VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shitet në ankandin e Gjenevës diamanti blu, ja çmimi marramendës (Foto)

By | May 16, 2018

Komentet

Shitet në ankandin e Gjenevës diamanti blu, ja çmimi marramendës (Foto)

GJENEVË – Një diamant i rrallë ngjyrë blu me një histori 300-vjecare evropiane është shitur për 6.7 milionë dollarë në një ankand në Gjenevë. I njohur si Diamanti Blu Farneze i ishte dhuruar në një dasmë Elisabet Farnezes, vajzës së dukës së Parmës kur ajo u martua me Filipin e pestë të Spanjës në vitin 1715.

Me pas ky diamant kaloi brez pas brezi nga Spanjë në Francë e më vonë nga Italia në Austri. Diamanti 6.1 karat ishte nxjerrë nga miniera e famshme e Golkondes në Indi.

 

 

Ai u shit mbrëmjen e djeshme brenda 4 minutave edhe pse çmimi fillestar i vendosur ishte 3.5 milionë dollarë. Shtëpia e ankandit Sothbyt nuk bëri të ditur se kush është blerësi i këtij guri të çmuar.

Në Zyrih përurohet megabateria – do të shërbejë për të stabilizuar rrjetin elektrik midis Lisbonës dhe Stambollit

ZYRIH – Bateria më e madhe në Zvicër u vu në punë të martën (sot) në Volketswil, kantoni i Zyrihut (EKZ). Kjo është një akumulator me një fuqi maksimale prej 18 megavatë, i aftë për ruajtjen e 7.500 kilovat-orë të energjisë: në teori, mund të sigurojë furnizim me energji për rreth 18.500 banorë të Volketswill të për 8-12 minuta, ose në një shtëpi për një tërë vitin.

Kompania e bazuar në Zyrih kishte krijuar tashmë një bateri prej 1 megavat në vitin 2014. Fabrika e re shërben për të furnizuar të ashtuquajturën energji rregulluese për të kompensuar pabarazitë në rrjetin e energjisë elektrike midis Lisbonës dhe Stambollit.

Ajo është një element i rëndësishëm për shpërndarjen e energjisë së rinovueshme, të tilla si energjisë diellore dhe të erës, të cilat prodhojnë aktualisht në mënyrë të parregullt dhe të decentralizuar, dhe për këtë arsye kërkojnë rregullim të gatshëm të energjisë.

Në botë, bateria më e madhe ekzistuese – 100 megavatë energji – u ndërtua nga Elon Musk në Australinë e Jugut në vjeshtën e vitit të kaluar.

ATS

Palma e Artë e festivalit të Filmit në Kanë krijohet nga Chopard në Zvicër

Voal.ch – Në një punishte në Gjenevë, tetë mjeshtra artizanalë shumë të aftë punojnë për të transformuar një bllok të madh kristali dhe ari, të dy me origjinë të kulluar e kontrolluar, për të përgatitur trofenë e njërit nga  çmimet më të lakmuar të filmit në botë.

Palma e Artë, një degë palme ari në një bazë kristali, është çmimi i parë në Festivalin e Kanës, që përfundon 19 maj.  Kjo trofe çmimi është krijuar nga firma e famshme zvicerane Chopard, firmë që i është besuar përgatitja e këtij trofeu kaq të bukur prej  21 vjetësh.

Artizanët e Chopard krijojnë një palmë blu dylli, pastaj mbulojnë atë me allçi, e lënë në një furrë të ndezur gjithë natës, në mënyrë që të shkrihet dylli dhe të formohet një kallëp.

Dizajni është modifikuar gjatë viteve. Palma e artë e vitit 2018 është e përbërë nga 118 gramë ari të verdhë prej 18 karatësh.

Përpara se Palma t’i bashkangjitet bazës prej kristali , ajo është ende subjekt i operacioneve të gjera lëmues, pastruese dhe lustrimi.

