VOAL

VOAL

Sharlota, piktorja hebreje që u mbyt shtatzënë nga nazistët

January 28, 2017

Komentet

Memorie per Prof Tonin Harapin “Nder i Kombit” “Artist i Popullit”- Nga Gazmend Mullahi

….Dy femije me nga nje qenush pellushi n’doret i kishin identike njelloj. Te dy qenushet ishin te vegjel, te dy ishin me kaçurrela , te dy me sy te shkruar ndaj, per ti dallu vendosne me i vu nga nji shenje.
Moren boje dhe u bane boll shenja ne kurriz, prape ato ishin njelloj , pastaj filluan ti zhgaravisin ne koke por ato perseri mbeten njesoj.
Moren gersheret dhe fap e fap u prene kaçurrelat, por prep metën njelloj. Menduan tua prejne bishtin, dhe ashtu bene. Prep metne njelloj se ato banin te dy te njajtë gja .
I shndruan dhe i sakatuan simos me keq. U bene qenushet prej pellushi , te shemtuar e nuk shiheshin me sy.
Zune me kja me te madhe e tane lot fillune me u zane me njani tjetrin e bane goxha shamatë.
Te idhnume fort e syte plot lot u kthyen neper shtepiat e tyne te idhnuem sa ska. Sejcili mori te vetin.
Njani mori t’verdhin e tjetri mori t’bardhin….
Kjo me erdhi ndermend nga femijeria ime nga takimet e para me Tonin Harapin tek na e tregonte aq bukur ne Pallatin e Pionereve me ate shkodranishten e tij te bute e plot dashamiresi sikur e ledhatonte fjalen ne fillim te viteve 60.
Tonini sapo ishte kthyer nga Moska me studimet e lena pergjysem si kompozitor.
Une isha krej i vogel dhe frekuentues i apasionuar i Seksionit te artit qe drejtonte Zotni Tonini….
Me vone ai ishte nje nga petagoget dhe “mentoret” e mij qe pasuan qindra kujtime te tjera.
I paharruar Prof. Tonin Harapi. Njeriu i bute , i embel, i durueshem dhe mjaft i pregatitur si drejtues, e petagog. Idhulli i tij ishte Prenk Jakova. Pranonte se ai ishte nje nder “mentoret” e tij qe i dha bazat me te rendesishme te kultures dhe edukates krijimtarise muzikore. Shpesh konsultohesha me te gjate studimeve ne Akademine e Arteve ishte i gatshem dhe mjaft i predispozuar ne cdo kohe. Serioz, dhe model i rralle i humorit te holle alla shkodranishte. Asnjehere nuk paraqiste kengen qofte edhe ajo me e thjeshta per femije per te cilen zhaner kishte predispozite dhe debolese te vecante pa tekstin perkates dhe shoqerimin e saj me fakturen pianistike si dhe harmonizimin pianistik .
Punonte vazhdimisht , i etshem per te prodhuar muzike plot seriozitet. Kantilena ishte e preferuara e tij.
“Muzika thoshte , duhet te kendohet ose fershellehet ndryshe, veshtire eshte te quhet muzike “
Ndaj Tonini vazhdimisht “nxitonte” , te krijonte, te udhezonte, te drejtonte. Punonte shume , shkroi per nje periudhe fare te shkurter vepra nga gjinite me te medha muzikore. Koncerte instrumentalo-sinfonike , vepra skenike Opera dhe opereta , si dhe zhanrin e muzikes se dhomes qe e kishte fort per zemer sidomos ato vokale korale!
Me mbetet e pashkyer ne mendje shprehja e tij :
“Kompozitor nuk eshte ai qe shkruan muzike , por ai qe nuk rrin dot pa shkruar muzike”
Per mua mbetet i nderuar dhe respektuar pambarimisht sa te kem jete!
I paharruar .
Nderim dhe mirnjohje !

Emigrant, i padëshiruar dhe milioner: Historia e gjyshit gjerman të Donald Trumpit

Kancelari gjerman Friedrich Merz, ishte të premten në Uashington për vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, Merz i ka dhuruar presidentit Donald Trump një kopje të certifikatës së lindjes së gjyshit të lindur në Gjermani të Trump, duke e ftuar udhëheqësin amerikan të vizitojë tokat e tij stërgjyshore.

I lindur në vitin 1869 në atë që atëherë ishte pjesë e Mbretërisë së Bavarisë, Friedrich Trump u rrit në Kallstadt, një fshat i fshehur në luginat e harlisura të vreshtave që rrethojnë lumin Rajn, në jug të Frankfurtit.

Gjyshja e Trump nga ana e babait, Elisabeth, u lind përballë shtëpisë së Trump në Kallstadt në vitin 1880.

Merz zhvilloi një telefonatë të parë me Trump menjëherë pas marrjes së detyrës në fillim të majit, gjatë së cilës ai tha se e kishte ftuar presidentin të vizitonte Gjermaninë, një ftesë që ai tani e ka bërë publikisht.

Gjyshi i Trumpit vinte nga një familje e thjeshtë, dhe ishte njëri nga gjashtë fëmijët e një vreshtari. Pas shkollës ai mësoi profesionin e berberit.

Në vitin 1885, në moshën 16-vjeçare e braktisi vendlindjen me shpresën për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte një kohë kur më shumë se 100.000 gjermanë merrnin rrugën e kurbetit me ëndrrën për një jetë më të mirë.

Më vonë ai kërkoi të kthehej në Kallstadt, por zyrtarët vendas refuzuan t’i jepnin leje, duke përmendur një dështim për t’u çregjistruar siç duhet kur ai u largua në vitin 1885.

Friedrich që më pas e ndërroi emrin në Frederick dhe gruaja e tij Elisabeth hipën në një anije me destinacion SHBA-në në vitin 1905, dhe babai i Trump lindi në Nju Jork vetëm disa muaj më vonë.

Gjyshi i Donald Trumpit pas ardhjes në Nju Jork e filloi jetën në pjesën perëndimore të SHBA-së, më vonë u fut në tregtinë e floririt, bleu prona, duke vënë kështu edhe bazamentin për pasurinë e ardhshme të dinastisë Trump.

Ndërsa Friedrich vdiq atje në vitin 1918, Elisabeth do të vazhdonte të jetonte një jetë të gjatë para se të vdiste në vitin 1966.

Kallstadt u bë i famshëm ndërkombëtarisht për herë të parë gjatë kandidaturës së parë presidenciale të Trump në vitin 2016, kur mediat e kthyen vëmendjen e tyre nga fshati me vetëm pak më shumë se 1 000 banorë, pas fitores së tij. Në Kallstadt çdo vit vijnë njerëz e gjithë bota për festën e verës. Tema

Familja e Charles de Gaulle i dhuron shtetit francez dorëshkrimin e Apelit të vitit 1940

Familja vendosi gjithashtu të dhurojë “gati 1,300 dokumente të shkruara me dorë ose të shtypura në makinë shkrimi të Gjeneralit de Gaulle”, i cili vdiq në vitin 1970, tha Artcurial.

Dorëshkrimi i Apelit, të cilin ai e dorëzoi nga Londra më 18 qershor 1940 , nëpërmjet BBC-së, ishte ekspozuar për herë të parë para këtij ankandi, por nuk ishte në dispozicion për shitje.

Dy fletët me dy anë, me shumë korrigjime të shkruara me dorë, fillimisht u mbajtën nga Yvonne de Gaulle , gruaja e gjeneralit, dhe më pas kaluan nëpër kasafortat e banka

Charles de Gaulle , i cili ishte graduar gjeneral gjatë luftimeve kundër pushtimit gjerman që filluan në maj 1940, fluturoi nga Franca për në Angli më 17 qershor, duke kundërshtuar zgjedhjen e Philippe Pétain si kreu i qeverisë së Francës së pushtuar nga nazistët dhe idenë e një armëpushimi.
Më 18 qershor, në orën 6:30 pasdite, ai u bëri thirrje të gjithë francezëve që kishin bërë të njëjtën zgjedhje ta ndiqnin atë dhe në një fjalim të zjarrtë tha: “‘Çfarëdo që të ndodhë, flaka e rezistencës franceze nuk duhet dhe nuk do të shuhet.bw

 

