Aftsitë u rrethuen
nga intriga zingjir,
u zbehen pa rreze,
u mpaken pa ajr,
u molisën në pellg,
por nuk u dorzuen.
Aftsitë u ndeshen
me intrigen zingjir.
Shpata vringlloi
do shkendija vetuen,
por heshti drejtsija.
S‘ka ma i shurdhët se ai,
Që nuk don me ndegjue.
.
E njoh ktë shkenctar
gjigant dhe maniak
ndër libra germon
net dhe dit.
Në majen e pendës
gjuhën krasit
pipat e rij
le t‘i ngrohi dielli,
t’i freskojë era,
t‘i knelli vesa,
le të rriten fillak.
.
E zani s‘i ndihet,
emni s‘i shkruhet.
Ezaurimin e trunit
ja thithin diletant.
Që në tempull kanë zanë
nga nji kolltuk të butë.
Zgerdhiu perparim,
shigjeto ironi,
kolovitu në pelena shkencë,
kolopuçja shkencë
e atdheut me fasha në brez.
Rrëshen-Mirditë,1974