VOAL

VOAL

Shqetësim për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth, monarkja tërhiqet nga hapja e ceremonisë së Lojërave të Komonuelthit

June 9, 2022

Komentet

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Palestinezët inspektojnë rrënojat e shtëpisë së familjes Al-Lahham, të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite në Han Junis, Rripin e Gazës, më 15 maj 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes, duke i vrarë më shumë se 50 njerëz, thanë autoritetet.

Kjo ishte nata e dytë radhazi që ushtria izraelite kryen bombardime të rënda në Gazë.

Ndërkohë, një sulm tjetër ajror në veri të territorit palestinez la të vdekur më shumë se dhjetëra njerëz, thanë autoritetet.

Sulmet ndodhën derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Lindjen e Mesme, ku po i viziton vendet e Gjirit, por jo edhe Izraelin.

Ka pasur shpresa të mëdha se vizita rajonale e Trumpit mund të çonte në një marrëveshje armëpushimi, ose në rifillimin e rrjedhës së ndihmave humanitare për Gazën. Izraeli e ka ndaluar futjen e ndihmave në Gazë tash e tre muaj.

Një kameraman i Associated Press në Han Junis numëroi 10 sulme ajrore mbi këtë qytet gjatë natës deri në mëngjesin e së enjtes dhe pa shumë trupa të dërguar në morgun e spitalit Nasser.

Morgu i spitalit konfirmoi se 54 njerëz janë vrarë.

Në mesin e të vdekurve është edhe një gazetar që punonte për rrjetin televiziv nga Katari, Al Araby TV, njoftoi rrjeti në rrjetet sociale, duke thënë se Hasan Samour u vra së bashku me 11 anëtarë të familjes së tij në një nga sulmet në Han Junis.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar këto sulme deri tani.

Kjo ishte nata e dytë e bombardimeve të rënda, pas sulmeve ajrore të së mërkurës në veri dhe jug të Gazës që vranë të paktën 70 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë.

Izraeli zotohet se do ta përshkallëzojë luftën

Të martën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “nuk ka shanse” që Izraeli ta ndalë luftën në Gazë, duke shuar shpresat për arritjen e ndonjë armëpushimi.

Në komunikatën e publikuara nga zyra e Netanyahut të martën, kryeministri tha se forcat izraelite janë vetëm disa ditë larg përshkallëzimit të premtuar të forcës dhe do të futën në Gazë “me forcë të madhe për ta përfunduar misionin… Kjo do të thotë shkatërrimin e Hamasit”.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli e ka ndaluar plotësisht importin në Gazë, përfshirë importimin e ushqimit dhe ilaçeve, për më shumë se 10 javë.

Organizatat humanitare thonë se furnizimet me ushqime janë drejt përfundimit dhe uria është përhapur gjerësisht.

Izraeli thotë se po e bën këtë në mënyrë që të ushtrojë trysni ndaj Hamasit për t’i liruar pengjet.

Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Sulmet izraelite në Gazë vranë 60 njerëz, përfshirë 22 fëmijë, thonë autoritetet shëndetësore

Radio Evropa e Lirë

Të paktën 22 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës mëngjesin e së mërkurës si pasojë e sulmeve të pareshtura ajrore të Izraelin në gjithë Gazën, thanë zyrtarët shëndetësorë dhe spitalet lokale.

Në këto sulme u vranë të paktën 60 njerëz në përgjithësi, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë, përfshirë gati 50 njerëz rreth Xhabalias në veri të Gazës dhe 10 të tjerë në qytetin jugor Han Junis.

Sulmet ndodhën një ditë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e liroi një peng izraelito-amerikan në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, dhe derisa presidenti Donald Trump po kryente një vizitë në Arabinë Saudite.

Të martën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “nuk ka shanse” që Izraeli ta ndalë luftën në Gazë, duke shuar shpresat për arritjen e ndonjë armëpushimi.

Ushtria izraelite nuk ka dashur të flasë për sulmet e së mërkurës, por kishte paralajmëruar banorët e Xhabalias që të largoheshin të martën vonë në mbrëmje, për shkak të infrastrukturës militante në zonë, përfshirë raketahedhësve.

Në komunikatën e publikuara nga zyra e Netanyahut të martën, kryeministri tha se forcat izraelite janë vetëm disa ditë larg përshkallëzimit të premtuar të forcës dhe do të futën në Gazë “me forcë të madhe për ta përfunduar misionin… Kjo do të thotë shkatërrimin e Hamasit”.

Izraeli e ka ndaluar plotësisht importin në Gazë, përfshirë importimin e ushqimit dhe ilaçeve, për më shumë se 10 javë.

Organizatat humanitare thonë se furnizimet me ushqime janë drejt përfundimit dhe uria është përhapur gjerësisht.

Izraeli thotë se po e bën këtë në mënyrë që të ushtrojë trysni ndaj Hamasit për t’i liruar pengjet.

Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Papa: t’i çarmatosim fjalët për të çarmatosur tokën

“Ta çarmatosim komunikimin nga të gjitha paragjykimet, inatet, fanatizmat dhe urrejtjet; ta pastrojmë nga agresiviteti. Nuk na duhet një komunikim i zhurmshëm, për të treguar muskujt, por një komunikim i aftë për të dëgjuar, për të paraqitur zërin e më të brishtëve, që nuk kanë zë. T’i çarmatosim fjalët dhe do të kontribuojmë në çarmatosjen e Tokës”. Kështu Papa Leoni XIV, në takimin e sotëm me mediat

R.SH. – Vatikan

“Të dashur miq, me kalimin e kohës do të mësohemi ta njohim më mirë njëri-tjetrin. Kemi jetuar – mund të themi së bashku – ditë vërtet të veçanta. I kemi, i keni ndarë së bashku me çdo mjet komunikimi: TV, radio, internet, media sociale. Do të doja që secili prej nesh të thoshte për to se na zbuluan diçka nga misteri i të qenit njeri dhe se na lanë dëshirën për dashuri dhe paqe”.

Me këto fjalë i përshëndeti sot Papa Leoni XIV gazetarët e përfaqësuesit e tjerë të mediave, që i takoi në Sallën Pali VI në Vatikan, në një atmosferë të ngrohtë, bërë nga shtrëngime duarsh e buzëqeshje. Por Ati i Shenjtë nuk harroi të vërë në dukje edhe të gjitha sfidat, që përballuan e do të përballojnë profesionistët e komunikimit, në punën e tyre të përditshme.

Komunikim, që nuk kërkon konsensus me çdo kusht

Vërtet, ishte një lloj traktati mbi etikën profesionale ai, që Papa Leoni XIV u paraqiti gazetarëve, ardhur nga e gjithë bota. Një fjalim, që vuri në dukje ndjenjën e përgjegjësisë në të cilën është i thirrur çdo gazetar për të çuar përpara “shërbimin ndaj së vërtetës” dhe paqes. Impenjimi, për të cilin bëri thirrje Ati i Shenjtë, është i qartë:

“Të çohet përpara një komunikim i ndryshëm, që nuk kërkon konsensus me çdo kusht, nuk vishet me fjalë agresive, nuk përqafon modelin e konkurrencës, nuk e ndan kurrë kërkimin e së vërtetës nga dashuria me të cilën duhet ta kërkojmë ne atë me përvujtëri”.

T’i thuhet “jo” luftës së fjalëve dhe imazheve

Mënyra se si komunikojmë, theksoi Papa, ka “rëndësi themelore”:

“Duhet t’i themi “jo” luftës së fjalëve dhe imazheve, duhet ta hedhim poshtë paradigmën e konfliktit”.

Të lirohen gazetarët e burgosur dhe të mbrohet liria e shtypit

Papa përmendi edhe të gjithë gazetarët e burgosur, për të cilët kërkoi të lirohen: ata janë dëshmitarë të guximshëm, që mbrojnë “dinjitetin, drejtësinë dhe të drejtën e popujve për t’u informuar, sepse vetëm popujt e informuar mund të zgjedhin lirisht”:

“Vuajtja e këtyre gazetarëve të burgosur i bën thirrje ndërgjegjes së Kombeve dhe bashkësisë ndërkombëtare, duke na kërkuar të gjithëve të mbrojmë pasurinë e çmuar të lirisë së shprehjes dhe të shtypit”.

Të vihet në pah bukuria e dashurisë së Krishtit

Papa Prevost u ndal më pas në kohët, që sapo kaluan: nga ritet e Javës së Madhe të Pashkëve te vdekja e Atit të Shenjtë Françesku, “e cila ndodhi në dritën e Pashkëve” e, deri te “ditët e lodhshme” të Konklavit. Gjatë të gjitha këtyre ngjarjeve, nënvizoi, punonjësit e komunikimit “arritën të rrëfejnë bukurinë e dashurisë së Krishtit, që na bashkon të gjithëve dhe na bën një popull të vetëm, të udhëhequr nga Bariu i Mirë”.

Mos u dorëzoni kurrë para mediokritetit, komunikimi krijon kulturë

Sfida, pra, në kohë “të vështira për t’u kuptuar dhe për t’u treguar”, është të “mos i nënshtrohemi kurrë mediokritetit”, duke u larguar nga stereotipet, që shpesh përdoren për të interpretuar jetën e krishterë dhe Kishën.

“Sot, një nga sfidat më të rëndësishme është promovimi i një komunikimi të aftë të na bëjë të dalim nga “Kulla e Babelit” në të cilën ndodhemi nganjëherë, nga konfuzioni i gjuhëve pa dashuri, shpesh ideologjike, ose të njëanshme… Komunikimi, në fakt, nuk është vetëm transmetim informacioni, por krijon kulturë, krijon ambiente njerëzore dhe dixhitale, që bëhen hapësira për dialog dhe konfrontim”.

  (@Vatican Media)

Sfida e inteligjencës artificiale

Mendimi i Papës shkoi më pas në sfidën e Inteligjencës Artificiale, në “potencialin e saj të jashtëzakonshëm”, i cili, gjithsesi, kërkon “përgjegjësi dhe aftësi shqyrtimi”, në mënyrë që t’i sjellë vërtet dobi gjithë njerëzimit.

Çarmatosja e komunikimit nga urrejtja dhe paragjykimet

Duke përsëritur ftesën e Papës Françesku në mesazhin e tij të fundit për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore 2025, Ati i Shenjtë Leoni XIV bëri thirrje:

“Ta çarmatosim komunikimin nga të gjitha paragjykimet, inatet, fanatizmat dhe urrejtjet; ta pastrojmë nga agresiviteti. Nuk na duhet një komunikim i zhurmshëm, për të treguar muskujt, por një komunikim i aftë për të dëgjuar, për të paraqitur zërin e më të brishtëve, që nuk kanë zë. T’i çarmatosim fjalët dhe do të kontribuojmë në çarmatosjen e Tokës”.

  (@Vatican Media)

Për një komunikim të çarmatosur dhe çarmatosës

“Një komunikim i çarmatosur dhe çarmatosës”, përsëriti së fundi Ipeshkvi i Romës fjalët që tha edhe për paqen, në përshëndetjen e tij të parë nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, në ditën e zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit, “na jep mundësinë të ndajmë me të tjerët pikëpamje të ndryshme për botën dhe të veprojmë në përputhje me dinjitetin tonë njerëzor”. Kjo është arsyeja, përfundoi Papa, pse është e nevojshme të “zgjedhim me vetëdije dhe guxim rrugën e një komunikimi të paqes”.

Diplomatët perëndimorë diskutojnë armëpushimin pas ofertës së papritur të Trumpit për Ukrainën

Radio Evropa e Lirë

Një ofertë e papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 12 maj, për t’iu bashkuar bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen këtë javë në Stamboll, ka nxitur bisedë mes diplomatëve amerikanë dhe evropianë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë një rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Mos e nënvlerësoni të enjten në Turqi”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para nisjes për një udhëtim në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, duke iu referuar bisedimeve të mundshme më 15 maj.

“Po mendoja të fluturoja atje. Nuk e di ku do të jem të enjten”, tha Trump. “Kam aq shumë takime… Ndoshta do të jem atje, nëse e shoh që mund të ndodhë diçka”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi më vonë, më 12 maj, një bisedë telefonike me ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë, Ukrainës dhe me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit, përmes zëdhënëses Tammy Bruce.

“Udhëheqësit diskutuan për hapat e mëtejshëm drejt një armëpushimi dhe rrugës për paqe në Ukrainë”, tha Bruce.

Aleatët e Ukrainës, më herët më 12 maj, ishin skeptikë për mundësinë e bisedimeve dhe për sinqeritetin e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nuk mund të ketë bisedime nën zjarr, nëse nuk ka armëpushim”, tha Kallas gjatë një takimi për Ukrainën në Londër. “Duam të shohim që edhe Rusia e dëshiron paqen. Duhet që të dyja palët ta duan paqen; për luftë mjafton vetëm një – dhe po shohim që Rusia e do luftën”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më herët në platformën X se është i gatshëm të takohet me Putinin më 15 maj në Stamboll.

Nuk ka ende përgjigje nga Kremlini për ofertën e Zelenskyt, dhe Moska nuk ka komentuar as ofertën e Trumpit për të marrë pjesë në bisedime.

Zelensky ka propozuar një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, duke thënë se kjo do ta afronte ndjeshëm paqen.

“Ukraina e ka propozuar këtë prej kohësh, partnerët tanë gjithashtu, dhe e gjithë bota po e kërkon”, tha ai më 11 maj. “Po presim një përgjigje të qartë nga Rusia.”

Më 12 maj, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takua me homologun e tij turk, Hakan Fidan, për të diskutuar bisedimet e drejtpërdrejta me Kievin – një propozim i dalë nga Putini gjatë fundjavës, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.

Nuk dihet ende se kush nga pala ruse do të marrë pjesë në bisedime, të cilat do të ishin të parat mes dy palëve që nga fillimi i luftës së plotë në shkurt të vitit 2022.

Oleg Saakian, analist politik që foli për Current Time, tha se si Ukraina, ashtu edhe Evropa, e dinë që nuk mund t’i besojnë Putinit dhe se ai ndoshta ka filluar përgatitjet për një fazë të re të luftës, duke forcuar pozitat e tij përmes bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës së fundit në Moskë.

“I gjithë ky spektakël rreth armëpushimit dhe bisedimeve është ndërtuar për një spektator – Trumpin – me qëllim që të ekspozohet Putini si një figurë me të cilën nuk mund të bësh marrëveshje”, tha Saakian, duke shprehur dyshime për mundësinë që Putini të udhëtojë në Stamboll, apo që të ketë ndonjë marrëveshje të mundshme atje.

“Fokusi tani me shumë gjasë do të zhvendoset drejt boshtit transatlantik dhe gatishmërisë së Perëndimit për të vendosur së bashku sanksione të forta ndaj Rusisë”, shtoi ai. “Kjo është çështja kyç dhe do të formësojë ndjeshëm të ardhmen e bisedimeve”.

Konstantin Kosachev, kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën e Lartë të Parlamentit rus, i tha gazetës Izvestia se bisedimet mes Moskës dhe Kievit mund të shkojnë më tej se sa ato të vitit 2022.

“Nëse delegacioni ukrainas vjen në këto bisedime me një mandat për të hequr dorë nga ultimatume dhe për të kërkuar pika të përbashkëta, jam i bindur se mund të arrijmë më shumë se sa atëherë”, citohet të ketë thënë Kosachev.

Leo XIV kërkon “liri për gazetarët e burgosur”

Papa takohet me shtypin botëror në Vatikan

VOAL- Papa Leo XIV i fton gazetarët të jenë “punëtorë të paqes”, duke i inkurajuar ata “të kërkojnë me dashuri” të vërtetën dhe duke i thënë “jo luftës së fjalëve dhe imazheve”. Ne duhet të “hedhim poshtë paradigmën e luftës”, tha ai në fjalimin e tij para përfaqësuesve të mediave nga e gjithë bota gjatë takimit në Sallën VI të mbajtur sot, të hënën.

Prevost i ftoi gazetarët “të angazhohen për të çuar përpara një komunikim të ndryshëm, i cili nuk kërkon konsensus me çdo kusht, nuk vishet me fjalë agresive, nuk përqafon modelin e konkurrencës, nuk e ndan kurrë kërkimin e së vërtetës nga dashuria me të cilën duhet t’i shikojmë me përulësi të tjerët, t’i dëgjojmë të tjerët, të flasim për të tjerët dhe, në këtë kuptim, mënyra se si komunikojmë është me rëndësi themelore”, tha Papa.

Gjatë takimit, Leo XIV donte të përsëriste “solidaritetin e Kishës me gazetarët e burgosur për kërkimin dhe thënien e së vërtetës”, duke kërkuar “lirimin” e tyre. “Kisha njeh në këta dëshmitarë – mendoj për ata që tregojnë luftën edhe me koston e jetës së tyre – guximin e atyre që mbrojnë dinjitetin, drejtësinë dhe të drejtën e popujve për t’u informuar, sepse vetëm popujt e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira”.

Zelensky synon të takohet me Putinin në Turqi të enjten

 

Presidenti ukrainas bën thirrje për armëpushim nga nesër për të “siguruar bazën e nevojshme për diplomaci”

VOAL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të enjten se ka ndërmend të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin në Turqi. Ky i fundit kishte propozuar një takim në Stamboll për bisedime “të drejtpërdrejta” dhe “të pakushtëzuara” midis Moskës dhe Kievit.

Nga ana e tij, Zelensky përsëriti në rrjetin social X: “Ne presim një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm nga nesër, për të siguruar bazën e nevojshme për diplomacinë.

Putin nuk e përjashtoi mundësinë e diskutimit të një armëpushimi gjatë bisedimeve, por theksoi se bisedime të tilla duhet të përqendrohen në “shkaqet e thella të konfliktit”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kishte kërkuar Ukrainës dhe Rusisë të takoheshin.

Kosmos 482 bie në Oqeanin Indian

Sonda e epokës sovjetike rihyn në atmosferë pas më shumë se 53 vitesh në orbitë

VOAL- Sonda e epokës sovjetike, e cila ishte në proces të kthimit në Tokë në mënyrë të pakontrolluar, u rrëzua në Oqeanin Indian të shtunën pas më shumë se 53 vjetësh në orbitë.

Kosmos 482, emri i sondës së lëshuar në vitin e largët 1972, është rrëzuar në ujërat në perëndim të kryeqytetit indonezian Xhakartë, tha Agjencia Hapësinore Ruse. I njëjti burim nuk dha informacion në lidhje me ndonjë dëm të shkaktuar nga impakti. Trajektorja e fundit ishte vëzhguar në Gjermani nga një prej detektorëve të rrjetit Evropian të Mbikëqyrjes dhe Gjurmimit Hapësinor (EU-SST).

Në kohën e nisjes së saj, sonda kishte për qëllim të arrinte atmosferën e planetit Venus. Megjithatë, menjëherë pas ngritjes u shpërbë: disa fragmente u precipituan, por mjeti i uljes mbeti në orbitë eliptike rreth Tokës. Mundësia që këto mbeturina të shpërbëheshin plotësisht në atmosferë sot ishte përjashtuar, duke pasur parasysh shtresën e titanit që i mbulonte ato. RSI

“SHBA ndërmjetësoi bisedimet”, Trump: Pakistani dhe India kanë rënë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka njoftuar se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një “armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”.

Ai thotë se kjo vjen pas një “nate të gjatë bisedimesh” të ndërmjetësuara nga SHBA-të dhe vazhdon të lavdërojë të dy vendet për përdorimin e “logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së shkëlqyer”.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka zhvilluar telefonata të rregullta me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif dhe ministrin e jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar që nga fundi i prillit.

Trump tha më parë këtë javë se tensionet në rritje ishin një turp dhe se ai donte që kjo të ndalej, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance tha se një luftë midis dy vendeve “nuk do të ishte puna e SHBA-ve”. bw

Pakistani nis një operacion ushtarak kundër Indisë, sulmon dy baza ajrore

Radio Evropa e Lirë

Pakistani e ka nisur një operacion ushtarak kundër Indisë, pasi e akuzoi atë për sulme raketore në drejtim të tri bazave ajrore pakistaneze mbrëmjen e së premtes. Kjo lëvizje shënon përshkallëzim tjetër të madh të tensioneve mes dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore.

Burime të sigurisë pakistaneze i thanë Radios Mashaal se operacioni mban emrin e koduar “Bunyanun Marsoos”, një fjalë arabe e marrë nga një varg i Kuranit që do të thotë “shtyllë e fortë”.

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, thirri një mbledhje urgjente të Autoritetit të Komandës Kombëtare për të shtunën. Ky autoritet, ndër të tjera, merret me çështjen e armëve bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Asim Munir, dhe i bëri thirrje të dyja palëve që të gjejnë mënyra për ta shtensionuar situatën.

Rubio gjithashtu ofroi ndihmën e SHBA-së për të nisur bisedime konstruktive në mënyrë që të shmangen konfliktet e ardhshme, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Tammy Bruce.

Shërbimi i Forcave të Armatosura të Pakistanit për Marrëdhënie me Publikun (ISPR) tha se është shkatërruar një depo ku India ruante raketat BrahMos. Ushtria tha se ka goditur edhe disa lokacione të tjera, përfshirë aeroportin ushtarak Pathankot dhe bazën ajrore Udhampur. Gjithashtu, theksoi se ka hedhur raketa Fatah 1 ndaj këtyre dy bazave indiane.

Ushtria indiane e quajti të papranueshëm operacionin e Pakistanit.

“Përshkallëzimi i hapur nga Pakistani me sulme me dronë dhe municione të tjera vazhdon përgjatë kufirit tonë perëndimor. Në një nga këto incidente, sot rreth orës 5 të mëngjesit, u panë disa dronë të armatosur mbi Khasa Cantt, Amritsar”, tha ushtria indiane në rrjetin X.

“Dronët armiqësorë u shkatërruan menjëherë nga njësitë tona të mbrojtjes ajrore”, tha ajo.

Burime të sigurisë pakistaneze pretenduan gjithashtu se ishte kryer një sulm i sinkronizuar kibernetik dhe se energjia elektrike në disa qytete ishte ndërprerë.

Të njëjtat burime, që folën në kushte anonimiteti, shtuan se pala pakistaneze ka vendosur se, nëse India kryen sulme të tjera, do të goditen autostradat në Indi.

Pakistani tha më herët se raketat, të lëshuara nga India, kishin rënë në disa lokacione të ndryshme në territorin pakistanez.

Njëra nga raketat goditi bazën ajrore Noor Khan në qytetin Raëalpindi. Kjo bazë është selia e ushtrisë dhe ndodhet më pak se 30 kilometra nga ndërtesat kyçe si Shtëpia Presidenciale, Parlamenti dhe rezidenca e kryeministrit në kryeqytetin Islamabad.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, menjëherë pas sulmeve të mbrëmjes së 9 majit, drejtori i përgjithshëm i ISPR-së, gjeneral Ahmad Sharif, tha se ishte penguar një sulm i Indisë që kishte si objektiv bazën ajrore Noor Khan.

Ai shtoi se dy raketa të tjera ishin lëshuar drejt bazave të tjera ajrore – Murid dhe Shorkot. Sharif pretendoi gjithashtu se India kishte lëshuar disa raketa edhe në Afganistan.

Tensionet mes dy fuqive bërthamore janë rritur ndjeshëm që pas një sulmi më 22 prill në një zonë turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku mbetën të vrarë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India.

Qeveria e Indisë fajësoi Pakistanin për mbështetjen e këtij sulmi, por Islamabadi e ka mohuar përfshirjen.

India dhe Pakistani, të cilët fituan pavarësinë nga Britania në vitin 1947, kanë zhvilluar tri luftëra të plota në vitet 1948, 1965 dhe 1971, si dhe një konflikt të kufizuar në vitin 1999.

Çështja kryesore mbetet lugina e Kashmirit, të cilën India e konsideron pjesë të pandashme, ndërsa Pakistani e sheh si “çështje të papërfunduar të ndarjes” të nënkontinentit indian.

Kashmiri është i ndarë mes tri vendeve me armë bërthamore. India kontrollon rreth 45 për qind të tij, Pakistani rreth 35 për qind, dhe Kina – pas një lufte të shkurtër me Indinë në vitin 1962 – mban 20 për qind.

Mesha për fronëzimin e Papa Leo XIV do të mbahet me 18 maj- Kreu i Kishës: Disa e konsiderojnë besimin si diçka irracionale! Krishti nuk është thjesht udhëheqës..

Papa Leo XIV kremtoi Liturgjinë e tij të parë Hyjnore si papë sot, të premten, në Kapelën Sistine , para kardinalëve , në të cilën morën pjesë të gjithë kardinalët. I veshur me petka të bardha me detaje të arta, ai zgjodhi që gjatë meshës, e cila u transmetua drejtpërdrejt në mbarë botën, të mbante shtizën baritore që kishte përdorur edhe Benedikti XVI.

“Disa e konsiderojnë besimin si diçka të paarsyeshme, një tipar i njerëzve të dobët dhe jo të mençur. Ata preferojnë gjëra të tjera të sigurta, si paraja, fama, pushteti, kënaqësia”, theksoi papa i sapozgjedhur në Kapelën Sistine.

Pontifiku amerikan shtoi se “kushdo që i shërben Jezusit, angazhohet të zhduket vetë në mënyrë që të mbetet vetëm Krishti, që ta njohim dhe ta lavdërojmë Atë”.

Papa Leoni paralajmëroi se të mendosh për Krishtin thjesht si një udhëheqës karizmatik ose një lloj supernjeriu, “do të thotë të jetosh, në fakt, në kushte ateizmi”.

Më 18 maj, meshë për kurorëzimin e Papës Leonit XIV.

Vatikani njoftoi se mesha e kurorëzimit për Papa Leo XIV do të mbahet të dielën, më 18 maj.  Të mërkurën, më 21 maj, do të zhvillohet audienca e parë e përgjithshme e besimtarëve.

Më në fund, duke filluar nga e hëna e ardhshme, Kapela Sistine, ku u mbajt konklavi, do të rihapet për vizitorët. bw

Papa Leoni XIV, udhëheqësi i ri i Kishës Katolike

Papa i ri, Leon XIV, në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit.

 

Radio Evropa e Lirë

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leon XIV.

Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë.

Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës.

Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit i cili shqiptoi fjalët latine “habemus papam” (kemi papën e ri).

“Paqja qoftë me të gjithë ju”, ishin fjalët e para të papës amerikan gjatë adresimit nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ai tha se dëshiron që mesazhi i paqes “të hyjë në zemrat e huaja, të arrijë te familjet tuaja dhe të gjithë njerëzit, kudo që jeni”.

Papa i ri në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit.

Papa i ri në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit.

Duke nderuar paraardhësin e tij, Papa Françeskun, ai u bëri thirrje besimtarëve “të ecni përpara, pa frikë, të bashkuar, dorë për dore me Zotin dhe njëri-tjetrin.

Papa Leoni XIV falënderojë kardinalët që e zgjodhën që të udhëheqë Kishën Katolike.

Kush është papa i ri?

Robert Prevost, 69 vjeç, misionar që e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke shërbyer në Peru, ishte ndër kandidatët kryesorë për papë – përveç se kishte një pengese: shtetësinë, raporton AP.

Prej kohësh ka ekzistuar një tabu ndaj përzgjedhjes së një pape amerikan, për shkak të fuqisë gjeopolitike që Shtetet e Bashkuara ushtrojnë në sferën sekulare. Megjithatë, Prevost, me origjinë nga Çikago, duke qenë edhe shtetas i Perusë dhe me vite të tëra të jetuara atje – fillimisht si misionar dhe më pas si kryepeshkop – u pa si një figurë e pranueshme.

Papa Françesku kishte kthyer sytë te Prevost prej kohësh dhe, në shumë aspekte, e konsideronte atë si pasuesin e tij të mundshëm.

 

Papa Françesku dhe kardinali Robert Prevost, që më 8 maj 2025 u zgjedh pasues i Françeskut.

Në vitin 2023, e solli në Vatikan për ta emëruar në krye të dikasterit të fuqishëm që shqyrton emërimet e ipeshkvijve nga e gjithë bota – një nga detyrat më të rëndësishme në Kishën Katolike. Si rrjedhojë, Prevost kishte një profil të lartë në konklavë, të cilin pak kardinalë të tjerë e gëzonin.

Reagimi i një murgeshe pas zgjedhjes të kreut të ri të Kishës Katolike.

Reagimi i një murgeshe pas zgjedhjes të kreut të ri të Kishës Katolike.

Pas zgjedhjes së papës së ri, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “është shumë nder që ai është papa i parë që është amerikan”.

“Çfarë emocioni dhe çfarë nderi të madh për vendin tonë. Mezi pres ta takojë Papë Leonin e 14-të. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm”, tha Trump.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi për zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike.

“Në një kohë kur bota ka nevojë për paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të ketë peshë të madhe. Uroj që pontifikati i tij të shquhet për qartësi morale, udhëheqje të paluhatshme dhe një angazhim të thellë për dinjitetin e gjithë njerëzimit”, shkroi ajo në X.

Tymi i bardhë – që sinjalizon zgjedhjen e papës – u pa duke dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine në orën 18:07 të 8 majit.

Turmat e besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit shpërthyen në brohoritje dhe gëzim me të parë tymin e bardhë.

Ndërkaq, pas zgjedhjes së papës së ri, në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë kanë rënë kambanat për të njoftuar besimtarët për zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike.

Dy votimet paraprake në konklavë gjatë 8 majit ishin të pasukesshme.

Për zgjedhjen e papës së ri kërkohen votat e dy të tretat e vota apo 89 vota nga 133 kardinalë, të cilët u izoluan në Kapelën Sistine që nga 7 maji.

Kardinalët e nisën të mërkurën punën thellësisht rituale dhe të fshehtë për emërimin e udhëheqësir të ri për 1.4 miliard katolikët në mbarë botën.

Por, në mbrëmje tym i zi doli nga oxhaku në çatinë e kapelës, gjë që tregoi se nuk u zgjodh papa i ri në votimin e parë. Votimet ata i vazhduan më pas të enjten, kur mund të votonin deri në katër herë – por, votimi i fundit doli të jetë i panevojshëm.

Tym i bardhë që del nga oxhaku i Kapelës Sistine tregon se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, në këtë rast pasardhësinë e Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.

Kardinali amerikan Prevost zgjidhet Papa Leoni XIV

Kardinali amerikan Prevost zgjidhet Papa Leoni XIV

 

Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh.

Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ri.

Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma dhe të qenit të hapur, të tjerë kanë kërkuar rikthim te traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.

Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende hynë në Kapelën Sistine më 7 maj, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 – një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve gjatë konklavës iu ndalua komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ndërmorri masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin.

Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013, sikurse ajo e sivjetme, zgjati vetëm dy ditë.

Trumpi i thotë Carney-t: Kurrë mos thuaj kurrë për Kanadanë që të bëhet pjesë e SHBA-së

Donald Trumpi i tha Mark Carney-t “kurrë mos thuaj kurrë” pasi kryeministri kanadez përsëriti se vendi i tij nuk është në shitje.

Presidenti i SHBA-së e përforcoi edhe më shumë kërcënimin për aneksim gjatë takimit të parë mes tyre që nga zgjedhja e Carney-t si kryeministër.

Duke folur në terma të pasurive të paluajtshme, një gjuhë që Trump e kupton më së miri, Carney tha: “Po të më lejoni, siç e dini nga pasuritë e paluajtshme, ka disa vende që nuk janë kurrë në shitje.”

“Jemi ulur në njërin prej tyre tani,” shtoi ai, duke ngritur duart për të treguar Zyrën Ovale.

Ai vazhdoi: “Buckingham Palace, që e vizituat gjithashtu, dhe duke pasur parasysh që kam takuar ‘pronarët’ e Kanadasë gjatë fushatës së muajve të fundit, nuk është në shitje.”

“Koha do ta tregojë. Kurrë mos thuaj kurrë. Do të ishte vërtet një martesë e mrekullueshme, sepse janë dy vende që shkojnë shumë mirë bashkë,” u përgjigj Trump.

Pas takimit, Carney tha se ai dhe Trump kishin zhvilluar diskutime “shumë konstruktive” dhe se presidenti i SHBA-së “kishte rënë dakord” me të kur tha se Kanadaja nuk është në shitje.

“Disa gjëra, siç thashë në dhomë, disa gjëra nuk janë kurrë në shitje, dhe ai ra dakord me këtë,” u tha ai gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, presidenti ngacmoi një “njoftim shumë shumë të rëndësishëm” përpara vizitës së tij në Lindjen e Mesme, pak momente pasi shpalli se SHBA-ja do të ndalonte sulmet kundër huthive.

“Do të kemi një njoftim shumë, shumë të rëndësishëm për të bërë, më të madhin e mundshëm,” tha ai përpara se të nisej për në rajon të hënën. / The Telegraph – Syri.net


Send this to a friend