2 qershor- 145 vjet nga lindja e patriotes Parashqevi Qiriazi- Nga Rozi Dako

Një nga kontributet më të rëndësishme të diasporës shqiptare në fillim të shekullit XX ishte nxjerrja dhe shpërndarja e shtypit në gjuhën shqipe, në funksion të ndërgjegjësimit kombëtar dhe mbrojtjes së kulturës shqiptare. Në këtë kontekst, duhet theksuar roli që luajti Parashqevi Qiriazi, në bashkëpunim me Sevasti Qiriazin (Dako) dhe Kristo Dakon, të cilët përbënin bërthamën organizative dhe intelektuale të revistës “Ylli i Mëngjezit”, një ndër nismat më të dalluara në fushën e arsimit dhe propagandës kulturore.
Revista Ylli i Mëngjezit, një botim prej 32 faqesh në gjuhën shqipe, doli për herë të parë më 13 janar 1917 në Boston dhe përfaqësonte një nga angazhimet më të qëndrueshme të Parashqevi Qiriazit pas kthimit të saj në Shtetet e Bashkuara. Krahas përpjekjeve të saj të drejtpërdrejta në fushën e arsimit dhe organizimit shoqëror të grave shqiptare në diasporë, ajo ia kushtoi me përkushtim të veçantë drejtimin dhe botimin e kësaj reviste, që synonte të ngjallte vetëdijen kombëtare, emancipimin gjinor dhe përparimin kulturor të mërgatës shqiptare.
Që në faqen e parë të numrit të parë, nën titullin e revistës theksohej qartë se ajo ishte “revistë shqiptare kushtuar ndriçimit dhe naltësimit të popullit shqiptar”, dhe ky program shpirtëror nuk ishte thjesht një deklaratë botuese, por një mision i ndërgjegjshëm dhe i ndërmarrë me përkushtim të rrallë nga një grua otodokse që vinte nga një traditë ortodokse e thellë dhe me vetëdije të lartë kombëtare.
Qëllimi i saj thelbësor ishte të mbushte një boshllëk në shtypin dhe jetën intelektuale shqiptare të diasporës. Siç theksonte vetë editorja: “Mbushim një vend të zbrazët dhe jemi të siguruarë, se duke botuar këtë të përkohëshme, i sjellim dobi kombit”².
Parashqevia shfaqet si një yll i mëngjesit në qiellin e errët të padijes dhe të shpërndarjes shpirtërore të kohës — një yll që lajmëronte agimin e dijes dhe vetëdijes kombëtare, duke ndriçuar rrugën e një kombi që kërkonte të gjente veten mes kaosit dhe rreziqeve të kohës. Si një bijë e një familjeje të shquar ortodokse shqiptare, e lindur dhe e rritur në një klimë shpirtërore ku ndjenja e përkatësisë fetare ndërthurej natyrshëm me idealin e rilindjes kombëtare, ajo mishëroi në vepër atë që shumë burra e shprehën vetëm me fjalë: ndërgjegjen e një shërbëtoreje të popullit të vet, nëpërmjet penës dhe përkushtimit.
Revista ishte konceptuar si mjet propagandistik në funksion të çështjes kombëtare, duke ndjekur shembullin e rilindasve të mëdhenj, të cilët edhe se përballeshin me vështirësi ekonomike shpërndanin falas veprat e tyre. Edhe Parashqevia ndiqte këtë model: revista u dërgohej falas të rinjve dhe studentëve shqiptarë kudo ku ata studionin, në Amerikë apo Europë. Siç pohonte vetë ajo: “Ylli i Mëngjezit u dërgohet pa të holla”³.
Rubrika kryesore e revistës ishte “Fleta e editorit”, e cila përgatitej nga vetë Parashqevi Qiriazi. Ajo trajtonte tema që kishin të bënin me arsimin, edukimin dhe moralin, duke qëndruar në frymën e rilindasve iluministë që besonin në fuqinë transformuese të dijes. Qëndrimet e saj mbështeteshin në ide të qarta dhe të vendosura lidhur me domosdoshmërinë e arsimit në gjuhën amtare. Ajo kishte qenë një ndër përpilueset e programit arsimor të Qeverisë së Ismail Qemalit më 1913 dhe që atëherë kishte theksuar rrezikun e madh që paraqisnin shkollat e huaja për kulturën dhe vetëdijen kombëtare shqiptare. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ajo shkruante: “Shkollat e huaja kanë shtrënguar kombin e mjerë të humbasë ndjenjat kombëtare dhe në vend të tyre kanë mbjellë ndjenja të huaja”⁴.
Parashqevia e shihte si detyrë të ngutshme krijimin e një opinioni të fortë shoqëror për të përballuar ndikimin e shkollave të huaja, për të nxitur arsimin kombëtar dhe për të mobilizuar rininë shqiptare. E vetmja rrugë për përparim, shkruante ajo, ishte arsimi në gjuhën shqipe, “sepse arsimi është mbrojtja e hekurt kundra propagandës së huaj”⁵.
Në një tjetër artikull të revistës, ajo theksonte nevojën urgjente për ngritjen e shkollave kombëtare, të cilat do të përgatitnin kuadro të aftë për t’i shërbyer vendit. Në mendimin e saj pedagogjik, ajo besonte se “arsimi është mbrojtja e hekurt kundër propagandës së huaj”, duke theksuar se “padija është burimi i varfërisë dhe gjer më një shkallë i tërë ligësive nga të cilat vuan sot kombi ynë”. Me një gjuhë të ngrohtë dhe nganjëherë figurative, ajo e krahasonte përpjekjen për dije me gërmimin e pusit për të nxjerrë ujë të pastër, duke kujtuar se kënaqësia e fundit e suksesit e tejkalon çdo lodhje të rrugës.
Parashqevi Qiriazi, nën drejtimin e vëmënshëm të Sevastisë, integroi mendimin e saj pedagogjik dhe vizionin e saj për rolin e gruas dhe të shkollës në formimin e karakterit të kombit, përfaqëson një model të rrallë të ndërthurjes së identitetit fetar ortodoks me përkatësinë e fortë kombëtare. Ajo nuk predikonte asnjëherë ndasi fetare, përkundrazi, përmes veprës së saj promovonte një frymë përfshirjeje dhe përparimi për gjithë shqiptarët, duke treguar se një grua ortodokse nga Manastiri mund të bëhej frymëzim dhe udhërrëfyes për mbarë kombin.
Ndërkohë, ajo theksonte se për të arritur këto synime, duhej përgatitje, sakrificë dhe vullnet: “Pa arsimimin e të rinjve, vendi nuk do të përparojë; padija është burimi i varfërisë dhe, gjer në një shkallë, i të gjitha ligësive nga të cilat vuan sot kombi ynë. Arsimi i mbaruar është mjekësi që shëron çdo ligësi ose sëmundje shoqërore”⁷. Ajo kujtonte lexuesve se çdo sukses arrihet me përpjekje dhe punë të vazhdueshme: “Të shumta janë pengimet e mundimet në të rëmihurit e pusit gjer të dalë ujë i kulluar; por kur arrijmë burimin dhe pimë, ndjejmë një kënaqësi të përsosur”⁸.
Me këto qëndrime, Parashqevi Qiriazi jo vetëm komunikonte me masat, por i frymëzonte ato. Ajo dinte të zgjonte emocione dhe të mbante të ndezur frymën e atdhetarizmit. Në një artikull tjetër theksonte: “Lufta jonë, në të cilën duhet të marrim pjesë, është të përpiqemi me të gjitha fuqitë tona që të arsimohemi me anën e mësimit dhe diturive, që kështu të mundim të mbledhim gjithë fuqitë tona në një vend dhe t’u shërbejmë idealeve kombëtare”⁹.
Revista “Ylli i Mëngjezit”, ashtu si gjithë vepra e Parashqevi Qiriazit, ushqehej nga idetë rilindëse dhe e vendoste veten në shërbim të përhapjes së gjuhës dhe kulturës shqipe, duke mishëruar frymën e përkushtimit dhe të misionit shoqëror e kombëtar që ajo kishte përvetësuar qysh herët në edukimin familjar ortodoks.

Më 16 prill 1927 lindi Papa Benedikti XVI

 

VOAL- I lindur më 16 prill 1927 në Marktl am Inn, Gjermani, Joseph Aloisius Ratzinger vjen nga një familje e vjetër bujqësore nga Bavaria e Ulët. Prindërit e tij, të cilët nuk ishin veçanërisht të pasur, u përpoqën që ai të merrte një arsim të mirë, aq sa, megjithë disa vështirësi, për një periudhë të caktuar vetë babai i tij – me profesion komisar xhandarmërie – u kujdes për shkollimin e tij.

 

Joseph Ratzinger, kardinali, ishte një nga eksponentët më të rëndësishëm të Kurisë Romake. I emëruar nga Papa Gjon Pali II më 1981 si Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, president i Komisionit Biblik Papnor dhe i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar Papnor (1981), ai ishte zëvendës-dekan i Kolegjit të Kardinalëve nga viti 1998.

Fëmijëria shënohet nga ngjarjet e historisë së madhe. Kur ishte ende adoleshent, vendi i tij u shkatërrua nga shkatërrimet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore. Kur forcat e armatosura gjermane ishin në vështirësi, ai u thirr për të shërbyer në shërbimet ndihmëse kundërajrore. Megjithatë, thirrja e tij kishtare filloi të piqet brenda tij, edhe si reagim ndaj të gjitha tmerreve që shkaktoi lufta.

Disa vite më vonë, Joseph Ratzinger u regjistrua në Universitetin e Mynihut për të ndërmarrë studimet shumë “laike” të filozofisë, pa lënë pas dore megjithatë studimet e thelluara të diktuara nga teologjia. Etja e tij për dije ishte e tillë që, për të pirë më me vendosmëri nga burimet e dijes shpirtërore, ai vazhdoi studimet e vështira edhe në Shkollën e Lartë të Filozofisë dhe Teologjisë në Freising.

Nuk mund të besohet se fati i tij si kardinal nuk ishte tashmë në një farë mënyre i vulosur duke pasur parasysh se, në dritën e studimeve të tij kanonike, Ratzinger u shugurua prift më 29 qershor 1951. Shërbimi i tij baritor nuk ishte i kufizuar në predikimin ose shërbimin e meshës, por ai gjithashtu zbatoi urtësinë e tij të re, e cila sapo ishte materializuar në thelbin e Zotit (P” Kisha e Shën Agustinit”) diskutoi pak më parë, për mësimdhënien, një përvojë që do të zgjaste disa vjet (edhe pas koncesionit për mësimdhënien falas të marrë me disertacionin e veprës “Teologjia e historisë së Shën Bonaventurës”). Për rreth një dekadë, Ratzinger dha mësim fillimisht në Bon, pastaj edhe në Munster dhe Tübingen.

