VOAL

VOAL

Sergej Ignashevich i jep fund karrierës në futboll

July 8, 2018

Komentet

Ronaldo bëhet gati për tërheqjen nga futbolli: Viti im i fundit që luaj, dua të shijoj gjithçka që kam fituar

Cristiano Ronaldo po i afrohet fundit të karrierës së tij si futbollist. Ylli portugez ka zbuluar në një intervistë për “Vogue” se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e tij.

40-vjeçari tha se ka menduar edhe për jetën pas futbollit dhe se ka planifikuar aktivitete të shumta që do ta mbajnë të angazhuar.

“Ky ndoshta do të jetë viti im i fundit si lojtar futbolli. E kam planifikuar të gjithë të ardhmen time dhe është shumë e rëndësishme ta bëj këtë. Kam shumë gjëra që do të më mbajnë të zënë, deri në atë pikë sa është e vështirë t’ju them vetëm një gjë. Thjesht i kam planifikuar të gjitha”, tha Ronaldo.

Ylli portuges pranoi se fundi i futbollit mund të krijojë një boshllëk të madh në jetën e tij, ndaj dëshiron ta mbushë kohën me udhëtime, sport dhe aktivitete të tjera.

“Kur futbolli mbaron, mund të lërë një boshllëk të madh dhe duhet ta mbushni kohën tuaj me gjëra të ndryshme të planifikuara… jo vetëm me një gjë. Jam gati të shijoj më shumë veten, të udhëtoj më shumë, të shikoj dhe të luaj padel, të cilin e dua shumë. Kështu që dua të vazhdoj të shijoj atë që kam fituar… dhe atë që kemi fituar së bashku. Sepse ishin 25 vjet të mbushura me shumë aktivitete të përditshme”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Kryeministri Kurti i dha flamurin shtetëror ekipit që do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Prishtinë, 16 gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i dha flamurin shtetëror ekipit që do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në Itali.

Pasi u ofroi mbështetje, kryeministri Kurti theksoi se pas secilës medaljeje, cilësdo fitoreje dhe çdo flamuri të Kosovës që është ngritur në arenat ndërkombëtare, qëndrojnë vite pune, sakrifice, disipline dhe besimi, vlera këto që sporti i kultivon më së miri dhe të cilat i duhen edhe shoqërisë sonë.

“Sportistët tanë kanë dëshmuar se, pavarësisht madhësisë së vendit, mund të kemi rezultate të mëdha. Në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, ata kanë bërë që emri i Kosovës të dëgjohet, flamuri shtetëror të valëvitet dhe himni të intonohet me krenari” , tha kryeministri Kurti.

Duke i uruar sportistët për përfaqësimin në Taranto, kryeministri Kurti tha se fitorja është e rëndësishme, por mënyra se si luftojmë për të është ajo e cila na përcakton.

“Kur të hyni në arenat e Tarantos, do të jeni aty si sportistë të Kosovës, por edhe si ambasadorë të vendit tuaj. Ballafaqohuni për Republikën e Kosovës me dinjitetin që e meriton”, tha ai, duke uruar që nga atje të kthehen me krenari, me përvoja të reja dhe, pse jo, me sa më shumë medalje.

Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë Kurti:

I nderuar Ministër i Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani

I nderuari President i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi,

Të nderuar përfaqësues të federatave sportive,

Të nderuar punëtorë sportiv dhe ju trajnerë,

Shumë të dashur sportiste e sportistë,

Të nderuara medaliste olimpike Majlinda, Distria dhe Laura,

I nderuari mjeshtri kampion,Driton Kuka,

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sonte jemi mbledhur për një moment fort të veçantë, për të prezantuar ekipin, i cili do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë 2026.

Por, mbi të gjitha, jemi këtu për t’u thënë sportistëve tanë një gjë të thjeshtë dhe të rëndësishme: Kosova është me ju.

Pas secilës medaljeje, cilësdo fitoreje dhe çdo flamuri të Kosovës që është ngritur në arenat ndërkombëtare, qëndrojnë vite pune, sakrifice, disipline dhe besimi. Këto janë vlera që sporti i kultivon më së miri dhe të cilat i duhen shoqërisë sonë.

Sportistët tanë kanë dëshmuar se, pavarësisht madhësisë së vendit, mund të kemi rezultate të mëdha. Në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, ata kanë bërë që emri i Kosovës të dëgjohet, flamuri shtetëror të valëvitet dhe himni të intonohet me krenari.

Sot, një brez i ri sportistësh po përgatitet të shkruajë kapitullin e radhës, një mundësi tjetër që Kosova të paraqitet e të përfaqësohet përmes talentit, angazhimit dhe suksesit të rinisë së saj.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta shohë sportin si një investim në njerëz, në shëndetin e shoqërisë, në zhvillimin e të rinjve si dhe në imazhin ndërkombëtar të Republikës sonë.

Dua t’u shpreh mirënjohjen e veçantë trajnerëve, federatave, Komitetit Olimpik të Kosovës, familjeve dhe të gjithë atyre të cilët qëndrojnë pas sportistëve tanë. Shpeshherë, sukseset që i  shohim në podium janë rezultat i shumë sakrificave të cilat publiku nuk i sheh.

E sonte, para nisjes suaj për Taranto, dua t’ju them: Shkoni me besim. Shkoni me përkushtim. Shkoni për të dhënë më të mirën tuaj. Fitorja është e rëndësishme, por mënyra se si luftojmë për të është ajo e cila na përcakton.

Kur të hyni në arenat e Tarantos, do të jeni aty si sportistë të Kosovës, por edhe si ambasadorë të vendit tuaj. Ballafaqohuni për Republikën e Kosovës me dinjitetin që e meriton.

Ne do t’ju ndjekim, do t’ju mbështesim dhe do të gëzohemi me çdo sukses tuajin.

Dhe kur flamuri i Kosovës të ngrihet lartë atje, le ta kujtojmë se pas tij qëndron një vend i fortë, një popull i tërë dhe një brez i ri i cili beson në mundësitë e veta.

Ju uroj shumë suksese në Taranto, kthehuni me krenari, me përvoja të reja dhe, pse jo, me sa më shumë medalje.

Suksese sportistëve tanë! Vazhdoni na bëni Krenarë! Ju faleminderit shumë për vëmendjen!/Zyra e Kryeministrit

Zbulohet marrëveshja financiare mes Ronaldos dhe Xheorxhinës, do e mbajë me “pagë” sa të jetë gjallë nëse divorcohen

Vetëm disa ditë pas dasmës së Kristiano Ronaldos me Xheorxhina Rodriguez në Portugali, janë zbuluar detaje të reja në lidhje me marrëveshjet financiare që do të rregullojnë marrëdhënien e tyre në rast se gjërat nuk vazhdojnë si tani.

Në media ndërkombëtare është spekuluar se ka kushte specifike financiare që do të zbatohen në rast të një divorci në të ardhmen.

Sipas “Marca”, Xheorxhina do të përfitonte një pagë prej 100000 eurosh në muaj për gjithë jetën.

Kjo garanton përjetësisht gruan e Ronaldos, por mbron edhe perandorinë financiare të ndërtuar në vite nga futbollisti. Shpenzimi mujor nuk është e vetmja garanci e parashikuar në marrëveshje.

Sipas gazetës spanjolle, modelja gjithashtu mban pronësinë e rezidencës familjare në La Finca, një nga zonat më ekskluzive dhe më të kërkuara të Madridit.

