Ish-deputeti socialist, Halit Valteri ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, këtë herë përmes një rrëfimi që, sipas tij, nisi nga një bisedë e zhvilluar në një nga tavolinat e hotel “Rogner” në Tiranë.
Valteri tregon një episod ku një personazh i njohur i biznesit e ka përshkruar një ministre me shprehjen “ministrja që ha burra”, duke e shndërruar më pas këtë metaforë në një kritikë më të gjerë ndaj mënyrës se si, sipas tij, pushteti përqendrohet dhe shtrihet mbi njerëzit, institucionet dhe biznesin.
Valteri nënkupton se bëhet fjalë për Belinda Ballukun, që sipas tij “është kthyer në një kuçedër që ha pushtetin dhe njerëzit”.
“Prandaj pyetja që duhet të bëjmë nuk është vetëm sa ka përpirë kjo kuçedër. Pyetja e vërtetë është sa do ta lejojmë të përpijë. Sepse në momentin kur pushteti fillon të përpi njerëzit, pasurinë, institucionet dhe në fund vetë shtetin, nuk kemi më thjesht një histori për një “ministre që ha burra”. Kemi historinë e një shoqërie që duhet të vendosë se ku e vendos kufirin. Dhe kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë”, konkludon Valteri.
Postimi i Halit Valterit
Isha ulur dje në një nga ato tavolinat e Rognerit ku kafeja e mëngjesit shoqërohet shpesh me biseda pune, telefonata, takime dhe histori që zakonisht nuk dalin nga tavolina. Atmosfera ishte e qetë, kafeja sapo ishte servirur dhe biseda kishte nisur si një takim i zakonshëm pune. Po flisnim për punë, njerëz, projekte dhe atë botë të ndërlikuar ku biznesi dhe politika takohen shpesh, herë hapur e herë nën zë. Pas bisedës me personin që më kishte ftuar, në tavolinë u bashkua edhe një personazh i njohur i kryeqytetit, nga bota e biznesit. Në fillim biseda vazhdoi normalisht, me ato batutat dhe komentet që shoqërojnë zakonisht një kafe mes njerëzish që kanë parë e dëgjuar shumë. Por në një moment, në mes të bisedës, u tha një fjali që nuk e kisha dëgjuar më parë: “Ministrja që ha burra.” E dëgjova, qesha lehtë nga mënyra se si u tha dhe prita që të kalonte si një batutë tavoline. Por nuk kaloi. Përkundrazi, sa më shumë vazhdonte rrëfimi, aq më shumë ajo fjali filloi të merrte një kuptim tjetër. Sepse nuk po flitej thjesht për një person që kishte pushtet, influencë apo karakter të fortë. Po përshkruhej një subjekt që, sipas atij rrëfimi, kishte një oreks që nuk njihte kufij. Një subjekt që nuk hante vetëm burra. Përpinte ministra, drejtorë, zyrtarë, biznesmenë, shoferë, punëtorë, kushdo që i dilte përpara. Dhe aty m’u kujtuan përrallat e fëmijërisë, ato ku kuçedra e zezë del nga errësira dhe nuk pyet kush je, nga vjen apo çfarë ke bërë. Të sheh, të kap dhe të përpin. Vetëm se kuçedra e kësaj historie ishte më moderne. Ajo nuk ushqehej me mish. Ushqehej me pushtet.
Në fillim përpin një njeri, pastaj një tjetër, më pas një drejtore, një zyrtar, një biznesmen. Dikë e afron, dikë e bën të varur, dikë e vendos në një pozicion, dikujt i hap një derë, dikujt tjetër ia mbyll. Një telefonatë, një firmë, një emërim, një kontratë, një favor, një heshtje. Dhe me çdo kafshatë, kuçedra rritet. Në një moment nuk është më e nevojshme të përpi njerëzit. Mjafton t’i ketë nën kontroll. Sepse forma më e sofistikuar e pushtetit nuk është të të hajë. Është të të bëjë të besosh se nuk mund të jetosh pa të.