Jemi në fillim të viteve 70 dhe klima e përgjithshme sigurisht që nuk është e favorshme për kishën dhe përfaqësuesit e saj. Jozef Ratzinger sigurisht që nuk është tipi për t’u frikësuar ose për të ndjekur modën e momentit (madje edhe ato “intelektuale”) dhe në të vërtetë ai e bazon karizmën e tij brenda institucioneve kishtare nëpërmjet një farë mospërputhjeje mendimi.

Ratzinger kishte fituar tashmë famë ndërkombëtare në vitin 1962 duke shërbyer si konsulent teologjik në Këshillin e Dytë të Vatikanit. Në vitin 1969 ai u bë profesor i rregullt i Dogmatikës dhe Historisë së Dogmave në Universitetin e Regensburgut, ku ishte edhe nënkryetar.

Më 24 mars 1977, Papa Pali VI e emëroi atë Kryepeshkop të Mynihut dhe Freisingut dhe më 28 maj pasardhës ai mori shenjtërimin episkopal, prifti i parë dioqezan që mori, pas 80 vjetësh, menaxhimin e dioqezës së madhe bavareze.

Më 5 prill 1993 ai u bashkua me Urdhrin e Kardinalëve të Peshkopëve.

Ratzinger ishte president i Komisionit për përgatitjen e Katekizmit të Kishës Katolike nga viti 1986 deri në 1992 dhe iu dha një diplomë nderi në Drejtësi nga Lumsa.

I dashur nga disa skaje të katolicizmit më ortodoks, kardinali është kritikuar shpesh nga bota laike për disa pozicione të tij, me të drejtë ose pa të drejtë, të konsideruara tepër dogmatike.

Ratzinger mbylli në mënyrë simbolike Papën e Gjon Palit II, duke dhënë predikimin në funeralin e tij dhe duke pranuar se “ata që e panë Papën të lutej, ata që e dëgjuan duke predikuar, nuk e harrojnë atë” dhe se “në sajë të një rrënjosjeje të thellë në Krishtin, Papa ishte në gjendje të mbante një barrë që shkon përtej forcës së pastër njerëzore”.

Më 19 prill 2005, atij iu besua barra e madhe e udhëheqjes së kishës në mijëvjeçarin e ri. Përballë entuziazmit, por edhe dyshimeve të ngritura nga figura e tij, përgjigja e parë duket se është zgjedhja e emrit të tij: Benedikti XVI.
Papa i mëparshëm që zgjodhi emrin Benedikti (Benedikti XV) kishte qenë Papa i Luftës së Madhe. Edhe ai, ashtu si Ratzinger, kishte qenë një “burrë shteti”, pasi kishte ardhur në papat pasi kishte qenë Nunc Apostolik në Spanjë dhe Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Një papë në dukje konservator, por i zgjedhur në fronin papal në vitin 1914, ai mishëroi kundërshtimin e Kishës ndaj “masakëve të kotë”, me zgjedhje dhe propozime të guximshme për paqen. Marrëdhëniet e vështira diplomatike të Kishës me fuqitë e mëdha evropiane në periudhën e pasluftës janë dëshmi e këtij angazhimi.

Prandaj, zgjedhja e emrit nxjerr në pah jo vetëm ngjashmërinë e rrugës brenda Kishës: ajo nxjerr në pah ambicien e parë të pontifikatit të Papa Ratzinger, Benediktit XVI: paqen.

Në shkurt 2013, mbërriti një njoftim tronditës: Papa deklaroi dëshirën e tij për të braktisur rolin e tij si kreu i Kishës, për vetë Kishën, duke përmendur mungesën e forcës për shkak të moshës së tij të shtyrë si arsye. Benedikti XVI përfundon mandatin e tij si Papë në orën 20:00 më 28 shkurt 2013.

Pasardhësi i tij i zgjedhur është Papa Françesku. Benedikti XVI merr rolin e Papës Emeritus.

Papa Benedikti XVI ndërroi jetë më 31 dhjetor 2022 në moshën 95-vjeçare./Elida Buçpapaj

ME 29 MARS 2025 MBUSHEN 100 VJET QË RA HEROIKISHT HEROI I POPULLIT BAJRAM CURRI- Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ*

Foto: Bajram Curri, atdhetar e luftar i zjarrtë,për çeshtjen mbarkombtare shqiptare, “Hero i Popullit”

“UDHËTIMI” I FUNDIT I BAJRAM CURRIT:
DRAGOBI – KOLGECAJ – ZOGAJ – KRUMË…”

(Kujtime të bashkëkohësit Ukë Arif Ahmeti)

 

1 – Babai im, Ukë Arif Ahmeti-Hajdarmataj, në moshën 96 vjeçare, që në rini më pat treguar episode të ndryshme për traditat atdhetare e luftarake të të parëve tanë. Sidomos i kam dëgjuar me interes dhe i kam regjistruar në kujtesë ngjarjet e tij rreth figures së ndritur të “Plakut të maleve” dhe “Dragoit të Dragobisë”, Bajram Curri, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit. Është krenari për të gjithë ne që me emrin e tij, është pagëzuar qyteti i bukur alpin, i cili më parë quhej fshati Kolgecaj. Arif Ahmet Hajdarmataj, gjyshi im, kishte lindur në fshatin e bukur Zogaj të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) në1843 dhe vdiq po aty, në moshën 102-vjeçare. Shtëpia e tij dhe e kushërinjve tanë kanë qenë bazë e sigurtë për strehimin e Bajram Currit me luftëtarët e tij, sa herë që atyre u paraqitej nevoja. Po kështu ata morën pjesë në betejat e zhvilluara me udhëheqës Bajram Currin në tërë krahinën e Bytyçit e më gjerë, si në Zogaj, Kam, Qafë Prushi, Krumë e Gjakovë. Për këtë arsye vetë Arifi është arrestuar e gjykuar nëPrishtinë, ku e kanë dënuar me 101 vjet burg. Aty i vuajti disa vite burgim dhe doli prej andej vetëm kur burgu i Prishtinsë u thye nga demonstruesit kosovarë. Më pas ai erdhi në vendlindje, pranë fshatit Zogaj.

Foto Bajram Curri i vrarw
2 – Siç është e njohur, në dimrin e ashpër 1925, kryetrimin Bajram Curri, i cili kishte dhënë aq shumë, me punën dhe luftën e tij të vendosur e të pandërprerë për Kosovën e Shqipërinë, e rrethuan në Shpellën e Dragobisë. Ishte pikërisht data 29 mars e atij viti kur pas një qëndrese heroike, ai u vetëvra, për të mos u dorëzuar i gjallë në duart e kundërshtarëve të tij zogistë. Por gjithashtu, një këngë popullore dëshmon dhe bashkëkohës tregojnë, se është e njohur edhe mundësia që atë e prenë në besë, duke krijuar kushtet që kundërshtarët e tij ta vrisnin atë lehtësisht!? Lajmi i vrasjes së Bajram Begit, siç e quanin malësorët me respekt të veçantë, u përhap kudo, siç thonë, ishte “më i idhtë se zana”. Ai mbërriti edhe në Zogaj dhe në familjen e Arif Hajdarmatajt, kryefamiljar i asaj kohe, si dhe e mbuloi në zi tërë fshatin. Pas vrasjes, trupin e Bajram Currit e zbritën nëpër Grykën e Dragobisë, në Shoshan, Margegaj dhe e lanë, pak kohë, në fshatin Kolgecaj, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) Pasaj, atë e hipën në një kalë dhe e nisën, udhës për në Krumë të Hasit, ku ishte qendra e Nënprefekurës. Kur trupi i Bajram Currit dhe shoqëruesit e tij mbërritën në Zogaj, aty u bë një ndalesë e paparashikuar, madje e detyruar. I pari u doli atyre përpara Arif Ahmet Hajdarmataj bashkë me Zmajl Zymerin, Rexhep Alinë, Ajdin Zenelin, Bajram Hoxhën e ndonjë tjetër. Sakaq shkëmbyen fjalë paksa të ashpra, me shoqëruesit e të ndjerit Bajram Curri. A na la Begi-a? – iu drejtua atyre Arifi. Po, na la, Arif! – u përgjigjën ata njëzëri. Pra, vdiq dhe “Ora e Malësisë së Gjakovës”, shtoi Arifi me zë të lartë. Ashtu është, Arif…Bile, Ora e Malësisë së Gjakovës, Kosovës e mbarë Shqipërisë, u përgjigjën disa të posaardhur…Atëherë, ku po e çoni ju trupin e Begit tonë? – iu drejtua atyre me zë kumbues. Për në Krumë, kështu kemi vendosur, u përgjigjën shoqëruesit e tij. Pse kështu, bre burra! A doni me na koritë tërë Malësinë e Gjakovës-a? – foli i vendour Arifi. Nuk paska tokë sa për ta shti në varr Begin, pa e dërguar atje-a? Pastaj shtoi i vendosur: – Unë dëshiroj që ta varrosim në tokën time, pra këtu në Zogaj. Tokë kam mjaft e nuk më dhimbset aspak. Kështu do të jemi të gjithë si fshat, të nderuar që ta mbajmë këtu Bajram Currin tonë…
Trupin e pajetë të Bajram Currit, Arif Hajdarmataj me bashkëfshatarët e Zogajve e shoqëruan me sy, me dhimbje e lotë, derisa ata u larguan për në Krumë të Hasit…
Për meritat e tij luftarake dhe mbështetjen që i ka dhënë Bajram Currit gjatë jetës së tij, Presidenti i Republikë së Shqipërisë e ka dekoruar Arif Hajdarmatajn me medalje e urdhra të ndryshëm. Traditën e tij luftarake e vazhdoi edhe djali i tij e babai im Ukë Arif Hajdarmataj. Ky u rreshtua partizan në radhët e Brigadës XXV Sulmuese, e cila u krijua në Malësinë e Gjakovës (Tropojë).

