VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Shkodra si Venecia”, rrugë, banesa e 5 mijë ha tokë nën ujë

By | February 13, 2021
blank

Komentet

blank

Ali Daci po i nënshtrohet dhe ndërhyrjes së dytë kirurgjikale në Spitalin e Pëgjithshëm të Pejës  

 

 

Në diten e sotme të 22 prillit 2021, Ali Daci- kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, po i  nënshtrohet një sprove mjekësore, një ndërhyrje kirurgjikale të dytë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në të tretën javë të shtrimit të tij spitalor, pas atij operimit të parë për gurë në tamth përplot 11 ditë ma herët.

Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, mësues nga Rrozhaja në Malin e Zi; njiherit Drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare-LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartë “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografia “Shtigjet e Përgjakura”, vëllim me poezi “Shtigjeve të rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa çmime (ndër)kombëtare, mësues i gjuhës shqipe në të vetmen shkollë shqipe në komunën e Rrozhajës në Malin e Zi.

blank

Për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale ndaj mikut tonë të nderuar Ali Daci, ka ardhun nga Italia (Venecia) një doktor i mirë e humanist i madh, do të jenë dhe dy nga doktorët e caktuar të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, stafi përkatës mjekësor ndihmës për operacionin.

blank

Duke e faleminderuar  Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për kujdesin që po tregon veçmas këto ditët e fundit për mos-rrezikimin e jetës të gazetarit, poetit, studiuesit, veprimtarit atdhetar e kulturor, Ali Daci i Rrozhajës, nisur nga problematikat e operacionit të parë po detyrohemi shumanshmëisht që t’iu bajmë thirrje të përseritur ndërgjegjes e përgjegjësive profesionale e njerëzore të drejtuesve e personelet mjekësor të këtij spitali rajonal që në emër të Betimit tuaj të shenjtë të Hipokratit,  të kryejnë një diagnostikim realitetor (analiza plotore mbi përhapjen e shkallën, rrezikshmëinë e shërimin e infeksionit/helmimit në mushkri, stomak etj.), të ketë një protokoll të rreptë mjekësor të operacionit të sotëm, etj., sepse po të ketë një herë të tretë përgjegjësia morale, profesionale e deri penale do të jetë e pashmangshme.

Në ditën e sotme të operacionit të pacientit e personalitetit të shquar panshqiptar e ndërballkanik, Ali Daci, mirëpritet çdo interesim apo prani në Pejë e niveleve të larta shtetërore e diplomatike në treshtetshin ballkanik Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, si: kryetari i komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, kryetari i komunës së Rrozhajës, Rahman Husović, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, z. Arben Vitia, nga Trupi Diplomatik në Kosovë e Malin e Zi), etj. si dhe televizione, radio, portale e gazeta të Kosovës, etj.

Ndoshta duhet të theksojmë se në shëndetin e Ali Dacit kanë ndikuar dhe angazhimet e tij të shumta e të mëdha për interesat kombëtare për shkollen shqipe, për librat, mediat, veprimtaritë e ndryshme kulturore-atdhetare (nga Rrozhaja në Prishtinë-Tiranë-Tuz, Prizren, Sanxhak-Gjakovë, etj.),si p.sh., kur një dorë kriminale e djegi shkollën shqipe në Rrozhajë, teksa botonte e promovonte librin e tij studimor – monografinë “Shtigje të Përgjakura” për Masakren serbo-malazeze të 18 prillit 1999 në Husaj të Rrozhajës ndaj 22 refugjatëve shqiptarë të Kosovës; teksa po botonte shkrime në media e përgadiste dy libra (botime) për Shqiptarët e Sanxhakut;  etj.

“Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës-Sanxhak-Maqedoni e Veriut) i dëshiron e uron  sukses të plotë ekipit mjekësor shqiptaro-italian në kryerjen e këtij operacioni të dytë, që kërkon profesionalizëm të lartë e përgjegjësi të madhe; i urojmë kryeredaktorit tonë për Malin e Zi e Sanxhak, gazetarit e veprimtarit të mirënjohur Ali Daci që të shërohet sa ma shpejt dhe t’iu kthehet familjes e punëve të arsimit, masmediave, krijimtarisë letrare, studimeve, veprimtarive të Shoqërisë Civile etj.

Qoftë e Bekuar kjo Ditë për mikun tonë të mirë, Ali Daci i Rrozhajës dhe Zoti e Mjekësia e ndihmoftë për shëndet të plotë, se punë e detyra të tjera të reja, edhe ma të mira, ma të shumta e ma të mëdha na presin në ditët, muajt e vitet, për ardhmërinë panshqiptare e ndërballkanike, për Kohën e Kombin.

