1.- Rušo Shala-Zekovič, fshati Žirče, i datëlindjes 1878, vdes në Shkup, gjatë vizitës tek vajza e Tij, më 1957. Djali i Tij, në foto me mua, Osman Shala Zekovič, fshati Smaluča, i datëlindjes 1921, vdes në Crkvine më 2019.
Bashkëluftëtar i Shaban Palluzhës, Osmani në vitin 2018, më pati thënë: Mulla Zekë Berdynaj, nga Peja ka arritur me shokë më 1941 para Shaban Palluzhës për çlirimin e Novi Pazar-it…
Djali i Osman-it, Ramo Shala – Zekovič, në foto me mua në Novi Pazar, 2023, lindur më 1944 në Smaluča, jeton në Novi Pazar, ka fëmijë dhe nipër e mbesa. Pra 5 gjenerata, të gjithë nga Komuna e Tutin-it. Shqip ka ditur të flasë vetëm Rušo-Rushiti, i cili ka jetuar nën sundimin e Perandorisë Osmane 34 vjet…
Në pyetjen time Ramës, a do i dërgonte nipër e mbesa në shkollën shqipe? – Ramo: Po, me shumë dëshirë, vetëm le ta hapin një shkollë me mësim në gjuhën shqipe. Nuk di kush mund ta bëjë këtë, shtoi Rama?
Kaq kësaj radhe.