 

Foto familja e Bajram Currit Hajrija

3 – Në mbyllje të këtyre kujtimeve, më duket me interes të tregoj edhe diçka tjetër…Në muajin tetor 1962, në qytetin e Shkodrës zbriti nga Zogajt, Hyrë Islam Hajdarmataj, bashkëshorte e Arif Ahmet Hajdarmatajt.
Ky kishte 10 vajza dhe vetëm 1 djalë, Ukën, pra babain tim, të cilit i la trashëgim disa hektarë tokë, bagëti e bletë. Në atë udhëtim, gjyshja Hyrë vinte që të më takonte mua, nipin, pasi ndiqja shkollën pedagogjike për mësues. Kur ajo shkoi te Hoteli “Adriatik”, mësoi se sportelistja ishte bija e vogël e Bajram Currit, pra Hajria. Kështu, të dyja u përqafuan me përzemërsi. Hajria i tregoi asaj se i iati i fliste vazhdimisht për mikpritjen e mjaft malësorëve, pra dhe atyre të fshatit Zogaj, ku veçonte pikërisht shtëpinë e mysafires, Hyrës, me bashkshort Arif Hajdarmatajn. E mallëngjyer Hyria iu drejtua Hajries: “Po gëzohem sikur të më kishte lindë një djalë, që u njohëm sonte bashkë dhe që je çika e Begit tone të paharruem…! Ndësa Hajria e përqafoi si nënën e saj dhe iu përgjigj: “Sonte nuk ka hotel për ty…!” Sapo e mbaroi punën e asaj mbrëmjeje aty ku shërbente, Hajria e mori Hyrën në shtëpinë e saj bujare.

*Ibrahim Hajdarmataj Antar i Komitetit Kombwtar O.V.P të LANÇ “NDERI I KOMBIT”

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Selman Sheme, autori i dhjetëra librave për Gjeografinë

Profesori i njohur shqiptar Selman Sheme është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Pedagogu i mirënjohur i Gjeografisë, autori i dhjetëra librave dhe studimeve shkencore për gjeografinë e Shqipërisë dhe të botës, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Selman Sheme, i lindur në Çamëri, autori i dhjetëra artikujve për këtë trevë shqiptar, ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës, Shkodrës dhe Tetovës.

Sheme është i mirënjohur edhe për aktivitetin e tij patriotik, ishte një ndër zërat më të fuqishëm të Çamërisë.

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” shkruan se ka hidhëruar jo vetëm komunitetin çam, por të gjitha ata që e njihnin.

Profesor Sheme përshkruhet si njeri i pazakonte, ndër të rrallët e këtij vendi, me kontribute të shquara në fushën e historiografisë, gjeografisë, religjionizmit, folklorit dhe pasurive materiale e kulturore të Çamërisë në veçanti, por edhe në studimet kombëtare shqiptare në tërësi.

Veprimtaria Shkencore

1. Monografi

‘Dinamika, struktura dhe lokacioni i Industrisë në Shqipëri’-(1991)

‘Kelmendi, vështrim gjeografik e turistik’-(1998)

‘Çamëria-Vëndi, popullsia dhe jeta ekonomike’-(2005)

‘Monumente Natyrore dhe Kulturore të Çamërisë’-(2007)

‘Gjeohapësira e Konispolit’-Studim regjional-(2009)

‘Epiri i Jugut – Camëria’-(2014)

‘Camëria-Vështrim Gjeopopullativ dhe Etnokulturor’-(2016)

‘Parqet Kombëtare të Shqiperisë’-(2018)

2. Tekste Universitare

‘Gjeografia Ekonomike e Përgjithshme’-(1983)

‘Gjeografia’-(1988)

‘Gjeografia Ekonomike e Shteteve’-(1990)

‘Hyrje në Gjeografine Regjionale’-(2005)

‘Gjeografia Humane e Shqipërisë’-(2008)

‘Gjeografia e Industrisë-(2012)

3. Tekste parauniversitare

‘Gjeografia Ekonomike e Shteteve’- (1977)

‘Gjeografia e Kontinenteve’ -(1991)

‘Gjeografia Rajonale e Botës’-(2002)

‘Gjeografia e Europës’-(2006)

‘Gjeografia e Kontimnentev jashtë Europës’-(2007)

‘Gjeografia’ klasa 7 (2008)

‘Gjeografia Rajonale e Botës’-(2010)

‘Gjeografia’ klasa 11 (2017)

‘Gjeografia’ klasa 12 (2018)

‘Gjeografia 11’ për Gjimnazin e SHSHGJ-së, Kosovë (2019)

‘Gjeografia 12’ per Gjimnazin e SHMN-së, Kosovë (2020)

4. Artikuj shkencorë të botuar ne revistat:’Studime Gjeografike’, ‘Studime Albanologjike’,’Studime Pedagogjike’, ‘Ekonomia dhe Tranzicioni’, ‘Albanica’,’Buletini Shkencor i USH’, ‘Shkodra në Shekuj’, ‘Etika’ etj. 52 (pesëdhjet e dy)

5. Referate dhe kumtesa mbajtur në Konferenca dhe Simpoziume Kombëtare dhe Ndërkombëtare. 46 (dyzet e gjashtë)

6. Studime dhe projekte 5(pesë)

7. Emisione shkencore Kombëtare dhe Regjionale të transmetuara në radio-televizione publike dhe private.(Tiranë, Shkodër, Prishtinë, Shkup,Tetovë, Athinë, Trieste, Neë York (SHBA) 45(dyzet e pesë)

8. Artikuj shkencor divulgativ te botuar ne shtypin e perditshem dhe periodik per Gjeografine e Trojeve Shqiptare. 62(gjashtëdhjet e dy)

9. Udhëheqje ‘Doktoratash’ dhe ‘Magjistraturash’ 28(njëzet e tetë)

10. Oponenca Mikrotezash dhe doktoratash 43(dyzet e tre)

11. Recensione dhe oponenca të teksteve mësimore 24 (njëzet e katër)

Imzot Joan Pelushi- kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të kishës së nëndheshme.. Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e reabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale.
Në vitin 1990 u largua nga Shqipëria për në USA ku kreu studimet në teologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, ku u diplomua me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993.
Qysh në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në rindërtimin e Kishës, ai kontaktoi Kryepeshkopin Anastas dhe i parashtroi vendimin e tij për tu kthyer në Shqipëri, në një kohë kur të gjithë donin të largoheshin nga vendi. Kjo dëshirë dhe ky vendim u prit më gëzim nga Kryepeshkopi, i cili e inkurajojë dhe e përgëzoi.
Në Shtator të atij viti u kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në 27 Shkurt 1994 u dorëzua dhjakon dhe në 4 Dhjetor prift, duke vazhduar të jepte mësim në Akademinë Teologjike. Në 1995 shkon përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA.
Për rezultate të larta në sezonin akademik 1995-1996 ishte në Listën Kombëtare të Dekanit (The National Dean’s List), ku shkruhen emrat e studentëve më të mirë të të gjithë universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1996 u ngrit në rangun e arkimandritit.
Në vitin 1997 u diplomua përsëri me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston. U kthye në Shqipëri ku u emërua dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse, detyrë në të cilën qëndroi nga viti 1996 deri në 1998, deri sa u emërua Mitropolit.
Në vitin 1998 u zgjodh dhe u dorëzua peshkop, si mitropolit i Korçës, duke vazhduar të ishte përsëri pedagog në Akademinë Teologjike.
Ai ka përgatitur tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë studimorë të huaj dhe të vendit.
Përveç gjuhës së tij amtare shqipes, zotëron anglishten, frëngjishten italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinishten dhe hebraishten.
Ka përkthyer disa libra teologjikë në shqip, përfshirë edhe përkthime të vështira nga etërit e kishës, si “Mbi Shpirtin e Shenjtë” të Vasilit të Madh, një libër i cili është bazë në zhvillimin e doktrinës së krishterë.
Kontributi në këto përkthime është në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, sepse ka pasur mangësi në literaturën shqipe në këtë fushë.
Kontributi i Imzot Joan Pelushit në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studjues të vendit dhe të huaj. Joan Pelushi ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.
Në vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon të drejtojë Revistën periodike “Tempulli”, që është bërë tashmë një nga revistat më serioze në fushën studimore dhe kulturore, ku marrin pjesë intelektualë, studjues dhe albanologë nga më të njohurit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga jashtë vendit.
Ai është jo vetëm kryetari i redaksisë së revistës, por edhe një nga kontribuesit kryesor në shkrimet e saj.
Gama e shkrimeve është e gjërë: në fushën e kulturës, përkthimeve, shkencës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, së kritikës së artit, të figurave të shquara të vendit dhe historisë kulturore të vendit tonë, rajonit dhe më gjerë.
Ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë takime ndërkombëtare, si referues dhe si pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave dhe mesazheve të ndryshëm.
Ka përfaqësuar në nivel të lartë Kishën Ortodokse Botërore në shumë grupe pune të Këshillit Botëror të Kishave dhe ishte një nga anëtarët e grupit të rëndësishëm të punës (Joint Working Group) me një mandat pesëvjeçar për hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike.
Ka përfaqësuar, po në nivel të lartë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në konferenca dhe takime të rëndësishme ndërkombëtare, si referues dhe si përfaqësues.
Përfaqësoi, gjithashtu, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë pothuajse një dekade, në hartimin e dokumenteve shumë të rëndësishëm për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016, në Kretë.
Vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun shumë të rëndësishëm ndërmjet Kishave Orthodhokse dhe asaj Romano-Katolike, si edhe ndërmjet Kishave Orthodokse dhe Kishave Orientale.
Është ftuar si lektor në dhjetra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të madh sidomos në fushën e teologjisë, historisë dhe filozofisë.
Ftohet në shumë vende, përfshirë universitete, shkolla teologjike, seminare, takime ndërkombëtare, si të krishtera ashtu edhe ndërfetare, për leksione të ndryshme. Është nderuar me medalje dhe urdhra të ndryshëm nga nga shumë Kisha Ortodokse në botë.
Jep një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe humanitare të qytetit të Korçës, si në fushën studimore dhe kulturore, ashtu edhe në atë humane.
Ftohet shpesh për referime dhe biseda në Universitetin e Korçës dhe në shkolla të tjera të rëndësishme të qarkut.
Me inisiativën e tij është hapur një mencë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, e cila funksionon prej tashme 27 vjetësh. Kontributi i tij nuk është vetëm në fushën kulturore, shkencore dhe humanitare të qarkut të Korçës, por edhe në atë të forcimin të bashkëjetesës, të dialogut ndërfetar dhe të formimit atdhedashës.
Për këto kontribute të shquara është nderuar duke u shpallur në 23.07.2003 “Qytetar Nderi i Qarkut Korçë” me motivacionin “Për kontribut të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. Shkencëtar, botues, përkthyes i librave teologjikë në gjuhën shqipe.
Ndihmues në emancipimin dhe vëllazërimin qytetar për Qarkun e Korçës dhe më gjërë.” Në 18.08.2008 është shpallur nga Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për merita të shquara për ringjalljen e besimit si dhe për veprat e shumta në fushën humane dhe sociale”.
Në 23.07.2018 Universiteti “Fan S. Noli” Korçë i jep titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist i madh, përkthyes, themelues i revistës periodike “Tempulli”, duke dhënë ndihmesa të shquara në fushën e kulturës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, albanologjisë etj.; bashkëpuntor i ngushtë dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit të tij si Mitropolit i Korçës”.
Në 29.05.2019, Bashkia Tiranë i jep Çertifikatë Mirënjohje me motivacion: Si një vlerë me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, si shembulli më model i promovimit të paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Respekt dhe mirënjohje pafund për tërë kontributin e tij të shquar në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë.

