E nisi karrierën e tij me Festivalin e Operës Rossini të Pesaros me “Il viaggio a Reims” dhe “Adina”. Për Saimir Pirgun nis një bashkëpunim shumë i rëndësishëm me Staatsoper (Opera shtetërore) të Vienës, ku midis shumë vënieve në skenë, loja e tij vlerësohet jashtëzakonisht tek “L’Elisir d’Amour” për të cilën fiton edhe çmimin e lartë “Eberhard Waechter Gesangsmedaille”, që u jepet të rinjve të karrierës.
Ishte vetëm 22 vjeçar kur këndoi “Così fan tutte” në Ferrara, drejtuar prej Claudio Abbados, dhe në verën e vitit 2004, në Festivalin e Salsburgut nën drejtimin e Philippe Jordan. Duke vazhduar debutime të rëndësishme artisti ri shqiptar këndon në skenat e teatrove më të rëndësishëm të botës, duke nisur nga : Opera Shtetërore e Hamburgut (Hamburgische Staatsoper),në Bayerische Staatsoper të Monacs, Operën Shtetërore të Berlinit (Berliner Staatsopen), Teatrin e Operës së Romës, Akademinë Nacionale Italiane “Santa Cecilia”.
Po ashtu, Saimir Pirgu vazhdon karjeren e tij duke kenduar regullisht në skenat më të mëdha të botës : Opernhaus të Zürich-ut, “Royal Opera House Covent Garden” të Londrës , Teatrin Mbretëror të Madridit, Metropolitan Opera New York, Teatrin La Scala të Milanos, Operan e Shtetit Vjenë, Opera National de Paris etj. Ai jo vetëm që ka rrëmbyer rolet kryesore në operat më të mëdha botërore, por ka tërhequr gjithherë edhe interesin e medias dhe kritikës, siç është kjo intervistë që po botojmë më poshtë.
Tenori shqiptar, Saimir Pirgu di shumëçka për Alfredo Germont-djaloshi i pashëm që bie në dashuri, i thyhet zemra, dhe në fund e humb dashurinë e jetës së tij. E ka interpretuar “Traviatën” rreth e përqark botës, në disa prej shtëpive më të mëdha të operës dhe përballë disa prej zonjave më të rëndësishme të operës, të bukura e kurtizane të sëmura, që quheshin Violeta”. Ai rikthehet në “San Francisco Opera” për të interpretuar përkrah Nicole Cabell (Violeta) dhe Vladamir Stoyanov (si Giorgio Germont).

Çfarë ka mësuar Saimiri nga të gjitha vëniet në skenë të Alfredos? E keni vënë në skenë disa herë Alfredo Germont, nga Londra në Nju York, Vjenë, Berlin… Lista vazhdon gjatë, por çfarë ju tërheq ju më shumë tek ky rol?
Është e vërtetë që e kam kënduar disa herë këtë rol dhe madje në disa prej teatrove më të rëndësishëm në botë. Nuk mund ta fsheh se është një nga karakteret që më ka dhënë më shumë kënaqësi dhe më ka hapur shumë dyer jo vetëm në qytetet që ju përmendët, por edhe më gjerë. Alfredo është një nga personazhet më delikatë dhe më të vështirë për t’u interpretuar mirë, sepse je shumë i ekspozuar si në rastin kur këndon vetëm, ashtu edhe kur këndon përkrah Violetës. Gjëja më e rëndësishme dhe ajo që më jep gëzim të madh është ta interpretoj rolin për Violetën. Mendoni pak për atë energji të thellë që unë kam pasur përgjatë viteve me të gjitha Violetat e mia. Pa Violetën, Alfredo nuk ekziston. Në muzikën e Verdit ka tri duete në opera që i sigurojnë një tenori mundësinë për të krijuar personalitetin e Alfredos. Madje, edhe në çastet më dramatike, ai është gjithnjë në prezencën e saj. Kjo është arsyeja pse ky më jep mua kaq shumë gëzim. Kam shumë dëshirë ta këndoj atë, është gjithmonë dhe vetëm për Violetën.

Çfarë bëni ju për ta mbajtur interpretimin të “freskët” pas një sërë performancash, në mënyrë që edhe të shijoni vënien në skenë të të njëjtit rol në disa produksione të ndryshme?
Kolegët janë të ndryshëm dhe gjithnjë më ndihmojnë. Pos të gjithash, është muzika dhe regjisorët e ndryshëm që ma bëjnë atë gjithnjë, një rol të ri. Siç e thashë më herët, janë ndjesitë për rolin dhe ajo çfarë unë ndjej për personazhin e Violetës.
Është gjithherë një njeri tjetër me të cilin unë e krijoj dhe kjo më jep energji të reja, ngjyra të reja vokali dhe emocione të reja. Është interesante ta këndosh atë me artistë të mëdhenj. Nuk mërzitem asnjëherë me Violetat e mia.
Kolegia juaj në këtë prodhim artistik është sopranoja Nicole Cabell, me të cilën ju keni punuar herën e kaluar që ishit në San Francisco për “I Capuleti e i Monteçhi”. Të ndihmon njohja me partnerin në interpretim?
Sigurisht ta njohësh tjetrin është e rëndësishme. Në produksionin “Capuleti e Monteçhi”, nuk luajtëm bashkë sepse Nicole (si Zhuljeta) ishte e dashuruar me Romeon (jo me personazhin tim, Tibaldin). Këtë herë, ju siguroj se ajo është marrëzisht e dashuruar me Alfredon! All kidding aside, interpretimi i Nikolës, bukuria e zërit të saj and bearing brings i japin fisnikëri karakterit të saj. Të bën të kuptosh se je në zemrën e saj dhe se sa shumë sakrifikon ajo për dashurinë e vërtetë. E adhuroj punën me të.

Çfarë e ndjek këtë shfaqje në axhendën tuaj? Ku do të udhëtoni pas “Traviatës”?
Do të kthehem në Italinë “time”, ku do të marr pjesë në Festivalin e Ravenës, për disa performanca të Rekuiemit të Verdit me Riçardo Muti-n, e më pas do kem dy javë pushime në vendlindjen time të lavdishme, në Shqipëri, në korrik. Në gusht do të këndoj “Don Giovanni-n”, në festivalin e Ravinias, shtëpia verore e Orkestrës së mrekullueshme Simfonike të Çikagos me dirigjim të James Conlon. Në shtator, sezoni i ri hapet në Londër me “Rigoleton” në “Royal Opera” dhe vijon me angazhime të tjera në: Operan Kombëtare në Uashington, në Vjenë, Berlin, dhe Çikago mes të tjerash./2014
Komentet