Rreth 50 shtete anëtare të OKB-së, kanë reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Rusisë kundër diplomatëve dhe ambasadave të huaja në Kiev.
Përmes një deklarate të përbashkët, të lexuar nga ambasadori ukrainas në OKB, Andrii Melnyk, vendet anëtare dënuan paralajmërimet e fundit të Moskës, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
“Dënojmë kërcënimet e fundit të Rusisë ndaj institucioneve diplomatike dhe ambasadave në Kiev. Kjo është diçka që nuk mund të tolerohet”, thuhet në deklaratë, e cila mbështetet edhe nga Bashkimi Europian.
Reagimi vjen pasi autoritetet ruse u kërkuan qytetarëve të huaj që ndodhen në kryeqytetin ukrainas, përfshirë edhe personelin diplomatik, të largohen nga Kievi për shkak të paralajmërimeve për sulme të tjera ajrore ruse. gsh