkimore në Gonville dhe Caius College dhe ne vitin 1966 ai doktoron ne degen e filozofise. Kur Hawking ishte diplomuar ne Cambridge, ai krijoi lidhje me nje vajze te quajtur Jane Wilde qe njeheresh ishte edhe mikja e motres se tij. Atë e njohu pak kohe para se te diagnostikohej me semundjen e tij, por kjo nuk e nderpreu mardhenien mes tyre. Ata u martuan me 14 Korrik te vitit 1965. Çifti kane 3 femije, nje djale me emrin Robert (1967), nje vajze Lucy (1970) dhe femija i tretë, djaloshi Timothy (1979). Ne pranveren e vitit 1995 Çifti u divorcuan, Hawking u martua me Mason ne shtator te po atij viti. Me 2006 Hawking u divorcua ne heshtje nga Mason duke e rikthyer lidhjen e tij me Jane dhe ne ate kohe ajo boton librin “Udhetim ne pafundesi”.

Fushat e kërkimit

Sëmundja

Stephen Hawking vuan nga nje semundje e njohur si skleroza laterale amiotrofike (motor-neurone). Hawking kishte përjetuar vështirësi ne te ecur dhe ne vozitje. Diagnoza e sëmundjes neurone motorike u be në vitin 1963 kur Hawking ishte 21 vjecar. Në atë kohë, mjekët i dhane atij vetem dy vjet jete. Në fund të viteve 1960, aftësitë fizike te tij u perkeqsuan. Tanime ai nuk mund te shkruante dhe ecte shtrember, por ai ne kete kohe kishte zhvilluar metoda kompensuese vizuale, duke përfshirë edhe duke parë ekuacionet në drejtim të gjeometrisë. Me 1960 ai u be i njohur per karrocen e tij te dixhitalizuar. Ai pastaj mori një program kompjuterik të quajtur “barazimin” nga Walt Woltosz. Kjo eshte nje metodë që ai e përdor në këto ditë, duke pershtatur fraza, fjalë dhe shkronja nga një bankë prej rreth 2,500-3,000 nga ato që janë skanuar. Hawking ka ruajtur nje zë origjinal, duke thënë se ai e preferon qe te identifikohet me ate ze.

Hawking gradualisht ka humbur përdorimin e dorës së tij, dhe me 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë. Veshtersite u shtuan edhe ne frymarrjen e tij ku si pasoje e nje operacioni ne kanalet e frymarrjes, ai humb totalisht aftesine e to folurit. Tani Hawking eshte pothuaj teresisht i paralizuar.

Veprat

-A Brief History of Time (1988) -Black Holes and Baby Universes and Other Essays (1993) -The Universe in a Nutshell (2001) -On The Shoulders of Giants (2002) -A Briefer History of Time (2005) -God Created the Integers: The Mathematical Breakthroughs That Changed History (2005) -The Grand Design (2010) -My Brief History (2013)

Punet akademike

Hawking, S. W.; Penrose, R. (1970). "The Singularities of Gravitational Collapse and Cosmology". Mathematical,Physical and Engineering Sciences 314 (1519): 529–548. Bibcode:1970RSPSA.314..529H. doi:10.1098/rspa.1970.0021.

Hawking, S. (1971). “Gravitational Radiation from Colliding Black Holes”. Physical Review Letters 26 (21): 1344–1346. Bibcode:1971PhRvL..26.1344H. doi:10.1103/PhysRevLett.26.1344. Hawking, S.W. (1972). “Black holes in general relativity”. Communications in Mathematical Physics 25 (2): 152–166. Bibcode:1972CMaPh..25..152H. doi:10.1007/BF01877517. Hawking, S. W. (1974). “Black hole explosions?”. Nature 248 (5443): 30–31. Bibcode:1974Natur.248…30H. doi:10.1038/248030a0. Hawking, S.W. (1982). “The development of irregularities in a single bubble inflationary universe”. Physics Letters B 115 (4): 295–297. Bibcode:1982PhLB..115..295H. doi:10.1016/0370-2693(82)90373-2. Hartle, J.; Hawking, S. (1983). “Wave function of the Universe”. Physical Review D 28 (12): 2960–2975. Bibcode:1983PhRvD..28.2960H. doi:10.1103/PhysRevD.28.2960. Hawking, S. (2005). “Information loss in black holes”. Physical Review D 72 (8): 084013. arXiv:hep-th/0507171. Bibcode:2005PhRvD..72h4013H. doi:10.1103/PhysRevD.72.084013.

Filmat dhe serite:

A Brief History of Time (1992) Stephen Hawking’s Universe (1997) Hawking – BBC television film (2004) starring Benedict Cumberbatch Horizon: The Hawking Paradox (2005) Masters of Science Fiction (2007) Stephen Hawking and the Theory of Everything (2007) Stephen Hawking: Master of the Universe (2008) Into the Universe with Stephen Hawking (2010) Brave New World with Stephen Hawking (2011) Stephen Hawking’s Grand Design (2012) The Big Bang Theory (2012) Stephen Hawking: A Brief History of Mine (2013) The Theory of Everything – Feature film (2014) starring Eddie Redmayne

Shkrimet qe i punoi bashke me vajzen e tij Lucy:

George’s Secret Key to the Universe (2007) George’s Cosmic Treasure Hunt (2009) George and the Big Bang (2011)

Çmimet

1.Presidential Medal of Freedom 2009

2.Copley Medal 2006

3.Albert Einstein Award 1978

4.Hughes Medal 1976

5.Albert Einstein Medal 1979

6.Adams Prize 1966

7.Gold Medal of the Royal Astronomical Society 1985

8.Wolf Prize in Physics 1988

9.Dannie Heineman Prize for Mathematical Physics 1976

10.Eddington Medal 1975

11.Fonseca Prize 2008

12.Special Breakthrough Prize in Fundamental Physics 2013

13.Dirac Medal of the Institute of Physics 1987

14.Prince of Asturias Award for Concord 1989

Thënie

  • Qëllimi im është i thjeshte. Është një kuptim i plotë i gjithësisë, pse ajo është ashtu si është dhe fundja pse ekziston.
  • Jo vetëm që Perëndia luan zare, por… ai nganjëherë i hedh ato atje ku nuk mund të shihen.
  • Nuk është e qartë që mençuria ka ndonjë vlerë mbijetuese afatgjate.
  • Të kufizosh vëmendjen tonë tek gjërat tokësore do të ishte të kufizosh shpirtin njerëzor.
  • Unë mendoj që viret kompjuterike duhet të njihen si forme jete. Unë mendoj se ato tregojnë diçka mbi natyrën njerëzore që e vetmja formë e jetës që kemi krijuar kaq shume është krejtësisht shkatërrimtare. Ne e kemi krijuar jetën në shëmbëlltyrën tonë.
  • E gjithë historia e shkencës ka qenë kuptimi i ngadaltë se ngjarjet nuk ndodhin në një mënyrë të gjykueshme, por qe ato pasqyrojnë një farë rendi të nëntëshëm, i cili mund ose nuk mund te jetë i frymëzuar hyjnish.
  • Ka baza për një optimizëm të kujdesshëm se ne tani mund të jemi afër fundit të kërkimit për ligjet e fundit të natyrës.
blank

Miliarderi japonez kërkon 8 persona për një udhëtim në Hënë

Miliarderi japonez, Maezawa Yusaku kërkon 8 persona për ta shoqëruar atë në një fluturim turistik për në Hënë në vitin 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maezawa njoftoi në Twitter se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e turneut “DearMoon” në Hënë në vitin 2023, duke e bërë pasagjerin e parë privat në një udhëtim të tillë me SpaceX të Elon Musk.

Në një video mesazh, miliarderi 45-vjeçar deklaroi se turneu SpaceX do të jetë një ekspeditë e veçantë sepse ai ka rezervuar të gjitha vendet.

“Kërkoj 8 persona, do të udhëtojmë me raketën ‘Starship’ të prodhuar nga SpaceX”, tha Maezawa.

Udhëtimi do të zgjasë gjashtë ditë pasi do të duhen tri ditë për të shkuar dhe tri për t’u kthyer.

“Pjesëmarrësit nuk do të paguajnë asgjë”, theksoi miliarderi.

Maezawa tha se kishte planifikuar më parë të zgjidhte artistë si këngëtarë, valltarë ose shkrimtarë të njohur në të gjithë botën, por tani beson se “çdo person që bën diçka krijuese mund të quhet artist”.

“Çfarëdo aktiviteti që të bëni, nëse shkoni në hapësirë, ju mund të shtrini kufijtë për të ndihmuar njerëzit e tjerë dhe shoqërinë në një farë mënyre. Unë dua të kem dikë me këtë lloj potenciali. A jeni i kënaqur me atë që po bëni tani? Mund të bëni diçka më të mirë dhe më të madhe duke shkuar në hapësirë? Ftoj këdo që mund të kontribuojë për njerëzimin, pavarësisht nga prejardhja e tij”, tha Maezawa.


Send this to a friend