Nëse ka dy fitues të çmimit të parë, krijohen dy trofe. Këtë vit janë porositur edhe pesë palma të vogla të arta në kategori të tjera./swissinfo.ch

 

 

 

 

 

Zvicër: Në Tiçino u shmang një masakër e tipit Breivik

19 vjeçari përgatiti një masakër në një shkollë në kanton Tiçino


Voal.ch – Një 19-vjeçar u arrestua në Bellinzona për kërcënime me vdekje që kishte bërë disa shokëve në shkollë.
Një i ri zviceran 19 vjeçar nga Bellinzona me inicialet F.R. u arrestua të enjten për kërcënime që u kishte bërë disa personave në një institucion të arsimit të lartë në kanton.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, prokurori publik dhe policia theksojnë se djali është ndalur menjëherë rreth orës 10:30 pranë shtëpisë së tij, ku janë konfiskuar disa armë zjarri, 20 pistoleta dhe pushkë. Arrestimi u arrit në sajë të raporteve dhe analizave të ndryshme të bëra nga “grupet kantonale që kanë në vëzhgim objektet me rrezikshmëri dhe që përbëjnë kërcënim” të policisë. Një grup i krijuar për të menaxhuar dhe shmangur, aktet e dhunës në masë.

Hipoteza e krimit ndaj tij është e veprimeve përgatitore të vrasjes, në varësi të vrasjes. Hetimi koordinohet nga zëvendës-prokurori i përgjithshëm Antonio Perugini. Masat mbështetëse dhe të sigurisë të personave të përfshirë janë zbatuar nga autoritetet.

“Është jehona e një rasti të ri Breivik”, nënvizon Carlo Calanchini që komenton rastin e 19 vjeçart që do të kryente masakër në shkollën e Tregtare në Bellinzona.
Djali që kishte përgatitur masakrën ishte i shkëlyqer me mësime, ai kishte marr edhe një çmim kohëve të fundit. Sipas Quotidiano-s, djali vuante nga probleme psikologjike, që e kanë çuar drejt projektimit të masakrës. Ai është dërguar menjëherë në Klinikën e Mendrisio-s, ku nuk ka pranuar asgjë. Ai është zbuluar pasi ka postuar në Instagram një foto, ku ka dalë me kallashnikov.

Shokët e klasës janë shokuar nga lajmi. Rreth shkollës ka patur një prani të forcave policore. Drejtuesit e shkollën nuk kanë lëshuar komente për mediat, por kanë zhvilluar takime me nxënësit./RSI

Roger Federer është kthyer në vendin e parë në botë

VOAL – Edhe pse është duke pritur fillimin e turneut, Roger Federer (ATP 2) do të jetë numri një në botë që nga e hëna. Rafael Nadal (1) do të humbasë kreun e klasifikimit ATP për shkak të largimit të tij në çerekfinale të Masters 1000 në Madrid, ku ai u mposht për 7-5 6-3 nga Dominic Thiem austriak (7).

Federer kishte fituar kreun në renditjen botërore duke fituar Australian Open në fillim të vitit, por ai e kishte humbur atë duke dalë papritur në raundin e parë të Miami Masters 1000.

Ditën pas vendosjes së rekordeve të reja të 50 seteve të fituara njëpasnjëshme, Nadal iu dorëzua atij që kishte hequr fitoren një vit më parë para fillimit të vargut të fitoreve. Në gjysmëfinalen, Thiem do të përballet me afrikanojugorin Kevin Anderson (8), i cili ka rrëzuar nga kualifikimi serbin Dushan Lajoviç (95). Në anën tjetër të bordit kanadez Denis Shapovalov (43) do të luajë kundër Alexander Zverev gjerman (3).

Fjalët e fundit të shkencëtarit australian David Goodall në Zvicër

Fjalët e fundit të shkencëtarit australian në Zvicër

Shkencëtari australian me origjinë angleze David Goodall foli gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp një ditë para Eutanazisë në Basel.

David Goodall, shkencëtari 104-vjeçar australian, i cili i dha fund jetës të enjten në Bazel të Zvicrës, tha se zgjedhja se si dhe kur duhet të vdesin duhet të jetë një e drejtë.Goodall u largua nga Australia më 30 prill, ai  mbërriti në Bazel më 7 maj, pasi vizitoi të afërmit e tij në qytetin francez të Bordosë.

