VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Foto + Video) Stërmbesa e Robert F. Kennedy, Saoirse Kennedy Hill, humb jetën në moshën 22 vjeç

By | August 2, 2019

Komentet

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!

Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar  “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.

NJë vepër e mrekullueshme e skulptorit të talentuar Arben Bajo e ka portretizuar artisten me një vërtetësi të rrallë!

Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!

Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit,  Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:

“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”

Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!

Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

 

Gazetari Denis Dyrnjaja vë alarmin: Sandër Lleshi zbriti Mercedesit: Njerëzit po terrorizohen nëpër qytete!

 

Gazetari Denis Dyrnjaja që punon në televizionin Top Channel vë alarmin dhe i bën apel ministrit të brendshëm Sandër Lleshi për shkak të degradimit të rendit publik në të gjithë vendin. Populli jeton nën terrorin e bandave, kryebanditët e të cilave lirohen çdo ditë nga burgjet e Shqipërisë.  Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Denis Dyrnjasë marrë prej faqes së tij në rrjetin social:

 

 

 

 

Filmi shqiptar “Lajmi” i Lorin Terezit fiton çmimin e parë në festivali ndërkombëtar te filmit Flickerfest 2020 në Australi –

Shqiperia u rendit e para mes shume shteteve pjesemarres.* Festivali Flickerfest eshte i akredituar dhe faze seleksionuese per Çmimet Oscar dhe Bafta

 

Filmi “Lajmi” me regjisor Lorin Terezi fiton çmimin e pare si filmi me i mire i festivalit Flickerfest, ne premieren boterore ne Australi.

Flickerfest është një festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër që mbahet çdo vit në janar në Bondi Beach, Sidney, Australi.

* Festivali Flickerfest eshte i akredituar dhe faze seleksionuese per Çmimet Oscar dhe Bafta

Filmi shqiptar “Lajmi” që posa u nderua me çmimin e parë eshte produksion Shqiptaro-Spanjoll i finacuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise ne Shqiperi. Kacak Production dhe Mailuki Films(Spanje). Ideja e filmit nisi nga nje kronike lajmesh, ku deshmitari shprehte kenaqesine e protagonizmit, qe ishte ne kundershti me deshmine makabre qe duhej te jepte.

Skenari u shkrua nga Lorin Terezi dhe nga Anila Balla. Lorin Terezi është njekohesht edhe producent i filmit.

Xhirimet u kryen ne fshatin Shen Gjergj, me pjesemarrjen e banoreve te te gjithe fshatit.

Ne rolet kryesore luajnë Lena Kryeziu Bokshi, Bilbil Kasmi, Mirjana Deti, Besnik Ferra, Pellumb Dervishi.

Drejtor Fotografie Denald Grepcka me suportin e Papadhimitri Film Production.

Flickerfest eshte festivali me i rendesishem i filmit te shkurter ne Australi, ai ka nje pjesemarrje nderkombetare me mbi 3000 filma nga e gjithe bota.

Kete vit qe filmi ‘The News’ (ne shqip Lajmi) mori pjese dhe kishte njekohesisht dhe shfaqjen e pare jashte Shqiperise ishte Edicioni 29 i Flickerfest. Filmi mori çmimin ‘Best International Short’ qe eshte ekuivalent i Çmimit te pare.

Shqiperia u rendit e para mes shume shteteve pjesemarres.

Ky eshte filmi i dyte i shkurter i Lorin Terezit me mbeshtetjen e Qendres Kombetare te Kinematografise.

Me kete çmim, “Lajmi” vazhdon automatikisht rrugen per Oskars dhe Bafta.

2020 Awards

“Dje i shkova në spital” Ndriçim Xhepa tregon sëmundjen që i mori jetën Xhevdet Ferrit –

Ndriçim Xhepa ka zbuluar për News 24 se kolegu i tij, Xhevdet Ferri i cili vdiq sot vuante nga një sëmundje pulmonare në mushkëri. Ai bëri me dije se dje i shkoi për vizitë Xhevdet Ferrit në spital dhe e pa në një gjendje shumë të rëndë por nuk ja mori mendja se aktori do të vdiste pas 24 orësh.Po ashtu Ndriçim Xhepa thotë se është i pikëlluar pasi në dhjetor e kishte takuar për herë të fundit kurse rrugëtimin si aktorë e kanë pasur së bashku pasi përkojnë të së njëjtës kohë.“Nuk është se nuk i kam ditur gjërat që në pranverë. Por besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë.Unë kur mora njoftimin jo më larg se dje në drekë që nuk ishte mirë. Isha dje deri në 9 në spital. Bënë një tolerancë mjekët, një mjek reanimator. Ndoshta bëra mirë, ndoshta keq pasi pashë në gjendje të keqe. Mjeku tha që kishte shpresa shumë të vogla.

Më shpjeguan gjithçka, me frymëmarrje të drejtuar. As 24 orë nuk janë mbushur kur e kam parë. Fola sot me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bëntë një përpjekje por fundi është siç po bisedojmë dhe s’më erdhi në mendje që do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve.

Ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër, dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë.

Kam punuar shumë tepër me të se sa të tjerët. Kemi qenë tek ‘Vendimi’ te ‘Dasma e Sakos’, te ‘Delegacioni’, te ‘Treni niset në 7 pa pesë’.

Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.

Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje, por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin.

Nuk e di por nga ana profesionale këta mjekët, mjeku i brendshëm ishte i mrekullueshëm po më thoshte se ishte një nga dy rastet e rralla kur sëmundja godet pulmonet.

Ishte shumë kurajoz, me të vërtetë me bagazh, djalë me shije dhe i lexuar. Jo më kot ka qenë në 3-4 raste si drejtues në art. Me filmin, me teatrin kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë.

Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi.”- tha Ndriçim Xhepa.

Tenori Ramë Lahaj letër Edi Ramës: Psikopat! S’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelësh mbi gjakun e kosovarëve!

Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbajtjes së Samitit të tretë të Mini-Shengenit Ballkanik në Tiranë, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Malit të zi, Milo Gjukanoviç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por pas praninë e Kosovës. Tenori “shpërthen” me tone të ashpra ndaj Ramës, duke e quajtur atë “psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj”.

LETRA:

Ti ‘kryeministri im’

Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim, ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.

S’ka shumë kohë që si 15 vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm.

E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as ne CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është duk si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjenë me dhimbjen tonë.

Ti, që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë.

Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkojë e bëj pazare me të, ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër!

Ti edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!

Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.

Andaj duhet ta dish, që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.

Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për Mini Schengen por me praninë e SHBA-së për një Euro-Schengen. Zoti e ruajtë Shqipërinë, nga shqiptarët si ti!

 

(Foto të rralla)30 vjetori i themelimit të LDK – Themel i shtetndërtimit të Kosovës- Pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues bënë histori…. Nga Jusuf Buxhovi

30 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Me moton për liri, barazi dhe demokraci dhe në saje të përfshirjes të gjitha shtresave shoqërore dhe politike në të, Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 23 dhjetor 1989 nga brezi i intelektualëve që mori përgjegjësinë për fatet e vendit në rrethanat vendimtare, kur Kosovës iu mor autonomia me dhunë nga Beogradi dhe federate kishte filluar shpërbërjen, shpejt u kthye në lëvizje kombëtare, që vuri në binarë dy procese historike: rrënimin e strukturës së lidhjes komuniste e me të edhe të ideologjisë së saj, si dhe shkëputjen nga pushtimi serb, zhvillime këto që ia hapen rrugën shtetndërtimit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës në ato rrethana arriti të bëjë një kthesë edhe të mendësisë politike të deriatëhershme, e cila shquhej për orientimin totalitar, duke e kthyer nga vlerat demokratike dhe konceptet euro-atlantike. Orientimi i ri politik, i përqafuar nga të gjitha shtresat e popullatës, bëri që çështja e pazgjidhur e Kosovës të vështrohet nga një prizëm tjetër nga shtetet e perëndimit, duke kaluar në një stad të ri ndërkombëtarizmit si dhe kthimi pënjëhershëm të vëmendjes ndaj një popullatë e cila më herët shihej si politikisht e dezintegruar dhe e manipuluar. Kthimi i vëmendjes nga Kosova bëri që njëkohësisht faktori ndërkombëtar të marrë edhe obligime rreth gjetjes së një modusi të zgjidhjes së këtij problem të ndjeshëm jo vetëm ballkanik, pore dhe më gjerë.

Në këtë rrugëtim historik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy pamje. Atë të rezistencës institucionale, me shtetin paralel, që mori përsipër proceset e shtetndërtimit, së cilës, me shpalljen e Deklaratës për Pavarësitë 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtator 1990, dhe Referendumit për Pavarësitë 26 shtatorit 1991 e deri te zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit 1992, iu krijua infrastruktura e legjitimiteti demokratik.

Kjo pamje, që filloi më 23 dhjetor 1989 dhe zgjati deri më 12 qershor 1999, është historike.

Ndryshmi madhor ditën e 23 dhjetori 1989, u vu në binarët e duhur historik jo vetëm në saje të guximit intelektual të nismëtarëve që e përgatiten Kuvendin (programin politik, statusin dhe formalitetet tjera që i duheshin gjithë procesit), por për më tepër nga guximi l pjesmarrëve në Kuthendin Themelues, atyre 150 vetave, intelektualë të të gjitha profileve, të cilët i dhanë legjjitimitet punës së nismëtarëve. Andaj, me të drejtë mund të thuhet se pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokrtike të Kosovës janë themeluesit e njëmend të lëvizjes kombëtare, që e bënë historinë…

(Fotot nga Iliaz Bylykbashi,kronist i zellshëm i kthesave historike).

Dr Zenel Kelmendi, në emër të Këshillit Inicues, hap kuvendin themelues

 

 

 

Jusuf Buxhovi, koordinator i Këshillit nismëtar, paraqet programin e partisë dhe statudin

Dr Ibrahim Rugova, pas zgjedhjes president, falemenderohet dhe premton se LDK do të kryej misionin historik

 

 

Dr. Zekeria Cana, anëtar i Këshillit Inicues, përshëndet Kuvendin në emër të Këshillit për të Drejtat dhe liritë e njeriut

Pamje nga puna e Kuvendit: nënshkrimi i listave nga ana e pjesëmarrësve në Kuvend ku konfirmohej pranimi i progamit dhe statusit të anëtarësisë. Mes pjesëmarrësve kishte personalitete eminente si : Akademik Dervish Rozhaja, Akademik Fehmi Agani, Akademik Idriz Ajeti, Akademik Mark Krasniqi, Ymer Jaka, e të tjerë…

 

 

Pamje nga Kuvendui: akademik Dervish Rozhaja, Bujar Bukoshi e të tjerë,,,

KOnferenca e parë për shtyp e Rugovës dhe Kryesisë së zgjedhur (J,Buxhovi, sekretar dhe anëtarëve Bukoshi, Ali, N. Kelmendui dhe M. Kraja) me gazetarë vendor dhe tël huaj.

Jusuf Buxhovi po vijon me publikimet e dokumentave autentikë: 30 vjetori i themelimit të LDK-së PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*

Shkrimtari dhe publicisti Jusuf Buxhovi me rastin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së po publikon dokumenta autentike të asaj kohe. Sikur PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*- (Dokument autentik i paraqitur në Kuvend) që po paraqesim më poshtë:

“PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*

(Dokument autentik i paraqitur në Kuvend)

Kriza e thellë shoqëror, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash e sa kohë, para bashkësisë shumëkombëshe hapi dilema që kanë të bëjnë me ekzistencën e saj të mëtutjeshme. Në opsion tashmë janë shumë programe dhe projekte të nduarndurta që mëtojnë të fitojnë legjitimimet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Jugosllavinë duhet kuptuar si interes të secilit që jeton në të, pra, edhe të popullatës së Kosovës, e cila ruan të drejtën e saj që lirisht të vendosë për fatin e vet.
Fakti se kriza e thellë dhe e gjithanshme që po rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese, dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit njëpartiak, ne të nënshkruarit, morëm nismën që të themelojmë:
Lidhjen Demokratiket të Kosovës,
Si Parti për veprim shoqëror-politik e kulturor të të gjithë atyre që aprovojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe intencat e saj.
1
Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pa kriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.
Kosova, përkundër potencialeve të veta njerëzore dhe natyrore, është pjesa ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. LDK vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeve të investimeve, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituar të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë – varësisht nga aftësitë; angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare dhe të tjera.
LDK angazhohet për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe angazhohet për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.
2

LDK angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plot juridike e politike të qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht përkatësisë kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik, që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës.
LDK angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve politike të ndryshme;
LDK angazhohet për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut dhe të qytetarit; angazhohet për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për heqjen e çfarëdo censure të fshehur; angazhohet për gjyqet e pavarura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve.
LDK angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në Federatë, duke e kuptuar Federatën si bashkësi të subjekteve të barabarta, si bashkësi të qytetarëve dhe të kombeve të barabarta. Pra,angazhohet për një federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve dhe të republikave dhe të krahinave në sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votës së lirë.
LDK do të angazhohet për një shoqëri demokratike, në bazë të traditës më të mirë të qytetërimit njerëzor.
LDK do të angazhohet për zgjerimin e kanaleve demokratike institucionale, drejt ri afirmimit dhe afirmimit të mëtutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të pozitës së saj kushtetuese si njësi e barabartë e federatës.
LDK angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror, politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre, që në marrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojnë format e konstituimit politik dhe juridik që do të afirmonin barazinë e tyre.
3
E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë fatkeqësi e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovës, në Jugosllavi dhe në botë.
Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të:
-se shqiptarët, serbët,malazezët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht Kosovën e kanë të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;
-se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe lumturisë së popujve;
-se shumësia e kulturave dhe e traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
-se bashkëpunimi e miqësia e popujve janë të pandashme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektin e kulturave dhe të traditave, të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.
LDK do të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:
-kundër çdo privilegje ose diskriminimi kombëtar;
-kundër konceptet mbi popujt autoktonë dhe shteformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;
-kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit;
-kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare.
LDK përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Angazhohet për zhvillimin e gjithanshëm kulturor të të gjithëve, për arsim të plotë në gjuhën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; angazhohet për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë;angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore, historike dhe për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare; për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen.
Në këtë drejtim duhet zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe në Jugosllavi.
4
LDK përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve që çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terme diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. LDK është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudovlerave për t’u mbyllur problemet e vërteta, është kundër gjendjeve dhe masave të jashtëzakonshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra për dialog konstruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese, që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.
5
LDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit të natyrës dhe të resurseve natyrore. Asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t’i shfrytëzojë ato që duhet t’u takojnë edhe gjeneratave të tjera.
Në Prishtinë,
Më 23 dhjetor 1989.
Jusuf Buxhovi (Nënshkrimi)

* Ky dokument, i mbështetur mbi sugjerimet e akademik Gazmend Zajmit, profesor Fehmi Aganit dhe Ajri Begut, u paraqit në Kuvendin Themelues, i aprovuar njëzërit nga të pranishmit. Dokumenti autentik që gjendet në arkivin personal te autorit bashkë me të tjerët nga themelimi, i paraqitur në librin “Kthesa historike” 1, ka rëndësi ngaqë menjëherë pas aprovimit, në opinion iu nënshtrua përpjekjeve të shumta për t’u falsifikuar. Këso falsifikime, që pastaj u shpërndanë nën firmën e LDK-së, pati në Gjermani dhe Zvicër, mbi të cilat u mbështetën shumë nga shpifjet partisë dhe programit të saj, me ç’rast fjala “barazi në federatë” u zëvendësua me “autonomi”!

Denoncimi i Roland Luçi: Hetuesi Kraja më dërgoi vëllain në Spaç për tentativë arratisje!

Nga Roland Luçi:

Arben Kraja, nje nga speciet e kalçifikuara qe as me 1990 nuk e kuptonte se regjimi te cilit i sherbente kishte marr fund, sot eshte shefi i SPAK.

Sot ngjarja tingellon groteske, po dikur ai dergoi tim vella ne Spaç per tentative arratisjeje.
Eshte histori interesante, lexim te kendshem per ata qe kane deshiren dhe durimin te lexojne shkrimin ne linkun me poshte.
———————————————————
E tregoj per here te pare:
Nje polic qe kishte qene me sherbim ne Degen e Brendshme, nje njeri i mire nga Dajçi (Preng Z. te cilin kam rast ta pershendes nqs e lexon), te cilin e kisha pasur nxenes ne shkollen e mesme, del ne mengjes te autobusi qe na çonte ne shkolle dhe me thote se yt vella eshte demtuar ne koke gjate hetuesise ne biruce dhe jane duke e çuar ne spital.
U nisa bashke me te per ne spital dhe duhet te ishte vertet atje se ne koridorin e kirurgjise, para deres se nje dhome ndeshem ne nje polic me automatik qe bente roje, per fat i njohur i mikut e nxenesit tim. Ruante tim vella!
Imagjinoni çfare shteti idiot, imagjinoni çfare hetuesi kafshe, angazhonte police te armatosur me automatike me sherbim 24 oresh qe te ruanin ne spital nje djale te torturuar qe kishte tentuar te arratisej dhe ishte arrestuar ne…Tirane!
Nejse, jo te gjithe ishin ne nivelin e shtazerise se hetuesit tashme te famshem shef te SPAK-ut, rolin e te cilit do ta merrja mbas pak çastesh une!
Po, po, une,sepse polici roje hyri ne dhome dhe une i shoqeruar nga polici tjeter qe me pershperiti ne vesh “ben sikur je shefi” hyme mbas pak. Une nuk e kuptova ne fakt se çfare donte te thoshte, as ja vura fort mendjen fjaleve te tij. Dy policet po rrezikonin shume ne shkembim te nje gjesti human.
Sa hyme ne dhome, polici roje merr drejtqendrim dhe me pershendet me ze te larte “mirdita shef”. Aty e kuptova qe duhej qe te semuret e tjere ne dhome (ishin disa) te mos kuptonin se isha i vellai, te dukesha si hetuesi, mbasi im vella ishte ne hetuesi e nuk lejohej kurrfar kontakti me te.
Ngaqe ne Shkoder nuk isha krejt i panjohur, dikush nga te semuret ne dhome sigurisht qe me njohu se kush isha, por me mirkuptim dinjitoz sollen koken ne anen tjeter dhe une u ula per pak minuta prane tim vellai…i cili ishte i lidhur me pranga ne kembe dhe duar tek hekurat e shtratit!
Nje pamje kjo me makaber se sa plaga qe ai kishte ne koke.

Sme mbetet veçse ta uroj per detyren e re hetues Arben Krajen…

Histori

Hetuesi i diktaturës Kraja, akuzonte më 27 korrik 1990 dy të rinj nga Shkodra se kishin shkelur “normat e moralit komunist” pse donin të arratiseshin nga Shqipëria

2 korriku i ’90 solli një dyndje të paparë nëpër ambasadat e huaja në Tiranë. Regjimi pësoi një goditje të madhe në vend dhe një diskreditim të paparashikuar deri në atë në arenën ndërkombëtare. Shqipëria u njoh edhe më shumë në sy të ndërkombëtarëve mbi atë që përfaqësonte. Gjendja në vend u duk më shumë çdo herë në ekranet më prestigjioze në botë ku tregoj një popull i vajtuar që kërkonte shpresën matanë kufijve.

Vetëm pak muaj më parë, regjimi kishte hequr nga kodi penal veprën penal të “tradhtisë ndaj atdheut”, duke e kategorizuar atë vetëm në “kalim të paligjshëm të kufirit”. Por Shqipëria është vend i çudira. Shqiptarët që shpresuar se erdhi ndryshimi, morën plumbat në kufi. Të tjerë u dënuar me burg për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata që shpresuan në dhënien e pasaportave të reja, morën vetëm një zhgënjim të ri. Mirëpo 2 korriku ishte një kohë kur edhe hetuesi më i devotshëm do ta kishte të vështirë të formulonte akuza për kalim të paligjshëm të kufirit kur një masë prej 5 – 6 mijë shtetasve e kishin “konsumuar” kolektivisht këtë “vepër penale”. Dy të rinj shkodranë, Beniamin Bizi dhe Arben Luçi, nisen nga Shkodra drejt Durrësit e më pas drejt Tiranës. Në Vorë të Tiranës i zë një patrullë policie, i arreston sikur Vora të ishte vijë kufitare. I dorëzon më pas në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër. Kjo ia kalon çështjen për kompetencë Hetuesisë.

Edhe juristi më i thjeshtë ndoshta nuk do të guxonte të niste një çështje penale për një vepër penale të me materialin e nisur “kryesisht” që duket që kjo shkollë hetuesish e prokurorësh të kohës së Enverit ia kanë marrë dorën. Dy të rinjtë punëtorë të arrestuar më 26 korrik 1990 në Vorë, njoftohen me aktakuzë një ditë më vonë për “veprën penale”. Njëri prej tyre nuk e pranon, ndërsa tjetri nën trysninë e përdorur e pranon dhe kërkon të mbyllet kjo çështje. Hetuesi i diktaturë për çështjen penale nr.310 harton edhe planin për hetimin e kësaj çështjeje të nisur “kryesisht”, duke përfshirë edhe pyetjen e familjarëve të personave, etj. E mjera Shqipëri me prokurorë e gjykatës të shkollës moskovito – enveriste që nisnin çështje sipas formulës “kryesisht”, të cilët i kanë ngelur si “dopio-gjashtë” me parimet e partisë në kokë. E keqja nuk ndalet deri këtu se nisin akoma “kryesisht”. Dhe nuk ka si të mos të vijë keq kur ata që kanë firmosur dhe certifikuar ato që njihen si krime të diktaturës komuniste, të dënuara nga disa rezoluta në vendet e BE-së, në Shqipëri, apo në vende të tjera ku sundoi regjimi komunist.

Aktakuzë kundër të pandehurve, Arben Hiqmet Luçi, Beniamin Fahri Bizi

Akuzohen se: në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkuar me datën 26.07.1990 në qytetin e Tiranës për të hyrë në një ambasadë të huaj e për të kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 të K. Penal.

Hetuesia e Rrethit Shkodër në datën 27.7.1990 ka filluar çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Arben Luçi dhe Beniamin Bizi, për veprën penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe provuar se:

Dy të pandehurit janë banorë të qytetit të Shkodrës dhe kanë shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë të paformuar dhe me karakter të dobët, ata janë bërë pre e propagandës së armiqve të brendshëm e të jashtëm. Të ndikuar nga propaganda që bënte televizioni she stacionet e huaja të radios për shtetasit shqiptarë që u futën në ambasadat e huaja, në fillim të muajit korrik, ata të dy kanë vendosur që me datën 27.7.1990 të ishin në Tiranë dhe atje të futeshin në një ambasadë të huaj duke realizuar kështu qëllimin e tyre për të dalë jashtë shtetit në mënyrë të kundraligjshme. Dy të pandehurit takohen ndërmjet tyre me datën 25.7.1990 në darkë dhe e vendosin që të nesërmen me trenin e orës 14.00 që niset nga Shkodra të shkonin në Tiranë dhe të prisnin që me datë 27.7.1990 të futeshin gjatë ditës në ndonjë ambasadë. Të nesërmen, pra me datë 26.7.1990 janë nisur për në Tiranë me trenin e orës 14.00. Nga shtëpitë e tyre janë larguar pa lënë adresë fare se ku do të shkonin. Pasi kanë arritur në Vorë kanë parë se kishte shumë policë që po kontrollonin personat e dyshimtë që ishin aty. Në këto kushte, i pandehuri Beniamin i ka thënë të pandehurit Arben që të ktheheshin për në Shkodër. Por ky i fundit i vendosur plotësisht për veprën që do të kryente, nuk ka dëgjuar dhe bile ka ndikuar fort tek i pandehuri tjetër për t’ia mbushur mendjen që të vazhdonin rrugën për ku ishin nisur. Dhe kështu të dy të pandehurit zbresin nga treni në Vorë dhe nisen në këmbë, nëpër fusha për të hyrë fshehurazi në Tiranë. Por gjatë rrugës ata u kapën nga një patrullë policie dhe shoqërohen fillimisht për një rajon policie në Tiranë dhe pastaj sillen në Shkodër dhe ndalohen. I pandehuri Beniamin e pranon plotësisht akuzën që i bëhet dhe paraqitet shumë i penduar për veprën që ka kryer. Ndërsa i pandehuri Arbeni mban qëndrim shumë negative gjatë zhvillimit të hetimeve dhe nuk pranon fare që të jetë nisur për të hyrë në ambasadë. Në këto kushte, dy të pandehurit kanë konsumuar plotësisht elementet e veprës penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit, nëpërmjet hyrjes në ambasadë të huaj. Vepra e kryer nga të pandehurit paraqet rrezik të theksuar shoqërore. Po kështu, rrezikshmëri të theksuar shoqërore paraqet edhe i pandehuri Arben Luçi, i cili nuk pranon fare akuzën dhe mban një qëndrim shumë negative gjatë hetimit të çështjes.

Duke i konsideruar hetimet e plota dhe akuzën të vërtetuar në bazë të nenit 105 të K. Pr. Penale, ju paraqesim për gjykim të pandehurit:

1-Beniamin Bizi, i biri i Fahriut dhe i Ylfetes, i datëlindjes 1964, lindur dhe banues në Shkodër, me kombësi dhe shtetësi shqiptare me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtore me arsim 8 klasë, i pamartuar, i padënuar, pa imunitet, i arrestuar.

2-Arben Luçi i biri i Hiqmetit dhe i Liries, i datëlindjes 1962 lindur dhe banues në Shkodër, me arsim të mesëm, i paorganizuar, pa imunitet, i padënuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me origjinë nëpunës dhe gjendje shoqërore punëtore, i pamartuar, i arrestuar.

Akuzohen se: në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit, që parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 të K. Penal.

Akt akuza së bashku me materialet e tjera të dosjes hetimore i kalon për gjykim Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Kjo akt akuzë u përpilua sot më datë 4.8. 1990 nga unë hetuesi Arben Kraja.

Agron Tufa zbulon dokumentin me firmë/ Kreu i SPAK, Arben Kraja hetues në diktaturë

Ish-kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar një procesverbal të kryetarit të sapozgjedhur të SPAK, Arben Kraja që prej vitit 1988 deri në 1991 ka punuar si hetues në Shkodër. Më 27 korrik 1990, Kraja ka urdhëruar arrestimin e një personi nga Shkodra, i quajtur Beniamin Bizi, i cili akuzohet për “kryerjen e veprave që bien në kundërshtim me normat e moralit komunist”. Sipas procesverbalit të nënshkruar atëherë nga kryetari aktual i Prokurorisë Speciale, burri ka udhëtuar nga Shkodra drejt Tiranës.

“Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”:)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thuash më? Meqë deshët fakte… Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë! Ndalemi me kaq, se ka më…” – shkruan Tufa. Kreu i SPAK edne nuk ka folur për akuzat që e lidhin atë me të shkuarën. ©LAPSI.al

 

Meta takon djalin e George Soros, zbulohet çfarë diskutuan – Reagon Avokati Altin Goxhaj

Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotme priti në një takim Aleksandër Soros djali i George Sorosit.

Lajmi për këtë takim është konfirmuar nga Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili shkruan se Meta takoi sot takim me kërkesë të tyre zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Sipas Blushit, Presidenti ka folur me Aleksandër Soros, për sheqtësimet e tij për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Pas takimit reagon në rrjetin social Avokati Altin Goxhaj:

“Meta e njohu me shqetësimet për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe i kërkoi domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile.”
Kjo Klasë Politike është një batak kompromisesh, shantazhesh, gjobash, pazaresh, allishverishesh, dhe gjithfarë maskaralliqesh! të gjitha në kurriz të popullit!
Presidenti Meta që i kërkon Sorosit personalisht të “gjallërojë” shoqërinë civile!!! Dhe i tregon Sorosit që Rama paskërka kap drejtësinë!!!
Tashmë të gjithë në Çanakun e Sorosit!
Ndaj e vetmja shpresë mbetet Koalicioni Për Shqipërinë, i vetmi Formacion i ri politik patriotik anti-soros!

Sopranoja me famë botërore Inva Mula me miqtë e saj Artistë të shquar ju ftojnë në Prishtinë në mbrëmjen e solidaritetit!

 

Nesër është një ditë e re! Dita e shpresës! Do të ketë ditë shprese edhe për ata që kanë humbur gjithçka prej tërmetit të 26 nëntorit!

Shpirti shqiptar do të rizgjohet! Dhe kush më mirë se Artistët mund të ngrenë një komb në këmbë që vëllai të ndihmojë vëllain.

Sopranoja me famë botërore Inva Mula ka ngritur në këmbë gjithë botën Artistike në një fushatë humanitare për mbledhje fondesh në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

Në mënyrë vullnetare të gjithë Artistët shqiptarë me në krye Inva Mulën janë përfshirë në këtë aksion solidariteti, ku vetëm japin!

Inva Mula thotë se “Shpirti i artistit eshte ai qe i jep vlera nje kombi. Unë vazhdoj te ndjek zerin e brendshem qe me thote bë sa mundesh mire se dikujt do t’i behesh shembull i mire !”

Dhe zëri i Inva Mulës bashkë me zërin e miqve të saj, Artistëve të shquar, do të na ngrejë në këmbë!

Shqiptarë kudo që jeni, solidarizohuni me vëllezërit e motrat tuaja në këto ditë dhimbje!

Sepse çdo kush ka të drejtë te besojë se e nesërmja është një ditë e re!

Koncerti i rradhës do të mbahet në Prishtinë më 23 Dhjetor!

Eshte një bashkëpunim me RTV21.

Mbremja do të jetë  live dhe do të fillojë në orën 20:00.

Dhe kush dëshiron t’i bashkangjitet nismes per kontribut financiar, mund te telefonojë ose të lidhet direkt gjate emisionit!

Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme!

 

Skandali i radhes ne RTSH – Kompozitoret Shqiptare distancohen publikisht ( ne unanimitet te plote) nga Festivali ” Turbo folk “

Lajmi i fundit :

Kompozitoret Shqiptare (anetare te Albautor) distancohen publikisht ( ne unanimitet te plote) nga Festivali ” Turbo folk ” tallava me nr.58.i kenges ne RTSH.-

Ne dakortesi te plote priten reagime te fuqishme publike ne ditet ne vijim drejtuar institucionalisht drejtuesve te ketij institucioni dhe instancave te tjera si qeverise e Parlamentit Shqiptar.
( nga mbledhja e sotme ne Albautor krijuesit shqiptare u shprehen te indinjuar e shume te shqetesuar per zaptimin e Kenges se lehte shqiptare nga krijues e kompozitore te huaj- cka e ben inekzistent vete

Festivalin . U diskutua per hapat e metejshme konkrete qe Albautor duhet te nderrmare ndaj RTSH- se e drejtuesve te papergjegjshem te saj. )

Ne mbledhjen e sotme ne Albautor moren pjese:

1.Agim Doci
2.Xhevahir Spahiu
3.Jorgo Papingji
4.Limos Dizdari
5.Hajg Zacharian
6.Pellumb Vorpsi
7.Endri Sina
8.Elton Deda
9.Etrita Ibrahimi
10.Edmond Zhulali
11.Alfred Kacinari
12.Gjergj Kacinari
13.Voltan Prodani
14.Luan Zhegu
15.Osmani Mula
16.Enis Mullai
17.Erjona Rushiti
18.Pettit Terkuci
19.Pirro Duka
20.Esat Ruka
20.Miron Kotani
21.Clirim Denaj
22.Edmond Mancaku
23.Petrit Terkuci
24.Agim Rreza
25.Arjan Toci
26.Arjan Gici
27.Dritan Lumshi
28.Fatmir Lela
29.Erjon Sheme
30.Mimoza Tola
31.Alban Kujtim Laro
32.Kozma Dushi
etj…