VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

REPUBLIKA E KOSOVËS DHE REPUBLIKA E SHQIPËRISË – BASHKË NË KANË

By | May 14, 2015

Komentet

Auron Tare i ridënon viktimat e regjimit totalitar Hoxhist Nga Elida Buçpapaj

Auron Tare ka një profil sportisti. Janë familje sportistësh, që shkojnë me trashëgimi, sikur mjekët, avokatët. Talenti i familjes Tare është sporti. Njëri nga dy vëllezërit e tij është Igli Tare. I jati, Isa Tare rekordmen në “Hedhjen e Diskut”, që mbaroi studimet në Institutin Vojo Kushi, ka dhënë edukatën fizike në Shkollën e Bashkuar dhe Akademinë Ushtarake, pikërisht në shkollat ku mori edukatë Auron Tare. Auron Tare  ishte  basketbollist me Partizanin, jo hedhës disku si i jati, por shumë larg talentit të Agim Fagut, Mushit etj.

Është i datëlindjes 1968. Viti 1991-1992 e gjeti Auron Taren në moshën 23 vjeçare, pikërisht kur Martin Camajt do t’i duhej të arratisej nga Shqipëria prej represionit të egër të sistemit totalitarist komunist, që kishte nisur një fushatë terrori sidomos në Veri të Shqipërisë, ku ishte i përqëndruar kleri katolik. Nuk e di se çfarë ka bërë në moshën 23 vjeçare Auron Tare. Portreti i tij gjatë këtyre 30 viteve i ngjan një lloj dandy, në kërkim të zbulimit të vetvetes. Nga infot që marr në rrjetin social, të cilat ai i ka publikuar vetë, del se nuk është as historian, as studiues i letërsisë, nuk është as arkeolog apo arkeolog i nënujit si i madhi Moikom Zeqo. Në wikipedinë në shqip del si drejtues i një shoqate në kërkimet dhe ekspeditat arkeologjike nënujore. Po sipas wikipedisë në shqip, prej 1994 – 2005 del të ketë qenë përfaqësues i Fondacionit  Kulturor Butrinti i themeluar nga Lord Jacob Rothschild dhe Lord Sainsbery of Candover. Ndërsa në wikipedinë në anglisht, ndryshe nga ajo në shqip, shfaqet si historian, gazetar dhe “menaxher i trashëgimisë kulturore”. Nuk e kuptoj fare këtë emërtesë që nuk gjendet tek biografia e tij në shqip. Kohët e fundit kam lexuar një shkrim të Profesor Moikom Zeqos që vinte alarmin se qyteti antik i Butrintin, një thesar i trashëgimisë kombëtare dhe botërore, kishte rënë në duar të një shoqate të huaj. Pronat e trashëgimisë kombëtare bien në duart e shoqatave të huaja!!! “Kur pashë rrënojat e Trojës”, shkruan Moikom Zeqo, “e kuptova se çfarë thesari është Butrinti”.

E bëra këtë parantezë, për të treguar se nga formimi, profili i Auron Tares lidhet kryesisht me sportin. Basketbollist mediokër. Ndërsa fotoja që ka vendosur në rrjetin social, të kujton ato të oficerëve anglo-amerikanë mbi kuaj gjatë luftës të dytë Botërore, të cilët kur u vendos diktatura, regjimi brutal i Enver Hoxhës i dëboi nga Shqipëria, ndërsa ata shqiptarë që kishin punuar nëpër zyrat e misioneve britanike apo amerikane i burgosi dhe shumicën e tyre e pushkatoi dhe vrau.

Në CV e Auron Tares do të shtoja se ai ka qenë deputet i PS,  zyrtar i lartë i emëruar nga PS deri vjet si Drejtori i Agjencisë së Bregdeteve, ndërsa i vëllai i tretë, Agroni ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll 2014-2019, pastaj Drejtor i Portit të Durrësit dhe aktualisht zvMinistër i Jashtëm i Republikës. Siç shihet,  familja Tare, ka fituar besimin e plotë të Edi Ramës, përfshi Igli Taren, drejtor sportiv i Lazios që po ashtu është një PR i vërtetë i kryeministrit shqiptar në Itali.

Pra, nga e gjithë kjo sa thamë, unë nuk e di se ku mbaron zyrtari i lartë publik me angazhime politike dhe ku fillon njeriu me kërshëri investiguese si Auron Tare.

