Analisti Genc Burimi ka bërë një paralelizëm të fortë mes retorikës së përdorur nga qeveria shqiptare pas protestës së fundit dhe asaj të përdorur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme politike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
I ftuar në emisionin ´Kafe Shqeto´ në Syri Tv, Burimi tha se populli është i vendosur për ndryshim, teksa pamjet e dhunës rrezikojnë të përsëriten nëse nuk ka një kthim në dialog.
Burimi kritikoi ashpër edhe gjuhën e përdorur nga zyrtarët qeveritarë, duke vënë në dukje se termat si “terroristë” dhe “barbarë”, të përdorur për protestuesit, janë pjesë e një fjalori identik me atë të përdorur nga Vuçiç ndaj protestuesve në Serbi dhe nga Putini. “Është ekzakt i njëjti fjalor,” theksoi Burimi, duke shtuar se kjo retorikë është “trashanike” dhe “qesharake”, pasi nuk do të arrijë të frenojë vendosmërinë e masave popullore.
Analisti i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i kthehet politikës dhe negociatave, duke sugjeruar se zgjidhja e vetme është një rikthim tek sovrani përmes zgjedhjeve të reja. “Kjo që pamë dje politikisht tregoi se këta njerëz janë sot të vendosur t’i shkojnë në fund këtij muhabeti,” u shpreh ai, duke nënvizuar se protestuesit kërkojnë një rikthim të legjitimitetit te populli.
Burimi paralajmëroi se protestat janë një element i pashmangshëm i demokracisë dhe do të vazhdojnë, pavarësisht se cila forcë politike është në pushtet. “Politikisht sot dhe njëherë, ky popull kërkon ndryshim,” përfundoi ai.
Është e rrallë të shohësh, të paktën në perëndim politikanë të zgjedhur populli që shkojnë atje ata dhe dhe rrezikojnë edhe jetën e tyre. Me këto pamje që shikon, rrezikon jetën dhe unë i bëj, me këtë rast thirrje Edi Ramës të bëjë kujdes sepse një moment duhet një zgjidhje politike, sa më shumë të vazhdojë kështu dhe kjo që pamë dje politikisht tregoi se këta njerëz janë sot të vendosur t’i shkojnë në fund.
Të ketë në Shqipëri një rikthim tek sovrani për zgjedhje të reja. Pra Edi Rama t’i kthehet politikës, negociatave, të fiksojë një datë të re për zgjedhje, për qeveri teknike, në mënyrë që këto pamje që pamë dje mos të ripërsëriten. Kjo që bën kjo qeveri janë gjëra që të thuash janë kaq gjëra të trashanike, që ju ka dalë boja.
Po të marrim parasysh fjalorin e përdorur dje nga ministrja e Brendshme apo dhe nga vetë kryetari i grupit parlamentar të PD të PS-së, Taulant Balla, dëgjuam fjalët terroristë, barbarë, fjalët edhe më keq akoma, për krahasim, është ekzakt i njëjti fjalor i përdorur nga Vuçiq në Serbinë fqinje, ndaj protestuesve në Serbi ku i trajtonte terroristë, të shitur tek të huajt. Në të njëjtin fjalor si tek Putini, si tek Vuçiqi, po që nuk do shkojnë më larg sepse sa më shumë t’i përdor këto fjalorë, aq më shumë masat popullore ndihen të vendosura për të shkuar dhe më larg.
Janë metoda qesharake sepse metoda e infiltrimit që sapo u tha e demonstruesve nga elementë të policisë, janë përdorur dhe te neve. Duhet një komision parlamentar që të rregullohen me ligj; sepse në demokraci protestat do jenë të vazhdueshme. Edhe nëse do fitojë PD-ja prapë pushtet, prapë do ketë protesta. Politikisht sot dhe njëherë ky popull kërkon ndryshim.