Tek kjo rrugicë
Le të ishte ftohtë, tufan, ngricë
Andej pari si papritë
Do të kaloja përditë
Munguar kurrë, mos u çudit
Edhe kur nga tjegullat mbi çatitë
Vareshin akujt ngrirë si kongjitë
Ti e di, sa gjatë kam pritë
Të ndeshja sytë e tu plot dritë
Ballin e pastër shkëlqim i vetëtimtë
Vetullat hark si pendëza qerpiktë
Buzët petale të trëndafiltë,
Të lyrshëm të dy thelpinjtë.
Faqet prush, oh gropëzat pikë!
Tek kjo rrugicë
Në cep të së cilës loznin fëmijtë
Ti me shoqet tek porta duke çuçurit
Vesh më vesh sec pëshpërit:
“Po vjen, po vjen, prit”
Ftyra yte lule margeritë
Qarkuar nga aureolë e shkëndijtë.
Ishte një nga mrekullitë
Që çdo ditë
Përsëritej në atë rrugicë…