Kryeministri ne Shkoder: kthehet ne vendin te cilit ia shkaterroi perfaqesine,
ia dhunoi standardin intelektual e qytetare te fjales e drejtimit,
vendin te cilin e vendosi nen kontrollin e pjese se “forte” te shoqerise.
Por atij serish ne Shkoder nuk ia presin fjalen, sikur i ndodhi Blushit ne Elbasan, para Tij.
Nuk ka kush t’ i thote nje fjale: vendi ku ka gjete te ndalet sot, Shkodra e partise se tij ,eshte e “vendosur” e gjitha ne rresht.
Edhe mua me “vendosen” ne rreshtin e pritjes ne rruge; me peguan per te dale nga Shkodra, pa kryer Ay hyrjen e tij “triumfale”, shoqeruar me dhjetra e dhjetra forca policore.
Po marr vesh se Kryeministri ka shkue ne Gjimnazin “28 nentori”, vater e dijes shqiptare, themelue nga mendjet me te arsimueme te kombit.
Po me kujtohet me kete rast nje ngjarje e nentorit 2013, qe me detyroi t’ i shkruaja menjehere Atij, Kryeministrit te vendit, per ta vene ne dijeni per nje ngjarje te pakonceptueshme deri atehere, duke mendue qe Ay s’kishte njohuri mbi ate çfare benin vartesit e Tij: heqjen nga puna te trashegimtareve te arsimuar ne universitetet me te mira perendimore, te ketyre personaliteteve qe kishin themeluar arsimin shqiptar.
Por jo, isha gabuar: largimet nga puna ishin te paramenduara dhe te projektuara nga Ay vete:
Ishte Ai i njejti, Shkelqesia e Tij Kryeministeri, qe kishte urdheruar me heq bijte e shkolluar te intelektualeve pa parti.
Ishte Ai qe kishte urdheruar largimin e gjithe atyre qe hipotekisht ishin jo pjese e kastes se Partise se tij te Punes, pavaresisht nga shkollimi dhe une s’mund te merrja kurre pergjigje te ndergjegjshme nga nje Ay;
Isha adresuar gabim, tek njeriu i gabuar qe drejton Shqiperine, sot, ne bashkeshoqerim me nje krye personazh tjeter po aq te paskrupull dhe shume me teper mizor, persa i perket skemave te nenshtrimit dhe kontrollit te shoqerise.
Po sa niper e mbesa shkodranesh te shquar ka dhunuar Ay dhe Ai tjetri keto 32 muaj?
Po sa bij e bija shqiptaresh te thjeshte ka dhunuar dhe po dhunon ne administrate establishmenti i Tyre?!
Dhe kete aksion shnderrues e drejton nje sternip i Zef Kolombit te madh?
Jo nuk do te duhej te ishte ky modeli nje Kryeministri te Shqipnise demokratike, dhe as kjo sjellja politike e administrative e nje partie europianiste.
Ai erdhi ne vendin, qe nuk mund te nenshtrohet, pavaresisht se sot hesht dhe injoron;
Ai erdhi ne vendin, diaspora e te cilit e sfidon ate dhe orten e tij te urrejtjes, te perçmimit dhe te izolimit.
Ai erdhi serish ne vendin ku ka investuar vetem 1% te parave qeveritare, 18 here me pak se ne Vlore, 11 here me pak se ne Fier.
Por diskriminimi qe Ai dhe qeveria e Tij jane duke i bere Shkodres,
nje dite do t’i kthehet mbrapsht,
sikurse u eshte kthyer paraardhesve te Tij te ngjashem, 25 vite me pare.
Kush do ta ndale marrezin e e sistemit te tij
Komentet