Pas sinjaleve për tërheqje të pjesshme të forcave ushtarake amerikane nga Rumania, Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim dhe kanë vendosur të mbajnë trupat e tyre në territorin rumun.
Vendimi u njoftua zyrtarisht nga ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegseth, i cili konfirmoi se prania ushtarake amerikane në kufirin rumuno-ukrainas do të vazhdojë si pjesë e mbështetjes ndaj aleatit ukrainas.
Pak ditë më parë, Uashingtoni kishte paralajmëruar një rishikim të dislokimit të trupave në rajon, duke shkaktuar shqetësim mes aleatëve të NATO-s. Shumë analistë e kishin interpretuar këtë si sinjal të tërheqjes në përputhje me qëndrimet e ish-presidentit Donald Trump, i cili kishte deklaruar se “Ukraina dhe Rusia duhet të gjejnë një zgjidhje mes tyre” dhe se “lufta do të përfundojë së shpejti”.
Vendimi i ri i Uashingtonit shihet si garanci për vazhdimësinë e mbështetjes ndaj Ukrainës dhe si sinjal që SHBA nuk do të tërhiqet nga fronti lindor i NATO-s./Panorama