Angazhimi i tij politik e komprometojnë kërshërinë e Auron Tares, që nuk është as shkencore, as profesioniste, por e një njeriu që duke shfrytëzuar politikën ka krijuar lidhje me të huaj. S’ka asgjë të keqe. Por këto lidhje, do të duhej ta bënin Auron Taren më tolerant ndaj kryefigurave të kulturës shqiptare në emigracion gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Auron Tares i ka ecur vaj, nuk ka vuajtur në komunizëm, përkundrazi. Por mosvuajtjet e tij gjatë sistemit totalitar nuk mund të eleminojnë vuajtjet e qindramijë shqiptarëve. Mosvuajtjet e tij po ashtu nuk e lejojnë që Auron Tare të bëhet portavoce i stilit të prokurorëve të diktaturës, për t’i gjykuar e dënuar rishtas me të njëjtat akuza që i kishte dënuar Martin Camajn dhe Ernest Koliqin regjimi genocidal i Enver Hoxhës.

Unë nuk e di që Auron Tare të ketë shprehur dikund kërshërinë për letërsinë shqipe. S’ka lidhje fare me letërsinë. Po të kish, do ta kuptonte se Ernest Koliqi dhe Martin Camaj i kushtuan jetën e tyre kulturës shqiptare, gjuhës shqipe dhe vepra e tyre është po aq madhore sa monumentet e kulturës. Sot është hapur një debat nëse Bylysi është grek apo ilir, ndërsa Martin Camaj dhe Ernest Koliqi nuk lejojnë të krijohen dyshime të tilla, sepse vepra e tyre është gur themeltar në kulturën kombëtare.

Auron Tare, megjithëse thotë se është adhurues i Shvejkut, është profan nga letërsia. Nuk e di se gjuhë dhe letërsi do të thotë ekzistencë kombëtare, nuk e di se historia e kulturës është pjesë e historisë së kombit.

Unë mendoj se e gjithë kjo histori nuk është produkt kërshërie, pēr të marrë avionin me paratë e tij të kërshërohet. Aq më tepër kur kërshëria e tij është e mbrapshtë, diabolike. E ka thënë Visar Zhiti, një tjetër monument i tragjizmit të njerëzve të kulturës shqiptare. Përse të hulumtohen viktimat, thotë Visari, dhe nuk hulumtohen xhelatët?

Përse Auron Tare nuk hulumton për ish Oficerët e Sigurimit të Shtetit që kanë marrë shtetësi dhe azil politik në SHBA dhe Perëndim me dokumenta fallco si të persekutuar, sikur ai oficeri Edmond Caja, sot me pasaportë gjermane, që i masakronte në burg të vuajturit e ndërgjegjes?

Kjo temë është e gjatë dhe preston për thellim, por unë do të ndalem të vërtetoj se Auron Tare e nis me një gënjeshtër hulumtimin e tij. Kjo gënjeshtër qëndron në themel dhe e rrëzon ngrehinën e Tares.

Auron Tare tek Provokacja e Mustafa Nanos tha se e nisi këtë hulumtim për qejf, duke marrë e zbritur avione, shko nga njëri Arkiv tek tjetri, shko nëpër Arkiva të botës dhe zbulo fakte që hedhin baltë për korifej të kulturës kombëtare shqiptare. Hulumtimi i tij është cinik, brutal, pa pikë humanizmi, paçka se ky lloj zotërie është pjesëtar i disa dhjetëra shoqatave humaniste!

Tek Provokacja, Auron Tare, me kollare, me lap top dhe pa kalë gënjen kur thotë se “është përpjekur të mos gjykojë njeri”, sepse kur Mustafa Nano i thotë se, nëse Koliqi nuk do të largohej nga Shqipëria, regjimi Hoxhist do ta pushkatonte, Auron Tare kërcen si plesht dhe përgjigjet: “Po Koliqi ishte Ministër fashist”, pra e justifikon aktin makabër nga regjimi totalitarist, duke shtuar pastaj gjepura të tilla se “Franca pushkatoi mijëra fashistë!” Po të isha unë në vend të Nanons, do të pyesja: ” Përse nuk e burgosën apo pushkatuan italianët apo amerikanët Koliqin, por përkundrazi e bënë agjentin e tyre? Për faktin e ditur se Ernest Koliqi nuk kishte kryer krime. Jo vetëm kaq, por gjatë periudhës të pushtimit kolaboracionistët kanë shpëtuar qindra e qindra jetë hebrejsh, i vetmi vend në Europë.

Megjithatë, Primo Shllaku thotë me të drejtë, hapini Arkivat! Të hapen arkivat që të hulumtohet historia por jo të rivriten martirët e kulturës që iu kundërvunë sistemit totalitarist!

Po ashtu Mustafa Nano duhej t’i thosh Auron Tares, se ndërsa korifejtë e kulturës ishin spiunë të agjencive të zbulimit Perëndimor, familjet e tyre në Shqipëri masakroheshin nga regjimi enverist. Një vëlla i Martin Camajt u dergj 30 vjet në burgjet komuniste, po ashtu edhe Mikel Koliqi, i pari kardinal shqiptar, vëllai i madh i Ernest Koliqit, kaloi 42 vite të jetës nëpër burgje dhe internimet komuniste.

