Burnley pret në shtëpi Bournemouth, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Ashtu siç e paralajmëroi, trajneri i Burnley, Parker ka rikthyer mes të grumbulluarve Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi do të jetë në stol për këtë takim, i cili do mbahet në Turf Moor Stadium.
Pasi zhvilloi disa seanca stërvitore, Armando Broja tashmë ka hedhur pas shpine dëmtimin, ndërsa për sot vështirë se do të mund të aktivizohet. Rikthimi i tij është një lajm i mirë për Shqipërinë, në prag të sfidës ndaj Polonisë me 26 mars. bw