PANORAMASPORT.AL

Mungesa e tij alarmoi fqinjët- Gjendet i pajetë në banesën e tij ish-futbollisti Agim Bubeqi, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh

TIRANA- Ish-futbollisti me origjinë nga Vlora, Agim Bubeqi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, duke shënuar kështu një humbje të madhe për sportin shqiptar. Ish-sulmuesi i njohur i viteve ’80, pjesë e Flamurtarit është gjetur i pajetë në banesën e tij të mërkurën.

Dyshohet se ai kishte ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa mungesa e tij është vënë re nga fqinjët të cilët kanë kontaktuar autoritetet përkatëse lidhur me rastin. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa pritet një sqarim nga autoritetet kopetente.

Ish-futbollisti ka qenë pjesë e Flamurtarit gjatë një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së klubit. Pas kësaj ka reaguar edhe Klubi i Flamurtarit, i cili ka shprehur ngushëllimet, duke theksuar se kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi.

“Flamurtari F.C. shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Agim Bubeqit, ish-futbollistit të viteve të arta të klubit tonë. Kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv”, shkruhej në postimin e klubit./Dosja.al

Kosova shkëlqen në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Mustafa Hajrulahović – Talijan” me gjashtë medalje

 

Kombëtarja e Kosovës në boks ka arritur një sukses të madh në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović – Talijan”, i cili u mbajt nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.

Boksierët kosovarë e përfunduan turneun me gjithsej 6 medalje:

1 medalje të artë – Taulant Jakupi (85 kg)

1 medalje të argjendtë – Riad Isufi (55 kg)

4 medalje të bronzta – Bashkim Bajoku (55 kg), Erdi Aliu (65 kg), Ensar Badallaj (70 kg) dhe Flori Tarani (75 kg).

Në finalet e turneut, Kosovën e përfaqësuan dy boksierë.

Taulant Jakupi zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke e mposhtur bindshëm boksierin shqiptar Useid Nika me rezultat 5:0. Gjatë të tre raundeve, Jakupi dominoi në ring, e vuri disa herë kundërshtarin në vështirësi dhe demonstroi teknikë të lartë, disiplinë taktike dhe shpirt të madh luftarak, duke fituar medaljen e artë.

Në kategorinë 55 kilogramë, Riad Isufi u përball në finale me italianin Tommaso Orlando, nga i cili u mposht pas një dueli cilësor. Pavarësisht humbjes, Isufi tregoi boks të nivelit të lartë, teknikë të shkëlqyer dhe karakter sportiv, duke dëshmuar se është një nga talentet më premtues dhe e ardhmja e boksit kosovar. Atij i mungon vetëm përvoja më e madhe në arenën ndërkombëtare.

Trajneri i Kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet e boksierëve, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe nivelin e treguar gjatë gjithë turneut.

Drejtësinë në këtë turne e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar kosovar Latif Demolli, i cili përfaqësoi me sukses Kosovën edhe në aspektin e arbitrimit.

Ky rezultat përbën një tjetër dëshmi të progresit të boksit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe një motivim të madh për garat e ardhshme./Federata e Boksit e Kosovës

“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah të Arabisë Saudite. Pavarësisht se raundi i parë ishte i gjithi për Prengën, në të dytin, amerikani Xhoshua, u transformua në një “përbindësh” të vërtetë, duke hedhur në tokë boksierin shqiptar.

Pas duelit Prenga dha një prononcim të shkurtër në lidhje më këtë përballje, duke u shprehur (Postimi këtu):

“Urime për të. Kjo nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Unë jem me Të. Çfarë Ai thotë, unë jam mirë. Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë edhe në raundin tjetër gjithashtu, por kjo nuk ndodhi.

Kisha vetëm 10% të tifozëve këtu sepse nuk kanë ardhur prej luftës. Por nëse do të ndodhte në Europë, ju premtoj se do të ishte 90% më shumë.

Ajo çfarë mund të them, ndjesë të gjithëve. Nuk iu bëra krenarë, por herës tjetër”, deklaroi Kristian Prenga. /Panorama Sport/

Alarm për Botërorin 2026! Shtatë ndeshje nën dyshime për baste, në fokus edhe rasti i Balogun

Shtatë ndeshje të Kupës së Botës 2026 kanë përfunduar nën vëzhgim për dyshime të mundshme lidhur me manipulimin e basteve.

Alarmi është ngritur nga Grupi i Kopenhagës, rrjeti ndërkombëtar që monitoron dhe lufton trukimin e ndeshjeve sportive.

Edhe pse raporti i plotë nuk është publikuar, Këshilli i Evropës ka bërë të ditur se janë lëshuar shtatë “alarme të verdha”, të cilat sinjalizojnë situata që kërkojnë hetim të mëtejshëm, por nuk përbëjnë prova se ndeshjet janë manipuluar.

Ndër elementët e konstatuar përfshihen luhatje të pazakonta të kuotave të basteve, informacione të pakonfirmuara dhe aktivitet i dyshimtë në tregjet e basteve dhe rrjetet sociale.

Një nga rastet që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai i sulmuesit amerikan Folarin Balogun.

Sipas raportit, platforma Polymarket hapi baste për aktivizimin e tij ndaj Belgjikës, edhe pse lojtari ishte i pezulluar në atë moment.

Më pas pezullimi u anulua dhe Balogun zbriti në fushë, ndërsa monitoruesit theksojnë se një treg i tillë nuk u hap për asnjë futbollist tjetër të ndëshkuar me karton të kuq gjatë turneut.

Në analizë është përfshirë edhe ndeshja Spanjë–Kepi i Gjelbër, ku u raportuan baste me vlerë rreth 4.8 milionë dollarë për skenarin që spanjollët të mos fitonin, si dhe vonesa e gjatë e VAR-it për anulimin e një goli të Ferran Torres ndaj Arabisë Saudite.

Megjithatë, FIFA vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim, duke theksuar se analizat e saj nuk kanë zbuluar prova për manipulim të ndeshjeve në Botërorin 2026.

Hetimet pritet të vijojnë për të sqaruar të gjitha rastet e raportuara.

Futbolli botëror në zi, ndërron jetë Kevin Keegan, legjenda e Liverpulit dhe i ‘Tre luanëve”! Humbi betejën me sëmundjen, 2 herë ‘Topi i Artë’

Familja e futbollit është prekur nga një lajm i hidhur sot, pasi Kevin Keegan ka ndërruar jetë.

Ish-futbollisti i kombëtares angleze, siç kishte njoftuar familja e tij në fillim të vitit, po luftonte me kancerin dhe pavarësisht mesazheve optimiste, ai nuk ia doli mbanë.

Kevin Keegan lindi në vitin 1951 dhe, përveçse ishte një yll i madh për Liverpoolin nga viti 1971 deri në vitin 1977, ai ishte gjithashtu një figurë kyçe në ekipin kombëtar të Anglisë me 63 paraqitje dhe 21 gola.

Me Liverpoolin, ai fitoi Kupën e Kampionëve të Evropës në vitin 1977 dhe Kupën UEFA në vitet 1973 dhe 1976. Me Hamburgun, ai ishte finalist në Kupën UEFA në vitin 1980.

Ai luajti për Anglinë në Kupën e Botës 1982. Nga viti 1999 deri në vitin 2000, ai shërbeu si përzgjedhës për “Tre Luanët”.

