VOAL

VOAL

Ronaldo kujton vizitën në Gjakovë, poston një foto në Facebook

September 22, 2016

Komentet

LeBron James, basketbollisti i parë që tejkalon shifrën e 40 mijë pikëve

LeBron James është bërë basketbollisti i parë i ligës amerikane NBA që ka shënuar mbi 40.000 pikë në karrierën e tij.

Megjithatë, ai e ka përshkruar këtë moment me ndjesi të përziera, pasi në ndeshjen e së shtunës, ekipi i tij Los Angeles Lakers ka humbur kundër ekipit Denver Nuggets.

“Te jesh lojtari i parë që e arrin këtë, është goxha mirë në këtë ligë”, ka thënë 39-vjeçari të shtunën, i cili vetëm në atë ndeshje i ka shënuar 26 pikë.

“Gjëja kryesore është gjithmonë gjëja kryesore dhe ajo është fitorja”, ka thënë ai.

“Më vjen inat që kjo ndodhi kur ne humbëm, sidomos ndaj një ekipi që luan jashtëzakonisht mirë”.

James ka qenë në vendin e parë sa u përket pikëve qysh prej shkurtit të vitit 2023, pasi atëbotë e pati kaluar basketbollistin Kareem Abdul-Jabbar, i cili mbante rekordin me 38.387 pikë.

James është shpallur katër herë kampion i NBA-së dhe katër herë Lojtari më i Vlefshëm, dhe aktualisht është basketbollisti më i vjetër aktiv në ligë.

Ai ka thënë se nuk e di nëse edhe një tjetër lojtar i NBA-së do të mund të arrijë shifrën prej 40.000 pikëve.

“Duhet ta luani lojën goxha mirë për kohë të gjatë, dhe të keni fat me lëndimet dhe gjërat e asaj natyre”, ka thënë ai.REL

Euro2024- ‘Baza’ e Kombëtares shqiptare në Gjermani vishet kuqezi, ‘Shqiponja’ ‘pushton’ metronë

Që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimin e këtij viti 2024, Gjermania ka filluar t’i japë jetë motiveve të Euro2024-s, aktiviteti më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër.

Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Europiani, pas Francë 2016-ës, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë duke qenë se u kualifikuam të parët e grupit tonë, duke lënë pas skuadra më të mëdha si Republika Çeke dhe Polonia.

Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, SportCentrum Kaiserau dhe atje përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë atje nga 10 qershori.

Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizenjuar në metro.

Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Europianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg.

Përpara ndeshjeve zyrtare Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Kilin në Parma të Italisë dhe në Solna përballë Suedisë.sn

Spanjë, Dani Alves shpallet fajtor për përdhunim

Ish-futbollisti brazilian dënohet me katër vite e gjysmë burg – Rasti tërhoqi shumë interes pas miratimit të ligjit “Vetëm po është po”

VOAL- Futbollisti brazilian Dani Alves u dënua të enjten me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës në vitin 2022, njoftoi trupi gjykues i çështjes. Gjykata gjithashtu i dha dëmshpërblim prej 150,000 euro për viktimën. Kundër aktgjykimit mund të bëhet ankesë.

“Viktima nuk ka dhënë pëlqimin dhe ka prova të cilat, përtej dëshmisë së ankuesit, lejojnë që përdhunimi të konsiderohet i provuar”, shkroi gjykata në një deklaratë. Alves kishte pohuar se marrëdhëniet seksuale kishin qenë konsensuale. Prokuroria fillimisht kishte kërkuar nëntë vjet burgim, të cilin prokuroria publike në emër të viktimës i kishte rritur në 12.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe PSG-së 40-vjeçari u arrestua në janar të vitit të kaluar dhe që atëherë ndodhet në paraburgim. Kërkesat e tij për lirim me kusht u refuzuan sepse gjykata e konsideroi atë si rrezik ikjeje.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm për shkak të profilit të Alves, por edhe për shkak se dhuna gjinore është bërë një temë gjithnjë e më dominuese në diskursin publik spanjoll.