Albana Alimehmeti Kepi (Alba Kepi) Gazetare, shkrimtare, aktiviste në mbrojtje të identitetit historik të Tiranës

Anëtare e Partisë Demokratike prej vitit 1996 e pjesë aktive qysh prej viteve ’90 e strukturës së kësaj force politike në atë që aktualisht quhet Njësia Vendore numër 9.

Lindur e rritur në një familje autoktone tiranase, po në Njësinë 9 të Tiranës, e shtresës së pronarëve dhe sipërmarrësve të Tiranës në fillim vitet ‘900 me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e zhvillimin e qytetit.

Stërmbesë e Muharrem Lleshit, pushkatuarit nga komunistët në eventin më dramatik të historisë së Tiranës e quajtur “Masakra e Tiranës”, e nëntorit të 1944. Muharrem Lleshi ishte patriot, antikomunist, atdhetar e nacionalist, është vlerësuar nga Presidenti i Republikës Martir e Nderi i Kombit.

Stërmbesë e klerikut, atdhetarit, mësuesit Ramazan Cali, emrin e të cilit mban sot një rrugë e Tiranës po në Njësinë 9, i vlerësuar nga Presidenti i Republikës “Për Veprimtari Patriotike”.

Mbesë e të burgosurit politik nga komunistët, tregtarit e sipërmarrësit Qazim Alimehmeti, i dënuar me 12 vite burg nga diktatura. Qe një nga ekspertët më të mirë të industrisë dhe sipërmarrjes së tekstileve në Tiranën e fillim viteve ‘900 me eksperiencë bashkëpunimi profesional me Italinë e Greqinë, i arrestuar më 1952 nga regjimi komunsit i cili i sekuestroi familjes së Qazim Alimehmetit pasuritë, pronat e tokat.

Alba është vajza e madhe e gazetarit e shkrimtarit të njohur Bedri Alimehmeti i ndarë mga jeta me 2023, i vlerêsuar “Mjeshtêr i Madh”, e “Fisnikëria Tiranse” nga i cili ka trashêguar pasionin për krimtajrinë e gazetarinë dhe amanetin për të mbrojtuar identitetin historik të qytetit të vendlindjes Tiranë.

Bashkëshorte e nënë e dy djemve pêr të cilët thotë se janë mbështetja e saj më e fortë.

Rritur e formuar me frymën e antikomunizmit, antidiktaturës e idealet e së djathtës që bazohet në pilastrat e shenjta të lirisë së individit, të profesionit, të drejtat njerëzore, identitare, familjes e pronës.

Fotmimin e parë universitar e ka kryer në Fakultetin Histori-Filologji. Me profesionin Historiane lektore, ka punuar në studime shkencore, analiza e rekuperime të materialeve dokumentare e arkivore, të manipuluara nga diktatura komuniste, mbi zbardhjen e të vërtetave të historisë së qytetit të lindjes Tiranë e të patriotëve të trevës tiranase.

Autore e shumë aktiviteteve e materialeve të publikuara në media mbi figurat patriotike të Tiranës antikomuniste.

Si historiane e pjesë e grupeve studimore të ekspertëve, ka punuar për ngritjen e Pavionit të Genocidit në Muzeun e Tiranës me kontribut në mbledhjen e materialeve muzeale, dëshmive historike të martirëve të pushkatuar, të burgosurve e të persekutuarve nga regjimi komunist, si dhe mjaft ekspozitave historike etnografike për evidentimin e identitetit e kontributit autoktonas në qytetin e Tiranës.

Ështe një nga anëtaret e grupit të punës për kthimin në Muze e hapjen e Kullës së Sahatit si simbol i qytetit të Tiranës e identitetit urban, historik e arkitektonik të tij.

Në vitin 2000 emigron në Itali, në qytetin Romë.

Ka kryer formimin në Profesionin Gazetari- Reporter. E nisi bashkëpunimin si gazetare redaktore me organizatën Free Lance International Press.

Është specializuar në Universitetin San Tommaso D’Aquino, Angelicum në Romë, në shkencat sociale.

Është specializuar në Journalism and Public Information, pranë United Nations Interegional Crime and Justice, Institutit Ndërkombëtar i OKB mbi analizën ndaj krimit e drejtësisë, UNICRI.

Është specializuar në te drejtat e gruas e fëmijëve në sistemin e punës pranë ILO, International Labour Organization.

Prej viteve 2000 është pjesë aktive e medias shqiptare me analiza, publikime, informacione në shtypin e shkruar e televiziv, bazuar në misionin e shenjtë të gazetarisë: e vërteta.

Për disa vite rradhazi ka bashkëpunuar me Gazetën Standart e prej vitit 2013 si korrespondente nga Italia për UTV News.

Më pas prej vitit 2015 nisi bashkëpunimin si gazetare, reporter për Italinë me RTV ORA e Ora News dhe me Syri Tv.

Gjatë dhjetëvjecarit të fundit është një nga zërat më të fortë të gazetarisë shqiptare duke përcjellë për publikun shqiptar megaskandalet më të mëdha të qeverisjes socialiste.

Raportimet e intervistat eskluzive që ka realizuar me Krerët më të lartë të Antikrimit, Antidrogës, Antimafias e Guardia di Finanza Italiane zbardhën të vërteten e fshehur nga regjimi socialiste se Shqipëria ishte kanabizuar, e se si, gati çdo natë, nga brigjet shqiptare niseshin drejt brigjeve italiane tonelata me marijuanë, kanabis e armë.

Në arkivin mediatik të mediave shqitpare janë të dokumentuara me qindra materiale e intervista që ka realizuar duke zbardhur të vërteta që mbaheshin fshehur se si dhe nëndetëse përgatiteshin nga shqiptarë për të trafikuar kokainë e drogë drejt Europës.

Raportet ekskluzive të përcjella e të dokumentuara i dhanë zë një aksioni opozitar, që mbahej nën heshtje publike, dhe zbardhën se në Shqipëri, afaret e drogës e të grupeve kriminale po orientonin ekonominë dhe po e mbushnin vendin me para të fituara nga aktivitete të paligjshme.

Ka përcjellë për mediat shqiptare dosjet më të nxehta që vijojnë të jenë dhe sot flamuri i betejës opozitare të Partisë Demokratike.

Mega opearcioni e dosja “Rosa dei venti”, që përcolli nën riskun e presionin më dramatik për familjen e dy djemtë e saj, zbardhi se si klani Habilaj përdorte makinën e Ministrit të Brendshëm Tahiri për të trafikuar kokainë e se si me urdhër institucional fikeshin radarët për të mos kontrolluar skafet e gomonet që niseshin me thasë me drogë drejt Italisë.

Nëse sot opinionin publik është i informuar mbi skandalin e inceneratorit falë aksionit opozitar të Partisë Demokratike, gjithçka nisi me zbardhjen e skandalit e operacionit të koduar “Isola Scaligera”, që gazetarja pëcolli nga Verona me dokumentet ekskluzive marrë nga Komuna e këtij qyteti, ku u zbardh se si elementë të klanit ndranghetist kalabrez Arena, kishin vënë nën zotërim menaxhimin e mbetjeve të Veronës me të cilat kishin nënshkruar kontratëtn kompania ECO Tirana, AGSM HOLDING e AMIA Verona.

