Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.
Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
E kan kalu kete shkoll shqiptart nuk e pranojm ma feja e shqiptarit asht shqiptaria
Kjo nuk esht diqka e re per gjeneraten e vjeter se edhe ma heret kete e kan ushtrue sherbimet e ish Jugosllvis.Por duhet kujdes per gjeneraten e re ne Kosove e Shqipri.
Frja e shqiptarit eshte shqiptarija
Shqiptari ka qene shqiptar para set ishte krishter e musliman
Serbet kan provue me i perqa shiptaret me shekuj ne kosov por pa sukses
Kjo dihet qysh moti.
Robt ja qifsha serbis
shikoni praaa shqiptar se serbi do me na fut ne sherr mallku krejt hoxhat e priftat ma mir ateist se sa me u marr me fe un jam katolik besoj shum ne krisht por me ba mem then nje serb nje fjal te keqe per nje mysliman ja shkerdhej fisin 5mij copash e bej kaq .
Nuk mjafton ti shajm serbet e ti fyejm , ne shqiptaret e te gjitha besimeve vetem si shqipetar te punojm per komb dhe shtet.
Te jemi vigjilent e te mos biem pre e as nji provokimi qe mundet te na e pregadit ndonji sherbim i huaj.
Ne dim qe serbia punon dit e nat prr te na shkaterrue.
Andaj Shqipetar te jini vigjilent gjithenji.
Per fat te keq kjo eshte shum e vertet. Jo vetemm ne te kaluaren por dhe tani, shif Rama ne kohen me te papershtatshme shkoj e denoncoi Ramushin. E priti Shkaun me krah hapur e politikanet e kosoves dhe opositen ne Shqiperi mundohet ta zhduk.
Shikoni se qfar ndodhi ne kohen e pandemis globale, elita politike u quan ne kembe sikur qent e terbuar deri sa e rrezuan qeverin dhe shum fakte prej 1999 e deri me sot.
Skem per te krijuar kurr nje identitet qe ffemijet tan te krenohen se jan SHQIPTAR.
Mire e ka po shqiptaret nuk jan te pa shkolluar qysh kan qen per para.
Shkavelli i thiut ashte tu munu me ba perqarje UCK i ardhte ne fe e ja shkerdhefte nanen.