Analisti Fatos Lubonja, foli sot në emisionin “studio 24” në News24 për çështjen e zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Ndaj Ballukut GJKKO ka caktuar dy masa; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.

Lidhur me rastin analisti tha se provat lidhur me këtë aferë janë të qarta, dhe se ajo që e shqetëson atë është se ku kanë shkuar 50 mln euro të humbura nga tenderi për Tunelin e Llogarasë.

Më tej ngriti shqetësim për mënyrën e qeverisjes në vendin tonë.

Ai tha se parimi i qeveritarëve në Shqipëri është “Parimi i tyre është; ne do mbajmë klientelën tonë, do e shtojmë, sepse me këtë klientelën tonë bëjmë parimin tone vidh që të marrësh pushtet dhe mbaj pushtet që të vjedhësh. Provat janë sheshit. Rama e di shumë mirë”.

Lubonja: A thua se bëhet fjalë për ca qeveritarë që nganjëherë u qëllon që të bëjnë shkelje në barazi në tendera. Për mua kjo që a ka prova a s’ka prova është debat kot.

Këtu bëhet fjalë për mënyrë qeverisje. Pashë mesazhet Balluku-Berberi, sepse diku bëhej fjalë për një biznesmen të lidhur me PD dhe kjo i thoshte atij nuk dua ta shoh më fare në listën e tenderave.

Parimi i tyre është; ne do mbajmë klientelën tonë, do e shtojmë, sepse me këtë klientelën tonë bëjmë parimin tone vidh që të marrësh pushtet dhe mbaj pushtet që të vjedhësh. Provat janë sheshit. Rama e di shumë mirë.

Kur ka ardhur puna që është vënë në veprim SPAK. Mirë që i paskan humbur 50 mln euro, po ku kanë shkuar 50 mln euro?