VOAL

VOAL

Solar Impulse 2 bëhet gati për fluturimin mbi Atlantik

June 14, 2016

Komentet

AMIR SHAIPI, I FORMUAR NË SKUADRAT E ZVICRËS, SHPRESË E ARDHSHME E KOMBËTARES SË KOSOVËS – Nga ARIF EJUPI

Ata që e përcjellin lojën e futbollit natyrisht janë edhe njohës të historisë së klubeve të ndryshme të Evropës. Madje ithtarët e vërtetë të kësaj loje të popullarizuar i njohin shumë mirë edhe biografitë e lojtarëve, si dhe lëvizjet e tyre nga njëra skuadër tek tjetra.

Me fillimin e shekullit të ri krahasuar me vendet e tjera të Perëndimit, futbolli në Zvicër, ka evoluar dukshëm.

Protagonistë të këtij zhvillimi kaq të hovshëm pa pikë dyshimi janë edhe të rinjtë shqiptarë. Ata kushtet e shkëlqyeshme të punës dhe leksionet e trajnerëve i kanë shfrytëzuar maksimalisht.

Qasja dhe ngulmi në punë kanë bërë që edhe pse pa ndonjë traditë të më hershme me ekipin nacional të Zvicrës, gjatë viteve 2003-2004, të luajë edhe Milaim Rama.

Paraqitjet e tij me Zvicrën ishin paralajmërim se të rinjtë shqiptarë do ta thyejnë bindjen e gabuar të grupeve ksenofobe se ata nuk janë shitës droge dhe keqbërës.

Pas Milaim Ramës me ekipin nacional të Zvicrës, do të shkëlqejnë edhe futbollistët si: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Amir Mehmedi, Pajtim Kasami, Frederik Veseli, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Të nxitur nga arritjet e tyre dhe lojërat e mrekullueshme në listat e përzgjedhëseve të Zvicrës, në periudha të caktuara kohore do të jenë edhe Albian Ajeti, Florent Hadergjonaj, Shani Tarashaj, Florian Kamberi, Andi Zeqiri, Uran Bislimi, Kastriot Imeri, Ardon Jashari dhe Albian Hajdari.

Po ashtu me grupmoshat e juniorëve shpresë e Zvicrës, kanë defiluar dhjetëra shqiptarë të lindur apo të natyralizuar në Zvicër.

Në anën tjetër duke filluar nga Ligat e qarkut deri në Supërligën profesioniste të Zvicrës, në çdo skuadër kanë luajtur dhe luajnë të paktën 4-5 futbollistë me rrënjë shqiptare.

Kuptohet që Zvicra ka ndarë për vete ajkën e futbollistëve ikona. Në analet e historisë së futbollit zviceran me plotë meritë janë përjetësuar Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Bile, Xhaka me lojërat e manifestuara në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” ka plotësuar të gjitha konditat që të stoliset me trofeun e çmuar të Parisit “Topi i Artë”

Kjo plejadë lojtarësh  të shquar me gjenezë shqiptare përveç Zvicrës, i ka bërë krenar edhe mijëra bashkëkombës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore, Ulqini, Kraja e Gucia.

Dikur ekipet rivale Zvicrën e konsideronin si një nga rastet më të përshtatshme për të përmirësuar golaverashin e tyre.

Kjo përvojë e hidhur i takon të kaluarës. Sot, ekipi nacional i Zvicrës, është i frikshëm edhe për Brazilin, Argjentinën, Spanjën, Gjermaninë, Anglinë, Italinë, Holandën, Belgjikën etj.

Veç kësaj Zvicra është furnizuesja kryesore e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me futbollistë cilësorë.

Në skuadrat e Zvicrës, kanë luajtur me sukses: Lorik Cana, Burim Kukeli, Federik Veseli Taulant Xhaka, vëllezërit  Migjen e Vullnet Basha, Gjelbrinm Taipi, Jahmir Hyka, Armando Sadiku, Ermir Lenjani, Jurgen Gjasula, Fidan Aliti, dhe Shkelzen Gashi, të gjithë të angazhuar në kombëtaren e Shqipërisë.

Aktualisht ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë i mbrojnë edhe futbollistët: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Nedim Bajrami, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi, deri para 5-6, vjetëve shumica prej tyre  lojtarë standard të ekipeve të Superligës së Zvicrës.

Zvicra po ashtu është rezervuar edhe i kombëtares së Republikës së Kosovës. Në kombëtaren e Kosovës në intervale të ndryshme kohore kanë luajtur: Albert dhe Imran Bunjaku, Kristian Nushi, Mërgim Brahimi, Alban Pnishi, Denis Markaj, Benjamin Kololli, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Jetmir Krasniqi, Shkëlqim Demëhasaj, Eris Abedini, Lorik Emini, Alban Ajdini etj.

Paraqitje të shpeshta në 11-shin e parë të Kosovës kanë bërë: Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj.

Në regjistrat e kombëtares së Kosovës, figurojnë edhe futbollistët Mirlind Kryeziu, Donat Rrudhani dhe Betim Fazliu. Në dispozicion të kësaj kombëtareje  janë edhe Kreshnik Hajrizi, Tomi Domgjoni, Ismail Beka dhe Shkëlqim Vladi, aktiv edhe në skuadrat e Superligës zvicerane.

Në Zvicër hapat e parë si futbollist i ka bërë edhe Ezgjan Alioski. Paraardhësve të tij autoritet e atëhershme  sllavo-maqedonase ia kanë deformuar mbiemrin nga Aliu në Alioski. Kjo familje është puro shqiptare dhe origjina e saj është nga fshati Cernilishtë e Prilepit të Maqedonisë së Veriut.

Ezgjan Alioski do të mbetet gjatë në kujtesën e simpatizantëve të flaktë të klubeve zvicerane BSC  Young Boys, FC.Schaffhausen dhe FC. Lugano.  Ai në këto skuadra ishte shumë i frytshëm, qoftë në rolin e mbrojtësit apo sulmuesit. Alioski në ndeshjet vendimtare për skuadrat helvetike ka shënuar 27 gola.

Alioski që nga viti 2013, ka filluar të luajë në seleksionin e Maqedonisë së Veriut. Analistë dhe njohës të futbollit atë e konsiderojnë lokomotivë të kësaj ekipe.

Shpresojmë që një emër tjetër i lindur dhe i formuar si portier në Zvicër, shumë shpejtë do t’i pushtojë zemrat e mijëra sportdashëseve të Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për djaloshin trupgjatë e në reagime vetëtimë Amir Shaipi, i cili me mbrojtjet e tij, bravuroze e ka mbajtur vite me radhë larg rrezikut FC Schaffhausen-in, pretendent për t’u rikthyer në shoqërinë e vjetër.

Murat Yakin, ish-reprezentues dhe për momentin selektor i Zvicrës, duke parë talentin e Shaipit u ka sugjeruar aksionarëve të FC. Schaffhausen, që në rast ofertash nga klube në rang më të lartë garash të mos pengohet.

Shaipi nga viti 2021 me sukses e ruan portën e skuadrës tiçineze FC Lugano. Ai me këtë ekip të Superligës së Zvicrës është paraqitur në 83-ndeshje.

Duke qenë çdoherë në nivel të detyrës, skuadra e tij është bërë Nënkampion për vitin 2023-2024 e Kampionatit futbollistik të Zvicrës. Gjithashtu tiçinezët janë edhe Finalist të Kupës së këtij vendi.

Amiri po ashtu është ftuar edhe në seleksionet U- 20 – dhe U-21 të Zvicrës, të cilat përgatisin futbollistë të dalluar për ekipin A të helvetikëve.

Shaipi i gjatë gati 2 metra dhe me trup elastik të gjitha goditjet në lartësi i dëbon me lehtësi mbi transversalen e portës së tij.

Ai shquhet edhe me degazhimet precize të topit dhe vështrimin e rrjedhës së lojës. Po ashtu në rast rreziku thërret bashkëlojtarët e mbrojtjes për syçelëtësi dhe pozicionim aty ku e kërkon nevoja.

Federata e Futbollit të Kosovës, nuk duhet të qëndrojë e hamendësuar dhe e përgjumur por duhet të arrijë sa më parë marrëveshje me Amir Shaipin, ngase ai lehtë mund të “rrëmbehet“ nga të tjerët.

Shaipi, në formë të shkëlqyer parashihet edhe si zëvendësim adekuat i portierëve Yann Sommer ,Gregor Kobel dhe Jonas Omlin të Zvicrës.

Sommer që në dhjetor mbush 36 vite e Omlin, më 10 janar ka mbushur të 30-tat,janë afër përfundimit të karrierës.

Prandaj,cilido qoftë përzgjedhësi i ekipit të Zvicrës, duhet të mendoj për zëvendësimin e tyre me ndonjë talent të kalibrit të Shaipit.

Ndërkaq, kombëtarja e Kosovës edhe pse me buxhet të varfër ngadalë, por sigurt po shkon drejt konsolidimit. Me ndonjë trajner profesionist dhe angazhimin e talenteve brenda dhe jashtë vendit Kosova, në një të ardhme të afërt mund të bëhet një Zvicër e dytë.

Amir Shaipi, një çun inteligjent mendojmë se në rastin konkret do ta kujtojë maksimën ” më mirë një zog në duar se njëqind në qiell” dhe do të gjejë gjuhë të përbashkët me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shaipi edhe me kombëtaren e Kosovës mund të afirmohet dhe të synojë kalimin në klube të njohura të Anglisë, Italisë, Gjermanisë apo Spanjës.

Ky djalosh entuziast dhe i edukuar nga bashkëlojtari i tij, Jetmir Krasniqi, ish-futbollist i FC Lugano dhe FC. Schaffhausen, vlerësohet lartë si portier i klasit më të mirë dhe si njeri i qytetëruar.
Andaj, Amir Shaipi me prejardhje nga komuna e Prizrenit të Kosovës,në këto çaste i nevojitet tepër Kosovës, sepse me ardhjen e tij shtohen aspiratat për kualifikim në Evropianin e radhës.

Detyrë jona është që Amirin ta mirëpresim dhe ta përkrahim sa më fuqishëm!
ARIF  EJUPI

Bazeli dhe Gjeneva janë në garë për skeptrin e Eurovizionit

SRG shpall qytetet finaliste, duke përjashtuar Zyrihun dhe Bernën. Vendimi përfundimtar do të merret në fund të gushtit

VOAL- Konkursi i ardhshëm i këngës në Eurovizion do të mbahet në Gjenevë ose Bazel. Këtë e bëri të ditur sot SSR. Ndaj dhe kandidaturat e Zyrihut dhe dyshes Bern-Bienne u hodhën poshtë, kjo e fundit ishte edhe vendlindja e Nemos.

Ngjarja do të mbahet në Zvicër në vitin 2025, pas fitores së Nemo në edicionin e sivjetmë të mbajtur në Malmö të Suedisë. Qyteti pritës do të vendoset në fund të gushtit.

Sipas asaj që u komunikua një muaj më parë nga autoritetet e saj, “Gjeneva ka gjithçka që duhet për të organizuar një edicion të suksesshëm 2025”. Të gjithë përdorin infrastruktura si Palexpo, rrjetin hekurudhor, aeroportin dhe hotelet.

Nga ana e tij Bazeli ofron mjediset e St. Jakobshalle ku zhvillohen ndeshjet e tenisit, të hendbollit dhe të lojërave të tjera me dorë për të mikpritur ngjarjen, dhe stadiumin e futbollit St. Jakob-Park për të mundësuar që 20 000 shikues të ndjekin Eurovizionin në një ekran të madh. ATS/RSI

Zvicra rikthehet në top 15 të renditjes së FIFA-s

 Zvicra ngjitet me katër vende, me Argjentinën ende në krye

VOAL- Pas arritjes në çerekfinale të Euro 2024, Zvicra u rikthye në top 15-shen e renditjes së FIFA-s. Falë fitoreve ndaj Hungarisë dhe Italisë dhe barazimit me Gjermaninë, Zvicra u ngjit në vendin e 15-të, duke kaluar Shtetet e Bashkuara, Meksikën, Japoninë dhe Senegalin. Argjentina është ende në komandë, përpara Francës dhe Spanjës, e cila fitoi pesë vende duke u bërë kampione evropiane. E katërta është Anglia, e cila kaloi Brazilin. RSI

Viktimat e motit: 10 milionë nga Zinxhiri i Solidaritetit

 

Për viktimat e motit të keq që goditi Valais, Grisons dhe Ticino në fund të qershorit, Swiss Solidarity deri tani ka mbledhur mbi 10 milionë franga donacione me mbështetjen e SRG dhe mediave private.

VOAL- Falë bujarisë së madhe të popullsisë, shpjegon sot një shënim nga Zinxhiri i Solidaritetit, ndihmat e nisura tashmë në kantonet e prekura nga shkatërrimi do të mund të intensifikohen në javët dhe muajt e ardhshëm. Pagesat në Zinxhirin e Solidaritetit, për “motin e keq në Zvicër”, mund të bëhen përmes e-banking dhe përmes kodit QR më poshtë në: CH82 0900 0000 1001 5000 6

Paratë e mbledhura deri më tani janë të destinuara kryesisht për individët privatë që jetojnë në komunat e prekura – mbi 30 – dhe që kanë pësuar dëme. Për momentin, Swiss Solidarity ka transferuar tashmë mbi gjysmë milioni ndihmë urgjente për komunat e prekura dhe do të vërë në dispozicion fonde të tjera në ditët në vijim.

Në nivel lokal, sërish të martën, FC Lugano njoftoi nisjen e mbledhjes së fondeve “#noiuniti: le të mbështesim Alta Vallemaggia dhe Moesano”. Klubi fillimisht do të kontribuojë me 30,000 franga dhe të ardhurat nga shitja e biletave (dhe bluzave zyrtare) për ndeshjen debutuese në shtëpi në ligë kundër Grasshopper të Zyrihut do t’i dhurohen tërësisht nismës. RSI

Zyra Federale për Mjedisin: Fatkeqësi të ngjashme natyrore ndodhin vetëm çdo 50-100 vjet

Fusha Roseto në Val Bavona pas përmbytjes

Zyra Federale për Mjedisin ka publikuar analizën e parë të përmbytjeve që goditën Ticino, Grisons dhe Valais – I dyshuari kryesor ishte përzierja e shiut të dendur dhe borës në lartësi të mëdha.

VOAL- Përmbytjet e shkaktuara nga moti me stuhi shirash dhe bore që goditi rajonet Valais dhe Mesolcina më 21 qershor dhe ato më 29-30 qershor në Vallemaggia janë ngjarje që statistikisht ndodhin vetëm çdo 50-100 vjet. Kështu thuhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar të martën nga Zyra Federale për Mjedisin. Vetë BAFU nënvizon se si reshjet e dendura u shoqëruan me shkrirje intensive të borës.

Që nga mesi i qershorit, stuhitë dhe reshjet e mëdha kanë goditur veçanërisht Valais, Grisons dhe Ticino, duke shkaktuar viktima dhe një “rritje ekstreme” të nivelit të ujit të lumenjve të mëdhenj dhe të vegjël, siç nënvizohet në analizën e parë të përmbytjeve të verës.

Situata u bë edhe më kritike nga fakti se në muajin qershor zonat me lartësi mbidetare ishin ende të mbuluara nga një sasi dëbore mbi mesatare. Temperaturat e ftohta të pranverës në fakt kanë vonuar procesin e shkrirjes, nënvizon BAFU.

Në gjysmën e dytë të qershorit temperaturat ishin të larta dhe kufiri i reshjeve të borës ishte në lartësi të madhe. Prandaj, grumbulli i borës ishte njomur dhe në proces shkrirjeje. Krahas motit të keq të kësaj periudhe, ka pasur një shkrirje intensive të borës. Kjo situatë rezultoi “vendimtare”, veçanërisht për shkak të prurjeve të larta të vërejtura në pellgun e lumit Rhone. RSI

Zyrtare- Xherdan Shaqiri largohet nga përfaqësuesja e Zvicrës

Xherdan Shaqiri është larguar nga përfaqësuesja e Zvicrës. Pasi luajti për disa vite me fanellën helvete, lojtari me origjinë shqiptare ka vendosur të thotë mjaft.

“Shtatë turné, shumë gola, 14 vjet në Kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha që t’i them lamtumirë Kombëtares. Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi Shaqiri.

32-vjeçari numëron 125 ndeshje me Zvicrën, në të cilat ka realizuar 32 gola. Nuk mund të lihet pa përmendur goli në këtë Europian ndaj Skocisë, një nga më të bukurit e turneut. Më parë, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhirë të zviceranëve. bw

Skela shembet në afërsi të Lozanës, ka viktima dhe të plagosur

Të paktën tri  viktima të aksidentit që ndodhi në kantierin e ndërtimit të qendrës tregtare Malley Lumières, në qytetin në periferi të Lozanës – Tetë persona të tjerë të plagosur, katër në gjendje të rëndë.

VOAL- Tre punëtorë humbën jetën dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, mëngjesin e së premtes në Prilly, jo shumë larg Lozanës, për shkak të shembjes së një skele të madhe. Kështu ka bërë të ditur policia e kantonit Vaud. Gjashtë persona të plagosur u dërguan në CHUV në Lozanë, duke përfshirë një me helikopter dhe dy të tjerë në HUG në Gjenevë.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 09:30. Në vendin e aksidentit ndodhet edhe Prokuroria Publike, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në kantierin e “Malley Phare”, një projekt ngritës 14-katësh në çatinë e qendrës tregtare “Malley Lumières”, ngjitur me “Vaudoise Arena”. Dy ndërtesat u evakuuan përkohësisht dhe qendra sportive u përdor për të akomoduar dhe trajtuar të plagosurit.

Sipas disa dëshmitarëve dhe punëtorëve, një ashensor mallrash u shemb nga maja e kullës, duke marrë me vete edhe skelat e fasadës veriore. Shërbimet e urgjencës kanë frikë se mund të bjerë edhe pjesa tjetër e strukturës: është kryer punë sigurie. Ndërtesa ka gjithsej 19 kate dhe është pothuajse 60 metra e lartë.

Ekipi i ndihmës psikologjike në Vaud dhe ekipi i ndihmës emergjente u kujdesën për rreth njëzet persona të përfshirë, por jo të lënduar, dhe familjet e viktimave, shtohet.ATS/RSI

Moti në Zvicër ka shkaktuar dëme nga 160 deri në 200 milionë franga

Shoqata Zvicerane e Sigurimeve bën një vlerësim të parë të dëmeve të shpallura – Kompanitë i klasifikojnë ato si “ngjarje të jashtëzakonshme”

VOAL- Moti në fund të qershorit dhe fillimit të korrikut shkaktoi humbje të siguruara në Zvicër nga 160 deri në 200 milionë franga. Vlerësimi është kryer nga Shoqata Zvicerane e Sigurimeve (ASA), por është ende një vlerësim i pjesshëm.

Ajo që ndodhi, veçanërisht në Ticino dhe Valais, ishte një “ngjarje e jashtëzakonshme”, shkruan ASA, dhe krahasohet me stuhinë e breshërit që goditi zonën e Lokarnos në gusht 2023.

Në këtë rast bëhet fjalë për dëmet që do të mbulohen nga sigurimi që merret me dukuritë natyrore, mbulim i parashikuar në ligj. Nuk përfshihen të pasiguruarit dhe punëtorët e infrastrukturës.

Bilanci i përkohshëm përfshin vetëm dëmet e siguruara dhe të shpallura të ndërtesave, përmbajtjen shtëpiake dhe inventarin tregtar. Njoftimet e tjera për pretendimet mund të mbërrijnë së shpejti, pasi vlerësimi është bërë menjëherë pas ngjarjeve dhe aksesi në zonat e prekura është ende i vështirë.ATS/RSI

Kurti e pret në qeveri presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi mes Kurtit dhe Nussbaumer vjen pas takimit që ky i fundit e pati me kreun e kuvendit, Glauk Konjufca dy ditë më parë.

Pas takimit me Konjufcën, Nussbaumer tha se Zvicra është e shqetësuar në lidhje me tensionet, sipas tij, në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë por edhe me situatën në pjesën veriore të vendit.

“Kemi adresuar edhe marrëdhëniet komplekse mes Serbisë dhe Kosovës. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë dhe situatën në pjesën veriore”.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat që t’i adresojnë këto tensione dhe t’i parandalojnë eskalimet. Për Zvicrën, paqja e qëndrueshme dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme, prandaj ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, është shprehur Nussbaumer. sn

Aeroporti i Zyrihut: Me 47 kg kokainë në valixhe, arrestohen 5 shtetas të Shqipërisë

VOAL- Pesë trafikantë të dyshuar droge u arrestuan të dielën e kaluar në aeroportin e Zyrihut me 47 kilogramë kokainë të fshehura në një valixhe.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit doganor, siç njoftoi të mërkurën policia kantonale e Zyrihut. Të arrestuarit janë të gjithë shtetas shqiptarë me banim jashtë vendit, të moshës 25 deri në 40 vjeç.

Pas marrjes në pyetje të policisë, ata janë dërguar në prokurorinë kompetente. ATS/RSI

Zvicra miraton sanksione të reja kundër Rusisë

Zvicra ka zgjeruar listën e sanksioneve kundër Rusisë duke përfshirë masa shtesë të miratuara së fundmi nga BE, njoftoi sot qeveria e vendit.

Duke iu referuar paketës së sanksioneve anti-ruse të miratuar nga BE më 24 qershor, Ministria e Ekonomisë zvicerane njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj 69 individëve dhe 86 subjekteve shtesë.

“Këto sanksione synojnë kryesisht biznesmenë, propagandistët, anëtarët e forcave të armatosura ruse dhe gjyqësorin, personat përgjegjës për deportimin e fëmijëve ukrainas dhe anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB)”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se për momentin më shumë se 2200 individë dhe subjekte janë sanksionuar. sn

Zvicra, një nga importuesit më të mëdhenj të ushqimeve në botë

VOAL- Kjo e martë është në fakt “Food Overshoot Day”, dita në të cilën përfundon vetë-sigurimi ushqimor në Zvicër. Në fakt, bujqësia zvicerane prodhon vetëm 52% të ushqimit të nevojshëm për popullatën. Kështu bëhet e ditur në një lajm të ATS, transmetuar nga RSI

Kjo shifër e bën Zvicrën një nga importuesit më të mëdhenj të ushqimeve në botë, tregon Unioni i Fermerëve Zviceranë, dhe “shkalla e vetë-mjaftueshmërisë bruto” është ulur vitet e fundit. Prandaj, Konfederata është gjithnjë e më pak në gjendje të sigurojë nevojat e popullsisë për ushqim, thuhet në këtë lajm.


Send this to a friend