Në vitet 1978 dhe 1979 ai fitoi “Topin e Artë”. Panorama

SI FILLOI NE TVSH TRANSMETIMII I VEPRIMTARIVE SPORTIVE NDERKOMBETARE NGA KANALET E HUAJA TELEVIZIVE- Kujtime nga Skifter Këlliçi, shkrimtar, publicist, ish-gazetar dhe komentator sportiv në RTVSH, (1959-99)

 

Në qershor të vitit 1970, plot 56 vite më parë, zhvillohej në Meksikë Botërori radhës në futboll. Gumëzhinte RAI dhe TV Beogradi me  transmetimin e ndeshjeve të këtij botërori, kurse Qendra Eksperimentale Televizive , ende në shpërgenj, (kishte lindur më 30 prill tëvitit 1960 )  “u servirte” teleshikuesve të gjorë  lajme të thata dhe  filma kryesisht shqiptarë dhe sidomos kinezë.

Pyeta një nga drejtuesit teknikë, nëse  mund  të futeshin të paktën  kanalet e RAI-t në ekranin e televizionit tonë  modest, sepse, për të ndjekur këto veprimtari  sportive ndërkombëtare, tifozët kudo në Shqipëri ngrinin  antena gjithfarësh. (Një shok nga Korça më tregonte atëherë se një pasdite dimri,  kur në Romë po zhvillohej një ndeshje ndërkombëtare futbolli, ishte ngjitur në $atinë e shtëpisë së tij,  dhe kishte nisur të  lëvizte antenën  gjithandej, duke pritur që shokët në dhomën ku qe vendosur televizori, t’i  thonin se ku duhej ta vendoste atë . Mirëpo, i tharë së ftohti, e kishte flakur atë me inat  tutje në degën e një peme në oborr. “Të lumtë, aty vendose antenën”, – kishte dëgjuar zëra të shokëve). Për të qeshur dhe për të qarë.

“Me një të shtypur të një butoni, e kthejmë kanalet e RAI-t nëekranin tonë ”, – m’u përgjigj drejtuesi teknik. Atëherë vazhdova me pyetjen tjetër, nëse ai, si komunist i vjetër, a mund t’i bënte Thanas Nanos, drejtor i atëhershëm i Radio Tiranës  propozimin që ndeshjet e atij botërori të transmetoheshin nga TVSH-ja,  me komentimin tim. Iu duk shumë i përshtatshëm ky propozim dhe   ia përcolli që atë ditë drejtor Thanasi. Mirëpo, që si pedant dhe  tutës,  ai e hodhi atë poshtë.

Një mëngjes   janari të vitit 1972, në ngrehinen e RTVSH-s ë  erdhi papritur Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politke dhe zv. kryeministër,  i cili   në një mbledhje të organizuar, nuk si se përse shpejt e shpejt, me ton të ftohtë na  njoftoi se  me vendim të Byrosë Politike të KQ të PPSH-së  drejtor i këtij institucioni  në vend të Thanas Nanos, që kishte punuar mirë, por edhe kishte pasur të meta me prirjet e tij konservatore, dogmatike dhe pedante,  drejtor i përgjithshëm i tij emërohej Todi Lubonja. Ishte periudha kur Enver Hoxha, kishte “liruar disi burgjitë e diktaturës” do të bënte më vonë edhe një bisedë  të gjatë me Agim  Meron, sekretar i parë i Komitetit Qendror të Rinisë, në të cilën e  do ta porosiste  në ve$anti që të merreshin masa që rinisë t’i jepej mundësia në mënyrë që, krahas studimeve dhe punës,  të zbavitej edhe  më shumë  me  programe kulturoro-artistike, mbrëmje, shfaqje artistike dhe  sportive. Dhe  për këtë arsye ishte marrë vendimi i zëvendësimit në krye të RTVSH-së  të një burokrati me kulturë të kufizuar si Thana Nano, me Todi Lubonjën, që në këtë drejtim kishte horizont të gjerë.

Me të marrë vesh se unë isha në gjendje të bëja komente të takimeve ndërkombëtare, duke përkthyer me kufje në veshë  telekometatorët italianë dhe  duke komentuar edhe vetë, Todi  Lubonja vendosi që ndeshja Itali-Belgjikë, për mënjanueset e Euro ’72-shit, që fillonte në orën 17.00 të datës 26 prill të vitit 1972 dhe  transmetohej nga RAI, dhe  ndeshja tjetër, Angli-RF Gjermane, që fillonte në orën  20.45 të po asaj dite dhe  transmetohej nga TV Beogradi, të transmetoheshin edhe nga TVSH-ja. Me këtë rast zëri i komentatorëve te huaj duhej të zënendësohej me zhurmë nga mjediset stadiumesh.

Të nesërmen lexuesit e gazetave habiteshin kur shihnin se në programet e televizionit tonë të asaj dite ishin programuar dy ndeshje ndërkombëtare. Por se ç’ishin, nuk u shkonte ndërmend.

Kuptohet se pavarësisht se kisha qenë unë “dora vetë” që kisha bërë këtë propozim,  kur tashmë këtë  Todi Lubonja eia kishte bërë  Ramiz Alisë, sekretar i të Komitetit Qendror  të Parisë për  $ështje ideologjike, që e kishte miratuar pa ngurrim,  fillimthi u befasova. Por nuk e pata problem komentimin e ndeshjes së parë nga telekronisti i njohur italian, Nando Martelini, sepse italishten sportive e njihja mirë. Problem pata ndeshjen e dytë. Nga rusishtja kuptoja shumë pak serbisht, por meqë zëri i komentatorit jugosllav si dhe i Martelinit mbulohej nga një zhurmë stadiumesh nga studioja jonë, me ndihmën e  shënimeve  dhe kurreshtive për futbollin, të marra nga shtypi sovjetik dhe ato që dija,  “e hodha  lumin”.

Përshypjet qenë sa të befasishme,  aq edhe entuziaste, madje euforike , sepse në shumë zona të Shqipërisë  RAI nuk shihej dhe komentimi i një ndeshjeje  në gjuhën shqipe ishte për teleshikuesit shqiptarë  risi e këndshme. Ve$ këtyre, pas transmetimit të ndeshjes së parë, pati nga ata që pandehën se unë kisha shkuar në Milano, ku zhvillohej kjo ndeshje, por, kur  dëgjuan zërin tim  në ndeshjen e dytë që pa pas  dy orësh  zhvillohej në Londër, u bindën që komentoja nga TVSH-ja.

Në ditë  korriku të vitit 1972, i pata  kujtuar Todi Lubonjës se veç ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, TVSH-ja mund të trasmetonte edhe  pamje nga Lojërat Olimpike, që  do të zhvilloheshin nga 26 gusht deri 11 shtator të atij viti në Mynih të R.F. Gjermane. Atij i pëlqeu  ky mendim. Dhe ja një mëngjes, aty  fillimi i gushtit, më thirri me ngut në zyrën e tij.

Ç’ kishte ndodhur?  Siç më shpjegoi, një ditë më parë në mesoret e Komitetit Qendror, ai  ishte takuar me Enver Hoxhën, i cili e kishte përgëzuar edhe  për trasmetimet e veprimtarive sportive ndërkombëtare të TVSH-së. Dhe kur Lubonja kishte shtuar se mund të transmetohej edhe Olimpiada e Mynihut, Enver Hoxha  menjëherë e kishte miratuar këtë propozim. Ndaj ai më tha që të nisja të përgatitesha për këtë ngjarje kaq të madhe në botën e sportit.

