Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se po kontribuon indirekt në financimin e terrorizmit përmes marrëdhënieve të saj ekonomike me Iranin, në prag të takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Dy superfuqitë botërore pritet të zhvillojnë sot bisedime ku një nga temat kryesore do të jetë lufta mes Iranit dhe aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Trump synon të bindë Xi Jinping që Pekini të ushtrojë më shumë presion ndaj Teheranit, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta politike dhe ekonomike që Kina mban me Iranin. Për këtë arsye, disa analistë e konsiderojnë Kinën një ndërmjetëse jozyrtare me ndikim në rajon.
Megjithatë, deri tani Pekini ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm, duke u kufizuar kryesisht në kritika publike ndaj SHBA-së dhe Izraelit për konfliktin në Lindjen e Mesme.
“Nuk besoj se Kina ka interes të zgjidhë problemet që SHBA i ka krijuar vetes në Lindjen e Mesme”, deklaroi Levin nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Panorama