Ikona e muzikës operistike Inva Mula ka kindur më 27 qershor,
Ajo e filloi karrierën e saj si soprano në një moshë shumë të re.
Inva Mula bijë arti, e prindërve të shquar Avni Mula dhe Nina Mula gjithashtu ikona të skenës shqiptare.
Inva Mula lindi në Tiranë, Shqipëri.
Avni Mula ishte me origjinenga Kosova nga Gjakova, ndërsa Nina Mula, ruse nga Izhevsk.
Në vitin 1987 Inva Mula fitoi konkursin Cantante d’Albania në Tiranë dhe në vitin 1988 Konkursin George Enescu në Bukuresht .
Në vitin 1992 ajo fitoi konkursin Butterfly në Barcelonë.
Mori çmim në Konkursin e parë Ndërkombëtar të Operas Operalia të Plácido Domingo në Paris, në vitin 1993. Një CD i këtij eventi u publikua.
Më vonë ajo performoi në koncerte të ndryshme në Operan Bastille në Paris dhe në Bruksel për Europalia Mexico, në Mynih dhe në Oslo.
Në vitin 1996 ajo performoi operën Médée të Luigi Cherubini-t (e cila u regjistrua për TV) në Compiègne në Francë.
Më pas ajo u rikthye për operën e Bizet-it La jolie fille de Perth (e publikuar në CD, e filmuar për TV dhe e publikuar në DVD në Japoni) në vitin 1998.
Pas kësaj ajo regjistroi La rondine të Puccini-t me Angela Gheorghiu për EMI dhe për prodhimin skenik të vitit 2005 ajo zuri vendin e Gheorghiu-t në rolin kryesor të Magda-s gjatë shfaqjeve në Tuluzë dhe Paris.
Më vonë, ajo performoi versionin koncertor të Ivan IV të Bizet-it, i cili pati debutimin e tij recital në Salle Pleyel në Paris, dhe një regjistrim live u publikua si CD.
Në vitin 2001, ajo ishte e zënë në Itali, duke interpretuar Falstaff të Verdit në Teatro alla Scala dhe Rigoletto në Arenën e Veronës, të dyja të regjistruara për TV dhe më pas të publikuara në DVD.
Inva Mula ka kënduar në Lucia di Lammermoor, La bohème dhe Manon, ndër të tjera.
Ajo është gjithashtu një Violetta e njohur në La Traviata dhe e ka kënduar këtë rol në shumë qytete anembanë botës, duke përfshirë Tokion, Bilbaon, Orange, Trieste dhe Toronto.
Në vitin 2007, ajo interpretoi Adinën në L’elisir d’amore në Toulouse, dhe në vitin 2009 ajo këndoi rolin kryesor në Mireille të Gounod me Operan e Parisit në Palais Garnier, një shfaqje që u publikua në DVD.
Gjithashtu në vitin 2009, ajo publikoi albumin Il Bel Sogno, një përmbledhje ariesh operistike.
Ajo shoqërohet shpesh nga pianisti i shquar franko-shqiptar Genc Tukiçi.
Ish-bashkëshorti i saj, Pirro Çako, është një këngëtar dhe kompozitor i njohur nga Shqipëria, por ajo përdori Tchako në vend të Çako. Megjithatë, pas mesit të vitit 1990 ajo filloi të përdorte emrin Inva Mula dhe nuk u kthye më kurrë te emri i vjetër.
Bashkeshorti i saj është Hetem Ramadani, një biznesmen shume i njohur nga Kosova.
Inva Mula është ndoshta më e njohur për shikuesit e filmave perëndimorë si zëri i këngës së Divës Plavalaguna, luajtur në ekran nga Maïwenn Le Besco, në filmin e vitit 1997 The Fifth Element, ku ajo njihet duke përdorur mbiemrin e saj të martesës si Inva Mula Çako.
Ajo interpretoi arien “Il dolce suono” nga skena e çmendur e Lucia di Lammermoor të Gaetano Donizetti-t dhe “The Diva Dance”. Regjisori Luc Besson e adhuronte Maria Callas, por cilësia e zërit të incizimit të saj të Lucias në vitin 1956 në EMI Classics nuk ishte aq e qartë sa të përdorej në kolonën zanore të një filmi, kështu që agjenti i Callas, Michel Glotz, i cili e kishte prodhuar këtë incizim, e prezantoi atë me Mulën.
Inva Mula ka dy femije, Antoni Çako, kengetar i ri me shume te ardhme qe jeton ne Paris dhe Ninën.
Ikona shqiptare Inva Mula eshte ne nje aktivitet te pandalshem ne bote, por ajo nuk e harron kurre Shqiperine dhe Kosoven ku organizon evente artistike me emrin e saj.