Kjo dosje hodhi dritë për herë të parë mbi aferën e inceneratorit, landfillin e paekzistueshëm, parashikimet për ndërtimin të një hidrocentrali, si dhe të një deficiti financiar që Eco Tirana kishte ndaj Veronës e jo transparencën që këshillarët e Bashkisë së Veronës sinjalizonin çdo mbledhje me preokupimet mbi Tiranën.

Megaskandali i dosjes “Basso Profilo”, qe një nga dosjet më të nxehta që solli në mediat shqiptare, ku u evidentua se si klanet mafioze shqiptare e të huaja kishin shtrirë duart në ekonominë e Tiranës falë të të ashtuquajturve punëmbarues, të cilët kërkonin 20% për çdo tender publik, leje ndërtimi e afera të lidhura me Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë shqiptare.

Dosje e nxehtë që fakteqësisht u bllokua nga presioni politik qe dhe skandali që zbardhi mbi trafikun e pakigjshëm të ilaçeve në kohën e Covidt në të cilin u ndalua në Itali, djali i Ministrit Bledi Çuçi.

Një tjetër megaoperacion “Brasile low cost” që përcolli për publikun shqiptar zbardhi se si shqiptarët nuk quheshin më grupe por kartela kokaine e që në Amerikën Latine kishin marrë rolin parësor të kontratuesve të drejtpërdrejtë për aferat në Europë.

Po ashtu një tjetër megaskandal i zbardhur me dosjen “ Pizza Conection” përcolli për publikun shqiptar, ishte pastrimi i dhjetra miliona euro që një sipërmarrës palermitan, i cili vepronte për llogari të mafias siciliane Cosa Nostra po pastronte në një bankë në Tiranë, falë premtimeve korruptive me eksponentë të lartë të qeverisë socialiste në Shqipëri.

Me dhjetra intervista eskulzive që ka realizuar me eskpertët më të mirët të antikrimit ndërkombëtar kanë kontribuar në informimin e dokumentimin e një aksioni opozitar në nivel mediatik e publik.

Çdo ditë të punës si profesioniste gazetare e vë në shërbim të zbardhjes së të vërtetave ndaj një sistemi gjithnjë e më teknokratik e autokratik shqiptar.

Për punën profesionale e impenjimin e saj ne evidentimin e vlerave, traditës e historisë së qytetit është vlerësuar më 2022, nga Shoqata Tirana me titullin “Fisnikëria Tiranse”.
Pêr punën e impenjimin e saj profesional në gazetari është vlerësuar në Itali me “Çmimi Ndërkombëtar i Gazetarisë për vitin 2024”.

Aktualisht është Zëvendës Presidente e Urdhërit të Gazetarëve të Huaj në Itali e Presidente e Organizatës Botërore të Grave gazetare e shkrimtare, dega Itali.

Është autore librash e redaktore.

Aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e UGSHPD, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Diasporës me seli në Zvicër.

Jeta e Diasporës, problematikat e tyre, suksesi i emigrantëve shqiptarë në Itali e vota e Diasporës ka qënë pjesë e aktivitetit të saj profesional e civil gjatë viteve të fundit.

Me punën e profesionin e saj ka përcjellë për opionin publik shqiptar intervista me krerët më të lartë të qeverisë italiane gjatë 15 viteve të fundit.

Aktualisht është Këshilltare Bashkiake e Partisë Demokratike për Tiranën.

“Simbol i vlerave dhe idealeve”: Përvjetori i vrasjes së aktivistit Enver Hadri

Radio Evropa e Lirë

Enver Hadri, politikan dhe aktivist nga Kosova, u vra 35 vjet më parë në Bruksel nga shërbimi sekret serb e jugosllav, UDB.

Përveç përvjetorit të vrasjes, në këtë jubile, një gjykatë evropiane dha vulën përfundimtare se ai ishte viktimë e luftës për të drejtat e njeriut në Kosovë. Ai kishte azil politik në Belgjikë, ndërsa u vra nga struktura, prej të cilave kishte ikur, duke kërkuar mbrojtje në shtetin belg.

Teuta Hadri ishte 13 vjeçe kur, diku pas orës 19:00, kur transmetohej ditari kryesor në televizionet belge, e mori në telefon shoqja e shqetësuar, për t’i thënë se prindërit e saj kishin parë në lajme se babai i Teutës ishte vrarë.

E tronditur dhe duke mos dashur të besonte atë që dëgjoi, në ato momente në dyert e shtëpisë u shfaq policia belge për t’i kumtuar gruas se bashkëshorti i saj, Enveri, ishte vrarë.

Enver Hadri ishte aktivist nga Kosova. Në Belgjikë jetonte që nga viti 1972, ku themeloi Komitetin për të drejtat e njeriut në Kosovë. Ishte i përkushtuar që çështja e të drejtave të njeriut në Kosovë të përfshihej në agjendën ndërkombëtare.

U vra nga UDB-ja pikërisht për shkak të aktiviteteve të tij.

Historia tragjike e përsëritur e familjes

Historia e familjes Hadri është e shënuar me tragjedi dhe rezistencë për shkak të besimeve politike.

Personaliteti i babait të Teutës, Enverit, u formësua në një histori që ai nuk e kishte zgjedhur. Më 8 janar të vitit 1945, kur Enver Hadri i kishte vetëm katër vjet, babanë e tij, Islamin, e pushkatuan komunistët serbë e jugosllavë.

Teuta, më e vogla nga katër fëmijët e Enver Hadrit, sot është 48 vjeçe, aq sa ishte babai i saj në momentin e vrasjes, më 25 shkurt të vitit 1990.

Teuta Hadri mban gazetën belge Le Soir, e cila ia kushtoi botimin e fundjavës babait të saj të vrarë, Enver Hadrit.

Teuta Hadri mban gazetën belge Le Soir, e cila ia kushtoi botimin e fundjavës babait të saj të vrarë, Enver Hadrit.

Në emër të familjes, vetëm Teuta flet për gjyqin.

Prej vitesh ka qenë aktive me proceset e vrasësve të babait të saj. Ajo tregon se e gjithë përvoja gjatë këtyre viteve i ka shërbyer si një fakultet i juridikut.

“Jeta jonë ka ndryshuar nga ai moment. E kultivoj trashëgiminë dhe vlerat që ai i la pas. Është një krenari për ne që emri i tij nuk harrohet. Ai nuk ishte vetëm babai ynë, por një simbol vlerash dhe idealesh”, thotë Teuta Hadri gjatë bisedës për Radio Evropën e Lirë (REL). Teuta ka diplomë masteri në Sociologji dhe tani punon për të drejtat e azilkërkuesve në Belgjikë.

Ajo ende jeton në të njëjtën shtëpi, në stilin e ashtuquajtur “Maison de maître” (Shtëpia e mjeshtrit), nga periudha neoklasike, e fundshekullit XIX ose fillimit të shekullit XX. Këto shtëpi karakterizohen nga tavane të larta, fasada simetrike, dritare të mëdha dhe ambiente të bollshme.

Shtëpia ndodhet në Bruksel, në Rrugën e Shqipërisë (Rue de l’Albanie). Në të njëjtën shtëpi, dekada më herët, kishte jetuar edhe Faik Konica, shkrimtar, publicist dhe diplomat shqiptar, një nga mendimtarët më të shquar të Rilindjes Kombëtare.

Ndërtesa e shtëpisë tani ka dy pllaka përkujtimore me emrat e Konicës dhe Hadrit.

Ndërtesa në Bruksel ku ka jetuar Hadri mban dy pllaka përkujtimore: atë të shkrimtarit shqiptar, Faik Konica, pasi edhe ai kishte jetuar aty, dhe të aktivistit kosovar, Enver Hadri.

Ndërtesa në Bruksel ku ka jetuar Hadri mban dy pllaka përkujtimore: atë të shkrimtarit shqiptar, Faik Konica, pasi edhe ai kishte jetuar aty, dhe të aktivistit kosovar, Enver Hadri.

Vrasja dhe procesi gjyqësor

Enver Hadri u vra më 25 shkurt 1990 në kryeqytetin e vendit ku më 1972 ai kishte kërkuar mbrojtje pas përndjekjes nga shteti serb.

Në Bruksel, në mes të ditës, jo shumë larg nga shtëpia e tij, ndërsa ai ishte në timon dhe ndaloi në një semafor të kuq, u ndal një veturë tjetër nga e cila ulen xhamat e dritareve. Nga aty qëllohet me armë në Hadrin. Në veturë, Hadri kishte listën e shqiptarëve të vrarë në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Parlamentin Evropian.

Aktivisti Enver Hadri.

Aktivisti Enver Hadri.

Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 17:00, ndërsa familja, sipas fjalëve të Teuta Hadrit, u informua për vrasjen e tij më shumë se dy orë më vonë.

Në automjetin nga i cili Hadri është qëlluar, sipas dokumenteve gjyqësore, ishin katër persona: Veselin Vukotiq, Andrija Drashkoviq, Andrija Lakoniq dhe Darko Ashanin.

Vrasja ishte urdhëruar nga Bozhidar Spasiq, pjesëtar i shërbimit sekret serb.

Andrija Lakoniq dhe Darko Ashanin janë vrarë në Serbi gjatë viteve ’90 në larje hesapesh.

Personat e tjerë, përgjegjës për vrasjen e Hadrit, janë dënuar dy herë me burgim të përjetshëm për këtë vrasje.

Procesi i parë gjyqësor u mbajt në vitin 2016.

Bozhidar Spashiq, ish-anëtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, janë gjykuar në mungesë dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm për këtë vrasje.

Vukotiq dhe Drashkoviq kanë deponuar ankesë kundër vendimit të këtij gjyqi.

Bozhidar Spashiq, urdhërdhënësi i vrasjes, nuk është ankuar kundër vendimit gjyqësor të vitit 2016. Kur nisi procesi i dytë gjyqësor, në janar të vitit 2025, Spasiq u paraqit në mediat serbe, të cilat kanë politika editoriale të ngjashme me ato të presidentit aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

Procesi i dytë gjyqësor ndaj Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviqit, i mbajtur gjatë janarit të këtij viti, gjithashtu u zhvillua në mungesë të këtyre dyve.

Për gjykimin e dytë, Andrija Drashkoviq angazhoi avokatët më të njohur në Belgjikë, të ashtuquajturit “peshkaqenë”. Një nga ta është Sven Mari, i cili mbron terroristin e njohur në Belgjikë, Salah Abdeslam, i akuzuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të vitit 2015, dhe në Bruksel, marsin e 2016-ës.

Të dy gjykimet për vrasjen e Enver Hadrit janë zhvilluar në Gjykatën e Jurisë – instancë e lartë penale që trajton krime të rënda si vrasjet, krimet kundër shtetit apo tradhtinë. Vendimi merret nga një juri popullore dhe gjyqtarë profesionalë.

Juria përbëhet nga 12 persona.

“Në dy raste të ndara, 12 persona erdhën në të njëjtin përfundim. Pra, 24 persona të ndryshëm, me prapavija të ndryshme, psikologji apo jetë private të ndryshme, marrin dy vendime identike, në një periudhë 9-vjeçare”, tha Sokol Vlahnji, një nga avokatët e familjes Hadri.

Ku strehohen Vukotiq e Drashkoviq?

Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq aktualisht gjenden në Serbi.

Sipas fletarrestimit ndërkombëtar të lëshuar nga Belgjika, Andrija Drashkoviq u arrestua në Split të Kroacisë në vitin 2015.

Atij i është lejuar që të presë ekstradimin në një dhomë hoteli. Të njëjtën ditë ai u arratis në Serbi.

Nga Prokuroria belge është thënë se nuk presin ekstradimin e Vukotiqit dhe Drashkoviqit, pasi ligjet e Serbisë nuk lejojnë dorëzimin e shtetasve të vet në Belgjikë.

Konteksti politik e historik

Enver Hadri u vra një vit pas suprimimit të autonomisë së Kosovës – krahinës së atëhershme serbe e jugosllave. Shumica shqiptare në Kosovë, me atë rast, u privua nga të drejtat bazike, përfshirë arsimin, mediat dhe çdo lloj jete sociale apo kulturore.

Në Belgjikë, Hadri organizonte protesta për ta përçuar në institucionet relevante ndërkombëtare atë që po ndodhte në Kosovë. Ishte kjo periudhë kur kanalet informative kontrolloheshin nga Beogradi.

“Me babin isha kudo. Më merrte nëpër protesta që i organizonte. Më mësoi ta kultivoj dashurinë ndaj Kosovës dhe kulturës sonë. Mbi të gjitha, më ka mësuar të mos e urrej askënd”, tregon Teuta, e cila e ka ndihmuar rregullisht babanë në përpilimin e letrave dhe komunikatave, pasi frëngjishtja e saj ishte më e mirë, falë shkollimit në Bruksel.

Aktivisti Enver Hadri me të bijën, Teutën.

Aktivisti Enver Hadri me të bijën, Teutën.

Srgjan Cvijiq me vite ka hulumtuar vrasjet politike në Belgjikë, përfshirë edhe vrasjen e Enver Hadrit. Aktualisht, është duke përfunduar edhe librin mbi këtë temë. Ai konsideron se vrasja e Hadrit ndodhi në mes të tensioneve të shkaktuara pas shfuqizimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Lobimi i Hadrit për Kosovën në Evropë, sigurisht mori vëmendjen e Beogradit”, thotë Cvijiq.

Ai i mohon pretendimet e Bozhidar Spasiqit se Hadri u vra për shkak se po përgatitej për një atentat ndaj Sllobodan Millosheviqit. Ky aludim, sipas Srgjan Cvijiqit, është absolutisht i pabazë. Sipas tij, këto pretendime janë pjesë e një fushate dezinformimi të UDB-së, të cilën e kishte përsosur edhe pjesëtari i kësaj strukture, Bozhidar Spasiq.

“Më e mundshme duket teoria e shfaqur nga një prej dëshmitarëve gjatë hetimeve, se strategjia e UDB-së ishte që, përmes likuidimit të intelektualëve shqiptarë, të goditet lëvizja kombëtare”, thotë Cvijiq.

Një dëshmitar i mbrojtur në Tribunalin e Hagës në procesin ndaj Millosheviqit, me kodin C-048, kishte deklaruar se likuidimet e aktivistëve kosovarë në Evropë ishin bërë me porosi të shërbimit sekret jugosllav.

Duke dëshmuar në prill të vitit 2003, ky dëshmitar konfirmoi se Veselin Vukotiq vetë kishte pranuar se e ka vrarë Enver Hadrin.

Ai shpjegoi se politika e përgjithshme e shërbimeve sekrete jugosllave ishte likuidimi i intelektualëve shqiptarë, sepse secila humbje e secilit intelektual do t’i dëmtonte shqiptarët e Kosovës.

Millosh Vasiq, që merrej me gazetari hulumtuese, serbe e jugosllave, kishte shkruar në vitin 2016, se vrasja e Hadrit ishte “aventura e fundit e UDB-së së ‘çoroditur’”.

Funerali i aktivistit Enver Hadri në Belgjikë më 1990.

Funerali i aktivistit Enver Hadri në Belgjikë më 1990.

UDB-ja ishte shërbimi sekret i Jugosllavisë, i formuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte i njohur për operacionet e fshehta dhe aktivitete të spiunazhit, në shërbim të mbrojtjes së regjimit komunist dhe mbikëqyrjen e kundërshtarëve politikë. UDB-ja operoi si një aparat represiv dhe përdorte metoda të dhunshme për të shtypur çdo formë të opozitës dhe disidencës, përfshirë edhe likuidimin e kundërshtarëve politikë.

Në fund të viteve ’80, shërbimi ra kryesisht në duar të nacional-populistëve të udhëhequr nga Millosheviqi, i cili e mori pushtetin në Serbi.

Gjatë viteve ’70, saktësisht nga viti 1972, sipas Srgjan Cvijiqi, pati një shtim të numrit të vrasjeve të emigrantëve jugosllavë nga ana e UDB-së.

Qysh atëherë, ky shërbim, për atentatet e ndryshme, angazhoi kriminelët ordinerë që në këmbim fitonin imunitet nga persekutimi në Jugosllavi.

“Për shkak të këtyre praktikave, ndodhi kriminalizimi i shërbimit sekret federativ. Është gjithashtu interesant që shumë prej autorëve të këtyre vrasjeve u bënë kryekomandantë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi”, pohon Cvijiq.

Verdikti i Gjykatës në Belgjikë për rastin Hadri është i pari në histori për vrasjen e një aktivisti të diasporës nga Kosova.

Varri i aktivistit të të drejtave të njeriut në Kosovë, Enver Hadri, ku është gdhendur thënia "Kosova është gjaku ynë i që nuk falet".

Varri i aktivistit të të drejtave të njeriut në Kosovë, Enver Hadri, ku është gdhendur thënia “Kosova është gjaku ynë i që nuk falet”.

Teuta Hadri vlerëson se aktgjykimi është një triumf jo vetëm për familjen Hadri, por edhe për të gjithë aktivistët nga Kosova që ishin aktivë gjatë viteve të emigracionit dhe që u vranë nga UDB-ja për shkak të aktiviteteve të tyre.

“Ky gjykim, në aspektin simbolik, nuk është vetëm për babin tim. Kjo është një procedurë për të gjithë ata që humbën jetën për lirinë. Kam parasysh këtu vëllezërit Gërvalla, Kadri Zekën, Vehbi Ibrahimin… Të gjithë ata u angazhuan dhe u sakrifikuan. Në zemrën time, nuk e kam bërë këtë vetëm për babin tim, por për të gjitha viktimat e një regjimi autoritar”, thotë Teuta Hadri.

 

 

 

 

 

Fjala e fundit e Ahmet Hoxhës para skuadrës së pushkatimit- Nga Bedri BLLOSHMI


Ahmet Hoxha ishte nga Kolonja e Gjirokastrës. Ai e kaloi gjithë jetën në burg. Është arratisur dy herë nga burgjet; një herë në Laç dhe një herë në Spaç.

Në arratisjen e dytë, ai iku në këmbë nga Spaçi deri në Drinin e Zi bashkë me Sali Çakon i cili kishte ushtarak në Dibër dhe e njihte mirë zonën dhe kufirin. Aty i kapën dhe i dërguan në Degën e Punëve të Brendshme Rrëshen ku kryetar Dege ishte Skënder Lika. Pasi nxjerrin në gjyq Ahmetin e dënojnë me vdekje, pushkatim.

Në mesnatën e 31 janarit të vitit 1979 Ahmet Hoxhën e çojnë në Kthesën e Kaçinarit, Varianti i Druve për ta pushkatuar.

E çojnë para gropës që e kishin bërë gati për ta pushkatuar dhe i kërkojnë fjalën e fundit.