Të them të drejtën, nuk prisja që ne të transmetonim të tëra llojet e garave të kësaj olimpiade, sepse TVSH-ja, ndryshe  nga RAI,  që kishte tri kanale,  transmetonte programet e saj vetëm në një kanal. Prandaj duhej bërë dhe përzgjedhja e atyre llojeve të sporteve që njiheshin nga  teleshikuest tanë . Por urdhëri nga lart ishte që Olimpiada të transmetohej e tëra. (Këtu mendoj se u teprua…). Natyrisht, që në orën 18.00  dhe 20.00, si zakonisht do të jepeshin lajmet, në orën 18.30-19.00, emisioni i fëmijëve dhe pastaj tërë hapësirat e programit ditor  do të mbulohesin nga transmetimi i olimpiadës, duke  shtuar  edhe tërë programin e garave të saj,  që fillonin që në orët e para të mesditës.

Ishte fjala për të paktën 10 orë e në disa raste edhe më  shumë komentime në ditë, që kuptohet se nuk mund t’i a bëja vetëm. Ndaj bisedova më shokë që dinin italisht, madje më mirë se unë. Por ata  me keqardhje nuk pranuan, sepse nuk ishin fare të dhënë pas sportit dhe, si pasojë, nuk njihnin terminologjinë sportive.

Pranuan vetëm gazetarët e njohur Napolon Roshi dhe Pirro Naçe dhe specialistët e lojërave me dorë, Feti Borova dhe Kreshnik Tartari. Por edhe ata sipas mundësive të tyre.

Por përpara fillimit të transmetitmit  të kësaj olimpiade, u morën këto masa: Gjatë ceremonisë së hapjes së saj, në ekran nuk duhej te shfaqeshin pamje të ekipeve të Bashkimit Sovjetik dhe të SHBA-së. Ato do të zëvendësoheshin  me një pllakat,  ku të ishte e shkruar: “Lojërat e 19-ta Olimpike të Mynihut”. Gjithashtu, në rast se sportistë të  këtyre dy vendeve do të fitonin medaljet e arta, dhe si rjedhim do të ekzekutoheshin edhe himnet kombëtare përkatëse, pamjet e tyre gjithashtu duhej  të hiqeshin dhe  të zëvendësoheshin po  me  këtë pllakat. Sot të vjen qeshësh për këto marrëzira të asaj kohe.

Me Borovën komentuam edhe ndeshjen finale SHBA- B.Sovjetik në basketboll për meshkuj,  që nisi në orën 12.00 dhe vazhdoi deri në orën  2.00 të mëngjesit, deri atëherë ndeshja më dramatike në historinë  basketbollit!.. Dhe kjo, sepse sovjetikët kërkuan pushim,  kur kishin mbetur vetëm tri sekonda lojë dhe amerikanët udhëhiqnin me vetëm një pikë. Nuk e kuptoja  se ç’mund të bënin ata për 3 sekonda…Por  ja që nga vija fundore, me një flurudhë shumë të lartë, një Bjellov ia kaloi topin një Bjellovi tjetër,  drejt e në tabelën kundërshtare, që e mbërtheu dhe një lëvizje mashtruese kërceu dhe e futi  atë në kosh.  Kështu për herë  herë të parë B. Sovjetik fitoi medaljet e arta në baskeboll për meshkuj.

Isha përgatitur shumë për këto lojëra. Kisha lexuar plot artikuj, me të dhëna e kurreshti  nga shtypi sportiv sovjetik, që, ndonëse me vonesë, vinte ende në Shqipëri, kisha lexuar   librin “”Enciklopedia olimpike”, po në rusisht, ku përfshiheshin  rezultatët e 6 sportistëve më të mirë në  të gjitha llojet  e garave të olimpiadave që nga olimpiada e parë, më 1896, në Athinë. Por, megjithë shpjegimet e komentatorëve italianë,  që dëgjoja nga kufjet, kishte sporte që nuk i njihja aspak. Ndaj bëja dhe gabime, por edhe ndjonjë gafë, si kjo e mëposhtmja…

Rastisi një mbrëmje që një nga teknikët në pultin e transmetitmit, më shfaqi në ekran një garë me kuaj, dhe për djall, me koment nga skanali jugosllav, pra në serbo-kroatishte, sepse në atë kohë  kanalet e  RAI-t nuk ishin lidhur me Olimpiadën.

…Në ekran shoh një kalorës të veshur birinxhi,  me kilota të bardha, çizme lustrafin, zhaketë e kapele republike, të tëra të zeza, hipur mbi një  kalë bardhosh, që  nën tingujt e një melodie dhe me hap të vogël dhe ritmik ushtarak, bredhiste kryepërpjetë   në një fushë  katërkëndëshe,  mbuluar me rërë.

Mbi ekran lexoj fjalën dressage,(dresazh), term sportiv në  frengjishte dhe anglishte, e cila  në italishte përkthehet addestramento, pra, stërvitje. E, meqë kali, siç dukej i komanduar  nga kalorësi, vazhdon të bëjë prore ushtarakisht ata hapa, siç bëjnë ushtarët në stërvitje reshtore, së pari drejt  e pastaj në një krah anash e pastaj përsëri drejt, por pa komandat: ”Para marsh!”,”Majtas ose e djathtas kthehu!”….. them  me mendje  se ky kalorës po bën… stërvitje, dhe për çudi me… muzikë, që pastaj të fillojë me kalë garën me  kapërcim pengesash, të cilat  kisha parë vetëm nëpër filma….

Mirëpo mbeta i habitur,  kur pashë se  ky “marshim” me hapa të shkurtër të kalit, të grahur nga kalorësi mbi të, vazhdoi disi gjatë!..

Nuk mjaftoi kjo, por befas u dëgjuan duartrokitje dhe pastaj kalorësi zbriti nga kali, doli nga fusha dhe u prit me brohoritje nga shikues të shumtë në tribunat rreth fushës së rërtë…

Sidoqë prej rusishtes, si$ e kam thënë,   kuptoja ca “thërime” edhe nga serbo-kroatishtja, në këtë rast asnjë fjalë e komentatorit sllav  nuk m’u ngul në tru. Kësisoj, e mbylla komentim tim duke shpjeguar se kalorësi tashmë kishte mbaruar stërvitjen, pra nxemjen, ose atë që quhej “dressage”, që pastaj  me kalin e tij bardhosh të fillonte garën e vrapimit me pengesa…

Për fat të mirë, pas pak  në ekran u dukën pamje të garave  të atletikës, tashmë të transmetuara nga RAI, pra  në italishte, dhe unë u çlirova nga kjo  sëkëlldi që po më merrte frymën.

Mirëpo  të nesërmen e ndjeva veten edhe më të sëkëlldisur, madje edhe të turpëruar,  kur një shok që e thante në italishten dhe që njihte dhe sportet kalorsiake, më ftilloi  se  kisha dërdëllitur  broçkulla  të mëdha, kur ato lëvizje të kalorësit mbi kalë i kisha quajtur stërvitje  para garës  me… pengesa.

Dhe kjo, siç më shpjegoi ai, se ky kalorës me komandat  që i kishte dhënë  kalit me frerët që shtërngonte në duar dhe nën tingujt e asaj melodie, pjesë e programit, kishte mbaruar  garën të quajtur “dresazh”,  dhe jo stërvitje, a nxemje…

Kështu kali, i nxitur edhe nga melodia, kishte përshkuar figura gjeometrike, me shkronja nga  A, C, E,B deri  te F,K…që kisha parë në ekran, por pa i kuptuar.