Auron Tare është tendencioz, sikur Pëllumb Xhufi kur u mor me Kampin e Tepelenës ku humbën jetën 400 fëmijë të pafajshëm, të cilin nuk pranonte kurrsesi ta quante Auschwitz shqiptar, deri kur Lek Pervizi, një tjetër Monument i gjallë, nga ata që rrnojnë për me tregue, solli vizatimet reale që, po t’i shihje, të kujtonin pikërisht kapanonet e kampeve të përqendrimit nazist.

Auron Tare, gënjen, kur thotë se gjithçka e nisi për turizëm qejfi dhe kërshërie, sepse që në hapjen e pseudoinvestigimit shkruan me dorën e tij: ” Tre vite të shkuara, dy Ministrat e Kulturës, ai i Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizuan një Konferencë për shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj. Nuk e di qëllimin e vërtetë të kësaj Konference, por nga ato që lexova, m’u krijua përshtypja se dy Ministrat promovuan Camajn dhe Koliqin, si dy kalorës të mohuar të letrave shqiptare. Dy kalorës që mbi veten vunë gjithmonë atdheun dhe letërsinë por që fatkeqësisht Atdheu nuk i kuptoi kurrë. E sa për lëmin e letërsisë nuk kam kompetencën e duhur për t’i gjykuar këta dy shqytarë kalorsiakë, shpresoj që me analizën e mëposhtme lexuesit të krijojnë një ide të qartë mbi “Mitet e rreme” që promovohen dhe lartësohen edhe nga Ministritë tona të Kulturës.”

E shihni pra se si për fushë me scripta manent  Auron Tare që shtiret se nuk bën gjykime dhe gjykatësin pa e patur idenë nga letërsia, duke qenë zero në fushën e kulturës letrare “akuzon” Ministrat e Kulturës se kanë promovuar “mite të rrema”. Pra Auron Tare me stilin e ish oficerëve të sigurimit e sjell këtë “investigim” për t’i rrezuar këto Mite!

Shfaqja cinike e Auron Tares ishte fund e krye një provokim. I një njeriu të veshur me kostum privat, sikur e pohoi vetë, ndërsa de jure është edhe një zyrtar i lartë politik i PS, çka bie ndesh si me integritetin ashtu dhe pavarësinë e shkencëtarit, të cilit për të shpërndarë helmin ndaj korifejve të kulturës në periudhën e diktaturës, si me shkop magjik i hapen dyert e televizioneve.

Kë donte të provokonte Auron Tare, tamam-tamam?

Të vdekurit? Jo?

Është cinik dhe burracak pasi as Martin Camaj edhe Ernest Koliqi nuk i kthejnë dot përgjigje!

Auron Tare provokon të gjallët.

Të gjallëve u bëj një lutje që të mos bien kurrë në rrjetën e një profani si Auron Tare që lexon Shvejkun, por nuk e ka as zgjuarsinë e personazhit të Hashekut dhe as dokumentat për t’i rikthyer në armiq të Shqipërisë ata të cilët i kishte shpallur armiq sistemi totalitar i Enver Hoxhës.

1965/Sigurimi: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim sikur është bashkëpunëtor i Sigurimit” Nga Kastriot Dervishi

Më 3.2.1959, Zbulimi Politik hapi dosjen e kërkimit për Martin Camajn, ndonëse nuk kishte asnjë material për të. Theksohej se kishte “urryer luftën nacionalçlirimtare” dhe pas lufte qëndrimi nuk kish qenë i mirë.  Raporti u propozua nga operativi kapiten Sotir Josifi dhe u miratua nga kryetar i Degës së Dytë të Drejtorisë së Zbulimit Politik në MPB, kolonel Kopi Niko.

Në raportin e datës 30.10.1965 të përpiluar nga nënkolonel Malo Zahaj thuhej se “amerikanët e duan shumë këtë njeri”. Për të menduar të kundërtën, u mendua një skemë mashtrimi, e cila synonte të krijonte dyshime te amerikanët se Martini ishte i Sigurimit. Për këtë ata mendonin “ta digjnin para zbulimit amerikan” nëpërmjet një kombinacioni. Për këtë mendohej në planin e darës 4.11.1965 të dërgoheshin disa letra nga Shqipëria në Itali ku disa persona të përhapnin opinione negative, sikur ishte çuar nga Sigurimi, etj. Madje në një nga letrat që do i shkruanin “antikomunistët”, këta do kërkonin ta vrisnin si “i dërguar nga Sigurimi”. Këtu do shfrytëzohej fakti se Camaj u kish thënë disa miqve vetë atë që i kishte bërë Sigurimi. Për këtë, deklarata që Camaj i kish nënshkruar Sigurimit, do shpërndahej fotokopje. Në ndihmë të këtij plani do të vihej fakti i ish agjentit Isuf Mullai (personazhi i vërtetë romanit “Mërgata e qyqeve”), i cili ndonëse nuk kishte bërë asgjë kishte siguruar namin se Sigurimit kish bërë hatanë jashtë vendit në krye të organizatave “reaksionare”. Plani i Sigurimit bazohej te shpifja e gjerë e shpifjes dhe gënjeshtrës, sikur Martini ishte dërguar nga Sigurimi dhe po punonte për ta. Mjete të tjera nuk kishin. Ky plan synonte ta “disaktivizonte” në sy të amerikanëve, por mundej sipas tyre (se gjë nuk dinin) të ishte edhe agjent i jugosllavëve dhe italianëve (pra sipas gjuhës ordinere komuniste, “poliagjent”). Plani i “djegies”, përmbante këto pika:

-Kërkim informatash nga Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, në kishte të dhëna për ndonjë denoncim të Martinit (nuk kishte asnjë). Nëse po, a kishin personat e dënuar, të afërt në RFGJ.

-Interesimi rreth rrethit shoqëror të tij dhe lidhjeve të mundshme me Sigurimin.

Në vijim të këtij plani, kundër Martinit do merreshin këto masa:

-Do të niseshin gjoja nga Shqipëria letra ku ai do akuzohej se ishte shkaktar i burgosjes së njerëzve të tyre dhe vetë ai ishte arratisur.

-Do kërkohej në letra që ta vrisnin Martinin si “agjent i Sigurimit”.

-T’u tregohej personave që nuk besonin fotokopja e deklaratës së bashkëpunimit të Martimit me sigurimit.

Më mënyrë të habitshme, plani i vitit 1965, është krejt i ngjashëm me planet e ditëve tona që synojnë përbaltjen e Martin Camajt.

Përfundon video takimi i Parisit Kosovë – Serbi

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, zhvilluan sot një video konferencë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimi ishte paraparë të mbahej në Paris, por duket se gjerat ndryshuan edhe për shkak të pandemisë së COVID-19-tës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha gjatë konferencës se suksesi i procesit të normalizimit duhet të mbështetet në parimet se “tërësia tokësore e Kosovës është e pangeociueshme, organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe marrëveshja duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.

Ai tha se Kosova synon një marrëveshje gjithëpërfshirës të paqes me Serbinë që duhet të çojë në njohje të ndërsjellë”. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të sigurojë njohjen nga pesë vendet anëtare që nuk e njohin Kosovën. Pjesë e marrëveshjes duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB, tha ai.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cilësoi si ultimatum qëndrimet e tilla.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që janë: ruajtja e tërësisë tokësore dhe kushtetues të Kosovës, njohja e ndërsjellë dhe jo modelin e dy Gjermanive, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe që shtetet tjera ta pranojnë Kosovën, e pastaj do të merren me çështjet e të zhdukurve dhe dëmet e luftës. Unë kam thënë se e gjitha kjo është e pakuptimtë, se jam i gatshëm të flasim dhe të bëjmë hapa të vegjël”, tha ai pas takimit, duke nënvizuar se të dielën do të organizohet një video-konferencë, si fillim formal i dialogut Kosovë-Serbi, teksa të enjten do të mbahet takimi zyrtar në Bruksel.

Video konferenca e sotme pasoi takimet e ndara të presidentit francez Emmanuel Macron, fillimisht të martën me kryeministrin Hoti dhe të enjten me presidentin Vuçiç.

Takimi i së dielës, sipas zyrtarëve të BE-së “do të rifillojë diskutimet dhe punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që do të trajtojë të gjitha çështjet e hapura”.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ambasadori Grenell paralajmëroi se së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit, ndërsa u shprehu mbështetjen përpjekjeve evropiane, duke shfaqur shpresën se video konferenca e sotme do të sigurojë edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Zyrtarët evropianë thonë se rifillimi i bisedimeve do të hap një periudhë të re me më shumë shpresa për një marrëveshje përfundimtare.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, por normalizimi i marrëdhënieve është kusht për integrimet evropiane të të dyja vendeve. zëri i amerikës

Intervista – Williamson për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Besoj që tash ka dëshmitarë të rinj në proces

Ish-kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale Clint Williamson që kishte kryer hetimet për pretendimet e raportit e Dick Martyt për dyshimet e pretenduara për krime të kryera nga UÇK-ja ka folur për aktakuzën e ngritur nga Prokurori Special kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli.  Prokurori amerikan, ka thënë se beson që në aktakuzën e tanishme që është bërë publike nga Prokurori Special mund të ketë edhe dëshmitarë të rinj në proces për dallim nga dëshmitarët e vitit 2014, kur ai kishte dalur me të gjeturat nga hetimet e pretendimeve të raportit të Dick Martyt.

Williamson, ka thënë se aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit janë akuza ndaj individëve dhe jo ndaj UÇK’së si organizatë. Ish-kryeprokurori Williamson ka thënë se i gjithë kuptimi i Gjykatës Ndërkombëtare është që të mos mbahen përgjegjës një grup i tërë njerëzish për krimet që kanë kryer individët e caktuar.

Ai në një intervistë për Syri TV ka folur edhe për pretendimet e senatorit Dick Marty për trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë. Williamson tha se në vitin 2014 kur ka publikuar gjetjet nuk ka besuar se ka pasur prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht pretendimet e raportit të Dick Martyt.

A janë ngritur këto aktakuza kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit apo kundër luftës së UÇK’së?

Clint Williamson: Nuk kam patur mundësinë të shoh aktakuzën, nuk mund të flas për specifikat e akuzave por çdo aktakuzë që do të vinte nga Gjykata Speciale e Kosovës, siç ka ndodhur në çdo tribunal tjetër do të ngriteshin kundër individit jo organziatës.

Thaçi dhe Veseli kanë qenë udhëheqësit kryesor të UÇK’së, a hedhin dritëhije këto akuza mbi luftën që zhvilloi UÇK’ja gjatë konfliktit?

Clint Williamson: Jo, ky është i gjithë kuptimi i Gjykatës Ndërkombëtare, si në rastin e Tribunalit të Jugosllavisë dhe Hagës, përpjekje që ndodhën në Gjykatën Shtetërore të Bosnjës, janë për të mbajtur përgjegjësi individët në mënyrë që ti të mos fajsosh një grup të tërë njerëzish për krimet që kanë kryer individët, pra nuk është një çështje ku të gjithë serbët mbahen përgjegjës, apo të gjithë shqiptarët janë përgjegjës, ose të gjithë kroatët apo boshnjakët. Është për individët që kanë luftuar në ushtri në grupe paramilitare, apo në polici apo në lidershipin politik të këtyre vendeve apo subjekteve të ndryshme të cilat janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për krime të ndryshme, besoj që kjo është një veçantim i rëndësishmë që duhet bërë, ky është edhe kuptimi i këtij procesi.

Ju keni qenë edhe drejtor i departamentit të drejtësisië në kosovën e pasluftës, çfarë njohurish keni ju për aktakuzat e ngritura ndaj Thaçit dhe Veselit, kohë më parë në Bruksel ju keni folur për natyrën e akuzave se cilat ishin ato, për cfarë e kishit fjalën?

Clint Williamson: Ka qenë në vitin 2014 kur unë publikova gjetjet tona paraprake të hetimit, realiteti është se kanë kaluar gjashtë vjet që nga ajo kohë dhe nuk kam njohuri se cila është aktakuza aktuale që është dorëzuar për konfirmim. Besoj që ajo që është e rëndësishme për të thënë është se këto aktakuza nuk janë konfirmuar ende, ndaj nuk është ende zyrtare derisa në momentin ky proces të ketë përfunduar në gjykatë. Ajo për cfarë unë fola në atë kohë ishte se cilat ishin provat që ne kishim në dispozicion në 2014. Unë kam qenë në kontakt me pasardhësit e mi gjatë këtyre viteve, por nuk kam folur për specifikat që ata kanë në dorë momentalisht, cilët janë dëshmitarët dhe cilat janë akuzat që ata po nxjerrin, ajo çka mund të them unë për provat e 2014 është se ato mund të kenë ndryshuar në mënyrë drastike këto gjashtë vjet.

A mund të jenë mbledhur më shumë akuza apo mund të jenë shkatërruar ato, pra cilat janë pritshmëritë tuaja?

Clint Williamson: Mbase të dyja bashkë, natyrisht që në periudhë gjashtë vjeçare mund të ketë dëshmitarë të cilët nuk gëzojnë më shëndet të mirë, mbase janë ndarë nga jeta, ke njerëz të cilët vendosin të mos jenë më pjesë e procesit. Jam i sigurt që disa dëshmitarë që ne kishim në 2014 nuk janë më pjesë e procesit në të njëjtën kohë besoj që kanë marrë dëshmitarë të rinjë të cilët kanë informacione shtesë që ne nuk i kishim në atë kohë. Kur ti heton kur ti flet me një dëshmitar ata mund të tregojnë historinë e tyre dhe shpeshherë ata mund të identifikojnë persona të tjerë të cilët mund të kenë informacione të ngjashme, më pas ti nis e flet me ata persona. Pra provat ndërtohen gjatë kohës, pra ashtu sic thashë shumë prova që ekzistojnë tani jam i sigurt që është ndryshe çfarë ka qenë në 2014.

Në njohuritë e tua si drejtori i drejtësisë pas luftës në Kosovë, aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit janë ngritur për veprimet e tyre gjatë apo pas luftës?

Clint Williamson: Sërish nuk mund të flas  për aktakuzën aktuale, prioriteti në hetimet tona ishin ato të kryera pas konfliktit, pra sërish bazuar në provat e 2014, shumica e tyre janë pas 12 qershorit 1999 dhe pse mendoj se ka pasur incidente edhe para kësaj periudhe, por nuk mund të them se çfarë ka në aktakuzën aktuale.

A mendoni se gjykata ndërkombëtare po e trajton Kosovën në të njëjtën mënyrë si Serbinë, kur kujtojmë se Kosova ishte viktima ndërsa Serbia ishte agresori?

Clint Williamson: Jam i vetdijshëm për këtë, e kam thënë edhe në deklaratën e gjetjeve, kam qenë në Kosovë në 1999 kam parë se çfarë ka ndodhur aty, kam udhëhequr hetimet e Gjykatës Ndërkombëtare të ish-Jugosllavisë për krimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës. Kam qenduar në Tiranë gjatë shumicës së bombardimeve duke drejtuar zyrën e Gjykatës Ndërkombëtare t ëish-Jugosllavisë në Tiranë, duke folur me refugjatë nga Kosova duke marrë deklarata të dëshmitarëve, mbledhje provash. Kam qenë aty përgjatë gjithë asaj vere, duke marrë pjesë në ekzaminimin e varreve masive pra e di shumë mirë se cfarë ka ndodhur, nuk ka asnjë dyshim mbi faktet që kanë ndodhur gjatë asaj periudhe, edhe pse mund të themi që Kosova ka qenë viktimë e agresionit serb, kjo nuk i justifikon  krimet e kryera nga ata individë të cilët janë në shkelje të ligjit ndërkombëtar mbi luftën. Edhe nëse vendi yt sulmohet dhe je duke e mbrojtur vendin, kjo nuk të jep një licencë për të vrarë një civil apo të ekzekutosh të burgosur lufte, këto janë gjëra të ndaluara qoftë vendi yt agresori apo mbrojtësi i agresionit.

Cila është e vërteta mbi deklaratën e fundit të senatorit zviceran Dick Marty për trafikun e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, ju e keni përmendur një fakt të tillë edhe në konferencën tuaj në Bruksel

Clint Williamson: Po e kam thënë ato ishin gjetjet tona të 2014, gjetjet tona në 2014 përbeheshin gjerësisht me gjetjet e Dick Martyt gjatë pyetjeve të tij për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Por ashtu siç e thashë gjatë asaj kohe në 2014, nuk besoja se kisha prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht. Ka patur prova që ato gjëra kanë ndodhur, por niveli i provave ishte i pamjaftueshëm për t’i ndjekur penalisht, nuk mund të them se mbi cilat baza qëndrojnë provat aktuale sepse nuk e kam atë informacion, mirëpo pozicioni im është i njëjtë me deklaratën që kam bërë në atë kohë./GazetaExpress/

Camaj agjent? Reagon Akademia e Shkencave, kujton fjalët e Kadaresë: Një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë!

Ka reaguar Akademise e Shkencave të Shqperisë pas debatit të madh për Martin Camajn, pas publikimit të një shkrimi nga Auron Tare.


Përmes një reagimi zyrtar, Akademia e cilëson si nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë, duke iu referuar edhe percaktimit të bërë nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare.

DEKLARATA E PLOTË

Martin Camaj – një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Tiranë, më 9 korrik 2020

Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare.

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

(Video) Inva Mula: Lamtumire Profesor Lazri ! Liceut artistik do t’i mungoj nje shtylle kryesore nga me te ndriturat e Artit shqiptar.”

Inva Mula, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare shpreh ngushellimet në rrjetin social për largimin nga kjo botë të profesorit të njohur të Liceut Artistik Xhovalin Lazri.

“Lamtumire Profesor Lazri !”, shkruan Inva, dhe vazhdon:

“Siç e kam thene , Profesori emblematik dhe shume i dashur per te gjithe ne nxenesit e tij .

Liceut artistik do t’i mungoj nje shtylle kryesore nga me te ndriturat e Artit shqiptar.”

Ismail Kadare për Hyllin e Dritës: Martin Camaj është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar

H. D. – A e keni njohtë Martin Camajn dhe çfarë marrëdhëniesh keni pas me të? Çfarë ideje keni për krijimtarinë e tij letrare?

I. K. – Kam pasur fatin ta takoj për herë të parë Martin Camajn, në tetor të vitit 1981, në Frankfurt. Pas mbarimit të një konference shtypi, m”u afrua një burrë i pashëm, i cili, pasi më foli shqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja, pa dyshim, nëpërmjet revistës “Shejzat” të Koliqit dhe atij iu bë qejfi që ia thashë këtë. Biseduam një copë herë në këmbë, midis zhurmimít të zakonshëm te një mjedisi të tillë. Pas vendosjes sime në Paris, një mik i përbashkët gjerman, Werner Daum, që kishte qenë diplomat në Tiranë, më solli të falat e Martin Camajt, si dhe dëshirën e tij për t’u takuar përsëri, në kushte fare të tjera tani. Për fat, sapo kisha lexuar dy novelat e tij të gjata “Rrungajat e marsit” dhe “Pishtarët e natës”, të cilat më kishin pëlqyer mjaft dhe Werner Daum më tha se ishte i lumtur t`ia njoftonte këtë gjë Camajt, baslıkë me kënaqësinë time për t’iu përgjigjur ftesës së tij. E lamë takimin pas disa javësh,’ngaqë do të ndodhesha në Munih, ku ai banonte, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e tij bashkë me Daum-in. E prisja me padurim këtë takim, kur vetëm disa ditë përpara tij, erdhi lajmi i pikëllueshëm se Martin Camaj nuk ishte më i kësaj bote.

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Kadare, interviste me ” Hylli i Dritès”

 

Hashim jepe dorëheqjen – Kur njeriu niset në një rrugë, duhet me e ditë se rruga diku mbaron Nga Muharrem Maralusha

Kur njeriu niset në një rrugë, duhet me e ditë se rruga diku mbaron

Hashim Thaqi mbërrini në fund te rruges, e tash duhet me u largue me ndere.

Dhe duhet me dhane dorheqje si nje njeri i ndershem, ne qoftse ai vet mendon se eshtë i ndershem.

UÇK-ja do te permended sot e 100 vjet si nje ushtri çlirimtare dhe s’ka nevojë per Hashen me e permend çdo dite.

UÇK-ja kur nuk do te njolloset edhe pse Hasha e ka njollose vehten.

Edhe diçka – Hasha , me e pase ndigjue ‘HASJANIN’ para dy vitve – kjo gja kurrë nuk i kishte ndodhe atij.

Ndonjihere duhet me i ndigjue se çfarë keshilla Hasjanet te japin.

Perveç qe e furnizojne gadi gjithë Ballkanin me buke si furraxhij – Hasjanet ndonjihere dijne me i këshillue edhe Drenicaket se si me u sjelle me popullin.

Populli nuk done me ndigjue rrena nga politikanet, popullit duhet me ja dhane mundesine se si me i pru buke familjese ne sofer – e jo me kqyrë se si me u ba milioner ne nje kohe sa ma te shkurter.

Hashim – ne qoftse done me hy ne histori si nje politikan qe e respekton drejtesine edhe pse ju mendoni se keto akuza jane te padrejta – ju duhet me e mbrojte vehten para gjykates.

Mos harroni se ju personalisht e keni perkrahe ket gjykate.

DUHET ME DHANE DORHEQJE PREJ POZITES SE JUEJ SA MA SHPEJTE (E KJO SA MA SHPEJT ESHT SOT ME 7 APO ME 8 KORRIK MA SE VONI).

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i violonçelit Gjovalin Lazri

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, violonçelisti Gjovalin Lazri (1936-2020). Lazri prej disa muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa para pak ditësh presidenti i vendit Ilir Meta, i akordoi titullin “Mjeshtër i madh”, të cilin e tërhoqi i biri.

Por kush ishte Gjovalin Lazri?

I lindur në Shkodër, kreu shkollën artistike “Jordan Misja”,  për violonçel. E më pas vazhdoi studimet e larta në Pragë, në Akademinë e Muzikës dhe Arteve

(1959 – 1961​). Për t’u rikthyer në Tiranë në vitin 1962, si student në konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Për katër degada ka punuar si pedagog në shkollën “Jordan Misja” në Tiranë.

Ka përgatitur kuadro të shumtë violonçelistë që sot janë solistë, pedagogë dhe pjesëmarrës në orkestrat kryesore të vendit dhe ndërkombëtare edhe ka qenë zv.drejtor artistik i shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, Tiranë (duke përfshirë edhe shkollën koreografike).

Por ka qenë edhe udhëheqës artistik i shkollës, duke drejtuar denjësisht aktivitete të shumta dhe cilësore: si Koncerte brenda shkollës; Konkurse në rang kombëtar; Takime kombëtare ndërmjet shkollave artistike të vendit; Koncertet e Majit; Koncerte me rastin e të gjitha festave kombëtare; Takime dhe festivale ndërkombëtare (Ballkan dhe Europë).

Ka qenë kryetar i përhershëm i Qendrës së Kualifikimit të kuadrit artistik për shkollat muzikore të vendit në të gjitha kategoritë dhe specialitetet e profilit artistik (20 vjet).

Ka qenë kryetar i “Bërthamës Shkencore Metodike” ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës në dobi të kualifikimit metodik dhe profesional të kuadrit të shkollave artistike të vendit (10 vjet)

Nga vitet ’60-2000 ka pasuar disa ​debutime si violonçelist solist; pjesëmarrës në orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Filarmoninë e Tiranës, dhe orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.

Është aktivizuar rregullisht në shtypin e kohës dhe i ftuar në emisione në Radio Televizionin Shqiptar si njohës i pedagogjisë muzikore, si dhe për diskutime e opinione për figura të shquara të artit tonë kombëtar.

Por kontributi i profesor Lazrit është i madhe dhe në fushën e botimeve në fushën e muzikës.

2001-​“Portret Instrumentisti: Jeta dhe Veprimtaria e Profesor Ymer Skenderit”.

2004​-“Violonçeli” – libër artistiko-metodik ne ndihme te studenteve e mesuesve te rinj, si edhe për të apasionuarit pas instrumentit e muzikës.

2009​-“Liceu Artistik “Jordan Misja” ne vitet 1946 – 1991”.

2011​-“Portret Instrumentisti: Jeta dhe Veprimtaria e Profesor Ymer Skenderit”. Ribotim i pasuruar me material të reja.

2013-​“Figura të Shquara të Kombit Tone – Kujtime të Jetuara ”.

 Tituj:

1972 — Medalja “Naim Frashëri”

1977 — Medalja “Naim Frashëri” (Dekret 4932)

1984 — Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit III (Dekret 6913)

2020 — “Mjeshtër i Madh” – Akorduar nga President i Republikës

(Video) Pjetër Arbnori hyri në grevën e urisë për lirinë e shtypit duke detyruar

Voal.ch – Ai është cilësuar si “Mandela i Ballkanit”, pasi kaloi mbi 28 vite të jetës së tij në burgjet komuniste.

Greva e urisë e Pjetër Arbnorit në vitin 1997 qe një protestë ndaj ligjit të miratuar nga mazhoranca e re për mediat vizive. Arbnori u ngujua në zyrën e Komisionit për Liritë e të Drejtat e Njeriut në kryesinë e Kuvendit. Mazhoranca u tërhoq duke ndryshuar ligjin e aprovuar të famshmin ”Amendamenti Arbnori”.

“Shpall grevën e urisë pa afat, grevë urie të vërtetë dhe jo gënjeshtra sikurse janë bërë më parë kur njerëzit lidhnin kokën me shami, paraqiteshin si të vdekur dhe kalonin në dhomën tjetër ku hanin sikur të kishin dasmë. Unë e kam provuar veten me greva të ndryshme urie dhe mendoj se jam i zoti të bëj një grevë urie të vërtetë. Kjo grevë ka për qëllim ti thotë pushtetarëve  t’i vënë gishtin kokës se demokracia nuk shtypet me kartonë, por është e përjetshme. Ka vështirësitë e veta, por do të triumfojë sepse e ka provuar mungesën e urisë për një kohë të gjatë. Nuk e bëj këtë grevë për bujë, do të doja të kisha sa më pak kontakte me njerëzit. Unë s’kam bërë grevë për të dhënë shfaqje”, u shpreh Arbnori.

Greva e urisë zgjati 21 ditë dhe Arbnori rrezikoi jetën.

Ja si tregon bashkëshortja e Pjetër Arbnorit, Suzana për grevën e urisë : “Kur Pjetri hyri në grevë urie për të drejtat e njeriut, më njoftoi edhe mua. Unë vetëm e pyeta nëse mund ta çonte deri në fund këtë grevë, e më pas i thashë nëse do të mund ta përballonte dhe nëse ishte i aftë për ta realizuar këtë. M’u përgjigj që këtë grevë urie e kishte bërë edhe në burg, dhe ai e përballoi këtë sfidë me sukses. Greva ishte e gjatë, 21 ditë. Ajo ka qenë shumë shqetësuese për familjen tonë, për mua si bashkëshorte, por edhe për fëmijët. Jeta e kishte lodhur së shumti, por ai më tha se donte ta çonte deri në fund dhe e bëri. Shkoja ta takoja çdo ditë dhe më vinte keq sepse ai kishte vuajtur mjaftueshëm në burgje, nuk i duhej edhe ajo, por ai deshi ta bënte. Një herë i shkova bashkë me fëmijët dhe nuk më lanë të hyja. Kjo ka qenë periudha më e vështirë në jetën time me të. Ai shpalli grevën e urisë në 19 gusht 1997 dhe u ngujua në një nga zyrat e parlamentit, e pikërisht në zyrën e komisionit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Ai protestoi ndaj ligjit të miratuar nga Kuvendi për mediat vizive në vend. Asokohe u ndryshua ligji dhe u aprovua “Amendamenti Arbnori”. Ajo kohë qe periudha më e vështirë e jetës me të. E them këtë sepse takoja çdo ditë një njeri që po “tretej”. Pas 29 vitesh burg për fjalën e lirë, ai bëri edhe 21 ditë po për të njëjtën gjë, e të mendosh se kjo ishte në demokraci, në pluralizëm.”