Por një kuçedër me një oreks të tillë nuk mund të ndalet te njerëzit. Pas njerëzve vijnë institucionet, drejtori, zyrat, procedurat dhe vendimmarrja. Dhe aty metafora bëhet më serioze. Sepse kur pushteti fillon të përpijë institucionet, nuk kemi më thjesht një histori për njerëz të fuqishëm. Kemi një problem me vetë shtetin. Institucioni që duhet t’i shërbejë qytetarit shndërrohet në një vegël të pushtetit. Procedura që duhet të jetë e njëjtë për të gjithë fillon të ketë përjashtime. Ligji fillon të duket i madh për të dobëtin dhe i vogël për të fortin. Dhe kështu, kafshatë pas kafshate, kuçedra nuk përpin më individë. Përpin barazinë përpara shtetit.
Pastaj vjen pasuria. Apartamente, vila, makina, jahte, prona dhe para. Euro, paund, franga, lekë. Për një oreks të tillë, monedha nuk ka rëndësi. Rëndësi ka mundësia për të marrë. Sepse kur pushteti kthehet në instrument pasurimi, kufiri mes asaj që është publike dhe asaj që është private fillon të mjegullohet. Një vendim publik mund të shihet si mundësi private, një post si kapital, një institucion si territor, një marrëdhënie si investim dhe një privilegj si të drejtë.
Dhe atëherë kuçedra fillon të rritet me shpejtësi. Sepse kuçedra nuk ngopet. Kur merr një zyrë, kërkon një tjetër. Kur kontrollon një institucion, kërkon një tjetër. Kur ka një biznes pranë pushtetit, kërkon një tjetër. Kur ka një pronë, kërkon të dytën. Kur ka një milion, kërkon të dytin. Dhe kur ka njerëz që i binden, kërkon edhe ata që ende nuk i binden. Ky është paradoksi i pushtetit pa kufij: nuk ka nevojë të jetë gjithmonë i uritur; mjafton të mos dijë të ngopet.
Kuçedra e përrallave ka shtatë koka. Kuçedra moderne mund të ketë shumë më tepër. Një kokë për pushtetin, një për paratë, një për ndikimin, një për institucionet, një për biznesin, një për njerëzit dhe një tjetër për heshtjen. Sepse pa heshtjen, kuçedra do ta kishte shumë më të vështirë të jetonte. Ajo ka nevojë për errësirën, ka nevojë për frikën, ka nevojë për njerëz që shohin dhe heshtin, për njerëz që dinë dhe bëjnë sikur nuk dinë, për njerëz që thonë: “Kështu është politika.”
Por nuk duhet të jetë kështu. Sepse politika nuk është një tavolinë ku disa hanë dhe të tjerët presin radhën. Shteti nuk është pronë e atij që ka më shumë pushtet. Institucionet nuk janë zgjatime të interesave personale dhe qytetari nuk është ushqim për oreksin e askujt.
Në përrallat e vjetra, kuçedra në fund përballej me heroin. Në jetën reale nuk ka gjithmonë një hero që vjen në momentin e fundit me shpatë në dorë. Ka ligje, ka institucione, ka media, ka drejtësi, ka qytetarë dhe ka njerëz që duhet të flasin. Dhe mbi të gjitha, ka dritë. Sepse kuçedra mund të jetë e fuqishme në errësirë, por drita e bën të dukshme.
Prandaj pyetja që duhet të bëjmë nuk është vetëm sa ka përpirë kjo kuçedër. Pyetja e vërtetë është sa do ta lejojmë të përpijë. Sepse në momentin kur pushteti fillon të përpi njerëzit, pasurinë, institucionet dhe në fund vetë shtetin, nuk kemi më thjesht një histori për një “ministre që ha burra”. Kemi historinë e një shoqërie që duhet të vendosë se ku e vendos kufirin. Dhe kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë. bw
Ne Shkoder ne menyre klandestine me te ftuar vetem ata qe duheshin u mbajt nje simpozium i thenqi e aty u fut projekti i ardhshem i Kishes Franceskane.Aty u fut me mjeshteri djallezore edhe arsenali i Lin Delise!
Si mundet qe nje i arratisur te vihet ne qender te vemendjes para atyre qe kane derdh gjakun thyer eshtrat mbetur nen tortura e plumba!
Se pari kisha s,ka nevoje qe qurrace te sektit Rama ta riperterijne me projekte nje kishe me histori atdhetarie e perkushtim feje te gjadhe.
Se dyti nuk mund t,i besoj te derguarit te Papes kur un e shoh ne seline e Lidhjes se Shkrimtareve strofull komunistesh e rusesh.
Se treti nuk mund t,i besoj myftiut te ftuar te Tiranes qe desh u be ne krye te fese myslimane! Lexoni e informohuni…
Se katerti me gjith njohurite qe ka nuk mund t,i besoj Ardian Ndreces birit te komunistit!
Se pesti me gjith respektin per njohurite e Pater Flavios prirja e tij per te perkrahur pjesen ortodoksiste te fese sone te Krishtere
me ben te dyshoj (Dua t,ju kujtoj se 500 vjetori i vdekjes se Skenderbeut nuk u be per Skenderbeun Atlet te Krishtit por per te nxjerre djallezine e tyre per ta bere Skenderbeun ortodoks.
Se gjashti nuk mund ti besoj nje Sorosianeje si Drejtoresha e Bibliotekes Kombetare Persida Asllani qe pranoi shkarravinat e Kryeministrit tone te sektit e te mafias ,qe dogji bibloteken kombetare,qe edhe u permbyt , qe ka hanger dreke me bashkjetuesine saj te famshem me mafian italiane , jane fotot edhe ne internet. Nje person dinjitoz ne krye te vleres kombetare sic eshte Biblioteka nuk mund te jete e tille (pavaresisht per titujt falls Sorosiane qe ka)!keta jane rreth i mbyllur,jane sekt! Është e rëndësishme të theksohet vlera e krijimit të amatorit të artit, në kuptimin origjinal të fjalës “ai që dashuron”, “dashnori” pra, plot pasion i artit, që e jeton përvojën artistike jo vetëm shpirtërisht si spektator, por edhe përmes përvojës së drejtpërdrejtë të trupit, të vetvetes. Më kohë, amatori krijon rrethin e publikut të dijshëm, që me shijen dhe përvojën e vet ndikon në hope cilësore të shijes estetike, të krijimit artistik e pavarësisë së jetës së artit.
Kush eshte Gjon Radovani? I depersonalizuari i cili u be fillimisht vegel qorre e sektit Rama,por ketu nuk vinte rastesish , kishte zhytyr duart me pare.Eshte personi qe eshte pjese e grupit qe hakerojn
,eshte deshmitari qe di si askush se kush jane tradhetaret e kishesh perfshi ketu edhe nje jezuit qe banon ne Shkoder me pare e shihja ne Kishe te Madhe vetem duke fotografuar tani vesh edhe petkun e meshes.
Gjon Radovani ka marre pjese ne ritualet e sektit Rama ,ky njeri eshte me njemije dobesi lutem per te e Zoti po punon me gjith mrapshtite e tij se ai e urren drejtimin e Vatikanit, urren Papen si institucion dhe eshte pjese e atyre per te cilat bejne cdo gje per te shembur kishen shejte,katolike dhe apostolike.
Te mblidhen bashke te gjithe pjesa e meshtareve fretenve shqiptare pa fratinkosovar (I gjati) qe ka pas udheheqe ushtrimet shpirterore mapare ne Shkoder te reflektojne mire te mbeshteten te truadhi i tyre te traditat e tyre te Kisha e vlerave jo e kafeneve dhe parkimeve e pompozitetit dhe e madheshtise.
Te gjith te ftuarit pervec fretenve ishin komuniste apo lakej te tij ne at salle!
Ndaluni reflektoni,zgjohni,informohuni se Atdheu yne kurre s,ka qene me ne rrezik se sot ..Duan eliminimin e fretere si perkushtim pasterti.
Un jam avokate penaliste por kam 6 vjet qe gjurmoj kete sekt rilindjevdekje.Fati e deshi qe un t,i ndjek e te mesoj per ta sa per shum universitete.
Mblidhuni te gjith shqipetaret priften pa te huajt e zhbejeni ate projekt cfarosesh edhe te vleres se fundit Kishes.
