VOAL

VOAL

Rindertimi i Memorialit të heronjve të Mirditës, hapje e rrugës për realizimin e projekteve të tjera – Nga Nue Oroshi

December 12, 2021
blank

Komentet

blank

ACG fitues i 28 Nëntorit – Nga Florim Zeqa

Sikurse në të gjitha shtetet evro-perëndimore, edhe në Itali mërgimtarët organizuan aktivitete të larmishme për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përderisa shoqata dhe organizata të ndryshme organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një grup i të rinjëve kosovarë nga Provinca e Trevisos, më datat 26 dhe 27 Nëntor 2022 në One di Fonte (TV-Itali) organizuan një Turnir madhështorë në Futboll të Vogël.

blank

Ngjarje e madhe sportive

 

Për dy ditë rresht në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe në turnirin tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.

Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar, ndërsa më pas, organizatori Bajram Jupaj i përshendeti të gjithë të pranishmit në Sallën e Sporteve duke i falenderuar për pjesëmarrjen, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të mira në këtë turnir.

Ndeshja inauguruese e këtij turniri ishte mes ekipeve STOLLIQT-AZ COSTRUZIONI, për të vazhduar me ndeshjet vijuese sipas shortit të hedhur paraprakisht.

Ditën e parë, më 26 Nëntor u zhvillua faza e parë e ndeshjeve mes ekipeve të ndara në grupe, për të vazhduar të dielën më 27 Nëntor me ndeshjet e fazës finale (8 ekipe), me kualifikime të drejtëpërdrejta.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve ACG dhe STOLLIQT ishte një finale e papërseritshme.

Koha e rregulltë e ndeshjes finale përfundojë me rezultatin baraz, 5 me 5. Mirëpo edhe pas lojës shtesë të dyja ekipet e shënuan edhe nga një gol, dhe përseri ndeshja përfundoj baraz, 6 me 6, për çka ekipin fitues e përcaktuan penaltitë.

Sipas dakordimit të dy ekipeve me referin e ndeshjes Girardi Nereo, u ekzekutuan nga dy penalti, nga të cilat më i suksesshëm dhe me fat u tregua ekipi ACG, edhe pse me vetëm një gol të shënuar, me meritë e rrëmbeu vendin e parë në turnirin tradicional të “28 Nëntorit”.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan Flamurin Kombëtar dhe madhështuan festën e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky i fundit në One di Fonte, ku përveq 20 ekipeve me nga 10 lojtarë (200 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), për dy ditë rresht, ndeshjet i përcjellen edhe mbi 400 shikues, që i bie se numri i përgjithshëm i pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në këtë turnir ishte rreth 700, numër ky i paarritshëm në çdo aktivitet tjetër të mërgatës në Itali.

blank

Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve

 

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Bajram Jupaj në emër të Këshillit Organizativ filloj me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët dhe më meritorët e këtij turniri.

Ndarja e mirënjohjeve filloj me sponsorët e këtij turniri, të atyre që kontribuan për mbulimin e shpenzimeve të këtij aktiviteti sportiv; “Capital Group”, “Gashi”, “Edil Shala”, “SHEF Idraulica”, “Ecocoperture”, “Diar”, “Redil”, “Shani Vilson”, “Fll. Bekteshi”, “Gashi Team” dhe Petrit Gashi.

 

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;

 

-Golashënuesi i parë: Adonis Krasniqi (13 gola të shënuar) nga ekipi “Costruzioni Shani”.

 

-Lojtari më i mirë: Fejza Kastrati (nga ekipi ACG),

 

-Portieri më i mirë: Ismet Kodra (nga ekipi T.F.U Reggio Emiglia), i cili me nder dhe krenari e trashëgon emrin e bababit të tij, i rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

 

 

Organizatori me mirënjohje e nderoi edhe veteranin e futbollit, portierin më të vjetër të këtij turniri, z. Xhemajli Hajdaraj, për të ardhur kështu edhe tek momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, të nderimit me nga një kupë, mjete financiare dhe medalje për tre vendet e para:

 

-Vendi i tretë, mjete materiale, kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit “Costruzioni Shani”,

 

-Vendi i dytë, mjete materiale, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit “Stolliqt”,

 

-Vendi i parë, mjete materiale, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit “ACG”.

 

Kur jemi në këtë segment, duhet falenderuar referët profesionist: Ivan Alburnio dhe Girardi Nereo të cilët janë më meritorët për mbarëvajtjen e të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.

Vlenë për të përshendetur edhe kontributin e DJ-it, vëllëzërve Faton dhe Jeton Jashari, të cilët mundësuan zërimin dhe na dhuruan momente të këndshme festive, me këngë e valle patriotike nga trevat e ndrsyhme të trojeve etnike.

 

Ky shkrim do të mbetej i mangët pa i përmendur emrat e të gjitha 20 ekipeve pjesëmarrëse:

 

1)    Shala Coperture,

2)    Zëri i Atdheut,

3)    Rinia e Kosovës,

4)    Stolliqt,

5)    AZ Costruzioni,

6)    Thaqi Srl,

7)    2 Korriku,

8)    ACG,

9)    Vendlindja,

10)  Edil Shala,

11)  Rinia e Bashkuar

12)  Edil Sinani,

13)  Vllaznia,

14)  Edil Buçaj,

15)  Kuq e Zi,

16)  FC Fadil Guraziu,

17)  FC Ballkani,

18)  Vilson Shani,

19)  T.F.U Reggio Emiglia,

20)  Pavarësia

 

Turniri në Futboll të Vogël për nder të kremtes më të madhe kombëtare, e dëshmoi katërçipërsiht se, për shqiptarët nuk ka vlerë asnjë ideologji fetare apo partiake, ka vlerë kombi ynë, ka vlerë ndjenja jonë shpirtërore, ka vlerë qëllimi ynë fisnik i bashkimit të trojeve tona etnike.

 

Krejt në fund ia vlenë për të theksuar se, kësaj radhe, në këtë turnir dhe për herë të parë në Itali, prezent ishte edhe Televizioni Diaspora, i cili i përcjelli nga afër ndeshjet përmes korrespondentit të rregullt në shtetin italian.

 

Florim Zeqa,       03.12.2022

blank

RRUGA E RRITJES DHE E MIRËNJOHJES (Shoqata “Korabi” në Bolonja feston ditën e Pavarësisë me përurimin e një rruge) Nga Ndue Lazri

Imprenditorët shqiptarë të shoqatës shqiptaro-arbëreshe “Korabi” në qytetin e Bolonjës kanë gjetur një mënyrë të veçantë e origjinale për të festuar Ditën e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Jo festa me këngë e me valle, jo koncert me këngëtarë “Vipa” e me tallava, por me një gjest të bukur mirënjohjeje, me konstruksionin e rrugës “Villa Pallavicini” në zonën e Borgo Panigales. Po përse përurimi i rikonstruksionit të kësaj rruge përbën një gjest të veçantë e simbolik mirënjohjeje?

Duhet të kthehemi nja 30 vjet prapa, në fillimin e viteve ‘90, në kohën e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë. Një grup të rinjsh e të rejash nga ata emigrantë përfunduan pikërisht në këtë rrugë, që lidh aksin e gjatë e të mirënjohur (Via Emilia), e cila fillon nga Cattolica poshtë Riminit e përshkon gjithë Emilia Romagnan deri në Piacenza, me atë të quhej “Villaggio dei ragazzi” (Qyteza e të rinjve”, vepër mirëbërësie e priftit të mirënjohur Padre Marella. Në këtë qytezë në periferi të Bolonjës prifti Giuseppe Olinto Marella, ish shok klase me Papa Giovanni XIII, që njihej edhe si Papa i mirë, ndihmonte njerëzit në nevojë, sidomos të rinj e të reja. Në vitet ‘90 ai nuk jetonte më, por veprën e tij e çonte përpara Padre Giulio. Pikërisht këtu, u strehuan ata të rinj.

Më kujtohet që aty nga mesi i viteve ‘90, pas emigrimit në Itali, na ftuan për një vizitë në shtëpinë e tyre, miqtë tanë, me të cilët kishim njohje të hershme që në Shkodër, arkitekti Artan Shkreli dhe bashkëshortja e tij, Ledi Shkreli (Shamku). Ata ishin një familje e re, kishin një vajzë të vogël, të bukur e shumë të gjallë me emrin Ana. Banonin në njërën nga ai grup shtëpish në formë vilash të rreshtuara dhe na pat bërë përshtypje sa mirë ishin sistemuar.

Fatin e tyre e kishin patur edhe të rinj të tjerë shqiptarë që banonin në Villaggio dei ragazzi.

Për të arritur aty ne duhej të përshkonim pikërisht rrugën Villa Pallavicini, një rrugë e drejtë dhe e gjatë më shumë se një kilometër, me plepa të gjatë e të drejtë që na shoqëronin në gjithë gjatësinë e saj.

Kanë kaluar 30 vjet që atëherë. Ne na mbeten kujtimet e bukura nga mikpritja e familjes Shkreli, por ata që u rritën në këtë rrugë, që u bënë prindër e ndokush edhe gjysh, ruajnë shumë më tepër. Në këtë rrugë të gjatë e të drejtë janë gjurmët e rritjes së tyre e të fëmijëve të tyre, gjurmët e dëshmisë të asaj mikpritjeje e ndihme që iu dha Italia emigrantëve shqiptarë në një rast nevoje të madhe. Prej këtu ata niseshin për në punë e çonin fëmijët në shkollë, nëpër këtë rrugë ktheheshin mbrëmjeve në shtëpi me frutet e djersës së tyre në ndërmarrjet e Bolonjës dhe fëmijët me frutet e dijes në shkollat italiane.

Po ku janë ata sot? Natyrisht, ata të viteve ‘90 nuk janë më këtu. Pasi u rritën si njerëz e profesionalisht, shumë prej tyre ndërtuan aktivitetet e tyre, fëmijët mbaruan universitete. Ata u integruan në jetën ekonomike e shoqërore italiane, madje u bënë edhe shtetas italianë, duke ruajtur gjithnjë identitetin e tyre shqiptar.

Le të marrim çiftin me të cilin e nisëm shkrimin, familjen Shkreli. Pas disa vitesh në Villaggio dei ragazi, ata u kthyen në Shqipëri, në Tiranë, ku investuan për të ndërtuar jetën e tyre. Arkitekti Artan Shkreli ngriti studion e tij arkitekturore me emër dhe ka në curriculumin e vet një sërë veprash të rëndësishme në kryeqytet e në qytete të tjera. Ledi, me pasionin e saj të përhershëm për gjuhën shqipe, u bë një pedagoge e studiuese e njohur, një aktiviste edhe në politikë. Patën edhe dy fëmijë të tjerë. Ajo Ana e vogël është bërë një intelektuale e mrekullueshme nën shembullin e prindërve, madje ka edhe një shtëpi të sajën botuese, ku ka botuar kohët e fundit një libër të profesoreshës së njohur italiane Lucia Nadin, që ka shkruar shumë libra për Shqipërinë e shqiptarët. Ata nuk i kanë humbur lidhjet me Bolonjën. Ajo Ledi e thjeshtë, që e përshkonte këtë rrugë për të shkuar në punë apo për të çuar vajzën në shkollë, sot është edhe pedagoge në Universitetin e Bolonjës. E pikërisht në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës asaj i jepet titulli “Ambasadore nderi” për rajonin e Emilia Romagnas. A nuk është ky një shembull i qartë e i bukur rritjeje?

Pak a shumë ecuri të ngjashme kanë bërë edhe ish banorët e tjerë të viteve ‘90, që tani janë shpërndarë gjithandej. E vendin e tyre e kanë zënë të rinj të tjerë që ndjejnë dorën e ngrohtësisë, të ndihmës e të bamirësisë së kishës katolike italiane. Tani Qyteza e të rinjve është rritur e ka banorë të rinj. Është pronë e Fondacionit “Gesu Divino Operaio”, që drejtohet nga Don Massimo Vacchetti dhe nga shqiptari i palodhur Armando Stafa.

Ka qenë pikërisht idea e këtij fondacioni për të bërë rikonstruksionin e kësaj rruge, në shenjë mirënjohjeje për atë që kanë bërë shteti italian, komuna e Bolonës dhe kisha në ndihmë të shqiptarëve në këto tri dekada. Këtë ide e përqafuan përnjëherësh imprenditorët e bashkuar në shoqatën shqiptaro-arbëreshe “Korabi”, e cila drejtohet nga sipërmarrësi i suksesshëm Astrit Poti. Ata mblodhën fondet, një shumë jo e vogël, dhe bënë këtë investim të bukur, të rëndësishëm e simbolik, që mbetet shprehje e lidhjes midis dy vendeve e dy popujve tanë.

Astriti me vëllanë e tij, Osmanin, kanë një zingjir ndërmarrjesh në aktivitetin e tyre jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj. Me ta u bashkuan tre djemtë e 051, që është një zingjir prej 13 restorantesh në pronësi të tyre, Ergisi, Bledari e Albi. Gjitashtu u bashkuan arbëreshi Luigji Lafusa me një koleg tjetër arbëresh, dy vëllezërit shkodranë aq simpatikë e të sjellshëm Ervin e Genc Podgorica, që kanë firma transporti dhe metalmekanike, kushërinjtë Lavdi e Julian Seferi që kanë gjithashtu aktivitetet e tyre e të tjerë.

U punua me intensitet, për t’ia arritur objektivit që vepra të inaugurohej në 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Për Ledi Shkrelin, që ishte e pranishme në këtë festë, kjo datë përkon edhe me 30-vjetorin e martesës së saj me Artanin. E ky përurim është gati edhe si një dhuratë simbolike në këtë përvjetor. Idetë dhe projektet e shoqatës “Korabi” nuk mbarojnë këtu. Ata kanë investuar për ribotimin e librit të Profesoreshës Lucia Nadin “Statutet e Shkodrës” dhe kanë në projekt një investim të rëndësishëm në Shqipëri.

Gjatë rikonstruksionit të rrugës mbase u zhdukën ato gjurmët e fëmijëve e të rinjve të viteve ‘90 që e përshkonin atë çdo ditë. Por është menduar me delikatesë që gjurmët e shqiptarisë të mbeten gjithësesi të pashlyeshme në këtë rrugë. Përveç djersës e ivestimit të sipërmarrësve shqiptarë, aty janë pikturuar figurat e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të shenjtes shqiptare dhe të të gjithë globit, Nënë Tereza. Gjithashtu janë stamposur përgjithmonë edhe shqiponja dykrenare e flamurit tonë, figura e kardinalit shqiptar Ernest Troshani, fjala “arbëresh”, e të tjera. Kështu gjurmët shqiptare të rritjes dhe të mirënjohjes mbeten të pashlyeshme.

Në festën e bukur të organizuar me këtë rast kanë ardhur përfaqësues të shtetit italian e të Vatikanit, drejtues të rajonit të Emilia Ronagnas e të komunës së Bolonjës, si zëvendësministri italian i infrastrukturës Galeazzo Bignani, presidenti i Emilia Romagnas, Stefano Bonaccini, arqipeshkvi i Bolonjës dhe president i Konferencës ipeshkvore të Italisë, kardinali Zuppi e të tjerë.

Kanë ardhur edhe plot qytetarë shqiptarë që banojnë e punojnë në Itali dhe qytetarë italianë. Sëbashku i gëzohen kësaj vepre që lidh më tej miqësinë e bashkëpunimin midis tyre. Tërheqin vëmendjen edhe fëmijët e vegjël të veshur me kostumet e bukura shqiptare. Madje dy vëllezërit shkodranë, Ervini e Genci, i mbajnë në krahë dy fëmijët e tyre të vegjël, Sidrin dhe Enean, që ngjajnë me dy kukulla të veshura me kostume kombëtare burrash shqiptarë. Ata janë pjesëmarrësit më të vegjël në moshë, por që do ta transmetojnë më gjatë dëshminë dhe bukurinë e kësaj feste të veçantë.blank

blank blank blank blank blank blank

 

Ndue Lazri

blank

KUALFIKIMIT TË KOMBËTARES KROATE TË FUTBOLLIT NË TË TETËN E FINALES “ QATAR 2022” I GËZOHET EDHE NDERIM REXHAJ, FIZIOTERAPEUT SHUMËVJEÇAR I SAJ

 

Ciklet migruese të shqiptarëve të Kosovës,gjatë shekullit të kaluar dhe gjatë këtij fillim shekulli janë zhvilluar me intensitet të lartë.

Shkaktarë kryesor i këtyre migrimeve masive ka qenë politika diskriminuese e ish -Jugosllavisë , komuniste karshi shqiptarëve.

Sistemi monist e totalitar i këtij shteti i dirigjuar nga serbët vazhdimisht i ka trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë.

Si pasojë e kësaj shtypje të egër shqiptarët e Kosovës, përbëjnë numrin më të madh në Evropë të të shpërngulurve nga trojet e tyre etnike.

Ata përveç migrimit në kontinente të ndryshme kanë migruar edhe brenda hapësirave të ish- republikave jugosllave, si në Kroaci , Slloveni , Bosnjë e Hercegovinë e aty- këtu edhe në Maqedoni e Vojvodinë. Shqiptarët në këto republika kanë shkuar në fund të viteve të 60-ta për të kërkuar punën që në vendin e tyre u mungonte.

Mungesa e perspektivës dhe e planeve të përgjithshme zhvillimore e veçanërisht politika e segregacionit në sferën e shkollimit dhe të punësimit sikur mijëra qytetarë të tjerë e kanë detyruar edhe z. Ali Rexhaj, nga Cërca e Burimit (ish- Istogu) që së bashku me të shoqen Sofë Ademaj Rexhaj të migrojë në Varazhdin të Kroacisë.

Ky qytet në veriperëndim të këtij vendi sikur në të kaluarën edhe tani njihet me kështjellat dhe katedralet e bukura të stilit barok të ndërtuara që në mesjetë.

Po ashtu Varazhdini konsiderohet si bazë e formimit të institucioneve të para kroate.

Shquhet edhe me industrinë jashtëzakonisht të zhvilluar të përpunim drurit ,të galanterisë së lëkurës së këpucëve dhe fabrikën e modelimit, e të qepjes së rrobave “VARTEKS”

Me gjithë dëmet e pësuara gjatë përpjekjeve serbe të viteve 1991-1995 për invadim të Kroacisë, kjo qendër industriale dhe kulturore shpejt e ka rimarrë veten, duke kthyer pamjen e dikurshme.
Gati gjysmë shekulli jete dhe pune të përbashkët me qytetarët e Varazhdinit dhe të Kroacisë, i ka ndarë edhe familja e Ali Rexhajt.

Dashurinë për këtë vend Rexhajt e kanë kultivuar natyrshëm dhe pakurrfarë imponimi.

Ata gjatë konfliktit serbo- kroat me të gjitha mjetet janë vënë në mbrojtje të Kroacisë.

Gatishmërinë për mbrojtjen e vlerave qytetare të këtij vendi e tregon edhe aktivizimi i Nderimit, djalit të vetëm të Aliut në armatën kroate.

Familja Rexhaj edhe pse gjatë këtyre trazirave ka pasur mundësi kalimi në ndonjë vend të Evropës Perëndimore, për as një çast nuk ka lëvizur nga Varazhdini.

Kjo familje mikpritjen e ditëve të para në mërgim e ka cilësuar si të paharruar, andaj sakrificat qofshin edhe me jetë në mbrojtje të Kroacisë,i ka marrë si të zakonshme.

Aliu dyzet vjet me radhë ka qëndruar me timon në duar duke bërë punën e shoferit të autobusit në linjat ndërkombëtare. Falë njohjes së shkëlqyer të gjuhës gjermane ai ndërkohë ka udhëhequr edhe një agjencionin të pavarur nëpërmjet të cilit janë organizuar udhëtime në tërë Evropën.

Ai gjithmonë është dalluar me sjelljet e tij korrekte ndaj pasagjerëve pa pasur asnjëherë paragjykime në përkatësi, ngjyrë apo religjion.

Duke qenë i tillë edhe sot me pietet kujtohet nga miq e shokë të shumtë. Aliu edhe pse ka shkuar në pension të merituar më 2009, prapëseprapë nuk rri duarkryq .

Ai është ende aktiv në Kryesinë e Unionit Shqiptar të Kroacisë. Mallin e pashuar për bjeshkët e Podgurit dhe burimet e tyre kohëve të fundit ai po e kompenson duke vizituar shumë shpesh Kosovën.

Me nostalgji e emocion të papërshkruar po shkel çdo pëllëmbë të fushave dhe të bjeshkëve, nëpër të cilat dikur kishte kaluar rinë e tij të hershme

Tiparet pozitive të Aliut për të qenë i dashur dhe respektuar nga të gjithë i kanë trashëguar edhe dy fëmijët e tij Linda dhe Nderimi.

Të edukuar nën mbikëqyrjen e Aliut dhe Sofës ata gjithmonë kanë qenë shembull për të mirë si në shkollë ashtu edhe në punë.

Linda e pasionuar pas drejtësisë ka studiuar në Universitetin e Zagrebit,ku edhe i ka përfunduar me mjaft sukses studimet në Jurisprudencë.

Ajo tani profesionin e juristes e praktikon në një zyrë ligjore në Gjenevë të Zvicrës, ku kohë më parë ka përfunduar edhe studimet në Gjuhë dhe Letërsi Frënge.

Ndërkaq, Nderimi pas përfundimit të shkollimit të detyrueshëm ëndrrën e tij të kahmotshme për fushën e mjekësisë e sendërton duke u regjistruar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Varazhdin. Nga dëshira e flaktë që t’u vije sa më parë në ndihmë njerëzve me nevoja të veçanta Nderimi mësimet në këtë shkollë i kryen më 1993 me sukses të dalluar.

Në kuadër të formimit profesional Nderimi i thellon njohurit duke bërë edhe hulumtime shtesë në këtë fushë e cila kryesisht merret me trajtimin e komplikimeve muskulore të trupit të njeriut.
Aftësitë, disiplina dhe serioziteti i tij në punë u bien në sy mësimdhënësve të cilët të bindur që në një të ardhme të afërt Nderimi do të jetë njeriu i duhur në lëmin e fizioterapisë u sugjerojnë udhëheqësve të Klubit Futbollistik “Varteks” nga Varazhdini angazhimin e tij në radhët e personelit mjekësor të kësaj skuadre.

FC Varteks me traditë mbi tetëdhjetëvjeçare në futbollin kroat e atë jugosllav njihet si skuadër tejet serioze e ish- Ligës së Dytë Federative të Jugosllavisë, grupi i Veriut.

Nderimi i pushtuar nga dashuria për këtë profesion pothuajse pjesën më të madhe të kohës e kalon me futbollistët e klubit “Varteks”.

Punës profesionale të Nderimit shpejt i bien në gjurmë ekspertët mjekësor të kombëtares kroate të futbollit dhe pa hezituar fare e plotësojnë katërshen e fizioterapeutëve të kombëtares së tyre edhe me kosovarin Nderim Rexhaj.

blank

Personeli mjekësor i kombëtares kroate të futbollit,i katërti në të majtë në këtë përbërje Nderim Rexhaj, me origjinë nga Cërca e Burimit( ish- Istogu) i Republikës së Kosovës

Nderimi punën e fizioterapeutit në kombëtaren e parë të futbollit kroat e kryen me shumë sukses tash njëzet e pesë vjet.

blank

Në mes ish- Kryetari i Federarës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker me fizioterapeutët e kësaj kombëtarje
Bojan Radanoviq dhe Nderim Rexhaj

Falë duarve të tij magjike ai së bashku me përfaqësuesit e kombëtares kroate të futbollit ka shijuar atmosferën impozante të dy Kampionateve Botërore të Futbollit, të zhvilluara më 2006 në Gjermani dhe më 2014 në Brazil.
Gjithashtu Rexhaj ka qenë pjesë e shërbimit mjekësor të kësaj kombëtareje edhe në Kampionatet Evropiane të organizuara në Portugali,Zvicër-Austri, dhe Poloni.
Ëndrrën për ta shkelur tokën e Afrikës së Jugut,të Kinës, Izraelit dhe të vendeve të tjera të botës Rexhaj e ka realizuar duke qenë ndërvite pjesë e stafit mjekësor të kësaj kombëtareje.
Prandaj me të drejtë ndihet i privilegjuar dhe krenar që kontributin e tij e jep në një seleksion cilësor çfarë është ai i Kroacisë, i cili shpeshherë ua ka shuar shpresat për triumf skuadrave me famë botërore siç janë: Brazili, Argjentina, Gjermania, Spanja, Italia,Anglia, Franca etj.
Z. Rexhaj sukseset e kombëtares kroate të futbollit i lidhë drejtpërsëdrejti me harmoninë që mbretëron në të gjitha nivelet dhe me punën profesionale të secilit pjesëtarë qoftë ai zyrtar i lartë i Federatës së futbollit kroat,përzgjedhës,lojtarë, apo edhe personel mjekësor.
Nderim Rexhaj, Kroacinë e konsideron si burim të pashtershëm të talenteve të futbollit. Futbollistët e këtij vendi sikur në të kaluarën edhe sot gjenden në klubet më eminente të botës .

blank

Nga e majta Ivica Oliq, dikur reprezentues kroatë dhe ish- lojtar i njohur i FC. Hamburg, dhe Luka Modriq, truri i kombëtares kroate dhe njëri nga lojtarët më të frytshëm të Real Madrid-it, së bashku me fizioterapeutin e tyre Rexhaj

Gati çdo skuadër e Evropës, që përfaqëson vlera të futbollit modern ka në radhët e veta të paktën një futbollistë kroatë. Të jesh në shërbim të këtyre djemve që përmes lojës krijojnë ura miqësie me qytetërimet me të lashta të botës,me të vërtetë është një kënaqësi e veçantë jo vetëm për mua por,për të gjithë qytetarët e Kroacisë thotë Rexhaj.
Me gjithë këto avantazhe të krijuara Nderim Rexhaj i ka ngelur besnik prejardhjes së tij puro shqiptare. Ai ka kohë që është martuar me zonjën Njomëza Gërguri Rexhaj, e cila po ashtu është me rrënjë nga Rrafshi i Dukagjinit.
Nderimi dhe Njomëza çdoherë shihen të hareshëm. Ata plotësisht të lumtur nga jeta në bashkëshortësi kanë edhe fëmijët: Vesën,Rionin dhe Tarën. Për shkak të natyrës së punës së Nderimit me fëmijët më tepër preokupohet zonja Njomëza Gërguri Rexhaj.
Rrëfimin mbi sagën e familjes së tij z. Rexhaj e mbyll me konstatimin se rënia e komunizmit ka qenë rilindje e vërtetë për popullin kroat dhe atë shqiptar.
Ai mendon se me ardhjen e demokracisë dhe shkëputjen e Kroacisë nga ish- Jugosllavia, ka nisur një epokë e re bashkëpunimi dhe miqësie ndërmjet kroatëve dhe shqiptarëve.
Dikur një bashkëpunim i tillë ishte i paimagjinueshëm, ngase hegjemonizmi serbomadh me çdo kusht mundohej që nëpërmjet të disa kundërshtarëve për ndryshime dhe përparim këta dy popuj t’i konfrontoj në mes veti

ARIF EJUPI

blank

29 Nëntori një ditë e zezë për kombin shqiptar- Nga Nue Oroshi

Sa herë që vjen data 29 Nëntori kurrnjëherë nuk jam i qetë. Nuk jam i qetë për faktin se kjo ditë e zezë historike riktheu Kosovën dhe viset tjera shqiptare nën ripushtimin dhe qizmën e zezë jugosllave. Kjo ditë e zezë historikë në Shqipëri solli luftën civile ndërshqiptare e cila zgjati deri në vitin 1952 duke u vrarë shumë shqiptare atdhetarë vetëm e vetëm se nuk dëshironin të jetonin nën thundrën e qizmës së kuqe pansllavisto komuniste ruso jugosllave dhe të emisarve të Milladin Popoviqit, Svetozar Vukmanoviq Tempos, kolonelëve Rus Sofolewski dhe Valewski, e këta emisar kush ishin përveç krimineleve Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Fadil Hoxha dhe kriminel tjerë komunist, dhe shumë e shumë antishqiptar tjerë. Kjo ditë e zezë i kushtoj kombit shqiptarë mbi dyzet e shtatë mijë shqiptarë të vrarë, të masakruar dhe të sakatuar.
Disa prej të vrarëve u gjuajtën nëpër gropa që edhe sot e kësaj ditë nuk kemi mundësi t’iu gjejmë eshtrat që t’iu dergojmë një tufë lule në varrët e tyre, disa të tjerë djem të rinjë u bën mishë për peshk në Tivar e Bihor, e disa në Mirditën Heroike vazhduan qendresën me pushkë në dorë. Kjo qëndresë u vazhdua në të gjitha trojet shqiptare nën udhëheqjen e Komandantit Legjendar Shqiptarë kapidan dr.Mark Gjon Marku.
Kjo luftë u vazhdua në Kosovë nën udhëheqjen e profesor Ymer Berishës, Marie Shllakut,Shaban Polluzhes,Ndue Perlleshit, Mehmet Gradices dhe shumë atdhetareve shqiptarë. Në Maqedoninë shqiptare luftonte si luan Xhem Gostivari dhe Mifailat e Zajazit, ndersa Prenk Cali bënte qëndresen e fundit heroike në Malsi. Prandaj pallavrat e historianeve pansllavist shqipfolës së 29 Nëntori është datë e çlirimit janë vetëm vazhdimësi e krimeve të tyre që kanë bërë përmes lapsit, duke fallsifikuar çdo gjë. Do të doja që kjo ditë e zezë mos të ndodhte në trojet shqiptare, por pasi që ka ndodhur bile të kishte ndodhur më 29 Shkurt që mos ta kujtojmë për çdo vit këtë ditë të zezë kur u fundos Shqipëria dhe Trojet Etnike Shqiptare nën qizmen e terrorit komunist.
blank

“Hysen Gega: Komiteti ma dha revolen me i vra Jusuf e Bardhosh Gërvallën!” – Nga XHAFER LECI

Viktima e parë e terrorit, nga UDB-a, ishte plagosja e rëndë e anëtarit të “Besëlidhjes”, Rasim Zenelaj, nga fshati Sllatinë i Podujevës, i cili plagoset rëndë, më 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë, nga serbja Zorica Aleksiç.

