N’KET JETË
Si nuk u idhnova kurrnjiherë me ty,
Mamdheu em i bekuem e i shejtë ! ?
M’qëllove vrazhdë, n’shpirtë e nër sy,
Çuditnisht, dora jote kurrë s’më vret.
Por shtati yt i përgjakun dhimtash,
Nër erna t’idhnueme po shkalafitet.
Ndij zemërhekje, n’ofshama fmije,
Vaje e piskama t’ vorfnume nanash.
N’travaje t’helmta, ma tresin zemrën,
E ftyrën ma ndezin, sa njimijjë flakrime.
Si rrafje t’papritme e m’idhni kumonash,
M’ burgosin shpirtin, e ma përzhisin jetën.
’17
FARË …
S’ jemi na, qi e dështuem, dashninë e parë,
Prej idhniet, që m’lavroi, n’zemër gjatë.
Lavërtarit të paditun, prej s’keq, n’hershmëni,
Sa her’ nektaret, m’shkunden amël n’andrra…
Dorën ja bekoj e ja nem, për njat farë!
S’e lshoj, e m’loj,me marak e dashni.
Zogjtë e unshëm , krejt diku e kanë ngranë.
Tretun n’hepoja e kanë!
E lanë pa shpërthye…
KUJTIME T’ THYEME
Prej duerve t’dridhme, pa dashtje, m’rrshqiti,
Breshnizë u ba përtokë !
N’ankesë copë e thërrmija,
U thye ajo, vazoja ma e vyeme e shpisë teme.
Për pak nërmend, rr’qethshëm, m’ngriu trishtimi,
Kujtimet e hershme, vrundulluen. Skithi mërzia.
Nër noflla t’moknës, rinia eme, bluhej…
Shkrumtë si drithi…
SAPO IKE TI…
Në dalje të aeroportit, padurue m’ priste,
Tan xhelozi.! Me vështrim mbas teje, nga qielli,
Si murrani, që fshin magjishëm, me sytë e zi.
M’ burgosi egërsisht, si me blic vetëtime,
Befas, thashë, pas kohësh ju përndez trilli…
Le t’ shmallet në mue, mikja e vjetër mërzi.
Heshtun, epshore m’ pushtoi me përqafime,
Kur, zjarmue, n’puthje e pyeta për ket marri,
Si u lodh, n’ekstazë, m’u shpraz, varet prej teje!
LINDA, HUKAMË
Me buzët, n’qelq t’largsisë, qi jetët ndanë n’ngricë,
N’at frullizë t’lulueme, n’bulza, qi s’po m’len kurrkund me t’pa.
Dëshira eme përbirohet e ligshtohet, zgalem i sh’gjetum,
nër ujnat shkulmue trishtë…
N’at’ syprinë vizlluse, krijue n’lakmi e afsh t’nxetë buzve tue u djeg, valë
Nji fjalë t’rrallë, me zjarm e njet, t’papame prej askujt, nisa me shkrue…
Po gishti? Gishti dridhshëm u shtang n’ajri, e pulsi em, dashnisë, frigue si skrapthi qarkue n’flakë, muer n’thue…
Apo t’bjen nërmend’ ? Oj Zanë, oj fiskaje orteku,
bjeshkës shkep m’dhimtë, tuj shungullue.
Se ajo fjalë e bekume, n’ujvara gjaku, nër’ dej rri’!
Tue u nezun . Shekujsh, tuj vibrue n’tiguj zemre.
E veç, t’mrekullumit prej saj, do t’dijnë me e nezun,
Nër jetna… Shpirtnave tuj ju ba shajni.
BAJ ÇUDË ME TY
Naj s’voni kam besue se n’njerëz jeton njaj i pafe.
M’asht’ vu mrapa si klyshi, tash sa mot e jetë
Nji grimë, s’po ma len t’qetë, tuj m’lehun, përmrapa e përbri.
Barin e tokës, fille m’fille, nër t‘xana, tuj ma njef’
Bice m‘i shkërmoi trent’ e lashtë, t’kulmit t`shpis’,
Kur m’kan le a dek njerzit mue, asht` zgërdhi.
N’sa unë i mjeri, me shpirt t’plasun, kam vajtue,
E me dhimtë n’zemèr, jam munue me e harrue.
E n’mue e dashamirtë, shkon tuj leh si qeni n’han,
Zot, a m’ ndjen.! Mjeshtroje at’ shpirtzi!
Qi dreqnon dasi nër njerzit e mjerë!
Nuk po m’del vak, me u gazmue me robt’e mi.
Me u ngi, me kët’ jetë t` mjerë , sa nji fishkllim n’për erë.!
E të idhët, pa gaz e melodi, veç dhimt’, dhimt’…
SFIDUESE
Nj’ato t’pafe, n`t’pabesë, sill m` gur, n’mue e n‘ Ty,
Po Ti, bekue n’shpirtë prej Zotit, veç qeshje,
Me ato gurra t’djellueme nan qerpikë, nër sy…
Sfiduese… M’shiruese! Tan’ hare, sharm e urti.
Zanë mrizi, ujnash? Jo! Shtojzavall’ e hershme!
Cilla kangë nane, t’a m’koj at’zemër, me shajni!?
Tan’ botën e pjalmon me gaz’shendin tand,
Njerzisë mbarë, i fal me zemër dritë e t’ buzqesheshun.
O gurr’ e pandalun dashnie, shpirtin ma trand,
Kur m’gazmon, m’prekje t’amèl, der’ n’hekje,
N’mungesë. Sterpikem i thyem, kaike n’uragan,
Veç eshnat. T’shkalafituna, barisin valës , pa prehje…
DASHNIJA S’ASHT FLAKË
Po Ti, a thue ke le prej Zotit?
Prej qiellës, s’je pikun e ra
Bekim i amël prej rodit,
Shtat e ftyrë t’i paskan shkrolue e la!
E njat fjalë mjalti, thue hojet e kanë pik?!
Dy sytë si rrfeja, shkrep për me m’vra.
Buzt’ yzhnje t’shkrime, pjek me m’kobit.
A don me m’plas a me m’ba hata,
Me at’ afsh valë, derdh n’mllef e xhelozi,
Dashnija s’asht’ sall flakë e murrla!
2017
NATË ME QEN…
Mesnata kaherë e vrant’, kalue kishte, tërthuer,
Nër shkulme të tërbueme, t’pabesa politike
Dhe hana n’ skajqiell, murdhizun kish’ ra me fjetë
Po gjujtsit e pashpirtë, të gjytetit tim Fushë – Lumthor,
Skaj udhëve trubulluet përgjonin jo n’ ahishte,
N’kët’ qytet malor-modern, me qiellgërvishtsa…
Pritnin qentë. Përgjumun t’mjertë..! Me armë n’dor,’
Me saju nji loj qensh allasoj, me jetën e tyne.
Vonë, yztë, u shkundën n’ breshnizë – lot. Me britma!
2017
ETJE…
Bjeshkët tona t’mrekullueme prej Zotit,
Me i pas lakmi tan bota e njerzia!
Me ksula t’ bornueme dimën – verë, tan jetën,
Stolis gjijt’, burimesh e krojesh, e sa ma, si gurrat e Domgjonit…
E..! N’trojet e sterlashta Mirditase, qan fèmija,
Për nji fyt uji të tokës teme…! E mnerrshme!
N’pik’ të zhegut, oj nana, o njerz t’miradije,
Kur korbi e gjinkalla lahen n’burime t’qarta
Zemrën ma shpërthen njaj za’ fmije..
Qi me brim’ e kuje, n’kupë t’qiellës kjan
Për nji pik uj’…Nji kupë uji, oj nanë !
Derdhen ujnat kepave e prroskave me kangë, jehonë e gjamë t‘ rrallë
Me et’ t’pashuem e afsh shpirti, hjek njerzia…
Mbas mundit t’vshtirë e gjersës, për nji kafshatë.
E uji i toks’ teme, i pashterrshëm, me orar!
Of, bre, marrja e robit! Shumë horllikun e ban’!
Prej krahnori e hapsine m’shungullon nji thirrje;
Qi m’ban t’qesh e njiherit t’ kjajë
Pse po kërkon ujë ?!
Pi venë, burrë,
Dashunia e vneshtat e Mirditës
nuk krehen kurrë!
Mendja e rodit, s’ka për t’u myt’ kurrë në nji
ballagjë me uji.
Fushë – Lumth , 2017
ZALLI EM
Shkulmueshëm gurgullonte ai zalli em i kjartë,
Tuj mledh n’djep të tij gurra, currila e krojna
Theqafjes s’bardhë t’bjeshkës nër karma e pyllnajë…
Me kangë e piskamë t’lashtë, boka e kepa,
Tuj shitue kryq e terthuer si bleta n’ hoje…
Me gjithfarnuer zanesh, t’bekueme,
n’jehona lire, fylli, lahute e zumarje…
N’erë e murra, ndërgishtazi fishkllen pa pra…
Grykash, n’shpella dragojsh, zabele e mrize- zanash fjet
Me vrull e duf e shtjell, tuj sjell ndër ne me za të ujt’ e gjamë, i emi zallë,
Me shend e vaj, ka njallë , tuj shungullue n’dert,
Britmën e Teutës, t’Kastriotve e kreshnikve t’tjerë,
Me pallë, me besë e penë..E njet’…
Pa pvet për frikë e dekë. I emi zallë.
Tash, kur e pashë, curril, hollue tuj hjekë!
Memze shqiptonte emnin e lashtë, Fan,
Pa za, gjallni e shkulm,thue, ka dek…
SYTË RREJNË KA’ I HERË…
Kur u bana me dijtë shka ishe Ti,
E me zemër e shpirt me t’dashtë,
Nisun kam me besue e me pa.
E përsosun ishe, po jo perendi.
Le kishe si unë prej nane e babe,
Veç prej nalt, hijeshi t’kish ra,
E zemra gjinsh, shitoje me sy !
Ani, thashë ndërveti, e emja do t’jetë !
Masi s’asht’ zanë as perendi.
Po Ti, nrdyshe e menoke kët’ jetë.
T’rrejshëm i paske njato sy.
Pasunia e shkëlqimi i rremë, paska vleftë,
E unë, shejtninë, në shpirt po e ndry,
Për nji tjetër vlagë, për nji tjetër stinë,
Si nji farë lulje të shejtë.
Kurrnjiherë, me e mbjellë në Ty
JE E LODHUN , NANA EME
Aq shumë je lodhun e sfilitun, merakut e hallit!
Nana eme e stervujtun, nana eme e mirë
Jetimja e gjithkohshme, na dogje mallit,
Me ato petka t’zeza, në at’ shtat të brishtë
Tan jetën me dy pika helmi nër sy.
“Për me rujt ma s’parit, erzin e ballit,
Se njerit, n’ket jetë nuk ju haka mishtë!
Aq shumë t‘ kanë lodhun, fëmijëtë e miqtë!…
A t’plaguen rrenat, e kobitjet e të marrve.
A mungesat tona!? Ndoshta dhe të ligjtë.
Që ta thyen zemrën, edhe kryqet e vorreve.
Më dhemb zemra, kur e mendoj,
Se atje ku ke shkue, pa pra ban ftohtë ,
E ti dridhesh si gjethe, e mjerë në shpirt
Prej fjalve të njerzve allasoj,
E mue, kaherë s’ke ardh t’më pajtosh,
Në andrrat e vranta! Të lutem të vish!
S’mun’ po ja dal e s’kam shka kallxoj…
Kur t’më shohin, me vraga syshë
E t’më pyesin fëmijët…
S’e di, shka t’u thom.
Ku t’ka mbet hadri, Ty!?
Ku e shenjta eme, ku?…
2017
TË FLUTUROJSH NATËN
Mjedis tokës e qiells’
diku mbi re… Thua hanën po ndjekim ?!
Si Donzhuanë të krisun (të mjerë)!
Në mëshirë të Zotit, e të pilotit ,
Fluturojmë në hapsinë…
Vozisim tretsirës blu, të mrryltë, lakuriqe, florishentè,
Na, pasagjierë të pajisun me reflekse,
E dhunti të çuditshme alkimike,
Si ato kristalet vesore para mengjesit,
Në proçes të magjepsun shkrimje.
Në dheun e dashur lamë dashurinë
Me vete kemi frikën e çmenduninë.
Humor të dridhshëm, shkumë në erë
Si frullizë boret, që nuk ngjit askund
Frymojmë..Dyshimtarë…Aventurierë…
Trysnue në freskinë e ankthit që therë,
Hapsinës së mugët as det, as qiell,
Peshq të lazdrue -përgjumun në akuarium…
NJI TRIKË MIMOZE
Tan afsh e dashni përvlue
I dehun prej arome,
Me kujtimin e ankth t` tandin,
drithmue mallit,
Tue t’pa, m’prit, si kajsi pushore e djellueme,
Tuj u pik..!
Kallun n’vetmi-zjarmie.
Pjekun, tue u shkri,
Shtrina krahun me e nërlik,
Një trikë t’artë mimoze
N’breg lumi për ty…Po ndie i za…Mos !
Vegimtar, tue i fsha hallit,
Mrena degës a vedit , ‘
Tërqetht’ , m’shkanulloi shtatin.
Nan kët’ kunorë të blerë,
E përflake n’ethe dashuninë.
At’ mrekulli, që hershëm
E shijove me zjarm n’rini .
E bekune me lot e shajni,
Rremat e yjzit e syve t’mi.
– Mos e thy , at’ rrem !
– O njeri, mos e thy!
Dashnia asht gjakut tuej t’ue u ndezun
Ajo don zjarm e frymë.
Në çdo stinë e dekik.
Jo veç me e shkrep n’mall e kujtesë,
veç nji herë, si unurin n’ eshkë…
2017
O, DET I PA ANË !
I thellë mje në zemër të kësaj rruzullie
I kulluet, prej Zotit ,
Kripun gjer ne shije.
Pafjetun.
I shqetsuem gjer në tramundana.
Prej shpirtit-zjarr të globit,
A hirit-fosil të padrejtsive !?
O dallgzim i kaltër,
Që shpirtin ma trondit anë m’ anë…
Me dertin..! Me vajet…
Me kangët e ligjerueme si gjamë.
2017
KAM MENDUE
Se në ket sofër , tan mend, krijim e dije..
Ka shumë burra t’ mirë.
E mentarë… Dhe shumë ka…
Se ka poetë, shkrimtarë e dijetarë…Dhe ka..
Me i pasun lakmi, e har e mend, me marrë prej tyne.
Të tan njerzia me mendue, me nxjerr msime.
Për halle, derte e shend, në ket vend florini.
Ku natyra lazdrohet me njimijë vezullime.
Ka djem asgana e cuca si yje drite
T’a lulojnë shpirtin, e ta prushojnë me dhimta.
Me fjalë t’urta e vargje, thue dal prej dritës syve!
Me t’lumnue zemra se je, n’votër t’lashtë Arbnije,
Ku gjindja kuvenojnë, në t’drejtë të Zotit të tyne,
Për ditët që vrapojnë,thurin andrra ardhmënie…
Ka n’kët “sofër”, rob me dije. E mòstra e flurecë,
Ta thotë truni, janë pikun, e ardhë prej epokës s’hiçit.
Lodhen dhemshëm me llafe, qi si besojnë as vetë
Dredhin fjalën e hashojnë si mustakun e misrit.!
Me furë n’kujtesë vorre, plagë e lot ende të nxetë
Me rigjallë e rimjellë, farkuqen ferr të komunizmit,
E n’fron të “mretit” me vndue shejtanin e paafe..!
Po kush munohet m’u ngjit, me hile e rrena,
Me kobit Fisin e Arbnit, me e hup me e pre në bese..!
Me ja mohue dhe e fe, e bajrakët me legjenda!
Me i perfolë Atin, që i zu n’farë e ju naltoi fortesë
Njaj Zot ka për t‘i djeg ditën…Me trung e rrema.
Sa, nip stërnipa kanë me ja pa të zezën kresë !
2017
KALAJA NËR DETE
Ah, po tash,.m’ra n’mend shka ishe ti at’here..
Unë i njikohshëm, do t’tjerë mashkuj si dallgë,
tue u shkërmoq murit t’gurtë t’syve si ag’ pranvere,
shejtnisht u bana stërkala blu, qi kcej n’hava,
si aj shiu i ditve me zheg stërpiku do bedena..
E , odat e hijshme i kam dritsue, tjerat lagun me sy,
tjera stërkala dallge, unshëm dritës tande duen me kcy…
2018
PYLLI S’DURON HIJE
S’due t’ju diftoj si asht pylli i paanë as hijeshia e tij..
me kallxue dritshëm , çuditnisht, kurrë s’kam mund me dijtë..
S’rrogzohet me germa as rrokje fryma e blerë e shpirtit të lirë!
As magjinat e kangët, qi ai shpalon fishllimave t’violinta..
As pezmi i thartë, në t’idhët, qi kullon shitimeve e krahve të thyem.
Na, me ngrof dashninë e lirë, pyllën e kallim flakve t’ndërkryeme…
Kto gjallesa jeshile gjithfarnuri shkanullohen n’shejtni…
Për njerzit e prej tyne, tue u flijue përherë lulojnë, tuj kndue,
Jetës tonë, e sfidë i bajn hijes, tue gjujt nër sythë, dritën e lirë…
KULAÇI I NATËS
Nji kulaç të ndorun, shtinte gjyshja hinit të xetë,
masi gjindja kishin ngranë e ishte ba mjesnatë,
tue u dridhun lpizës së dritsores linte si msheftë…
Noshta do thermojna gjize a mallatare t’regjun,
në ’i gjeth hardhie a lakne i pshtillte me marak,
Tuj bekue n’urti, t’unshmit , qi natës ishin tuj hecun..
Kur e kishim pyetun për kto kuleç të quditshëm,
A , për t’tan njerzit pa strehe e orët e malit, qi ruejn përnatë
Dromcat e metme për zogjt’, qi qillës të flurojnë ngishëm..
..e tash..e tash, qi gjyshnit e prindja janë ba dhe e hi..
Andrrës m’dalin kuleçën t’verdhë , tuj avullue n’sy hane
Duer t’dridhuna e shpirtna, pak mashtojnë zogjtë e pangimun…!
ISHA ULTI *
Nuk jam pri gurit, po prej nanës së tij jam i lemë,
..as pri metali e florinit , po hekur jete kam eshtnash,
sajue ujit Zotit krejt si aklli shkallmohem degësh
Lvoshkun m’kanë gjemnit e ligj’, pa dashni e besë’,
..tue u mundue me m’shartue hanës, n’djallzi t’pafeshë,
Rrema njomza stërfarin gjarpnisht rrfeve, ditën për djell!
Tallazet idhnake thurmojnë dejet e mi, t’blerue sysh,
..dejeve t’tokës Malit Shejtit , ngijem frymnash
Sall themelesh t’gurta rrajt’ mija Ilirike lidhin kërthizë!
___________
Dru pyjor i rrallë
KJO HANË EFSHORE
Mos u tutni prej hanës, qi ka dalë si përnatë,
me kullot livadhet e kaltra e zabeleve të rrallë,
e idhnueme, djellit e tokës, po ja lshon do fjalë,
Në zjarrmi mollkuqeje të vaditme n’kimikate,
e njena e lashtsisë pisket e zehèrume, fillikate,
me ato rreze sysh të pergjakun si lot nane !
Ka vjete n’vajtime t’randa përflakun sy e faqe,
pri djallzisë së njerzve t’ligj trumhazun n’travaje,
harrue bijve të saj t’mbarë mjerue derdh tallaze !
MALL I TREMBUN
Sa e kam dashtun cirkatjèn e strehëve t’gurta t’kullës n’katund,
tretun kohnave t’egra, ec e’ja udhnajve t’ujsueme, Ndërfane-Fushë-Lumth,
npër njegulla t’vorbullta veriu, t’thurme si rregja mitesh, pa krye e fund..
Ato vringllima epesh shungullonin odash, rreth votra kullash,
shtrue sofrash t’vorfna bujare, shtrosave t’larme kamkryq burrat,
e na cullët tuj u prrall’ me duer nan cirka therse , si tupane luftnash.
N’ato troshima t’zymta lahute e fylli, m’vjen zani i amël i asaj gjyshje,
si zogjt’ squka na mlidhte rreth votrës, n’butsi me do urti t’mgjishme,
cirkat e strehve si shenrra, pemve rrenacakve u bjen duerve lythe
N’sa qiellës xanë pus shkapetshin rrfetë idhnake, n’lodra bumullimash,
lahutari i moçëm mas orsejt t’ fundit shkullonte kupën e venës tan afsh,
angrrave tona, tan natën në luftë drangojt’ e zotit, n’ujqt’ e kuq tue u ba lamsh..
Tash kullat janë ba vila modern, s’kan frangji as sofra e vorfni bujare,
pak njerz’ e zana fmijësh e gjyshnit në shejtni janë idhnu m’ne udhtarvet,
mue malli m’tutet udhës , kur njerzit përshneten stoftë e ma s’përfalen !
Komentet