Duke folur me gazetarët në një hotel pranë Spalentor Gate në Basel të mërkurën, një ditë para se t’i jepte fund kësaj jete, Goodall theksoi se ishte i lumtur që e kishte rastin ta bënte këtë në Zvicër, por do të kishte preferuar ta bënte këtë në shtëpi.

“Gjithkush mbi moshën e mesme duhet të ketë të drejtën e padiskutueshme për t’i dhënë fund jetës së vet si dhe kur ata zgjedhin, por ne na u desh që të iknim nga Australia për ta bërë këtë gjë”, tha ai. 

Konferenca për shtyp e shkencëtarit Goodall u përhap përmes një video.

Goodall, i cili festoi ditëlindjen e tij të 104-të më 4 prill, nuk ishte i sëmurë terminal, por ai mendoi t’i jepte fund jetës sepse cilësia e jetës së tij nuk ishte si më parë që i lejonte atë të bënte një jetë të pavarur.

Shkencëtari kishte pasur një takim të shkurtër në klinikën Life Circle në Basel, atje ku të enjten u mbyll cikli i jetës së tij. Zvicra është një nga vendet e pakta në botë që lejon vetëvrasjen e asistuar. Me këtë rast personit i jepet një droge vdekjeprurëse.

Vdekja e asistuar është e paligjshme në Australi. me përjashtim të një shteti, Victoria, i cili në nëntor 2017 votoi për të legalizuar eutanazinë në disa raste.

Ky ligj nuk hyn në fuqi deri në mes të vitit 2019 dhe Goodall nuk do të kishte përfituar  sepse ai nuk ishte i sëmurë terminal as nuk  vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

I lindur në Londër në vitin 1914, shkoi në Australi në vitin 1948 për të dhënë mësim në Universitetin e Melburnit.

I pyetur nga gazetarët se cili do të ishte vakti i fundit që do të hante, ai u përgjegje se nuk e dinte dhe se këtyre kohëve ai e kishte humbur kënaqësinë e të ngrënit sikur e kishte pasur më parë. Ai u përgjigje se këtyre ditëve kënaqësia kulinare ishte e kufizuar.

Kur një gazetar tha bukë e verë si Krishti, ai e pranoi këtë

Goodall tha se nuk kishte asnjë dyshim rreth veprimit të tij të zgjedhur dhe ishte mirënjohës për mundësinë për të “arritur një fund të paqashëm”.

Ai u martua tri herë, ka katër fëmijë dhe dymbëdhjetë nipër e mbesa. Familja është e shpërndarë nëpër botë.

Pranë shtatit të tij të enjten kur ai i tha lamtumirë jetës ishte njëri nga djemtë e shkencëtarit së bashku me disa nipër e mbesa, të cilët erdhën respektivisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.

Goodall ishte një anëtar veteran i Exit International, një shoqatë për zgjedhjen e fundit të jetës.

Ai u përpoq pa sukses që të arrinte e të vdiste në shtëpinë e tij në Perth.

Organizata në fjalë organizoi udhëtimin e tij në klinikën Life Circle  në Bazel duke mbledhur edhe fonde për shkencëtarin që ai bashkë me një ish-kolegen e tij të udhëtonin në klasë biznesi nga Australia në Zvicër.

Shkencëtari 104 vjeçar mori Nembutal, intravenoz. Ai shkeli një çelës që lejoi një solucion të kripur, përzierë me ilaçin që të qarkullonte në  trupin e tij.

“Atë do ta zërë gjumi brenda një ose dy minutash dhe do të vdesë brenda orës”, tha Dr. Fiona Stewart.

Prof.Goodall iku nga kjo botë rreth orës 12:30.

Ylli i Hollivudit Marilyn Monroe në vitin 1962 pati një vdekje të karakterizuar si një vetëvrasje e mundshme pikërisht nga një mbidozë e tillë.  Edhe Jimi Hendrix vdiq nga një mbidozë e ngjashme në vitin 1970.

Stewart tha se më shumë se 30 australianë kanë bërë udhëtimin në Zvicër që nga themelimi i Dignitas në vitin 1998 në Zyrih. Numri është të paktën dhjetë herë më i lartë për britanikët.Në Zvicër janë tre organizma të tilla që i ndihmojnë të huajt t’i japin fund jetës: Dignitas në Zyrih,  Life Circle në Bazel dhe Ex International në Bernë.

