Shtëpia që Marilyn Monroe bleu në Brentwood disa muaj para se të vdiste
Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit votoi unanimisht për mbrojtjen e ndërtesës, duke bllokuar kërkesën e pronarëve aktualë
VOAL- Shtëpia e Marilyn Monroe nuk mund të prishet: që nga e mërkura vila Brentwood që diva bleu disa muaj para vdekjes së saj është kthyer në një monument në Los Angeles. Këshilli Bashkiak votoi unanimisht për të bllokuar prishjen pas muajsh beteje ligjore.
Pronarët aktualë, banorë të vilës, kishin kërkuar leje për ta prishur atë dhe për të zgjeruar pronën e tyre.
“Sot kemi mundësinë të bëjmë diçka që duhet të ishte bërë 60 vjet më parë. Humbja e shtëpisë së vetme që Marilyn ka pasur ndonjëherë do të ishte shkatërruese për historinë tonë”, tha promotori i iniciativës. ATS/RSI