Dhe se së fundi, shtoi ai, se kalorësi  që e  kishte përfunduar  bukur mirë atë garë dhe kishte fituar madje edhe medaljen e artë, ishte… grua gjermane, e quajtur Liselot Linsenhof, e para kalorëse femër, që pas Lojërave Olimpike të Meksikës, më 1968, fitonte për herë të dytë  edhe në  Olimpiadën e Mynihut, një medalje të tillë në një garë ku bënin pjesë dhe meshkuj.

S’kishte më të madhe lajthitje!..Sapo shkova  në zyrë, hapa menjëherë  “Enciklopedinë  Olimpike” në rusishte  që, veç rastit të nëmur të kësaj gare  gjatë atyre ditëve, kurrë nuk e kisha ndarë nga vetja, dhe lexova se të tëra ato që më kishte ftilluar ai shoku, ishin të vërteta.

Por, fatmirësisht  ai qe i vetmi që ma bëri këtë vërejtje. Dhe kjo, sepse ky lloj sporti, pra, dressage, nuk njihej nga sportdasësit tanë, ose njihej fare pak nga njerëz si miku im…

Sidoqoftë, më 29 gusht, pata kënaqësnë t’u pëcjell  teleshikuesve tanë një njoftim shumë të gëzuar: sportisti ynë, Ymer Pampuri gjatë garave të peshëngritjes kishte thyer  rekordin olimpik dhe ishte  shpallur  kampion i botës në stilin e forcës, (127,7kg). (Edhe sot ai është mbajtës i këtij rekordi,  sepse pas kësaj olimpiade   ky stil  u hoq nga garat zyrtare).

Me t’u kthyer në atdhe, e ftova Pampurin në “Rubrikën sportive”, ku ai rrëfeu bukur mirë   çaste të kësaj garë emocionuese që, për fat të keq, nuk u transmetua nga RAI.

Ndërkohë, RadioTirana nisi tëtransmetonte edhe këngë të Festvalit Evropian, ( Euro Song), programet artistike të TVSH-së u pasuruan me filma televizivë, të cilët  u blenë edhe nga vende të Lindjes.  Jo vetëm kaq, por me porosi të Mehmet Shehut, që mbahej si dogmatik  i  sertë, televizorët të cilët  prodhoheshin nga UEM-i, tregtoheshin tashmë  bashkë me aparaturën  që lejonte të shihej kanali i dytë i RAI-t dhe programet e kanaleve jugosllave, ku transmetoheshin edhe filma perendimorë, sidomos, amerikanë. U lejua madje që Festivali i San Remos i  vitit 1972 të shihej në televizorë të vendosur në qendra punedhe prodhimi.

Vimë kështu në Festivalin e 11-të  Këngës në RTVSH…Atë nuk e pëlqeu Enver Hoxha. Jo vetem kaq, por,  nisur nga ai, filloi  një sulm ballor kundër shfaqjeve borgjezo-revizioniste në kulturë dhe art, që kulmoi në Plenumin e 4-t të Komitetit Qendror, (qrshor,1973), në të cilin  u dënuan si armiq Todi Lubonja dhe Fadil Pa$rami  dhe më pas edhe krijues  të talentuar, shkrimtarë, artistë, muzikantë.

E pësuan disi edhe transmetimet e veprimtarive ndërkombtare nga TVSH-ja. Një të mërkurë në mbrëmje të fillim marsit të vitit1973 zhvillohej në Mynih ndeshja e parë $erekfinale e Kupës së Evropës,  “Bajern” i Mynihut  – “Ajaks” i Amsterdamit.Por, po atë pasdite në Elbasan “Labinoti” vendas ndeshej për  Kupën   Ballkanike me një skuadër bullgare. Hyra në zyrën e Todi Lubonjës. Po bisedonte me dikë  në telefon për një intervistë me rastin e 8  Marsit. Kuptova se baskëbiseduese ishte… Vito Kapo. Zëri i Todit tingëllonte i trishtë. I shpjegova se si duhej të vepronim, të trasmetoninm në mbrëmje të regjistruar ndeshjen e  Elbasanit, apo të  “Bajernin” kundër “Ajaksit”.

“Këtë të fundit ,- më shpjegoi, – sepse vështirë se ndokush  do të  ndjekë ndeshjen në Elbasan, të cilën e transmetojmë nesër. Kishte të drejtë.Por dy javë më pas,në mbledhjen e Organizatës së Partisësë së KQ, Enver Hoxha sumoi hapur Fadil Paçramin dhe më pas Todi Lubonjën duke e cilësuar këtë të fundit “deviator të djathtë që  “ka përkrahur pikëpamje të theksuara liberale dhe oportuniste, shije estetike moderniste…që u orvat t’i jepte Radio- Televizionit një drejtim thjesht informativ e kulturoro-njohës…që është në kundërshtim me orientimet e Komietit Qendror të Partisë…”. (Enver Hoxha,Vepra, faqe 9, viti 1986).

Në  një mbledhje të redaktorëve  në Radio-Televizion u përmend e edhe ndeshja e mësiërme në    Elbasan, duke e cilësur si “gabim politik”të Todi Lubonjës, sepse ishte ajo ndeshje “kombëtare”  që duhej transmetuar nga TVSH-ja dhe  jo ndeshja “Bajern”- “Ajaks”,midis  skudrash “borgjeze “. Më vonë u kritikova edhe unë për prirjen time për  “ komente edhe me të dhëna historiko-sportive dhe figura letrare”.

Në një ndeshje midis “Barcelonës” dhe “Ajaksit” për  Kupën e Evropës në shkurt të vitit1974, u kritikova këtë radhë drejtpërdrejt edhe nga  Kadri Hazbiu, ministër i  Brendshëm, sepse kisha vënë në dukje  se në stadiumin “Kamp Nou”  të Barcelonës kishin zbritur rreth 30 mijë tifozë holandezë, për të mbështetur skuadrën e tyre, kuriozitet që e kisha dëgjuar nga goja telekomentatorit italian  që komentonte atë ndeshje. Kritika, sipas ministrit të Brendshëm, lidhej me faktin se unë tërthor vija në dukje nivelin e lartë ekonomik të holandezëve, që kanë shumë para, edhe për të ndjekur skuadrat e tyre në vende të huaja.

E pësuan edhe transmetimet  televizive  të veprimtarive sportive ndërkomëtare në TVSH, duke  u nisur nga Botërori i Futbollit i vitit 1974. Gjatë transmetimit të tyre, u hoq zëri i komentatorit  italian së bashku me atmosferën e stadiumeve. Teleshikuesit ishin kështu të detyruar të dëgjonin vetëm zërin tim, si të komentoja në një hapësirë të shurdhër dhe funebre nga një planet tjetër. Ndaj ata dëgjonin vetëm hyrjen time me kuriozite  që përgatisja për ndeshjet e botërorit dhe kalonin pastaj në kanalet e RAI-t, nga ku merreshin pamjet e këtyre ndeshjeve, tashmë të thata, si të vdekura.

Ja kështu u katandisën edhe transmetimet e veprimtarive sportive, të marra nga  kanalet e huaja dhe të transmetuara nga TVSH-ja në vitët e zymta të diktaturës komuniste.

