Nëse Kosova dhe Shqipëria jane të plogështa ushtarakisht ekonomikisht dhe financiarisht, fajet i kanë ata që ndodhën në pushtet dhe paguhen nga buxheti i përgjithshëm shtetëror dhe nacional.
U mor vesh se interaksionizmi, interpolarizimi, multilateralizimi, globalizimi ose universalizimi i tregut global të vlerave, mallërave dhe kapitalit, së bashku me shquarjen dhe faktorizimin e fuqisë ushtarake, monetare, tregtare, finansiare dhe ekonomike si mjete ose instrumente të kontrollit dhe menaxhimit ndaj befasisë dhe pasiguriisë, kanë natyrë dhe karakter kolateral, multiilateral ,konstelacional dhe kontekstual.
Kush iu siguron (garanton) Kosovës dhe Shqipërisë ekzistencën dhe prezencën e vazhdueshme ose permanente të SHBA-s, Natos ose Perëndimit atje, në një botë të tëndosur, furioze, kaotike, agresive, eklektike, hektike, turbulente dhe tepër dinamike?´
Kush e siguron (garanton) mbrojtjen dhe sigurinë e dy “shtetëve shqiptare” nga bankroi, kolapsi ose kolabimi total?!; patjetër shtrohet pyetja. SHBA-së, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, apo dikush tjetër….?….
Se këndejmi, përveç ndihmave të fuqishme finansiare dhe ekonomike për popullin dhe shtetin e Ukrainës në luftën e tyre heroike dhe itanike kundër Rusisë së fuqishme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike: SHBA-s, Gjermania, Britanie e Madhe dhe fuqitë tjera të Natos ose Perërëndimit, i kanë bashkërenditur dhe insubordinuar ndihmat finansiare ose ekonomike me ndihmat ushtarake (lutarake), sanitare, logjistike dhe të tjera në domenin (kontekstin) e politikës dhe diplomacisë preventive dhe interaktive ndaj sfidave, problemëve ose provokimëve të ndryshme globale ose universale sic janë çështja ose problemi i menaxhimit dhe monitoriimit te krizes se refugjatëve të luftës dhe emigimeve masive nga Ukraina, Afrika, Azia, Amerika Latine, Lindja e Mesme, Ballkani dhe rajone të tjera në drejtim të SHBA-s dhe Europës Perëndimore e kështu me radhë.
Kjo për faktin se politologjia dhe diplomacia moderne ose bashkohore, i kanë përjashtuar ose hedhur poshtë, si të tejkaluara, reaksionare dhe anakronike, idetë ode teoritë e ndryshme klasike, proteksioniste, paternaliste, ataviste, pseudoshkencore, quaziprofesionale, antihumaniste. disfunksionale etj.
Ndaj, edhe politika dhe diplomacia shqiptare (kosovare), duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konfuze dhe kaotike të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare. E jo duke qenë gjithëmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie pllakative, ataviste, forumiane, kabinetike, unilaterale ose monologjike që i referohet ose përkushtohet vazhdimisht “status quosë”, apo “konfliktit të ngrirë” me Serbinë, duke mos menduar, reflektuar dhe interferuar fare në strukturën autonome, globale, universale, multipolare, multilaterale dhe multinacionale të politikës dhe diplomacisë ekonomike, komerciale, afariste, strategjike, koniukturale, manufakturale, monetare, finansiare, tregtare, ekonomike etj. Në profitin dhe fuqinë enorme të tregut interaktiv , apo global të vlerave, resursëve, mallërave dhe kapitalit.
Në këtë kontekst, me përjashtim të ndonjë të rrallës, asnjë kryediplommat i paguar shqiptar ose kosovarë, si të thuash nuk ka menduar, studiuar, analizuar, reflektuar ose punuar në këtë drejtim.
Politikani, kryediplomati ose diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i kauzalitetit i një kauzaliteti neoshtetror dhe anacional nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një “kauze” ose “ideologjie shtetrore dhe nacionale”nga jashtë e cilai referohet dhe detyrohet vazhdimisht llupès ose tutelës ligjore (juridike), materiale ,finansiare), sociale, tregtare , ekonomike dhe politike të shoqerive të larta industriale ose kapitaliste, prej nga ku shpërthejnë ose shpërfaqen edhe skemat e ndryshme të korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj serbe në nivel ndërkombtar. E sidomos atëherë kur fflasin nëpërmjet subjektit komplesiv)- i cili vazhdimisht bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit të ndryshme ditorè ose periodike.
Edhe idetë dhe teoritë qëndrore dhe elitare të diskursit politik dhe diplomatik, përkthehen në kategori sociale ose societale.
E sidomos atëherë kur përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin imazhin dhe modelin determinant dhe paradigmatik të dialektikës politike dhe diplomatike në kuptimin e puçjes ose bashkimit formal, artificial, teorik, linguistik ose terminologjik (dhe, jo praktik) të popullit dhe shtetit me vlerat e larta shkencore, kulturore, humaniste, politike, ligjore, parlamentare, demokratike, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj.
Kjo per faktin se lideri, politikani, kryediplomati ose diplomat i zgjedhur dhe emruar nga partia-shtet ose shteti-parti, konsiston në veçantinë e të qenit “misionar” ose ‘demiriurg i vetëm’ që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë, pritjet dhe shpresimet individuale dhe kolektive…Duke e bërë çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se i ka lundruar dhe tejkaluar detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur “gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike.”
Nuk shkonë gjithëmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e liderëve ose politikanëve-shtet dhe shtetit-parti!
Politika dhe diplomacia bëhën në Akademinë e Shkencave, apo nga qarqët dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera.
Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.
Dhe, aq më pak për “heronj”, “kalorës” ose “gardian” të ndryshëm “politik” ose “diplomatik” të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë e vejnë dorën në brez ose revole sapo lexojnë dhe mësojnë emrin dhe mbiemrin e rivalit, oponentit ose kundërshtarit të tyre, pa menduar as reflektuar kurre në mençurinë dhe intelegjencen e preferuar politike dhe diplomatike. E sidomos ne diskursin dhe narracionin e njohur komplementar, suplementar, kontemplativ, komprehensiv, interaktiv, interpolar, vizionar, profesional dhe intelegjent.
Në Kosovë pas vdekjës sw Dr. Rugovë nuk ka patur kurrë opozitë konstruktive, parlamentare dhe demokratike, por ” pushtet paralel” mbi shtetin dhe pushtetin sovran dhe legjitim.
E dyta: Pavarësisht asaj se në Uashington, Berlin, Paris etj… në çdo katër vjet ndryshohen administratat, qeveritë ose pushtetët: Politika dhe diplomacia amerikane, gjermane, britanuike, italiane ose franceze, bëhen ose hartohen në akademitë e shkencave. ndërkaq, marrëveshjet e ndryshme dhe kontratat, janë të mbrojtura dhe garantuara me ligj.
Edhe njoha e lirisë, pavarësisë, sovranitetit, autenticitetit dhe integritetit të përgjithëshem shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik të Republikës së Kosovës-gjithashtu.
Në Shtetët e Bashkuara, fjalën kryesore e kanë Kushtetuta e njohur amerikane “Constitucion of United States of Amerika” ose “Cheks and Balances”, së bashku me Kolegjin e lartë zgjedhor ose elektoral (Electoral College) të monitoruar nga Gjykata Supreme (Suprem Court) dhe Komisioni i posaçëm (Impeachment) i legjislativit dhe juridikativit amerikan, e jo administrat ose politikat e ndryshme ditore ose periodike. Në shtët tjera perëndimore, gjithashtu. Rregullat dhe Kontrolli (Cheks and Balances) pra!
Ç’ thonë polika dhe diplomacia perëndimore? (Kuptimi i kualifikuar, kolokfial, intelektual, profesional dhe intelegjent)
Politika, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemëve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut.
Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale, finansiare, sociale, tregtare, ekonomike dhe të tjera.
Aty i kemi edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët dhe narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj.
Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.
Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:”të vërtetat e përjetshme”), por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.
Ndryshe nga kjo, teoria dhe praktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme, por janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato.
Si për shembull: Nëse shtetet liberale ose demokratike të Perëndimit, kanë mosmarrëveshje me shtetet marksiste ose komunosocialiste në çështjet e pronës ose kapitalit: Kjo nuk pengon aspak që parimet e përgjithshme për të drejtat e njeriut të përcaktojnë normat e një etike globale ose universale që duhet të zbatohet ose aplikohet në mënyrë racionale ose kritike, për të tërhequr vëmendjen mbi diçka që nuk do duhet të lejohej edhe në rastet kur nuk pajtohen në lidhje me organizimin e ekonomisë, apo të pronës ose kapitalit. E sidomos me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë etj.
Janë mu këto vlera dhe thesare prej nga ku mund të nxirren edhe aksiomat edhe idiomat e të qenit qytetar i një qytetërimi të lartë kulturorë, politik ose diplomatik- përmes edukimit empirik, modernist ose progresivist, i cili do duhej të ishte pikërisht ai ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe parimeve të njohura qytetare, kulturore, politike, diplomatike, shkencore ose humaniste.
Një komunitet politik dhe diplomatik, definohet dhe identifikohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjedhjes së konflikteve. Apo, për t’a thënë me konkretisht: nga zgjedhja e diskutimit publik si mjet për zgjidhjen e konflikteve, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta racionale, avangarde ose pozitiviste.
Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; janë zgjuarësia ose mençuria politike dhe diplomatike, stili apo forma e debatit, dialogut ose komunikimit, ato vlera dhe parime që krijojnë pasqyrën ose imazhin e tyre.
Aty pra ku puçën (bashkohën) ose kombinohën spirtualja, materialja dhe idealja, gjegjësisht ana refleksive dhe teorike me anën praktike ose ekzistencialiste.
Florimi, eksplorimi, brilanca (shkëlqimi), unifikimi dhe konvencionalizimi i diplomacisë tradicionale ose empirike me zgjuarësinë, akribitetin, luciditetin, subtilitetin, modernitetin dhe efikasitetin e diplomacisë moderne ose bashkohore. Aty ku penetrojnë, interferojnë, reflektojnë dhe integrohën në menyrë sintetike, interaktive, interpolare; integrale dhe dialektike, edhe shumë elemente ose instrumente të tjera komparative, analogjike, kontemplative, komplemenare, suplementare ose superlative brenda paradigmave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, kulturore, historike, gjegografike, gjeopolitike, strategjike etj.
Kjo për faktin se jeta dhe bota jonë së bashku me shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, në esencën ose substancën e tyre ndodhën të ngritura ose projektuara mbi përvojat dhe aftësitë e njohura shkencore dhe intelektuale të njerëzve të ditur, mbi humanizmin dhe karitativitetin e njerëzve të pasur, mbi heroizmin dhe sakrificat e njohura ushtarake ose luftarake të njerëzve të guximshëm dhe liberator si dhe mbi lirinë, drejtësinë, harmoninë dhe barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetare), shtetrore, nacionale, sociale, materiale, profesionale, kadrovike, politike, diplomatike etj.
Ndaj, edhe diplomacia (ose diplomatia) e kualifikuar, intelektuale, profesoinale dhe intelegjente, në këtë kuader, siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme.
Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë : diplomë ose dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar.
Ndonëse, që nga Antika e lashtë dhe deri me sot ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtate, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme.
Shënimet, stenogramet, protokolet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marëdhëniet ose raportët e ndryshme protokolare ose diplomatike në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.), si dhe popujve ose vendëve të tjera në Antikë.
Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongresët ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.
Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngrite dhe projektuar edhe paktika diplomatike në Romën e Laahtë-Antike kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nunci) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t’u ipen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike.Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marëdhëniet ndërkombtare.
Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të hartave të reja shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë. Kështu që përveç shtetëve të Mileti, Raguzës (Dubrovnikut), Venedikut, Milanos dhe Montovës, edhe shtetët, mbretërite ose principatat tjera (si ajo e Frankëve dhe Langobardëve, e Arbërve ose Kastriotëve, e Lujëve, Yorkëve, Tudorëve dhe Lancasterëve etj.) filluan me ngritjen dhe atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombët) dhe shtetët e ndryshme.
Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite i sollen edhe ndrydhimet ose reformat (restaurimet) dhe transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike në planin konzullar ose diplomatik…Kjo sidoms pas firmosjes së “Paqës së Vestfalisë” me 1648 dhe revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj. Duke i veçuar këtu “Kongresin e Vjenës”(1815) dhe “Kongresin e Aachenit” me 1818, kur filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore…E pasuar me ngritjen ose themelimin e “Unionit Telegragik” me 1856, “Unionit Postar” ose “Diplomatik” me 1874 dhe 1875, “Kongesin e Berlinit” me 1878 etj.
Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish “luftërat e ftohëta” si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.
Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe “Traktatin e Versajës” me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombëve” me 192O, të OKB-s me 1945, “Paktit të Natos”, Unionit Europian”(UE-s), ish “Traktatit të Varshavës” etj.
Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, monetare, finansiare, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.
E tërë kjo në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964 si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare ku politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve më të njohura, më të bukura ose avansuara shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike etj.
U tha se përfaqësi (lëgata) ose “dërgata” të ndryshme politike ose diplomatike ka patur edhe ne kohërat ose periudhat e ndryshme mesjetare ose antike. Kujto këtu ato në kohën e “polisit”( shtetit) të Athinës, në kohën e Bizantit ose Romës së lashtë antike etj…
Ndërkaq, dikur me vonë termi “diplomaci”, në gjirin ose suspektin e tij do i përfshinë edhe një sërë vlerash dhe parimësh të njohura ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive. Raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme shtëterore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj. Sidomos pas shekujve 18 dhe 19 (lëxo: revolucionin e madh francezë etj.)- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të Francës. Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.
Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një kryediplomati (ministri) ose perfaqësuesi diplomatik (diplomati) të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (substancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë.
Një përfaqësues diplomatik (qoftë ai ose ajo kryediplomat ose kryediplomate, i/ e ngarkuar me punë, ambasador, konzull, atashe diplomatik ,apo diçka tjetër..)- në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij (saj) konzulor dhe diplomatik.
Duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, profesionale ose intelegjente në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive.
Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, personale, familjare, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme.
Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive, si dhe duke i mbrojtur, avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdhëniet e gjithëmbarshme ndërshtetërore, qeveritare dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikëpritës ose nikoqir, duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetët ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar.
Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj.
Duke i zgjëruar, avansuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike, pedagogjike etj.
Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes “dashurisë dhe urrejtjes”, ku mjafton vetëm një keqkuptim ose acarim i vogël në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme “elitare” ,”egalitare” , qeveritare ose politike dhe, i tërë “kompozicioni” i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritare të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si kulla prej letre.
Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme ( formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.
Kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, koherente, diskursive dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, dialogues, retorik, oratorik, komunikologjik, koherent ose analogjik. Respektivisht, furioz, hektik, eklektik, evolutiv, dinamik etj.
Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika sè bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si Ideologji, apo mbase edhe si resurse, potencial dhe një kauzalitet i lartë shtetëror, nacional ose polit tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.
Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.
Duke e vërë theksin në parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, intrinznike, ekstrinznike, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskrsive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë.
Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit të njohur parcial të “egos’, libidos, personit (personalitetit) ose interesave të materiale, karieriste etj.
Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.
Se këndejmi, ndërkohë që revolucioni i njohur (antiborxhez) në Francë së bashku me revolucionin industrial në Angli: Asokohe pos tjerash i sollën ose afirmuan arsimimin, emancipimin, moralin, kulturën, disciplinën dhe fitorën epokale ose historike të vlerave, parimëve, postulimëve, ideve, vizionëve, idealeve dhe teorive të njohura shkencore, humaniste, sekulare ose avangardiste-përballë rendëve ose sistemëve të ndryshme natyrore, ordinare, primitive, absolutiste, klasike, tradicionale, borxheze, skllavopronare, feudaliste dhe të tjera së bashku me solidaritetin e njohur social, manual, mekanik, fizik (organik), sindikalist, politik, fizikën sociale (sociofizikën) etj… Revolucioni i njohur në SHBA-s, e solli dhe afirmoi të drejtën sovrane, legjitime, natyrore, historike, gjenealogjike, etnike ose biogjenetike për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga çizmja, kurora ose tutelja e huaj koloniale, imperiale, hegjemoniste, ekspanzioniste, politike, sociale, ekonomike, ushtarake ose militariste.
Duke e nënkuptuar këtu (me theks të posaçëm) edhe maksimën ose idiomën e njohur greke, sipas të së cilës :”Të marrëve, të paditurve, të robëruarëve dhe fukararënjëve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm shëmbuj të ndryshëm, leksione dhe këshilla.
P. S.
Sipas UNESCOS dhe shoqatave të ndryshme botërore ose ndërkombtare të politologjisë, antropologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, sociokulturës, sociohhistorisë, sociopolitikës dhe kështu me radhë: Me kalimin e kohës janë ngritur, ndërtuar, krijuar, shfaqur dhe projektuar një sërë konceptesh, përceptimesh, akceptimesh, anticipimesh, variantash dhe terminologjishë të ndryshme ekskursive dhe diskursive, sipas të cilave prejardhja, origjina ose etimologjia nacionale ose etnike parasegjithash, e kanë një itenerar dhe karakter të ndërlikuar dhe tepër kompleks në kuptimin e njohur kontekstual dhe kontestual të lindjes, ngritjes ose themelimit të popujve ose kombëve të ndryshme që nga Antika e largët dhe gjer me sot.
Duke menduar në kombët e lashta ose klasike, në kombët shtetformuese, kombët mbretërore, perandorake ose dinastike, subkombët ose subnacionet, kombët shtetrore ose politike, kombët pa shtet ose kombet e ndara në shumë shtete, kombet artificiale ose johistorike, kombët multishtetrore ose shumështetrore dhe të tjera.
Ndonëse, termi ose nocioni komb (natio) në historinë paramoderne të Europës, e kanë njohur dhe kaluar si të thuash të njejtën rrugë ose itinerar të zhvillimit ose evolucionit nepër bashkësi, shoqata ose organizata të ndryshme politike dhe jopolitike, nepër shkolla, akademi ose univerzitete të ndryshme mesjetare, në organizatat e ndryshme studentore, në kongregatat ose konciliumët e ndryshme fetare ose kishtare etj.
Ndërkaq, rrënja, kuptimi ose etimologjia e fjalës ose nocionit komb (natio) e kanë marrur kuptimin dhe formën e plotë nacionale, etnike, autentike, evolutive, empirike, fizike, organike, historike, gjeografike, biogjenetike etj., me fillimin e historisë moderne ose bashkohore në Europë dhe gjithandej, kur populli (populo), kombi (natio) ose etnia, kanë filluar të dallohen ose veçohen nga organizatat ose bashkësitë e ndryshme fetare( kishtare), kulturore, politike, mbretërore (monarkiste), skllavopronare, borxheze, feudaliste, latifundiste, imperiale, kolonialiste etj.
Aty lindën, ose u shfaqën edhe krenaria shtetrore, nacionale, etnike ose patriotike, respektivisht identiteti, intimiteti, spontaniteti, ekskluziviteti, integriteti, autenticiteti dhe sovraniteti i përgjithshem shtetror, nacional, kulturor dhe politik së bashku me nacionalizmin, patriotizmin, kauzalitetin dhe ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, gjeografike, ushtarake, ekonomike, industriale etj….E sidomos pas revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë dhe SHBA-së.
Ndonëse, deri atëherë nacionalizmi, patriotizmi, kauzaliteti ose ideologjia e njohur shtetrore dhe nacionale, janë ruajtur, kultivuar dhe afirmuar kryesisht nepër kisha ose organizata të ndryshme kishtare ose klerikaliste, në qarqet ose elitat e ndryshme ushtarake ose luftarake, në klanët e njohura mbretërore ose familjare dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që ndjenja e mburrjes dhe krenarisë së lartë shtetrore dhe nacionale (L. Greenfeld)-për herë të parë kanë lindur në Angli me rastin e ndarres (divorcit) epokal ose historik të kishës autoqefale të Anglisë nga Pontifikati ose Selia e Shënjtë (Papati) në Vatikan, për shkak të divorcit të mbretit Henriku i VIII të Anglisë me Katarinen e Arragonisë së Spanjës, dhe martesës së tij me oborrtaren ose bukuroshen e famshe, An Bolyen të Anglisë, si dhe fitorës epokale, monumentale ose historike të flotës ose ushtrisë angleze -kundër “armades” spanjollle në shekullin XVI (16).
Në kërë frymë të preferuar shkencore, humaniste dhe avangardiste, politika dhe diplomacia e lartë shtetërore dhe nacionale nuk bëhen dot, duke iu përulur ose rënë në gjunj Xhorxhia Melonit, Emanuel Macronit, Friedrich Merzit, Ursula von der Leyinit, Donald Trumpit etj…si Maduro i Venecuelës- para Vlladimir Putinit ose Shi Xhin Pinit!