Shkëlqesi, është ora të bësh kryeministrin. Iku 3/5 e mandatit dhe koha e shfaqjeve ka ikur me vakt. Fakti që ke përballë një opozitë të shkalafitur, ta bën më të lehtë sundimin, por më të vështirë qeverisjen. Lëreni Lulin të bëjë kamarierin dhe Saliun të bëjë piktura.
Por juve ju zgjodhëm kryeministër të socialisteve ti jepni dritë fukarait, ushqim të uriturit, shpresë të papunit. Jeni aty ti jepni shpresë 1 milonëve që ju votuan dhe jo koncesione Vilma Nushit e Gazhelit. As të ruani e mbroni koncesionet e Berishës.
Bëhuni burrë shteti, dhe na thoni edhe sa duhet të durojmë që të arrijmë Mekën, që kështu të shtrëngojmë dhëmbët dhe rrypin, por ta dimë se keni në kokë një plan.
Tsiprasit nuk mjafton ti imitoni heqjen e kollaros dhe tejkaloni me veshjen e xhinseve. Podemos dhe Iglesias nuk mjafton ti merrni lejlanë e flamurit. Mbi të gjitha ju duhet kurajoja, bindjet dhe idealizmi i tyre.
Ju duhet rreshtimi i tyre klasor dhe perceptimi i pushtetit si mjet për realizimin e qëllimeve dhe jo qëllim final i ambicies personale.
Pushteti është intrigë, por dhe momente vendimmarrjesh të mëdha. Juve ju ka ardhur koha e vendimeve.
Komentet