 

 

 

ARRATISJE GJATË NJË NDESHJEJE FUTBOLLI- Ndodhi gazmore nga Skifter Këlliçi

 

 

Në verë të vitit 2002 po udhëtoja me avion nga Bostoni në Tiranë. Për herë të parë që nga marsi i vitit 1999, kur së bashku me familjen isha vendosur në këtë qytet të njohur amerikan. Dhe bash në periudhën kur në Japoni dhe Korenë e Jugut po zhvillohej botërori i futbollit. Ashtu si këto ditë që kjo ngjarje kaq e madhe  po zhvillohet në SHBA,  Kanada dhe Meksikë

Ja përse kur u ndalënm për  nja dy orë në Zyrih, që të merrnim avionin për  Tiranë, unë me disa shqiptarë të tjerë, që udhëtonim  së bashku në të njejtin avion,  u sulëm tek   një alamet televizori, i vendosur në sallën e madhe të terminalit, që shihnim një nga ndeshjet e atij  botërori, që për fat të keq pas disa minutash përfundoi. Por nuk përfunduan hamendësimet se cila skuadër, Gjermania, Brazili, Franca, apo Italia do të ishte mbretëreshe e këtj botërori. ( Pas finales me Gjermaninë, atë do ta fitonte Brazili).

Dhe ndërkohë,  një nga shqiptarët , ulur pranë meje, më ftoi të pinim së bashku kafe. Pranova me gjithë zemër. Dhe kësisoj midis nesh nisi një bisëdë  rreth  aventurës  dramatike   edhe që ai kishte përjetuar  gjatë një ndeshjeje të botërorit Meksikë 1986, të cilën  e kishte fituar Argjentina e Maradonës.

-Atë vit unë isha ushtar në një repart të vogël,  tutje të Librazhdit, jo larg një pllaje të quajtur Fushë Studno, në kufi me Dibrën e Madhe,- zuri të më rrëfente bashkëbiseduesi,  –  dhe në sallën e kulturës po ndiqnim ndeshjen e mësipërme,  të Argjentinës, që sapo kishte filluar. Se si erdhi rasti dhe ti, që po e komentoje, përdore shprehjen: ”Maradona me këtë arratisje nga krahu i djathtë,  mashtron mbrojtësit kundërshtarë…”. Atëherë disa shokë ushtarë shpërthyen në të qeshura.

”Për besë më këtë fjalën “arratisje “ këtij komentatori, dhe ai përmendi emrin tënd,  nga lart  me të drejtë kanë për t’ia tërhequr veshin”, – tha njëri.. ”Po pse, -ia priti një tjetër,- ai këtë  fjalë po e përdor në një ndeshje futbolli?!”. ”Ashtu  vërtet, po sikur u kujton “armiqve”… arratisjen që ata e kanë për zemër”,- tha përsëri  i pari me shpoti.

Me kaq u mbyll ky muhabet dhe të tërë, aty në sallën e kulturës  së repartit, vazhduam të ndiqnim  ndeshjen në televizor. Por unë nuk e kisha mendjen fare aty…. Kisha ditë që bluaja me vete planin që të arratisesha nga ferri komunist. Bash gjatë një ndeshjeje të këtij botërori!..Të gjithë në repart digjeshin ta shihnin, me ushtarë dhe oficerë e nënoficerë. Sidomos të shihnin Maradonën. Edhe rojat… Dhe fjala ”arratisje” që përdore  për yllin argjentinas, sikur më nxiti, më dha zemër. Kështu, ndërsa shokët e kishin humbur torruan pas ndeshjes, si me marifet, dola jashtë dhe nëpër errësirën që kishte mbuluar repartin, u futa në fjetore, ku poshtë dyshekut   kisha futur   enkas “kallashnikovin” tim. E mora, e   fsheha  pelerinës, dola jashtë në oborr dhe pastaj  duke u zvaritur iu afrova telave   që kufizonin repartin.

– Dhe nuk të pikasën rojat?- e pyeta unë.

–  E vërteta është se pata shumë frikë, sidomos kur  njeri po iafrohej trungut të një pishe,  ku isha strukur. Por, ndërkohë, nga salla e kulturës doli një ushtar. Si$ dukej,  për të urinuar.  Atëherë roja iu afrua dhe  pyeti për rezultatin e ndeshjes. Dhe ushtari $uditërisht nuk përtoi t’i tregonte, madje   me nge…Tamam ato $aste kalova telat. Dhe, gjithnjë duke u zvarisur nëpër një shteg, bëra  drejt  një pyllishteje.

– Besoj i njihje mirë shtigjet? – e pyeta unë.

– Doemos, sepse atyre anëve bënim vazhdimisht stërvitje. Sidoqoftë, nuk eca  nëpër një  monopat, sepse , ndonëse mbrëmje e vonë,  andej edhe  mund të kalonin fshatarë, që ktheheshin nga ndonjë fshat tjetër. Kështu kalova andej   nga pylli, tutje repartit.  Atëherë mora frymë disi  i lehtësuar. Gjykova  se kisha humbur gjurmët e rojave që mund të më ishin vënë pas, kur shokët atje në sallën  e kulturës kishin vënë re se unë, tifoz thekur, mungoja midis tyre dhe kësisoj  atyre mund t’u kishte lindur ndonjë farë dyshimi. Se kështu ndodh, kur e ke mizën nën kësulë…Por, duke dëpërtuar përmes  drurëve   të pyllit, ngaqë errësira u bë edhe më e dendur, në vend që të merrja djathtas, ku kufiri ishte jo shumë larg, nga hutimi  ia mbatha majtas. Dhe, për dreq, u ndodha në një fushëtirë, poshtë së cilës ngrihej  një shtëpi . Dhe, për $udi, që andej vinin brohoritje…Edhe atje, si në sallën   e kulturës, ishin mbledhur fshatarë që edhe ata  po ndiqnin ndeshjen. Mendova  të kthehesha andej nga kisha ardhur, kur befas u dëgjuan të lehurat e një qeni. Më hynë të dridhura, kur pandeha  se do të më sulej. Do të më merrte lumi! Mirëpo, për fat të mirë, qeni ishte i lidhur.

– Shpëtove nga ky sikleti i madh?- e pyeta

-Përkundrazi,- m’u përgjigj bashkëbiseduesi,- sepse  i mallkuari qen vazhdonte tëk lehte, si të donte të njoftonte se përreth shtëpisë  vërtitej një hajdut shumë i rrezikshëm. Nuk mjaftoi kjo, por nga shtëpia doli dikush. Si$ dukej një nga të zotët e saj. Dhe zuri të sillej vërdallë saj,  madje drejt vendit  ku isha rrëkutur.

– Të pikasi?- e pyeta unë.

– Për fat të mirë, më shpëtoi… Maradona.

– Maradona, e ç’hyn ai në këtë mes?- e pyeta unë, duke pandehur se bashkëbiseduesi kishte shkekur në ndonjë dërrasë të kalbur.

– Sepse në  çast nga ajo shtëpi doli një fshatar tjetër dhe briti:

-Po lëre, or i uruar,  qenin që kot po leh, dhe hajde shihe Maradonën, se sapo bëri  gol!..

Dhe fshatari që nuk e kishte të vështirë  të më pikaste, nuk e bëri të gjatë, por  me vrap u fut në shtëpi. Atëherë u ktheva dhe me të katra, duke shtrënguar kallashnikovin që mbaja në duar, u sula  në anën e djathtë të pylit, që të dilja te shtegu, anës Fushë Studnos, dhe   të merrja pastaj drejt kufirit. Ngaqë renda sa më hanin këmbët,  u këputa kaq  shumë, sa e pashë të udhës   ta merrja pakëz veten. Por duket së prapësitë nuk kishin të sosur. Kur e ndjeva vetën tashmë të kendellur  dhe u bëra gati që thembrat e këmbëve të më shkonin pas kokës, tutje  një ferre m’duk se di$ lëvizi .

