VOAL

VOAL

SHQIPËRIA NUK TRIUMFOI NË EUROSONG

May 24, 2015

Komentet

“Belinda në burg”- Mijëra qytetarë në protestën para kryeministrisë: Kush ka bërë korrupsion të përfundojë në qeli! Rama jep dorëheqjen

Protesta e sotme në ditën e 12-të mblodhi përsëri mijëra qytetarë shqiptarë në bulevardin para Kryeministrisë, ndërsa nisi me thirrjet për drejtësi ndaj kujtdo që kishte bërë korrupsion.

 

“Kushdo që ka firmosur për korrupsion, në burg”, ishte një nga apelet e hedhura nga podiumi i protestës prej aktivistes që hapi protestën.

Revolta e shqiptarëve kundër qeverisë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave për largimin e qeverisë.

“Atdheu nuk shitet, Rama jep dorëheqjen. Belinda në burg”, ishin thirrjet e hedhura nga qytetarët dhe folësit.

proteste shesh sot

“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e qytetarëve që ‘jehojnë’ në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shoqëruan ovacionet e protestuesve.

Kjo është ndër protestat më madhështorë që janë zhvilluar në vend, duke pasur një numër të lartë pjesëmarrësish.

kryeministria sot proteste

“Belinda në burg, drejtorët e Tatimeve në burg, edhe Flamur Nokën në burg, kushdo që ka firmosur korrupsion, në burg”, ishin disa nga thirrjet e tjera të protestuesve para Kryeministrisë. Panorama

Protesta e 12-të për dorëheqjen e Ramës, aktori Mehdi Malkaj: Kryeministrit nuk ia mban të vijë të thotë ndonjë fjalë

Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku prej ditësh mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend.

Duke folur para protestuesve, Malkaj e cilësoi të veçantë atmosferën e krijuar në shesh, ndërsa tha se qytetarët e mbledhur aty janë njerëz që nuk dorëzohen.

“Jemi në bulevardin qendror, emocion i madh, jemi me ca njerëz që i kanë rënë murit me kokë dhe kanë dalë matanë”, u shpreh ai.

Më tej, aktori dha edhe një mesazh në drejtim të kryeministrit, duke deklaruar se ai nuk guxon të përballet me protestuesit.

“Jemi në një vend ku nuk ia mban kryeministrit të vije të thotë ndonjë fjalë”, tha Malkaj. gsh

Rama do dorëhiqet sepse populli e urren”- Flet i riu që filmoi dhunën në Zvërnec: E kanë shkatërruar Shqipërinë, protesta i ka dhënë shuplakë të madhe politikës dhe pushtetit

Një nga qytetarët pjesëmarrës në protestë që prej ditës së parë, shprehu zemërimin e tij për atë që po ndodh dhe valën e pakënaqësisë popullore ndaj klasës politike dhe qeverisë në veçanti.

I riu që është edhe personi që filmoi dhunën e tërheqjes zvarrë të qytetarit në Zvërnec dhe gardhit me gjemba atje, deklaroi se qytetarët i kanë dhënë shuplakë pushtetit.

“Rama në burg dhe Berisha në burg. Rama duhet të japë dorëheqjen sepse prej 35 vitesh. Ata morën peng Shqipërinë. Ata e kanë shkatërruar Shqipërinë tani e 35 vjet, protestojmë për shkak të situatës politike dhe ekonomike”, tha ai për News24.

Ndërsa më tej shpjegoi edhe përfshirjen në këtë protestë.

“Kam protestuar që ditën e parë të protestës, jam personi që kam bërë edhe videon kur banori kaloi gardhin në Zvërnec dhe u tërhoq zvarrë. Është fatkeqësi dhe e papranueshme që qytetarët të tërhiqen zvarrë”, tregoi ai.

Qytetari deklaron se shuplaka që ka marrë pushteti dhe politika është e rëndësishme.

“Kjo protestë i ka dhënë shuplakë shumë të rëndësishme të gjithë klasës politike dhe atij që drejton. Patjetër që kryeministri do të dorëhiqet patjetër, mendoj se shumë shpejt do japë dorëheqjen, sepse kur populli e urren ai nuk ka pse qëndron aty në krye. Protesta jonë është paqësore, ne nuk kemi lidhje me ata që do mblidhen nesër me vullnet të imponuar dhe do ketë paqe nesër, por do doja që ata t’i bashkohen nesër protestës tonë”, përfundoi i riu.

“Rama do rrëzohet se s’bën, s’e duan 6 mln shqiptarë”- Aktivisti mesazh para nisjes së protestës: Presim mbështetje edhe më të madhe, jemi kundër kupolës së partive! Do vijnë 20 mijë emigrantë

Mbahet sot dita e 12-të e protestës mbarëkombëtare qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pas skandalit që ndodhi në Zvërnec me projektin dhe aktet e dhunës dhe tjetërsimit të pronave.

 

Para nisjes së saj, një prej aktivistëve dhe organizatorëve të saj, drejtues i protestuesve, tha për Neës24 se qeveria dhe Rama do rrëzoheshin pasi gjendeshin përballë vullnetit të 6 mln shqiptarëve.

“Normalisht presim mbështetje edhe më të madhe dhe grumbullim. Meqë kjo protestë për 10 ditë eci normalisht them se protesta do rritet. Pavarësisht se pati tentativa nga hiena dhe të tjera për ta provokuar e përçarë. Rama do rrëzohet se s’bën, është vullneti i 6 milionë shqiptarëve dhe do rrëzohet. Unë nuk do jem në politikë, nuk jam politikan, por janë shqiptarët, vullneti i tyre”, tha ai mes të tjerash.

Ndërsa vuri në dukje edhe sjelljen e politikës që e cilësoi “kupolë” në 35 vite, duke shkaktuar këtë gjendje dëshpëruese social-ekonomike, ai nënvizoi se nuk është shkak vetëm qeveria, por edhe opozita, e cila herë pas here përpiqet të kapë protestën.

aktivisti

“Jemi kundër dyshes që ka marrë peng, nuk jemi vetëm kundër Ramës dhe Ballukut, por e gjithë kupolës. Presim të vijnë 20 mijë emigrantë nga mërgata, nga çdo qytet i botës ku ika shqiptarë. Duke mos e ditë se kush është drejtues, se do e kishin kapur për qafe këta, por duke e ditur se është vullnet popullor, nuk e dinë, nuk i kanë kapur. Ne jemi kundër kupolës së partive dhe ka pasur tentativa edhe nga elementë të opozitës, por do dalin me kalimin e kohës”, deklaroi aktivisti. 

protesta2

protesta

Qindra mijëra qytetarë dje në Bulevard, mbahet sot protesta e 12-të: Rama të dorëhiqet, Shqipëria nuk shitet!

Pas një marshimi të jashtëzakonshëm dje në Bulevard, ku morën pjesë qindra mijëra qytetarë, mbahet sot protesta e radhës, e cila ka hyrë në ditën e saj të 12.

Me thirrjet ‘Shqipëria nuk shitet’, edhe sot qytetarë do të vijojë protestën kundër qeverisë, duke kërkuar pareshtur dorëheqjen e Ramës.

Ashtu si dje, protesta do të nisë në orën 18:00.

De21bb5b Aadd 4d5a 9888 C78e46639ea9

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmi për heqjen e non-gratës nga SHBA- Berisha pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha. U krye!

Bien sanksionet, Lideri i opozitës Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve.

Ndërkohë në mbërritjen e tij në kuvend ku u prit me duartrokitje nga deputetët e opozitës kreu demokrat tha se, ”Unë erdha”. “U krye!”.

 

“Arresto Belindën”- “Dallga” e protestuesve pushton bulevardin para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë shqiptarë kanë pushtuar bulevardin mbrëmjen e sotme me larmi thirrjesh e parullash, me banera e postera ku spikasnin deri ironitë ndaj qeverisë, teksa u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

Ndërsa ecnin së bashku në bulevard, ‘deti’ i protestuesve nuk i mungoi as thirrjet “Arresto Belindën”, “Tepsia do kurban” apo “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Poshtë qeveria”.

Mijëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur të bashkuar në ditën e 11-të të protestës kombëtare, teksa nga sheshi “Skënderbej” ku u grumbulluan në orën 18:00 vijuan më tej edhe me marshimin në bulevard dhe drejt kryeministrisë.

protesta tepsia

Kjo protestë përkon edhe me 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa iu bashkuan edhe qindra qytetarë nga diaspora shqiptare.

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, apo “Prizren 1878, Tiranë 2026”, ata u orientuan edhe për protestë qytetare dhe të rrinin të bashkuar.

protesta11

“Ju lutem mos bini pre e provokimeve”, tha mes të tjerave një nga aktivistët.

Nuk mungonin edhe banerat, pankartat dhe parullat, si ajo me mbishkrimin “Shqipëria nuk është n shitje”, apo “Nuk i ke larë ende hesapet me studentët”, “Studentët janë këtu”, “Duam shtet e jo pushtet” dhe të tjera.

protesta10

Kjo protestë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët të cilët protestojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve.

protesta prizeren

Protesta ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, të cilët kanë pasqyruar atë çfarë ka ndodhur në këto 11 ditë. Prestigjiozja “Reuters”, po ashtu ta transmetuar live, protestën në Tiranë.

protestaaaa

Protesta e sotme mbahet edhe me rastin e 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

sheshi proteste

Kryeministri Rama, pak ditë më parë, “sulmoi” influencerat duke u shprehur se “u kujtuan ani të mbrojnë Atdheun” dhe se shkojnë në protestë vetëm për like dhe views.

Kjo akuzë e Ramës ka marrë përgjigje nga influencerë të shumtë nga influencerat, ndërsa një prej tyre, Griselda Katirai, ka dalë sot në shesh me lugë dhe pirunj gjigandë, ndërsa në një dorë mban një tepsi ku janë vënë fotot e Ramës dhe Berishës.

influencerja

“Me lugë të madhe! Tepsia do kurban! Ne influencerat kemi një pije të re, quhet Ramingo ik! Kjo është pija më e re!”, shprehet ajo.

tepsia

Të tjera parulla dhe thirrje lidheshin edhe me patriotizmin dhe shqiptarizmin.

“Nga Çamëria në Mollë të Kuqe, jemi shqiptarë”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama jep dorëheqjen”, “O sot o për 148 vjet”, janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

protesta prizeren

“Rama jep dorëheqjen” Protesta e shqiptarëve jehonë në mediat ndërkombëtare, “Reuters” transmeton live tubimin në Tiranë (VIDEO)

Protesta në Tiranë sa vjen e bëhet edhe më masive. Në ditën e 11 të revoltës së tyre, shqiptarët kanë mbushur Bulevardin drejt Kryeministrisë në një tubim madhështor, siç nuk është parë në asnjë protestë tjetër. Revolta shqiptare ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Prestigjiozja “Reuters” ka transmetuar live, protestën, por jo vetëm edhe media të tjera i kanë dhënë zë tubimit në Tiranë.

“Reuters” po e mbulon drejtpërdrejt protestën e sotme, e cila nisi marshimin nga Sheshi “Skënderbej” dhe protestuesit tani ndodhen përpara Kryeministrisë.BW

UGSHPD: S’KA “PROJEKT! S’KA DORËHEQJE… (Rama ngul këmbë pa iu përgjigjur gazetarëve ndërkombëtarë)

 
Pas mbi 2,5 orëve në ditën e dhjetë të protestës së qytetarëve shqiptarë në kryeqytet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, nga foltorja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u shpreh një falenderim për mediat e pranishme dhe veçanërisht News24. I arritur ky qëndrim i ndryshuar nëse pjekuria e vlerësimit tani për mediat do të krahasohej me ditët e paratë saj kur mes parullave të shumta, ajo “Bojkotoni Mediat”  tingëlloi ndryshe në veshin e profesionistëve mediatikë, sociologëve, specialistëve të fushës së marrëdhënieve me publikun sikurse edhe të vetë qytetarëve pa dallime mes tyre. Pra të interesuar për një informacion pa filtra, të qartë dhe të vërtetë dhe ndoshta më i besueshëm si komunikim për momentin nga mediat sociale nga sa u mbështetën fillimisht, protestuesit në sheshe u shndërruan në “spektaklin falas” për çdo sinjal radio-televizioni kombëtar, publik apo privat. Protestuesit patën forcën dhe sjelljen për të sheshuar me qëndrueshmërinë dhe qytetarinë e tyre raportin me mediat vendase dhe ato të huaja pa çka se sensacioni i lajmit e arriti njohjen dhe aktualisht po i përmbahet qëllimit për dorëheqje të qeverisë dhe nevojës për ndryshim.
I parë me këtë vështrim dhe me mënyrën se si po zhvillohet rrjedha e protestave ditore, duhet kuptuar se studiove televizive i është thyer njëherë e mirë rutina dhe rregulli i konceptit tradicional për mënyrën e mbulimit të lajmit të rëndësishëm.
Populli ose me mijëra qytetarë ndodhen çdo ditë në shesh.
Një “ritual” ditor që me të njëjtën pjesëmarrje numerike në dhjetë ditë pa frikë i afrohet 1 milion pjesëmarrësve.
E përsëritur çdo ditë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera nga veriu në jug si; Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Fushë-Krujë, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Sarandë etj. sikurse edhe në diasporë në disa shtete,  jo vetëm postimet në mediat sociale, por shumë mbulime live/të drejtpërdrejta të një ngjarje tregojnë se qytetarët në protesta nuk po llogaritin më koston e figurave politike për heqjen dorë nga pushteti, por kanë si qëllim dhe sjelljen e një fryme të re për Shqipërinë dhe përfaqësimin në jetën politike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
 

Epërsia numerike e shqiptarëve në ditën e dhjetë të protestës po tregon se sa ajo (protesta), e ka çarmatosur dhunën e pushtetit. Me energji dhe pjesëmarrje ajo (protesta),  e ka strukur ditë pas dite arrogancën e kryeministrit i cili nga distanca ku vazhdon të kujtojë qark më qark Ditëlindjen e 35 të PS kërkon njëkohësisht ta shesë bullizmin vulgar tek përkrahësit e vet si “humor” duke thumbuar protestën. 

Thënë ndryshe duke i mëshuar me më shumë paaftësi mungesës së argumentit.
Pa shkuar në festën e Fierit, paraditja e së Martës, 9 Qershor, kishte një ngjarje të rëndësishme mediatike ku kryeministri Rama pati një konferencë shtypi me gazetarë nga vende të BE-së ku nguli këmbë pa i sqaruar gazetarët ndërkombëtarë. Lufta për konceptin se quhet apo nuk quhet projekt ishte më së shumti vetëmbrojte për dorëheqjen pasi ai është “refreni i sheshit” tashmë dhe jo i leksionit mbushamendjes me gazetarët jo të pakët në numër. Jo vetëm aq, por ai gjeti dhe rastin për t’u treguar edhe më bindës përmes promovimit paraprak të një libri ku ai ka shkruar parathënien e librit “Dosjet Shqiptare: Liria dhe Arkitektura”*,  të cilën ai e quan qendër të diskutimit kombëtar dhe transformim që bashkojnë 60 zyra ndërkombëtare që punojnë aktualisht në Shqipëri. I marrë i mirëqenë ky kontribut i cili do t’u bjerë në duar lexuesve në gjuhën angleze më 26 Qershor ka të bëjë me disa pika kyçe për shqiptarët veçanërisht.
Së pari transparenca.
A e din publiku se arkitektura dhe ndërtimet në Shqipëri janë qendra e diskutimit kombëtar?
Kush i jep lejet?
Kush i organizon dëgjesat?
Kush i përcakton studiot fituese?
Kush liron truallin publik?
Kush e mban kadastrën?
Ka shumë të panjohura kjo fushë e cila për fat do të jetë e shkruar, por bashkë me promovimin mbase atë ditë mund të jetë edhe një ish kryeministër për hir të transparencës pyetjet do të marrin përgjigje.
Në rast se ky parashtrim i fundit do t’ju duket me tendencë, çështja është se argumenti me të cilin Rama luan është “Ska projekt! Ska dorëheqje”.
Kjo është aq e vërtetë sa në propagandën zyrtare sidomos për Sazanin dhe Zvërnecin fjala gogol “projekt” ndryshe nga sa është përmendur me vite me rradhë si e tillë tani quhet dhe shkruhet në lajmet e ATSH-s si “investim i planifikuar”. Ose në përmbajtjen më të plotë në fjali kur ai lidhet me protestë dhe Zvërnecin merr formën e lajmit si:- “Në ditën e dhjetë të protestës kundër investimit të planifikuar në Zvërnec të Vlorës, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” me thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, largimin e Berishës nga drejtimi i opozitës, hetimin e pasurive të politikanëve dhe kundër shitjes së pasurive kombëtare.”
Në një tjetër vështrim vlerësimi dhe sjellja e Ramës-kryeministër me mediat ose gazetarët ndërkombëtarë në një rast pati një etikë të munguar kur një gazetare austriake pyeti kryeministrin:-“Ju thatë se nuk ka të bëjë me mjedisin, por dje unë intervistova disa njerëz në rrugë”..
Kthesa e Ramës nga një njeri që nuk dinte të lexonte gjermanisht, por që “do të sigurohej për të lexuar se çfarë do të shkruhej rreth këtij takimi tre orësh ku ai kishte harxhuar energji”, dhanë sinjalin e largimit nga tema dhe e vërteta që ai pretendon se e mbron me fakte dhe fanatizëm edhe pse më parë e kishte ndërprerë me imponim dhe ashpërsi gazetaren austriake se :-“…ajo se çfarë ke bërë në rrugë nuk është me interes për mua”. Do të kishte shumë interes përsëritja disa herë e këtij momenti apo edhe e vazhdimit më tej, por argumentet zbehin dhe varfërojnë pozicionin zyrtar dhe moskokëçarjen e një kryeministri, të cilit poshtë zyrës në bulevard prej dhjetë ditësh i rijnë me qindra mijë protestues.
Por duke i dhënë kohë njohjes me shkrimet në të ardhmen e afërt me gazetarët e BE-së të dala nga kjo konferencë për shtyp zhvendosja në Fier me konceptin e së vërtetës, tregon nga ana tjetër se Ramës jo vetëm që nuk mund t’i besosh, por transformimit të fakteve që ai bën realitetit duhet t’i shohësh ose duhen analizuar për t’ja vënë jo më në dukje, por si provë she fakt. Në Amfiteatrin e Apolonisë Rama i kujtoi disa të rinjve duke ju shprehur për të vërtetën se:-“se ju keni potencialin që të rrëshqisni duke u bërë patriotë që pastaj t’i ikni të vërtetës dhe këtë s’du ta bëni kurrë. Nëse ka një gjë patriotike në radhë të parë është e vërteta”. Tashmë me mendjen e mbushur si luftëtar i së vërtetës, në Kryeqytetin e Socialistëve siç e huazon shprehjen nga drejtuesja politike e qarkut  Belinda Balluku sepse në 11 Maj, 2025  prodhoi 12 deputetë dhe 116 766 vota, kryeministri që fatkeqësisht i sheh të fituara 61 bashkitë zgjedhjet e ardhshme vendore bën rrëfimin e vet tjetër të madh kur thotë se:– “Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr, jo për t’i shkuar nga mbrapa të tjerëve. Dhe deri në deri në 12 qershor, deri në 12 qershor që kemi festën e madhe që unë besoj do vini dhe ju në Tiranë. Është mirë që të mbyllet kjo bisedë dhe të ndahet ambientalizmi nga llapaqorrizmi dhe nga qorrolapizmi. Duhet të ndahet.”
 
Është festë e Ditëlindjes së 35 vjetorit të PS, apo dhënie vlerësimesh dhe dekoratash kjo tani pak rëndësi ka për nxitjen e një konflikti. Por e shprehur si e tillë nuk mund të konsiderohet si e pa vërtetë dhe e rrezikshme. Në qoftë se në pak se më shumë se një vit më parë, më 20 Shkurt, 2025 protestën kundër SPAK-ut pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Rama si kryeministër e organizoi pikërisht një “tubim” në Sheshin Skënderbej me 6000 punonjës administrate dhe policë, qëllimi kryesor i tij ishte të tregonte forcën, për t’i prishur Ditën Kombëtare të Opozitarizmit. Asaj dite që 34 vite më parë i kishte çelur udhë pluralizmit e i largoi frikën shqiptarëve me rrëzimin e statujës së diktatorit Enver Hoxha.
Edhe atëherë ndoshta një kamera apo pak aparate ishin ato që fiksuan ngjarjen.
Por media u bë aleati që përçoi kudo vlerën e lajmit, të vërtetën, momentin historik për kombin me atë që po kalonte Shqipëria. 
Rrëzimin e diktaturës.
Ndryshimin e sistemit.
 
 
9 Qershor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Shqipëria në këmbë! “Diaspora të na bashkohet!”, qindra mijëra qytetarë “pushtuan” dje rrugët e Tiranës, sot protestë kombëtare: Rama të dorëhiqet

Mbahet sot protesta kombëtare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 11. Pas një shfaqjeje të jashtëzakonshme dje, ku nga ora 18:00 deri në orën 00:00 të mesnatës, rrugët e kryeqytetit oshëtinë nga brohorimat e qytetarët, të cilët njëzëri kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si për çdo ditë, edhe sot protesta do të nisë në orën 18:00, për të pritur më shumë qytetarë, ndërsa dje iu bë thirrje Diasporës që të marrë pjesë në tubim. Qëndrimi i protestuesve është i qartë; qeveri teknike dhe e përfaqësuar nga intelektualë të vendit.

Tubime janë organizuar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë. Duhet ritheksuar se protesta e organizuar në Tiranë, jehoi edhe jashtë kufijve. Me thirrjet “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, Edi Rama në burg Berisha në burg”, qytetarët kërkojnë largimin e kësaj qeverie dhe theksojnë se nuk do të dorëzohen deri në dorëheqjen e Ramës. bw

Dita e 10-të e protestës: Mijëra në shesh para kryeministrisë këndojnë në kor: Rama jepe dorëheqjen

Mijëra protestues janë mbledhur edhe sot pasdite para kryeministrisë dhe këkojnë në kor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e cila nisi për të mbrojtur lagunën e Nartës, po nxjerr në sipërfaqe oqeanin e pakënaqësive të akumuluara nga arroganca dhe babëzia e pushtetit.

Ndërkohë në podium qytetarë të ndryshëm po mbajnë fjalime, duke kërkuar dhe qeveri transitore por dhe dorëheqjen e tij.

Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës ndërsa nesër kanë thirrur një protestë mbarëkombëtare. Duke thirrur ‘bashkohuni me ne!’ u kërkohet të gjithë shqiptarëve nga qytetet të bashkohen nesër para kryeministrisë me thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!’

Agjencia e madhe ‘Reuters’ vazhdon me transmetimet live

Sërish agjencia Reuters, një nga më të mëdhatë në botë, po e transmeton live protestën në platformat e saj sociale.

Ndërkohë, një ditë më parë Taulant Balla e sulmoi këtë agjenci se pse po e transmeton live protestën.

Kujtojmë se kjo protestë ka tërhequr vëmendjen e shumë medieve të mëdha ndërkombëtare.


Send this to a friend