Vetvrasja e asistuar ose eutanazia ka shkaktuar debat etik që lidhet me çështjet e religjionit, mjekësisë, ligjit dhe moralit.

 Gjatë konferencës për shtyp të mërkurën kur e pyetën nëse kishte zgjedhur ndonjë muzikë për të dëgjuar në momentet e fundit të jetës, ai tha se nuk kishte menduar për këtë. Pastaj shtoi: “Por në qoftë se duhej të zgjedhja diçka, mendoj se do të ishte finalja e simfonisë së nëntë të Beethovenit”, tha ai, duke zgjedhur pastaj të recitonte me zë të lartë në gjermanisht vargje nga Odeja e Gëzimit e Shilerit (të cilat i ka zgjedhur Bethoveni në finalen e Sinfonisë së Nëntë shënim i E.B.). Aty edhe u përlot, por vetëm një çast.

Goodall tha të mërkurën se ai pret që ekzekutimi i vdekjes së tij të ndodhë nga mesdita e së enjtes.

Dhe ashtu ndodhi.

/Kronika është bërë mbështetur në disa burime midis tyre swissinfo.ch /E.Buçpapaj

Finalja e Sinfonisë të Nëntë e Bethovenit

Nestle marrëveshje prej 7.15 miliardë dollarë me Starbucks

Në deklaratën e publikuar nga të dyja kompanitë, thuhet se Nestle do t’i paguaj 7.15 miliardë dollarë kompanisë Starbuck për të drejtat e shitjes, shpërndarjes dhe marketingut të produkteve të paketuara

NEW YORK – Gjiganti i ushqimit nga Zvicra, Nestle, njoftoi se ka bërë një marrëveshje në vlerë prej 7.15 miliardë dollarë me zinxhirin ndërkombëtar të kafesë nga SHBA, Starbucks.

Në deklaratën e publikuar nga të dyja kompanitë, thuhet se Nestle do t’i paguaj 7.15 miliardë dollarë kompanisë Starbuck për të drejtat e shitjes, shpërndarjes dhe marketingut të produkteve të paketuara si kafeja dhe çaji në mbarë botën.

Më tej është theksuar se produktet e paketuara të Starbuck vitin e kaluar kanë sjellë shitje prej 2 miliardë dollarë. Bëhet e ditur se në kuadër të marrëveshjes 500 punonjës të Starbucks do t’i bashkohen Nestle-s.

Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Nestle, Mark Schneider, theksoi se marrëveshja është një hap i rëndësishëm për fushën e kafes e cila është kategoria më e madhe për rritje të Nestle.

Ndërsa Kryetari dhe CEO i Starbucks, Kevin Johnson, tha se në sajë të marrëveshjes produktet e Starbucks do të arrijë në miliona shtëpi në mbarë botën.

Ekspertët theksojnë se Nestle me anë të marrëveshjes mundohet që të rrisë përqindjen e saj në tregun e kafes në SHBA. aa

Papa Françesku do të pritet në Gjenevë nga Alain Berset

VOAL – Papa Françesku, në Gjenevë më 21 qershor, do të prekë tokën helvetike aty nga ora 10.10 dhe do të largohet për në Romë aty nga ora 20.00, duke u bazuar në detajet e vizitës të shpallura të hënën (sot) nga Vatikani.

Tri do të jenë fjalimet që do të mbahen, i parë i tyre në aeroportin e Cointrin, ku do të organizohet ceremonia e mirëseardhjes. Do të vazhdojnë një bisedë private me presidentin e Konfederatës Alain Berset dhe një lutje në Qendrën ekumenike të Kishës. Këtu, pasdite, do të zhvillohet një takim edhe me përfaqësuesit e feve të tjera.

Kjo ditë do të përfundojë me një meshë në Palexpo për bashkësinë katolike.

ATS

Vjen t’i japë fund jetës në Zvicër – Udhëtimi i fundit i Prof. David Goodall !