Jemi tubuar këtu të shënojmë bashkërisht përvjetorin e 30-të jubilar të themelimit të Shoqatës “Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen të Gjermanisë.
Jemi zotni në tokat tona mijëravjeçare, nuk pranojmë nënçmime as ofendime nga pushtuesit sllavo-ortodoks…
Të punojmë bashkërisht për bërjen e Shqipnisë Etnike!
Kadri Zeka, Hero i Kosovës, u lind në Poliçkë të Kamenicës më 25 Prill 1953. Ka mbaruar Juridikun, Dega e Gazetari, i frymëzuar për atdhetarizëm nga Metush Krasniqi, atdhetar e luftëtarë tjerë…
Kadriu ka punuar pak në arsim, në fshatin tim Gmicë e Kamenicës, më vonë si gazetar në Radio Prishtinë.
Në prill 1978, kalon në Zvicër, dhe ilegalisht riorganizon radhët e mërgimtarëve, bashkë me Hasan Malajn etj., përmes Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, të cilën e udhëhiqte Kadriu dhe nxirrte gazetën “Liria” (janë botuar disa numra).
Kadriu ka qenë kryeorganizator i Demonstratës së parë, në prill të vitit 1981 në Bern të Zvicrës.
Në gazetën “Liria” ka botuar shumë artikuj, poezi…
Fatkeqësisht Kadri Zeka nuk ka lënë trashëgimtarë, kjo është shumë e dhimbshme!
Në vitin 1981, Kadri Zeka, ka përkthyer-botuar librin, SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE, të Dr. Vaso Çubrilloviqit, për herë të parë në gjuhën shqipe…
(Libri, Kadri Zeka VEPRA Korrik, 1986)
Kur jemi tek demonstratat, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, kryetar i” Besëlidhjes”, në vitin 1978,në Stuttgart të Gjermanisë, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lidhjes së Prizrenit, ka organizuar demonstratën e parë, me Vehbi Ibrahimin, sekretar dhe shokë të tjerë.
Për nderë të pavarësisë së Shqipnisë, me 28 nëntor 1979 , ka organizuar demonstratën në Frankfurt dhe më 1980-të në Munih të Gjermanisë…
Vrasjet dhe plagosjet e veprimtarëve në Perëndim, nga UDB-a e Serbosllavisë, ishin plagë dhe dhimbje e madhe, jo vetëm për familjet e tyre, por për mbarë popullin shqiptarët, në veçanti për ne mërgimtarët. Siç kanë thënë të moçmit dheu i huaj është i ftohtë…

Atentati i parë i UDB-së në diasporë, u krye nga një serbe

Viktima e parë e terrorit, nga UDB-a, ishte plagosja e rëndë e anëtarit të “Besëlidhjes”, Rasim Zenelaj, nga fshati Sllatinë i Podujevës, i cili plagoset rëndë, më 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë, nga serbja Zorica Aleksiç, e cila ka shtënë me pesë plumba nga pistoleta “Ceska”. Vajza serbe ka pranuar se “atentatin e ka bërë me porosi të UDB-së jugosllave”. Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg. Rasimi edhe sot jeton në karrige invalidore. Rasimin e spiunoj, shqipfolësi nga Maqedonia, Iso Dautovski, një spiun i UDB-së…
Ndërsa më 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës, vritet Vehbi Ibrahimi, sekretar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, të cilin, e kam njohur personalisht në vitin 1970 në Kufstein të Austrisë.
Atentatorët kurrë nuk u zbuluan.
Pas vrasjes së Vehbi Ibrahimit, udbashi, Ukë Qerreti, e kishte siguruar, sigurisht nga UDB-a numrin e telefonit të kryetarit të “Besëlidhjes”, Emin Fazlija dhe në mënyrë anonime e kishte thirrur nga Kosova në Gjermani, duke i thënë: “Ndërroje vendbanimin se do të vritesh”!
Emini e pat ndërruar vendbanimin dhe një kohë të gjatë askush nuk ia ka ditur adresën.
Pas mbarimit të luftës në Kosovë, Ukë Qerreti e takon Emin Fazliun dhe i tregon se ai ishte personi që e kishte thirrur anonim, njeriu i UDB-së, Ukë Qerreti…
Riza Salihu, i dyshuar si bashkëpunëtor i UDB-së, jo vetëm vëllezërve Gërvalla e Hysen Gegës, por edhe Emin Fazlisë ua ka kontrolluar-vjedhur postën, për këtë ka qenë edhe polica gjermane e informuar, Riza është vëzhguar nga policia.. !
Ibrahim Kelmendi, në Romanin e tij „Atentatet“, akuzon si vrasës të Gërvallajve e Kadri Zekës, Riza Salihun. Për këtë si të dyshuar, 14 muaj e kanë mbajtur në burg hetuesie gjermanët, u lira si i pafajshëm.
Edhe Riza Salihu, publikisht akuzon Ibrahim Kelmendin, si vrasës të Gërvallajve dhe Kadri Zekës.
Unë personalisht, në bazë të gjitha atyre që kam mundur të mësoj, gjatë shumë viteve, besoj se vrasës i këtyre Tre Heronjve, është : krimineli i njohur Zhelko Razhnatoviq, alias Arkan, i cili si duket ka jetuar- vëzhguar situatën në Stuttgart e rrethinë, ndërsa këta te dytë, Riza Salihu e Ibrahim Kelmendi, mund të jenë, të implikuar në vrasjen e tyre, bile edhe të tjerë, si për-shembull: Konsulli i atëhershëm, Bashkim Hisari nga Prizreni, i cili ka punuar në Konsullata, në Hamburg e Stuttgart, në kohën kur ndodhi Atentati.
Më vonë Bashkim Hisari qe shpërblyer si Sekretar i parë i Ambasadës Jugosllave në Bernë të Zvicrës.
Në Kosovë derdhej gjaku, neve nuk na interesonin koncertet
Një shembull i cili flet qartë edhe për implikimin e konsullatës Jugosllave në Stuttgart, pikërisht të konsullit Bashkim Hisari, i cili ka organizuar “Ansamblin Shota”, nga Prishtina, në nëntor 1981, për të shfaqur Koncert në Sindelfingen të Gjermanisë, ku kishin ardhur edhe mërgimtarë të kombësive tjera Jugosllave.
Në koncert merrnin pjesë edhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gëvalla, Nami Ramadani, Dervish Beqa, unë Xhafer Leci e shumë të tjerë.
Po sa ka filluar shfaqja, Bardhosh Gërvalla me disa të tjerë kanë filluar shkatërrimin e instrumenteve muzikore për prishjen e koncertit. Mua edhe sot më rrinë para syve Fitim Domi, alias Mixha Ramë, të cilin e donte populli, mbeti i stepur në këmbë… Në Kosovë derdhej gjaku, neve nuk na interesonin koncertet.
Konsulli Bashkim Hisari, u mbyll diku në ndonjë nga dhomat e sigurisë së sallës. Kishte thirrur policinë gjermane, dhe Jusufin e Bardhin i nxori policia jashtë salle. Bardhi me shokë të tjerë, i shkruan parullat “Kosova Republikë” në Autobusët e ardhur nga Kosova…
As ish i burgosuri politik shumëvjeçar, Hysen Gega, i cili akuzon prof.Jusuf Buxhovin, se gjoja e ka marrë në pyetje, sa ka qenë në burg, nuk është e vërtetë dhe Hyseni është i vetmi që ka akuzuar deri sot Jusuf Buxhovin.
blank
Xhafer Leci duke e lexuar fjalimin e tij në përkujtimin e atentatit ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka

Me Hysenin kam punuar në Fabrikën e televizorëve Standard Elektrik Loren (SEL) në Esslingen Neckar, në vitin 1977-1978… Para disa vitesh, sa ishte gjallë Hyseni, me një shkrim, e pata demantuar atë. Nuk kam marrë përgjigje …Dikush nga krerët e LPK-së, kishte dëshirë që ta nxjerrin LDK-në, si lëvizje-parti e themeluar nga Udbashët..!
Hysen Gega ishte i paarsimuar, por trim e atdhetar. Ai ishte i manipulueshëm, pothuajse, i pa pjekur politikisht.
“Komiteti” ma dha revolen me i vra Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Në fillim pranova, për ta kryer atentatin. Pastaj u pendova dhe ua dorëzova revolën, me 5 (pesë) fishekë, vëllezërve Gërvalla, pa dhënë shpjegime shtesë, përveç asaj se -nuk kam plumba për shqiptarë! ”
Mua më vjen keq, pse nuk e kam trajtuar çështjen e revoles sa ishte gjallë Hysen Gega? Unë di bukur shumë për revolen, por miku im, Beqir Emini nga Kumanova, i cili flinte në një dhomë me Hysen Gegën, me të cilin edhe libra e materiale tjera, kanë sjellur në banesën e tyre nga Ambasada e Shqipnisë në Vjenë të Austrisë, në vitin 1978…
Për cilin „komitet“ flet Hyseni, kur dihet se Riza Salihu, themelues i Grupit Marksist-leninist, të quajtur “Zëri i Kosovës” kishte vetëm 3 anëtarë, Riza Salihu udhëheqës dhe Hysen Gega e Maksut Seramati?
Riza Salihu, ka bërë edhe një gënjeshtër të madhe, kur thotë:“ Kadri Zeka, ka kërkuar nga unë të bëhet anëtar i grupit tim !“
Kur dihet se Kadri Zeka i takonte organizatës më të madhe në Kosovë dhe Mërgatë…
Hysen Gega ishte vegël e Ibrahim Kelmendit. Ai nuk u mbush mend as pas dërgimit në Kosovë, me libra e materiale të Enver Hoxhës, duke e vënë në kurthin e policisë jugosllave dhe dënimit me 12 vjet burg!
Kjo u dëshmua edhe në një intervistë, të bërë me porosi të intrigantit Kelmendi, se gjoja UDB-a ia ka premtuar 200 mijë marka, për ta vra Ibrahim Kelmendin.
Hysen Gërvalla ua zbulon të gjitha dallaveret Kelmendit dhe Gegës. Ky i fundit, nuk pati guximin të ballafaqohet me Hysen Gërvallën, i cili denoncoi përrallat e Ibrahim Kelmendit, “sikur donte ta vriste UDB-a, sepse ajo ka vrarë kë ka dashtë”.
Po ky Riza, i quan njerëz të UDB-së, Ibrahim Kelmendin dhe Jusuf Gërvallën. Dihet se UDB-a, Jusufin e vrau, por jo edhe Ibrahim Kelmendin e Riza Salihun!
Më 17 janar 1982, ndodhi dhimbja e madhe, që tronditi mbarë popullin shqiptarë, nga UDB-a gjakatare, u vranë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Pata fatin që i njoha, mora pjesë nëpër demonstrata, dhe në ceremoninë e varrimit, bashkë me vëllain tim Balën, kushërininë Begun, Nami Ramadani, Jakup Biçkaj, Ibrahim e Jusuf Shala, një mik imi, turk, Osman Helvaci e disa të tjerë. Aty i njoha edhe prindërit e tyre, Nanën Ajshe dhe bacin Pajazit Zeka, i njohur në popull si Ziti.
Te varrezat, shumë njerëz po qanin dhe ishin të pikëlluar, po qaja edhe unë. Duke Ju shprehur ngushëllime, Baci Pajazit Zeka dhe Nëna Ajshe, na thonin mos u mërzitni as ju, se i kishit shokë.
Mërgata jonë, në shenjë respekti e mirënjohje, gjithmonë të lartpërmendurve u bëri nderimin me homazhe për çdo vit tek varrezat e tyre në Stuttgart e Bruksel,por mjerisht ndaras, LPK me disa qindra e LDK me disa mijëra pjesëmarrës!
Në pyetjen time pse ndodh kjo gjë e shëmtuar kështu të ndarë, sikur kemi dy palë heronj e dëshmorë, një udhëheqës i LPK-së, thotë: Neve i ftojmë të gjithë pa dallim, kush ka dëshirë vjen…! Ndërsa ,në pyetjen time një udhëheqësi të LDK-së, pse nuk marrim pjesë në homazhe bashkë me LPK-në ?,- ai përgjigjet: „ Ata nuk duan bashkëpunim, por duan të prijnë në homazhe, demonstrata…!
Me 25 shkurt 1990, në Bruksel të Belgjikës, vritet Enver Hadri, shqiptari i parë i cili arriti të hap dyert e Parlamentit Evropian, të dorëzojë emrat e vrasjeve të shqiptarëve të pafajshëm, nga regjimi diktatorial i Jugosllavisë titiste komuniste.
Nga Esslingen Neckar, me dy autobusë, të cilët i ngisnin vëllezërit Nami e Jakup Ramadani, morëm pjesë në ceremoninë e varrimit.
Atje organizatorë ishin: Gani Azemi, Ramadan Gashi, Reshat Sahitaj, Smajl Bytyqi, aktualisht drejtor i “Trofta-s ” në Istog.
Nga Amerika me Delegacionin shqiptar mori pjesë edhe Joseph J. Dio Guardi…
Gani Azemi e Ramadan Gashi, si intelektualë e veprimtarë të hershëm, pas ri-shpalljes së Kosovës shtet i pavarur u bënë Ambasadorë me plotë merita.

