Sapo Bledi hyri në klasë, ku ora e parë kishte kohë që kishte filluar, mësuesja e priti me një breshëri qortimesh…
– Gjithmonë vonë… Kurrë nuk u ndreqe. Nuk e di si do të bëj me ty, sot e prapa…
– Bledi: Mësuese, nuk kam ardhur vonë…
Mësuesja: Dëgjojeni…, nuk paska ardhur vonë?! (Shikon orën) Ka plot 30 minuta që ka filluar mësimi.
Bledi: Mësuese, ju vetë na keni thënë se për mësim kurrë nuk është vonë!
Nga libri në proces pune: “Grimca – grimca bëhet libri” (gazmore)