VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shpërthejnë protestat- Fermerët: Do bllokojmë rrugët kombëtare

By | October 18, 2021
blank

Komentet

blank

Bob Dole, hero lufte, figurë qendrore e politikës amerikane dhe mik i Kosovës, vdes në moshën 98 vjeçare

Marrë nga Associated Press

Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare.

Me gjithë plagët e rënda nga Lufta, Sen. Dole u bë një nga figurat më të njohura të politikës amerikane, udhëheqësi i Senatit, kandidat republikan për president dhe më pas simbol i brezit të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore.

Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Twitter. “Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo.

Presidenti Joe Biden e kujtoi me dashuri vizitën e tij tek zoti Dole në shkurt të këtij viti, në kompleksin Watergate në Uashington ku ai jetonte.

“E vazhduam bisedën aty ku e kishim lënë, sikur kishte kaluar vetëm një ditë që kur qeshnim së bashku në dhomën e ngrënies së Senatit ose debatonim për çështjet kryesore të ditës, shpesh me qëndrime të kundërta në sallën e Senatit.” tha zoti Biden në një deklaratë.

“Megjithëse shpesh nuk pajtoheshim, ai kurrë nuk hezitoi të punonte me mua ose me demokratë të tjerë kur bëhej fjalë për çështje të rëndësishme,” tha zoti Biden në një deklaratë, në kontrast me ndasitë e hidhura politike të sotme që e kanë bërë të vështirë për partitë e mëdha të bashkëpunojnë për legjislacionin”, vazhdoi ai.

“Kur mendoj për brezin më të madh, mendoj për senatorin Bob Dole — një njeri që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë. Pusho në paqe, miku im,” shkruante Senatori Mitt Romney, një ish-kandidat republikan për president, në Twitter.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, e vlerësoi zotin Dole si “një hero të mirëfilltë amerikan”.

“Kushdo që e kishte parë Bob Dole në veprim, pa dyshim e admironte karakterin e tij dhe patriotizmin e tij të thellë,” tha zoti McConnell në një deklaratë.

Kryetarja demokrate e Dhomës Demokratike të Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, urdhëroi që flamujt në Kapitol të uleshin në gjysmë shtizë në shenjë nderimi për zotin Dole, tha në Twitter zëvendës shefi i saj i kabinetit, Drew Hammill.

Senatori Dole njoftoi në shkurt 2021 se ishte diagnostikuar me kancer në mushkërive.

Një karrierë historike në Senat

Gjatë karrierës së tij 36-vjeçare në Kongres, zoti Dole u bë një nga ligjvënësit dhe udhëheqësit e Partisë Republikane më me ndikim në Senat. Ai kishte talentin për të arritur kompromise dhe një mprehtësi të veçantë, që shpesh e përdorte në batuta si kundër të tjerëve edhe vetes.

Ai i dha formë politikës tatimore, politikës së jashtme, programeve të bujqësisë dhe të drejtave për persona me aftësi të kufizuara.

Zoti Dole ia kushtoi përpjekjet e tij në vitet e mëvonshme të jetës, kauzës së veteranëve të plagosur, të rënëve të luftës dhe kujtimit të brezit që po shuhet të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Dole ishte nga Kansasi, por iku që atje që i ri, dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës në kryeqytet, në qendër të pushtetit. Kur u largua nga politika dhe iu bashkua një firme ligjore ku shumica e kolegëve të tij ishin demokratë me peshë, ai bënte shaka se e merrte qenin e tij me vete në punë, që të kishte një tjetër republikan me të cilin të fliste.

Kandidat për president

Ai u përpoq tre herë të bëhej president. Gara e tij e fundit ishte në vitin 1996, kur fitoi emërimin republikan, por humbi ndaj Presidentit Bill Clinton i cili u rizgjodh për një mandate të dytë.

Ai hyri në garë për emërimin nga partia e tij në në vitet 1980 dhe 1988 dhe ishte kandidati për zëvendëspresident i Partisë Republikane në vitin 1976 kur presidenti Gerald Ford e humbi garën për një mandat të dytë.

Gjurmët e Luftës

Gjatë gjithë kësaj kohë ai mbajti me vete gjurmët e luftës. Duke luftuar ndaj forcave gjermane në Italinë veriore në vitin 1945, zoti Dole u godit nga një fragment predhe dhe si pasojë iu shtypën dy rruaza kurrizore dhe u paralizua nga krahët dhe këmbët.Iu deshën tre vjet rikuperimi në spital dhe dora e djathtë i mbeti gjithë jetën e paralizuar.

Për të mos t’i vënë në pozitë të vështirë ata që përpiqeshin t’i shtrëngonin dorën e djathtë, Senatori Dole gjithmonë mbante një stilolaps dhe shtrinte dorën e majtë.

Sen. Dole nuk i kursente nga komentet e hidhura rivalët e tij, demokratë apo republikanë. Kur George H.W. Bush e mundi atë në zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire në vitin 1988, zoti Dole tha: “Mos gënjeni për arritjet e mia “. Sot një shprehje e tillë mund të tingëllojë e zbehtë përballë gjuhës fyese në arenën aktuale politike, por në atë kohë ishte shokuese.

Por kur ish-presidenti Bush vdiq në dhjetor 2018, rivalitetet e vjetra u harruan pasi zoti Dole shkoi para arkivolit të zotit Bush në Kapitol. Ndërsa një ndihmës e ndihmonte të ngrihej nga karrigia me rrota, zotiDole i sëmurë dhe i mbushur me trishtim, drejtoi me ngadalë trupin dhe përshëndeti në mënyrë ceremoniale rivalin e dikurshëm me dorën e majtë dhe mjekrën që dridhej.