BIA serbe e vrau Musa Hotin

Me 16 janar 2004, u vra, gjegjësisht, është mbytur nga UDB-a apo BIA, serbe Musa Hoti, i cili në vitet 1980-ta, ka vrarë një zyrtar të Ambasadës së Jugosllavisë në Bruksel, pas vuajtjes së burgut, edhe vritet…
Në vitin 2001, kur po përgatiteshin eshtrat e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka, të ktheheshin në Kosovë, në banesën time, në Köngen të Gjermanisë erdhi vëllai i Kadri Zekës, Xheladin Zeka, bashkë me Arban Hoxhën dhe Avni Salihun. Biseduam shumë gjatë rrethë vrasjeve të veprimtarëve në Mërgim. Xheladinit i thashë: Të gjitha këto vrasje i ka bërë UDB-a, por me implikimin e shqipfolësve argatë të UDB-së.
Në pyetjen time, pse po i ndani kufomat, kur dihet se për të njëjtin ideal punuan dhe, kur u vranë edhe gjaku u është përzier ?
Xheladini tha: Kjo nuk bëhet me dëshirën e familjes Zeka, por të Gërvallajve. Unë: Me kënd keni biseduar? Xheladini: Me vëllanë e madh të Gërvallajve, Hysenin…
Libri: (Lëvizja- Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin, autor Bedri Islami).
Bindshëm e them, me fakte dhe dëshmi, se ka qenë afër, por nuk ka ndodhur bashkimi i tri organizatave, të Jusuf Gërvallës LNÇKVSHJ, Kadri Zekës OMLK dhe Ibrahim Kelmendit, Fronti i Kuq Popullor. Në lidhje me këtë kam bërë një shkrim me titull: Kush e përgjaku Lëvizjen?
Nuk kam marrë përgjigje, sepse gjithçka kam shkruar, e kam argumentuar me fakte dhe dëshmi të pamohueshme..
Në vitin 1990, pas pjesëmarrjes sime me shokë në themelimin e Degës së LDK-së në Gjermani dhe aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck, në cilësinë e kryetarit të aktivit, më lindi ideja për themelimin dhe emërtimin e një shoqate kulturore shqiptare, si synim, për ta ndihmuar mbijetesën e popullit tonë.
Më 12.09. 1992, thirra një tubim, njoftova kryesinë, caktova rendin e ditës, askush nuk e kundërshtoi idenë time. Kishte shumë propozime të personaliteteve të ndryshme. Hajrullah Matoshi, propozoi Kadri Zekën, ishin gjithsejtë 67 pjesë-marrës, 4 mysafirë dhe 63 me të drejtë vote.
Votimet i kisha përgatitur me vota të fshehta. Unë nuk pranova propozimin për kandidim, sepse isha kryetar i aktivit të LDK-së. Jo rastësisht fitoi emri i Kadri Zekës. Kryetar u zgjodh Faredin Emërllahu. Shoqata u regjistrua tek organet zyrtare gjermane.
Pas një kohe të shkurtër u themeluan komisionet për informim, kulturë, sport dhe ndihma materiale. U organizuan tubime të ndryshme, sportive, futboll të vogël, shah etj.
Pas dy viteve u mbajtën zgjedhje të reja. Unë, Xhafer Leci, u zgjodha kryetar, si gjithmonë me vota të fshehta, por kësaj radhe, pavarësisht, se akoma isha edhe kryetar i aktivit të LDK-së, shokët më bënë lutje ta pranoja kandidimin… Neve arritëm të kemi deri 184 anëtarë me libreza, kishim edhe ekipin e shkëlqyer të futbollit “Drita“
E pamundur është përfshirja e të gjitha aktiviteteve, qoftë edhe në një libër voluminoz.

Kemi pasur Bashkësinë Shqiptare, kryetar i së cilës ishte Prof. Dr. Shevqet Canhasi, cili ishte punëtor dhe intelektual i madh, Ai na ka shpërndarë Statutin, Rregulloren, Adresarin… Kemi bashkëpunuar me nja 12 shoqata…
Në vitin 1994, kemi hapur 3 shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe, edhe pas mbarimit të luftës në Kosovë janë hapur shkolla shqipe, por, mjerisht, që disa vite të gjitha janë mbyllur.
Me keqardhje, krejt me fajin e prindërve!
Kemi organizuar me dhjetëra organizime të ndryshme në shumë fusha, shumëherë së bashku edhe me aktivin e LDK-së, sepse vepronim në të njëjtin terren dhe për të njëjtin ideal, çështja kombëtare na bashkonte. Organizimet ishin të natyrave të ndryshme, krejt në shërbim të atdheut, si festa e pavarësisë së Shqipnisë, akademi përkujtimore, promovime librash, demonstratat, grumbullime të mjeteve materiale, për shëndetësinë, arsimin, zbutjen e varfërisë me veshmbathje, si në vitin 1994 dërguam disa tonë në Shqipëri, kemi ndihmuar shumë individ për operime të ndryshme, bartje të kufomave në atdhe të azilkërkuesve…
Për aktivitetet tona, Gazeta lokale „Der Teckbote“ në Kirchheim/Teck, ka botuar 13 shkrime.

Të shkapërderdhur larg njëri-tjetrit

Me një rast në komunikacion vdiqën dy të rinjë, me emra të rrejshëm, për fat të mirë pas disa ditë, arritëm ti zbulonim emrat e tyre të vërtetë, përndryshe autoritetet gjermane donin ti varrosnin në Gjermani, pa emra..!
Me atë rast grumbulluam 5200 DM, për bartjen e kufomave në Kosovë dhe për familjet e tyre për të pame…Si azil kërkuesit edhe refugjatët i kemi ndihmuar të punësohen, të gjejnë banesa, u kemi dhënë para gjatë luftës të lidhen përmes telefonit satelitor me familjet e tyre…
Më 18.01.1999, me ndihmën e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut, të cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave. Ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth 7 tonë gjësende të përbashkëta veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, e bëri: Diakonia gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.
Ndihmat i kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Ndihmuam luftën në Kosovë, Iliridën në Maqedoni dhe Kosovën Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegje.
Për ne, veprimtarët e terrenit, fundjava, e shtunë e diel, nuk ishin ditë pushimi, por veprimi, e nganjëherë, edhe pas mbarimit të punës së rregullt të përditshme, në mbrëmje dilnim në terren.
Ne, shqiptarët në hapësirën e madhe gjermane, ishim si disa pika uji në det, të shkapërderdhur larg njëri-tjetrit me banim.
Si kryesi, të përkushtuar besnikërisht, kemi vepruar në një zonë të vogël, por pa u lodhur e ankuar asnjëherë, kemi pasur besimin e madh tek bashkatdhetarët, për të gjitha këto nuk kanë munguar rezultatet e suksesshme, vetëm për periudhën 1990-2001, kemi bërë raportin me shifra, data, dokumente pedanterie, ku janë grumbulluar gjithsejtë: 1 177 909 DM.
Falënderojmë veprimtarët e kryesive të Shoqatës „KadriZeka“ dhe aktivin e LDK-së, për kontributin e dhënë dhe të gjithë ata që nuk kursyen as kafshatën e bukës, për ta ndihmuar vendin deri në çlirim.
Nuk mendojmë se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por, vendit kurrgjë s`i kemi marrë. Dhe, dihet se pa bazën materiale, gjithçka është e vdekur, as liria nuk arrihet.
Unë humanizmin e kam pasur në zemër dhe shpirt.
Në vitin1998, në Zürich të Zvicrës, me iniciativën time, në lokalet e klubit „ Bashkimi“, themeluam Shoqatën humanitare familjare „Zukë Leci“, kaçak, i cili ka vuajtur 18 vjet burg, luftëtar dhe pleqnar.
Nga ajo kohë, përpos ndihmave humanitare për familjarët tonë, kemi ndërtuar 5 shtëpi dhe një objekt në hyrje të varrezave kryesore të Kamenicës, për shërbimin e qytetarëve, duke instaluar, rrymën, ujësjellësin, kanalizimin etj. Objekti ka kushtuar 37 mijë euro, pa llogaritur punën vullnetare të objektit…

E djathta shqiptare është luftuar pamëshirshëm

Në demonstratat e vitit 1981 në perëndim, kanë marrë pjesë përafërsisht 500 deri në 5 mijë mërgimtarë, prej tyre, ndoshta vetëm disa qindra kanë qenë enveristë, me bindje marksiste leniniste dhe shumë pakë titoist, të tjerët nuk kanë pasur lidhje me komunizmin, ishin vetëm punëtorë krahu, por i ka bashkuar parulla, „Kosova Republikë“
Porosia ime ka qenë dhe mbetet: ti lëmë anash ideologjitë politike dhe fetare, sepse janë të huajat të bashkohemi rreth çështjes tonë kombëtare, ashtu siç kanë vepruar kroatët, në vitin 1971 gjatë demonstratave të fuqishme, për shkëputjen e Kroacisë nga Serbosllavia…
Nuk jam historian, por, si pjesëmarrës që në demonstratat e vitit 1968 në Gjilan, kam krijuar pak përvojë, kam mësuar nga pak nga organizatorët atdhetarë…
Kroatët komunist bashkëpunonin me forcat reaksionare, në vend dhe jashtë vendit, kështu që ata që drejtonin Kroacinë më 1971, ishin edhe organizatorë të demonstratave si; Savka Dapçeviç Kuçar, kryetare e Komitetit Qendror të Kroacisë, Miko Tripallo, ministër i jashtëm i diplomacisë Jugosllave, i cili kishte folur në një rast në institucione, për mos besimin anti-serb: “Të gjallët nuk mund t’u sqarojnë të vdekurve, kurse të vdekurit të gjallëve munden shumë”.
Savka Dapçeviç-Kuçar, ka mbajtur dy fjalime të flakta para qindra-mijëra demonstruesve, studentë e qytetar kroatë.., madje edhe i ka kushtuar shtrenjtë, por ka mbetur heroinë e popullit të vet…
Mjerisht, kështu nuk ndodhi me neve shqiptarët. E djathta shqiptare është luftuar pa mëshirshëm nga dy shtete komuniste; Serbosllavia dhe Shqipnia!
Invalidët e luftës dhe familjet e tyre, duhet ndihmuar shteti dhe populli, me ato mundësi që kemi bashkërisht.
Lavdi dhe nderim të përjetshëm të gjithë të rënëve, për çlirimin e popullit dhe vendit tonë të përbashkët të Shqipnisë Etnike !
Pushofshin në paqe !

Wernau,15.10.2022
Xhafer Leci, Kryetar Nderi i Shoqatës Kadri Zeka“

blank

Prirje të reja të emigracionit shqiptar në Greqi

VOA/Raimond Kola

Në 30 vitet e pas komunizmit emigracioni më i madh i shqiptarëve ishte drejt Greqisë fqinje. Por kohët e fundit numri i emigrantëve nga Shqipëria në Greqi po shënon rënie të ndjeshme prej migrimit të brezit të dytë drejt Anglisë dhe Europës veriore. Studiuesit vlerësojnë se prirjet e reja emigruese kanë ndikim edhe tek shumë zona ndërkufitare shqiptare ku emigrantët nuk po kthehen më nga Greqia në Shqipëri në mënyrë sezonale.

Në Vrisera të Gjirokastrës, një zonë kufitare buzë kufirit me Greqinë, një grusht banorësh janë mbledhur në një dëgjesë publike të Bashkisë së Dropullit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Jeta e banorëve është bërë më e vështirë prej emigrimit masiv dhe organizmi i shërbimeve sidomos për moshat e treta është një sfidë për qeveritë vendore.

Mihal Kicaqi nga Vriseraja flet për sfidat.

“Në zonën e Vriserasë të Dropullit të Sipërm kanë ikur masivisht dhe këtu kanë mbetur shumë pak pleq. Disa shtëpi në çdo fshat, maksimumi 30 shtëpi që janë me dy apo tre banorë. Dhe kjo krijon shumë vështirësi si për shërbimet sidomos shëndetësore, transportin jetën në përgjithësi.”

Zoti Kicaqi thotë më tej se largimi së fundi edhe nga Greqia i brezit të dytë e bën më të vështirë lidhjen me familjet në Shqipëri. Ai thotë se djali i tij ka migruar së fundi në Anglid dhe ai nuk e ka dëshiruar këtë migrim të dytë.

“Unë kisha djalin që më iku nga Greqia, nga Athina ku kishte punën, në Angli. Kjo për arsye se kishte rrogën e ulët dhe nuk i dilte të plotësonte nevojat. Gjetën mundësi më të mira atje dhe kështu kanë ikur shumë emigrantë shqiptarë edhe nga Greqia. Nuk e doja një mergim të dytë të djalit, por tani po mësohemi”, thotë ai.

Në Greqi nuk ka ende statistika të qarta për largimin e shqiptarëve drejt vendeve europiane dhe në Angli pasi një pjesë e migrantëve shqiptarë të brezit të dytë janë larguar me dokumente apo nënshtetësi greke.

Eda Gemi, një studiuese e njohur e çështjeve të emigracionit shqiptar në Greqi flet mbi këtë dukuri.

“Përllogaritet që rreth viteve 2018-2020 rreth 55mijë deri në 60 mijë shqiptarë të brezit të dytë janë larguar drejt Britanisë së madhe kryesisht. Ndërsa për sa u përket emigrantëve grekë të moshave të reja 18-29 është pak a shumë më 400 deri 450 mijë.

Zonja Gemi thotë më tej se drejt vendeve të Evropës Veriore apo në Angli po largohet një brez shqiptarësh i mirëkualifikuar.

Brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi është shumë i kualifikuar. Zakonisht kanë mbaruar studimet në Greqi dhe këtë kapital dijesh ato e investojnë nënjë vend tjetër.

Studiuesja e çështjeve të emigracionit thotë se paavrësiht kurbave të lëvizjes së emigracionit shqiptar në Greqi, sidomos pas krizës ekonomike greke e cila shtyu shqiptarët të largohen nga Greqia si pasojw e nismave qeveritare greke ka pasur një lehtësim të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi.

“Kemi një lloj liberalizimi të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi. Kjo filloi që me pandeminë. Ishte pikërisht viti 2020, nevojat për puënsim sezonal kryesisht në bujqësi por edhe në blektori e bënë që qeveria greke të marrë vendimin që shqiptarët të shkojnë në Greqi me pasaporta pa pasur nevojën e vizave sezonale.

Emigracioni shqiptar ka qenë një mbështetës i madh për familjet në Shqipëri jo vetëm përmes dërgimit të parave por edhe përmes kontributit në mëmyrë sezoanle të familejev që kthehshin nga Greqia pwr tw punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Lëvizjet e reja të shqiptarëve nga Greqia sidomos të familjeve më të reja në moshë e kanë ndryshaur së fundi këtë trajektore lwvizjeje thorë zonja Gemi.

Nga momenti që një pjesë e konsiderueshme e emigracionit shqiptar në Greqi ka lëvizur drejt vendeve të tjera, atyre skandinave , Britanisë së Madhe apo Europës Kontinentale përfshi këtu Belgjikën, Gjermaninë kryesiht ,padyshim ka ndryshuar trajektoren e lëvizjes së familjeve shqiptare sidomos të atyre më të reja në moshë.

Zonja Gemi thotë më tej se Shqipëria nuk është një pol tërheqës për emigracionin shqiptar në Greqi për një seri faktorësh.

“Nga momenti që Shqipëria nuk është më një pol tërheqës për shqiptarët se po të shihni kurbën e këtyre trajektoreve të lëvizjes së emigracionit shqiptar pas vitit 2008 stacioni i parë për emigrantët shqiptarë që linin Greqinë ka qenë Shqipëria .Ishte ideja të rikonsideronin kthimin në Shqipëri për të përballuar rënien e ekonomisë në Greqi prej krizës financiare. Por Shqipëria nuk u ka dhënë shumë shqiptarëve dhe nuk u jep akoma shumë. Ka një treg pune që është i segmentuar , nuk është i mirëorganizuar, sektorë të ekonomisë nuk janë të strukturuara dhe të bazuara tek aftësitë profesionale dhe diplomat shkollore përkatëse. Por komuniteti shqiptar në Greqi është më i madhi pavarësisht rënies dhe pavarësisht rrymave të reja migratore. Asnjë komunitet tjetër nuk ka arritur të zëvendësojë shqiptarët në tregun e punës nëg Greqi.”

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria greke e Emigracionit për shtatorin e këtij viti flasin se në Greqi ndodhen 291. 868 emigrantë shqiptarë me lejeqëndrimi të vlefshme të cilët përbëjnë rreth 61,4 % të të huajve të ligjshëm.

Numri i shqiptarëve që rezultojnë me lejeqëndrimet në shtator të vitit 2022 është dukshëm më i ulët se shtatori i një viti më parë kur regjistroheshin 425.740 persona me lejeqëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin 63,% të të huajve në Greqi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen në dinamikë dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjësën dërrmuese të të huajve të pajisur me lejeqëndrimi, numri i tyre vjen gjithnjë e më në rënie.

blank

Kuvendim për Shqipninë me Kapidan Mark Gjon Markun – Nga Nue Oroshi

  “Shtëpia është e mikut dhe e Zotit kurse armiku që vjen për ta pushtuar tokën don plumb ballit”. Këtë thënie e kishte ndëgjuar sa e sa herë Kapidan dr.Mark Gjon Marku në kullën e Kapidanëve të Mirditës në Orosh në qendrën e shqiptarizmit,në vendin ku shekuj me radhë ipej kushtrimi për kryengritjet shqiptare.Ishte rritur dhe burrëruar me tiparët e nderit,besës dhe burrërisë.Kishte vazhduar dhe kryer studimet në Itali por si një shqiponjë dykrenare iu kthye trojeve arbërore.Ai ishte djali i madh i Kapidan Gjon Marka Gjonit.Atij i takonte më Kanun ta vazhdoj trashegiminë për ti prirë Mirdites si në paqë ashtu edhe në luftë. E kreu detyrën me përgjegjësinë më të madhe kombëtare.Iu priu Mirditorve në luftë kundër ideologjisë ruso-serbe dhe luftoi ballë përballë me oficerët rus e serb, si dhe klyshtë e miskovit me emra shqiptar.Kapidani e zbatoj atë moton e rilindasve shqiptar se Dielli lind në perëndim.Ai dhe shokët e luftës që e ndjekën me përkushtim ishin rrezja me e madhe e ndriçimit të diellit shqiptar në botën perëndimore.Kapidan Marku ishte komandanti legjendar i mbarë nacionalizmës shqiptare,kot kërkohet të gjindet e të fabrikohet një i dytë sepse nuk egziston.Ai kishte bërë plan për një Shqipëri Etnike dhe demokratike.Thoshte shpesh se: “Shqipëria pa Kosovën gjithmonë ka me qenë e sakatume”.Princi i Mirditës e mori me përkushtim dhe me një krenari që edhe në momentet e luftës ta udhëheq Mirditën deri sa ra heroikisht në natën në mes të 13 – 14 Qershorit 1946.Kapidani ra heroikisht për Shqiperinë Etnike dhe Demokratike.Nëse kthehemi në retrospektivë a thua se si do të dukej sot Shqipëria sikurse të ishte realizuar ideja e Kapidan Mark Gjon Markut për bashkimin e trojeve Shqiptare.Shqipëria do ishte një shtet supërfuqi në Evropën juglindore.Por Kapidan na falë se klyshtë e Miskovit na kanë lanë ideologjin e tyre dhe ende një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk janë liru nga kjo ideologji.E Kapidan edhe Mirdita jonë ende nuk janë liruar nga kjo ideologji e Miskovit.Mirdita i bëri ballë 500 vjet robërisë Otomane por pas vitit 1952 nuk mundi ti bëj ballë ideologjisë komuniste.U shkri u zvetnu dhe është e trishtushme dhe tepër tragjike kapidan Mark se pas afer tet dekadave te rënies tënde heroike asnjë institucion as në Mirditë,Lezhë e as në Shkodër nuk e bënë qoftë edhe një akademi përkujtimore për ta kujtuar veprimtarinë tënde atdhetare.Është e trishtushme dhe tepër jo burrnore që edhe pas 30 viteve të ardhjes së Demokracisë në Shqipëri emri yt dhe emri i kapidan Llesh Gjon Markut nuk është i shënuar në asnjë rrugë,në asnjë shesh dhe në asnjë shkollë të Mirditës,Lezhës dhe Shkodrës.Edhe veprimtarisë se Kapidan Prenkë Bibë Dodës i cili udhëhiqte 60 % të ushtrisë shqiptare të Lidhjes se Prizrenit ju deshtë institucioneve shqiptare 100 vjet pas vrasjes ta shpallin nderi i kombit,e ai ishte nderi i kombit që nga rënia heroike, edhe ti dhe kapidan Llesh Gjon Marku jeni nderi i kombit mu nga momenti që ratë heroikisht për mbrojtjen e Shqipërisë nga klysht e miskovit.Kapidan ende nuk është liruar Shqipëria nga ideologjia komuniste.Ende në Shqipëri udhëheqin bijtë dhe bijat e atyre që dhanë urdhër që të vritet atdhetarizma shqiptare.E sot Shqipëria është duke vuajtur nga sëmundja e harreses së qëllimt.Ende nuk e kanë kuptuar mirditorët tanë se pa historinë e Derës se Gjomarkajve nuk mund të shkruhet historia e Mirditës dhe as ajo e Shqipërisë.

       Kot bëjnë plane historianët ta shkruajnë historinë e Shqipërisë, nëse nuk është e përfshirë historia e Derës së Gjomarkut, sepse ajo histori prap do të mbetët e cungume dhe e sakatume.Nuk e di se edhe sa vite do t´iu duhen shqiptarëve të vetdijësohen dhe të fillojnë që ti njohin heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar.Kapidan edhe në Dardaninë tonë janë përzier shumë rryma politike dhe ideologjike,por një gjë është kryer me sukses.Është bërë njohja e luftës së Nacionalizmes shqiptare dhe shumë sheshe e rrugë dhe monumente janë ndërtuar me emrat e nacionalistëve shqiptar, e shumë shkolla mbajnë emrat e tyre.Kapidan edhe pse kanë kaluar shumë vite që ti ke bërë rënien me heroike që mund ta këtë bërë një komandant legjendar emri yt ende sot e asaj dite ju sjellë tmerr atyre që nuk e deshtën dhe nuk e donë Shqipërinë me Perëndimin.Kapidan djemtë e Oroshit  të Mirditës dhe mbarë Shqiptarisë kanë marrë iniciativë që ty ta ndërtojnë në Shkodrën heroike një monumentë që pak a shumë të falënderojmë ty për veprën tande heroikë për Shqipërinë Etnike.Me të dëgjuar bijtë dhe bijat e klyshve të Miskovit janë alarmuar dhe janë duke u munduar që me çdo kusht ta bëjnë bllokimin e këtij projekti kombëtar por gjithmonë atdhetarizma e ka mundur tradhëtinë edhe pse shumë herë është dashur sakrificë deri në heroizëm për realizimin e ideve kombëtare.Pas këtij monumenti kur të mushën mend mirditorët se rruga e Shqipnisë është drejt Evropës dhe Mirdita është qendra e Shqiptarizmës nëpër shekuj dhe të fillojnë ti kujtojnë vlerat e Historisë së Mirditës  do ta ndërtojnë edhe kullën heroike që duhet të shënderrohet në një muze kombëtar për tërë Shqipërinë.Për këtë edhe jemi duke punuar në vazhdimësi.Historia e derës së Kapidan Gjon Marka Gjonit nuk është histori prej akullit që kur të bien rrezët e diellit shkrihet e tëra siç  është shkrier historia e fallsifikuar e komunistëve, por është një histori e cila është  e arkivuar nëpër arkivat me prestigjioze të botës, është histori e cila ka mbetur në mendjën, shpirtin dhe mbamendjen e nacionalizmës shqiptare.Dhe kur një fllad i verës e ka kapluar Oroshin edhe sot e asaj dite shqiponjat dhe bilbilat në Orosh i përserisin si në kor fjalët e poezisë së Kapidan Markut të shkruar në malët e Mirditës: ” Shqiptar,shqiptar mos harro fenë,nderin ta mbash ta ruash atdhenë,sot komunizmi don me të koritë të sllavi tokën ty ta ka shit. ” Kapidan edhe sot kemi punë me serbët se ata që i luftove ti me shokët e tu e falën Kosovën dhe viset e tjera shqiptare miqve të tyre serbëve.Dhe është dashtë që Kosova ti jap edhe 14.000 dëshmor dhe viktima që të vjen liria.Kur gurgullimat e ujit të Oroshit ndëgjojnë jehun e tingllimave të maleve të bardha të grykës së Oroshit, një zë jehon se bashku më krismën e pushkës.Unë thotë jam zëri i Kapidan Mark Gjon Markut: ” More të ligë pse mi gjuajtët eshtrat “. Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e shqiptarit që të hudhën dhe humbën eshtrat e kundërshtarit, me Kanun të Lekë Dukagjinit kur vret kundërshtarin, i kthehet mbarë trupi dhe i qohet fjalë familjes se të vrarit.Kurse ju morët familjet e pambrojtura dhe i burgoset dhe i internuat në Tepelenë,Spaq e kampe tjera të përqendrimit, ku vdiqën me mijëra e mijëra gra e fëmijë të pafajshem.E ju nuk i humbët vetëm eshtrat e mi por edhe At Gjergj Fishtën e latë pa varr.Edhe 47.300 shqiptar atdhetar që u vranë nga ju komunistët pansllavist i latë pa varre.Ju ne na latë pa varre por ne kemi hyrë sot  fitimtar në çdo shtëpi atdhetare shqiptare ku i thuhet bukës-bukë e ujit-ujë.Ndërsa ju tradhëtar të Shqipërisë keni mbetur të groposur thellë në tokën e Shqipërisë Etnike edhe pse nuk e meritoni ti keni varrët në tokën Arbërore, ju jeni të harruar.

         Kur jehu i këngës për derën e Gjomarkajve i lëshon zërin aty i thuhet: ” Na prij pra o Mark Gjon Marku se pushkës tande si prishet qarku “.Paq lavdi o Kapidan Mark Gjon Marku se pushka jote dhe e mirditorve që ju keni pri për më shumë se pesë shekuj në luftë kundër osmaneve dhe me pas në luftën kundër  ideologjisë ruso-serbe do të mbetët pushkë kushtrimi për lirinë e Shqipërisë.

 

blank

Ashtu si thua nuk është por si është nuk e di – Nga Nue Oroshi

Dhënia e mendimit për një temë që ka të bëj për një çështje të pazgjidhur apo për realizimin e një ideje ka qenë gjithmonë preokupim.Ky preukopim gjithmonë e ka munduar njerëzimin dhe shpeshherë njërzimi ka vuajtur në mungesë të realizimit të një ideje apo mendimi të mirë që është realizuar përmes ideologëve të ndryshëm. Dhënia e mendimit apo ideve të ndryshme është dhënë edhe nëpër odat tona shqiptare ku pleqtarët tanë të mençur e plisëbardhë kanë zgjidhur probleme të shumta, ngatërresa të ndryshme, pajtime të ndryshme apo edhe ndalim të ngatërresave.Përmes mendimeve të kristalta apo të pastërta shpeshherë janë bërë edhe organizime të ndryshme ku janë marrë edhe iniciativa të ndryshme ku është realizuar qëndresa kombëtare.Por gjithmonë aty ku ka pasur atdhetarë,ideolog kombëtar,pleq të mençur të kanunit dhe mendimtarë të lindur, shpeshherë ka pasur edhe të tillë që nuk kanë pasur asnjë lidhje me veprat e mira që janë realizuar por vetëm kanë qenë persona që kanë dashur të minojnë apo prishin çdo gjë të mirë. Më e keqja qëndron në faktin se persona të tillë shpeshherë kanë qenë edhe vegla të pushteteve te ndryshme pushtuese në trojet shqiptare.Kanë qenë vegla të armikut për faktin se atë që e ndërtonin atdhetarët e prishnin tradhtarët.

