VOAL

VOAL

Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën- Deputetja boshnjake: Turp për ju, deputetë shqiptarë

May 13, 2022
1 Comments
  • author avatar
    Sotir 3 years ago Reply

    Po Bosnja Hercegovina e njeh Kosovën ?
    Ku jeni ju Deputet e Bosnje Hercegovinës,?
    Apo kërkoni por nuk ipni .
    Turp ju .

Komentet

Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Mathausen të Austrisë, përkujton 80-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë në Mathausen të Austrisë, ku ka përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të kampit të përqendrimit.

Ajo tha  se Kosova  gjithmonë e ndjen peshën e kujtesës dhe forcën e betimit në mënyrë që të mbrojnë paqen, dinjitetin dhe lirinë.

Gjatë qëndrimit ajo ka thënë se miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit europian të Kosovës. Mauthausen, ishte njëri prej kampeve më të mëdha të përqendrimit në kohën naziste.Në mes të viteve 1938 dhe 1945, rreth 200 mijë të burgosur kanë qëndruar në Mauthausen dhe 49 kampet e tij të jashtme.

Në këto kampe, 119 mijë të burgosur u vranë ose vdiqën si rezultat i kushteve jonjerëzore, në të cilat janë mbajtur ata. Në mesin e të burgosurve ka pasur hebrenj, pjesëtarë të komunitetit rom dhe të burgosur politikë nga e gjithë Evropa.

Vjosa Osmani Austri 720x480

Postimi i saj:

Në Mauthausen të Austrisë, aty ku njerëzimi njohu tmerrin, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, u mblodhëm për të kujtuar dhe për të premtuar sërish: Kurrë më!

Në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqëndrimi, ndjemë peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë. Le të jemi zëri i atyre që nuk mund të flasin më dhe mburojë e vlerave për të cilat ata u flijuan.bw

