Ramiz Kelmendi nuk do të jetë zëvëndëskryeministër nga rradhët e LDKsë, siç pretendonte para se të aderonte në këtë parti. Megjithatë, ai do të marrë një pozicion mjaft të rëndësishëm në këtë parti, pozicion që deri para se të jepte dorëheqje, e mbajti intelektuali i shquar, Armend Ibrahimi.
Bëhet fjalë për postin e kryetarit të Forumit Rinor të LDKsë, post ky që ndër të tjera, i jepet Kelmendit, duke qenë njëri nga më të rinjët e kësaj partie.
“Ramizi, të cilin tash e tutje do ta quajnë Mixi, ka energji dhe mund të sjellë frymë të re në forumin rinor të partisë sonë. Poashtu, ai mund të sjellë në forum rinor shumë punëtorë të ETC’së, të cilët janë moshë e re, kryesisht gjimnazistë e studentë. Me Mixin kryetar, forumi rinor i LDKsë do të jetë shumë i fuqishëm”, ka thënë një burim i afërt me Adem Salihajn dhe me kalashët e Gaqkës së Ferizajit.
Deri tani, nuk ka pasur asnjë deklarim në lidhje me këtë nga vetë Kelmendi. /PamPress/
Komentet