PRESIDENTI VASLLAV HAVEL (1936 – 2011)
- Presidenti i parë Çek Vasllav HAVEL, ka thanë në Tiranë, në vitin 1999: “Njerëzit ma të rrezikshëm për demokracinë, janë komunistët e konvertuem në demokratë”.
- Prof. Arshi PIPA, ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës: “Ramiz Alia desht me imitue Gorbaçovin, por nuk pat as trunin e as b… e Gorbaçovit” (1992).
- M. GORBAÇOV ka thanë:“Perestroika nuk lindi nga kriza ekonomike por nga fakti se u zbulue ana shpirtnore e njeriut.”(1999)
- Në vjeshtën e 1986, në Katovicë, mori pjesë edhe një delegacion i Partisë së Punës së Shqipnisë, i kryesuem nga Sofokli Lazri, nëpunës i naltë i Komitetit Qendror të P.P.Sh. që me Enver Hoxhën. Aty u mbajt një fjalim i rëndësishëm nga Mihajl Gorbaçov, ku tha: “…Të krijohen parti politike të majta, të qendrës, të djathta, por ato të kontrollohen e drejtohen nga ne komunistët…Partia që do të marrë pushtetin politik do të shajë komunizmin me thëmel e çati; që të fitojmë simpatinë e Përëndimit.”
- Me 16 prill 1990, Ramiz Alia, President i Republikës së Shqipërisë, i ngarkuem edhe me detyrat e Sekretarit të Parë të K.Q. të P.P.Sh. që më 13 prill 1984, mbas vdekjes së diktatorit E Hoxha, në një mbledhje me “shokët” e Byrosë Politike tha: “… Edhe bar do të hajmë, edhe gjak do të derdhim, këtu e më tej nuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe socializmin nuk e sakrifikojmë”. Edhe pasuesit ate po bajnë: “Populli kullotë i shkreti!”
- Demostrata e heshtun e 14 Janarit 1990 në Shkodër, organizue nga Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka etj., per heqjen e Stalinit, hapja e ambasadave, arratisjet, ●Mesha e Parë, më 11 Nandor 1990, e thanun nga Don Simon Jubani, në varrezat e Rrëmajit në Shkodër, hapne vorrin e shumëpritun të komunizmit gjakatarë në Shqipni.
- Me 13 Nandor 1990, perpjekja e Nush Radovanit, Matish Çefës, Nikolin Pavacit, Ndrek Bazhdarit, Ruzhdi Çobës, Nikolin Destanishës etj., per formimin e Partisë Popullore në Shkoder, me perbamje nga të gjitha besimet fetare… Nuk u aprovue nga “qeverria…”.
Mbas një muej mbi trungun e PPSh buluen “partitë”… Që morën në dorë Shtetin…
SHKODRA vuni gurin e parë të Demokracisë dhe e lau me gjakun e Rinisë me 2 Prill.
- “Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!”…
- Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme…tash sa shekuj, vazhdon me vra Shqiptarët!
Melbourne, Dhjetor 2018.
Komentet