VOAL

VOAL

Shqipëria “bie” në depresion, anketa: 70% e të rriturve kanë përjetuar sëmundjen

January 28, 2019

Komentet

The Telegraph: Harta që tregon se ‘lufta e fshehtë’ e Rusisë me Perëndimin tani ka filluar

Rrëzimi i avionit të mallrave të postës së shpejtë DHL në afërsi të aeroportit të Vilniusit të hënën, bombat që së fundmi frikësuan banorët e Londrës, nga sheshi Euston, aeroporti Gatwick e deri të ambasada amerikane, janë vetëm disa nga tentativat e Rusisë për të filluar luftën e fshehtë me Perëndimin, shkruan Telegraph.

 

Madje dronët që janë parë duke fluturuar mbi bazat ajrore amerikane në Britani të Madhe dhe shpërthimi i armëve në fabrikat e municionit në Wales në prill, vetëm sa kanë përshkallëzuar situatën.

Kabllot e telekomunikacionit që u këputën në Detin Baltik në fillim të këtij muaji, sulmet me zjarrvënie përfshirë ato të bizneseve ukrainase në Leyton në lindje të Londrës në mars të këtij viti, ndërhyrja në operatorët hekurudhor në Çeki, janë tregues i qartë, janë raste e tjera të regjistruara.

Dëmet në satelitë dhe pengimi, shkaktoi ndryshime në programet televizive në të gjithë Evropën. Dhjetëra incidente tjera të ngjashme ndodhën, ndërsa Perëndimi mbështet Ukrainën, nderkohe Rusia ka rritur veprimet e sabotazhit nëpër Evropë dhe më gjerë – duke ndjellë ndjenjën e pasigurisë në kontinent që nga Lufta e Ftohtë.

Shërbimet e sigurisë tashmë kanë dhënë alarmin. “Ne duhet të presim të shohim akte të vazhdueshme agresioni këtu në shtëpi”, tha drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum në një fjalim muajin e kaluar.

“GRU [shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë] në veçanti është në një mision për të krijuar kaos në rrugët britanike dhe evropiane: ne kemi parë zjarrvënie, sabotim dhe më shumë. Veprime të rrezikshme të kryera në rritje”, shtoi ai.

Është, tha ai, një “fushatë e bashkërenduar” që kërkon një “përgjigje të fortë dhe të qëndrueshme”.

Këtë javë, Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, tha se “masat hibride” ruse vetëm rrisin “rrezikun që NATO përfundimisht të konsiderojë thirrjen e klauzolës së saj të mbrojtjes reciproke [neni 5]”.

Dhe në një fjalim të përbashkët me homologun e tij francez të premten, Sir Richard Moore, shefi i MI6 – i njohur si “C” – foli për “boshtin moralisht të falimentuar të agresionit” të mbikëqyrur nga Vladimir Putin.

“Kohët e fundit kemi zbuluar një fushatë jashtëzakonisht të pamatur të sabotazhit rus në Evropë, edhe pse Putini dhe bashkëpunëtorët e tij i drejtohen goditjeve bërthamore, për të mbjellë frikë për pasojat e ndihmës ndaj Ukrainës dhe për të sfiduar vendosmërinë perëndimore për ta bërë këtë”, tha ai.

Por, “siguria jonë – britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike – do të rrezikohet”, shtoi Sir Richard për perspektivën që Putini ta reduktojë Ukrainën në një shtet vasal.

“Kostoja e mbështetjes së Ukrainës është e njohur mirë, por kostoja e mosbërjes së kësaj do të ishte pafundësisht më e lartë”, shtoi ai. Panorama

1

 

Florjan Haçkaj ‘AMBASADOR I KOMBIT’ (TË RAMËS) APO OPOZITAR! Nga Milaim Nela

 

Nuk kisha ndërmend të nderuar miq të shkruaj këtë të djelë pasdite.

Por, e hëna është shumë larg e është një datë e veçantë për mua e së cilës i kam kushtuar një shkrim që e kam shumë për zemër!

Këto 3 vjet kam qenë thuajse i vetëm në luftë kundër një njeriu dhe një organizate që ai udhëheq e përfaqëson e me argumente e sintezë logjike kam thënë që Florjan Haçkaj dhe

Diaspora për Shqipërinë e Lirë është “Kal Troje” në shërbim të regjimit!

Nuk ka çeshtje që unë kam trajtuar më me shumë argumenta dhe logjikë se sa kjo çeshtje.

Kam thënë me argumenta se ky grupim është një çerdhe anti-berishistësh dhe kundër partisë demokratike duke luajtur shumë pisët si demek opozitarë!

Kam shkruar në mënyrë të vazhdueshme se këta janë vegla të regjimit.

Kam thënë që nuk mund të jesh opozitar apo kundër regjimit nëse ti ulesh dhe pozon me hallkat e pushtetit kriminal të rilindjes!

Nuk më besuat!

Kam thënë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për gjoja pranimin e votës së diasporës ka qenë një mashtrim dhe vetëm nje lojë për të na e shitur si opozitar Florjan Haçkajn dhe organizatën e tij!

Mbi të gjitha ka qenë një lojë e pisët për të na e shitur miratimin e votimit të diasporës me votë ashtu siç u miratua si përgjigje ndaj kerkesave të diaspores që në fakt ishte lojë e njerëzve të Ramës si ky personi të infiltruar në organizata të diasporës!

Ju kam thënë që DPSHL është krijese e Ministrisë se Diasporës (se asaj kohe)!

Nuk më besuat!!

Ju kam thënë që ai njeri ka gënjyer trashë kur në programin më të ndjekur televiziv shqiptar ai pretendoi se regjimi i kishte hequr pasaporten shqiptare!

Ju paraqita dekretin e presidentit Bamir Topi ku Haçkaj le shtetësine me kërkesen e tij e ju sërish nuk më besuat!

Ju thashë që ai njeri ka votuar nē zgjedhjet e vitit 2021 në shkelje flagrante të ligjeve të shtetit shqiptar sepse ai në atë kohë nuk kishte të drejtë vote sepse nuk ishte shtetas shqiptar!

Ju nuk me besuat!

Ju thashë që ky njeri është vegël e regjimit e ju sërish nuk me besuat!

Ju paraqita fotot me Erion Veliajn e ju sërish nuk më besuat!

Ju thashe që skenat e sajuara në tubimet e diasporës nga njerezit e Haçkajt janë mashtrime të trasha e inskenime e ju sërish jo vetem nuk më besuat por mu lëshuat se me këto veprime po dëmtoj kauzat e opozitës e se Haçkaj është kokrra e djalit e opozitar 24 karat!

Tani po ju paraqes dekoratën e lartë që Edi Rama i ka lëshuar Florjan Haçkajt si ‘Ambasador i Kombit’!

Ju ftoj të mos më besoni e vazhdoni ta mbani kokën në rërë për hir të “bashkimit”!

Haçkaj ka kohë që po kerkon “bashkëpunim” në partneritet me Partinë Demokratike sepse edhe vetë rilindja si organizate kriminale që është ashtu siç donte Lulin edhe Haçkajn e do në radhët tona opozitare sepse aty ju a ben atyre shërbimin më të madh!

Njerëzit e Haçkajt i keni të infiltruar në degët e PDse së Mergatës e në disa prej tyre diktojnë axhendat e tyre.

Jo rastësisht ai është shumë shpesh kohët e fundit edhe në median opozitare sepse nē median e regjimit ai nuk ka asnjë kufizim!

Ju përshëndes e uroj që PD-se dhe mbështetësve të Haçkajt brenda saj të ju vijnë mendtë!

Post Scriptum:
Kjo është hera ime e fundit që unë shkruaj për këtë individ dhe organizatën e tij.

 

 

Sigurimi i së ardhmes: Kosova “të mos rreshtohet në anën e gabuar” të Trumpit

Poster me portretin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe ish të dërguarin amerikan për dialogun, Richard Grenell, ku shkruan “Bëje Kosovën sërish madhështore”. Prishtinë, nëntor 2024.

 

Valona Tela

“Dashuri e vështirë” – kështu e përshkruan marrëdhënien mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Ai thotë se nëse veprimet që Uashingtoni i konsideron “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara” bëhen normale e re në Kosovë, ajo do ta gjejë veten të cenuar dhe të izoluar.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka kaluar deri më tash këtë vit përmes një sërë mospajtimesh me aleatët perëndimorë.

Heqja e dinarit serb nga përdorimi, nisur nga shkurti, ka shkaktuar ndër kritikat më të ashpra kundër saj.

Në këtë valutë, komuniteti serb në Kosovë ka pranuar prej vitesh pagesa të ndryshme nga Serbia – nisur nga pensionet deri te shtesat për fëmijë.

Ndaj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës të tërhiqet nga ky vendim, por më kot – ajo është thirrur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se mungesa e bashkërendimit të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në në këtë çështje, e ka vënë në pikëpyetje partneritetin mes tyre.

“Unë nuk bëj kërcënime të vakëta në publik. Nëse ne nuk trajtohemi si partner, as ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë O’Brien në shkurt.

Jehonë kësaj deklarate i ka bërë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, por edhe i dërguari i atëhershëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partnere.

Kurti është kundërpërgjigjur duke thënë se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, pavarësisht mospajtimeve për disa çështje.

“Bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i mirë. Ne jemi partnerë, aleatë dhe miq. Kjo nuk do të thotë se pajtohemi absolutisht çdoherë, në çdo vend dhe për gjithçka”, ka thënë Kurti.

Po në shkurt, ambasadori Hovenier ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që – në përputhje me marrëveshjen me Serbinë – ta çojë draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por zyrtarë të partisë së Kurtit janë përgjigjur duke thënë se BE-ja nuk ka kompetencë për të propozuar draft-statut të tillë.

Gjatë muajve në vazhdim pastaj – prapë në kundërshtim me këshillat e partnerëve perëndimorë – Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e disa parcelave në komunat me shumicë serbe në veri, ka mbyllur disa komuna dhe institucione financiare serbe dhe ka bërë plane për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Të gjitha këto kanë shkaktuar vazhdimisht zemërim në Beograd, por edhe një tjetër reagim të ashpër nga Departamenti amerikan i Shtetit në muajin gusht.

“Kosova po i vë në rrezik mundësitë që ne e kemi ndihmuar t’i krijojë. E inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë zëdhënësi Matthew Miller.

Vetëm tri javë pas kësaj deklarate, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur edhe pesë institucione paralele serbe në veri, duke bërë që aleatët perëndimorë t’ia tërheqin sërish vërejtjen se “veprimet e tilla të pakoordinuara” po i lëkundin aleancat.

Për Kurtin dhe Qeverinë e tij, ato janë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe hapa drejt shtrirjes së autoritetit në çdo cep të territorit.

Kupchan, tani profesor në Universitetin Georgetown, pajtohet, por thotë se nuk janë veprime të mençura kur janë në pyetje aleancat, ose normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, nga i cili varet rrugëtimi euroatlantik i Kosovës.

Kupchan thotë se Kosova duhet t’i balancojë interesat e saj me pritjet e aleatëve.

“Mendoj se nuk është e vështirë për t’u bërë. Ajo duhet t’i shmangë hapat që shihen si provokues dhe të vijë në një situatë ku është e gatshme të ulet ballë për ballë me Serbinë – bashkë me BE-në atje dhe me SHBA-në atje. Ajo duhet të bëhet sërish një partnere, e cila përpiqet t’i çojë gjërat përpara”, thotë Kupchan për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Tefta Kelmendi, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se bashkësia ndërkombëtare pret nga Kosova që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin është dakorduar me Serbinë qysh në vitin 2013.

Por, për jetësimin e tij, Kelmendi thotë se duhet të bashkëpunojë edhe Serbia dhe të kontribuojë edhe vetë bashkësia ndërkombëtare.

“Partnerët ndërkombëtarë mund ta adresojnë këtë çështje, duke e balancuar qasjen e tyre ndaj Kosovës dhe duke i ofruar një lloj sigurie asaj, sidomos sa i përket njohjes nga pesë vendet mosnjohëse”.

“Në këmbim të kësaj, pastaj, Kosova do të ofronte bashkëpunim më të madh, duke mos e bllokuar themelimin e Asociacionit”, thotë Kelmendi.

Ajo shton se rrethanat aktuale dhe mungesa e bashkëpunimit nga ana e Qeverisë së Kosovës kanë çuar në reduktim të mbështetjes nga partnerët perëndimorë, çfarë ka ndikuar si në procesin e integrimit në BE ashtu, edhe në njohjen ndërkombëtare.

“Asnjë vend i ri në botë nuk e ka njohur Kosovën në katër vjetët e fundit. Nuk ka pasur as anëtarësim të ri në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Kosova është tashmë mjaft e izoluar nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Ajo vazhdon të mbetet edhe nën masat e BE-së që nuk e lejojnë të zhvillojë takime të nivelit të lartë me BE-në, si dhe të aplikojë për fonde shtesë të BE-së”, thotë Kelmendi për Exposenë.

Këto masa, BE-ja i ka marrë vitin e kaluar kundër Kosovës, për shkak të mosbindjes së saj për ta shtensionuar situatën në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në vazhdën e tyre, Kupchan kujton rëndësinë që kanë aleancat me Perëndimin për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Kosovës. Pa to, “Kosova nuk do të ishte Kosovë”, sipas tij.

“Ndaj, unë mendoj se gjëja e fundit që është në interes të Prishtinës, është t’i djegë urat e saj me ato vende që janë tejet të rëndësishme për mirëqenien e saj dhe për integrimin e saj në komunitetin euroatlantik. Unë shpresoj që Kurti dhe udhëheqësit e tjerë potencialë do ta kuptojnë këtë në fund të ditës dhe do t’i kthehen të qenët partnerë më bashkëpunues, ashtu siç kërkon BE-ja dhe SHBA-ja”, thotë Kupchan.

Kosova është më pak se tre muaj larg zgjedhjeve parlamentare. Në fillim të vitit të ardhshëm, në Shtëpinë e Bardhë pritet të kthehet edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump ka qenë dëshmitar në nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike – megjithëse pak prej saj është zbatuar deri më tash në terren.

Kupchan thotë se Trump njihet për qasje transaksionale. Duke qenë edhe manjat i pasurive të paluajtshme, ai do të përpiqet të bëjë marrëveshje – qofshin ato në Ballkan, në Ukrainë apo në Lindje të Mesme, thotë ish-zyrtari amerikan. Ai do të bisedojë me ata individë që mendon se mund t’i zgjidhin problemet, sipas tij.

“Nëse unë do ta këshilloja Kurtin, do t’i thosha: ki kujdes! Nuk do që të rreshtohesh në anën e gabuar të Trumpit. Nuk do të jesh dikush që ia zë rrugën një përparimi të mundshëm dhe një marrëveshjeje që Trump do të donte ta prezantonte si të vetën”, thotë Kupchan.

Pa gjykuar për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, edhe Kelmendi thotë se administrata e re amerikane do të mund të kërkojë marrëveshje të shpejta mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat mund të mos jenë të favorshme për Kosovën.

“Dhe, ato mund të përfshijnë gjithçka – nga rikthimi i idesë për shkëmbimin e territoreve deri te largimi i Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe zëvendësimi i saj me trupat e KFOR-it. Kjo do të çonte, pastaj, në skenarin e një mini-Kosove brenda Kosovës”, sipas saj.

Në fjalimin vjetor para Kuvendit të Kosovës javën e kaluar, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka porositur se rrezikimi i partneritetit me aleatët e cenon vetë mbrojtjen e Kosovës.

“Historia politike na mëson se dobësimi i aleancave ose partneriteteve është gabim strategjik. Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Unë besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona”, ka thënë Osmani.

Osmani dhe Kurti e kanë uruar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, për fitoren, duke e konsideruar SHBA-në si “mike dhe partnere” të rëndësishme të Kosovës.

Me fjalët e profesorit Kupchan, qasja ndaj aleatëve në përgjithësi duhet të nxitet nga të menduarit afatgjatë strategjik dhe jo nga përfitimet afatshkurta politike. Në këtë mënyrë, navigimi përmes peizazheve komplekse gjeopolitike mund të jetë më i ngadalshëm, por jo në drejtim të gabuar.

Ambasadorë të BE dhe SHBA, si do të reagonit sikur një fakt i tillë të ndodhte në vendin tuaj?- Nga ALBA KEPI

U.S. Embassy Tirana për ju fjala!
What’s up in Albania?

Edhe sot e si për vit e mbi një dekade rresht, Tirana, kryeqyteti i shqiptarëve, gdhiu me këtë makabritet pamjesh e dhune kombëtare sic përcjell kjo foto.

Një ditë më parë u festua pavarësia kombëtare sot glorifikohet fatkeqësia kombëtare.

Tirana kryeqyteti i vendit aspirues për në BE, anëtar i Nato-s, gdhiu me imazhet si të viteve ’80.
Dear Ambasadorë të BE, të SHBA, përfaqësues të Osbe, ju që promovoni e mbroni shëndetin e sistemit demokratik në Shqipërinë tonë si do reagonit sikur një fakt i tillë të ndodhte në vendin tuaj?

Çdo të ndodhte në Itali sikur një qytetar të manifestonte me portretet e Musolinit?

Çdo të ndodhte në Gjermani sikur një qytetar të shëtiste në rrugët e Berlinit me fotografitë e Hitlerit?

Çdo të ndodhte në cdo kryeqytet vendi demokratik sikur varrezat e heronjve të kombit të mbusheshin me kryqin nazist o me benda e sopata e fashiste?

E padiskutueshme se e gjithë shoqëria civile, politika, rinia, elita e profesionistët me influencë në jetën e kombit do ishin bërë padia akuzuese ndaj shtetit që lejon një ngjarje të tillë e njëherësh palë mbrojtëse e mijëra viktimave që këto simbole e në emër të tyre u cuan në vdekje, persekutim, burgim.

Tirana gdhiu sot me këto fotografi, një dëshmi mizore e evokimit të diktaturës e harresës kombëtare ndaj dhimbjeve që kjo histori ka shkaktuar.

Derisa ylli komunist stampohet në kravata kryeministrore ndërsa jep “leksione” globalizmi e “strategji” europeiste, e shallat e kuq valëviten në kuti picash me poza diktatorësh, fotot e diktatorit kanë premisa e justifikime të varen dhe në mes të sheshit.

Shumë prej manifestuesve që i mbajnë në duar kanë statusin veteran e marrin pensionin e luftës dhe pse llogaritja matematikore thotë se ai më i riu që mund të ketë qënë në luftë ka sot moshën 95-97 vjecare.

Kjo është Shqipëria e 2024 ku si krimineli e hajduti nderohen me bekimin e qeverisë e me heshtjen hipokrite të elitës e shoqërisë civile.

U.S. Embassy Tirana për ju fjala!
What’s up in Albania?

29 nëntor 2024!
Poshtë diktatura komuniste!

Marie Lasgush Poradecit në lot: Babai e kishte jetën shumë të keqe, Shqipëria popull në vetëvrasje

Marie Gushos, vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci u shpreh mes lotësh në “Odeon” se ndjenë dhimbje të thelllë  për babain e saj. Gusho theksoi zhgënjimin për jetën e tij të vështirë në Shqipëri. Ajo u ndal te dashurinë e paepur e të atit për atdhenë, duke iu përgjigjur realitetit të një populli të shkatërruar dhe mosmirënjohës siç nënvijëzoi Maria. Në një reflektim të thellë, ajo flet për vuajtjet e tij dhe për dashurinë e tij të pashuar për familjen, ndërsa denoncon një shoqëri të përfshirë në llumin e mosmirënjohjes dhe injorancës.

“Më vjen për të qarë për babin. Më vjen shumë keq për babain tim, e kishte jetën shumë të keqe. Po si është ta duash këtë vend kaq shumë, ti japësh familjen, ti japësh fëmijët, ti japësh gruan, ti japësh të gjitha çfarë janë këta njerëz mosmirënjohës. Ata nuk duan shtëpitë e veta edhe fëmijët i kanë prej instikti nuk i kanë prej dashurie. Ai është me mua është te ëndrrat e mia është te ëndrrat e Kostandinës ai është te shtëpia jonë. Shiko prindit na duan edhe pas vdekjes, por njerëzit janë shumë mosmirënjohës. Lasgushi ishte shumë shpejt që erdhi këtu në Shqipëri, sepse ishte injorancë e madhe, doli nga Perandoria Osmane një popull i sfilitur, një popull i shkatërruar, analfabet që s’dinte, akoma analfabet. Ti do të shkosh në Europë apo do të rrish këtu te llumi, popull që e do llumin, do që të rrijë. Shiko, popull në vetëvrasje e sipër se nuk ka as njerëz për ta mësuar se si duhet të dali nga llumi”. sn

Makthi 2000-vjeçar i politologëve: Mobokracia, ose sundimi nga turmat

Liberalët bëhen “dembelë” kur mendojnë mbi turmat. Ata kanë brohoritur për “fuqinë e popullit” kur ajo kërcënon regjimet që ata nuk i aprovojnë, si për shembull në Lindjen e Mesme, ndërsa nga ana tjetër bëjnë një sy qorr ndaj teprimeve nga protestuesit që ata mendojnë se janë në anën e djathtë të historisë.

Në gushtin e vitit 2020, një botues i çështjeve publike botoi librin“Në mbrojtje të plaçkitjes: Një histori e trazuar e veprimit jo civil” nga Viki Osterveil. Pushtimi i Kapitolit nga turma e mbështetësve të presidentit Donald Trump më 6 janar, ishte një kujtesë e rreziqeve që vijnë nga luajtja me zjarrin.

Është naive të supozohet se turmat do të kufizohen vetëm në anën “e bukur” të spektrit politik; nga natyra e tij lloji i turmave të krahut të majtë, gjeneron llojin e turmave në të djathtë. Dhe është dyfish naive të presësh që turmat do t’i vendosin kufij vetes; dalja jashtë kontrollit është në natyrën e tyre.

Filozofët politikë e kanë thënë këtë gjë vazhdimisht për më shumë se 2.000 vjet. Teoricienët politikë para-modernë, nuk u lodhën asnjëherë të paralajmëronin se sa herë që do të përfitojë nga rasti “përbindëshi me shumë kokë” do të shkelë rendin në fuqi.

Edhe mendimtarët liberalë shqetësoheshin se demokracia mund të krijonte “mobokraci” (sundim të turmave). Ata argumentuan se vullneti i njerëzve duhej të frenohej nga një kombinim i ligjeve të Kushtetutës (të drejtat individuale, bashkë me kontrollet dhe ekuilibrat) dhe i kulturës qytetare. Më i mençuri midis tyre shtoi se prishja e kufizimeve të tilla mund t`a shndërrojë demokracinë në sundimin e turmës.

Vepra e parë e madhe e filozofisë politike, “Republika” e Platonit, ishte, pjesërisht, një meditim mbi të këqijat që vijnë nga sundimi i turmës. Platoni e konsideronte demokracinë si më shumë sesa sundimi i turmës me një emër tjetër, ndoshta jo të dhunshme, të paktën në fillim, por me të njëjtën mungesë të kontrollit të impulsit.

Ai krahasoi qytetarët e demokracive me blerësit që shohin në treg një “pallto me shumë ngjyra”dhe e blejnë atë vetëm për të zbuluar se shqepet kur është veshur vetëm 2 herë. Ai vuri në dukje se demokracitë janë të vështira për t’u provuar kufijtë.

Gjithshtu, Platoni argumentoi se demokracitë degradojnë në mënyrë të pashmangshme në anarki, pasi të varfrit plaçkitnin të pasurit, dhe kaosi prodhon kolaps. Anarkia çon në sundimin e tiranëve:një lider autoritar, mund t’u drejtohet instikteve më të këqija të turmës, pasi ai vetëdrejtohet nga instiktet e tij më të këqija.

Ai është në një farë mënyre turma në formën e një personi të vetëm. Për Platonin, e vetmja alternativë e zbatueshme për sundimin e turmës, ishte sundimi i një kaste gardianësh: mbretër-filozofë, të stërvitur që në foshnjëri për të kontrolluar emocionet e tyre, dhe për t`a vendosur mençurinë përpara instiktit.

Aristoteli, nxënësi i madh i Platonit, bëri dallimin midis tre formave të ligjshme të qeverisjes:mbretërimit, aristokracisë dhe demokracisë. Ai argumentoi se secila prej tyre ka hijet e saj të errëta:tiraninë, oligarkinë, dhe sundimin e turmës.

Pastaj ai përshkroi mënyrat në të cilat këto forma të virtytshme të qeverisjes evoluojnë në të kundërtat e tyre:demokracia bëhet sundim i turmës, ku të pasurit rrëmbejnë pasurinë e shoqërisë. Duke qenë një mendimtar më praktik se Platoni, Aristoteli, argumentoi se kishte dy mënyra për të parandaluar degradimin e demokracisë në një mobokraci:përzierja e saj meelemente të mbretërisë dhe aristokracisë për të frenuar vullnetin e njerëzve; dhe krijimi i një klase të madhe të mesme, që ka interes stabilitetin e vendit.

Shekujt vijues sollën disa risi në të menduarit mbi turmën. Makiaveli spekuloi se princat e zgjuar mund të ishin në gjendje të përfitonin nga kaosi, nëse ata mund t`a përdornin turmën kundër një regjimi në shpërbërje e sipër. Ndërkohë, elitat kënaqeshin me demonizimin e saj.

Ata shpikën një mori emrash të frikshëm për popullin – “kafshë me shumë kokë”, “turmë e vrazhdë”, “vulgu i lëvizshëm”, ose një turmë e ndryshueshme, e cila dha shkas për termin anglisht mob “turmë”. Ata gjithashtu shpikën mënyra cinike për të devijuar energjitë e saj anarkike, veçanërisht “bukën dhe cirkun” në kohën e Perandorisë Romake.

Por qasja ndryshoi me revolucionet franceze dhe amerikane, të cilët bazoheshin në qasje të kundërta për sundimin e turmës. Në fillim shumë njerëz e lavdëruan “fuqinë e popullit” gjatë revolucionit francez. Por,po shumë prej tyre ndryshuan mendje, kur zbuluan se larg nga çlirimit të mirësisë natyrore të njeriut, revolucioni kishte liruar demonët e tij të brendshëm.

Pra,Revolucioni Francez prodhoi një kritikë të fuqishme konservatore ndaj sundimit të turmës. Në librin e tij “Reflektime mbi Revolucionin në Francë”, Edmund Burke, thotë se turma ka një psikologji kolektive që e bën të rrezikshme në një mënyrë unike.

Ai parashikoi shumë saktë se revolucioni do të përfundonte me masakrimin e mijëra njerëzve (përfshirë mbretin, mbretëreshën dhe priftërinjtë), dhe ngjitjen në pushtet të një diktatori që mund të rivendoste rendin dhe ligjin.

Revolucioni Amerikan pati sukses atje ku dështoi Revolucioni Francez dhe pasardhësit e tij, pasi u bazua në frikën ndaj “kaosit dhe neverisë dhe padurimit të turmës”. Etërit Themelues të SHBA-së, argumentuan se demokracia mund të shmangte shndërrimin në mobokraci vetëm nëse ajo ishte e mbrojtur nga një seri kufizimesh që kontrollojnë fuqinë e njerëzve.

Ajo u nda midis degëve të qeverisë, në një mënyrë të tillë që askush të mos përdorte më shumë sesa duhej. Qytetarëve iu dhanë të drejta të gjëra kushtetuese. Senatorëve mandate 6-vjeçare për të mos qenë të ndërvarur nga zgjedhjet presidenciale. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë u emëruan për gjithë jetën, për t’u siguruar që ata të mos shkarkohen nga njerëzit e degëve të tjera të pushtetit.

Lufta e Dytë Botërore dhe disfata e nazizmit,sollën një epokë të vetëbesimit demokratik, ndërsa rënia e Murit të Berlinit në një eufori demokratike. Por disa pesimistë vazhduan të paralajmëronin se demokracitë mund të degjeneronin në sundimin e turmës, nëse ata neglizhonin shëndetin e institucioneve të tyre politike dhe kulturën qytetare.

Dhe vitet e fundit, pesimistët janë shtuar. Përvoja e vendeve të tilla si Egjipti gjatë Pranverës Arabe, konfirmoi paralajmërimet se pa institucione të forta, demokracia do t’i nënshtrohej sundimit të turmës. Zgjedhja e Donald Trump, një yll i Reality TV, ngriti pyetje të mëdha rreth shëndetit të regjimit politik të Amerikës.

Por epoka e naivitetit demokratik vdiq më 6 janar. Tani ka ardhur koha për një epokë të sofistikimit demokratik. Demokracitë mund të jenë mbrojtja më e mirë kundër sundimit të turmës, por ato mund të jenë të suksesshme vetëm nëse vendet bëjnë përpjekjet e nevojshme për të ushqyer institucionet demokratike:duke u mbrojtur nga pabarazia e tepruar, duke siguruar që votuesit të kenë qasje në informacione objektive, në reduktimin e fluksit të parave në politikë, si dhe në forcimin e kontrolleve dhe ekuilibrave.

Përndryshe, sundimi i popullit do të bëhet vërtet sundimi i turmës, dhe rendi i qëndrueshëm demokratik që lulëzoi nga Lufta e Dytë Botërore e tutje, do të duket vetëm si një kuriozitet i shkurtër historik. /Bota.al/

Roth: Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth, lidhur me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, shkruan se këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran në zemër të Evropës.

‘Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë’- shkruan ai.

Mesazhi:

Këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen pa mëshirë.

Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, që shpresoj se nuk është, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë.

SN

Çfarë dihet deri tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit?

Pasojat e një shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, 30 nëntorit.
Radio Evropa e Lirë

Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Nuk është thënë saktësisht se çfarë eksplozivi është përdorur, por ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se bëhet fjalë për “eksploziv që nuk është i lehtë për t’u gjetur në tregun e zi”.

Serbia ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke e dënuar shpërthimin si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”.

Ajo ka theksuar se ky akt “në mënyrën më të drejtpërdrejtë” rrezikon nevojat themelore jetësore të popullit serb në Kosovë.

Edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e ka dënuar dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë.

Policia e Kosovës të shtunën ka vazhduar me hetime intensive për ndriçimin e rastit dhe, si rezultat, në veri të vendit po zhvillohet një operacion policor që përfshin disa lokacione.

Këshilli i Sigurisë, pas takimit pas mesnatës, ka miratuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike, si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale, etj.

Nga sistemi i Ibër-Lepencit në Ujman, në Zubin Potok, furnizohen me ujë të pijshëm veriu i Kosovës, por edhe Prishtina me rrethinë. Ky hidrosistem furnizon gjithashtu me ujë termocentralet në Obiliq, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.

Si pasojë e dëmtimit të kanalit, Kurti kishte deklaruar se shumë pjesë të Kosovës mund të mbeten pa energji elektrike në mëngjesin e 30 nëntorit, ndërsa disa qytete dhe një pjesë e kryeqytetit, Prishtina, mund të mbeten pa ujë të pijshëm.

Megjithatë, Qeveria të shtunën ka njoftuar se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit.

Kjo u bë e mundur pasi, rreth orës 02:00 pas mesnate, janë vendosur gjashtë tuba të përkohshme me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’.

Kanali i dëmtuar.

Kanali i dëmtuar.

Gjithashtu, është marrë vendim që autoritetet e vendit të bashkërendohen me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë dhe për të shmangur reduktimet eventuale.

Të shtunën në mëngjes, gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni kanë raportuar se uji mund të shihet ende duke rrjedhur nga kanali i dëmtuar, edhe pse gjatë natës është vendosur një argjinaturë prej dheu.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dënoi ashpër sulmin ndaj “infrastrukturës kritike në Kosovë” pas dëmtimit të kanalit të ujit në veri.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se “incidenti serioz në Zubin Potok sonte mund të ketë pasoja të rënda për furnizimin me energji dhe ujë nëpër komunitete të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dënoi fuqishëm sulmin që prek “komunitetet gjithandej Kosovës”.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjithashtu dënoi sulmin dhe deklaroi se tashmë “ka ofruar ndihmën e BE-së për autoritetet e Kosovës” dhe se “incidenti duhet të hetohet, ndërsa përgjegjësit të vihen para drejtësisë”.

Dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e dënon sulmin dhe kërkoi që përgjegjësit për “sabotimin e infrastrukturës kritike” të Kosovës të sillen para drejtësisë.

Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese.

Agjencitë e lajmeve: Kosovë, shpërthimi ka dëmtuar ujësjellësin

Impianti shërben edhe për ftohjen e dy termocentraleve

VOAL- Një shpërthim i fortë ka ndodhur dje, të premten, në orët e vona të mbrëmjes në veri të Kosovës jo shumë larg Zubin Potokut, një nga katër komunat më të mëdha me shumicë serbe. Policia lokale njoftoi se shpërthimi dëmtoi rëndë një ujësjellës të rëndësishëm të njohur si Ibër-Lepenci, i cili i shërben popullatës së një rajoni të madh të vendit.

Një sasi e madhe uji që rrjedh nga tubat po vërshon zonën e prekur nga aksidenti, ndërsa lajmet për ndërprerje të furnizimit me ujë në lokalitete të ndryshme. Prandaj autoritetet kanë ftuar qytetarët që të sigurojnë furnizimin me ujë të pijshëm.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit, për të cilin disa besojnë se është keqdashës (kryeministri kosovar Albin Kurti e ka drejtuar gishtin nga Serbia, e cila megjithatë mohon çdo keqbërje), me qëllim të dëmtimit të infrastrukturës jetike të Kosovës dhe në veçanti bllokojnë rrjedhën e ujit që përdoret për ftohje në proceset e termocentraleve që ndodhen në rajon.

Shqetësimin e kanë shprehur qeveria e Kosovës, ambasada amerikane në Prishtinë dhe forcat kryesore politike, të cilat nuk përjashtojnë veprime të qëllimshme të serbëve vendas për t’i krijuar probleme ekonomisë së Kosovës. Por Lista Srpska, partia kryesore e komunitetit serb, hodhi poshtë insinuatat, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm mbi incidentin, duke përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, misionet e NATO-s dhe BE-së në vend.
ATS/ANSA/AFP/RSI

Ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë: Në Shqipëri dhe Kosovë 2 dhjetori 2024 të shpallet ditë zie kombëtare për Kolosin Sami Repishti

Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë kërkojnë Kryeministrit  Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit: Data 2 dhjetori 2024 të shpallet ditë zie kombëtare për Kolosin Sami Repishtin.

 

Të nderojmë Rilindasin, Aktivistin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Kontribuesin e pamvarsisë së Kosovës, Kolosin shqiptar në Amerikë Prof. Dr. Sami Repishtin!

DREJTUAR: Zotit Edi RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

                        Zoti Albin KURTIT KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

KËRKESË

 

Të  respektuar Zotrinj Kryeministra, Rama dhe Kurti!

Unioni  Mbarkombëtar Integrimit  të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë dhe mbarë viset shqiptare humbën me 27 nëndor 2024 një Dijetar shqiptar, një Marting Luter King, për të drejtat dhe liritë e njeriut me përmasa botërore, një drejtues të devotshëm i komunitetit shqiptar-amerikan, promovuesin më të zellshëm në dekada të marrëdhënjeve  shqiptaro –amerikane, Një kritizer i palodhur kundra komunizmit, një ish i burgosur politik i regjimi të tmrreshëm komunistë, përkrahësi ma i madh i të mbijetuarve të vuajtur të komunizmit, dhe  krejt jetën e tije në Amerikë ja kushtoi lirisë dhe pamvarsisë së Kosovës shkrimtarin e madh,  Prof. Dr. Sami Repishti.

Humbja e Prof. Repishti një ditë para 28 nëndorit  në moshën 99 vjeçare për popullin shqiptar, për  Kosovën e Shqipërinë ikja e tij në amshim-  ndonse e pritshme duke pasur parasysh moshën e tije është një humbje e madhe kombëtare.

Të paharrueshme janë dëshmitë e tij në shumë institucione amerikane për Kosovën, artikujt e trajtesat mbi historinë e Kosovës dhe dashuria e thellë për vlerat e popullit të Kosovës. Edhe në moshë të shtyrë, Sami Repishti dha kontribut të pashoq në shoshitjen e problemeve të mëdha, me të cilat përballej (dhe vazhdon të përballet) Shqipëria postkomuniste. Në tekstet e tij mbizotëronte largpamësia, besimi në virtytet e popullit shqiptar, dëshira për ta parë Shqipërinë një vend në paqe me vetveten dhe të integruar në strukturat euro-atlantike. Edhe kur ishte i dëshpëruar, ai dinte të jepte impulse pozitive.

Sami Repishti u lind në Shkodër më 6 prill 1925. Në vitet 1942-43 studioi historinë në Universitetin e Firences në Itali. Si shumë bashkëqytetarë të tij intelektualë të Shkodrës, edhe Sami Repishti u arrestua më 1946 për shkak të pikëpamjeve të tij politike e patriotike.

Ai ishte një kundërshtar i pamposhtur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës. Sami Repishti u dënua me 15 vjet burg, prej të cilave i vuajti 10. Më 1959 u arratis në Jugosllavinë e atëhershme dhe pastaj (më 1962) emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I etur për dije, ai studioi në Nju-Jork, në City University, gjuhën dhe letërsinë frënge. Në këtë shkollë edhe doktoroi.

Lajtmotivi i jetës së tij ishte Kosova dhe lufta ndaj komunizmit. Në vitin e largët 1965, pra para gati 60 viteve, Sami Repishti arriti ta bindë Kongresin Amerikan për të dëgjuar një dëshmi mbi shkeljen e të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Jugosllavi. Atëherë në pushtet ishte ende shtypësi i madh i shqiptarëve Aleksandar Rankoviqi. Të panumërta janë letrat e peticionet që profesor Sami Repishti i inicioi dhe shkroi për Kosovën.

Më 1986 ai kërkoi nga zëvendëspresidenti amerikan George Bush hapjen e zyrës amerikane në Prishtinë dhe të zyrës së Kosovës në Uashington.  Nganjëherë historia merr kahje të pabesueshme. Më 2007 Shqipërinë e vizitoi i biri i Bushit, George W. Bush, i cili ishte President i SHBA-së. Në një konferencë për shtyp ai tha: “Në një moment të caktuar, më herët se më vonë, duhet të thuash mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”.

Kontributi dhe misioni i Profesor Repishtit u realizua, Kosova sot shtet i pamvarun!Dënimi i krimeve të komunizmit i kërkuar prej tij që në gusht 1992, nuk u realizua i cili ishte pengu i tije. Sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, Sami Repishti ka botuar librat: “Ten memoranda – The Plight of the Albanians in Yugoslavia”, 1988 (“Dhjetë memorandume – Situata e vështirë e shqiptarëve në Jugosllavi”); “Kosova 2000 – Përshtypje udhëtimi”, 2001; “Nën hijen e Rozafës”, 2004. Kujtimet e tij i ka përmbledhur në librin: “Pika loti: tregime burgu” (1997). Ai është organizator dhe bashkëthemelues i disa organizatave si: Miqtë Amerikanë të Shqipërisë (1992), Këshilli Kombëtar Shqiptar Amerikan (1996). Sami Repishti është nderuar me medaljen e artë “Pishtar i Demokracisë”, me Urdhrin “Naim Frashëri” si dhe me Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të cilën ia ndau Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Të nderuar Zotrinj Kryeministra!

Në emër të 100.000 familjeve shqiptare që provuan gjenocidin komunist, por dhe familjeve fisnike shqiptare të intelektualëve që i vrau diktatura ju bëj thirrje që data 2 dhjetor 2024 ditën që varoset në tokën amerikane trupi i shqiptarit të madh Sami Repishtit të shpallet ditë Zie Kombëtare në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët për të nderuar këtë patriot të madh të kombit shqiptar! Shqipëria dhe Kosova i kan borgj këtij burri që një shekull ja kushtoi kombit dhe bashkëqytetarve të tije. Dijet e tije , kontributi i tije, memorizohet në plejadën e rilindësve shqiptar që i dhanë këtij kombi emrin e nderuar botëror. Profesor Dr Sami Repishti, jo vetëm sot në kalimin tuaj në amshim, por me fjalët dhe veprat e tij shembullore, ai gjithmonë na ka ftuar dhe kujtuar duke na bërë thirrje edhe sot që të mos harrojmë krimet e së kaluarës. Por, është e rëndësishme për pajtimin shoqëror dhe kombëtar, ka thënë ai, që ato të korrektohen, me qëllimin dhe shpresën që të mos përsëriten më!

 Dr.Besim Ndregjoni                                                                                                       Aktivistë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

Presidenti  i Unionit Mbarkombëtar Integrimit

të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipëri                      

Rr.”George W Bush” (godina e IIPP) Tiranë

SALI BERISHA ËSHTË NË LIRI, PO TANI?- Nga MILAIM NELA

Lirimi i Dr Sali Berishës, kryetarit të Partisë Demokratike dhe Opozitës Shqiptare përtej lirisë personale të tij është një mundësi për RINGRITJEN e kësaj force politike.
Ai vërtet ka qenë i izoluar si kurrë më parë për 333 ditë por kjo ndoshta i ka dhënë mundësinë ta shohë dhe vëzhgojë forcën e tij politike nga një këndvështrim krejt tjetër dhe i ftohtë..
Unë shpresoj shumë që ai ka patur mundësinë të shohë dhe të kuptojë çfarë nuk shkon me Partinë Demokratike.
Kjo parti që i mbijetoi goditjes më të rëndë që nga krijimi i saj me 12 Dhjetor 1990 falë rezistencës së pashoqe të kryetarit të saj por edhe qëndrestarëve që nuk u tronditën dhe lëkundën asnjëhere dhe nuk e bënë këtë qëndresë për përfitime personale ka shansin që të ringrihet në mënyrë që ti përgjigjet momentit historik dhe nevojës së shqiptarëve për ta ndalur rrënimin e Shqipërisë.
Mali i punëve që presin zgjidhje është i madh sa asnjëhere tjetër më parë.
Ka prioritete në disa nivele, prioritete imediate, afatshkurtëra e afatgjata.
Por, asnjë nga këto nuk mund të realizohet nëse PD nuk riformaton në radhë të parë veten e saj.
Kjo parti ka nevojë urgjente reformimi e kjo nevojë më shumë se e saj është e opozitarëve demokratë që duan të shohin një forcë politike vibrante, të fuqishme që funksionon si një makineri efiçiente. Kjo realizohet me njerëz të besueshëm dhe që kanë besimin e publikut i cili nuk do as jargavitës para kryetarit e as individë të përfolur apo të njohur si të korruptuar gjatë viteve të pushtetit të saj qëndror apo lokal!
Kur them këtë të nderuar miq, nuk e kam fjalën as për gjueti shtrigash e as prerje kokash pasi kjo parti për kushtet ku ndodhet vendi ka nevojë për kontributin e të gjithëve.
Por, partia demokratike sidomos në nivelet e larta duhet të pastrohet nga individet që janë pjesë e dosjeve hetimore të cilat mbahen në sirtaret e ‘Irenave’ të regjimit apo të kapur në rrjetin e përgjimeve që qarkullojnë sot në publik apo rrjetet gazetareske.
PD ka nevojë akute të çlirohet nga këto individë. Koha e jashtëzakonshme e foltores por edhe sfidat e mëvonshme kanë dëshmuar se çfarë do elektorati dhe ku janë problemet!
Ku ishin gabimet e së kaluarës e se pa reflektuar mbi ta ne nuk mund të levizim përpara.
Koha 11 mujore e izolimit të kryetarit të saj na dëshmoi se kështu siç është kjo parti nuk shkon larg, është anemike pa ide e nuk ngjit ashtu siç duhet me elektoratin e nëse kjo është kështu nuk është faji i elektoratit por strukturave të saj të çdo niveli që duhet freskuar e riformatuar duke u bazuar në votën dhe vullnetin e lirë të mbështetësve të saj e jo makinacioneve e manovrimeve nga lart për të klanizuar seksionet dhe strukturat siç ka ndodhur me disa degë fjala vjen në mërgatë.
Është e lehtë për ti larguar njerëzit por shumë e vështirë për t’i afruar sidomos ata që kontribuojne apo që duan të kontribuojnë pa interesa postesh apo qëllime karrieriste.
Partia Demokratike pas 12 viteve shumë të vështira në opozitë ka mundësinë e fundit për tu bërë forca që duan të djathtët dhe shqiptarët! Ajo ka nevojë për HAPJEN e shumëpritur. E kur them hapje nuk e kam fjalën për të garantuar karrige për ata që vijnë kur ju skadon fjala vjen partia e Lulit por për demokratët e ndershëm me integritet e që kanë dhënë prova për këtë ndershmëri e këtë integritet. Ata i njihni të gjithë por ata ndryshe nga jargavitësit e kryetarit nuk vijnë duke çarë me brryla por duhet të ju krijohet mundësia e të sigurohet një garë e ndershme dhe e drejtë.
PRIMARET, duhet të behen jo si ato të kaluarat POR të tilla që askush të mos i kontestojë e kjo është plotësisht e mundshme dhe e realizueshme. Kjo është edhe ilaçi më i mirë i bashkimit mjaft të vështirë e traumatik.
Si të jetë partia sot do të jetë qeveria dhe shteti nesër e nuk mund të jetë ndryshe!
Statura, përvoja, energjia dhe liderishipi i Sali Berishës përpos faktit që ai është 80 vjeçar duhet të shihet jo si handikap siç mundohen ta paraqesin lëkurëshiturit apo patronazhistët mediatikë që bombardojnë opinionin çdo ditë e çdo natë por si bekim për demokratët. Ta shfrytëzojmë pozitivisht çdo moment të lidershipit të tij!
Imagjinoni për një moment të dashur miq sikur ai të ishte thyer apo tërhequr!
Ku do ishte Partia Demokratike?
A e imagjinoni dot?
Ka shumë pak kohë, shumë pak kohë por e mjaftueshme nëse bëhet gjëja e duhur.
Brenda dhe jashtë vendit të angazhohemi jo për hir të një partie politike sepse nuk është ai qëllimi në vetvete por synimi është shpëtimi i Shqipërisë, ndalimi i rrënimit tē saj e kjo nuk arrihet dot jashtë Partisë Demokratike.
Ne duhet ta ndalojmë me çdo kusht e çdo mjet një vjedhje tjetër mandati qeverisës nga klani mafioz i rilindjes. Duhet ndaluar se s’bën! I duhen prerë arteriet ushqyese sistemit të patronazhimit.
Rilindja nuk fiton me votë të lirë! Mos bini viktimë e anketave Zaloshnjare apo Euroblushare që gatuhen në bodrumet e rilindasve. Kush predikon partiçkat e vogla apo opozitat oksfordiste ose jeton në deluzione ose është në shërbim të rregjimit. Kjo është bash arësyeja që përpos rezervave që unë si shumë të tjerë kemi shfaqur ndaj PD-se e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim këtë forcë politike.
Kur unë kritikoj kam një qëllim të vetëm forcimin dhe përmirësimin e saj e asnjë synim tjetër. Vetëm debati i shëndoshë do të na çojë aty ky duhet të aŕrijmë, shkulja e së keqes e bërja e Shqipërisë vend normal e i jetueshëm.
Këtë ju a thotë jo një individ që synon karrierë pasi unë jam i realizuar dhe i përmbushur në profesionin tim por një person që vetëm do ta shohë Shqipërinë një vend normal.
Këtë ju a thotë jo një i ri fluturak që i është mbushur mendja se është kokë e madhe e duhet të bëhet funksionar i lartë, minimumi deputet siç shumë prej jush i shihni në media apo në jetën tuaj të përditshme por një si ju që deri para 5 vitesh jam marrë thjesht me jetën time personale por jam investuar modestisht për interesin publik, për interesin e vendit tonë të përbashkët sepse më dhemb kur e shoh që punët në vendlidjen tonë shkojnë siç po shkojnë!
Ky protagonizëm miq nuk ka qenë pa kosto personale, kercënime të herëpashershme për mua dhe familjen time por përpos kësaj nuk kam asnjë pendesë për këtë e sikur ta ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë veçse më fort e ndoshta më mirë.
Sikur të gjjthë të rrimë në kafe e në guaskën personale të jeni tē sigurtë që asgjë nuk do të ndodhë.
Të gjithë nga një tullë që ta bëjmë mur.
O tani o kurrë!
Koha e fjalëve ka mbaruar – tha Dr Berisha.
Është koha për veprim!
©️Milaim Nela,
Mbretëria e Bashkuar.

Zgjedhjet 2025- Burimi: PS në fije të perit, PD të vendosë Ramën para drejtësisë

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, Analisti Genc Burimi, foli mbi atë cka e pret PD dhe PS në zgjedhjet e vitit 2025.

Burimi u shpreh se, PS është ajo e cila ndodhet në rrezik këto zgjedhje pasi arrestimi i Berishës nxori në pah përfaqësuesit e denjë të PD dhe të vendit në pah.

Gjithashtu analisti tha ndër të tjera se, PD me në krye Sali Berishën duhet të vendosin para drejtësisë Ramën në këtë formë ai nuk do të jetë më kryeministër i këtij vendi.

Deklarata:

PS është në fije të perit sepse tek PD izolimi i padrejtë i Berishës bëri që tek PD të shikonim një sërë figurash mediatike. Sot tek PS, Ramës nëse i ndodh dicka me këto përgjime që po dalin , me dosje që ka SPAK që nuk kundërshtohen dot. Në shqipëri është një sistem mafioz që e kemi parë kudo. Pra kur mafia kap një pushtet dhe kur vetë kjo mafie ka rivalitete, e xjerin atë që ka në pushtet. Kjo po i ndodh Edi Ramës. Nëse Rama për një arsye apo tjetër ndodh që bie, thirret nga SPAK , ai nuk mund të jetë më kryeministër.

Kështu PS ngelet në fushatë e papërgatitur, nuk ka ekuivalenc.

Por PS ka po ashtu dhe të gjitha levat e pushtetit sot duke përfshirë edhe drejtësinë, në këto kushte, në këtë mënyrë për PD ishte që në radhë të parë të gjej dhe ajo mudsësinë që shefi i saj, Berisha të implikohesh në fushatë në mënyrë të drejtpërdrejt, kjo fitore u arrit.

Por tani i duhet PD të fusë marshin e 5 në linjën e një shprese ekonomike dhe sociale për shqipatrët.

Sot Berisha duhet ti vendosë vezët në një shportë që drejtësia të merrët me Ramën.  sn


Send this to a friend