 

 

Ramiz LUSHAJ

 

Tiranë, 22 prill 2021

blank

Vrasja në Elbasan: U plagos dhe u arratis, kush është personi që po mjekohet fshehurazi?

Ngjarja kriminale që tronditi dje Elbasanin dyshohet se nuk ka katër të plagosur, por pesë. Gazetari Spartak Koka deklaroi se një person tjetër është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi.

“Janë 5 persona deri më tani të shpallur në kërkim, njëri prej tyre dyshohet të ketë mbetur i plagosur në vendngjarje dhe po merr mjekim, sipas informacionit operativ, po merr mjekim fshehurazi. Po punohet nga strukturat e policisë për ta kapur, por dyshohet se po mjekohet në mënyrë të fshehtë” tha Koka./dita

blank

Vrasja në Elbasan, policia jep versionin e saj

Rindërtohet skena e ngjarjes së armatosur në Elbasan që solli vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe plagosjen e 4 personave. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia ka mundur të rindërtojë ngjarjen pas pyetjes së disa prej personave të pranishëm gjatë konfliktit.

Ashtu siç u deklarua dhe më herët, 20 minuta para krimit strukturat e PD në Elbasan kanë njoftuar policinë se një mjet pa targa po shpërndante para dhe po blente vota.

Me furgonat me logon e PD i është bllokuar rruga kësaj makine dhe palët kanë qenë në pritje të policisë. Më pas drejtuesi i mjetit pa targa është sharë me fjalë banale me ish-punonjësin e policisë dhe situata precipitoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Dëshmitarët kanë parë Paplekajn të pozicionohet me një gju në tokë dhe të kryejë qitje.

Gjithçka ka ndodhur pak minuta pasi ka mbërritur policia dhe ngjarja u zhvillua në pak sekonda.
Policja e plagosur Xhensila Sota ka qenë e pozicionuar në krah të rrugës së bashku me dy zëvendës drejtorët dhe dyshohet se është plagosur nga një plumb rikoshet.
Arma e ish-policit Paplekaj është sekuestruar nga policia ndërsa pistoleta tjetër nga e cila dyshohet se është kryer qitje nuk është gjendur dhe nuk dihet nga kush është përdorur.

Ndërkaq janë sekuestruar dhe mjetet në vendngjarje, ndërsa nga kontrolli i mjetit pa targa janë gjetur vetëm postera. Veprimet hetimore për krimin që tronditi Elbasanin, por jo vetëm po kryhen në drejtim të Prokurorisë Elbasan.

blank

Vrasja në Elbasan, Bardhi: Është filmuar personi duke dhënë para

Gazmend Bardhi, drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ka folur për vrasjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në këtë qytet.

Duke folur për ekzistencën e një strukture të ngritur nga PD për mbrojtjen e votës, Bardhi tha ndër të tjera në emisionin “Opinion”, se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta.

“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, u shpreh Bardhi.

I pyetur nga gazetari Spartak Koka, se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë tij, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij.

blank

Vrasja në Elbasan, shoqërohen 15 persona në komisariat, 18 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes

ELBASAN

15 persona janë shoqëruar deri më tani për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ish-kreu i LSI në Elbasan ditën e djeshme.

Në kërkim është shpallur Klement Xhaferri, ndërkohë që në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 18 gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm dhe 11 mm, raporton gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb.

Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme, dhe se ngjarja është zhvilluar në pak sekonda. Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, teksa dyshohet se ngjarja ka motive politike.

Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen. Të plagosur mbetën edhe 4 persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie, Xhensila Sota.

blank

Hoxha zbërdhen dinamikën: Arbër Papleka mbas përplasjes i shkoi komandantit të RENEA-s në zyrë

Arbër Papleka është autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbetën edhe 4 të plagosur, mes tyre një efektive policie. Gazetari i ABC, Artan Hoxha rrëfeu të gjithë lëvizjen e Paplekës nga momenti i ekzekutimit të Xhuvanit dhe deri te largimi nga Elbasani për në zyrën e komandantit të RENEA-s në Tiranë duke u dorëzuar vetë. Gjithashtu Artan Hoxha zbuloi edhe karrierën e pasur të Paplekës nga Afganistani deri edhe pjesë e stafit të sigurisë së ambasadës amerikane në Tiranë, pak muaj më parë.

