(Voal.ch i boton poezitë e lëna në dorëshkrim të studiuesit dhe disidentit llapjan .Ymer Adem Llugaliu,
i dënuar politik me shumë vite burgimi dhe izolimi nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës)
Gjëmon shkoda sonte
Uuuv, uuuv, uuuv
Gulçon quuf, gjuuuv….!
t’u e grith kurrizin
e lakuem të maleve,
me sytë e shpërlamë
errësirën depërton.
Ku po shkojmë vallë,
kjo rrangallë ku po na çon?
Asnji sekondë rrangalla
s’e pushon këtë rënkim,
sikur mban mbi supe
brengen, dhimbjen, trishtimin…
e shpirtit tim.