“Ndonjë  kufitar, që më ka pikasur dhe po më ruan,-  mendova me vete.  Prita e prita që ai kufitar më së fundi të diltë nga ferra. Dhe doli… Por, sa nuk shqeva sytë sa një filxhan, kur para syve të mi u duk…   një goxha derr i egër  Fatmirësisht nuk më pa, dhe mori i bekuari, nga i tha mendja. M’u shkri gjaku në rëmba. Sidoqoftë,  për $do të papritur,  nuk mora të vrapoja, por të ecja i kërrusur…Gjithnjë   me kallashin në duar.

– Besoj se këtu i hodhe pas prapësitë ?- e pyeta.

Ai qeshi dhe vazhdoi:

–  Ç’thua?!.. Këtu ndodhi ajo i që kurrë nuk e prisja, sepse tek bëja përpara,  befas, se si ktheva kokën dhe pashë një hije që m’u sul  vetëtimthi. E ndjeva veten nën peshën një trupi, sidoqë jo të rëndë, që, gjithsesi, më përmbysi …

“Ja, më së fundi  rashë pre e një kufitari”,- mendova flakërimthi, i mjeruar. Por nuk e dhashë veten. I stërvitur mirë në mundje , pas një dyluftimi jo të gjatë arrita, habitërisht  të $lirohesha nga dy luftimimi me kufitarin.…

– Dhe $’ bëri kufitari”?- vazhdova unë plot kurreshtje

– Po nuk ishte kufitar ai ditëziu!..

– Po  kush ishte atëherë?!

– Një çunak, që nga pamja nuk dukej  t’i kishte mbushur të  njëzetat, që edhe ai si unë, rrekej të arratisej. Më shpjegoi pastaj se së bashku me një shok ishin nisur  enkas nga Elbasani dhe kishin arritur këtyre anëve. Shoku kishte mundur të kalonte kufirin, kurse ai, shumë i kapitur, kishte mbetur pas. Ishte fshehur në pyll dhe pasi kishte humbur gjurmët,  edhe ai kishte mundur të kalonte në… Jugosllavi. Dhe habitej se si një kufitar shqiptar po e ndiqte…

I shpjegova shkurt të gjorit se ai, vërtet  hedhur në tokën jugosllave, por i ndarë nga shoku, duke $arë përmes  errësirës, pa e  kuptuar,  kishte hyrë sërishmi në tokën tonë. Dhe kështu duke  pandehur, si kufitar,  se e kisha pikasur, ishte përleshur me mua. Për të qeshur dhe për të qarë!…

– Besoj se me kaq kjo ndodhi  mori fund?- pyeta unë.

– Jo,jo, se fundi pati  të papritura krejt të papashikuara…Me  atë  $unakun, më së fundi,  kaluam kufirin, që e njihja pëllëmbë për pëllëmë, por  për habi, pa ndeshur asnjë kufitar jugosllav, që kështu t’u doëzoheshim, te   posta e parë kufitare e jugollavëve, e cila  nuk duhej të  ishte larg. Ecëm jo shumë dhe  nëpër terr  na u shfaq një si kalibe. Nuk mora vesh nëse  ajo ishte posta kufitare.  Por  më bëri përshtypje se andej vinin britma  gazmore, thuajse atje se po bëhej dasmë… Ndaj, shend e verë, u afrova,  shtyva derën ,  por, për $do të papritur, me tytën e kallashiit të drejtuar përpara.  Ç’të shihja!.. Kufitarë jugosllavë  vetëm me benevrekë, që  për shtatë palë qejfe po ndiqnin.. një   ndeshje të botërorit të futbollit… Kur dëgjuan zhurmën ne derës që u hap,  kthyen këkën dhe,  për t’u  shqyer gazit, hopthi të tërë ngritën duart përpjetë…  Doemos, se panë dikë me uniformën e kufitarit shqiptar, i cili  kishte arritur jo vetëm të depërtonte në tokën jugosllave, por deri brenda  postës kufitare, dhe  ndoshta edhe  me të tjerë  nga pas,  tashmë do t’i përcillte  tutje kufirit, robër në Shqipëri!…

Ata…kufitarët armiq sa krahëngritur  nuk po ia krisnin  vajit..  Dhe merreni  me mend se zgurdulluan sytë  kur unë lashë kallashin në dysheme  dhe së bashku me $unakun ngritëm dhe ne duart përjetë…U bë zallamahi!….Ata më dorëzoheshin mua dhe një $unaku me duar në hava, dhe  shihnin se edhe ne,  po  u dorëzoheshim atyre!..  Nuk ishte parë e dëgjuar që dy palë kundërshtare t’u dorëzoheshin kësisoj njeri-tjetrit?!.

– Po ç’ndodhi atëherë?- ishte pyetja ime e fundit pa mbajtur gazin .

– Duke ua bërë me shenja u ftillova  se të dorëzuarit ishim unë dhe çunaku, dhe jo ata, pra kapësit… Veç t’i shihje atëherë se si  benevrekëmbathësit  gollomesh,  na u sulën harbutërisht, me lloj lloj të sharash, me siguri të ndyra, që u dilnin pa hesap nga goja . Dhe këta dhjeritës u trimëruan deri në atë pikë,  sa u bënë gati  edhe të na goditnin. Mirëpo njeri prej tyre   di$ zuri t’u rokaniste  kështu e ashtu….Dhe atëherë ranë squkë. Shihej faqeza , se ai benevrekas i kishte porositur  që as një qime floku të mos na preknin.  E kuptova aty për aty se kjo ndodhte se,  në një mënyrë, anë një tjetër, unë dhe $unaku  i  kishim në dorë. Mjaftonte që, kur komandantët e tyre të na merrnin në pyetje, t’u ftillonim  se ata kufitarë nuk na kishin kapur trimërisht ne kufi, kur ne orvateshim të futeshm klandestin$e në tokën jugosllave, por ishim ne, që pasi kishim kapëtuar  pa teklif kufirin,  i kishim gjetur kufitarët e tyre… sy$eltësorë të  asaj zone për faqe të zezë, duke ndjekur një ndeshje futbolli.

Ndaj, pasi na mbajtën atë natë në postë, të nesërmen që me sabah, na nisën në një qytet jugollav, ku u kërkuam eprorëvëe të atjeshëm të kufirit, strehim politik. Pasi na  shtrydhën   disa javë me turli pyetjesh, ata  na nisën për në Beograd, ku ambasada amerikane na dha vizën dhe pas disa ditësh fluturuam për në Amerikë.

Kështu   e mbylli bashkëbiseduesi im  rrrëfimin kaq angështues dhe gazmor, rreth    arratisjes së së tij gjatë një ndeshjeje futbolli të botërorit të vitit 1986.

Futbolli në skenën më të madhe ndonjëherë: Çfarë duhet të dini për Kupën e Botës 2026

Topi zyrtar i Kupës së Botës 2026 në një zonë tifozësh në Nju Jork, SHBA, prill 2026.

 

Ekrem Idrizi

Numërimi mbrapsht po shkon drejt fundit. Kupa e Botës 2026 nis sonte – dhe me të fillon festa më e madhe e futbollit.

Për 39 ditë, 48 kombëtare do të garojnë për trofeun më të lakmuar në sport, në një Botëror që do të sjellë më shumë ekipe e më shumë ndeshje, dhe që premton më shumë spektakël se kurrë më parë.

Këtu mund të mësoni shumëçka për favoritët, yjet, formatin e ri të garës, oraret, biletat dhe zhvillimet që po e shoqërojnë turneun para fishkëllimës së parë.

Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, shënon herën e parë që tri vende e organizojnë së bashku kampionatin që mbahet çdo katër vjet.

Ky do të jetë Botërori më i madh deri më tani sa i përket numrit të pjesëmarrësve.

Ndeshja hapëse e garës do të zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, në Meksiko Siti, të enjten, pra sonte në orën 21:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Finalja do të luhet më 19 korrik, në Nju Xhersi të SHBA-së.

Kush merr pjesë?

Kjo Kupë e Botës është e para që përfshin 48 shtete, për dallim nga Botërorët e mëparshëm, që kishin nga 32 sosh.

Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Spanja dhe Anglia janë në mesin e kombëtarëve të mëdha, që do të garojnë për trofeun më prestigjioz në futboll.

Këtij Botërori do t’i mungojë fituesja e katërfishtë e Kupës, Italia, që nuk arriti të kualifikohet, ashtu siç nuk arritën as Kosova dhe Shqipëria – megjithëse ishin afër, dështuan në plajof dhe nuk do t’i shohim për herë të parë në një Botëror.

Si zhvillohet gara?

Kombëtaret pjesëmarrëse sivjet janë të ndara në 12 grupe, me nga katër ekipe.

Dy ekipet e para në grup, me më së shumti pikë (fitorja siguron 3, barazimi 1), do të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e radhës të garës – e cila njihet si rrethi i 32 më të mirëve.

Pjesa e mbetur e rrethit të 32 më të mirëve do të përbëhet nga ekipet që do të zënë vendin e tretë në grup gjatë fazës grupore, dhe që do të kenë rezultate më të mira në përgjithësi. Gjashtëmbëdhjetë ekipe do të eliminohen në grupe.

Nuk do të ketë gjuajtje të penalltive për të përcaktuar ekipin fitues gjatë ndeshjeve në grupe. Por, në fazat e ardhshme, nëse një ndeshje përfundon me barazim, atëherë do të luhen edhe 30 minuta shtesë. Nëse prapë nuk ka fitues, atëherë do të zhvillohen penalltitë.

Në çfarë oraresh luhen ndeshjet?

Tifozët në Kosovë, dhe në Evropë në përgjithësi, duhet të përgatiten për net të gjata, ose për t’u zgjuar shumë herët në mëngjes, të paktën gjatë dy javëve të para të turneut.

Ndeshjet e Kupës së Botës fillojnë qysh pas mesnate për tifozët në Evropë, më saktë nga ora 1 e mëngjesit e tutje.

Ka, gjithashtu, ndeshje që nisin në orën 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë, por edhe në orët e përshtatshme si 18 dhe 21.

Plot 35 ndeshje të fazës së grupeve fillojnë mes mesnatës dhe orës 6 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë.

Stadiumi "Mercedes-Benz Stadium" në Atlanta, SHBA, i cili është ndër 12 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit.

Stadiumi “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, SHBA, i cili është ndër 12 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit.

Edhe disa nga ndeshjet e fazës eliminatore nuk do të zhvillohen në orare shumë të favorshme, por shikuesit evropianë do të lehtësohen kur të mësojnë se gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në orën 21, sipas kohës lokale në shumicën e vendeve të Kontinentit të Vjetër.

Kush janë favoritët?

Dy prej kombëtareve që po shihen si favoritet kryesore janë kampionia e dyfishtë, Franca, si dhe Spanja, e cila e ka fituar kampionatin një herë.

Franca ka një skuadër yjesh, përfshirë Kylian Mbappen, Ousmane Dembelen dhe Michael Olisen. Spanja, ndërkaq, var shpresat te të rinjtë e talentuar, siç është 18-vjeçari Lamine Yamal.

Edhe kampionia në fuqi, njëherësh fituese e trefishtë e Botërorit, Argjentina, së bashku me favoritin tradicional, Brazilin – kombëtaren më të suksesshme në Botëror – kanë shanset e tyre reale.

Argjentina duke festuar fitimin e Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar.

Argjentina duke festuar fitimin e Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar.

Brazili synon trofeun e gjashtë botëror, i cili do të ishte i pari nga viti 2002.

Biletat e ndeshjeve

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, është përballur me kritika të ashpra për strategjinë e saj të çmimeve të biletave për këtë Kupë Bote.

Kur biletat dolën në shitje të përgjithshme në janar, çmimet silleshin nga rreth 122 euro deri në rreth 7.570 euro. Megjithëse disa bileta më vonë u ofruan me çmime më të ulëta, të tjerat janë shtrenjtuar ndjeshëm – deri në rreth 28.740 euro për finalen.

Çmimet e rishitjes janë edhe më të larta në tregun dytësor.

Në prill, platforma zyrtare e FIFA-s për rishitjen e biletave listonte katër bileta për finalen me çmim pak më të ulët se 2.3 milionë dollarë secila. Edhe pse FIFA nuk i kontrollon çmimet në këtë platformë, ajo përfiton një komision prej 30 për qind nga çdo rishitje.

Tensionet ndërkombëtare

Muajin e kaluar, FIFA konfirmoi se kombëtarja e Iranit e kishte zhvendosur kampin e saj nga Arizona në Meksikë, si pasojë e bombardimeve të nisura në shkurt nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit.

Megjithëse një armëpushim hyri në fuqi në fillim të prillit, ka pasur sulme mes palëve kohë pas kohe.

Ditët e fundit pati raportime se futbollistët e Iranit do të lejoheshin të hynin në SHBA jo më herët se ditën e ndeshjeve të tyre, por kjo u hodh poshtë nga SHBA-ja.

“Këto komunikata janë të pavërteta. Falë zemërgjerësisë së presidentit Donald Trump, ekipi iranian do të jetë në gjendje të mbërrijë një ditë para ndeshjeve”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA.

Por, disa anëtarëve të ekipit iranian nuk iu lëshuan viza, përfshirë “anëtarë kyç të stafit drejtues dhe administrativ”, sipas Federatës së Futbollit të Iranit. Mes tyre: menaxheri i ekipit, dy analistë të ekipit, drejtori i mediave dhe një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas Ambasadës së Iranit në Meksikë.

Ndërkohë, gjyqtarit somalez të futbollit, Omar Artan, iu ndalua hyrja në SHBA për shkak të “lidhjeve të tij me persona të dyshuar si anëtarë të organizatave terroriste”, sipas zyrtarëve amerikanë.

Artan – i shpallur gjyqtari më i mirë i Afrikës në vitin 2025 – pritej të bëhej somalezi i parë që do të gjykonte në fazën finale të një Kupe Bote, por iu mohua hyrja në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit të hënën, pavarësisht se posedonte pasaportë diplomatike dhe vizë amerikane.

Somalia është një nga 12 vendet që përfshihen në listën e ndalimit të udhëtimit, të vendosur nga presidenti Trump.

E trishtë- Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit Fatjon Bunjaku

Futbolli kosovar është goditur nga një lajm i rëndë. Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike futbollisti Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare.

Bunjaku, i cili së fundmi ishte pjesë e Elbasanit në Shqipëri, gjatë karrierës së tij kishte luajtur për disa skuadra të njohura në Kosovë, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, ku konsiderohej një prej futbollistëve me perspektivë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit Samadraxhë, e cila ka njoftuar se 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Vdekja e parakohshme e Bunjakut ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin e futbollit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë reagime edhe nga klubet ku ai ka luajtur dhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Bunjaku ka luajtur për Malishevën, Lirinë, Gjilanin dhe Trepçën.


Send this to a friend