Në fazën e shqyrtimeve, rishikimi i sekretit kishte hasur në pengesa nga ana e partive të djathta, shoqatave ekonomike e atyre financiare. Vendimi i ri i qeverisë u mirëprit nga këta faktorë dhe nga mediat që janë më pranë së djathtës.
“Neue  Zürcher Zeitung” nënvizon me këtë rast se “sekreti bankar nuk është menduar kurrë si një mjet për të trimëruar evazionin fiskal apo për t’i ndihmuar bankat për afera të pajme”, por “është shprehje e një kuptimi liberal të vlerave të mbrojtjes së sferës private”. ats