*
SPIUNI ‘ÇIFTELIA’ – ÇIFTI KADARE FLE NË KREVATIN E ÇIFTIT SHEHU
*
Këto ditë, pikërisht me 17. shtator,2026 SHI” Jakova” në Gjakovë, organizoi një tryeze të veçantë e me rëndësi për qytetarët e këtij qytetit, me tematikë poaq të mirëpritur për luftën dhe pasojat e saj gjatë dhe pas saj.
Organizimi i kësaj tryeze u bë në Bibliotekën e qytetit, ”Ibrahim Rugova”, ne sallën përuruese “Taki Dervishi”, me ç’ rast, kryetari i SHI.”Jakova” z. Ruzhdi Sefa, shpalosi momentet dhe iniciativat e takimit me z. Arsim Kalabria, autorë i kësaj teze shkencore, për të mirën e qytetarëve të Gjakovës e jo vetëm, si një trashëgimi me vlerë historike për ne dhe brezat pas nesh.

Pr .Dr. Ruzhdi Sefa,kryetar i SHI.”Jakova”
Shpesh kemi biseduar se sa e çuditshme ishte që një qytet me një histori kaq të pasur dhe njëkohësisht kaq të dhimbshme, nuk kishte një dokument të tillë ku të ruheshin zërat dhe rrëfimet e vet njerëzve për një përudhe të rëndë të historisë, tha z. Ruzhdi Sefa, kryetar i SHI. “Jakova”. Pikërisht për këtë fakt të kësaj rëndësie, ”Zërat e Gjakovës” të mos mbetet vetëm një material i dorëzuar ,por të trajtohet si një aktivitet i veçantë i Shoqatës ,tha Sefa ne vazhdim. Bazuar në tezen analitike nga autori Kalabria, vërejmë se është një përpjekje e jashtëzakonshme për t’i dhënë kujtesës së qytetarëve një formë të dokumentuar dhe një kuadër psikologjik e sociologjik nga periudha e viteve 1998-2001,priudhë që njerëzit kanë përjetuar ngjarje dhe tmerre të papara. Lufta vazhdon edhe me kujtesën njerëzore.
Këtë teze shkencore të autorit Kalabria, e bene të rëndësishme mënyra e qasjes analitike për të shfaqë qëllimin ideor të analizës. Për këtë studim, Kalabria përzgjedhë për intervistime me kategori qytetaresh të ndryshëm për nga mosha dhe profesionet që kanë përjetuar luftën. Një vajzë 14 vjeçare,një veteran lufte, një të burgosur lufte, një nënë gjakovare, një grua dhe aktiviste humanitare. Si dhe një pensioner. Këto kategori njerëzish përfaqësojnë këndvështrime dhe përvoja të ndryshme në periudhën e luftës e pasluftës.

Referuesi i temës “Zërat e Gjakovës”,z. Arsim Kalabria
Autori i tezes së trajtuar “Zërat e Gjakovës”, është z. Arsim Kalabria, një qytetarë nga Gjakova i cili jeton dhe vepron në Suedinë e largët. Në Suedi z. Kalabria vepron si trajtues dhe psikoterapeut, duke punuar me njërës që përballen me sfida dhe vështirësi të ndryshme jetësore. Me profesion është sociolog dhe ka të mbaruar disa kurse specialistike. Studim dhe specializim të mëtejmë ka fushën e psikoterapisë.
Autori i tezës shkencore “Zërat e Gjakovës” ,z. Arsim Kalabria, para audiencës së tubuar, dha sqarime për mënyrën dhe qëllimin e tij për të mirën e qytetarëve dhe respektin e dashurinë ndaj qytetit të tij të dashur, Gjakovës heroike. Ne testin e gjatë ai bënë përshkrimin historik të Gjakovës në shumë aspekte të jetës dhe kulturës,të dhunës nga të huajt. Mbijetesa e qytetarëve të Gjakovës edhe pas luftës, ishte një simbol i ringjalljes dhe solidaritetit qytetarë, rrëfeu autori. Pasi bëri sqarime në disa aspekte, nisur nga motive ,arsye, qëllimin e shume aspekte tjera, me oratori akademike që “hijeshojnë” prezencën një intelektuali si ky, u mirëprit me duartrokitje të gjata nga audienca në sallë.

Dëgjim me vëmendje nga audienca në sallën “Teki Dervishi” Gjakovë.
Në pjesën përfundimtare të kësaj tryeze, pati edhe bashkëbisedime me autorin, pati edhe pyetje të ndryshme nga disa intelektual gjakovarë.
Më zëshmit ishin në bashkëbisedim Dr. Gazmend Xharra ,Berat Pazhari, Dr. Gëzim Lupaveci, Bejtush Isufi (avokat nga Gjilani) ,Ganimete Tolaj dhe poeti Mal Haziri. Diskutimet (pyetjet) e të cilëve jo vetës se ishin interesante, por i dhanë kuptim tryezës, një seriozitet dhe rëndësi të plotë aktivitetit intelektual, siç i ka hije këtij qyteti flamurtarë i kulturës dhe dijes shqiptare.
Gjakovë,
Shtator,2026
Kujtimit të shkrmtarit të madh STERJO SPASSE
Gjatë dekadave të fundit është përfshirë në botime dhe burime të shumta në internet, si një portret i pretenduar i Voisava Tribalda Kastriotit, nënës së Gjergj Kastrioti Skenderbeut. Analiza e kontekstit historik, kronologjik, ikonografik dhe heraldik tregon se figura nuk paraqet Voisavën, por e paraqet Helenën, nënën e Konstantinit I, perandorit romak, i cili e themeloi Konstantinopolin.1

Perandori Kostantini I dhe nëna e tij Helena në Manastirin Shën Mikeli Kryeengjëll në Lesnovë.
Afresku ndodhet në Manastirin e Shën Kryeengjëllit Mihail në Lesnovë dhe është një ndër veprat më të rëndësishme të artit të shekullit XIV në Ballkan. Ndërtimi i manastirit lidhet me vitet 1341-1347, ndërsa afresket u realizuan gjatë viteve 1346-1349. Afresket e Lesnovës paraqesin shumë figura të shënjtorëve dhe sundimtarëve. Disa nga piktorët njihen me emër, ndër ta: Sevasto, Mihail dhe Marko, ndërsa njëri nga piktorët është anonim. Punimet dallohen për ngjyrat e pasura, veshjet e zbukuruara dhe mënyrën e kujdesshme të paraqitjes së figurave.2
Afresku në fjalë paraqet Konstantinin dhe Helenën duke mbajtur kryqin, e cili është një nga paraqitjet e njohura të këtij çifti në artin e krishterë. Ata paraqiten me madhështinë e një çifti perandorak, Konstantini mban kurorë dhe një veshje shumë të pasur, të zbukuruar me gurë, perla dhe ornamente, kurse Helena gjithashtu paraqitet me një kurorë të lartë dhe me veshje të pasur, me shumë zbukurime dhe ngjyra.3
Konstantini I (rreth 272-337), i lindur në Dardaninë Ilire, ishte perandor romak, që sundoi nga viti 306 deri në vdekjen e tij më 337. Ai është veçanërisht i rëndësishëm për historinë e krishterimit sepse pas fitores së tij në Betejën e Urës Milviane në vitin 312, u afrua me krishterimin dhe në vitin 313 nxori marrëveshjen që njihet si Edikti i Milanos, i cili lejoi praktikimin e lirë të krishterimit në Perandorinë Romake. Ai themeloi Konstantinopolin si kryeqytet të ri perandorak dhe më vonë u nderua nga Kisha si shenjtor. Helena (250-330) ishte nëna e Konstantinit.4
Gjatë pelegrinazhit të Helenës në Tokën e Shenjtë, ajo urdhëroi kërkime për vendin ku ishte kryqëzuar Krishti dhe aty supozohet se u gjet Kryqi. Për këtë arsye, Helena u bë një nga figurat më të rëndësishme të ikonografisë së krishterë. Ajo dhe Konstantini zakonisht paraqiten bashkë me Kryqin, secili në njërën anë të tij, pikërisht si në afreskun e Lesnovës. 5
Afresket e Lesnovës i përkasin mesit të shekullit XIV, ndërsa veprimtaria politike dhe historike e familjes Kastrioti, e cila do të arrinte kulmin me Gjergj Kastriotin në shekullin XV, i përket një periudhe shumë më të mëvonshme. Për rrjedhojë, identifikimi i figurës së Lesnovës si Voisava do të kërkonte një provë të drejtpërdrejtë: një mbishkrim, një dokument bashkëkohor, një burim të sigurt historik ose ndonjë dëshmi tjetër, që të vendoste një lidhje të verifikueshme midis figurës dhe familjes Kastrioti. Një provë e tillë nuk është paraqitur. Prandaj, veshja aristokrate, kurora apo prania e shqiponjës dykrenore, nuk mund të shërbejnë si kritere të mjaftueshme identifikimi.6
Veshja Helenës është jashtëzakonisht e pasur me ornamente dhe ka dukje ceremoniale. Në tërësi, veshja, kurora dhe përdorimi i arit dhe të kuqes e vendosin këtë portret brenda traditës së ikonografisë oborrtare bizantine, ku veshja nuk ka vetëm funksion estetik, por është një gjuhë vizuale që komunikon pushtet, prejardhje dinastike.7
Veçanërisht interesante është shqiponja dykrenore e paraqitur në pjesën e veshjes. Ajo nuk duket si një stemë e vendosur në mënyrë të izoluar mbi mburojë, por si një dekorim i kostumit. Në këtë mënyrë, figura e shqiponjës kontribuon në shprehjen vizuale të statusit perandorak dhe dinastik. Pikërisht shqiponja dykrenore është elementi, që e ka favorizuar interpretimin retrospektiv të këtij afresku si portret të Voisava Tribalda Kastriotit.8
Në vetëdijen historike dhe kulturore shqiptare bashkëkohore, shqiponja dykrenore është shndërruar në simbolin më të dallueshëm të Skenderbeut e, më pas, në emblemë themelore të identitetit shtetëror shqiptar. Megjithatë, për një analizë të artit mesjetar është e domosdoshme, që simboli të interpretohet fillimisht në kontekstin e kohës së tij, dhe jo përmes kuptimeve politike dhe kombëtare që mori në periudhat e mëvonshme.9
Shqiponja dykrenore në burimet evropiane shfaqet gjatë vitit 1250. Një nga dëshmitë më të njohura është ajo që gjendet në dorëshkrimet e Matthew Paris [1200-1259; murg anglez, kronist, artist i dorëshkrimeve të ilustruara dhe hartograf], në Chronica Majora, ku shqiponja dykrenore i atribuohet Perandorit të Perandorisë së Shenjtë Romake, Otto IV (1175-1218) dhe Frederick II Hohenstaufen (1194-1250) Perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake, Mbret i Sicilisë dhe Mbret i Jerusalemit. 10
Në vitin 1433, pas kurorëzimit të Sigismundit të Luksemburgut (1368-1437) si perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake, shqiponja dykrenore u vendos në mënyrë të qëndrueshme si simbol i perandorit. Më pas, sidomos nën Habsburgët [Një nga dinastitë më të fuqishme në historinë e qytetërimit perëndimor. Ajo njihet veçanërisht për sundimin e territoreve të mëdha në Evropë dhe në Amerikë gjatë Mesjetës dhe fillimit të epokës moderne, përfshirë edhe Perandorinë e Shenjtë Romake], shqiponja dykrenore u bë një prej simboleve më të fuqishme të Evropës Qendrore. Ajo u përdor në vula, dokumente dhe stema të Perandorisë së Shenjtë Romake.11
Shqiponja dykrenore ishte pjesë e traditave simbolike dhe politike të botës bizantine dhe u përdor në kontekste perandorake e dinastike gjatë Mesjetës së vonë. Megjithatë, duhet shmangur koncepti modern sipas të cilit, ajo do të përfaqësonte automatikisht një “stemë shtetërore” të Perandorisë Bizantine, në kuptimin heraldik që kemi sot. Në këtë drejtim, një dallim i tillë është thelbësor edhe për interpretimin e afreskut të Lesnovës, shqiponja që shfaqet në veshjen e Helenës duhet parë në radhë të parë si motiv ceremonial, dinastik dhe perandorak.12
Nga pikëpamja formale, paraqitja e shqiponjës dykrenore në traditën bizantine dhe postbizantine nuk ndjek një model të vetëm dhe të pandryshueshëm. Ajo mund të paraqitet në variante të ndryshme sipas mediumit, periudhës dhe funksionit. Në rastin e Lesnovës, karakteri relativisht ornamental i figurës së shqiponjës është në harmoni me sipërfaqen tekstile mbi të cilën ajo është vendosur. Në traditën e Kastriotëve, shqiponja dykrenore do të marrë një funksion gjithnjë e më të qartë identifikues, duke u integruar në sistemin heraldik të familjes. Në dëshmitë e mëvonshme ajo shfaqet e lidhur me ngjyrat kuqezi dhe me elemente të tjera të heraldikës Kastriotiane.13
Shqiponja e lidhur me Skenderbeun ka kokat më të fuqishme dhe më të theksuara, me sqepa të mëdhenj, qafa të zhvilluara dhe krahë të gjerë e të hapur. Mbi të dy kokat dallohen kurorat, ndërsa këmbët dhe kthetrat janë të artikuluara qartë. E gjithë figura është e ndërtuar me simetri të fortë dhe me karakter të theksuar heraldik. Në paraqitjen e Lesnovës, përkundrazi, kokat janë më të holla dhe më të zgjatura, sqepat më të hollë, qafat më delikate dhe krahët më ornamentalë e më pak të strukturuar. Kokat nuk mbajnë kurora dhe trajtimi i përgjithshëm është më i butë dhe më dekorativ.14
Në këtë pikë, dëshmia e Marin Barletit (1460-1512) ka një rëndësi të veçantë për historinë e flamurit të Skenderbeut. Në faqen 38 të librit “Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principi”, të botuar më 1508 në Romë nga Bernardino dei Vitali (1494-1539) “vulgo li albanesoti” i quajtur albanez/shqiptar, Barleti përshkruan shenjat që lidhen me Skenderbeun dhe ushtrinë e tij. Në latinisht ai shkruan:
“Incolae et reliqui Epirotici generis, mox abiecta Amurathis memoria, novum ducem et nota olim signa, aquilamque nam antea gereant rubea vexilla nigris et bicipitibus distincta aquilis gerebat Scanderbegus, vel non invitati sequebantur – Atque erant vexilla et insignia Castriotae gentis et familiae”. 15
(Banorët dhe pjesa tjetër e popullsisë me prejardhje epirote, pasi shumë shpejt e harruan Muratin, ndoqën udhëheqësin e ri dhe shenjat e njohura prej kohësh, si edhe shqiponjën; sepse Skenderbeu mbante flamuj të kuq, të dalluar me shqiponja të zeza dykrenore, dhe ata e ndiqnin edhe pa qenë të ftuar – Ato ishin flamujt dhe shenjat dalluese të fisit dhe familjes së Kastriotëve).16 17
Dëshmia e Barletit është e rëndësishme sepse këtu shqiponja dykrenore nuk paraqitet thjesht si një ornament i përgjithshëm, por lidhet drejtpërdrejt me flamujt e Skenderbeut dhe me identitetin simbolik të forcave të tij. Pikërisht ky është një dallim metodologjik i rëndësishëm: në rastin e Lesnovës kemi një shqiponjë të integruar në veshjen ceremoniale të një figure perandorake, kurse në rastin e Barletit kemi një shqiponjë të lidhur me shenjën e një udhëheqësi politik dhe ushtarak, pra me funksion identifikues. Dëshmia e Barletit dokumenton një lidhje të qartë midis Skenderbeut, flamurit të kuq dhe shqiponjës së zezë dykrenore, por nuk duhet interpretuar pa dallim si provë se çdo paraqitje e mëparshme e shqiponjës dykrenore ishte automatikisht “arbërore/shqiptare”, prandaj, rëndësia historike e shqiponjës së Skenderbeut qëndron jo vetëm te forma e saj, por te funksioni i saj i ri identifikues brenda kontekstit politik të Kastriotëve.18
Shqiponja dykrenore e Lesnovës duhet trajtuar si një dëshmi me interes të jashtëzakonshëm për historinë e qarkullimit të simboleve në Ballkanin mesjetar, por jo si provë për praninë e familjes Kastrioti. Interpretimi i saj si simbol automatikisht arbëroro-shqiptar do të ishte një rast i qartë i transferimit të një kuptimi të periudhës moderne mbi një vepër të shekullit XIV.19
Afresku i Lesnovës përfaqëson një dëshmi të rëndësishme për parahistorinë ikonografike të formave të shqiponjës dykrenore, por nuk ofron kurrfar baze për ta identifikuar figurën me Voisava Tribalda Kastriotin. Përkundrazi, konteksti dinastik i Lesnovës, kronologjia e monumentit dhe funksioni ceremonial i shqiponjës, mbështesin interpretimin e figurës si Helenën, nënën e perandorit romak, Konstantini I. Në të njëjtën kohë, dëshmia e Marin Barletit dokumenton një fazë tjetër të historisë së këtij simboli: shndërrimin e tij në shenjë identifikuese të flamurit të Skenderbeut.20
Literatura

Helena – nëna e Perandorit Kostantini I:
Afresk në manastirin Shën Mikeli Kryengjëlli në Lesnovë.

Shqiponjat në veshjen e Helenës.

Shqiponja dykrenore, botuar në vitin 1250 nga murgu Matthew Paris,
i abacisë Shën Albans – Angli, në veprën “Chronica Majora”.

Shqiponja dykrenore në stemat heraldike të Sigismundit, Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake.
Vepër e vitit 1512, e piktorit dhe gravistit gjerman Albrecht Dürer.

Stema heraldike e Kastrioteve, në veprën e Giuseppe Schirò “Gli albanesi e la questione balcanica”, Napoli 1904.
Stema është version i stemës së vitit 1500, në monumentit mortor të nipit të Skenderbeut, Kostantin Kastriotit, në Napoli
Sot flamuri valon dhe nuk është vetëm era që e lëviz; është një zë që zbret nga qielli mbi tokën tonë dhe na thërret me emrin e Atdheut. Është një kushtrim që zgjon kujtesën, që troket në zemrat tona dhe na kujton se ka çaste kur një burrë nuk qëndron thjesht në këmbë, por qëndron përpara historisë, përpara tokës së vet dhe përpara flamurit që mbledh nën hijen e tij një popull të tërë.
Rreshtohuni!
Rreshtohuni përpara flamurit, ju që e mbani në zemër kujtimin e atyre që mungojnë; rreshtohuni ju që dikur nisët me një ëndërr dhe sot ktheheni me kujtesën e një kohe që nuk shuhet; rreshtohuni ju që e dini se liria nuk është vetëm fjala që shqiptojmë, por përgjegjësia që mbajmë mbi supe.
Rreshtohuni, sepse flamuri nuk ju thërret vetëm juve; ai thërret edhe hijet e atyre që nuk mund të rreshtohen më. I thërret emrat që jetojnë në gurë, në fotografi, në kujtimet e nënave, në sytë e fëmijëve dhe në heshtjen e shtëpive ku mungon një zë. I thërret ata që sot janë pjesë e qiellit dhe që, sa herë flamuri ngrihet, duket sikur kthehen për një çast në mesin tonë.
Rreshtohuni!
Sepse sot nuk është vetëm një ceremoni. Sot është një përballje me kujtesën. Përballë jush qëndron flamuri dhe brenda tij duket sikur mblidhet e gjithë toka jonë: mali dhe fusha, gurët dhe krojet, shtëpitë dhe pragjet, nëna dhe biri, dhimbja dhe krenaria, nata e gjatë dhe mëngjesi i lirisë.
