Më pak se një muaj pasi Sanna Marin dha dorëheqjen nga udhëheqja e socialdemokratëve, ish-kryeministrja e Finlandës njoftoi se po ndahet nga bashkëshorti i saj Markus Räikkönen pas 19 vitesh së bashku.
Marin dhe burri i saj, të dy 37 vjeç, kanë një vajzë pesëvjeçare, Emma Amalia Marin, dhe u martuan tre vjet më parë në gusht 2020.
Çifti i krijuar që në moshën 18-vjeçare, ka bërë të ditur sot se kanë bërë kërkesë për divorc.

“Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam së bashku dhe për vajzën tonë të dashur”, ka shkruar Marin në një postim në Instagram.
“Ne jemi ende miqtë më të mirë, pranë njëri-tjetrit dhe prindërve tanë të dashur. Ne ende do të kalojmë kohë me njëri-tjetrin. Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të bëjmë komente të tjera”, shtoi ai.
Kujtojmë se emri i Marin u përfshi në një sërë skandalesh në lidhje me festat e ‘egra’ në të cilat ajo shkonte gjatë detyrës si kryeministre.
Skandalet

Kujtojmë se gushtin e kaluar, videot që qarkulluan në internet shfaqnin Sana Marin duke u argëtuar shumë me miqtë e saj, duke shkaktuar reagime të shumta.
Për përdorimin e drogës në atë kohë kishte folur edhe opozita.
Në video, politikania e re shihet duke kërcyer dhe lëkundur në humor me shoqëruesit e saj.
Është komentuar edhe paraqitja e saj në festivalin Flow në Helsinki.
Politikania e re ishte e veshur me një fustan paksa mbi gju, i zbukuruar me temina dhe i lidhur në bel me një rrip të ngushtë lëkure. Look-u u shoqërua me çizme të zeza, një çantë të vogël zarf dhe syze dielli.
Gazeta Shqiptare