Avionet ushtarake te Armates se Serbise vazhdojne te fluturojne shume ulet permbi çatite e shtepive shqiptare ne Luginen e Presheves, duke terrorizuar qytetaret, qe qeveria e po atij vendi ka detyrimin qe t’i mbroje. Mesazhe te shumta te ardhura nga banoret shqiptare te kesaj ane kane kerkuar mbrojtjen e shtetit shqiptar, deputeteve dhe intelektualeve.
Ata kerkojne t’i ofrohet e gjithe perkrahja politike dhe diplomatike, popullsise civile dhe Kryetarit te Komunes se Presheves, zotit Shqiprim Arifi, ne menyre qe mos te ndodhin provokime tilla nga qeveria e Serbise.
Qeveria e Republikes se Shqiperise, e fshehur ne panik ne Kullen e Surrelit, e shmangur nga revolta e njerezve te thjeshte ne strofkullat e sarajeve te grabitura ne Bregdet, eshte perqendruar ne punen hetimore te drejtuar nga kryehetuesi i diktatures, per te burgosur Opoziten shqiptare dhe nuk e ka ne axhende mbrojtjen e vellezerve te nje gjaku, qe jetojne nen terror ne cepin me jugor te Republikes se Serbise.
Mirepo askush nuk pret qe nje qeveri despotike, e korruptuar, ne te gjitha poret e veta, e mbajtur me patericat policore te hetuesve dhe oficereve te diktatures, nje qeveri e cila as ne ditet e veta te para, nuk ka qene asnjehere serioze ne ndertimin e rrugeve te komunikimit modern ne Ballkan, te kryeje detyrat ndaj bashkekombasve te vet te kercenuar nga soldateska e Serbise.
Eshte ne detyren e opinionit publik dhe intelektual te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Kosoves, Diaspores ne SHBA dhe ne Europe, te perdore te gjitha mjetet ne dispozicion, per te sensibilizuar qeverite demokratike perendimore mbi gjendjen e rende qe po kalon pakica shqiptare ne Serbi.
Une besoj se as shoqeria civile e Republikes se Serbise dhe as parlamentaret mirefille europianiste te atij vendi, nuk mund ta pranojne terrorizimin e programuar ndaj bashkeqytetareve te te njejtit shtet. Por ne mes denimit te heshtur dhe veprimit te njimendte dhe serioz, ka nje te ndare te madhe qe duhet kapercyer, per hir te vlerave demokratike te Ballkanit te shekullit XXI.
Komentet