Në këtë shkrim po e jap vetëm një rast të ndodhur në një odë shqiptare:Kur burrat e menqur të Kosovës ishin mbledhur për ta kryer një pleqëri të vështirë, për ta ndalur gjakëderdhjën në mes të dy familjeve tradicionale shqiptare, një burrë i mençur dhe i respektuar e merr fjalën dhe në fund e jep mënyrën se si duhet të zgjidhet ky problem.Papritmas aty e merr fjalën një përson tjetër dhe thotë: “Fjala që e tha dhe që po pëlqehet nga të gjithë nuk është ashtu. Plaku ndalet dhe i shtron pyetjen: Në rregull pasi që nuk është ashtu ma spjego se si është?Ndërsa ai ndërhyn duke thënë: Si është nuk e di por nuk është ashtu.” Në raste të tilla mund të vinte deri të një konflikt i rënd. Por në atë odë kishte qëlluar edhe vëllau i plakut të mençur i cili ndërhyri dhe i tha vëllaut më të vjetër,desha unë ti përgjigjem këtij personi.A e ke ndëgjuar atë fjalën popullore: “Moj e mira nato talla në tollovi ndihet budalla. “Atëherë nuk mbeti gjë tjetër përpos që ky tradhtari apo personi qe me përkrahjen e pushtetit bënte ngatrresa të kapet përkrahu dhe të nxirret jashtë. Kjo ngjarje thotë shumë nëse e bëjmë një analizë të situatës politike që ka kaluarë Kosova në periudhën kohore 1999 e deri më sot 2022 .Plotë njëzet e tre vite elita politike e Kosovës me disa përjashtime nëper periudha të ndryshme kohore nuk ka ditur që të udhëheq Kosovën në orientimin e duhur.Shumë politikanë tanë duke vrapuar pas pasurisë ata e humbën gojën, mbetën memecë dhe nuk patën mundësi që të reagonin në momentët e duhura kombëtare kur në Kosovë depërtonin rryma të ndryshme politike që e orientuan Kosovën drejt ideologjisë pansllaviste dhe asaj aziatike.

Ata edhe sot kanë mbetur gojë mbyllur kur bëhen shumë gjëra në dëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.Goja ju ka mbyllur për faktin se ata kanë shkelur në shputë të shatit, apo në dërrasë të kalbur, siç thotë fjala popullore shqiptare.Kanë bërë milionat me projektet që është duke i shpërndarë Sorosi,Tika turke dhe organizata të ndryshme të fshehta nga Serbia dhe Rusia. Ata shumë mirë e dinë se si është por kanë mbetur shurdhë dhe memec.E shurdhmemecia apo mosreagimi në momentët kur dëmtohet palca ashtnore e kombit shqiptar është një veprim ogurzi.Përsonaliteti i njeriut, i politikanit apo i atdhetarit nuk mvarët nga veprimtaria e ti apo e saj vetëm në një moment të shkurtër dy apo tre vitësh në shërbim të kombit e gjithë jetën kundër atij me veprime të këqia. Atdhetari i mirfilltë është vetëm ai i cili prej dritëjetës apo dritëlindjes e deri tek dritëvdekja qëndron i palëkundër në rrugën e shejtë kombëtare. Ai nuk përkulët edhe kur sulmohet nga ato lloje të shiturish që nuk e dijnë se si është por thonë se nuk është ashtu.Ta elaburosh një qeshtje duke e matur veprimtarinë pozitive dhe negative i ngjanë atij kërcnimit për vrasje, që një bashkëvendas i kishte quar fjalë Ramë Bllacës. Ramën e kishte kërcnuar për vdekje.Por mënquria e Ramë Bllacës ishte një menquri që kanë ditur ta bëjnë vetëm dijetarët tanë atdhetarë.Ai i qon fjalë kercnuesit dhe i thotë këto fjalë: “Para se ta marrësh atë veprim merre orën shikoj dhe mati të mirat dhe të kqiat e mija që ti kam bërë unë ty.Po në të njëjten kohë mati edhe të mirat që mi ke bërë ti si dhe ato të këqijat. Kërcënuesi kishte vepruar në atë mënyrë.Të mirat e Ramë Bllacës dolën rrafsh dy orë kurse të këqija nuk i kishte bërë. Të mirat që ja kishte bërë ky Ramës i dolën pesë minuta kurse të këqijat gjysmë ore.U nis kërcënuesi e shkoj tek Ramë Bllaca dhe i kërkoj falje. ” E Rama që kundërshtoj shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe e grisi në Parlamentin e Sërbisë në Beograd marrëveshjën jugosllave-turke, duke thënë se unë jam shqiptar e jo turk dhe kishte në krahun e ti deputetin tjetër Sherif Vocën, u vra pikërisht në të njejtën ditë në vitin 1937 duke u kthyer në shtëpi.Kurse Sherifi u vra katër vjet më vonë 1941 duke bërë përpjekje për riorganizimin e atdhetarve shqiptar kundër Serbisë. Ashtu siç vepruan serbët me Ramë Bllacën në të njëjten mënyrë vepruan edhe komunistet serbo-shqiptar me atdhetarin Qazim Bllaca, djalin e Ramë Bllacës që ishte anëtar i kryesisë qendrore të Lidhjes se Dytë të Prizrenit duke e burgosur shumë vjet.Kjo tregon se është ardhur koha që të gjithë ne ti vendosim në peshore dhe ti masim të mirat dhe të këqijat që ja kemi bërë Kosovës.E mos të veprojmë siç vepronte ai personi me thënien e ti : “Se si thua nuk është e si është nuk e di.”E kur terri e mbuloi tokën të gjithë kërkojnë një dritë për tu ndriçuar.Drita dihet se ku ësht duke ndriçuar por fatkeqësi është se dikush që nuk e dinë se si është, ai gjithmonë shkon në rrugën e territ.E rruga e territ e sjell perspektivën e tmerrit.Ora është pesë para dymbëdhjetëve për të ndryshuar diçka në aspektin pozitiv, që çështja shqiptare të vëndosët në binarët e duhur.

 

blank

TEFIK RAMADANI ME QARTËSI POLITIKE NDRYSHE NGA SHOKËT- Nga Xhafer LECI

Tri promovime librash në Mannheim të Gjermanisë, 22.10.2022
“Vergiss Nimals-Mos harro kurrë”, autor Prof.Dr. Nusret Pllana ,
“Në gojën e gjarpnit”, autor Tefik Ramadani,mjek defektolog dhe,
” Mit doppeladler in ruhrppott-Me shqiponjën dy krenare në rajonin e lumit Rur”të Driton Gashi, pedagog.

Pikëpamjet e mia rreth librit të z.Tefik Ramadani,ish i burgosur politik.

blank

Nga e djatha:Naser Hoxhaj, kryetar i Shoqatës “Dardania Mannheim-organizator, Xhafer Leci,Driton Gashi,Nusret Pllana,Tefik Ramadani,Can Tahiri dhe Baki Mustafi.
Në burgjet serbe maltretimet më çnjrëzore kundër shqiptarëve!

blank
Pas shuarjes me dhunë të veprimtarisë të grupeve nacionaliste të NDSH-së,në Kosovë vepronin dhe militonin, kryesisht intelektualët, edhe në vitet `80-a, si ideologji bazë kishin marksizëm-leninizmin. Kjo shpjegohet me faktin se shteti amë, Shqipëria, ishte kyçur në këtë sistem qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, në miqësi të thellë me Rusinë, Jugosllavinë dhe aleatët e tyre!

Njëri nga këto grupe politike në vitin 1981, ishte edhe ai i kryesuar nga Sejdi Veseli (FNÇ). Ky ishte një grup i madh, i dënuar së bashku, ku bënte pjesë edhe mjeku defektolog, Tefik Ramadani.
Para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, të udhëhequr nga gjykatësi Ahmet Ahmeti , të mbajtur në qershor të vitit 1984 dalin 20 të akuzuar (në mesin e tyre edhe heroi Afrim Zhitia), të cilët dënohen me dënime shumë të rënda.

blank

Nga e djathta:Bashkëshortët,Tefik e Hatixhe Ramadani, Nusret Pllana dhe, afaristi i suksesshëm Vehap Zuka.

Më shumë se kureshtja, më ka interesuar të mësoj për qasjet politike të kohës të grupeve ilegale në Kosovë. Në përgjithësi, dominon ideologjia komuniste, madje, ekstremi i saj, marksizëm-leninizmi.

Por, duke lexuar akt-akuzën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Federative Jugosllave (Kps-96/85, datë 30 qershor 1987) kundër Defektologut Tefik Ramadani, konstatoj me kënaqësi, se jo të gjithë anëtarët e këtyre grupeve mendonin njësoj. Një mendim, një qasje ndryshe politike, nga shokët e burgosur e kishte z. Ramadani.
Ai mendonte se dallimet ideologjike, nuancat politike nuk duhet të ishin pengesë për bashkëpunimin, deri në bashkim të grupeve ilegale. Edhe pse kryetari i grupit tërhiqte vërejtje, për dallimet politike-ideologjike, qëndrimi i Tefik Ramadanit ishte se ideologjia politike nuk ishte me rëndësi, por veprimi për realizimin e kërkesës Kosova Republikë. Dhe në këtë bazë ai propozonte bashkimin e të gjitha grupeve politike, pavarësisht dallimeve ideologjike. Dhe për këtë ai agjitonte.

blank

Një pamje tjetër nga pjsëmarrësit e këtij promovimi.

Grupet politike, me kërkesat radikale, jashtë çdo mundësie, për t`i realizuar ato, devalvonin vetën dhe jipnin rast për goditje nga pushtuesi. Hyrja në strukturë, për aktivitet politik, si një akt i shënuar, duhej te kërkonte qartësi paraprake, për kërkesat politike, duke u përkushtua në çështjet parësore, logjike dhe më afër mundësisë për realizimin e tyre.

Kërkesa për barazi të shqiptarëve, në raport me kombet tjera në Jugosllavinë Federale, ishte kërkesa reale për kohën. Por kishte edhe nga ata që kërkonin shkëputje nga shteti jugosllav dhe bashkim me Shqipëninë. Një kërkesë e tillë ishte me shumë dëshirë, se sa mundësi reale, për ta realizuar atëherë.

Z.Tefik Ramadani kishte mendim ndryshe edhe përsa i përket regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai distancohet kjartë nga regjimi komunist.

Nga Aktakuza e gjykatës së qarkut të Prishtinës, thuhet kjartë se “Tefik Ramadani ia përkujton Sejdi Veselit se Enver Hoxha i ka zhdukur shokët më të ngushtë, me ç`rast Sejdiu thotë se ata kanë qenë komplotistë.

Ndërsa Tefik Ramadani ka shtuar se ideologjia, tani për tani, s`është me rëndësi, por veprimi “armiqësisht” për fitimin e Statutit të Republikës së Kosovës e jo për përkatësine ideologjike”.
Ndërkohë që shokët e burgosur e tepronin me hymnizimin, vërbërisht, sepse ai kishte goditur nacionalistët, atdhetarët shqiptarë, me plumba e burg, shumë me zi se sa pushteti jugosllav shqiptarët e Kosovës.

Pra, i burgosuri politik, Tefik Ramadani, kishte veçori dalluese nga bashkëvuajtësit e tjerë të grupeve politke:
1) Bashkimi i grupeve, pavarësisht pikëpamjeve ideologjike;
2) Rezerva për regjimin e Enver Hoxhës me polit-byronë e tij komuniste, staliniste.

Pra, ishte më i avancuar për statusin, që duhej të kishin shqiptarët në atë kohë. Ndërkohë që të tjerët as nuk e kanë thënë dhe as nuk e kanë pranuar.

Akt-akuzat dhe dënimet kundër grupeve politike shqiptare, janë dëshmi sa tronditëse, aq edhe qesharake. Dënimet e rënda, qoftë edhe për lexim literature nga Shqipëria, për biseda krejt normale, në kushte të një pushtimi sa të gjatë, aq edhe të vrazhdët, flasin për fobinë që kishte pushteti komunist jugosllav ndaj shqiptarëve. Le ta sjellim një shembull: Poeti slloven, Ivan Cankar, në vitin 1913 kishte bërë fushatë për bashkimin e popujve sllavë të Jugut, për këtë dënohet me një javë burg. Ndërsa në vitin 1914 pushteti austriak po vëzhgonte dhe kishte kapur Cankarin, duke biseduar-propaganduar në një kafene në Lublanë me disa miqë të tij serb, për këtë ai dënohet vetëm me 6 javë heqje lirie, por për shkaqe shëndetësore, pas pak ditësh, lirohet nga burgu.

Shtypi austriak i atëhershëm këtë akt politik e kishte quajtur “marrëzi” “budallallëk” të politikës austriake… (Kritik an der „Dummheit“ der österreichischen Politik) Me këtë për qëllim kisha krahasimin dhe dallimin e madh politik, në mes Perëndimit, para 100 vjetësh dhe ish shteteve komuniste, pikërisht të Jugo-Serbosllavisë. Ndërsa për një kërkesë të ngjashme, shqiptarët dënoheshin me shumë vite burgosje!

Nostalgjia komuniste titoiste/Aktori i njohur Enver Ptrovci: Për qeverinë e Kosovës unë jam një shpiun serb!

Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë…! Absolutisht e pavërtetë. Tito ishte një diktator, për këtë nuk ka dilemë, mjaftojnë dënimet drakonike kundër shqiptarëve, thuaja se fare të pafajshme, vetëm pse kërkonin barazi kombëtare…

Wendlingen, 21.10. 2022

blank

SKËNDERBEU NË TRENTO -Inaugurohet obelisku i Gjergj Kastriotit në Trento – Nga Ndue Lazri

Nga sa kam lexuar nuk kam njohuri që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të ketë qenë ndonjëherë në Trento, në këtë qytet të bukur në Alpet e Tirolit të Jugut. Por mjafton të kapërcesh Alpet, të futesh në Austri dhe në kryeqytetin austriak, në Vienë, ruhen dy simbole të identitetit dhe lavdisë së tij, shpata dhe përkrenarja, që janë burim krenarie për gjithë shqipgtarët që shkojnë të vizitojnë muzeun historik të Vienës. Ose mjafton të spostohesh drejt Venezias e do gjesh me mijëra dëshmi e dokumente që flasin për lidhjet e Gjergj Kastriotit me Republikën e Venezias, me Italinë dhe me Vatikanin.

Këto gjurmë bashkëpunimi i janë dashur të përdorë si argument Leonora Zefit, kryetare e shoqatës kulturore të grave shqiptare në Trentino, që mban emrin e mbretëreshës shqiptare Teuta. Për vite me radhë ishte përpjekur Leonora të bindte autoritetet lokale të provincës autonome të Trentos e ato bashkiake të qytetit Trento për të vënë në dispozicion një shesh ku të ngrihej një vepër artistike në përkujtim të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti. Dhe një kryetar i bashkisë së qytetit, që ishte në ditët e fundit të mandatit të tij, e fisrmosi vendimin për ta pranuar këtë kërkesë të shoqatës “Teuta”. Mbase ishte dokumenti i fundit i firmosur prej tij. Dhe Leonora e rrëmbeu nga dora e tij, sikur po rrëmbente një ferman të rëndësishëm. Siç rrëmbeu vetë Gjergj Kastrioti nga duart e sulltanit fermanin me të cilin u bë sundimtar i Krujës dhe prijës i shqiptarëve.