Arbër Papleka ka qenë në Afganistan për të trajnuar policinë afgane. Papleka është nga policët më të mirë që mund të ketë pasur RENEA, 36 vjeç, baba i  4 fëmijëve, me origjinë nga Tropoja, ka qenë shef i njësisë së posaçme në policinë e shtetit në Tiranë, dy herë efektiv i RENEA. Përpara se të shkëputej ka qenë për më shumë se dy vite pjesë e grupit të sigurisë, ambasadës amerikane, në 2018 u largua nga RENEA, fitoi konkursin atje, ka pasur përgatitje shumë të mirë, prandaj u përzgjodh nga ambasada amerikane. 3 muaj më parë u largua nga stafi i ambasadës amerikane, ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë.

Para fushatës i është kërkuar të mbështesë këtë grup. Zoti Bardhi nuk ka trupëroja nga garda, por cdo kandidat zgjedh një grup njerëzish. Në Elbasan qarkullonte fjala se Bardhi është ministër i Brendshëm i ardhshëm. Në Elbasan shumica ka mbështetës shumë të fortë dhe ata morën masa, dhe morën këtë ish-pjesëtar policie dhe njerëz si Papleka, pasi janë me armë me leje.

Papleka nuk ka qenë në konfliktin e drejtpërdrejtë, ka pasur një distancë, pak të shkëputur, 1-2 meta, ai qëlloi kur konstatoi një rrezikshmëri të lartë për jetën dhe reagoi në atë formë dhe për shkak të zjarrit të hapur nga Papleka gjeti vdekjen Xhuvani. Në momentin që ka pasur përplasje, nuk rezulton që policia ka qëlluar. Papleka pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, pasi e ka ndjekur një makinë edhe në distancë, ka vrapuar. Ai diku 700-800 metra ndaloi një mjet të rastit i drejtoi armën dhe iu mori makinën dhe u largua nga Elbasani.

Kur RENEA ka qenë duke shkuar nga Tirana në Elbasan, ai bënte rrugën e kundërt. Papleka ka ardhur nga Elbasani ka shkuar drejt te reparti RENEA ka kërkuar takim me komandantin, ndërkohë nuk dihej që ishte autori. Ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, i ka shkuar në zyrë pa ditur gjë dhe i ka thënë ”unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pash rrezikshmëri të lartë, pasi isha i rrezikuar dhe hapa zjarr.

Arma ime është kjo”. Ai dorëzoi armën pistoletë tip Glock. Armën e ka me leje, por autorizimi është që të qëndrojë në shtëpi. Kur deklaroi këtë dhe i dha disa sqarime, menjëherë komandanti njoftoi drejtorinë e policisë dhe i kërkoi të shkonte ta merrte dhe policia i ka thënë më mirë se ju nuk ka njeri që ta sjellë. I është marrë arma, është prangosur dhe është çuar me pranga në Tiranë. Pra autori nuk është arrestuar, por është dorëzuar” tregoi Artan Hoxha.

Sot në ngjarjen e rëndë në Elbasan katër nga gjashtë personat e përfshirë janë ose punonjës ose ish-oficerë policie. Artan Hoxha kishte një apel për efektivët. “Nuk duhet të pranojë të shkojnë mish për top për një klasë të tillë politike”.

Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?

Mesditën e sotme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet. Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami.

blank

Misteri i makinës pa targa në vendin e krimit në Elbasan, çfarë u gjet brenda saj

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Pjerin Xhuvanit pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një automjet tip “ML” pa targa shumë pranë vendit të ngjarjes thuhet se i përket viktimës Pjerin Xhuvani.

 

Lidhur me këtë makinë kandidati i PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi është shprehur se i përket Xhuvanit ndërsa e ka cilësuar si një eksponent kriminal.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi  tha automjeti me të cilin udhëtonte Pjerin Xhuvani ishte e mbushur me para dhe karta identiteti ku dyshohej se do bëheshin pazare për të blerë votat në qytetin e Elbasanit.

Forcat e policisë kanë hapur makinën e zezë, nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al në vendin e ngjarjes duket se në makinë ka disa dokumente dhe fletë të bardha por për shkak të distancës dhe sekretit hetimor ende nuk është saktësuar se çfarë janë ato.

Nga përplasja në Elbasan mbetën të plagosur edhe katër persona, një prej të cilëve efektive e forcave Shqiponja.

Arbër Papleka, autori i vrasjes pas dorëzimit në polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

Bëhet me dije se Papleka ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.

blank

Vrasja në Elbasan- Gazment Bardhi: Makina me para e karta identiteti. Janë shtabi elektoral i Taulant Ballës

ELBASAN

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka reaguar në një prononcim për mediat pak pas vrasjes në Elbasan.