Ja cila ishte fjala e fundit e Ahmet Hoxhës para pushkatimit:
“Unë e kam urryer këtë regjim që në fillim se është një regjim që ka ardhur në fuqi me gjak dhe prandaj nuk e dua. Kam qenë armik i këtij pushteti dhe i kësaj partie dhe jam armik i kësaj partie se ka ardhur në fuqi me gjak dhe me gjak e ka mbajtur, por edhe me gjak do mbarojë”

Elon Musku dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

VOA Alex Gendler

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fushatave dhe nismave politike, pak individë në historinë amerikane kanë marrë një rol kaq personal dhe publik në politikë sa miliarderi Elon Musk.

Edhe para zgjedhjeve të vitit 2024, miliarderi me origjinë nga Afrika e Jugut shpesh ndërvepronte me qeverinë amerikane nëpërmjet kompanive të tij. Firma e tij e prodhimit të makinave elektrike ‘Tesla’ ka marrë subvencione për energjinë e gjelbër, ndërsa kompania e tij ‘Space X’ ka kontrata të shumta me NASA-n dhe ushtrinë amerikane për të ofruar shërbime të lëshimit të anijeve kozmike në hapësirë, zhvillimin e automjeteve dhe operimin e fluturimeve.

Nëpërmjet ‘SpaceX’, zoti Musk gjithashtu luajti rol kyç në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmit të Rusisë. Ai ofroi terminale interneti satelitore ‘Starlink’ për forcat ukrainase. Përfshirja e zotit Musk në luftë u bë arsye për shqetësim pasi dolën raporte se ai po merrte drejtpërdrejt vendime në lidhje me përdorimin e terminaleve dhe ishte në kontakt të drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.

Miliaderi Musk arriti të sigurojë një rol edhe më të dukshëm në media pas blerjes në vitin 2022 të platformës së mediave sociale ‘Twitter’, e cila ishte bërë një platformë ku gazetarët, kompanitë dhe zyrtarët qeveritarë bënin njoftime publike dhe angazhoheshin në diskutime së bashku me përdoruesit e rregullt.

Duke e riemërtuar platformën nga ‘Twitter’ në ‘X’, zoti Musk rishikoi politikat e verifikimit dhe moderimit të përmbajtjes për të luftuar atë që ato e përshkroi si paragjykime të të majtëve. Në kuadër të kësaj ai riktheu në funksion profilin e Presidentit Donald Trump si dhe llogari të shumta që ishin ndaluar për shkak të gjuhës së urrejtjes. Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afroheshin, zoti Musk e përdori platformën për të mbështetur politikat e zotit Trump, duke bërë më pas fushatë së bashku me të, si dhe duke qenë i pranishëm pranë tij gjatë telefonatave me udhëheqës të huaj.

Përfshirja e zotit Musk arriti kulmin me emërimin e tij si kreu i një komisioni të ri për efikasitetin e qeverisë, i emëruar sipas një publikimi në internet dhe kriptomonedhës që zoti Musk i kishte bërë reklamë më parë.

Ndërsa përfshirja e zotit Musk në politikën e Shteteve të Bashkuara mund të jetë e pazakontë tani, ajo kujton epokat e mëparshme kur drejtuesit e bizneseve të mëdha ushtronin ndikim të madh mbi zhvillimet në vend.

J.P. Morgan (1837-1913)

Pasi karrierës së hershme në tregun e aksioneve në ‘Wall Street’, John Pierpont Morgan fitoi famë duke riorganizuar industrinë e lulëzuar të hekurudhave gjatë Luftës Civile. Duke organizuar konferenca mes kompanive hekurudhore dhe duke konsoliduar ato ku ishte vetë aksioner, ai ndihmoi në krijimin e një sistemi të integruar hekurudhor, një praktikë që e përsëriti më vonë me industrinë e çelikut në vend.

Kur kriza ekonomike e vitit 1893 i la Shtetet e Bashkuara pothuajse pa rezerva ari, kompania e zotit Morgan ndërhyri për të ndihmuar qeverinë, duke e furnizuar me ar në këmbim të bonove të thesarit.

Më pas, në vitin 1907, kur një tjetër krizë financiare kërcënoi të rrënonte bankat e vendit, zoti Morgan u vlerësua përsëri për shpëtimin e vendit duke bashkuar drejtuesit e bankave dhe duke i detyruar ata të binin dakord për një plan të përbashkët stabilizimi.

Ai mbahet mend si një biznesmen serioz, që i dha përparësi stabilitetit mbi spekulimet dhe mbështeti spitalet, muzetë dhe universitetet përmes aktivitetit të tij filantropik. Megjithatë, veprimet e tij në industrinë hekurudhore dhe atë të çelikut krijuan monopole që frymëzuan ligjet më të hershme kundër monopolit në vend.

Për më tepër, fakti që qeverisë amerikane dy herë iu desh të mbështetej tek një biznesmen privat për të shpëtuar financat e saj, u bë një shkak i madh shqetësimi, duke çuar në krijimin e Rezervës Federale (Bankës Qendrore).

Henry Ford (1863-1947)

Henry Ford është më i njohur për prodhimin e automobilit të parë për masat, duke e bërë atë që ishte më parë një produkt luksoz, të përballueshëm për konsumatorin mesatar. Ai gjithashtu njihet për popullarizimin e linjave të prodhimit, për vendosjen e jë orari të rregullt 40 orë pune në javë, si dhe për standarde të larta pagash, me arsyetimin se punëtorët e mirëpaguar dhe të lumtur do të ishin më produktivë dhe të aftë për të blerë makinat që prodhonte ai.

Henry Ford besonte se industria dhe konsumi jo vetëm që do të zhvillonin ekonominë, por do të nxisnin paqen në botë, duke bërë fushatë aktive kundër luftës si humbje produktiviteti. Pasi nuk arriti të parandalonte hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore, zoti Ford ndihmoi me përkushtim përpjekjet e luftës dhe zbuti aktivizmin e tij. Ai kandidoi për në Senat më 1918, një garë që e humbi me rezultat të ngushtë.

Megjithatë, jo të gjitha aspektet e reputacionit të zotit Fordit kanë mbetur pozitive. Qasja bujare e manjatit ndaj punonjësve të tij u zhvillua njëkohësisht me kundërshtimin e tij të palëkundur ndaj përpjekjeve për themelimin e sindikatave dhe mbajtjes së grevave të punëtorëve, të cilat u shtypën me forcë.

Qëndrimi i tij kundër luftës kishte gjithashtu një anë më të errët. Zoti Ford ishte veçanërisht antisemitik dhe besonte se hebrenjtë ishin përgjegjës për Luftën e Parë Botërore, si dhe për sëmundje të shumta në shoqërinë amerikane. Pasi bleu gazetën ‘Dearborn Independent’ më 1918, zoti Ford e përdori atë për të botuar teori të shumta konspirative antisemitike. Ai ndaloi vetëm pas kërcënimeve për bojkot kundër kompanive të tij.

Si pjesë e Komisionit që vë Amerikën të Parën, zoti Ford bëri fushatë kundër përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore dhe vazhdoi të bënte biznes me Gjermaninë naziste deri në shpalljen e luftës në vitin 1941 nga Uashingtoni.

William Randolph Hearst (1863-1951)

Pronari i gazetave ‘San Francisco Examiner’ (SFE) dhe ‘New York Morning Journal’ (NYMJ), William Randolph Hearst ndërtoi një perandori mediatike. Ai ishte pionier i një forme të raportimit sensacionalist që u bë e njohur si ‘gazetaria e verdhë’. Raportet e ekzagjeruara të NYMJ për dhunën koloniale të Spanjës në Kubë ndezën opinionin amerikan dhe shtuan thirrjet për të ndërhyrë. Kur Kongresi përfundimisht i shpalli luftë Spanjës më 1898, zoti Hearst personalisht udhëtoi në Kubë për të njoftuar mbi konfliktin.

Operacionet mediatike të zotit Hearst do të zgjeroheshin më vonë në dhjetëra gazeta në qytete të shumta, si dhe në revista dhe botues librash.

Pasi vendosi të merrej me politikë, zoti Hearst shërbeu për një kohë të shkurtër në Dhomën e Përfaqësuesve si ligjvënës nga qarku i 11-të i Nju Jorkut. Më vonë humbi zgjedhjet me një rezultat të ngushtë për kryetar bashkie dhe për guvernator të Nju Jorkut. Gazetat e tij kishin botuar editoriale që denonconin me gjuhë të ashpër Presidentin William McKinley dhe ai u fajësua për nxitjen e vrasjes së Presidentit McKinley më 1901.

Fillimisht një populist me qëndrime progresive, zoti Hearst u zhvendos drejt një politikani të krahut të djathtë në vazhdën e Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit Rus të vitit 1917. Ndërsa denoncoi politikat e Presidentit Franklin Delano Roosevelt si anti-amerikane, zoti Hearst shprehu admirim për Hitlerin dhe botoi artikuj nga udhëheqësi gjerman. Megjithatë, zoti Hearst mbështeti hyrjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore pas sulmit në Pearl Harbor, duke mbështetur qëndrime anti-aziatike dhe internimin e amerikano – japonezëve.

Sot, zoti Hearst mbahet mend si frymëzimi i vërtetë për filmin ‘Qytetari Kane’, i cili u realizua ndërsa ishte gjallë dhe të cilin ai u përpoq ta ndalonte.

Përfundim

Manjatët që formësuan politikën amerikane në epokat e kaluara frymëzuan admirim dhe polemika, ndikimi i tyre u bë i qartë vetëm më pas, me kalimin e viteve. Mbetet për t’u parë nëse ndikimi i zotit Musk do të jetë më i gjatë se administrata e Presidentit Trump dhe nëse manjatë të tjerë të kohërave moderne do të ndjekin shembullin e tij.


Send this to a friend