David Goodall dha lamtumirën përfundimtare përpara se të nisej në klinikën zvicerane për Eutanazi.

Akademiku i njohur David Goodall po udhëton në Zvicër për t’i dhënë fund jetës së tij. Dr Goodall ka lindur në Londër më 4 prill 1914, por u shpërngul në Australi në vitin 1948. Botanisti dhe ekologjisti i famshëm ka thënë se ‘ndjen shumë keqardhje’ që po jeton për kaq gjatë. Duke kërkuar eutanazinë vullnetare për arsye se cilësia e tij e jetës është përkeqësuar. Ai u nis me aeroplan nga Perth të mërkurën vonë, i rrethuar nga miqtë dhe familja.

Shkencëtari më i vjetër australian, me një pllakatë të quajtur “Plakja e turpshme”, ka lënë vendin e tij për që Zvicër që t’i japë fund jetës së tij në moshën 104 vjeçare, duke thënë se ai është i zemëruar që ai duhet të shkojë jashtë shtetit për të vdekur.

David Goodall, i lindur në Britani, nuk ka një sëmundje terminale, por me arsyetimin se cilësia e tij e jetës është përkeqësuar, ai kontaktoi me agjencinë e Eutanazisë, Life Circle, në Basel të Zvicrës.

Ai mori një aeroplan në Perth të mërkurën vonë, i rrethuar nga miqtë dhe familja duke u thënë u thënë lamtumirën e fundit, midis tyre edhe me nipin e tij, thanë avokatët e eutanazisë për AFP.

“Jam i lumtur që po marr avionin,” tha ai për mediat.

“Unë kam këtu disa nga familja ime, kam tre nipër këtu, kam dhe vajzën time Karen … Është shumë mirë që ata janë këtu për t’u ndarë”.

Ai nuk do të shkojë direkt në Bazel. Në fillim do të kalojë disa ditë me pjesën tjetër të familjes që e ka në Bordo të Francës.

Më 10 maj do t’i japë fund jetës së tij.

“Nuk desha të shkoja në Zvicër, megjithëse është një vend i këndshëm,” i tha transmetuesit ABC përpara nisjes.

“Por kjo ishte zgjidhja e vetme të cilën sistemi australian nuk e lejon. Ndihem shumë i zemëruar “.

Exit International, që ndihmoi Goodall të bënte udhëtimin, me një biletë të klasit biznes që kushtoi 15 mijë dollarë, tha se ishte e padrejtë që një nga “shtetasit më të vjetër dhe më të shquar të Australisë duhet të detyrohej të udhëtonte në anën tjetër të botës për të vdekur me dinjitet”.

Exit International filloi një fushatë GoFundMe për të blerë bileta avioni për Goodall dhe ndihmësen e tij.

Goodall, një bashkëpunëtor hulumtues i nderit në Edith Cowan University në Perth, me tre doktoratura dhe me tituj ndërkombëtarë në vitin 2016 nuk u lejua më që të vazhdonte punën shkencore në kampus.

Goodall tha për ABC se ai vlerësoi interesin e publikut për gjendjen e tij dhe shpresonte se do të nxiste më shumë diskutime rreth eutanazisë vullnetare.

“Unë do të doja që ata ta kuptojnë atë,” tha ai.

“Unë jam 104 vjeç dhe kështu nuk kam mbetur shumë kohë jetë. Unë gjithashtu nuk dua që shëndeti im të vazhdojë të përkeqësohet dhe prandaj po i jap fund.

David Goodall është shkencëtari më i vjetër i Australisë. Ai është botanist dhe ekologjist.

Ai erdhi në Australi për në vitin 1948, duke marrë një pozicion ligjërues në Universitetin e Melburnit. Doli në pension në moshën 65 vjeç në vitin 1979, po deri një vit më parë ai shkonte 4 ditë në javë në punë, merrte dy herë busin dhe trenin

Dr Goodall festoi ditëlindjen e 104 të tij në 4 prill dhe që atëherë ka vendosur se ishte koha për eutanazinë në Zvicër.

Jeta aktive

Akademiku i lindur në Londër kishte jetuar më vete në një banesë të vogël në Perth, Australinë Perëndimore, deri vetëm disa javë më parë.

Ai u tërhoq nga punësimi me kohë të plotë në vitin 1979, por mbeti i përfshirë shumë në fushën e tij të punës.

Ndër arritjet e tij në vitet e fundit, janë 30 vëllimet  quajtur Ekosistemet e Botës. Ai u bë Anëtar i Urdhrit të Australisë për punën e tij shkencore.

Në vitin 2016, në moshën 102 vjeç, ai fitoi një betejë për të vazhduar të punonte në kampusin në Edith Cowan University në Perth, ku ai ishte një bashkëpunëtor hulumtues i papaguar.

Duke shoqëruar Dr Goodall në udhëtimin e tij jashtë Australisë të mërkurën ishte kolegia e tij, Carol O’Neill. Ajo tha se mosmarrëveshja në vitin 2016 mbi hapësirën e punës së Dr Goodall kishte ndikuar shumë tek ai, kur universiteti ngriti shqetësime në lidhje me sigurinë e tij, duke përfshirë aftësinë e tij për të lëvizur.

Edhe pse Dr Goodall në fund të fundit fitoi të drejtën, ai u detyrua të punonte në një vend më afër shtëpisë.  Erdhi në një kohë kur gjithashtu ai u detyrua të hiqte dorë nga makina dhe të mos performonte në teatër, tha znj. O’Neill.

“Ishte vetëm fillimi i fundit,” i tha ajo BBC.

“Ai nuk mundej më të takohej me kolegët dhe shokët e tij në zyrën e vjetër. Ai thjesht nuk kishte të njëjtën frymë dhe po i paketonte të gjitha librat e tij.

Vendimi i Dr Goodall për t’i dhënë fund jetës së tij u nxit nga një rrëzim serioz në apartamentin e tij muajin e kaluar. Ai nuk u gjet për dy ditë. Më vonë, mjekët thanë se ai duhej të asistohej 24 orë në ditë ose të transferohej në një shtëpi pleqsh.

“Ai është një njeri i pavarur. Ai nuk dëshiron që njerëzit të sillen përreth tij gjatë gjithë kohës, aq më tepër një të huaj kujdestar. Ai nuk e dëshironte këtë gjë,” tha zonja O’Neill.

“Ai dëshironte të komunikonte, të ishte në gjendje të bënte të njëjtat gjëra si kapja e autobusit në qytet”.

Zvicra ka lejuar eutanazinë e asistuar që nga viti 1942. Vende dhe juridiksione të tjera kanë miratuar ligje që u lejojnë njerëzve të përfundojnë vullnetarisht jetën e tyre.

Shoqata Mjekësore Australiane (AMA) mbetet fort kundër për vdekjen e asistuar, të cilën e sheh si një praktikë joetike të mjekësisë.

“Mjekët nuk janë të trajnuar për të vrarë njerëz. Është thellë brenda etikës sonë, thellë brenda trajnimit tonë se kjo nuk është e përshtatshme,” tha presidenti Dr Michael Gannon gjatë debatit legjislativ të vitit të kaluar në shtetin e Viktorias.

“Tani, jo çdo mjek pajtohet me këtë,” shtoi ai. Në të vërtetë, një studim i AMA-s – Shoqata mjekësore më me influencë e Australisë – gjeti se katër në 10 anëtarë mbështetën politika të drejta për të vdekur.

Zonja O’Neill tha se dëshira kryesore e Dr Goodall ishte të vdiste në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.

“Ai nuk është as në depresion dhe as në gjendje të mjerueshme, por ai nuk e ka më atë shkëndijën që e kishte pasur para disa vitesh”, tha ajo.

Dr Goodall was born in London on April 4, 1914, but moved to Australia in 1948

David Goodall i ri

 

Dr Goodall celebrated his 104th birthday in early April and has since decided it is time to access voluntarily euthanasia in Switzerland 

Australia's oldest working scientist David Goodall talking to media as he departs Perth Airport for Switzerland

Abramoviç e Gazprom në një proces gjyqsor në Zvicër

Oligarku rus dhe gazsjellësi shumëkombësh janë prej të mërkurës në bankën e të akuzuarve në kantonin e Fribourg-ut për shkak të falimentimit të një kompanie në vitin 2003.

“Gjykimi i shekullit hapet në Fribourg”: shkruan gazeta lokale La Liberté.  Ndoshta titulli është paksa i ekzagjeruar, por duke pasur parasysh të pandehurit që janë: Roman Abramovitch, i njohur në veçanti si pronar i Chelsea klubit të futbollit në Londër, një nga bashkëpunëtorët e tij, Eugene Shvidler dhe Gjigandi rus i gazit Gazprom, sponsor i Ligës së Kampionëve.

Oligarku rus, shoqërohej nga forca sigurie dhe i ndjekur nga avokatë të shumtë, ishte e pranishme në seancë.

Pse në Fribourg?

Procedura gjyqësore civile u iniciua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila kërkon që të pandehurit të shlyejnë një borxh prej rreth 47 milionë franga.

Historia është shumë komplekse dhe ka zgjatur për disa vjet. Në qendër të rastit është kompania Runicom, e themeluar në Gjenevë në vitin 1994 dhe transferuar dy vjet më vonë në Fribourg. Kompania, në pronësi të Abramovitch, tregtonte naftë në emër të Sibneft (e blerë në vitin 2005 nga Gazprom). Në vitin 2001, kompania në Fribourg u shpërbë dhe falimentimi i saj u shpall dy vjet më vonë.

Zvicër: Fiona Endres fiton Çmimin e Mediave për hulumtimin: “Ndihma sociale zvicerane për mafien e Kosovës”

Voal.ch – Alex Moser dhe Fiona Endres fitojnë Çmimin e Mediave në Aargau / Solothurn

Alex Moser dhe Fiona Endres ishin fituesit në ceremoninë e 20-të të Çmimit të Medias Aargau / Solothurn. Redaktori i “Aargau Solothurn Regional Journal” Alex Moser fiton Çmimin e Medias në kategorinë Radio për herë të dytë me radhë. Fiona Endres, një gazetare për “Rundschau”, ishte fituese në kategorinë e TV. Ceremonia e dhënies u zhvillua më 30 prill 2018 në Stadttheater Olten.

Reporterja Fiona Endres fitoi me hulumtimin e saj “Ndihma sociale zvicerane për mafien e Kosovës” në kategorinë televizive. Artikulli u transmetua më 7 qershor 2017 në “Rundschau” në SRF 1. Hulumtimi tregoi se ndihma sociale e dhënë nga Zvicra i shërbeu njërit nga themeluesit e rrjetit më të madh të mafias në Kosovë. Fjala është për Azem Sylën, dajën e Hashim Thaçit

Çmimi i Medias Aargau / Solothurn u nda të hënën në mbrëmje, më 30 prill 2018, në Stadttheater Olten për herë të 20-të. Qëllimi i çmimit është njohja dhe promovimi i cilësisë gazetareske në raportimin lokal dhe rajonal të dy kantoneve. Anëtarët e jurisë kryesoheshin nga Presidenti Hans Schneeberger i identifikuan fituesit.

Federer kthehet në fushë në qershor

Tenisti i dytë në renditjen botërore, Roger Federer, do të kthehet në fushë në Kupën Mercedes që do të mbahet më 9-17 qeshor

Tenisti i dytë në renditjen botërore, zvicerani Roger Federer, njoftoi se do të kthehet në fushën e tenisit në Kupën Mercedes që do të mbahet muajin e ardhshëm.

“Jam i emocionuar të njoftoj se do të kthehem në fushë me Kupën Mercedes që do të mbahet në Gjermani në muajin qershor. Pres me padurim të dalë në fushat me barë në Shtutgart”, ka shkruar në Facebook 36 vjeçari Federer, i cili për një kohë pauzoi.

Edhe këtë vit, Federer nuk ka parapëlqyer të marrë pjesë në turnetë në fusha me dhe, përfshirë edhe turneun French Open, kurse edhe vitin e kaluar ishte rikthyer në Kupën Mercedes.

Kupa Mercedes do të mbahet në Shtutgart mes datave 9 dhe 17 qershor. aa