PËRGJIGJIUNI
fund
22/04/2019 te 13:22
Ne Shkoder ne menyre klandestine me te ftuar vetem ata qe duheshin u mbajt nje simpozium i thenqi e aty u fut projekti i ardhshem i Kishes Franceskane.Aty u fut me mjeshteri djallezore edhe arsenali i Lin Delise!
Si mundet qe nje i arratisur te vihet ne qender te vemendjes para atyre qe kane derdh gjakun thyer eshtrat mbetur nen tortura e plumba!
Se pari kisha s,ka nevoje qe qurrace te sektit Rama ta riperterijne me projekte nje kishe me histori atdhetarie e perkushtim feje te gjadhe.
Se dyti nuk mund t,i besoj te derguarit te Papes kur un e shoh ne seline e Lidhjes se Shkrimtareve strofull komunistesh e rusesh.
Se treti nuk mund t,i besoj myftiut te ftuar te Tiranes qe desh u be ne krye te fese myslimane! Lexoni e informohuni…
Se katerti me gjith njohurite qe ka nuk mund t,i besoj Ardian Ndreces birit te komunistit!
Se pesti me gjith respektin per njohurite e Pater Flavios prirja e tij per te perkrahur pjesen ortodoksiste te fese sone te Krishtere
me ben te dyshoj (Dua t,ju kujtoj se 500 vjetori i vdekjes se Skenderbeut nuk u be per Skenderbeun Atlet te Krishtit por per te nxjerre djallezine e tyre per ta bere Skenderbeun ortodoks.
Se gjashti nuk mund ti besoj nje Sorosianeje si Drejtoresha e Bibliotekes Kombetare Persida Asllani qe pranoi shkarravinat e Kryeministrit tone te sektit e te mafias ,qe dogji bibloteken kombetare,qe edhe u permbyt , qe ka hanger dreke me bashkjetuesine saj te famshem me mafian italiane , jane fotot edhe ne internet. Nje person dinjitoz ne krye te vleres kombetare sic eshte Biblioteka nuk mund te jete e tille (pavaresisht per titujt falls Sorosiane qe ka)!keta jane rreth i mbyllur,jane sekt! Është e rëndësishme të theksohet vlera e krijimit të amatorit të artit, në kuptimin origjinal të fjalës “ai që dashuron”, “dashnori” pra, plot pasion i artit, që e jeton përvojën artistike jo vetëm shpirtërisht si spektator, por edhe përmes përvojës së drejtpërdrejtë të trupit, të vetvetes. Më kohë, amatori krijon rrethin e publikut të dijshëm, që me shijen dhe përvojën e vet ndikon në hope cilësore të shijes estetike, të krijimit artistik e pavarësisë së jetës së artit.(jane fjalet e kesaj spiuneje ne simpozium i thenqin nder freten).
Kush eshte Gjon Radovani? I depersonalizuari i cili u be fillimisht vegel qorre e sektit Rama,por ketu nuk vinte rastesish , kishte zhytyr duart me pare.Eshte personi qe eshte pjese e grupit qe hakerojn
,eshte deshmitari qe di si askush se kush jane tradhetaret e kishesh perfshi ketu edhe nje jezuit qe banon ne Shkoder me pare e shihja ne Kishe te Madhe vetem duke fotografuar tani vesh edhe petkun e meshes.
Gjon Radovani ka marre pjese ne ritualet e sektit Rama ,ky njeri eshte me njemije dobesi lutem per te e Zoti po punon me gjith mrapshtite e tij se ai e urren drejtimin e Vatikanit, urren Papen si institucion dhe eshte pjese e atyre per te cilat bejne cdo gje per te shembur kishen shejte,katolike dhe apostolike.
Te mblidhen bashke te gjithe pjesa e meshtareve fretenve shqiptare pa fratinkosovar (I gjati) qe ka pas udheheqe ushtrimet shpirterore ma pare ne Shkoder te reflektojne mire te mbeshteten te truadhi i tyre te traditat e tyre te Kisha e vlerave jo e kafeneve dhe parkimeve e pompozitetit dhe e madheshtise.