UGSHPD: ETAPAT E PUSHTETIT

 
Një triptik me skicat e autorit LD-NY25 titulluar “Etapat e Pushtetit” të kryeministrit në ikje Rama, janë frymëzuar nga Giro d’Italia e cila shihet si një veprimtari mikse sport-politikë, e stisur dhe e përplasur me datën e zgjedhjeve të 11 Majit ku politika e mazhorancës po pedalon me blerje influence të gjithshkaje që i nevojitet për të qëndruar në pushtet. 
I mahnitur nga pamjet ajrore të përshkrimit të etapave në dy ditët e para ku gjelbërimi pranveror tregon vërtetë pasuritë e vendit mund të thuhet se transmetimi nga RTSH dhe Rai2 me të njëjtin sinjal janë tërheqëse, por me regjia dhe gazetaria sportive e komentatorët e ndryshëm  jepnin ndjesinë e një reviste propagandë dhe reklamë bashkë të mbështjella me sportin e çiklizmit. 
Italianët kishin përfshirë segmente me të ftuar ku nuk mungonte një reklamë turistike kulturore dhe pak historike që me diktaturën e Hoxhës, me Skënderbeun si Hero Kombëtar dhe tek tuk pa harruar infrastrukturën dhe ndërtimet ku shpesh përmendej shija dhe stili i qeverisjes së Ramës në 12 vjeçarin e fundit. 
Ndodhte për fat të keq ndonjë situatë aksidenti dhe rrëzimi të sportistëve çka ndikonte në rikthimin e transmetimit sportiv aty ku duhej dhe të bëhej në mënyrë të trashë shkëputja nga propaganda. Në një shkallë tejet llustruese ishin komentatorët e Tiranës të cilët edhe pse të pasur me njohuritë e sportit, shpesh mahniteshin me pamjet ajrore dhe flisnin jashtë përmbajtjes për infrastukturë, hapësira të gjelbra dhe ndërtime shumëkatëshe të kryeqytetit ku veçanërisht në objektet e kodrave të Saukut, Pallati i Zogut, Varrezat e Dëshmorëve dhe Parku i Tiranës historia dhe propaganda proqeveritare tejkalonte kornizat e sportit.( Në fjali dhe togfjalëshi falënderohej qeveria, ministria e Brendshme, policia, shërbimet e shpejta zjarrfikës dhe ambulancat, pushteti lokal). Kjo shkallë e pakontrolluar ideologjizimi në një ditë të heshtjes zgjedhore që i mëshonte me zell politikës,  të kujtonte një koment të Sportit Popullor në fundin e viteve ’70-të. aty diku pas 1976-ës ku  me bashkimin e dy uzinave të Azotit dhe Uresë, Fieri u bë qytet industrial dhe Bujqësor. Por gazetari sportiv në reportazhin e etapës Vlorë-Fier të gazetës të së Martës, i duhej ta cilësonte se; “…në të tatëpjetën e Qafës së Koshovicës, grupi i çiklistëve linte pedalimin dhe kthehej në të djathtë për të shikuar një vepër të pesë vjeçarit socialist, Uzinën e Nitrat Amonit-Fier”.
Pra dhe në pak koment të dalë nga tema e sportit, kur merresh me politikë bie në një diskutim të mërzitshëm si kur e dëgjon dhe si kur e komenton politikën gjatë një dite të heshtjes zgjedhore. Por në anën kryesore dhe të së vërtetës, pamjet e natyrës shqiptare nga ajri janë magjepse, të bukura dhe i çmallin sytë e emigrantëve në diasporë. Ndërsa të dëgjosh se shpenzimi treditor i veprimtarisë ka kushtuar 7 milion euro dhe kryeministri shfaqet si protagonist kryesor i asaj që ka planifikuar, bash etapën e tretë në një ditë zgjedhjesh, kjo sigurisht kërkon transparencë dhe sinqeritet pasi koreografisë së Ramës investimi nuk i shkoi ai që priste.
A mendoni të dashur lexues se Giorgia Meloni kryeministria italiane, do të mungonte pa një shkak të fortë në një nga ditët e etapave të Giro d’Italia?
Një segment territorial italian i pa përfshirë në këtë garë është 20 kilometërshi Shëngjin-Gjadër, territore burgje me flamurin e Italisë dhe BE-së për emigrantët që qeveria e Rilindjes Socialiste ka lëshuar në përdorim 5 vjeçar. Ky show me Giorgia d’Italia (Giro d’Italia) mungoi. Ramës i humbi ajo pikërisht sepse orvatej të blente influenca për zgjedhjet duke vazhduar ndërtimin e një modeli të deformuar autokratik në tranzicionin e gjatë shqiptar.
Sporti dhe politika, përzier kështu janë një sforcim i madh dhe kjo bëhet me zell nga njerëz arrivistë, që shpenzojnë pamasë dhe mbeten amatorë në drejtimin e shtetit deri sa kalbëzimi të mos u japë mundësi të dhe shpenzime.
Triptiku i skicave tregon vitet e pushtetit të Ramës që u pasurua nga Bashkia, transformoi në të pajetueshëm kryeqytetin, deri sa etapa e tretë e garës të  jetë fundi i certifikuar i humbjes bindshëm të tij.
10 Maj, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Shqipëria voton sot- Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë! 2.046 kandidatë në garë për 140 vende në Parlament

Pas një muaj shumë intensiv me fushatën elektorale dhe 24 orë heshtje zgjedhore, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa 2.046 kandidatë garojnë për 140 vende në Parlament.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, për të vijuar më tej me procesin e numërimit të votave.

3.713.761 qytetarët do t’u drejtohen sot 5225 qendrave të votimit në të gjithë vendit. Prej tyre, 114.642 qytetarë ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë.

Vota e diasporës

Risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve është përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e votimit. Për herë të parë, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë pasur mundësinë të votojnë nga vendet ku jetojnë, falë një platforme elektronike të regjistrimit, e cila ishte aktive nga 11 janari deri më 11 mars 2025.

Vota e emigrantëve do të numërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të llogaritet sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri.

Gjithsej u dërguan në diasporë 245,935 zarfe me fletët e votimit, prej të cilave 227,097 u morën nga zgjedhësit.
Në përditësimet e fundit të KQZ, bëhet me dije se 181,609 zarfe kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora kanë marrë fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora.

Subjektet politike:

Në garë për sa më shumë vende në Kuvend janë 11 subjekte zgjedhore.
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate
(Renditja sipas numrit rendor në fletën e votimit)

Si ndahen mandatet sipas qarqeve:

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark.Sipas listës së miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit, 140 karriget në Kuvend ndahen si më poshtë:

1-Qarku Berat 7 mandate
2-Qarku Dibër 5 mandate
3-Qarku Durrës 14 mandate
4-Qarku Elbasan 14 mandate
5-Qarku Fier 16 mandate
6-Qarku Gjirokastër 4 mandate
7-Qarku Korçë 10 mandate
8-Qarku Kukës 3 mandate
9-Qarku Lezhë 7 mandate
10-Qarku Shkodër 11 mandate
11-Qarku Tiranë 37 mandate
12-Qarku Vlorë 12 mandate

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës sinjalizon se më 9 maj 2025 ka pasur probleme në qendrën e marrjes në dorëzim nga KQZ të zarfeve të emigrantëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me statusin vëzhgues si organizatë media pranë KQZ për zgjedhjet politike të 11 majit 2025, sinjalizon se në datën 9 maj 2025 ka pasur probleme në qendrën e marrjes në dorëzim nga KQZ të zarfeve të emigrantëve, e  pozicionuar pranë Parkut të Komitetit Olimpik

 Në këtë ambient kanë mbërritur sot në mëngjes disa zarfe të pretendura si votues nga diaspora por në mënyra të ndryshme nga ajo që është përcaktuar në bazë të protokollit zyrtar të KQZ.

Zarfet kanë mbërritur me mjete të tjera postare si dhe dorazi, pra jo përmes postës DHL.

Në veçanti është sinjalizuar një kuti me zarfe të votës së diasporës e cila është tentuar të futet në këtë ambient.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionsitë të Diasporës ka dokumentuar se mbi cfarë ka ndodhur Partia Demokratike ka prezantuar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e në adresë të Komisionerit Shtetëror Z. Ilirjan Celibashi.

Në këtë ankesë Partia Demokratike shkruan

  1. Ndalimin e menjehershëm te praktikes se pranimit te zarfeve me vota te ardhura jashte rruges zyrtare te pershkruar me siper.
  2. Ndarjen e menjëhershme dhe ruajtjen veçmas te ketyre zarfeve me vota, ne menyre qe te evidentohen dhe ndahen gartesisht nga votat e ardhura në perputhje me ligjin.
    Mosperfshirjen e ketyre zarfeve ne asnje proces vierësimi apo numërimi, per sa kohe nuk verifikohet burimi dhe ligjshmeria e ardhjes se tyre.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës informon se po vijon me kujdes të ndjekë procesin e votës së emigrantëve shqiptarë dhe të procesit të votimit të datës 11 maj 2025.

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor

Liderët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbërrijnë në Kiev, 10 maj.

 

Radio Evropa e Lirë

Udhëheqësit e katër vendeve evropiane mbërritën të shtunën në Kiev, në shenjë të mbështetjes së përbashkët, ndërkohë që po shtohen thirrjet që Rusia ta pranojë një armëpushim njëmujor në luftën trivjeçare në Ukrainë.

Liderët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbërritën së bashku në stacionin hekurudhor të Kievit, ku u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ata vendosën së bashku lule në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, gjatë një ceremonie që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është hera e parë që udhëheqësit e katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë. Ndërkaq, Friedrich Merz po e zhvillon vizitën e tij të parë në Ukrainë si kancelari i ri i Gjermanisë.

Së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëheqësit evropianë po kërkojnë nga Rusia ta pranojë një armëpushim 30-ditor për të hapur rrugën për bisedime për paqe, me qëllim që t’i jepet fund luftës.

Në mars, Shtetet e Bashkuara propozuan një armëpushim të menjëhershëm për 30 ditë, të cilin Ukraina e pranoi, por Kremlini ka ngulur këmbë për kushte më të leverdishme për veten.

“Ne e përsërisim mbështetjen tonë për thirrjet e presidentit Trump për një marrëveshje paqeje dhe i bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë pengimin e përpjekjeve për të arritur paqe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve.

“Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte për 30 ditë, për të krijuar hapësirën për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksuan ata.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Andrii Yermak, shkroi në Telegram: “Ka shumë punë për të bërë, shumë tema për të diskutuar. Duhet t’i japim fund kësaj lufte me një paqe të drejtë. Duhet ta detyrojmë Moskën të pranojë armëpushimin”.

Më vonë gjatë ditës, udhëheqësit pritet ta zhvillojnë një takim virtual së bashku me Zelenskyn, për t’i njoftuar udhëheqësit e tjerë mbi përparimin drejt krijimit të një të ashtuquajturi “koalicion të vullnetit”, i cili do të ndihmonte forcat e armatosura të Ukrainës pas një marrëveshjeje për paqe dhe mbase do të vendoste trupa në Ukrainë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së mundshme me Rusinë.

Vizitë historike në Kiev: Merz, Macron, Starmer dhe Tusk bashkohen për paqen në Ukrainë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz e kishte njoftuar vizitën në Ukrainë vetëm një ditë pas marrjes së detyrës. Pas bisedimeve të tij në Bruksel, kancelari nuk u kthye në Berlin, por shkoi drejt e në Poloni. Atje, Merz hipi në një tren special për të udhëtuar gjatë natës për në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Dhe jo vetëm. Gjithashtu në bord: krerët e shteteve dhe qeverive të Francës, Polonisë dhe Britanisë së Madhe, Emmanuel Macron dhe Keir Starmer. Edhe kryeministri polak, Donald Tusk ka udhëtuar në Ukrainë.

Thirrje Rusisë të mos pengojë përpjekjet për paqe të qëndrueshme
Kjo është hera e parë që krerët e shteteve dhe qeverive të këtyre katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë për të vizituar presidentin Volodymyr Zelensky. Si shenjë e qartë e “solidaritetit me Ukrainën kundër pushtimit barbar dhe të paligjshëm rus”, thuhet në deklaratën e përbashkët, duke e përshkruar gjithashtu vizitën si “historike”. Në këtë deklaratë, katër evropianët mbështesin thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje paqeje dhe “i bëjnë thirrje Rusisë të mos i pengojë përpjekjet drejt një paqeje të qëndrueshme”.

Së bashku me SHBA-në, ata i bëjnë thirrje Rusisë që të pranojë një armëpushim 30-ditor – “të plotë dhe të pakushtëzuar”. Një armëpushim i tillë mund të krijojë hapësirë ​​për bisedime për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, thuhet në deklaratë. Gjakderdhja duhet të përfundojë, Rusia duhet të ndalojë pushtimin e paligjshëm dhe “Ukraina duhet të jetë në gjendje të lulëzojë si komb i sigurt dhe sovran brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht për brezat që do të vijnë.”

Paralajmërim Rusisë
Në deklaratën e katër krerëve të shteteve dhe qeverive thuhet, se ata do të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën. “Për sa kohë që Rusia nuk bie dakord për një armëpushim përfundimtar, ne do të rrisim presionin mbi makinerinë ruse të luftës”, thuhet në deklaratë. Komisioni i BE-së në Bruksel aktualisht po përgatit paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Me kryeministrin polak Tusk është pjesë e vizitës në Kiev edhe një përfaqësues i një shteti të BE-së me kufij të drejtpërdrejtë me Ukrainën dhe Rusinë. Katër evropianët ndërmorën udhëtimin për në Ukrainë më 9 maj – në mbrëmjen e një dite simbolike, Dita e Evropës. Po më 9 maj, Rusia shënoi 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste me një paradë të madhe ushtarake dhe festime në të gjithë vendin./ DW

BE-ja i jep Ukrainës 2.1 miliardë dollarë ndihmë ushtarake nga asetet e ngrira ruse

BE njoftoi të premten një paketë ndihme ushtarake prej 1.9 miliardë eurosh (2.1 miliardë dollarë) për Ukrainën, duke shënuar një lëvizje për të përdorur të ardhurat e gjeneruara nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal e bëri njoftimin në Telegram pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në qytetin Lviv të Ukrainës perëndimore.

Në takim mori pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

“Ky është një vendim historik sepse armët do të blihen për Ukrainën përmes Fondit Evropian të Paqes duke përdorur të ardhurat e gjeneruara nga asetet e ngrira ruse”, tha Shmyhal.

Në një konferencë për shtyp së bashku me Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha dhe Kallas, Shmyhal përsëriti kërkesën e Ukrainës për krijimin e një gjykate të posaçme për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj.

“Për shkak të luftës, duhet të krijohet një ‘tribunal special’ kundër Rusisë”, tha ai, duke shtuar se çështja ishte diskutuar me përfaqësues nga vende të ndryshme gjatë takimeve.

“Ne jemi mirënjohës ndaj partnerëve tanë për mbështetjen e kësaj iniciative,” tha ai.

Sybiha theksoi rëndësinë e pritjes së ministrave të jashtëm të BE-së në Ukrainë në Ditën e Evropës, duke simbolizuar një partneritet të thelluar midis Ukrainës dhe BE-së.

“Qendra e politikës evropiane është zhvendosur në Ukrainë”, deklaroi Sybiha.

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen ushtarake të sapo shpallur, ai theksoi aspiratat e Ukrainës për një integrim më të thellë me infrastrukturën mbrojtëse të BE-së.

“Qëllimi ynë është të përshpejtojmë integrimin e industrive të mbrojtjes ukrainase dhe evropiane”, tha Sybiha, duke shtuar se Ukraina do të vazhdojë të përshpejtojë anëtarësimin dhe bashkëpunimin në BE. bw

“Vota jote nuk ka çmim” Ambasada amerikane mesazh për qytetarët 2 ditë para zgjedhjeve: Vendos për të ardhmen tënde

Dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson rëndësinë e votës si një mjet për të ndikuar në të ardhmen. “Vota jote nuk ka çmim”, është thirrja drejtuar çdo qytetari me të drejtë vote.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim.

 

 

(Balkanweb)

UGSHPD: E PËRPJETA E PENSIONEVE

 

 
 

Nga një skicë e sinqertë tek sa artisti mundëson të flasë me nënën në Shqipëri, çdo ditë ndahen me fjalët të kemi shëndet, pasi pensionet e 40 viteve punë janë rritur me një lek këto 12 vite.

Sa?
A t’kujtohet 10 lekshi me shku n’kinemo apo stadium?… thotë nëna nga ana tjetër që këtë muaj nuk ja del me rrenat e qeverisë.
Shtyrë nga kjo grimcë e ditës, në skicën e fundit ” E Përpjeta e Pensioneve”, autori LD-NY25 jep vështirësinë dhe skamjen e shumë prindërve të mbetur pa mbështetje nga shteti dhe fëmijët emigrantë.
Kush e merr pensionin deri nesër, le ta mendojë mirë votën e 11 Majit.
Sa për kujtesë për ata pensionistë që jetojnë në Tiranë: -Ndiqni njoftimet e Bashkisë dhe shmangni bllokimet e rrugëve deri tek zyrat e pagesës, përjetoni sakrificën e etapës së parë shtëpi-pension-shtëp. sepse nga garojnë çiklistët e “Giro d’Italia”.
 
 
 
 
8 Maj, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Pagat- Në Shqipëri ishte 770 euro më 2024, në rajon mbi 1000 euro

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.

Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.

Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.

Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.

Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%. Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.

Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.

Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./Monitor

BE-ja do ta akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

Raportet dokumentojnë përdorimin e pretenduar të gazit CS në Marivka dhe Ilinka, në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës.

 

Radio Evropa e Lirë

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht Rusinë për përdorimin e gazit CS si mjet lufte në vijat e frontit në Ukrainë.