Shikojeni flamurin!
Shikojeni mirë, sepse ai nuk valon vetëm mbi kokat tuaja; ai valon mbi kujtimet tona. Në çdo palosje të tij duket një faqe historie, në çdo valë të kuqe duket një plagë e vjetër, ndërsa shqiponja duket sikur hap krahët dhe na thotë se një popull nuk mbahet gjallë vetëm nga ajo që fiton, por edhe nga ajo që nuk harron.
Rreshtohuni sërish!
Jo për të kërkuar një luftë të re, por për të mos lejuar që kujtesa të shpërndahet. Jo për të ngritur armët, por për të ngritur kokën. Jo për të kthyer kohën pas, por për t’i dhënë së ardhmes një themel mbi të cilin ajo mund të ecë me dinjitet.
Rreshtohuni për nënat që ende i mbajnë emrat e bijve të tyre në zemër. Rreshtohuni për fëmijët që sot rriten nën një qiell të lirë. Rreshtohuni për gurët e pragjeve ku u dhanë përshëndetjet e fundit. Rreshtohuni për malet që ruajnë heshtjen e tyre. Rreshtohuni për çdo emër që nuk duhet të humbasë në harresë.
Dhe kur flamuri të ngrihet edhe më lart, mos e ulni shikimin.
Le ta shohë secili veten në atë flamur.
Le ta shohë atje babanë që nuk u kthye, nënën që priti, fëmijën që u rrit me një fotografi në duar, ushtarin që qëndroi deri në fund dhe Atdheun që ende kërkon nga bijtë e vet një gjë të vetme: kujtesë, dinjitet dhe bashkim.
Rreshtohuni!
Rreshtohuni krah për krah, jo sepse jeni të njëjtë, por sepse ju bashkon e njëjta tokë. Rreshtohuni me zemrat e hapura, me ballin lart dhe me emrat e të rënëve në kujtesë. Bëjeni rreshtin tuaj një urë mes së kaluarës dhe së ardhmes, një dëshmi se ajo që është përjetuar nuk harrohet dhe se ajo që është fituar me sakrificë duhet të nderohet.
Sot flamuri valon.
Sot toka dëgjon.
Sot kujtesa zgjohet.
Dhe sot, përpara këtij flamuri, një zë ngrihet mbi heshtjen:
Rreshtohuni, bij të kësaj toke!
Rreshtohuni përpara flamurit!
Rreshtohuni përpara kujtesës!
Rreshtohuni përpara Atdheut!
Sepse disa rreshta shpërbëhen kur mbaron ceremonia, por rreshti i kujtesës nuk shpërbëhet kurrë.
Ai vazhdon në zemrat tona.
Ai kalon nga babai te biri, nga nëna te vajza, nga një brez te tjetri.
Dhe sa herë flamuri ngrihet në qiell, ai kushtrim do të dëgjohet përsëri:
Në rresht!
Përpara flamurit!
Përpara Atdheut!
Përpara kujtesës që gjithmon Jetë do të ketë.
N’oborrin e Teatrit Kombëtar,
Kadri Roshi,mbështetur te bërrylat
Monumentalisht ulur qendronte,
Teksa pinte ngapak raki,
Duke ngjyer herë – herë gishtin tregues
Me piper speci djegës
Që t’i ndesheshin në fyt
Dy xixëllima !
Në moshë të shtyrë tashmë
I ndërmendet e s’i shuhet përfytyrimi
I Ali Pashë Tepelenës,
Sundimtarit,
Ashtu me atë mjekrën e kreshpëruar
Dhe taxhin bektashian në kokë ;
Në trup fustanella dhe jeleku fijear.
Pisqollat tinëzare në brez…
Eh, Kadri Roshi
Ikona rrezatuese e aktrimit
Dëshironte të luante
Ali Pashanë
Madhështorin e pafriguar ;
Mjeshtërisht ta luante,
Aqsa publiku,përnjëmend,
Të besonte se, ishte ngjallur
Mrekullisht
Pashai
I vëerteti !
Ah, piperi djegës i kuq zjarr,
Djegësja raki, ah !
Si ta përshkënditnin fytin,
Tek ndesheshin,
Mendjen,tek trazoheshin ,
Si ta përndiznin !
Kadri Roshi, sovran dhe ai,
Në skenë ,
Kish nevojë për Ali Pashanë,
Që të shmangte boshësinë e pleqërisë,
Squlljen që s‘e honepste ta shmangte
Dhe…
Zbritjen nga skena !
Do t’ia rrëmbente të paepurit
Bubullimat e zërit,
Dritën zhbiruese të syrit,
Urdhrat e thiktë,
Energjinë vullkanike …
Oh patjetër
Do të alipashëzohej !
