Raketa Super Heavy e Elon Musk, e cila duhet ta çojë njeriun në Hënë, shpërtheu disa minuta pas lëshimit.
VOAL- Shtatë muaj pas të parës, testi i dytë i Starship, raketa Space X në të cilën NASA po llogarit për të rikthyer njeriun në Hënë, gjithashtu përfundoi me dështim.
Qendra e komandës humbi kontaktin si me përforcuesin ashtu edhe me anijen kozmike. Fazat e para të fluturimit u zhvilluan normalisht, si dhe ndarja midis dy fazave të raketës 121 metra, më e madhja dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë. Mirëpo, i pari shpërtheu menjëherë më pas, 8 minuta pas nisjes dhe disa minuta më vonë humbi edhe sinjali nga faza e dytë.
Qëllimi i misionit – kohëzgjatja e pritshme e të cilit ishte 90 minuta – ishte që t’i afrohej vënies së tij në orbitë dhe më pas të vazhdonte me një zbritje dhe ulje pranë Havait. Përpjekja e parë në prill përfundoi gjithashtu me një shpërthim, pas katër minutash.
Përveç ambicieve të programit hënor Artemis, në synimet e kompanisë hapësinore të Elon Musk, raketa Super Heavy duhet të zëvendësojë edhe Falcon 9 që sot vë në orbitë shumicën e satelitëve të botës. rsi-eb