Ylli amerikan i popit Taylor Swift është shpallur “Njeriu i Viti” nga revista prestigjioze amerikane Time të mërkurën.
VOAL- “Të zgjedhësh njeriun e vitit, dikë që përfaqëson tetë miliardë njerëzit në planet, nuk është detyrë e lehtë. Ne zgjodhëm gëzimin, dikë që solli dritë në botë në vitin 2023”, tha regjisori Sam Jacobs, drejtpërdrejt në X dhe NBC.
Time e shoqëroi zgjedhjen me tri kopertina që portretizonin Swift-in – një me macen Benjamin Button të strukur mbi supe – dhe me një intervistë të rrallë me këngëtaren 33-vjeçare, e cila deri tani ka qenë shumë e rezervuar në raportet e saj me mediat.
Taylor, në zgjedhjen e Time, mundi tetë finalistë të tjerë: figura në skenën ndërkombëtare si presidentët rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, Mbreti Charles III, kreu i Fed Jerome Powell, CEO i OpenAI Sam Altman dhe gjyqtarët të cilët po nxjerrin në gjyq Donald Trump.
Në garë ishte edhe kukulla Barbie, e sjellë në ekranin e madh nga regjisorja Greta Gerwig në filmin me Margot Robbie dhe Ryan Gosling.rsi-eb