Është një nga gjyqet më të profilit të lartë në Spanjë që kur një ligj i miratuar në 2022 e bëri pëlqimin një element kyç në rastet e sulmeve seksuale dhe rriti dënimin minimal me burg për sulme të dhunshme.rsi-eb

MBASE EDHE NË KOSOVË DO TË ISHTE GJENDUR NJË PËRZGJEDHËS SI FRANCO FODA ?!- Nga ARIF EJUPI

 

 

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, sikur janë të bindur që suksesi arrihet vetëm me ndonjë përzgjedhës të huaj.

Ata deri tani në cilësinë e përzgjedhësit apo selektorit të Kosovës, kanë angazhuar zviceranin, Bernard Challandes, francezin, Alain Giresse, sllovenin, Primozh Gliha dhe para dy – tre ditësh gjermanin me origjinë italiane, Franco Foda.

Angazhimi i këtyre selektorëve nga jashtë mbase nuk ka qenë i domosdoshëm kur dihet fare mirë që Kosova, ka me dhjetëra ish – futbollistë të dalluar që këtë zeje do ta bënin pa ngelur në rezultate as një hap mbrapa të apostrofuarëve.

Nuk duhet të frikohemi nga debutimi jo aq i suksesshëm i përzgjedhësit Albert Bunjaku. Ai duke u bazuar në brumin e atëhershëm të lojtarëve që i kishte në dispozicion punën e tij si trajner i parë i Kosovës e bëri për mrekulli.

Skuadra e Kosovës debutimin e saj të parë në Arenat ndërkombëtare të futbollit e pati bërë më 25 maj të vitit 2014.

Ajo pati zhvilluar takim miqësor në Gjenevë të Zvicrës kundër Senegalit. Humbja 3 me 1 ka qenë krejt normale, sepse në atë periudhë kombëtarja e Senegalit, ka qenë e konsoliduar dhe në te kanë luajtur futbollistë që në skuadrat e vendeve të ndryshme të Evropës dhe Turqisë, kanë qenë në qendër të vëmendjes. Kurse kombëtarja jonë asokohe ishte në formim e sipër.

Tani janë krijuar rrethana komplet të tjera . Në Kosovë çdo ditë shfaqen talent të rrallë. Po ashtu në Ligat e Evropës janë titullarë përplot futbollistë me origjinë nga Kosova.

Andaj, me kontingjent të mjaftueshëm lojtarësh mund të punojnë edhe trajnerët kosovarë.
Bije fjala pse mos t’u jepet besimi i ushtrimit të detyrës së përzgjedhësit të Kosovës, ish-futbollistëve të njohur si : Besnik Hasi, Lorik Cana, Ardian Kozniku, Erdogan Celina, Ramadan Cimili, Valon Behrami, Faruk Domi, vëllezërve Fadil e Xhevdet Muriqi, Ilir Daja, Genc Hoxha etj.

Kurse, punën me portierë mund ta bëjnë me shumë sukses Esat Mehmeti apo Shukri Paçarada, pse jo edhe Neshet Zhaveli ,dikur portier i Prishtinës dhe Rijekës, anëtare të elitës së futbollit jugosllavë.
Ka edhe emra të tjerë ish–futbollistësh nga Kosova që me zanatin e trajnerit mund të befasojnë për të mirë.

Mendojmë që është koha e kthimit të besimit në vetvete. Nuk thuhet rastësisht si dora e nënës nuk të rehaton askush !

ARIF EJUPI

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Gjermania e futbollit ka humbur një kampion bote.

Ka vdekur njeriu që ndihmoi të fitojë Kupën e Botës në finalen e vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë, Andreas Brehme.

Kampioni i botës duket se ka ndërruar jetë nga arresti kardiak.

Andy Brehme (63 vjeç) vdiq në Mynih, me sa duket nga një arrest kardiak.

Image

Brehme u pranua në dhomën e urgjencës në klinikën në Ziemssenstrasse pranë banesës së tij, por çdo ndihmë erdhi shumë vonë për të.

Në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës, Brehme e shndërroi në gol penalltinë me të djathtën, duke i dhuruar Gjermanisë Kupën e Botës.sn

Shqipëria “vishet” me argjend, triumf kuqezi në Evropianin e peshëngritjes

TIRANE

Shqipëria ka regjistruar rezultate të shkëlqyera në ditën e saj të dytë të konkurrimit në Kampionatin Europian të peshëngritjes, aktivitet që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Kombëtarja kuqezi ka fituar sot tri medalje argjendi që kanë për protagonistë Kristi Ramadanin dhe Erkand Qerimajn në kategorinë e peshave 81 kg.

 

Surpriza e madhe ishte Ramadani, i cili e nisi nga Bateria B, duke tronditur Europianin me dy medalje argjendi. 23-vjeçari tregoi një formë fantastike, me pesë prova të suksesshme. Gjithashtu garë mjaft e mirë edhe për Qerimajn, i cili prej gati dy dekadash vijon të nderojë flamurin, duke i dhuruar Shqipërisë medalje në aktivitetet më prestigjioze të peshëngritjes.

 

GARA – Në stilin e shkëputjes, i nisur nga Bateria B, Kristi Ramadani regjistroi rezultatin 151 kg, duke u renditur në vend të katërt. Ndërsa më pas Qerimaj do të bënte edhe më mirë nga Bateria A, duke u shpallur nënkampion i Europës me 155 kg. Në këtë stil medalja e artë u fitua nga italiani Oscar Reyes Martinez me 155 kg.

 

Më pas ishte radha për stilin e shtytjes, aty ku Ramadani kishte mahnitur nga Bateria B me plot 190 kg. Një rezultat që i dha medaljen e argjendtë peshëngritësit tonë, i cili deri në fund ishte në garë për të artën. Ndërsa Qerimaj e mbylli shtytjen me 180 kg, duke u klasifikuar në vend të gjashtë. Edhe në shtytje e arta shkoi për italianin Martinez, ashtu sikurse në dygarësh me 346 kg. Ndërkohë Ramadani me 341 kg, koleksionoi edhe medaljen e dytë të argjendtë në dygarësh, duke mbyllur një Europian fantastik. Ndërsa Qerimaj u klasifikua në vendin e katërt në dygarësh me rezultatin 335 kg.

Kështu konkurrimi në peshën 81 kg rezultoi shumë i suksesshëm për Shqipërinë në Europian, por duhet theksuar se kjo nuk është një peshë olimpike, ndërsa shtanga shqiptare vijon të mos ketë asnjë sportist brenda normës për në “Paris 2024”. Të enjten në Europian garoi edhe Briken Calja, i cili u rendit në vend të pestë në shtytje dhe dygarësh, ndërsa në shkëputje u klasifikua i shtati.

Garat e përfaqësues shqiptare në Sofje do të vijojnë të shtunë në orën 16:00 me Ertjan Kofshën në Baterinë A të peshave 89 kg. Të dielën do të jetë radha për Ermand Tabakun në kategorinë e peshave 96, ndërsa konkurrimi kuqezi do të mbyllet të hënën me Albert Metën dhe Franko Ferrën në peshat 109 kg.

 

KOMBËTARJA SHQIPTARE NË EUROPIANIN E SHTANGËS

 

Briken Calja 73 kg
148 kg në shkëputje, vendi i shtatë
180 kg në shtytje, vendi i pestë
328 kg në total, vendi i pestë

 

Erkand Qerimaj 81 kg
155 kg në shkëputje, medalje argjendi
180 kg në shtytje, vendi i gjashtë
335 kg në total, vendi i katërt

Kristi Ramadani 81 kg
151 kg në shkëputje, vendi i katërt
190 kg në shtytje, medalje argjendi
341 kg në total, medalje argjendi

Ertjan Kofsha 89 kg
(17 shkurt, ora 16:00)

Ermand Tabaku 96 kg B
(18 shkurt, ora 10:00)

Albert Meta 109 kg B
(19 shkurt, ora 09:00)

Franko Ferra 109 kg B
(19 shkurt, ora 09:00)

Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në IBO Mediterranean

Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në versionin IBO Mediterranean.

Boksieri shqiptar mposhti John Franck Mendyn në një ndeshje me dhjetë raunde.

Meçi u zhvillua të shtunën mbrëma në Londër.

Fituesi i këtij dueli u vendos me pikë, pasi të dy boksierët rezistuan deri në fund në ring.

Kjo ishte fitorja e 16-të në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.

Londra u vesh kuqezi falë mbështetësve të shumtë të Uldedajt, që ka programuar të tjera duele.sn

Kampionati Ballkanik- Vendi i parë, Luiza Gega shkëlqen në Stamboll

Luiza Gega vazhdon që të shkëlqejë dhe të ngrejë lart emrin e shqiptarëve. Në Stamboll, aty ku mbahet kampionati Ballkanik, atletja garoi në 1500 metra dhe 3000 metra, duke marrë vendin e parë. Gega ia doli t’i lërë mbrapa të gjitha, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm dhe duke siguruar medalje.

Në Turqi, skuadra kuqezi përfaqësohet nga nëntë sportistë. Franko Burraj garon në 400 metra, ndërsa në disiplinën e 60 metrave vlen të përmendim Leandro Çardaku dhe Paola Shyle. Relaksa Dauti konkurron në 800 metra, sakaq në garën e 400 metrave kërkojnë të bëjnë më të mirën Iljana Beqiri dhe Zhuljeta Çejku.bw

Liga e Kombeve, presidenti i Federatës së Kosovës shpall objektivin: Synojmë të fitojmë grupin

Kosova mësoi gjithashtu shortin në Ligën e Kombeve. Dardanët, që janë të vendosur në Ligën C, kanë si kundërshtarë në grup Rumaninë, Qipron dhe një mes Lituanisë apo Gjibraltarit.

Pas shortit, ka qenë presidenti i Federatës së Kosovës që ka dhënë një opinion në lidhje me rivalët.

Ai foli gjithashtu edhe për trajnerin e ri të kombëtares.

“Një short i cili ka ekipe të cilat i njohim, Rumaninë e kemi përballur së fundmi. Grupi është i mirë dhe jemi favoritë, duke pasur parasysh edhe formën e lojtarëve aktualisht. Ata po marrin minuta dhe shpresoj të mos lëndohen e të kemi formacionin standard. Në shumë ndeshje na kanë munguar lojtarë dhe një ekip si i joni e ndjen mungesën e titullarëve. Kërkojmë rezultat”, u shpreh fillimisht Agim Ademi i cili u pyet edhe për çështjen e trajnerit, pasi ende Kosova nuk ka një të tillë:

“Kemi pasur shumë propozime dhe kanë qenë trajnerë me emër dhe me bagazh. Kanë qenë në liga dhe kombëtare të njohura, por do të kërkojmë të duhurin për të arritur objektivat tonë. Nuk jemi në fazën e zhvillimit të skuadrës, na duhet një trajner që kërkon kualifikimin dhe nga Liga e Kombeve duam të jemi të parët dhe po mendojmë për këtë kompeticion.

Kemi katër ndeshje miqësore dhe trajneri i ri do ta ketë kohën në dispozicion për muajin shtator. Nuk e di me datë, por jemi në fazën përfundimtare të zyrtarizimit të trajnerit. Po shohim edhe pjesën ekonomike ku na përshtatet më shumë”, tha Ademi.sn

Kalendari: ndeshjet e Shqipërisë në Nations League

Shqipëria njohu pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

 

Në muajin tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.

Whatsapp Image 2024 02 09 At 09.48.31
Whatsapp Image 2024 02 09 At 09.48.31

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri      20:45

 

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji      20:45

 

11.10.2024 Çeki – Shqipëri              20:45

 

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri       18:00

 

16.11.2024 Shqipëri – Çeki               20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë        20:45

BW

Trajneri i Shqipërisë vlerëson kundërshtarët e Nations League: Grup i balancuar, luftojmë çdo ndeshje

Shqipëria mësoi sot pasdite rivalët e Nations League. Kuqezinjtë do të masin forcat me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, takime këto të vlefshme për Ligën B. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho dha mendimin e tij për shortin e hedhur në Paris.

“Është një grup ndryshe, është i vështirë me skuadra shumë të forta, por patjetër është grup i ndryshëm nga ato të kualifikueseve të Europianit. Është grup ndryshe, kemi skuadra të forta. Është një grup shumë i ekuilibruar. Duhet të luftojmë çdo ndeshje për çdo pikë që duhet të marrim në çdo sfidë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e parë të Europianit, Italinë”, tha Sylvinho.

“Rinovimi? Nuk jemi të shqetësuar për këtë çështje. E dimë që duhet të punojmë shumë për këtë Europian dhe po punojmë me përgatitjet, me miqësoret e mbi të gjitha për ndeshjen me Italinë që është e para në Euro 2024. Kam takuar futbollistët dhe do të vazhdoj ta bëj deri në grumbullim.

Kontratë e parefuzueshme jashtë Shqipërisë? Jo, duhet të shfrytëzojmë çdo moment për të bërë gjëra të bukura. Tani kthehemi në krahun tjetër dhe bëhemi gati për finalet e Europianit.

Dashurinë e shqiptarëve është vështirë ta gjesh? Nuk e diskutoj fare këtë çështje. Tani duhet të punojmë, kemi një miqësore para dhe do të zyrtarizojmë edhe tjetrën shumë shpejt” – Shtoi tekniku.bw

Një mbrëmje me Rosin, Tardelin dhe Kabrinin – Nga UVIL ZAJMI

Ndonëse me vonesë, por sidoqoftë ishte vërtet emocionuese, kur në Muzeun Kombëtar të shihje Paolo Rosin, Marko Tardelin dhe Antonio Kabrinin. Me to edhe Arrigo Sakin dhe Abraham Klein. Një event që kishte sjellë në kryeqytetin tonë, një histori, një rikthim edhe për brezin tim, me ato personazhe, futbollistë emra legjendarë me të cilët është e lidhur një pjesë e rëndësishme rinisë sonë.

Befasi, kur për një çast, u prezantuan dolën para mikrofonit, pastaj minuta, kohë e gjatë qëndrimi, komunikimi me ta, për Juventus, Inter Milan, Spanjë ’82, tek ato ndeshje, episode, me Italinë kampione bote. Një impakt tejet i veçantë, impresionues. Fizikisht mungonte Paolo Rosi, goleadori i shquar, emblema, simboli i futbollit italian. Ndonëse ka disa vite që është ndarë nga jeta, por ai ndodhej aty, midis nesh, falë një ekspozitë jetësore, me gjithçka nga karriera, emra, fama, kontributi, gjithçka që ka lanë e cila u përurua në mjedisin e këtij muzeu.

Falë iniciativës, dëshirës së gruas së tij, gazetares, Federika Kopeleti dhe të një angazhim i institucional, e mbështetur, e mirëpritur nga shteti shqiptar, federata e futbollit, ambasada italiane, për ta sjellë Paolo Rosin në Tiranë. Për mua, brezin tim, pasionantë, ndjekës edhe të futbollit italian, Rosi-Tardeli-Cabrini, të admiruar në vite kanë qenë emra, që na kanë lidhur, afruar, kur me veshin pranë radios, televizorëve edhe pse të ndaluar i kemi ndjekur pa iu ndarë. Për një çast më rikthyhen tek ato të diela në mesditë kur nga zërat e radiokronistëve Bortoluzi, Ameri, Cioti, Martelini, Pizul, ndiqnim plot dëshirë, emocion Serinë A.

Ka qenë një mënyrë, një formë komuniki mi me atë futboll ata lojtarë, skuadrat, një pasion e arkivuar tashmë, por i pranishëm në jetën e kryeqytetasve, të shqiptarëve simpatizantë të futbollit italian në vitet ‘70-‘80- të. Për një moment, duke qenë përballë tyre, mu rishfaq botërori, “Spanjë ‘82″. Si i kemi parë ndeshjet e Italisë, çfarë ishin ato për ne, kur të futur në një apartament të vogël, përballë një televizori bardhezi “Ilira”, apo “Dajti” rreziku që të ndiqte nga pas dhe një Tiranë që tronditej nga golat e Poalo Rosit. Entuziazmin, një rini që shpërthente në rrugët e Tiranës, me komente deri në orët e vona të natës. Mbi të gjitha, takimi Itali-Brazil.

Ende kanë mbetur emocionet e asaj sfide spektakolare, e përjetuar në çdo familje, grupe, miq shokë, shkollë, universitet, qendra pune, dikastere, kudo. Njerëz të ndarë në tifozë të Italisë, Brazilit, ato 90-të minuta, vështirë të harrohen edhe pse shumë vite kanë kaluar. Golat e Paolo Rosit, Sokrates, Falkaos dhe 3-2 për “axurrët”. Protagonist i asaj sfide ka qenë edhe një arbitër nga Izraeli, një tjetër befasi, kur nga organizatorët Abraham Klein ishte i ftuar, i pranishëm në përurimin e ekspozitës së Paolo Rosit. Një personazh i jashtëzakonshëm, një vërshëllimë mitike, emër i madh i arbitrimit botëror, veçanërsht i atij 90-të minutëshi. Pastaj finalja Itali-Gjermani, 3- 1, 11-të metërshi i humbur nga Kabrini, pastaj goli, ulërima e Marko Tardelit pas realizimit të golit të dytë spektakolar të tij. Ato ndeshje, ato futbollistë, golat kanë qenë edhe një pikë referimi, e atyre brezave, si një formë, mënyrë reagimi, ndaj atij sistemi, asaj censure. Nuk kemi mundur t’i takonim, t’i ftonim në ato vite, kur Italia e Bearzotit, Milani i Arrigo Sakit triumfonin në Europë e botë.

E paharruar ndeshje “Over ‘45″, në tetor të 2000, Shqipëri-Itali me Poalo Rosin përballë Mustës, Targajt, Përnaskës, Kolës, në atë sfidë argëtuese për ata në fushë, spektatorët e shumë në “Qemal Stafa”. Ruja gjithçka, pasi kam pasur fatin të isha arbitër në atë ndeshje spektakli. Shumë vite më pas, i ndodhur në mjedisin e Muzeut Kombëtar, nuk e kisha menduar se për një çast do të ishim së bashku, për çfarë përcolli mbrëmja e 1 shkurtit 2024 kur RosiTardeli-Kabrini, kishin zbritur në Tiranë. Pastaj ekspozita, një mrekulli e vërtetë, një emocion më shumë.

 

Nga fanellat e Paolo Rosit tek ato të Di Stefanos, Eusebios, Riverës, Jashinit, Krujf, Rumeniges, Platini, Myler, Best, pa fund, pastaj Kupa e trofe, foto, gola, të ruajtura e nxjerrë nga arkivi personal i Paolo Rosit, të cilat familja e tij i ka sjellë në Tiranë, me kënaqësinë dëshirën për t’i ekspozuar, ofruar qytetarëve, rinisë, amatorëve, njerëzve të thjeshtë e të të gjithë moshave.

Një trashëgimi që lidh breza, pasione, dëshira dhe mentalitete në kohë, me vlerë historike, tejet interesante, një mundësi më shumë për kureshtarët, koleksionistët. E veçantë, si asnjëherë në të kaluarën një e tillë e prezantuar në Tiranë, e atij formati, dimensioni të rrallë, ku secili nga ne, gjen, ka një pjesë të asaj rinie, atij pasioni, e nostalgjie të pamohueshme, të papërsëritshme. Panorama


Send this to a friend