Pastaj filloi puna e vazhdueshme me autoritetet lokale, derisa u caktua sheshi, puna për realizimin e obeliskut dhe caktimin e datës së inaugurimit.

Dhe data e djeshme, 22 tetor 2022, do të mbetet një datë e shënuar, si datë e ardhjes së Gjergj Kastriotit në Trento. Obelisku është i bukur, rreth dy metra i lartë e në qendër të tij e gdhendur në basorelief, figura e heroit të kombit shqiptar. Në sheshin ku është vendosur obelisku ka shumë shqiptarë, të ardhur nga shoqata të ndryshme në territorin italian, që nga Treviso, Venezia, Alessandria, Bolzano, Bassano del Grappa, Rovereto, Padova, Levico Terme etj. Midis tyre ka edhe nga ata që janë veshur me kostume kombëtare shqiptare, të gatshëm t’ia marrin valles sapo obelisku të zbulohet. Imprenditori i mirënjohur dhe këngëtari popullor Gjon Mëlyshi ka ardhur që nga Piemonte me lahutë në dorë. Nuk ka instrument më të përshtatshëm se lahuta për të kënduar ndonjë rapsodi heroike kushtuar bëmave të Gjergj Kastriotit. Kanë ardhur edhe rapsodë me çifteli, që këndojnë në skenë. Midis të ardhurve është edhe një grup aviatorësh me familjet e tyre nga Shqipëria.

Kryetari i Bashkisë së Trentos, Franco Ianeseli e kryetari i Bashkisë së qytetit të Lezhës, Pjerin Ndreu bëjnë zbulimin e obeliskut. Dhe duke marrë fjalën, Ianeseli i përshëndet të ardhurit në shqip: “Mirëseerdhët në Trento”. Janë të pranishme edhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, Anila Pojani, konsulli i përgjithshëm i Kosovës, Damiant Kastrati, përfaqësuesja e emigracionit shqiptar në Itali, Luljeta Çobanaj dhe autoritete lokale të qytetit dhe të provincës së Trentos.

Sheshi që është zgjedhur është në një park që lidhet me emrin e Krishtit, parku “Cristo Re”. Papa Calisti i tretë e kishte pagëzuar Gjergj Kastriotin me emrin metaforik Atlet i Krishtit. Ndoshta një rastësi, por jo të gjitha koinçidencat ndodhin rastësisht. Ky shesh i është dedikuar një figure të rëndësishme të historisë italiane dhe gjermane, perandorit Maksimiliani i Parë i Asburgëve, perandor i perandorisë së shenjtë romake dhe themelues i perandorisë asburgjike. Ai ka lindur 9 vjet para se të vdiste heroi i kombit shqiptar dhe ka vdekur thuajse në të njëjtën moshë me atë të prijësit të shqiptarëve. Gjermani themeloi e udhëhoqi perandori, shqiptari mposhti një perandori të tërë me shpatën e tij. E tani janë të dy në të njëjtin shesh në Trento. Me siguri zor se banorët italianë apo turistë të këtij qyteti mund t’i thonë njëri-tjetrit “takohemi tek sheshi Massimilano I di Asburgo”. Kurse shqiptarët banorë në Trentino me siguri sot e mbrapa do i thonë njëri-tjetrit “takohemi tek sheshi i Skënderbeut”. Sepse 22 tetori do të jetë tashmë për krenarinë tonë një përvjetor e do të mblidhemi këtu çdo vit për ta kujtuar, siç mblidhemi edhe tek Këmbana e të rënëve në Rovereto ku shoqatat shqiptare “Besëlidhja” e “Teuta” kanë vendosur flamurin tonë kombëtar e flamurin e Kosovës përkrah flamujve të 90 shteteve të tjera.

Përpara se të bëhej inaugurimi i obeliskut, në një nga sallat e Pallatit të Rajonit, në sallën e autonomive, u bë një konferencë me karakter shkencor, kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar. Atë e drejtonte i pasionuari pas historisë shqiptare, Marco Viola. Kryetarja e shoqatës “Teuta”, Leonora Zefi, duke hapur këtë konferencë, përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi autoritetet lokale trentine jo vetëm për pjesëmarrjen, por edhe për mbështetjen e fuqishme në realizimin e kësaj iniziative të rëndësishme.

Assessorja e komunës së Trentos për kulturën, rininë e sportet, Elisabeta Bozzara, pasi solli përshëndetjen e Presidentit të Provincës, shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vepre të përbashkët dhe theksoi që këto janë realizime që afrojnë këndvështrimet tona për autonominë dhe se komuniteti shqiptar në Trentino ruan mjaft mirë identitetin dhe traditat e tij kulturore e historike.

Monsignori Angelo Massafra, arqipeshkv i Shkodrës dhe President i Konferencës Episcopale Shqiptare shpalosi figurën dhe kontributin e madh të Gjergj Kastriotit si mbrojtës i qytetërimit perëndimor.

Pastaj e merr fjalën një arbëresh, Domenico Morelli, anëtar i komunitetit arbëresh të Kalabrisë dhe president i minorancave gjuhësore në Itali. E kujt më shumë se një arbëreshi do i takonte të fliste në këtë konferencë? Arbëreshët janë ata që e kanë bustin e heroit tonë kombëtar në sheshet më të bukura në çdo qytet e fshat, që krenohen me këtë hero dhe çdo vit, në javën e Pashkëve, organizojnë festën e valleve në nderim të Gjergj Kastriotit. Domenico flet për figurën e Skënderbeut në këngët popullore arbëreshe, të cilat arbëreshi i madh De Rada i mblodhi dhe i bëri të njohura.

Kryetari i Bashkisë i qytetit të Lezhës, Pjerin Ndreu shprehu kënaqësinë e gëzimin e tij për këtë ngjarje të rëndësishme, duke falënderuar autoritetet trentine dhe shoqatën “Teuta” për punën e madhe. Ai ka sjellë me vete 45 çertifikata mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuan dhe bënë të mundur realizimin e një vepre të tillë.

Ndërsa drejtori i muzeut të qytetit të Lezhës, foli për rëndësinë historike dhe aktivitetin e Lidhjes së Lezhës që u krijua pas kuvendit të Lezhës të 2 marsit 1444, duke sjellë fakte të rëndësishme nga luftrat e Gjergj Kastriotit, që mposhti ushtritë e dy prej sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë otomane.

Moment i bukur ishte lidhja në videokonferencë me senatorin Vittorio Sgarbi, profetin dhe kritikun e artit italian (e ku ka një njohës të dytë të artit si ai?). Sgarbi flet me një dashuri e lehtësi për Skënderbeun si të ishte nip i tij. Ai e sjell figurën e heroi tonë kombëtar në një këndvështrim europian. Duke u nisur nga bukuria dhe madhështia e monumentit të Skënderbeut mbi kalë, që ndodhet në Romë, ai tregon gjithë ato vende e qytete që i kanë ngritur monumente e buste heroit legjendar shqiptar. Ai ka vizituar Krujën e memorialin e Skënderbeut në Lezhë. E krahason Skënderbeun me Garibaldin, i cili bëri bashkimin e Italisë. Kurse Skënderbeu bëri bashkimin e princave shqiptarë për të mbrojtur jo vetëm atdheun, por edhe qytetërimin italian e mbarëperëndimor. Heroi këmbëtar shqiptar ka gjetur vend në veprat artistike italiane e europiane. Mbi 400 vepra arti i jane kushtuar atij. Duke e aktualizuar figurën dhe kontributin e tij në mbrojtje të lirisë, ai flet për luftën në Ukrainë.

Një monument i Skënderbeut në Kiev do i frymëzonte më shumë luftëtarët dhe popullin ukrainas në mbrojtje të lirisë së vet, kundër hordhive që vijnë gjithnjë nga lindja. Skënderbeu nuk është vetëm shqiptar, por është edhe hero italian, edhe hero europian, thotë ai.

E ndërsa dëgjoj këto fjalë të këtij personaliteti të shquar italian të artit, jo vetëm që ndjej një krenari të brendshme, por edhe një lloj përçmimi për ata bij bastardë të shekullit të ri brenda kombit tonë, që duan ta heqin monumentin e Skënderbeut dhe ta shpallin me prejardhje të huaj si sllav apo turk. Vërtet Gjergj Kastrioti u rrit në oborrin e sulltanit, bashkë me atë që do të bëhej pushtuesi i madh, Sulltan Mehmeti i Dytë. Por një ditë ai do ta mposhtte në fushën e betejës bashkëmoshatarin turk. Nëse Sulltan Mehmeti u bë pushtues i madh, Gjergj Kastrioti u bë mposhtës i madh sulltanësh. Historianët bastardë harrojnë që një monument edhe mund të hiqet, por historia nuk mund të zhbëhet. Nuk mund të zhbëhet një histori e shkruar me majën e shpatës nga disa kalemxhinj që shkruajnë me kalema të importuar nga Turqia. Sulltanit të sotëm të Turqisë, Erdoganit, mund t’ia vrasë sytë monumenti i Gjergj Kastriotit që për 25 vjet triumfoi mbi sulltanët e Stambollit. Por emri i Erdoganit do harrohet shpejt pas ikjes së tij nga froni, ndërsa monumenti i Gjergj Kastriotit do qëndrojë përjetësisht si sfinks i pamposhtur përballë erërave të lindjes.

Edhe ky obelisk i inauguaruar dje në atë luginë trentine mes alpeve italiane, do u flasë brezave të shqiptarëve, por edhe të italianëve, edhe të turistëve të shumtë që vizitojnë këtë zonë, për bëmat e një trimi legjendar shqiptar që mbrojti qytetërimin europian.

blank
blank
blank
blank blank blank
Ndue Lazri
blank

Tu rritë e tu k´thy në rranjë t’vetën – Nga Nue Oroshi

 

 

 

Gjatë krijimit të personalitetit të individit janë një seri faktorësh që ndikojnë që ky personalitet të krijohet qoftë në anën e bukur dhe të madhërishme qoftë në anën e keqe dhe të shëmtuar.Një nder faktorët kyç të krijimit të personalitetit përveç rrethit ku jeton e vepron ,shkollimit dhe edukatës që merrë është edhe familja.Ata që kanë pasur fatin të rritën në familje tradicionale shqiptare që në fëmijërinë e hershme i kanë mësuar format e edukatës.Dhe ato forma të edukatës nuk ishin pak.

Ishte rrëfimi i prindërve të tyre për historinë shqiptare, rrëfimi se si duhet të sillen në rrethin shoqëror,si duhet ta dojnë tokën, dheun e atdheun,si nuk duhet kthyer fjala përsonave më të vjetër,si duhet dhënë respekti personave më të vjetër se ju, si duhet që personat më të vjetër ti përshendetë i pari e jo ata të përshëndesin ty.Këto rregulla të traditës nëpër familjet shqiptare u janë transmetuar brez pas brezi,ashtu edhe siç jatë trasheguar edhe rrëfimet për origjinën e cila nuk duhet të harrohet kurrë pamvarsishtë se ka mund të lëvizin valët e jetës. Fati i keq është se të gjitha familjet shqiptare nuk i kanë respektuar rregullat e traditës shqiptare dhe në këto familje fëmijët nuk janë edukuar si duhet e sa duhet. Ata fëmijë kanë shkuar edhe sot e besa edhe shkojnë gjurmëve të familjaëve të tyre të pa edukatë qoftë në aspektin shoqëror e kombëtar . A e këni dëgjuar ndonjë rastë kur ndonjë fëmijë që rrjedh nga familjet proletare komuniste që ka kërkuarë falje për të bëmat  kriminale të baballarëve të tyre komunist? Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë edhe pse baballarët e tyre kanë kryer krime të tmerrëshme kundër shqiptarëve atdhetarë. Sa i përket këtyre familjeve po e jap vetëm një rast konkret: Një arsimtar në Llap kishte punuar dhe vepruar kohë të gjatë. Ai gjatë mbajtjes së mësimit kishte verejtur se dy nxënës që rridhnin nga një familje pa traditë shqiptare kishin filluar të shquheshin si nxënës të mirë.Posa kthehet mësuesi në shtëpi fillon diskutimin me lokën e ti që ishte një grua e menqur dhe shumë e zgjuar.I thotë loke nga kjo familje i kam në klasë dy nxënës të zgjuar.Lokja i përgjigjet.Të kemi dërguar në shkollë me mësuar diçka të mirë e nuk paske mësuar asgjë.Pse loke i përgjigjet mësuesi.Ata dy djemtë që po mi paraqet si nxënës të mirë kur të rritën do të kthehën në rrënjët e tyre.Posa kaluan disa vite ata dy nxënës u rritën dhe duke u rritur filluan problemet e tyre.Ata kur u burrëruan kaluan plotësisht në rrënjet e tyre familjare dhe i tërë fshati vuante nga mbrapshtitë e tyre qoftë në aspektin e sjelljes në shoqeri ,qoftë në aspektin kombëtarë.

Lokja e mësuesit kishte vdekur por mësuesit i kishin mbetur në mendje fjalët e saj për dy nxënësit që ai mendonte se do të bëheshin të mirë e të zgjuar kur të rritën.Ky fenomen i familjeve të degjeneruara po e përcjellë sot e kësaj dite shoqërinë tonë.Ata të cilët janë rritur pa traditë shqiptare i sheh dhe i vren kudo.I sheh në sjellje, i sheh gjatë takimeve kur të ulesh dhe të bisedosh me ata.Të tillët kur të marrin ndonjë pozicion publikë qoftë në politikë,në administratë apo ndonjë funksion tjetër janë të parët të cilët e qojnë kryet përpjetë, janë të parët që e keqpërdorin funksionin që e marrin.Sjelljet e tyre janë për ti vajtuar me shami në dorë siç thotë një fjalë nga tradita jonë shqiptare.

Me ka rastisë shpesh të takohem me politikanë të ndryshem shqiptarë që kanë pasur apo kanë ndonjë pozicion në Institucionet tona qoftë në Shqiperi apo në Kosovë.Që në takimin e parë mund ti verejsh se çfarë tradite familjare ka ky politikan, apo ajo politikane.Ata në fjalën e parë e tregojnë kulturën e tyre.Mënjeherë i vërenë ata që janë rritur nëper familje me tradita shqiptare nga ata që iu ka munguar kjo edukatë që në fëmijërinë e hershme.Të parët që janë rritur me tradita shqiptare ata janë të buzëqeshur, flasin por edhe dinë të ndëgjojnë me kujdesin më të madh.Asnjëherë nuk paraqitën si shumë të ditur edhe atëherë kur janë shumë të zgjuar dhe të përgaditur në mënyrë profesionale për profesionin që e kryejnë.Kurse të dytët që janë rritur në familjet pa traditë shqiptare të flasin gjithë kohën të shesin mend edhe aty ku si kanë asnjë fije, apo flasin për gjërat që edhe vet nuk i dijnë.

Nuk e respektojnë bashkëbiseduesin dhe nuk i lanë mundësi shprehje dhe fjale ashtu siç është në traditën e odës shqiptare apo në traditën e bashkëbisedimit modern evropian.Te tillët i sheh kudo.Mjafton vetëm ti përcjellësh në kanalet tona televizive debatet e palo analistëve dhe vërtetë të vjen të vjellësh apo të shkaktojnë ndonjë hemoragji në tru nga gjithë ajo zhurmë e pakuptimtë e ndërhyrjes ndaj njëri-tjetrit.Në këto debate nuk e merr vesh qeni të zonë se çka ndodhë.E krejt kjo bëhet nga palo analistët që nuk kanë traditë shqiptare dhe janë rritur rrugëve dhe sakaqevë të ndonjë qyteti të Kosovës apo Shqipërisë pa i dëgjuar asnjëherë rrëfimet e pleqeve plisëbardhë për kombin shqiptarë,për traditën, historinë e mirësjelljen.

Mëgjithatë ata ose ato e kanë krijuar personalitetin e tyre pa i dëgjuar rrëfimet e nënave tona shqiptare për mirësjelljen,dashurinë për familjen, dashurinë për shokun, shoqën dhe mikun.E gjithë kjo i ngjanë atij listi i cili kur e ka kujdesin e të zotit të malit shkon drejt dhe posa të rritet është i përdorshem për çdo gjë, që i hynë në punë shoqërisë dhe njerëzimit në përgjithësi.Ndërsa ata që janë rritur pa edukatë dhe tradita shqiptare i ngjajnë atyre lisave të shtrembur që nuk hyjnë në punë për asgjë vetëm për tu djegur.Kështu që është mirë që politika jonë shqiptare të zgjedh sa më shumë personalitete që janë rritur nëpër familjet tradicionale shqiptare.Ata të cilët se bashku me këtë traditë janë pasuruar edhe me dije nëpër studimet që kanë kryer me mund dhe djerës dhe janë të zotët që të kryejnë punët e tyre në aspektin profesional.Te tillët i kanë hije edhe vendit edhe kuvendit.Politika shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare është duke vuajtur për faktin se pak ose aspak nuk i kemi në krye te institucioneve personalitetet që janë edukuar në traditën shqiptare.

blank

SHKSH “KADRI ZEKA”, ME SELI NË NÜRTINGEN, 30 VITE NË SHËRBIM TË ATDHEUT- Nga Xhafer LECI

SHKSH “KADRI ZEKA”, 15.10. 2022, në Wernau të Gjermanisë, në mënyrë solemne, ka organizuar shënimin e 30 vjetorit të themelimit dhe veprimtarisë kombëtare në shumë fusha.
Pasi moderatorët, shpallën të hapur, programin dhe përshëndetën mysafirët, u bë intonimi i e Hymnit Kombëtar dhe ai i Kosovës. Pjesëmarrësit pastaj me një minutë heshtje nderuan jetën dhe veprën e heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për liri !

Kryetari i SHKSH “KADRI ZEKA”, Taxhidin Bakija, përshëndeti mysafirët, ndërsa Xhafer Leci,( themelues i Shoqatës me 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë dhe kryetar nderi) prezantoi fjalën e rastit.

Për ta nderuar këtë festë madhështore, muarën pjesë shumë personalitete, bashkëveprimtarë të heronjëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe shumë veprimtarë të çështjes tonë kombëtare, kryetarë të Shoqatave, klubeve dhe shoqërive, etj.

blank

Lumturie Lipoveci,Kosulle

Nga konsulata e Republikës së Kosovës , në Shtutgart të Gjermanisë, përvjetorin jubilar e nderuan me pjesmarrjen e tyre, zonja Lumturie Lipoveci, konsule e përgjithshme, Gramoz Berisha, konsul, dhe Hanife Statovci, zyrtare e konsulatës.
Nami Ramadani, bashkëveprimtar i vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka, bashkëpjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981, në perëndim, s`bashku me Xhafer Leci-n e shumë shokë të tjerë.

blank

Në manifestim mungoi nipi i Kadri Zekës, Izmi Zeka, mungoi për arsye të vizës së udhëtimit , po kishte dërguar telegram përshëndetës, cili u lexua nga Xhafer Leci, ku edhe pasuan duatrokitje të gjata…

blank

Pastaj në skenë doli grupi vallëzues i Shoqatës  Kulturore “Nëna Terezë”, në Göppingen, (udhëhequr nga prof.Nora Gashi-Abedini ) të cilët u prezantuan me dy valle të mrekullueshme, nga trevat shqiptare, të .
Në këtë përvjetor muarën pjesë edhe Smajl Çekaj, vëlla i Heroit, Salih Çekaj, Fazli Hajdaraj, vëlla i Heroit Smajl Hajdaraj, si dhe kryetarët e Shoqatave dhe Klubeve e Shoqërive: Osman Ferizi, përfaqësues i Shoqatës Salih Çekaj dhe kryetar aktual i Degës së LDK-së në Gjermani, Vitor Spaqi,nga Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, Faredin Emërllahu, kryetar i parë i Shoqatës, “Kadri Zeka”, Jahja Gashi, kryetar i Shoqatës “Nëna Terezë” në Göppingen, Brahim Halimi, kryetar, i Klubit “Isa Boletini“, në Sindelfingen, Argjend Hasani, ”Mërgata Shqiptare në Gjermani”, Ragip Prapashtica, kryetar, Klubi “Kosova”në Aschaffenburg, Xhevdet Syla, Kryetar, Shoqata “Pavarësia” në Shtutgart, Sadik Zogaj, kryetar, Shoqata “Kosova” në Felbach, Abaz Imeri, kryetar “Qendra Kulturore Shqiptare”,në Heilbronn,Xhevdet Nikqi, kryetar i Shoqatës “Dardania”, në Pforzheim, Shpend Hasanaj, kryetar i Shoqatës “ Shqiponja” në Schwäbisch Hall, Gjylije Lecaj, veprimtare e hershme dhe sekretare e QKSH në Shtutgart, Fatmir Bajraj, veprimtar i çështjes kombëtare, Hajrullah Matoshi, arkëtar i kryesisë së parë të Shoqatës “Kadri Zeka” , dhe Nue Lekaj, zyrtarë në komunën Wernau, veprimtar i palodhshëm i çështjes tonë madhore dhe përkrahës i aktiviteteve të Shoqatës ”Kadri Zeka “.

Gati të gjithë këtyre veprimtarëve, duke filluar nga zonja Lumturie Lipoveci, konsule, kanë dalur në foltore dhe kanë përgëzuar punën e madhe të veprimtarisë së Shoqatës “Kadri Zeka”.
Zonja Lipoveci,konsule e përgjithshme e RK-së, në Shtutgart, foli edhe për tema tjera të rëndësishme për vendin dhe popullin tonë. Të gjithë bashkërisht i falënderojmë për pjesëmarrje dhe fjalimet e tyre krejtë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët, Kosovës Martire, për bërjen e Shqipnisë Etnike.
U ndanë dy Mirënjohje në shenjë respekti, familjes së Kadri Zekës, si dhe, Reshat Muratit, për punën e madhe që ka bërë ai për Shoqatën “Kadri Zeka” në shumë fusha për gjatë vite.
Këte manifestim jubilar të SHKSH, “KADRI ZEKA”, me 15.10. 2022, në Wernau të Gjermanisë, e përcolli reporteri i pavarur iTelevizionit, Halil Rrustemaj, i cili do të përgatisë një kronikë për Televizion.

Mirënjohje të veqantë ka, kryetari SHKSH, “KADRI ZEKA”, Taxhidin Bakija, cili jo vetëm kësaj radhe, e financoi këtë aktivitet, me 1450 ( një mijë e katërqind e pesëdhjetë euro) dhe jo vetëm këtë aktivitet, por edhe aktivitetet e më hershme i ka financuar.
Natyrisht se aktivitetet janë ndihmuar nga kryesitë e mëhershme dhe, kjo aktuale: Selami Morina, nënkryetar, Ramadan Zuka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkëtar dhe, Islam Shahini e Hamza Brahimi, antarë të kryesisë.
Falënderojmë, grupin e rapsodëve të udhëhequr nga Ahmet Llapi, të cilët sollën këngë autoktone shqiptare dhe madhështuan manifestimin tonë Jubilar.

Një falënderim i veçantë, për zonjën, Katarina Griesser, fotoreportere e cila përherë ka pasqyruar në mënyrën më të mirë aktivitetet tona,e më gjerë në Klube e shoqata tjera.
Programin jubilar të SHKSH, “KADRI ZEKA”, në Wernau të Gjermanisë, e udhëhoqën denjësisht Filloreta Shahini dhe Mejdi Laçaj.

Xhafer Leci: Pjesë nga fjala e rastit , Wernau,15.10.2022
Bashkatdhetarë të nderuar, motra dhe vëllezër ! Sot jemi tubuar këtu të shënojmë bashkërisht përvjetorin e 30-të jubilar të themelimit të Shoqatës „Kadri Zeka“, me seli në Nürtingen të Gjermanisë.
Jemi zotni në tokat tona mijëravjeçare, nuk pranojmë nënçmime as ofendime nga pushtuesit  sllavo-ortodoks…
Të punojmë bashkërisht për bërjen e Shqipnisë Etnike !
Kadri Zeka, Hero i Kosovës, u lind në Poliçkë të Kamenicës më 25 Prill 1953. Ka mbaruar Juridikun, Dega e Gazetari, i frymëzuar për atdhetarizëm nga Metush Krasniqi, atdhetar e luftëtarë tjerë…
Kadriu ka punuar pak në arsim, në fshatin tim Gmicë e Kamenicës, më vonë si gazetar në Radio Prishtinë.
Në prill 1978, kalon në Zvicër, dhe ilegalisht riorganizon radhët e mërgimtarëve, bashkë me Hasan Malajn etj.,përmes Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, të cilën e udhëhiqte Kadriu dhe nxirrte gazetën “Liria” (janë botuar disa numra).
Kadriu ka qenë kryeorganizator i Demonstratës së parë, në prill të vitit 1981 në  Bern të Zvicrës.
Në gazetën „Liria“ka botuar shumë artikuj, poezi…
Fatkeqësisht Kadri Zeka nuk ka lënë trashëgimtarë,kjo është shumë e dhimbshme !
Në vitin 1981, Kadri Zeka, ka përkëthyer-botuar librin, SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE, të Dr. Vaso Çubrilloviqit, për herë të parë në gjuhën shqipe…
(Libri, Kadri Zeka VEPRA Korrik, 1986)
Në demonstratat e vitit 1981 në përendim, kanë marrë pjesë përafërsisht 500 deri në 5 mijë mërgimtarë, prej tyre, ndoshta vetëm disa qindra kanë qenë enveristë, me bindje marksiste leninste dhe shumë pakë titoist, të tjerët nuk kanë pasur lidhje me komunizmin, ishin vetëm puntorë krahu, por i ka bashkuar parulla, „Kosova Republikë“
Ne, shqiptarët në hapësirën e madhe gjermane, ishim si disa pika uji në det, të shkapërderdhur larg njëri-tjetrit me banim.
Si kryesi, të përkushtuar besnikërisht, kemi verpruar në një zonë të vogël, por pa u lodhur e ankuar asnjëherë, kemi pasur besimin e madh tek bashkatdhetarët, për të gjitha këto nuk kanë munguar rezultatet e suksesshme, vetëm  për periudhën 1990-2001, kemi bërë raportin me shifra, data, dokumente pedantërie, ku  janë grumbulluar gjithsejt: 1 177 909 DM
Falenderojmë veprimtarët e kryesivë të  Shoqatës „Kadri Zeka“ dhe të aktivit të LDK-së në Kirchheim/Teck, me të cilin kemi bashkëvepruar në të njejtin teren të gjithë bashkarisht për çështjen tonë kombëtare dhe, për kontributin e dhënë, të gjithë ata që nuk kursyen as kafshatën e bukës, për ta ndihmuar vendin deri në çlirim.
Nuk mendojmë se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por, vendit kurrgjë s`i kemi marrë. Dhe, dihet se pa bazën materiale, gjithçka është e vdekur, as liria nuk arrihet.
Në vitin 1994, kemi hapur 3 shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe, edhe pas mbarimit të luftës në Kosovë janë hapur shkolla shqipe, por, mjerisht, që disa vite të gjitha janë mbyllur.
Me keqardhje, krejt me fajin e prindërve!
U organizuan tubime të ndryshme, sportive, fuboll të vogël, shah etj.
Organizimet  ishin të natyrave të ndryshme, krejt në shërbim të atdheut, si festa e pavarësisë së Shqipnisë, akademi përkujtimore, promovime librash, demonstratat, grumbullime të mjeteve materiale, për shëndetësinë, arsimin, zbutjen e varfërisë me veshmbathje, si në vitin 1994 dërguam disa tonë në Shqiëri, kemi ndihmuar shumë individ për operime të ndryshme, bartje të kufomave në atdhe të azilkërkuesve…
Për aktivitetet tona, Gazeta lokale „Der Teckbote“ në Kirchheim/Teck,ka botuar 13 shkrime.
Me një rast në komunikacion vdiçën dy të rinjë, me emra të rrejshëm, për fat të mirë pas disa ditë, arritëm ti zbulonim emrat e tyre të vërtë, për ndryshe autoritetet gjermane donin ti varrosnin në Gjermani, pa emra..!
Me atë rast grumbulluam 5200 DM, për bartjen e kufomave në Kosovë dhe për familjet e tyre për të pame…Si azil kërkuesit edhe refugjatët i kemi ndihmuar të punësohen, të gjejnë banesa,u kemi dhënë para gjatë luftës të lidhen përmes telefanit satelitor me familjet e tyre…
Më 18.01.1999, me ndihmën e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut, të cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave. Ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth 7 tonë gjësende të përbashkëta veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, e bëri: Diakonia gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.
Ndihmat i kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Ndihmuam luftën në Kosovë, Iliridën në Maqedoni dhe Kosovën Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegje…

blank

Wendlingen,18.10.2022


Send this to a friend