Në një memorandum shpjegues të parë nga njësia hulumtuese e Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë (REL), si bazë për këtë veprim zyrtarët e BE-së i referohen dy raporteve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), të publikuara me kërkesë të Ukrainës në nëntor 2024 dhe shkurt 2025.

Ky propozim është pjesë e një pakete me tri grupe sanksionesh që BE-ja pritet t’i miratojë në ditët në vijim.

Dy paketat e tjera kanë në shënjestër sulmet kibernetike dhe fushatat e destabilizimit rus në Evropë. Sipas burimeve të brendshme të BE-së, flota e fshehtë ruse do të goditet nga paketa e katërt e sanksioneve të bllokut.

Raportet dokumentojnë përdorimin e pretenduar të gazit CS në Marivka dhe Ilinka, në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës, gjatë sulmeve ruse në vitin 2024. OPCW-ja i ka bazuar raportet e saj në mostra dheu dhe uji, intervista me personel ushtarak dhe fotografi të mbetjeve të granatave dore të shënjuara “RG-Vo”, që nënkupton “granatë dore – agjent toksik”.

Kanali shtetëror rus, RT, ka transmetuar pamje të trupave ruse duke përdorur granata të tilla, të prodhuara në Rusi, në fushën e betejës.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, mungesën e një shpjegimi të besueshëm nga Rusia për përdorimin e raportuar gjerësisht të agjentëve për kontrollin e trazirave, dhe për të forcuar normën globale kundër përdorimit të armëve kimike, Bashkimi Evropian kërkon nga OPCW-ja një përcaktim të shpejtë të përdorimit të vërtetuar të agjentëve për kontrollin e trazirave si metodë lufte”, thuhet në memorandum.

Lista e sanksioneve të BE-së do të përfshijë Trupat për Mbrojtje Radiologjike, Kimike dhe Biologjike të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, si dhe qendrat kërkimore shkencore, 27 dhe 33, të përfshira në zhvillimin dhe përdorimin e agjentëve kimikë.

CS është një gaz lotsjellës i njohur edhe si “Lilac.” Ai shkakton irritim të rëndë të syve, lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Ata që bien në kontakt me të humbasin orientimin dhe mund të mbyten.

Formalisht, CS konsiderohet mjet jovdekjeprurës për shtypjen e trazirave dhe përdoret nga policia në shumë vende. Përdorimi i substancave të tilla si armë ndalohet nga Neni 1 i Konventës për Armët Kimike, theksojnë zyrtarët e BE-së.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, kapsula me këtë gaz janë gjetur gjithashtu brenda dronëve Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët janë përdorur gjerësisht nga Rusia në sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Zef Mazi flet për BIRN: Premtimi i Ramës për anëtarësim në BE 2030 është “iluzion”

Ish-kryenegociatori, Zef Mazi dhe ish ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka

 

Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është “iluzion”, i tha BIRN ish-kryenegociatori për anëtarësimin e vendit.

Duke synuar një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në qeveri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Rama ka zbuluar një program të titulluar “Shqipëria 2030”, duke u zotuar të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 dhe të sigurojë anëtarësimin deri në fund të dekadës.

Qeveria e Ramës ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022, por ish-diplomati Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në në vitet 2020-2022, tha se hapja e kapitujve “nuk është e njëjta gjë” me mbylljen e tyre. Shqipëria, deri më tani, nuk ka mbyllur asnjë.

“Mali i Zi kishte hapur 32 kapituj në vitin 2012. 13 vjet më vonë, në vitin 2025, Mali i Zi ka qenë në gjendje të mbyllë vetëm pesë kapituj, nëse nuk gabohem”, tha Zef në një intervistë.

“Prandaj, nuk mund ta kuptoj se nga vjen entuziazmi retorik i mbylljes së negociatave në vitin 2027 ose i dhënies së pasaportave të BE-së. Sado që do të doja t’i shihja gjërat në një dritë tjetër, kjo më duket më shumë iluzion sesa realiste.”

“Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë, veçanërisht duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat dhe situatën brenda BE-së dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, tha Mazi, i cili është 69 vjeç dhe tani ka dalë në pension.

Integrimi në BE s’është çështje partie

Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare më 11 maj, të cilat mund t’i japin Ramës edhe katër vjet në pushtet, përveç 12 viteve që ka pasur që nga viti 2013.

Gjatë kësaj kohe, Partia Socialiste e Ramës është goditur nga një sërë skandalesh krimi të organizuar dhe korrupsioni dhe është akuzuar për shkelje të lirive të medias, megjithatë ajo vazhdon të përballet me një opozitë në rrëmujë.

Kritikët thonë se, me pak gjëra për t’u mburrur në frontin e brendshëm, Rama po premton pranim të shpejtë në BE në një përpjekje për të siguruar mbështetje para zgjedhjeve. Ai, madje, shfaqi një maket të një pasaporte të BE-së për Shqipërinë.

Megjithatë, Mazi paralajmëroi se integrimi në BE duhet të shihet si një çështje kombëtare, jo si një futboll politik.

“Integrimi në BE nuk është çështje partie, por çështje vendi”, tha ai.

“Kur një vend bëhet shtet anëtar, në tabelën e emrit nuk shkruhet ‘Partia Socialiste’ ose ‘Partia Demokratike’, por emri i vendit. Pjesa tjetër është marrëdhënie publike dhe fushatë.”

“Ka shumë pompozitet politik kur hapet një Grup (kapitujsh). Edi Rama nuk ngurron ta përdorë atë”, tha Mazi. “Ai, madje, shkon personalisht në Bruksel për një ngjarje që nuk kërkon ceremoni, por është thjesht pjesë e një procesi normal. Reklamohet për PR dhe konsum politik të brendshëm dhe kapital më shumë sesa kuptohet se çfarë do të thotë në të vërtetë.”

Çdo reformë është e rëndësishme

Sfida më e madhe me të cilën përballet Shqipëria, tha ai, është krijimi i një “strukture plotësisht funksionale, të qëndrueshme dhe të fuqishme të dedikuar vetëm për integrimin në BE. Kjo strukturë duhet të përbëhet nga staf i përhershëm, jo-rrotacional, shumë i kualifikuar, profesional, diplomatik, politik dhe teknik, të gjitha nën një çati të veçantë në nivel ministror”.

“Integrimi në BE është dhe duhet të shihet si një paketë”, tha ai.

“Reformat nuk janë hierarkike në rëndësi; secila është e rëndësishme në vetvete. Sigurisht, disa artikulohen më shpesh, disa jo aq shumë.”

“Çdo gjë që ndodh në një vend kandidat ka ndikim në procesin e integrimit në BE: politika dhe partitë politike, parlamenti, reformat, lufta kundër korrupsionit, gjyqësori, drejtësia, siguria… biznesi, media, qeverisja lokale, akademia, bujqësia, industria, doganat, monopolet e kështu me radhë.”

Dhe pastaj është çështja e lodhjes nga zgjerimi brenda vetë BE-së.

Pavarësisht retorikës nga Brukseli në favor të zgjerimit të mëtejshëm në Ballkan, disa anëtarë mbeten skeptikë, tha Mazi: “Fatkeqësisht, nuk ka zëra mjaftueshëm të fortë dhe numerikë mbështetës për të nxitur integrimin e Shqipërisë, si dhe të Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.”

Përtej një nervozizmi të përgjithshëm në lidhje me zgjerimin, integrimi mund të pengohet edhe nga shtete anëtare individuale me mosmarrëveshje specifike dypalëshe me një kandidat, siç ka qenë rasti midis Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë.

I pyetur nëse mund të ketë disa shtete anëtare që kundërshtojnë konkretisht pranimin e Shqipërisë, Mazi tha: “Mendoj se ka, megjithëse këto nuk e thonë hapur; ajo që disa thonë publikisht është e ndryshme ose edhe e kundërta me atë që thonë në takimet e mbyllura të BE-së.”/BIRN


Send this to a friend