2001
Ka ikje që vijnë në heshtje, si një mbrëmje vjeshte kur drita tërhiqet ngadalë nga dritaret dhe shtëpitë mbeten me kujtimet e tyre. Ka edhe ikje të tjera që nuk janë vetëm ndarje nga jeta. Ato lënë pas një boshllëk, një pyetje, një fjalë të pambaruara. Ë tillë ishte sot ikja e Flora Brovinës.
Ajo u nda nga jeta , në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një jetë të gjatë e të trazuar, në të cilën mjekësia, poezia, veprimtaria shoqërore, burgu, politika dhe kujtesa e luftës u ndërthurën si fijet e një historie që nuk mund të tregohet me vetëm disa rreshta. Por ajo që e bën këtë ikje edhe më të dhimbshme është një përkim i hidhur i kohës.
Sipas njoftimeve publike, Flora Brovina pritej të dëshmonte në një seancë gjyqësore lidhur me Masakrën e Dubravës, por vdekja e pengoi të paraqitej. Për datën e saktë të dëshmisë dhe rrethanat procedurale të saj nevojitet verifikim i mëtejshëm në burimet gjyqësore. Dhe ajo nuk arriti të shkonte. Sikur një dorë e padukshme ta kishte mbyllur përfundimisht një derë, pikërisht atëherë kur pas saj pritej të dëgjohej një zë.
Më pëlqen ta imagjinoj Florën jo vetëm në sallat e Kuvendit, jo vetëm në dokumentet historike e në fotografitë e kohës, por në një çast të qetë, larg zhurmës së politikës. Ndoshta ulur pranë një tavoline shkrimi .Ndoshta me një libër përpara. Ndoshta me një fletë të bardhë ku një varg kërkon të bëhet fjalë. Sepse para se të bëhej dëshmitare e një kohe të përgjakshme, Flora Brovina kishte qenë mjeke shembullore dhe poete e talentuar. Dhe këto dy botë, në dukje të ndryshme, tek ajo kishin diçka të përbashkët: të dyja kërkonin t’i shërbenin jetës. Mjeku lufton për ta shpëtuar jetën. Poeti lufton që ajo të mos humbasë kuptimin. Flora i pati të dyja në duart e saj.
Ajo lindi në Skenderaj dhe u shkollua në Prishtinë. Sipas biografive publike, studioi mjekësinë në Beograd dhe në Prishtinë, ndërsa u specializua në pediatri në Zagreb. Për shumë vite, fëmijët ishin pjesë e botës së saj profesionale. Duart e saj prej mjekeje ishin mësuar të kërkonin pulsin e jetës, të qetësonin dhimbjen, të sillnin shpresë. Për hollësitë e sakta të periudhave të studimeve dhe të punës së saj mjekësore duhen konsultuar burime biografike të verifikueseve.
Por Kosova e atyre viteve nuk ishte vend ku njeriu mund ta ndërtonte lehtë një jetë të ndarë nga historia.
Historia hynte në shtëpi.
Hynte në spitale.
Hynte në shkolla.
Hynte në familje.
Dhe, një ditë, hyri edhe në jetën e Florës.
Në vitin 1992, sipas burimeve biografike të cituara gjerësisht, ajo themeloi Lidhjen e Gruas Shqiptare. Ishte një kohë kur zëri i gruas shqiptare kërkonte jo vetëm të dëgjohej, por të njihej si pjesë e pandashme e jetës shoqërore dhe politike të Kosovës.
Flora nuk qëndroi mënjanë.
Ajo zgjodhi të vepronte.
Pastaj erdhi lufta.
Dhe me luftën erdhi edhe ajo pjesë e jetës së saj që asnjë njeri nuk do të dëshironte ta përjetonte.Më 20 prill 1999, sipas të dhënave biografike të publikuara, ajo u arrestua nga forcat serbe dhe u dërgua në Serbi. Formulimi “paramilitarët serbë e rrëmbyen nga banesa e saj” kërkon verifikim të drejtpërdrejtë në dëshmi ose dokumente të kohës; për këtë arsye, këtu përdoret një formulim më i kujdesshëm. Ajo u mbajt dhe pati shumë maltretime në burgun e Pozharevcit, në Serbi.Më pas u dënua me dymbëdhjetë vjet burg. Për natyrën e saktë të aktakuzës, vendimit dhe institucionit që e dha dënimin nevojitet verifikim në dokumentet gjyqësore ose në burime të besueshme historike. Mund ta imagjinosh një mjeke, një poete, një grua që kishte punuar për njerëzit, pas dyerve të ftohta të burgut.
Jashtë, lufta.
Brenda, heshtja.
Dhe mbi të gjitha, pasiguria.
Por edhe në burg njeriu nuk pushon së qeni ai që është. Flora mbeti Flora. Një grua që kishte zgjedhur të mos heshtte. Ajo u lirua në vitin 2000, pas ndërhyrjeve dhe presionit ndërkombëtar, sipas njoftimeve të kohës dhe biografive publike, dhe u kthye në Kosovë. Por askush nuk kthehet nga një burg i tillë krejtësisht i njëjtë.
Disa plagë nuk duken.
Ato jetojnë në heshtje.
Jetojnë në kujtime.
Jetojnë në netët kur njeriu zgjohet papritur dhe për një çast nuk e di se ku ndodhet. Mbase për këtë arsye Flora Brovina e kuptonte aq mirë peshën e dëshmisë. Ajo e dinte se kujtesa është një barrë. Dhe se disa gjëra, nëse nuk thuhen, mund të humbasin. Prandaj lajmi se ajo do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës kishte një peshë të veçantë. Ajo nuk do të fliste thjesht si një politikane. As vetëm si një ish-e burgosur. Do të fliste si një grua që e kishte përjetuar luftën dhe burgosjen, dhe që e mbante atë përvojë në trup, në shpirt dhe në kujtesë.
Megjithatë, nuk duhet të paraqitet si fakt i verifikuar se ajo ishte dëshmitare e drejtpërdrejtë e vetë Masakrës së Dubravës. Më saktë është të thuhet se pritej të dëshmonte lidhur me të, ndërsa për përmbajtjen e dëshmisë së saj të planifikuar nevojiten burime gjyqësore. Dhe pastaj ndodhi ajo që askush nuk e priste. Vdekja e mori para se të arrinte në gjykatë.
Ndoshta kjo është ajo pjesa e historisë që dhemb më shumë.
Një dëshmitare mungon.
Një karrige mbetet bosh.
Një zë nuk do të dëgjohet më.
Por historia nuk ka të drejtë të heshtë vetëm sepse një dëshmitare u largua. Dhe kjo anë e saj më duket veçanërisht e çmuar.
Ajo botoi vëllimet “Verma emrin tim”, “Bimë e zë”dhe “Mat e çmat”, sipas të dhënave bibliografike të përsëritura në burime publike. Titujt, vitet e botimit dhe të dhënat e plota bibliografike duhen kontrolluar në katalogë bibliotekarë ose në botimet origjinale. Poezia e saj ishte një tjetër mënyrë për ta parë jetën, dhimbjen dhe njeriun. Ndoshta poezia ishte vendi ku ajo mund të fliste pa zhurmën e sallave, pa mikrofonat, pa debatet politike.
Aty mbetej vetëm fjala. Dhe fjala, tek një njeri që ka parë shumë, bëhet kujtesë. Në jetën e Flora Brovinës fjala kishte dy fytyra.
Njëra ishte fjala e poetes.
Tjetra ishte fjala e dëshmitares.
Poetja kërkonte ta shpëtonte ndjenjën nga harresa. Dëshmitarja kërkonte ta shpëtonte të vërtetën nga heshtja.Të dyja, në fund, kishin të njëjtin qëllim:
të mos lejonin që koha t’i fshinte gjurmët e njeriut.
Në vitet e pasluftës, Flora Brovina u bë deputete e Kuvendit të Republikës se Kosovës dhe vazhdoi veprimtarinë e saj publike. Ajo u angazhua në politikë dhe në jetën kulturore të vendit. Sipas burimeve publike, ajo ka drejtuar edhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës. Por, sa herë përmendet emri i saj, mendoj se nuk duhet të numërojmë vetëm postet.
Postet kalojnë.
Titujt zbehen.
Fotografitë plaken.
Ajo që mbetet është njeriu.
Dhe Flora Brovina ishte, para së gjithash, një grua që e jetoi kohën e saj me përgjegjësi.
Një grua që e njohu jetën nga afër.
Që kishte prekur fëmijët me duart e mjekes.
Që kishte prekur dhimbjen me fjalën e poetes.
Që kishte përjetuar burgun në trupin e saj.
Dhe që, në fund, ishte gati të sillte një dëshmi tjetër për një plagë të historisë.
Tani ajo nuk është më.
Por mbase vdekja nuk i merr të gjitha.
Nuk mund ta marrë atë që është shkruar.
Nuk mund t’i marrë kujtimet e atyre që e kanë njohur.
Nuk mund t’i fshijë dokumentet.
Nuk mund t’i zhdukë dëshmitë.
Dhe nuk mund ta mbyllë përgjithmonë pyetjen që historia ia bën drejtësisë.
Flora Brovina nuk do të ulet më në atë karrige të gjykatës.Por karrigia bosh mund të bëhet më shumë se një mungesë.
Mund të bëhet kujtesë.
Mund të bëhet përgjegjësi.
Mund të bëhet një thirrje që ajo që ajo do të thoshte të kërkohet në dokumente, në dëshmi të tjera, në arkiva dhe në kujtesën e të mbijetuarve. Sepse Masakra e Dubravës nuk është vetëm një emër në një libër historie është një ankth, një britëm dhe një masakër.
Pas atij emri janë njerëz.
Gruas
ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
në aneminë e fjalës
ç’fsheh
barrën e dhjetë
apo vitet e tua
ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
zërin e t’yt shoq
apo në përkëdhelje të humbur
ç’ruan në aneminë e fjalës
këngën e heshtur
apo një pranverë të sosur
ç’ruan
kur përkund kohën në djep
ç’ruan
ç’fsheh
Ora e parë
Jusufi
Jusuf Kanjushë e verdhë
Jusuf Gërvalla… mungon
Teuta Iliri Agroni Ylli
Fadi Fadil Talla… mungon
Ylfetja Ylfete Humolli… mungon
Shukrija Shukrije Obërtinca… mungon
Kimetja Arsimi Kujtimi
Halimi… Halimi… mungon
Shpresa Besa Kastrioti
Fatmiri Fatmir Kërleshi… mungon
Afrimi Afrim Zhita… mungon
Vazhdojmë
Valbona Shkurta Gjoni
Xhevati… Xhevati… mungon
Mungon Nesimi Bekimi
Afrimi… Afrim Prebreza… mungon
Mos më sillni
Certifikata mjekësore
Prindore policore shtetërore
Thoni vetëm mungon
Me lule do t’ua mjekojmë plagët
Do t’i presim
Do t’i presim
Thoni vetëm mungon
Do të çelin lule gjaku
ora vazhdon…
Prej teje deri të unë,
Një natë
Dhe rrugë e gjatë.
Prej teje deri të unë,
Njerëzit ecin pa zhurmë.
(Disa kthehen nga turni i tretë).
Prej teje deri të unë,
Hapat në trotuar.
Në kokat e kalimtarëve,
Zhurmë makinash.
(Si te unë fjalët).
Prej teje deri të unë,
Secili edhe një hap në shtëpi.
Prej teje deri të unë,
Nata e vodhi rrugën
E di emrin tim
Nëse më njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nëse e di emrin tim mos më thirr fluturim
Nëse më ke parë – e di kush jam
i kam krihet e thëllëzës
nëse e di kush jam mos më thërrit thëllëzë
Nëse ke dëgjuar këngën time – e di si këndoj
vëlla e kam bilbilin
nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal
Nëse lotët i urren – e di se unë nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nëse e di se nuk qaj mos më thuaj se nuk ndjej.
Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Flora Brovina, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.
Brovina, e cila ka qenë edhe pediatre dhe aktiviste për të drejtat e grave, ishte parashikuar që nesër të dëshmonte në gjykatë lidhur me Masakrën e Dubravës.
Dëshmia e saj ishte planifikuar në një kohë kur rasti i Masakrës së Dubravës vazhdon të jetë një prej çështjeve të rëndësishme që lidhen me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Brovina ka qenë e burgosur gjatë luftës dhe në biografinë e saj dokumentohet edhe përvoja e saj si e burgosur politike.
Kush ishte Flora Brovina?
Brovina u lind në Skenderaj. Kreu shkollimin në Prishtinë, ndërsa studimet për mjekësi në Beograd dhe Prishtinë.
Specializimin në fushën e pediatrisë e kreu në Zagreb.
Punoi si gazetare në të përditshmen “Rilindja”, ndërsa më pas iu kthye profesionit të mjekësisë.
Në vitin 1992 themeloi Lidhjen e Gruas Shqiptare për të kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të gruas.
Më 20 prill të vitit 1999 u rrëmbye në banesën e saj nga paramilitarët serbë dhe u dërgua në burgun e Pozharevcit në Serbi, ku më pas u dënua me 12 vjet burg.
Pas presionit ndërkombëtar, u lirua dhe u kthye në Kosovë në vitin 2000.
Që nga ajo kohë u angazhua në punë humanitare dhe në aktivitete politike.
Botoi disa libra me poezi: “Verma emrin tim” (1973), “Bimë e zë” (1979), “Mat e çmat” (1995). Poezitë e saj janë përfshirë në antologji dhe janë përkthyer në disa gjuhë.
Ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në radhët e Partisë Demokratike dhe kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
“Thaçi dhe Veseli e morën me pranga” Gjykata e Hagës për zhdukjen e Behajdin Allaqit 28 vite më parë: Jemi të bindur se ai u vra, në komunikatë thanë se ra dëshmor
Ndërron jetë Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
Disa sugjerime për leximin e aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së Nga Veton Surroi
PO ADEM JASHARI, A ISHTE UÇK?! Mos ma përmendni LDK-në nëse nuk e kujtoni gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të! Nga Fazli Hajdaraj
HOROSKOPI I JAVËS 14-20 SHTATOR 2026
Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Policia e Shtetit të hetojë rastin me urgjencë
Xhaka mohon akuzat se kishte përdorur certifikatë false COVID
Protesta e 112 në Tiranë, protestuesit kërkojnë ndryshim të Kodit Zgjedhor: Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar
Shkrirja e 15 bashkive, thirret protestë masive para Parlamentit më 8 tetor! Protestuesi: Mos të lejojmë deputetët të votojnë kundër vullnetit të popullit
“Rezistenca vazhdon. Askush nuk e shuan dot protestën”, aktivistja Luçiana Kokaj në revoltën kundër Ramës: Në shesh të gjithë ata që duan Shqipërinë e vërtetë
Revolta kundër qeverisë nuk ndalet- Mbahet sot protesta e 113! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Në emër të ligjit, jo në emër të popullit- Nga Isuf B.Bajrami
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet