Publikisht është bërë e ditur nga Milan RADONJIQ, gazetar dhe hulumtuesi i të përjavshmes NIN, se vlerësimi është se Serbia, përkatësisht presidenti i Serbisë, Aleksandar VUÇIQ, ka investuar më shumë se tetë miliardë dollarë në Kosovë në 11 vitet e fundit.
Për 11 vite i bie afërsisht shpenzime vjetore që ka krijuar Serbia në Kosovë, mbi 800 milionë euro.
Një hulumtim, që do duhej të zgjojë interesim, sepse zbulohen disa fakte, për të cilat jo vetëm opinioni Serb, ka nevoj të dijë, por edhe opinioni në përgjithësi
Në këtë humlumtim mungon se në cilët sektor është investuar, në infrastrukturë, në investime në institucione shkollore paralele, që nga parashkollori deri në Universitetin e Mitrovicës, në mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, duke përfshi Kuvendet Komunale dhe Kryetarët e Komunave, të zgjedhur me Ligje të Serbisë.
Këto investime janë në projekte tjera vetëm në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, apo në gjithë territorin e Kosovës. Apo ndoshta se pjesa e konsiderueshme jan investuar edhe në Shërbimin sekret informativ të Serbisë me dedikim për Republikën e Kosovës.
Parashtrohet pyetja sa mjete ndau Serbia për Kosovë, pas qershorit të vitit 1999 e deri sot.
Datë, 12.08.2023