“Aty i kishit, pse s’i kapet, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenontëve të krimti të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit.”- u shpreh Bardhi.

Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet.

Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.

blank

Vrasja në Elbasan- Zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s: Qëllova për vetëmbrojtje

Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit pas dorëzimit në polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

Bëhet me dije se Papleka ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.

Papleka nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit dhe ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.

“Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të Elbasanit. I vrarë mbeti aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe një tjetër person, ende i paidentifikuar.

Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Nga të dhënat paraprake mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

blank

Nis puna për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe, profesor Thomai: Do të ketë rreth 100 mijë njësi gjuhësore e leksiko- frazeologjike

Fjalori i madh i Gjuhës shqipe është një prej projekteve më të mëdha të Akademisë së Shkencave. Profesor Jani Thomai ka dhënë detaje mbi grupin e punës dhe pritshmëritë.

Ndërsa promovoi Fjalorin e Xhuvanit, për te cilin tha se është ripunuar dhe përfshin leksikun e pas ‘90-es, ai ju pergjigj pyetjeve per fjalorin e madh të gjuhës shqipe.

“Fjalori i madh do të ketë rreth 100 mijë njesi gjuhësore e leksiko- frazeologjike” tha ai.

Ai bëri me dije grupin e punës që sipas tij do të jetë bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës, Institutit Albanologjik të Prishtinës, Akademisë së Studimeve Albanologjike ne Shqipëri, universitetet, etj.

Puna për Fjalorin e madh sapo ka filluar, me informatizimin e skedave. Ai theksoi se në fjalorin e ri, se shpjegimet ideologjike të bartura do të eliminohen.

blank

Pas grushteve, plagosën me armë aktivistin e PD-së në Kavajë, arrestohet Ndriçim Jonuzi dhe dy autorët e tjerë, policia jep detaje

Policia e Kavajës ka arrestuar tre autorët e plagosjes së aktivistit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Në pranga kanë rënë shtetasi Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili plagosi me armë zjarri në këmbë brenda zyrës elektorale të PD Okshtunin, si dhe dy autorët e tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të cilët nisën të parët konfliktin, duke e qëlluar atë me grushte.

Incidenti i rëndë u rregjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Personi që ka qëlluar me armë, Ndriçim Jonuzi, rezulton me të kaluar kriminale.

Të tre personat e arrestuar ndodhen në Komisariatin e Kavajës, dhe akuzohen si autorë të plagosjes me armë të aktivistit të PD-së, Bledi Okshtuni.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

blank

blank

Vdes ish-nënpresidenti Walter Mondale

VOA

Vdiq në moshën 93 vjeçare ish-nënpresidenti amerikan Walter Mondale, një zë udhëheqës mes demokratëve liberalë të fundshekullit 20.

Në një deklaratë për stafin dhe që u publikua menjëherë pas vdekjes, Mondale shkruante:

“Çasti im ka ardhur. Mezi pres t’i bashkohem (gruas) Joan dhe (vajzës) Eleanor.” “Para se të ndahem doja t’ju bëja me dije se sa të rëndësishëm jeni për mua”.

Mondale shërbeu nën ish-Presidentin Jimmy Carter nga viti 1977 në 1981 dhe humbi me shumicë dërrmuese ndaj Ronald Reaganit në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984.

Ai ishte i pari kandidat i një partie të madhe amerikane që emëroi një grua si kandidate për nënpresidente. Mondale besonte në një qeveri aktiviste dhe punoi për të drejtat civile, integrimin në shkolla, mbrojtjen e konsumatorit dhe interesat e sindikatave.

Më vonë, ai shërbeu si ambasador në Japoni nga viti 1993 në 1996 nën ish-presidentin Bill Clinton.

Mondale kishte folur ditët e fundit me ish-presidentët Carter dhe Clinton, me presidentin Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris, tha një zëdhënës i familjes.

“Jill dhe unë mësuam me shumë hidhërim për vdekjen e nënpresidentit Walter Mondale, por jemi shumë mirënjohës që kishin për mik dhe mësues të dashur njërin nga patriotët dhe nëpunësit publikë më të përkushtuar të vendit tonë”, thanë presidenti Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden në një deklaratë.

Ish-presidenti 96 vjeçar Jimmy Carter shkruante: “Sot vajtoj për vdekjen e mikut tim të dashur Walter Mondale, të cilin e konsideroj si nënpresidentin më të mirë në historinë e vendit tonë.”

“Ai ishte një partner i paçmuar dhe një shërbëtor i aftë i popullit të Minesotës, i Shteteve të Bashkuara dhe i botës”, tha ish-presidenti Carter.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend