“Shqipëria është duke u plakur me ritme shumë të shpejta. Largimet më të mëdha janë të moshës 20-39 vjeç, që përbën 54% të popullsisë së larguar. Dhe këto statistika janë në të gjithë Shqipërisë, sepse po të heqim Tiranën, gjendja është shumë më alarmante.
Tirana e rregullon pak piramidën e popullsisë, e bën më të pranueshme deri diku. Në qarqet e tjera mbi 50% e popullsisë janë mbi 50 vjeç. Kjo tregon se ne jemi duke u plakur, madje me ritme shumë të shpejta. Kjo vjen si nga ana emigracionit, ashtu edhe nga lindshmëria, që janë dy faktorët kryesorë që kanë sjellë në këtë rënie” tha Nurja e ftuar në emisionin Log në News24.