Megjithëse stilin e tij luftarak të të bërit politikë, zoti Dole kishte një besim të thellë tek Senati si institucion dhe shumë demokratë e respektonin, madje dhe e donin atë.

Vetëm disa ditë pasi zoti Dole njoftoi për diagnozën e tij të rëndë të kancerit, Presidenti Joe Biden e vizitoi në shtëpi për t’i uruar shërim të shpejtë. Shtëpia e Bardhë tha se ata ishin miq të ngushtë që nga ditët e Senatit.

Dole fitoi një vend në Kongres në vitin 1960, duke përfaqësuar një distrikt perëndimor të Kansasit. Ai kaloi në Senat tetë vjet më vonë kur presidenti aktual republikan Frank Carlson doli në pension.

Atje, ai përdori retorikë të ashpër partiake dhe sarkastike, në mbështetje të Presidentit Richard Nixon. Ai u shpërblye për besnikërinë e tij kur iu dha kryesia e Komitetit Kombëtar Republikan në vitin 1971, përpara se presidenca Nixon të rrëzohej nga skandali Watergate.

Ai shërbeu si kryetar komisioni, udhëheqës i shumicës dhe udhëheqës i pakicës në Senat gjatë viteve 1980 dhe ’90. Ai ishte udhëheqësi i republikanëve në Senat për gati 11 vjet e gjysmë gjithsej, një rekord derisa Senatori i Kentakit Mitch McConnell e theu atë në vitin 2018. Gjatë kësaj periudhe që ai fitoi reputacionin si një ligjvënës mendjemprehtë, pragmatik, i palodhur në arritjen e kompromiseve.

Pasi republikanët fituan kontrollin e Senatit, zoti Dole u bë kryetar i Komisionit të Financave.

Zoti Dole u bë udhëheqës i Senatit në 1985 dhe shërbeu si udhëheqës i shumicës ose pakicës, në varësi të partisë që kishte shumicën, derisa dha dorëheqjen në 1996 për t’iu përkushtuar garës presidenciale.

Ajo fushatë, e fundit e zotit Dole, ishte e mbushur me probleme dhe zoti Clinton fitoi me një diferencë të thellë.

Në jetën private, zoti Dole u bë një burrë shteti me përvoi që ndihmoi zotit Clinton të miratonte një traktat për armët kimike. Ai gjithashtu iu përkushtua ambicieve politike të gruas së tij.

Elizabeth Dole kandidoi pa sukses për emërimin presidencial republikan në vitin 2000 dhe më pas shërbeu një mandat si senatore nga Karolina e Veriut.

Në vitin 2016, zoti Dole fillimisht mbështeti ish-guvernatorin e Floridës Jeb Bush për si kandidat republikan. Ai më pas e mbështeti presidentin Donald Trump.

Por gjashtë javë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa zoti Trump vazhdonte të refuzonte humbjen, zoti Dole i tha gazetës Kansas City Star, “Zgjedhjet kanë përfunduar.”

Në shtator të vitit 2017, Kongresi votoi për t’i dhënë Dole shprehjen më të lartë të vlerësimit për kontributet e shquara për kombin, Medaljen e Artë të Kongresit. Një dekadë më herët ai kishte marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Kongresi e nderoi zotin Dole përsëri në vitin 2019 duke e promovuar atë nga kapiten i ushtrisë në kolonel, në njohje të shërbimit të tij ushtarak.

Angazhimi për Kosovën

Shqiptarët do ta kujtojnë zotin Dole si njeriun që u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.

Lidhjet e senatorit me shqiptarët kishin filluar në fund të viteve 1980, kur Kosova ishte nën shtypjen e Sllobodan Millosheviçit.

Një pikë kthese u shënua me vizitën që zoti Dole, në atë kohë udhëheqës i republikanëve të Senatit, bëri në Prishtinë, në vitin 1990.

Senatori kishte shkuar në Kosovë me një mesazh të qartë.

“Ne besojmë fuqimisht tek demokracia, ne besojmë tek liritë individuale dhe jemi kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai në Prishtinë.

Në shtator 1998, pas kthimit nga një vizitë ne Kosovë, Bob Dole i bëri thirrje administratës Clinton për veprime energjike.

“Ka nga ata që thonë se gjendja në Kosovë është e ndërlikuar, – shkruante senatori në atë kohë. – Në fakt gjendja është më e qartë se kurrë. Kjo është një luftë kundër civilëve dhe ne e dimë se kush është përgjegjës: Sllobodan Millosheviçi.”

Aktivistët shqiptaro-amerikanë thonë se ishte senatori Dole që e bindi ish-Presidentin Bush të mbështeste pavarësinë e Kosovës.

Në gusht të vitit të kaluar në Prishtinë u zbulua një bust i senatorit Dole. Në mesazhin dërguar me video me atë rast, senatori shprehu shpresën se Kosova do të përparojë dhe do të bëhet gjithnjë e më e fortë.

Nga fëmijëria në Kansas tek majat e politikës amerikane

Robert Joseph Dole lindi më 22 korrik 1923, në Russell, një komunitet bujqësor dhe naftëmbajtës në Kansasin perëndimor. Ai ishte i pari ndër katër fëmijë. Babai i tij drejtonte një biznes bulmeti kremi dhe vezësh dhe menaxhonte një ashensor drithërash, dhe nëna e tij shiste makina qepëse dhe fshesa me korrent për të ndihmuar familjen gjatë Depresionit të Madh.

Zoti Dole ndoqi Universitetin e Kansasit për dy vjet përpara se të rekrutohej në ushtri në vitin 1943.

Dole u takua me Phyllis Holden, një terapiste në një spital ushtarak, teksa po shërohej nga plagët e luftës në vitin 1948. Ata u martuan dhe patën një vajzë, Robin. Çifti u divorcua në vitin 1972.

Dole e filloi karrierën e tij politike kur ishte student në Universitetin Washburn, duke fituar një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Kansasit.

Ai u takua me gruan e tij të dytë, Elizabeth Dole, ndërsa ajo punonte për Shtëpinë e Bardhë Nixon. Ajo shërbeu gjithashtu në Komisionin Federal të Tregtisë dhe si sekretare transporti dhe sekretare e punës, ndërsa Dole ishte në Senat. Ata u martuan në vitin 1975.

Dole botoi një autobiografi për përvojat e tij të luftës, “Historia e një ushtari”, në vitin 2005. Instituti Dole për Politikën në Universitetin e Kansasit mban një arkiv të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore nga Kansasi.

Pjesë nga ky artikull janë nga shërbimi shqip i Zërit të Amerikës dhe agjencia Reuters

blank

Kosova nderon ish senatorin Bob Dole

VOA

Në Kosovë, shumë personalitete reaguan me pikëllim pas lajmit për vdekjen e ish senatorit amerikan, Bob Dole, roli i të cilit vlerësohet i pazëvendësueshëm për zhvillimet politike që çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

I Ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, shkroi se “ndërsa vajtojmë humbjen e nëpunësit publik dhe të burrështetasit të lartë, senatorit Bob Dolet, ne kujtojmë kontributin e tij të pazëvendësueshëm për Kosovën dhe punën e tij për avancimin e lirive demokratike në mbarë botën. Shërbimi i tij le të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat e reja të amerikanëve dhe qytetarëve të Kosovës”, shkroi ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh e pikëlluar me lajmin për vdekjen e senatorit Bob Dole.

“Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti, jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prefsh ne paqe mik i dashur”, shkroi ajo.

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u shpreh e pikëlluar thellësisht për “humbjen e njërit prej miqve më të ngushtë të Kosovës – një përkrahës dhe mbrojtës i vendosur për pavarësinë e Kosovës, Senatorit Bob Dole! Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij, Shteteve të Bashkuara dhe miqve të tij në Kosovë! Bob, trashëgimia jote është e një njeriu të madh!”, shkroi ish presidentja Jahjaga.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Harafinaj, shkroi se “Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot. Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh!”, shkroi ai.

Në një shesh me emrin e ish senatorit Bob Dole në Prishtinë, ngrihet edhe busti i tij, në shenjë nderimi për rolin që luajti rreth çështjes së Kosovës.

Në gusht të vitit 1990, ish senatori Bob Dole së bashku me disa senatorë të tjerë vizitoi Prishtinën, që ishte vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në Kosovë.

Ai zhvilloi takime me përfaqësuesit e shqiptarëve, në një kohë kur Kosovës i ishte hequr autonomia dhe ishte vënë nën gjendje të jashtëzakonshme nga autoritetet e Serbisë.

Më 12 qershor të vitit 2020 në një manifestim me rastin e përvjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare, ish senatori Dole, tha nëpërmjet në videomesazhi se ishte “i lumtur që kam qenë pjesë e kësaj historie dhe kam bërë çfarë kam mundur që të jem i dobishëm por ishin kryesisht njerëzit e vendit tuaj të madh që e kanë mundësuar këtë. Jam këtu për çdo gjë që do të keni nevojë dhe nëse mund të ju ndihmoj vetëm më thoni”.

blank

Berisha-shqiptarëve të Amerikës: Të gjithë në këmbë, Kosova është në rrezik

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara shqiptarëve të Amerikës gjatë Foltores së Neë Jersey se Kosova ndodhet në rrezik. 

Lideri historik i PD tha se projektet e Beogradit dhe mbështetja që sipas atij i japin argatët e Tiranës dhe Prishtinës, po shndërrohen në një rrezik për kombin shqiptar.

Berisha tha gjithashtu se vendimi i Anthony Blinken i datës 19 maj ka si qëllim të shuajë zërin e tij në mbrojtje të Kosovës dhe interesit kombëtar.

“Të gjithë në këmbë sepse Kosova sot është në rrezik të madh. Dhe rrezikun më të madh Kosova sot për dramën dhe tragjedinë tonë e ka nga Tirana po aq sa nga Beogradi. Kjo pasi, ju jeni dëshmitar se si argatë të Vuçiç në Prishtinë dhe në Tiranë vizatonin hartat e ndarjes së Kosovës të cilat u vinin nga Beogradi dhe i paraqisnin si të tyre. Ju jeni dëshmitar sot se si Tirana sapo erdhi në pushtet Zografi Bis filloi betejën kundër presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova.

Shkoi në Parlamentin e Kosovës dhe boshati Parlamentin me sjelljen e tij të padenjë antishqiptare. Më pas paraqiti projektin e copëtimit, jnë paçavure q ë ekishte servirur Millosheviç me dhjetëra herë në fillim të ’90. Përdorën së bashku me Vuçiç ndoshta mbi 180 mln USD pa llogaritur këtu milionat e Soros dhe me një lobim të tmerrshëm po e shtrin Kosovën në tryezën e operacionit, në një kohë kur Vuçiç vinte në Kosovë dhe deklaronte se Serbia do të bëhet më e madhe, natyrisht duke i marrë territore Kosovës.

Tirana është shndërruar në një rrezik madhor për Kosovën dhe kombin. Zagrebi mbron haptazi interesat e shqiptarëve të cilat i shkelmon çdo ditë Edi Rama. Pasi dështoi projekti i ndarjes së kufijve dhe u arkivua shpikën projektin e mini-shengenit ose ‘Ballkanit të Hapur’ të emërtuar për të nderuar një armik të demokracisë shqiptare George Soros, një aleancë trilaterale që s’ka asnjë qëllim tjetër veçse të fusë në darë Kosovën. 

Me datën 20 maj pasi mendoja gjithë natën pse ma bënë këtë mua, çfarë kam bërë? Kam punuar 30 vjet për miqësi dhe bashkëpunim me atë vend dhe arrij në përfundimin që nuk kishin qëllim tjetër veçse të shuanin zërin tim në mbrojtje të Kosovës dhe mbrojtje të interesit publik në Shqipëri. Dhe vendosa nga një njeri që isha betuar për të mos u rikthyer më në politikë, të kthehem fuqishëm për të mbrojtur Kosovën, interesin kombëtar, interesin publik deri në minutën e fundit të jetës time. Dhe u bëj thirrje, mobilizoni energjitë dhe forcat për të mbrojtur Kosovën nga projektet e serbomadhit Vuçiç dhe veglës së tij Edi Rama në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Presidenti i nderit i Vatrës: Basha të japë dorëheqjen, ne duam një PD të fortë

Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha duke folur në ‘Foltoren’ që po mbahet me shqiptarët në Amerikë i ka bërë një apel edhe Lulzim Bashës.

Gjatë fjalës së tij në ‘Foltore’, Rexha i ka kërkuar kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha që t\i bashkohet Kuvendit të Demokratëve në 11 dhjetor.

Rexha u shpreh se nëse Basha nuk i bashkohet Kuvendit të 11 dhjetorit, atëherë të largohet nga drejtimi i PD-së.

‘I bëj thirrje dhe lutje Lulzim Bashës nga SHBA, që të respektojë vullnetin e shumicës së demokratëve dhe të marrë pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit, përndryshe të japë dorëheqje të menjëhershme. Ne nuk duam të ndodhë me PD-në ajo që ndodhi me LDK-në pasi Rugova ndërroi jetë. Ne duam një PD të fortë dhe një PD e fortë është Shqipëria demokratike, Kosova më e fortë, shqiptarët në të gjitha viset që janë, më të fortë.

Prandaj të lutem zoti Basha në datën 11 dhjetor bashkëngjitu Kuvendit ose jep dorëheqjen’, u shpreh Presidenti i ‘Vatrës’, Agim Rexha.

blank

‘Zoti e bekoftë Kosovën’- Postimi i fundit i senatorit amerikan Bob Dole

Një urim dhe një bekim Kosova e ka marrë nga Senatori amerikan Bob Dole edhe në postimin e tij të fundit në rrjetin social, Twitter.

Më 1 dhjetor, Dole njoftonte për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës, ndërsa shkruante:

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën”.

Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare.

blank

blank

Foltorja e SHBA: Salla shpërthen me thirrjet ‘Luli ik’

Berisha: Lulzim Basha u implikua në afera dhe Rama mori peng PD

Lideri historik i demokratëve duke folur në ‘Foltoren’ me shqiptarët në Amerikë është shprehur se Rama e mori peng PD-në, pasi Lulzim Basha e implikoi veten në afera të rënda.

‘Edi Rama i cili shfaq trashëgiminë barbare, mizore të etërve të tij, ja doli të marrë peng opozitën.

Ta shndërrojë atë në fasadë për shkak se kryetari i saj, kalon në 8 vite nga disfata në disfatë i lejoi vetes të implikohej në afera ku një njeri i ndërgjegjshëm nuk do të ja lejonte vetes.

Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Dua të ju them në emrin tuaj, mjerë ata që përpiqen apo mendojnë që dalin para apo duan të ndalojnë këtë përpjekje të madhe për liri të shqiptarëve.

Nuk ka asgjë që mund të mposhtë njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre, të vendosur për çdo sakrificë dhe vendim deri në fitore të kauzës së tyre të drejtë’, u shpreh gjatë fjalës së tij me shqiptarët e Amerikës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Evi Kokalari: E kam parë statutin e ri, PD do të jetë si Partia Republikane e SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot Foltoren me shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Aktivistja e Partisë Republikane, Evi Kokalari e pranishme në New Jersey u shpreh se e ka parë Kushtetutën e re të PD dhe ajo e bën atë një forcë të ngjashme me Partinë Republikane.

“Për ju që jeni në Shqipëri dhe nuk e shikoni këtë sallën, por këtu janë mbi 700 veta. Realiteti është që PD do të konvertohet në një Parti Demokratike konservatore. E kam parë vetë kushtetutën e re të PD, e di që s’do të më besoni por është tamam si Partia Republikane Amerikane”, u shpreh Kokalari.

Foltorja e SHBA: Salla shpërthen me thirrjet ‘Luli ik’

“O Sali, o hero, Amerika ty të do”!

Me këto thirrje u prit Sali Berisha nga demokratët në SHBA gjatë një takimi virtual këtë të diel.

Në fjalën e tij, Berisha e quajti “Foltoren” si lëvizjen më pro amerikane që nga vitit 1990.

“Kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori 1990 deri më sot në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka që normat amerikane t’i vendosim edhe në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka që PD të kthehet në forcë të fuqishme konservatore. Ne po bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë PD në shoqërinë e lirisë”.

Edhe njëherë tjetër, Berisha ritheksoi se shpallja non grata nga DASH është bërë nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Soros.

Ndërkohë vazhdimisht salla shpërthente në thirrje: “Luli ik, Luli ik”.

blank

Pjesëmarrje masive në Foltoren e Berishës me shqiptarët e Amerikës

blank

Pjesëmarrje masive në Foltoren e Berishës me shqiptarët e Amerikës

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban Foltoren e radhës në lidhje live me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Nju Xhersi të Amerikës, janë të shumtë demokratët dhe shqiptarët që dëgjojnë Berishën.

Salla e rezervuar për këtë rast është mbushur përplot me qytetarë.

Shqiptarët e Amerikës kanë shfaqur një interesim të madh për fjalën e Berishës.

Qytetarët që ndoqën Foltoren thanë se ky është një moment historik për shqiptarët që jetojnë në SHBA.

blank

Berisha: Më 11 Dhjetor, shqiptarëve u rikthejmë opozitën e vërtetë

Lideri historik i demokratëve duke folur në ‘Foltoren’ me shqiptarët në Amerikë është shprehur se në 11 dhjetor do të rithemelohet PD dhe shqiptarëve do të ju rikthehet opozita e vërtetë.

‘Shqiptarët kanë humbur zemrën e lirisë së tyre, kanë humbur votën e lirë. Prej 8 vitesh shoqëria shqiptar voton, narko qeveria shqiptare numëron votat.

Opozita shqiptare në pamundësi të plotë nuk arriti asnjëherë nuk mundi të imponojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bëri të kundërtën, duke ndjekur politikën e kundërshtarit. Deformoi votën brenda PD-së. Vota e lirë është adn-ja e të gjitha vlerave të lirisë. Është adn e ligjeve dhe shtetit ligjor. Kjo lëvizje e cila synon ti japë vendit para së gjithash një opozitë të vërtetë që të qëndrojë fuqishëm ndaj regjimit, një opozitë që ngjallë shpresë dhe besim tek shqiptarët dhe natyrisht me qëllimin e saj, të rikthejë ligjin dhe çmontojë narkoshtetin. Të rikthejë vlerat konservatore që kanë bërë botën e lirë.

Traditën më të shkëlqyer të shqiptarëve, dashurinë për vendin, familjen, respektin për pronën, liritë fetare. Ky është synimi ynë më madh. Jemi në rrugën e duhur. Në 11 dhjetor ne rithemelojmë defakto Partinë Demokratike që u largua nga këto vlera.

Në 11 dhjetor ne ngrejmë përsëri në Tiranë monumentin e pluralizmit, do ti japim vendit opozitën e vërtetë, përkundër asaj asaj të kapur nga narko shteti’, tha Berisha.

‘Non grata’, Berisha: Blinken është keqinformuar nga lobimet korruptive të Ramës dhe të Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje live me Skype me shqiptarët në Amerikë, foli për shpalljen e tij ‘non grata’.

Berisha theksoi se Blinken është keqinformuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros.

“E vërteta është se më 14 maj unë jam shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Unë i kam kthyer letër, duke i thënë se jeni keqinformuar nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Sorosit. Vetë DASH tha se burimet kishin qenë OJF-të dhe mediat e kontrolluara nga qeveria aktuale.

A mund të imagjinohet se mund të dënohet një njeri, sepse shpifin kundërshtarët e tij politikë.

Jam shpallur non grata pa pasur asnjë akuzë nga askush nga asnjë individ a shtet mbi tokë, shpallet non grata, pasi partia e tij humbi zgjedhjet, për të shndërruar PD-në si satelit të qeverisë.

Kjo hakmarrje sepse në pranverën e 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të Soros, sepse Soros ka derdhur miliona euro për të shkatërruar PD-në.

Kam kërkuar që të ndalohet veprimtaria e Soros jashtë Amerikës. Qëndrimet e Soros kanë qenë antidemokratike dhe antikombëtare, siç është edhe Ballkani i Hapur, që ka marrë emrin e tij, që është rikthim i homogjenisë serbe në Ballkan”, deklaroi Sali Berisha.

 

blank

‘Foltorja e SHBA’, 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole

Ndërsa zhvillohej ‘Foltorja’ me shqiptarët e Amerikës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në një ndërhyrje të tij është shprehur se sapo ishte ndarë nga jetë senatori dhe miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole.

Ish-kryeministri Berisha dhe shqiptarët e mbledhur në SHBA kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të senatorit Dole.

‘Të dashur miq, e lidhur me ‘Foltoren’ në kauzën e saj, por me kauzën shqiptare për liri, i hidhur është lajmi që sapo mora.

Ndarjen nga jeta të njërit prej miqve më të shquar të të gjitha kohërave të shqiptarëve, heroit të vërtetë të kombit amerikan, senatorit dhe ish-kandidatit për presidenti të SHBA, Bob Dole.

Ju ftoj ta nderojmë me 1 minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij miku që borxhin nuk i dalim kurrë, për mbështetjen e tij të jashtëzakoshme që u dha shqiptarëve në Kosovë, SHBA dhe kudo’, tha Sali Berisha. syri.net

blank

“Foltore” online me shqiptarët në New Jersey në SHBA në orën 18:00 me orën e Shqipërisë

Sali Berisha, nismëtari i Lëvizjes “Foltorja” në PD, ka përcjellë mesazhin e ditës për demokratët në të gjithë vendin, që mbeten edhe vetëm 5 ditë deri në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të partisë, që do të thotë një PD më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur.

Me afrimin e ditës së Kuvendit të 11 Dhjetorit, që është thirrur nga shumica dërrmuese e delegatëve të PD-së, janë intensifikuar edhe veprimtaritë e liderit historik të PD-së në kuadrin e “Foltores”.

Pikërisht sot, Berisha do të zhvillojë një “Foltore” online, bashkëbisedim online me shqiptarët në New Jersey në SHBA në orën 18:00 me orën e Shqipërisë,

blank

Dështon mbulimi i nevojave me punonjës nga Bangladeshi, tregu shqiptar i punës jo aq atraktiv sa para pandemisë

Tregu shqiptar i punës nuk po rezulton aq atraktiv siç mendohej në fillim para pandemisë, kur nisi tendenca e kontraktimit të punonjësve nga Afrika, sipas Ermal Jaurit, i cili zotëron një agjenci që punëson të huaj në Shqipëri. Zoti Jauri tha se, që kur erdhën afrikanët e parë e deri tani, tregu shqiptar i punës shfaqi problematika të thella në drejtim të informalitetit, kontratave të punës, burokracive dhe trafikut të paligjshëm. Pavarësisht ndryshimit të ligjit për punësimin e të huajve ka sërish burokraci nga zyrat e punës për regjistrimin e tyre. Disa ndërmarrje që kanë punësuar të huaj, gjatë kësaj kohe nuk janë treguar korrekte me kontratat dhe kushtet e tjera, duke krijuar një imazh jo të mirë të vendit ndaj punonjësve të huaj.

Shumë kompani i përdorën kontratat e punësimit për arsye trafikimi. Duke qenë se Shqipëria është një vend europian, shumë afër vendeve të zhvilluara, punonjësit afrikanë që ofrohen për punë Shqipëri, e përdorin këtë mundësi për të emigruar pas pak muajsh në një vend më të zhvilluar europian.

Shumë biznese shqiptarë panë si zgjidhje për të zëvendësuar forcën punëtore që emigroi me punonjës nga Afrika. Agjencitë e punësimit nisën “importin” e organizuar të punonjësve nga vendet e Azisë dhe Afrikës, mirëpo historia dyvjeçare e këtij fenomeni tregoi se tregu i shqiptar i punës nuk është i denjë as për punonjësit afrikanë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, është skeptik për zëvendësimin e forcës së punës. Ai shprehet se bizneset shqiptare kanë pasur humbje historikisht të larta për shkak të mangësive në kompetenca të punonjësve shqiptarë. Për shembull, për shkak të mungesës së inxhinierëve të mirë dhe mekanikëve, një fabrike mund t’i krijohen mijëra euro humbje për neglizhencë.

Ndaj furnizimi me punonjës nga vende që nuk paraqesin kualifikim dhe kompetenca, në vend që të përmirësojë produktivitetin, rrezikon ta cenojë më tej. Jaka tha se, emigracioni në mënyrë të organizuar duhet të ishte bërë mbi studim paraprak, ku të përcaktoheshin qartë nevojat për fuqi punëtore, sipas sektorëve dhe më pas të përzgjidheshin vendet me aftësi më të mira në këto fusha.

Paga mesatare neto në Shqipëri përllogaritet 323 euro në muaj, sipas të dhënave të vitit 2019, referuar nga “Numbeo”. Pas Shqipërisë vjen Bangladeshi me 301 euro në muaj, Armenia 300 euro në muaj dhe Irani me 296 euro në muaj. Ndërsa me diferencë nga paga mesatare e Shqipërisë paraqiten Sri Lanka me 232 euro në muaj; Nepali, 182 euro; Nigeria, 175 euro; Siria, 86 euro etj.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, thotë se kjo mënyrë zëvendësimi e fuqisë punëtore nuk e zgjidh problemin, madje produktiviteti mund të cenohet. Historia e emigracionit nuk njeh praktika, ku vendet e varfra të emigrojnë në vende të varfra, shtoi më tej ai.

Rritet vëmendja ndaj kapitalit human

Duke qenë se Shqipëria ka ende një popullsi relativisht të re në moshë dhe një histori të shkurtër në ekonominë e tregut, nuk ka shfaqur vëmendjen duhur ndaj kapitalit human dhe mirëmbajtjes së tij. Shumica e bizneseve të mesme dhe të mëdha në vend nuk u kishin kushtuar rëndësi departamenteve të burimeve njerëzore. Vitet e fundit dhe sidomos pas pandemisë, fabrikat, jo shumë të mëdha, po krijojnë njësi të posaçme të burimeve njerëzore.

Zyrat e burimeve njerëzore po marrin rolin e qendrave të vogla të trajnimit brenda stafeve dhe gjithashtu ofrojnë stimuj për punonjësit, si udhëtimet, organizime që kanë pak kosto por nxisin stimujt për punonjësit. Alban Zusi, vitin e fundit, ka investuar në këtë drejtim. Tashmë në fabrikën e tij ka një drejtori të posaçme për burimet njerëzore, e cila merret me menaxhimin e punonjësve dhe rezultatet e para janë mbresëlënëse. Konkurrenca e egër për punonjës po shton stimujt për punonjësit.

Për shembull, shumë fabrika fasoni në Tiranë po shtojnë një vakt ushqim për punonjësit. Disa të tjera po ofrojnë shërbimin e transportit falas, aktivitete dhe qendra ditore për fëmijët e punonjësve, shpërblime dhe karrierë për më të dalluarit. Megjithëse pjesa më e madhe e bizneseve po kuptojnë peshën e kapitalit human, ende kanë shumë hapësirë për t’u përmirësuar në këtë drejtim, sidomos në drejtim të pagave dhe sigurimeve shoqërore.

Një anketë e “Deloitte” me mbi 1000 të rinj në Shqipëri të diplomuar me arsim të lartë, poshtë moshës 30 vjeç, që u publikua së fundmi, tregon se paga e ulët nuk është vlerësuar si aspekti parësor nga pjesëmarrësit në vrojtim për ndryshimin e punëdhënësit. 47.4% e tyre janë përgjigjur se mosvlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor, i cili do t’i orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës.

17.6% e të rinjve të arsimuar u shprehën se pamjaftueshmëria e mundësive për zhvillim dhe rritje profesionale do t’i orientonte ata drejt kërkimit të varianteve të tjera dhe 11.9% e konsiderojnë atmosferën e keqe dhe marrëdhëniet jo të mira në punë si shkaktarët kryesorë që çon në prishjen e marrëdhënies së punës.

Të gjithë këto elemente tërheqin vëmendjen për rëndësinë që duhet t’u kushtojnë bizneset në vend sistemit të vlerësimit të performancës së punonjësve dhe lidhjen e saj me skemat e shpërblimit dhe shtegun në karrierë, rekomandon vrojtimi./Monitor

blank

Lek Mirakaj: Zonja Nika, jo zi, po skëterrë!

 

Në konferencën “Demistifikimi i historisë dhe e ardhmja” organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në kuadër të mbylljes së muaji aktivitetesh kushtuar 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë historianë të njohur si Pëllumb Xhufi, Nevila Nika, Artan P. Hoxha, Ardit Bido dhe Dorian Koçi, ka rënë në sy deklarimi i zonjës Nika e cila është shprehur se:

“Figura e Enver Hoxhës nuk mund të shihet vetëm zi. Duhet kapërcyer vështrimi i të parit bardh e zi të disa figurave apo ngjarjeve historike përfshirë dhe Enver Hoxhën. Duhet thënë për atë që bëri e atë që nuk bëri. Ai udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me të mirat dhe të këqijat”, kështu ka deklaruar historiania Nevila Nika, sipas burimit nga balkanweb.com.
https://www.balkanweb.com/historiania-nevila-nika-enver-hoxha-nuk-duhet-pare-vetem-zi/

Pas këtij deklarimi të zonjës Nika, ka reaguar z.Lek Mirakaj, që vjen nga shtresa e familjeve të mëdha të Shqipërisë,  persekutuar nga regjimi diktatorial e që mban mbi supe historinë e Familjes së tij me 950 vite burgje, internime dhe vrasje.

Ja si shkruan midis të tjerave z.Lek Mirakaj: “Mendoj se ka te drejtë, nuk duhet parë vetem zi, është skëterrë!”

Dhe më tutje z.Lek Mirakaj shton: “Z.Nikaj, qoftëlargu nuk udhëhoqi, ai sundoi dhe masakroi. Nuk ka të mira e të këqia, ka vetëm të këqia”!

blank

Rruga e Arbërit: Punimet në vazhdim nuk duhet të rrezikojnë jetën e punëtorëve dhe udhëtarëve

Grupi i Lobimit përshëndet nisjen e parakohshme të qarkullimit në Rrugën e Arbërit

 

 

Tiranë, 4 dhjetor 2021

 

Njoftim për Mediat

Grupi i Lobimit

 

Kryeministri Edi Rama më 29 nëntor 2021 ishte i pranishëm në hapjen e qarkullimit në Rrugën e Arbërit. Askush më shumë se dibranët nuk e pret më me padurim përurimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore. Megjithatë, ceremonia e parakohshme e përurimit është një tregues tjetër i shkallës së ulët të kooperimit midis qeverisë dhe opozitës.

Ashtu siç ka ndodhur rregullisht me këtë vepër gjatë tre dekadave të fundit, edhe tani kur, si i thonë fjalës, dibranët më në fund po shohin dritë në fund të tunelit, kasta politike shqiptare po përdor këtë vepër të rëndësishme për interesat e tyre. Dita kur qeveria dhe opozita në Shqipëri, siç ndodh në vende të civilizuara, të marrin pjesë dhe gëzojnë së bashku në përurime veprash, duket akoma e largët.

Lajmi i nisjes së qarkullimit të pjesshëm në këtë aks të rëndësishëm rrugor është një lajm i mirë. Siç kemi deklaruar në nisje të peticionit, qëllimi është që Rruga e Arbërit të ndërtohet sa më shpejt dhe më standarde, dhe për këtë ne do të vazhdojmë të jemi vëzhgues të paanshëm deri në metrin e fundit.

Qeveria ka njoftuar se në fazën e ndërtimit të Tunelit të Murrizit kanë dalë problematika në lidhje me strukturën gjeologjike. Ne nuk e kemi parë këtë të ilustruar në terren. Deri më sot, asnjë media apo organizatë tjetër nuk është parë të hyjë në tunel dhe të bëjë publike pamjet. Po kështu, nuk kemi parë të ketë as ndonjë debat mes gjeologëve dhe specialistëve përkatës.

Megjithatë, ne shpresojmë dhe urojmë që punimet të vazhdojnë. Po kaq i rëndësishëm është edhe ndërtimi e një tuneli me standarde bashkëkohore.

Rruga e ndërtuar deri më tani vëmë re se është sipas parametrave të njoftuar më parë. Shpresojmë se punime e pambaruara do të jenë cilesore dhe se do të përmirësojnë cilësinë e rrugës dhe sigurinë e saj.

Nga informacionet e botuara deri më tani, nuk është e qartë se përse qeveria vendosi ta hapë rrugën për qarkullim tani. Duke qenë se rruga është akoma një kantier ndërtimi, siguria e punëtorëve, drejtuesve të automjeteve dhe kalimtarëve është më e rëndësishme se nisja e qarkullimit të përshpejtuar, pavarësisht dëshirës së mirë.

Kemi vënë re se në të gjitha segmentet janë vendosur sinjalistika të përkohshme që tregojnë vazhdimësinë e punime në rrugë. Shpresojmë dhe u bëjmë thirrje udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve t’i respektojnë ato.

Hapja e parakohshme për qarkullim krijon lehtësira për qytetarët dhe ne urojmë që ky veprim të mos cënojë punimet në rrugë për dorëzimin në kohë dhe me cilësi në afatin e kontraktuar.

Segmenti nga Ura e Vashës deri në Qafë të Buallit konstatuam se është i pambaruar. Ky segment, së bashku me segmentin tjetër në dalje të Tiranës, pranë Qafës së Tujanit, përbën rrezik për kalimtarët, pasi nga skarpatet e larta dhe të thepisura mund të ketë rënie gurësh. Ne shpresojmë se në këtë fazë të ndërtimit të rrugës, kompania të ecë me ritme më të shpejta për të garantuar sigurinë e udhëtarëve.

Në kemi konstatuar se standardi C2 i rrugës i reklamuar nga qeveria shqiptare mbyllet në Maqellarë. Ne i kërkojmë qeverisë shqiptare që këtë standard ta vazhdojë edhe në drejtim të pikës doganore të Bllatës si dhe të negociojë me qeverinë e Maqedonisë së Veriut që ky segment të vazhdojë sa më parë drejt lidhjes me Shkupin.

Gjatë këtyre ditëve ne kemi vënë re përmes shtypit se qeveria po përpiqet që me hapjen e plotë të rrugës vitin e ardhshëm, të vendosë edhe një taksë kalimi. Ne shpresojmë që këto lajmë të jenë jo të vërteta. Ne e konsiderojmë vendosjen e një takse kalimi në këtë aks një vendim të padrejtë.

Nisja e qarkullimit të makinave përmes Rrugës së Arbëit është një rast i mirë për drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët që të shohin ecurinë e punimeve dhe të raportojnë problematikat që hasin gjatë udhëtimit. Kritikat dhe sugjerimet e tyre duhet të merren parasysh nga specialistet në mënyrë që ato të korrigjohen sa më parë.

Faktori politik shqiptar në Maqedoni duhet të angazhohet pa vonesë që punimet për këtë vepër të fillojnë sa më parë. Grupi i Lobimit është në kontakt për këtë vepër me përfaqësues lokal dhe qëndror të politikës shqiptare në Maqedoni që nga viti 2014, dhe do ta vazhdojë lobimin në këtë drejtim.

Grupi i Lobimit do të ketë kënaqësinë të marr pjesë në përurimin e rrugës kur ajo të ndërtohet jo vetëm deri në Bllatë po edhe në Peshkopi sipas standardeve ndërkombëtare.

Deri sa te vij ajo ditë, peticioni për këtë vepër, që deri tani ka mbi 20,000 përkrahës, nga te cilet me shume se 18,000 online, do të qëndroj i hapur dhe mund të nënshkruhet këtu: https://bit.ly/3poy8r7

blank

blank

‘Unaza e Madhe’, banorët e Laprakës në protestë: Jemi të vendosur, nuk dalim nga shtëpitë

Banorët e Laprakës, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, kanë dalë sërish në protestë. 

Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, ndërsa akuzojnë se “projekti u devijua drejt shtëpive të tyre për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga biznesmenë pranë qeverisë”. 

Në këto momente banorët i kanë vënë zjarrin një kazani mbeturinash, ndërsa paralajmërojnë se do të bllokojnë edhe rrugën.

Protestuesi dhe gazetari Bled Marku u shpreh se banorët e Laprakës i pret i njëjti fat si ata të lagjes “5 maji”.

“Nëse nuk vini ju te protesta jonë, do të vijmë poshtë zyrave tuaja. Ju po i trajtoni qytetarët si talebanë. 110 banesa janë me leje legalizimi. Të vijnë dhe të shohin projektin e Laprakës”, u shpreh Marku duke akuzuar se pranë banorëve të Laprakës nuk ka shkuar asnjë deputet i opozitës në mbështetje të tyre.

“Kushdo që afrohet në këtë lagje t’i bëjë llogaritë mirë se po eskalon kjo situatë. Do të përshkallësohet edhe më keq. Nuk janë para droge, para prostitucioni, por të gjitha janë para djerse. Askush të mos mendojë dhe të vijë në këtë zonë me rruspa ose pa rruspa dhe të tentojë të prishë banesat pa na dhënë një zgjidhje. Këtu do t’ju ngecë sharra në gozhdë nuk është si të gjitha zonat e tjera të Tiranës“, tha ai.

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë rezistencën e tyre dhe se nuk do të dalin nga shtëpitë.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend